Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Man City përparon ndjeshëm për transferimin e yllit anglez, marrëveshja është afër



Manchester City ka përparuar ndjeshëm në ndjekjen e qendërmbrojtësit të Crystal Palace, Marc Guehi, duke i paraqitur një propozim të rëndësishëm kontrate reprezentuesit anglez në 12 orët e fundit, ndërsa përgatit një qasje zyrtare ndaj “Shqiponjave”.

Burimet tregojnë se skuadra e Pep Guardiolës është gati të vazhdojë me negociatat pasi e ka identifikuar Guehin si një objektiv kryesor mbrojtës për të forcuar mbrojtjen e tyre.

“Manchester City përparon në marrëveshjen për Marc Guehi, pasi një përpjekje e madhe është bërë në 12 orët e fundit”.

“Manchester City i paraqiti një propozim të rëndësishëm Guehit për sa i përket kontratës, përfundimisht gati të vazhdojë edhe me Crystal Palace. Marrëveshja tani është më afër”, ka shkruar Fabrizio Romano.

🚨🔵 EXCLUSIVE: Manchester City advance on Marc Guehi deal as big approach has been made in the last 12h.

Manchester City presented important proposal to Guehi in terms of contract, eventually ready to proceed also with Crystal Palace.

Deal now closer with #MCFC. 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/WLBka7ueqO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 16, 2026


25-vjeçari, një figurë kyçe për Crystal Palace që nga transferimi i tij prej 18 milionë funtesh nga Chelsea në vitin 2021, ka qenë në radarin e Cityt mes shqetësimeve të vazhdueshme për lëndime dhe nevojës për më shumë lojtarë.

Guehi ka qenë një lojtar i qëndrueshëm për Palace, duke bërë 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me tre gola dhe katër asistime. Qetësia e tij me topin dhe cilësitë e liderit e bëjnë atë një lojtar ideal për sistemin e Cityt të bazuar në posedim të topit. /Telegrafi/

FBK përgjigjet për çështjen e emërimit të Bekë Berishës si kryetar i KB Sigal Prishtinës



Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është përgjigjur për Telegrafin rreth pyetjeve të drejtuara për situatën e krijuar pas emërimit të Bekë Berishës si kryetar i klubit basketbollistik, Sigal Prishtina.

Bekë Berisha është zgjedhur kryetar i ri i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, duke marrë shumicën e votave në Kuvendin Zgjedhor të klubit të mbajtur të mërkurën.

Megjithatë, emërimi i tij ka shkaktuar shumë bujë. Fillimisht me protestat e tifozërisë ‘Plisat’ e pastaj edhe me reagimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

MKRS bëri të ditur se Bekë Berisha nuk ka të drejtë të jetë kryetar i KB Sigal Prishtinës, pasi aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se ai duhet të zgjedhë mes funksionit politik dhe atij sportiv.

Për të sqaruar situatën, Telegrafi i është drejtuar FBK-së në lidhje me emërimin e Berishës si kryetar i Sigal Prishtinës dhe sipas tyre, institucioni kryesor i basketbollit në Kosovë është i përkushtuar ndaj respektimit të plotë të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe standardeve të qeverisjes së mirë në sport

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dëshiron të theksojë se si institucion i pavarur sportiv, ne jemi të përkushtuar ndaj respektimit të plotë të legjislacionit të Republikës së Kosovës dhe standardeve të qeverisjes së mirë në sport. Në këtë drejtim, FBK është duke ndjekur me kujdes të gjitha zhvillimet e raportuara dhe komunikimet e institucioneve relevante”, thuhet fillimisht në përgjigjen e FBK-së për Telegrafin.

