Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës

Sekretariati i Etikës do të mblidhet mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të partisë demokratike. PS ka kërkuar të merren masa disiplinore ndaj 29 deputetëve demokratë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura gjatë seancës plenare të 18 dhjetorit, në Kuvend, […]

The post Përjashtimi i 29 deputetëve të PD-së/ Mblidhet sot Sekretariati i Etikës appeared first on BoldNews.al.

Berisha, shfaqje me molotov/ Salianji “s’e kalon kufirin”: Do vazhdoj foltoret

Nga foltore e mbledhur, në protestë për të bredhur.

Berisha qeverinë nuk e rrëzoi, numrat pak ndryshuan, por doktorit pak i intereson kjo, ylberin opozitar e fitoi.

Tiku iku, por vetëm pak metra larg, kurse Salianji erdhi, deri tek piramida, vijën e kuqe të doktorit nuk e shkeli.

“Nuk më përjashton dot njeri. Do i vijoj foltoret”.

Në një cep Lapajn, në cepin tjetër Salianjin, Berisha distancën e te rinjve nuk e përtyp kollaj, ndaj fjalën të parit ia dha Këlliçit, megjithë kompleksitetin e tij për t’u shfaqur këto kohë në protesta.

Kurse Gazi foli i treti, pas një vajze. Sheshi iu duk madhshtor, por nuk e fshehu dëshiren se i pëlqen më tepër të drejtoje se sa të sakrifikojë.

“Jo se s’na pëlqen të rrimë ngrohtë ne shtepi, apo të dalim në të ftohtë të protestojmë, por na ka mbytur korrupsioni”.

Por dardha e ka bishtin mbrapa, ashtu si Gazi zëvendësuesin. Pas tij, fjalën e mori djali i Fahriut.

Kurse Doktori nuk e fshehu gëzimin e këtij koktejli opozitar.

“Se kanë thënë ku është opozita, ja ku është forca, ja ku është opozita, mjerë ai që e gënjen Ramën për ne”.

Por demokratët nuk erdhën për opoziten, por për qeverinë.

Kur Ramën nuk e rrëzoi dot as sot në qeveri, Berisha u premtoi se do i shkojë në shtëpi.

“Në surrel do i shkojmë, po po, më degjoni mua, marshimi do jetë për në Surrel”.

Protesta mbaroi, por një urim për festat doktori nuk e bëri dot, në vend të fishekzjarreve, u dha demokratëve një shfaqje me molotov./abcnews.al

Protesta përpara Kryeministrisë në Tiranë përfundon me dy policë të lënduar, qytetari merr flakë



Protestuesit e PD e nisën me qetësi demonstratën e tyre, por që mbyllja nuk ishte e tillë.

Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.

20:31 VIDEO/ Protestuesit i shpërthen molotovi tek këmbët, merr flakë përpara Kryeministrisë

Një protestues ka marrë flakë gjatë protestës që u zhvillua sot nga opozita. Ai i është afruar një molotovi të hedhur përpara Kryeministrisë, i cili më pas ka shpërthyer. Pas kësaj ngjarjeje ai është ndihmuar nga të tjerë të pranishëm në protestë.

19:58 Pas hedhjes së bombave molotov te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Protestuesit e PD kanë nisur të shpërndahen. Pas mbylljes së fjalimit të Sali Berishës, u hodhën bomba molotov drejt kordonit të policisë dhe hyrjes së Kryeministrisë, por janë shuar shpejt.Ndërkohë protestuesit janë përplasur edhe fizikisht me efektivët në tentativë për të thyer kordonët e sigurisë, por çdo gjë është mbajtur në kontroll nga policia.Pak çaste më pas, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga kryeministria, duke marshuar drejt Ministrisë së Brendshme.

19:46 Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar nga protestuesit e opozitës

Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, u shoqërua me tensione. Molotov drejt policisë, dy efektiv i lënduar

19:44 Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym

Berisha mbyll fjalimin, hidhet molotov te Kryeministria, flakë dhe tym.

19:43 “Do të marshojmë drejt Surrelit”, Berisha kërkon qëndresë nga demokratët: Ja do vdesim, ja do rrojmë për liri

“Na pyesin, çfarë do bëjnë këta? Jua them, ja do vdesim ja do rrojmë për liri. Dijeni mirë që kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Po të japim fjalën që s’të ndahemi as në Surrel, marshim drejt Surrelit”, tha Berisha.

