SPAK, në fund të vitit pritet të ketë një drejtues të ri, ashtu siç e përcakton ligji që mandati i kreut të institucionit është trevjeçar dhe zgjedhja e tij bëhet në KLP.
Sipas ligjit, në KLP ka votim me kandidatura alternative. Votohet pasi kandidatët paraqesin platformat e tyre dhe bëhet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK-ut.
Drejtuesi i parë i këtij institucioni në themelimin e tij ka qenë Arben Kraja. Më pas, tre vite më parë, më 16 dhjetor të vitit 2022 në krye të SPAK-ut, u zgjodh zoti Altin Dumani.
Dumani në tre vite shkroi epokën e tij në krye të këtij institucioni, jo vetëm si drejtues, por edhe si prokuror. Një epokë që le një standart të lartë profesional dhe integriteti.
Me aktet e forta dhe veprimet e pandalshme duke goditur krimin, kupolĂ«n e tij, por dhe politikĂ«n e korrupsionin, Dumani tregoi se me ndershmĂ«ri dhe duke zbatuar ligjin prokuroria mund tĂ« çojĂ« nĂ« bankĂ«n e tĂ« akuzuarve edhe ata qĂ« quheshin âtĂ« paprekshmitâ.
Përtej një vlerësimi që tashmë dihet publikisht, kjo për shkak edhe të mbështetjes së gjerë publike që ka zoti Dumani, SPAK-u do të ketë nevojë për standardin e tij, integritetin dhe profesionalizmin.
CNA ka shkruar shpesh pĂ«r standardin âDumaniâ nĂ« hetime, tĂ« cilin nuk e shohim te prokurorĂ«t e tjerĂ«, pra nuk janĂ« nĂ« lartĂ«sinĂ« e tij profesionale apo integritetin e tij, por ashtu siç e ka deklaruar dhe vetĂ« zoti Dumani flirtojnĂ« me politikĂ«n apo kanĂ« qĂ«llime tĂ« tjera.
Gjithsesi, këto tre vite të Altin Dumanit në krye të SPAK-ut janë përtej të lavdërueshmes, ashtu siç e theksuam më sipër, janë një epokë, jo vetëm për institucionin, por edhe për Shqipërinë.
Janë një rrugë e shtruar drejt për të shkuar në BE, duke luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mjafton që me vullnet, përkushtim dhe integritet profesional gjithçka ta bësh më të thjeshtë.
Kjo nuk Ă«shtĂ« e rastĂ«sishme dhe nuk Ă«shtĂ« thjesht puna e njĂ« hetuesi apo prokurori qĂ« qĂ«ndron dhe udhĂ«zon pas njĂ« tavoline. ĂshtĂ« njĂ« betejĂ« e fortĂ«, e vazhdueshme deri nĂ« gjunjĂ«zimin e krimit dhe korrupsionit.
Janë me qindra persona të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, grupet kryesore kriminale në vend janë të shpartalluara dhe nën akuzë krerët e tyre, politikanë nga zyrtarë më të lartë të shtetit, ish-Presidentë, ish-kryeministra, ministra, kryetarë bashkish, të cilët SPAK-u i ka çuar me akuza dhe u ka provuar veprat e tyre penale.
Altin Dumani, do të largohet nga kreu i SPAK-ut dhe institucioni do të ketë një drejtues të ri, por gjithsesi ai ngelet prokuror në këtë institucion.
Sipas të dhënave që ka siguruar CNA nga burime të saj jozyrtare, deri në momentin e tanishëm janë katër emra që mund të garojnë për kreun e këtij institucioni.
Adnan Xholi, është emri më i përfolur deri tani në garën për kreun e SPAK-ut.
Â

Adnan Xholi dhe kreu i SPAK Altin Dumani
Xholi është një nga njerëzit që qëndron dhe e kemi parë shpesh në krah të majtë të Dumanit në komisionet parlamentare apo takimet e tjera publike.
ĂshtĂ« njĂ« prokuror me eksperiencĂ« dhe nĂ« njĂ« tjetĂ«r shkrim CNA do tĂ« sjellĂ« CV-nĂ« e plotĂ« tĂ« tij profesionale dhe deklarimin e tij tĂ« pasurisĂ«.
Emri i dytë është Vladimir Mara.

Vladimir Mara, prokuror i SPAK-ut
Një tjetër prokuror në SPAK, një emër që pretendon. Në disa dosje dhe arrestime tëbujshme qëndron firma e tij.
Emri i tretĂ« nĂ« garĂ« Ă«shtĂ« Klodian Braho, prokurori i dosjes â5Dâ dhe inceneratorit tĂ« Elbasanit.
Â

Klodian Braho
Një nga pretendentët për kreun e SPAK-ut.
Emri i katërt, jo i fundit dhe jo më i parëndësishmi, është Anita Jella.
Â

Anita Jella
Një prokurore me integritet dhe në rast se do të zgjidhej ajo për herë të parë SPAK-u do të kishte një zonjë në krye të institucionit.
Këto janë katër emrat që CNA ka mundur të zbulojë.
Në të tjera materiale ne do të sjellim profilet e kandidatëve, si dhe pasuritë e tyre deri në momentin që kanë kaluar vetingun.
Të katërt janë emëruar në kohë të ndryshme në SPAK. Dihet që mandati i një prokurori të SPAK-ut është 9 vjet dhe ka të drejtë të garojë për kryetarë.
NĂ« rast se zgjidhet kryetar ka njĂ« mandate trevjeçar dhe mĂ« pas vazhdon prokuror i thjeshtĂ« nĂ« kĂ«tĂ« institucion deri nĂ« pĂ«rfundimin e mandatit pĂ«r tâu emĂ«ruar mĂ« pas nĂ« njĂ« tjetĂ«r Prokurori./ MarrĂ« nga CNA
The post FOTO+EMRAT/ Kush janë katër kandidatët që kërkojnë vendin e Altin Dumanit? appeared first on Albeu.com.