“FBK do të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në, Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe me vetë klubin, për të siguruar që çdo proces të jetë në përputhje me kornizën ligjore dhe me rregullat që garantojnë integritetin sportiv. Çdo veprim i ndërmarrë nga ana jonë do të bazohet në vlerësime zyrtare, në kompetencat tona statutare dhe në parimin e transparencës”

“Si gjithmonë, prioritet mbetet funksionimi i rregullt i garave, respektimi i normave ligjore dhe mbrojtja e interesit të sportit të basketbollit në Kosovë”, mbyllet përgjigja e FBK-së. /Telegrafi/

Arne Slot mirëpret rikthimin e Salahut pas detyrës në Kupën e Kombeve të Afrikës



Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot ka konfirmuar se Mohamed Salah do t’i ribashkohet skuadrës javën e ardhshme pas ndeshjes vendimtare të Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës të shtunën.

Slot shprehu kënaqësinë për rikthimin e sulmuesit egjiptian, duke theksuar rëndësinë e tij të madhe për klubin.

“Mo ka qenë shumë i rëndësishëm për këtë klub dhe mua, kështu që jam i lumtur që është rikthyer dhe edhe nëse do të kisha 15 sulmues, do të isha i lumtur ta shihja Mo-në përsëri", ka thënë fillimisht Slot.

Holandezi zbuloi diskutimet e vazhdueshme me Salahun rreth agjendës së tij, duke përfshirë përfshirjen e mundshme në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve, ndërsa mbajti detajet private konfidenciale.

"Çfarë ndodh me mua dhe Mo-në mbetet për ne të dy. Nuk i ndaj detajet e bisedave private që kam”, përfundoi trajneri i Reds.

Këtë sezon, Salah ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka dhënë katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin. /Telegrafi/

Juventusi e dëshiron Matetën, por refuzon propozimin për shkëmbim nga Crystal Palace



Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.

Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.

Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Crystal Palace ka propozuar të përfshijë lojtarin kanadez David në një marrëveshje shkëmbimi, por Bianconerët nuk e pranuan propozimin.

Kontrata e Matetës me Crystal Palace skadon në qershor të vitit 2027 dhe sulmuesi francez duket se nuk është i gatshëm ta zgjasë qëndrimin e tij.

Sipas Tuttosport, kjo do të thotë që 28-vjeçari mund të largohet për rreth 25-30 milionë euro, por media të tjera italiane sugjerojnë se çmimi i tij është afër 40 eurove, ndërsa burime britanike e çojnë çmimin në mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/

Leao donte ta gjuante penalltinë kundër Comos, por Allegri nuk e lejoi duke zgjedhur një tjetër lojtar



Milani mundi Comon në udhëtim me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të Serie A dhe iu afrua vetëm tre pikë liderit, Interit.

Rossonerët arritën të marrin një fitore të madhe me rikthim ndaj Comos, por mediat italiane po shkruajnë shumë për situatën e minutës së fundit të pjesës së parë, kur kur Milanit iu akordua një penallti.

"Pati tension për penalltinë për Milanin. Në vend që lojtarët e Comos të protestonin, lojtarët e Milanit dolën në skenë”, shkruan fillimisht Gazzetta dello Sport.

“Rafael Leao donte ta gjuante penalltinë, por trajneri Allegri ndërhyri dhe tha se Nkunku do ta gjuante. Trajneri i Milanit e thirri portugezin në stol dhe ia shpjegoi vendimin e tij”.

Leao është normalisht gjuajtësi i penalltive te Milani, por këtë herë francezi mori epërsinë ndaj portugezit, duke shënuar golin e tij të pestë të sezonit. Allegri e shpjegoi vendimin e tij.

"Nkunku është një gjuajtës i mirë i penalltive, ashtu si edhe Leao. Në atë moment ndjeva se Nkunku duhej të gjuante”, deklaroi Allegri. /Telegrafi/

Jaap Stam rekomandon Manchester Unitedin për "nënshkrimin e ëndrrave"



Legjenda holandez, Jaap Stam ka sugjeruar që Manchester United duhet të nënshkruajë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, këtë verë. Stam ka thënë se e sheh De Jong si një "nënshkrim ëndrrash" për afatin kalimtar të janarit.

