Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Makina përplas këmbësoren në Belsh, ndërron jetë në spital

Një aksident ka ndodhur në fshatin Rrenas në Belsh. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore për pasojë 73-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë autoritetet po kryejnë veprimet hetimore procedurale ndaj drejtuesit të mjetit, shtetasit 20-vjeç.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

“Vizionar i paqes”/ Ambasada amerikane në Kosovë: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë rrugët drejt lirisë!

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Kosovë Anu Prattipati, bëri sot homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane e përshkroi Rugovën si një “vizionar të paqes”, duke nënvizuar se ai i mësoi botës cilat janë rrugët e vërteta që çojnë drejt paqes.

“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, iu bashkua Presidentes Vjosa Osmani në nderimin e Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e 20-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Si një vizionar i paqes, Dr. Rugova i mësoi botës se guximi dhe dinjiteti — jo dhuna — janë rrugët e vërteta drejt lirisë”, shkruan ambasada.

Operacioni kundër trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen dy persona të tjerë

Vijon operacioni i koduar “Members”, kundër goditjes së grupit kriminal që shiste armë në Tiranë.

Gjatë operacionit të zhvilluar janë arrestuar 2 pjesëtarë të grupit dhe janë sekuestruar 2 pistoleta me municion.

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Members”, të zhvilluar më datë 17 dhjetor 2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u ndalua shtetasi 31 vjeç, banues në Kamëz”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

20 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës/ Begaj: Trashëgimia e tij dëshmon se dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përkujtuar sot Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e cilësuar atë si një figurë vizionare që projektoi Kosovën e pavarur dhe të lirë mbi parimet e urtësisë, durimit dhe mençurisë politike.

Në një postim në rrjetin social X, Kreu i Shtetit thekson se Presidenti Rugova e konceptoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane, si: demokracia, të drejtat e njeriut, pluralizmi dhe shteti i së drejtës.

Presidenti Begaj nënvizon se vizioni i Rugovës është sot një realitet, ndërsa trashëgimia e tij politike mbetet një dëshmi e qartë se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i një të ardhmeje të qëndrueshme për Kosovën.

“Sot përkujtojmë Ibrahim Rugovën, Presidentin vizionar të Kosovës, që me urtësi, durim e mençuri projektoi Kosovën e pavarur e të lirë. Presidenti Rugova e mendoi të ardhmen e Kosovës të lidhur ngushtë me vlerat evropiane: demokracinë, të drejtat e njeriut, pluralizmin dhe shtetin e së drejtës. Vizioni i tij është sot një realitet. Trashëgimia e tij dëshmon se paqja, dialogu dhe orientimi drejt Evropës janë gurthemeli i shtetndërtimit dhe i së ardhmes së qëndrueshme.”

VIDEO/ Pas takimit në Vlorë, Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë zonën e Akernisë

Pas takimit të zhvilluar në një nga hotelet e qytetit të Vlorës, dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump, janë ndalur në zonën e hidrovorit në Akerni.

Një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.

Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni.

Vizita është përqendruar në vlerësimin e terrenit, infrastrukturës ekzistuese dhe mundësive që kjo zonë ofron për projekte të ardhshme zhvillimore.

Zona e Akernisë, e konsideruar prej kohësh si një nga pikat me potencial të madh për investime të rëndësishme turistike, ofron kushte natyrore të favorshme dhe një pozicion strategjik, çka e bën atë tërheqëse për projekte afatgjata në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik.

Vizita e tyre ka ngjallur interes dhe vëmendje të madhe, duke përforcuar idenë se kjo zonë mund të shndërrohet në një pikë kyçe për investime të ardhshme

Zvarritja e hetimeve për “21 janarin”/ Përtesa e SPAK, vonon pyetjen e Sali Berishës

Sot bëhen 15 vite nga “21 janari” ku katër persona u vranë gjatë protestave të mbajtur më 21 janar 2011.

Ndërkohë gazetari Ervin Leka tha për ABC News se SPAK ka marrë në pyetje disa drejtues të kohës, ndërsa drejtësia mungon ende.

Katër viktimat Aeks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Rama: “21 janari” gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re, gjithë të tjerat janë si gjyqi i kafeve të Nexhmijes

Në Kryeministri është mbajtur ceremonia për “21 janarin”. Katër protestues u vranë në 21 janar pas protestave që përfshinë vendin. Kryeministri Rama theksoi se është shumë e rëndësishme që të vendoset drejtësi

“Nuk është pushteti politik as i qeverisë as i shumicës së parlamentit, as i partisë, as i gjithë partive po të doni që duhet të bëjë punën në kanalet e hetimeve dhe në sallat e gjyqeve. Është një pushtet tjetër që duhet t’i bëjë këto. Ky është një fakt që se luan topi dhe deri kur drejtësia e re nuk do ketë bërë gjyqin do jetë drejtësi e vjetër. Ne këtu do e presim vendosjen e këtij guri themeli sepse 21 janari është gropë e hapur në themelet e drejtësisë së re. Është gropë e hapur që vë në dyshim moralin e drejtësisë së re. Ashtu sikundër drejtësia e 21 janarit është themel moral për shtetin shqiptar të së drejtës. Të tjerat janë si hetimet dhe gjyqi i kafeve të Nexhmijes”, përmbylli fjalën e tij kryeministri Rama.