19:37 “Prokuror i guximshëm”, Berisha lavdëron SPAK, sulmon Kushtetuesen: Gjykatë turpi, e blerë nga Rama

Të guximshëm e ka quajtur Sali Berisha prokurorin e SPAK që kërkoi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, institucion që më herët e ka sulmuar. Ndërkohë Gjykatën Kushtetuese e ka quajtur të blerë dhe një ‘Gjykatë turpi’, që vendosi të rikthejë në detyrë Ballukun.

“Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zv. kryeministren, një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme kryesore e Kombit i hoqi jashtë çdo rregulli masën e pezullimit dhe e ktheu në detyrë që të prishë çdo provë. Kërkesën për arrestimin e zv. kryeministres, Rama mori pushtetin e Parlamentit, kreu grusht shteti për të shpëtuar lëkurën e tij”, tha Berisha.

19:26 “Edi Rama, nga sot s’do njihesh më si kryeministër”, Berisha në protestë para Kryeministrisë: Jemi mbledh në moment kritik

Sali Berisha ka dalë para protestuesve të mbledhur në shesh, dhe u ka bërë thirrje që kjo protestë të vazhdojë deri në rrëzimin e Edi Ramës. “Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi kanë shkuar 100 vite pas për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak”, tha Berisha.

19:09 “S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu: Le t’i japim fjalën njëri-tjetrit, të mos tërhiqemi deri sa ta rrëzojmë Ramën

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur një fjalim nga podiumi i ngritur para Kryeministrisë ku po mbahet protesta kombëtare e thirrur nga PD. “Kemi denoncuar për 12 vite sesi një narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfëruar shqiptarët. Sot nuk ka ilaçe nëpër spitale”, tha ai.

19:01 “Ne do të qëndrojmë në sheshe”/ Bardhi nga protesta e PD-së: Këtij pushteti i janë lëkundur themelet

“Forca juaj është kthyer në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Prania juaj në këtë shesh madhështor do të thotë, që kjo shoqëri ka ende një zemër, guxim e çdo ndryshimi. Kam takuar shumë prej jush dhe revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq, po në çdo takim që kam pasur me ju, kam marrë prej jush një mesazh, ju nuk dorëzoheni. Kam mësuar leksionin tim më të madh. Besimi dhe sakrifica do të na çojnë përpara, në largimin e Edi Ramës”, tha Gazment Bardhi.

18:54 “Institucione të kalbura”, Elda Hoti në protestën e demokratëve: Sot nuk kemi një qeveri

“Institucionet që duhet të na mbrojnë janë kthyer në institucione të kalbura. Të dashur qytetarë ne sot nuk kemi një qeveri. Sot është dita për qëndresë, të ngrihemi f[për fëmijët dhe prindërit tanë”, tha Elda Hoti.

18:43 Protesta kombëtare e PD-së, Këlliçi: Rama të japë dorëheqjen tani, si emergjencë kombëtare

“Qytetarëve që nuk e shitën dinjitetin, ju që denoncuat dhe qëndruat e folët atëhere kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi. Mandati nuk është pronë, nuk është licencë për të vjedhur. Nëse e trajton vendin si plaçkë do të përgjigjet. Atë që do të vendosim sot do të jetë precedentë të ardhmen. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Ai ka kohë që nuk është më kryeministër. Kur reziston dhe nuk i nënshtrohet asnjë pazari, ja kur vjen përmbysja, më e paimagjinueshmja. Ata që na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. Dorëheqje Edi Rama, dorëheqje dorëheqje”, tha Belind Këlliçi.

18:24 Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës drejt Kryeministrisë, hidhen shashka

Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është drejtuar për të Kryeministria aty ku do të mbahet protesta kombëtare. Berisha ka dalë i shoqëruar nga deputetët e PD, duke përshkuar rrugën në këmbë, ndërsa ndiqen edhe nga mbështetës. Gjatë kohës që Berisha ecën drejt Kryeministrisë, dëgjohen edhe zhurma nga hedhja e kapsollave ose shashkave.

18:12 Protesta para Kryeministrisë, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë. Lideri i PD ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

17:40 Pak para protestës kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD

Pak para protestës kombëtare, e cila do të nisë në ora 18:00, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD. Në shkallët e selisë ai është pritur nga mbështetësit e tij, që ndodhen në seli, për t’u drejtuar më pas para Kryeministrisë aty ku do të mbahet protesta.Kjo është protesta kombëtare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve që mbajtura në mënyrë të përjavshme jashtë zyrës së Edi Ramës.Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë nga pushteti./TCH.

“Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar protestën e zhvilluar të hënën përpara Kryeministrisë, duke deklaruar se ajo shënon fillimin e një faze të re të aksionit opozitar Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Berisha sqaroi se qëndrimi i gjatë në shesh nuk ka qenë pjesë e planit fillestar dhe se data e […]

The post “Do të ketë greva dhe demonstrata”/ Berisha: Qëndrimi në shesh nuk ishte pjesë e planit për sot appeared first on BoldNews.al.

“Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në!

Analisti Arjan Curri duke komentuar protestën e fundit të opozitës dhe qëndrimin e partive të reja ndaj thirrjeve të kreut të Partisë Demokratike, tha se Lapaj, Qorri dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës pasi duan të ‘shijojnë’ pushtetin. Ai u shpreh se liderët e partive të reja besojnë se iu ka ardhur radha për të […]

The post “Mendojnë se iu erdhi dita”, Curri zbulon pse Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk bashkohen me PD-në! appeared first on BoldNews.al.

“Fatos Nano derivat i Enver Hoxhës”, Ndoj: Rrudhja e PD po largon në radhë të parë rininë prej saj

Duke analizuar shifrat e sondazhit Zëri i Shqiptarëve si edhe grupmoshat që simpatizojnë drejtuesit e shtetit shqiptar që nga koha e Ahmet Zogut, studiuesi Gjet Ndoj thotë se rinia po humb besimin te PD, dhe rrudhja e partisë po i largon gjithnjë e më shumë ata.

“Rrudhja e PD po largon në radhë të parë rininë prej PD sepse nuk shikon shpresë. Ai po e manifeston drejtpërdrejtë, thotë ne duam partinë s’na duhet qeveria. Në këtë kuptim rinia, them unë dhe spjegoj atë shifër relativisht të lartë të Berishës në krahasim me Zogun dhe Ramën e shoh edhe te pjesa e humbjes së besimit.

Rinia është më e sinqerta, është më pak e indoktrinuar dhe nuk mund ta tërheqësh zvarrë se ke disa interesa. Ndërsa sa i përket Ramës dhe Zogut, Zogu është një figurë që ka ndërtuar një politikë shtetërore të pakrahasueshme me këta.

Unë Fatos Nanon e quaj derivat të Enver Hoxhës. Ishte njeriu që ishte derivat i atij sistemi politik partiak dhe duke parë që PS është ombrellë e gjithë nostalgjikëve. Ramiz Alia mund të ishte edhe më shumë, por tregon se nuk arriti të formojë statujën e një lideri të vërtetë. Ishte hija e Enver Hoxhës,” tha ai./abcnews.al

Berisha: Do kemi greva dhe demonstrata

Sali Berisha thotë se qëndrimi në shesh pas protestës kombëtare të PD, nuk ka qenë pjesë e strategjisë së tyre. Po ashtu lideri i demokratëve nënvizon se do të kenë grevë dhe demostrata. “Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Jo, nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta, se kur do të jetë, do të përcaktohet.

Source

Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, reagoi në lidhje me protestën e zhvilluar sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Ndërsa publikoi foto të Berishës ku në sfond duken zjarret e shkaktuara nga hedhja e molotovëve përpara Kryeministrisë, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!.

Në mbyllje të protestës, pas përfundimit të fjalës së Berishës, protestuesit hodhën dhjetëra koktejle molotov në drejtim të Kryeministrisë, të cilat shpërthyen në flakë.

Kjo është protesta e parë kombëtare e PD-së pas disa foltoreve të organizuara para Kryeministrisë. /m.q/j.p/

The post Balla reagon ndaj Berishës: Ti nuk e djeg dot më Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga selia blu, falënderoi protestuesit për pjesëmarrjen dhe që iu përgjigjën thirrjes së opozitës.

Kreu i PD-së theksoi se “në qoftë se në protestat e para 11 majit, ne u ngritëm për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar pluralizmin politik, tani ne jemi në këmbë për shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë, për të shpëtuar familjen”.