Me Michael Carrick në krye të ekipit si i përkohshëm, fokusi është në shpëtimin e sezonit dhe sfidën për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Stam, i cili fitoi tripletën me United, beson se bordi duhet të jetë ambicioz pavarësisht vështirësisë për të sjellë lojtarë të klasit të lartë në afatin e dimrit.

Ish-ylli i Djajve të Kuq pretendon se Unitedit i mungon një teknik i aftë për të diktuar ritmin e lojës dhe e sheh De Jongun si një domosdoshmëri për të zhvilluar stilin e tyre të lojës.

De Jong është lidhur me United që nga vera e vitit 2022, dhe Stam konfirmon se këto nuk janë vetëm spekulime mediatike.

"Transferimi im i ëndrrave për Manchester United në afatin kalimtar të janarit do të ishte Frenkie de Jong nga Barcelona”, ka thënë fillimisht Stam.

"United duhet të jetë gjithmonë në kërkim të lojtarëve që mund t'i bëjnë të luajnë futboll më të mirë, dhe Frenkie ka qenë në listën e dëshirave të klubit që kur Erik ten Hag mori drejtimin e klubit".

Stam thotë se e ka parë De Jongun të zhvillohet te Ajaxi dhe beson se aftësitë e tij, siç është aftësia për të mbajtur topin dhe për të thyer linjat e sulmit, janë pikërisht ato që i mungojnë mesfushës së United.

"Kam punuar shumë me Frenkien kur ishte i ri te Ajax dhe ai është vërtet dikush që mund ta bëjë ekipin të luajë futboll më të mirë. Ai është shumë i sigurt për topin dhe ka forcën për të vrapuar lart e poshtë fushës. Ai është krijues dhe gjen pasimet e duhura kur është në top, gjë që i duhet United-it në këtë moment".

Komentet e Stam nxjerrin në pah mungesën e kohezionit në mesfushën e United. Nën udhëheqjen e Carrick, nevoja për shpërndarje të besueshme të topit është bërë edhe më e theksuar, pasi skuadra shpesh ka pasur vështirësi në kontrollin e ndeshjeve kundër kundërshtarëve më të fortë.

De Jong, i cili së fundmi zgjati kontratën e tij me Barcelonën, do të ishte një blerje e vështirë, por potencialisht vendimtare. Stam përfundon se ai nuk i sheh këto nënshkrime si zgjidhje individuale, por si pjesë të nevojshme për të ndërtuar një sistem më të mirë.

"Unë gjithmonë e shikoj sistemin e United dhe mënyrën se si dua që ata të luajnë, dhe besoj se ata do të bëheshin një ekip më i mirë me Balebën dhe De Jong në të", përfundoi legjenda holandeze. /Telegrafi/

PSG kontakton kampin e yllit të Chelseat për një transferim gjatë verës



Paris Saint-Germain synon një transferim të madh nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë bisedimet e para me përfaqësuesit e lojtarit.

Sipas gazetarit Uriel Iugt, PSG i është afruar ekipit përfaqësues të Enzo Fernandez, ndërsa po shqyrton një transferim të mundshëm të mesfushorit të Chelseat gjatë verës.

Gjigantët e Ligue 1 kanë një interes konkret për lojtarin e kombëtares argjentinase, por ende është bërë vetëm një kontakt joformal.

PSG pranon se një marrëveshje për Fernandez nuk do të jetë e lehtë, me kontratën e tij aktuale me Chelsean që skadon në vitin 2032.

Qëndrimi i lojtarit për një transferim në kryeqytetin francez është i panjohur, megjithëse thashethemet e mëparshme sugjeronin se ai do të merrte në konsideratë vendin e tij te Chelsea nëse roli i tij zvogëlohet nën drejtimin e trajnerit të ri Liam Rosenior.