“E paimagjinueshme që nuk do të ngrinin asnjë akuzë as pas 15 vitesh”/ Rama: 21 janari ishte arsyeja e reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij theksoi se “21 Janari”, ishte arsyeja e reformës në drejtësi.

Megjithatë kryeministri tha se është e paimagjinueshme që edhe sot pas 15 vitesh do ishte kjo situatë dhe nuk ‘do ngrihej asnjë akuzë’.

“Sa herë vjen kjo ditë kujtimesh vijnë mbi kurrizin tonë edhe gurët e mllefit, pasi ndjehen të tradhtuar nga drejtësia dhe i përbuzur në nevojën e vet që drejtësia për “21 janarin” të vihet në vend. U them se unë ndjehem po njësoj i zbrazët në shpirt dhe i dobët në pozitë, kur shoh se si kaloi edhe një vit tjetër dhe 21 janari erdhi mbi hijen përqeshëse… Një panoramë e trisht e një drejtësie të dhunuar. Sot bëhen 15 vjet. Unë e kam thënë në shumë kronika apo intervista se 21 janari si një krim shtetëror hyn te ajo kategori krimesh për të cilat historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë. Është interesante historia e krimeve shtetërore sepse nuk rezulton asnjë i pandëshkuar, por është shumë evidente se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror. Por ama edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike, nuk e kam menduar që reforma në drejtësi për të cilën 21 janari ka qenë një prej burimeve kryesore për ta çuar përpara atë reformë. E paimagjinueshme që nuk do të ngrinin asnjë akuzë për 21 janari as pas 15 vjetësh. Për vite me radhë edhe vetë SPAK bëri sikur kjo çështje nuk ekziston. Kur i është dashur ka hetuar dhe ka ngritur akuza pa humbur asnjë vit për çështje të hapura edhe me një letër anonime apo ka konsumuar kohë e vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës shtetit”, tha ai.

LIVE/ “21 janari, 15 vjet padrejtësi”, Rama: U morën 4 jetë të pafajshme. Dreqi e di çfarë i tha mendja atij që e urdhëroi atë krim shtetëror

Në Kryeministri, mbahet ceremonia e homazheve për “21 Janarin”.  Sot bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës theksoi: “Protesta doli jashtë kontrollit po përtej reagimit të turmës, por për asnjë cast protestuesit nuk kapërcyen gardhin e Kryeministrisë. Askush nga protestuesit nuk bëri përcapje për të shkelur perimetrin e sigurisë për t’u futur në godinë”, tha ai.

VIDEO/ U kap me armë zjarri në makinë, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë, procedohet pasagjeri

Kavajë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Drawer”.

Në pranga është vënë një 39-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.

Arma e zjarrit ishte e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, gjithashtu u gjet dhe municion luftarak gjatë kontrollit.

Gjatë këtij operacioni nisi procedimi penal edhe për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në terren pa ndërprerje, drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes

Gjatë natës ka pa pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe ka filluar dëbora në të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit

ARRSH njofton se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht

Reshje dëbore ka pasur:

Në Rajonin Verior

Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

Në Rajonin Qendror

Trau Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë.

Në Rajonin Jugor

Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.

Ndërkohë sqarohet se kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Gjithashtu apelohet që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

Rikthehen reshjet e borës në verilindje, po punohet për pastrimin e akseve rrugore

Në verilindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës, por me intensitet të ulët. Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit.

Në qytet trashësia e dëborës është me rreth 2 deri 3 centimetra ndërsa në zonat malore deri në 10 centimetra. Problematikat e para kanë të bëjnë me qarkullimin rrugor në të gjitha akset. Në rrugën e Kombit mjetet e makineritë borëpastruese kanë përshkuar të gjithë gjatësinë e saj për pastrimin dhe trajtimin me kripë për të shmangur problematikat.

Edhe në rrugët e tjera nacionale është punuar nga operatoret për trajtimin e tyre me kripë dhe mbajtjen e situatës nën kontroll. Probleme ka në disa rrugë rurale në njesitë e thella administrative në Kukës Has e Tropojë. Komisioni i Emergjencave civile njoftoi se në disa fshatra mungon energjia elektrike.