“Ky është misioni më i lartë, më sublim i jetës tonë. Ky është mision edhe më i lartë, edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90-ën. Ky është mision që do përcaktojë fatin e Shqipërisë, fatin e demokracisë në Shqipëri, fatin e familjes shqiptare. Ndaj dhe duhet të përulem para secilit prej jush, para të gjithë atyre që erdhën dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi se aksioni i opozitës nuk do të ndalet deri me largimin e Edi Ramës.

Kreu i PD-së theksoi se tre do të jenë drejtimet e protestës së PD-së, Kryeministria, Parlamenti dhe Surreli.

“Tre do jenë drejtimet e protestës tonë, kryeministria, ndërtesa e krimit ky kryehajdutë të paimagjinueshëm në histori mbrojnë njëri-tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresa për të vjedhur qytetarët shqiptarë, mesazhe për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Parlamenti që asgjëson pluralizmin. Surreli, pallati tjetër i krimit, sepse rrënjët e AKSHI-t janë në Surrel”, tha Berisha.

Berisha shtoi se opozita do të shpëtojë demokracinë shqiptare.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në fjalën e tij para protestuesve, se opozita do t’i shpallë “luftë” kryeministrit Edi Rama.

Kreu i PD-së nënvizoi se “opozita ia doli t’i dëshmojë botës se çfarë përfaqëson narkoshteti shqiptar”.

“Ndaj dhe ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë, jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka edhe të tjerë që na ndjekin, që thonë se çfarë do bëjnë këta. E keni shumë të drejtë pyetjen. Por u jap fjalën që ne do bëjmë atë, ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, u shpreh Berisha.

“Mjerë ai që provohet me ne. Dhe dijeni mirë se kur ne kemi dalë me këtë zotim, kurrë nuk kemi humbur, kemi fituar, kemi fituar, do fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, të na përzënë nga Shqipëria. Nuk të ndahemi këtu, po të jap fjalën se nuk të ndahemi as në Surrel. Ai na ka shpallur luftë, ne i shpallim luftë. Ai i ka shpallur luftë shqiptarëve, ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se PD është e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë opozitar.

“Në emër tuaj ftoj të gjitha forcat politike opozitare, ftoj çdo opozitar, ftoj çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë. Në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet, që po shkretohet, për fatin e këtij vendi të bekuar, nga i cili po largohen bijtë dhe bijat e saj sepse nuk i besojnë më, pavarësisht se ka pasuri përrallore”, deklaroi kreu i PD-së.

“Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, hiqeni mantelin e konformizmit, intelektuali ka armik numër 1 konformizmin, është virusi më shkatërrimtar i tij. Dilni në shesh si në vitin 1991, dilni të përballemi se kem detyrime ndaj familjeve tona, ndaj qytetarëve që na besojnë. PD qëndron e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë që Shqipëria ka parë”, tha Berisha.

Ai u shpreh në fund të fjalës së tij se demokratët duhet të kenë besim se siç “e shpëtuam opozitën kur donin ta zhduknin, do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët, do u japim vendin që meritojnë”.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Ne do i shpallim luftë Ramës, opozitarët të na bashkohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Rama nuk ikën me vota, do ta heqë populli opozitar

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita është më e vendosur se kurrë për të përmbysur, sipas tij, narkodiktaturën.

Gjatë fjalës së tij para protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, Berisha theksoi se “jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbysëm etërit e tij 35 vjet më parë”.

Sipas Berishës, kombi është në momentin e tij më kritik.

“Pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës. Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë”, u shpreh Berisha.

“Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre”, vijoi kreu i PD-së.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama nuk largohet me vota.

“Rama nuk ikën me vota dhe as me drejtësi! Edi Ramën do ta heqim ne, populli opozitar Mund të ketë tek-tuk njerëz që besojnë se mund të ikën me drejtësi. Naivitet. Jo, kurrë. Ai është i gatshëm ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta krimi kundër drejtësisë, kundër qytetarëve, kundër drejtësisë, kundër ligjeve. Atëherë vota jo, drejtësia jo, do jenë qytetarët, do jenë idealistët, do jenë guximtarët ata të cilët do hedhin në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha. /j.p/

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, foto: Florian Abazaj, Andrin Hoxha
1 nga 10

The post Berisha: Rama nuk ikën me vota, do ta heqë populli opozitar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Aksioni opozitar do të vijojë deri në largimin e Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha, në mbyllje të fjalës dhe protestës së mbrëmjes së sotme të opozitës, deklaroi se ky ishte mesazhi i parë ndaj qeverisë së korruptuar dhe se beteja do vazhdonte deri në rrëzimin e kësaj mazhorance. Ai bëri me dije para mediave, teksa dha deklaratën e fundit nga selia blu, se PD do njoftojë […]