Çmimi aktual i yllit argjentinas në faqen e specializuar të transferimeve Transfermarkt vlerësohet të jetë 85 milionë euro, por Blutë e Londrës në rast largimi do të kërkonin së paku 120 milionë euro. /Telegrafi/

Miroslav Klose zbulon emrat e dy lojtarëve që mund ta thyejnë rekordin e tij të golave në Kupën e Botës



Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës FIFA me 16 gola, ka pranuar se rekordi i tij i gjatë ka të ngjarë të thyhet në të ardhmen e afërt.

Duke folur për gazetën gjermane Bild, fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, ka përmendur Lionel Messin dhe Kylian Mbappen si kandidatët kryesorë për ta tejkaluar atë.

“Jam i sigurt se rekordi im i shënimit të golave në Kupën e Botës do të thyhet së shpejti. Ose Lionel Messi e bën këtë në këtë Kupë Bote, ose më së voni, Kylian Mbappe në tjetrën”, ka thënë Klose.

Me turneun e vitit 2026 vetëm pesë muaj larg, Messi (13 gola) dhe Mbappe (12 gola) po i afrohen numrit të Kloses, ndërsa legjenda si Ronaldo Nazario (15) dhe Gerd Muller (14) mbeten gjithashtu ende në top treshe.

Klose theksoi ndryshimet kryesore në epoka që mund t’i ndihmonin yjet modernë, duke vënë në dukje se ai nuk ishte kurrë gjuajtësi kryesor i penalltive të Gjermanisë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare - një rol që Messi dhe Mbappe e kanë aktualisht për kombëtaret e tyre.

Sulmuesi i pensionuar, i cili tani është trajner i Nurnbergut në divizionin e dytë të Gjermanisë, nuk shprehu hidhërim për mundësinë e humbjes së rekordit, duke ofruar përkundrazi një vlerësim realist të vëllimit sulmues dhe jetëgjatësisë së sotme në lojë. /Telegrafi/

Vendos Arbeloa, tre yjet e ekipit që nuk mund të qëndrojnë më te Real Madridi



Debutimi i Alvaro Arbeloas si trajner i Real Madridit ka shkaktuar një krizë të paprecedentë institucionale pas eliminimit turpërues nga Kupa e Mbretit kundër Albacetes.

Humbja në stadiumin Carlos Belmonte jo vetëm që nënkuptonte një eliminim të parakohshëm nga Kupa e Mbretit, por shënoi edhe fillimin e një spastrimi radikal të brendshëm. Arbeloa, i konfirmuar si trajner deri në fund të sezonit aktual, i ka paraqitur menaxhmentit të lartë të klubit një listë të zezë me emra të shquar.

Në këtë situatë të tensionuar, trajneri beson se cikli për disa lojtarë kyç ka mbaruar për shkak të performancave që kufizohen me të papranueshmen. Tre lojtarë janë veçuar nga trajneri: braziliani Vinicius Junior, kapiteni uruguaian Federico Valverde dhe i riu Franco Mastantuono.

Bordi drejtues e ka pritur raportin me habi, duke kuptuar se dhoma e zhveshjes ka nevojë për një ndryshim pas performancës së dobët në La Mancha.

Rënia e figurave kyçe te Real Madridi

Real Madridi po kalon një nga periudhat më të errëta të dekadës, pasi u mposht qartë nga një kundërshtar i një lige më të ulët. Vinicius është objektivi kryesor i kritikave për shkak të formës së tij shqetësuese, duke treguar një version të panjohur të vetes që as nuk krijon çekuilibër dhe as nuk ofron zgjidhje për ekipin.

Anësori brazilian jo vetëm që ka humbur aftësinë e tij për të shënuar gola, por sjellja e tij e fundit ka shteruar durimin e stafit të trajnerëve të Arbeloas. Për trajnerin, braziliani nuk kontribuon më pozitivisht në mjedisin e zheshtores dhe largimi i tij do të lironte hapësirë të rëndësishme pagash për nënshkrimet e reja.