Në Gjutaj të njësisë administrative Topojan është djegur transformatori.

I njëjti problem është edhe në fshatin Gdheshtë të njësisë administrative Malzi. Ndërprerje të herëpashershme ka edhe në disa fshatra në Kukës Has e Tropojë për të cilat grupet e punës të OSHË janë në terren për riparimin e defekteve.

 

Trump po udhëtonte për në Davos, avioni “Air Force One” pëson defekt, kthehet sërish në Uashington

Avioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump, “Air Force One” është kthyer në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën, pak pasi ishte nisur për në Zvicër të martën në mbrëmje.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se vendimi për t’u kthyer është marrë pas ngritjes, pasi ekuipazhi në bordin e Air Force One kishte identifikuar “një problem elektrik” dhe për shkak të kësaj kishte vendosur të kthehej.

Rreth gjysmë ore pas fillimit të fluturimit, gazetarëve u ishte thënë se avioni do të kthehej.

“21 Janari”/ Rama: 15 vite nga krimi shtetëror, 4 të vrarë nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë

Të mërkurën bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kryeministri Edi Rama shprehet se pas 15 vitesh nga krimi shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe dhe se “drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

“21 janari”, 15-vjetori i krimit shtetëror/ Të mërkurën, ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

Të mërkurën do të mbahet ceremonia përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë në 21 janar 2011.

Tashmë bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Katër viktimat e 21 janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Google Maps ndihmon shoferët të gjejnë makinën më shpejt

Të harrosh se ku e ke parkuar makinën u ndodh të gjithëve, por mund të bëhet problem në mjedise të mbushura me njerëz si aeroportet, stadiumet ose qendrat e mëdha tregtare.

Për vite me radhë, aplikacionet e navigimit u kanë lejuar përdoruesve të ruajnë manualisht vendndodhjen e tyre.

Tani, Google Maps ka prezantuar ruajtjen automatike të parkimit. Kjo lehtësi, për përdoruesit e iPhone, i ngjan shumë asaj që ka qenë prej kohësh në dispozicion me Apple Maps, megjithëse me disa ndryshime.

Risia kryesore e prezantuar nga Google është automatizimi.

Nëse telefoni juaj smartphone është i lidhur me makinën tuaj nëpërmjet Bluetooth, kabllit USB, Android Auto ose CarPlay, aplikacioni interpreton fundin e udhëtimit tuaj si një sinjal kyç.

Kur humbet lidhja me automjetin (për shkak se motori është fikur, kablli është shkëputur ose seanca e infotainment mbaron), Google Maps arrin në përfundimin se makina është parkuar dhe ruan automatikisht vendndodhjen.

Një PIN shfaqet në hartë, i cili mund të mbetet i dukshëm deri në 48 orë, përveç nëse fshihet manualisht para kësaj kohe.

Kur sistemi zbulon një nisje të re, i njëjti PIN hiqet automatikisht, duke shmangur ngatërresën me ndalesat e mëparshme.

Kjo eliminon nevojën për të kujtuar të prekni pikën blu dhe të zgjidhni “Ruaj Parkimin”, siç ndodhte në të kaluarën.

Mekanizmi bazohet në një kombinim të sinjaleve dixhitale. E para është lidhja midis telefonit dhe automjetit: ndërprerja e saj interpretohet si fundi i udhëtimit.

Kësaj i shtohen të dhënat e lëvizjes të ofruara nga sensorët e telefonit, si GPS, akselerometri dhe xhiroskopi, të cilat i lejojnë sistemit të dallojë një ndalesë të vërtetë nga një bllokim i thjeshtë trafiku.

Është i njëjti parim i përdorur nga Apple Maps në iPhone: kur CarPlay fiket ose telefoni humbet lidhjen me makinën, sistemi ruan pozicionin e fundit si një vend parkimi.

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët që në orët e para të 24-orëshit.

Lokalisht në jug të vendit në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, lokalisht në qendër dhe jug të vendit hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, në verilindje-lindje në lartësitë mbi 300-400 metër si dhe në juglindje-jug në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 3-4 ballë.

Zelensky “ngrin” vizitën në Davos, mund të shkojë nëse caktohet një takim me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të mos marrë pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë theksohet se mundësia që presidenti ukrainas të shkojë në qytetin zviceran mbetet e hapur vetëm nëse është planifikuar një takim dypalësh me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Kjo me synimin për të  nënshkruar një marrëveshjeje mbi Ukrainën e pasluftës.

Deri më tani Shtëpia e Bardhë nuk ka planifikuar një takim dypalësh midis Trump dhe Zelensky në Davos ku do të jenë të pranishëm udhëheqës dhe zyrtarë të lartë nga e gjithë bota.

❌