The post Mbyllet protesta e PD, Berisha: Aksioni opozitar do të vijojë deri në largimin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama ka vendosur veten mbi ligjin, nuk do të njihet më si kryeministër por si kapobandë

Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë. Në nisje të fjalës, Berisha falënderoi qytetarët pjesëmarrës, duke i cilësuar ata si “uragan i shpresës, besimit dhe shpëtimit të Shqipërisë”. Berisha deklaroi se vendi ndodhet në një nga momentet më kritike të historisë së tij, duke theksuar se në 10 vitet […]

The post Berisha: Rama ka vendosur veten mbi ligjin, nuk do të njihet më si kryeministër por si kapobandë appeared first on BoldNews.al.

Protesta kombëtare e PD/ Pamje me dron teksa flet Berisha, braktiset nga qytetarët

Pas foltoreve, selia blu paralajmëroi këtë të hënë një protestë madhështore në bulevardin përpara Kryeministrisë. Por, a është kjo protestë madhështore siç Berisha pretendonte?!

Siç shihet edhe nga pamjet me dron të siguruara nga ABC News, shihet që edhe gjatë kohës ku kreu i opozitës po mban fjalën e tij, pjesëmarrja është shumë e ulët, po më pak edhe fryma e protestës së qytetarëve.

Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë./abcnews.al

Opozita shqiptare me protestë kombëtare para Kryeministrisë



Ka nisur rreth 20 minuta më vonë se orari i lajmëruar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.

Kryedemokrati Sali Berisha i është bashkuar mbështetësve të mbledhur në bulevard duke ecur në këmbë nga selia e PD, i shoqëruar nga nënkryetarët Flamur Noka dhe Oerd Bylykbashi.

Ai është pritur me ovacione dhe thirrje “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, nga simpatizantët.

1400 forca policie janë angazhuar në terren për mbarëvajtjen e protestën së opozitës, për të cilën është lajmëruar vetëm orari i nisjes, ora 18:00 ndërsa nuk dihet sa do të zgjasë.

Policia ka njoftuar se për shkak të protestës e cila nis në orën 18:00 do të ketë kufizime në disa rrugë.

Sipas njoftimit parkimi në disa rrugë nuk do të lejohet që nga ora 14:00. Përkatësisht nuk lejohet parkimi në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu nga ora 14:00 do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Më herë ambasada amerikane përmes një njoftimi të shpërndarë ka këshilluar personelin e saj të shmangë protestën.

“Një protestë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 22 dhjetor 2025, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej./Euronews Albania

“Ali Baba me 40 hajdutë”/ Protesta e PD, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës (Foto)

Mijëra shqiptarë kanë zbritur në shesh në protestën e organizuar nga PD kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Pas skandaleve të shumta, dhe mos dorëzimit të Belinda Ballukut tek drejtësia, Partia Demokratike thirrën sot protestën kombëtare, e cila do të vazhdojë dhe me revolta të tjera. Siç edhe mund ta shikoni në foto, thirrjes […]

The post “Ali Baba me 40 hajdutë”/ Protesta e PD, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës (Foto) appeared first on BoldNews.al.

Protesta/ Berisha lë selinë e PD-së dhe i drejtohet Kryeministrisë

Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka lënë selinë e partisë dhe i është drejtuar në këmbë Bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit” për tju bashkuar protestës së thirrur nga opozita para kryeministrisë. Ai shoqërohet nga deputetë të PD, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi. PD zbret kështu në Bulevard, në një protestë kombëtare kundër Qeverisë, pasi […]

The post Protesta/ Berisha lë selinë e PD-së dhe i drejtohet Kryeministrisë appeared first on BoldNews.al.

Pak para protestës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së, pak para nisjes së protestës. Lideri i opozitës është pritur në selinë blu me brohorima nga mbështetësit e tij. Ndërkohë, një pjesë e protestuesve pritet të vijnë nga sheshi “Skënderbej’ për tu bashkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ së bashku me drejtuesit politik […]

The post Pak para protestës, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së! appeared first on BoldNews.al.

