Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Përfundon numërimi i votave në Kosovë
Ka përfunduar numërimi i të gjithë votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Tani, KQZ-ja është e gatshme që të shpallë rezultatin përfundimtar, por sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve brenda 48 orëve, në mënyrë që institucioni të procedoj me zyrtarizimin e rezultateve.
Grupi i fundit i fletëvotimeve që u numëruan ishin ato me postë, numërimi i të cilëve përfundoi në orën 02:00 të 9 janarit.
Pikërisht për votat me postë, në PZAP është dërguar një ankesë nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka kërkuar shufqizimin e mijëra votave të diasporës që kanë ardhur në Kosovë me postë.
LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 51.11 për qind të votave apo 57 vende në Kuvend, partia e dytë doli Partia Demokratike e Kosovës me 20.19 për qind të votave apo 22 deputet, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 13.23 për qind të votave, që i sigurojnë asaj 15 vende në organin ligjvënës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 5.50 për qind të votave dhe kjo parti do të ketë gjashtë deputetë.
Lista Serbe â partia kryesore e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«, e afĂ«rt me Beogradin zyrtar â do tĂ« ketĂ« nĂ«ntĂ« nga dhjetĂ« vendet e garantuara pĂ«r komunitetin serb. NjĂ« deputet nga radhĂ«t e komunitetit serb do ta ketĂ« Partia pĂ«r Liri, DrejtĂ«si dhe MbijetesĂ« e Nenad Rashiqit. NdĂ«rkaq, tĂ« dhjetĂ« vendet e tjera tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« joserbe janĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa parti dhe koalicione.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit morën pjesë 45 % e votuesve. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit erdhën pas krizës së gjatë politike në vend të prodhuara nga zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit.
Gjatë kësaj kohe Kurti nuk arriti të formonte qeverinë. Sfida e rardhës për vendin është zgjedhja e presidentit. Për kreun e ri të shtetit, presidentja aktuale Osmani ka shfaqur ambicien edhe për një mandat./abcnews.al