“SPAK instrument politik i opozitës”/ Meçe: Berisha të largohet, është i vetmi nder që mund t’i bëjë vendit

Këtë të hënë, kreu i PD Sali Berisha ka thirrur qytetarët për një protestë ndërkombëtarë në sheshin para Kryeministrisë. Megjithatë pjesëmarrja vazhdon që të jetë e ulët. Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, tha se qytetarët kanë arsye për të protestuar, por Berisha nuk ngjall më frymëzim për protesta.

Sipas Meçes e vetmja gjë e mirë që mund t’i bëjë Berisha Shqipërisë dhe shqiptarëve është që të largohet nga Partia Demokratike.

“Ka 20 minuta që ka filluar protesta dhe duhet që të kishte njerëz. Është një nga situatat më të rënda të qeverisë Rama. Dy denoncimet që ka bërë SPAK është një nga më seriozet. Dy çështjet më serioze që ka Shqipëria arrijnë të mblidhen në shesh shumë pak veta. Përballë këtij problem që është serioz. Sot shqiptarët nuk e morën seriozisht thirrjen e Sali Berishës dhe të Gazmend Bardhit. Gjëja më serioze që ka Shqipëri, është Sali-Ramë-Berisha.

Kjo tregon mungesë totale të qytetarëve. Kjo protestë ka vetëm një emër Berishë largohu urgjentisht nga PD dhe opozita shqiptare. E vetmja gjë që mund të bëjë Berisha është që të deklarojë humbjen e tij. SPAK është kthyer në një instrument politik të PD. SPAK bashkë me PD në këtë protestë ndaj Ballukut të inskenuar ishte një dështim. Ka vetëm një zgjidhje. Berisha të largohet dhe t’i japë rrugën PD-së. Të vetmin nder që mund t’i bëjë Sali Berisha popullit shqiptar është që të largohej dhe të tregonte arsyen pse shqiptarët nuk e kanë më frymën e protestës.

Fillimi i fundit të Sali Berishës është ky sot. Berisha duhet që të përshpejtojnë fundin e tij. Nuk ka më vazhdim të kësaj proteste. Kam bindjen e plotë që populli shqiptar ka të drejtë që të protestojë, për gjithë atë perceptim që ka prodhuar SPAK së bashku me PD. SPAK dhe PD prodhuan një inskenim”, tha Berisha.

Gjyqi për Berishën/ Shtyhet seanca për dosjen “Partizani”

Shtyhet sërish seanca gjyqësore për dosjen Partizani. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 12 janar.

Më herët gjatë seancës, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Klodiana Gjyzari ka bërë parashtrimet e saj.

Mësohet se mbrojtja e Berishës ka argumentuar se SPAK nuk ka asnjë provë apo veprim konkret se çfarë ka bërë Berisha.

“SPAK si në aktet e formulimit të akuzës nuk ka parashtruar fakte të qarta, çfarë ka bërë Berisha, cila është pasoja, nuk ka sjellë asnjë provë dhe veprim konkret se çfarë ka bërë Sali Berisha. Gjatë këtij procesi do provojmë se ndjekja penale është kryer për qëllime politike duke cenuar pluralizmin ne Shqipëri. Janë shtrembëruar në mënyrë të dukshme faktet. Me këtë rast, kanë thënë për çdo gjë ‘fajin e ka Saliu’, por harrohet që gjatë vendimmarrjeve organet janë kolegjiale. Ka parashtrim të rremë të fakteve”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Taulant Balla nuk e ka bërë kallëzimin si shtetas; me këtë duam të themi se nuk është e vërtetë ajo që tha gjyqtarja paraprake, se kallëzimi është bërë nga një shtetas. Balla e ka bërë kallëzimin si përfaqësues i shumicës politike. Dhe gjatë kohës së hetimeve, z. Balla ka qenë ministër i Brendshëm. SPAK e regjistroi drejtpërdrejt sapo u paraqit kallëzimi. Pavarësisht se Balla kishte paraqitur kallëzim publik, Prokuroria nuk e kishte regjistruar këtë çështje si procedim penal kryesisht. Nga përmbajtja e kallëzimit janë regjistruar këto elementë: interesi i shpronësimit të ish-pronarëve, sipas Ballës, ka nisur në vitin 2008. Sipas zotit Balla, në vitin 2008 kanë ndodhur të gjitha, dhe sipas kallëzuesit fakti që Malltezi është i afërt me kryeministrin e kohës ka sjellë këtë proces”.

❌