As Valverde nuk i ka shpëtuar kritikave, duke pësuar një rënie në formë që e ka vënë në pikëpyetje edhe lidershipin e tij si kapiten i Real Madridit. Mesfushori uruguaian duket se e ka humbur atë energji të pashtershme që e karakterizonte, duke u bërë një lojtar i paqëndrueshëm që nuk bën më një ndryshim të vërtetë.

Arbeloa beson se është koha ideale për të larguar Valverden, duke përfituar nga fakti se ai ende ruan një vlerë të lartë në treg në Ligën Premier. Qëllimi është të kërkohen lojtarë më dinamikë, me talent teknik, të cilët mund të rivendosin rendin në mesfushë pas javësh futbolli të ngadaltë dhe pa frymëzim.

Dyshime rreth talentit të Mastantuonos dhe të ardhmes te Real Madridi

Rasti i Mastantuonos është ndoshta më i habitshmi, duke pasur parasysh angazhimin e fortë të klubit së fundmi ndaj talentit të ri argjentinas. Megjithatë, trajneri i lindur në Salamanca ka qenë i prerë në vlerësimin e aftësive të tij aktuale, duke vënë në dukje mangësi serioze në kontrollin e topit dhe vendimmarrjen.

Pavarësisht moshës së tij të re dhe hapësirës për përmirësim, Arbeloa pohon se Mastantuono nuk e zotëron nivelin minimal të kërkuar për të veshur fanellën e bardhë. Kërkesat e klubit madrilen nuk lejojnë vonesa të zgjatura dhe performanca e argjentinasit është konsideruar e pamjaftueshme për kërkesat e nivelit elitar.

Edhe Vinicius, me rekordin e tij të gjerë suksesi, duket se është dobësuar pas një fillimi të sezonit ku prania e tij ka qenë e parëndësishme. Real Madridi tani përballet me dilemën e mbështetjes verbërisht të trajnerit të tyre apo mbrojtjes së aseteve financiare të përfaqësuara nga këta tre lojtarë.

Florentino Perez po analizon me ftohtësi hapat që duhen ndërmarrë, i vetëdijshëm se poshtërimi kundër Albacete kërkon vendime drastike për të shpëtuar sezonin. Planet sportive të Real Madridit mund të pësojnë një rishikim të plotë në afatin e ardhshëm të transferimeve nëse këto largime materializohen. /Telegrafi/

Portieri i Marokut është një hero! 'Qëndroi' pranë shtyllës gjatë penalltisë dhe kualifikoi kombëtaren në finalen e Kupës së Afrikës



Futbollistët e Marokut arritën të kualifikohet në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës mbrëmë (e mërkurë) pas një gare të zjarrtë dhe gjuajtjeve të penalltive, dhe heroi i fitores së marokenëve ishte portieri i shkëlqyer Yassine Bounou, i cili priti dy nga katër penallti.

Maroku dhe Nigeria luajtën një ndeshje jo aq interesante deri në gjuajtjet e penalltive. 90 minutat e para të ndeshjes përfunduan pa gola, dhe nuk pati gola as në vazhdime.

Megjithatë, penalltitë sollën emocione. Penalltia e parë u humb nga marokenët, përkatësisht Hamza Igmane, por Samuel Chukwueze u përgjigj me të njëjtën masë, ku nuk ishte i saktë për Nigerinë.

Më saktësisht, ajo penallti u prit nga Bounou. Portieri i Marokut u bë një hero i vërtetë në penalltinë e katërt të Nigerisë, e cila u godit nga Bruno Onyemaechi. Penalltia ishte vërtet e pazakontë si për shkak të vendosjes së portierit Bounou ashtu edhe për shkak të rezultatit në fund.

Il #Marocco vola in finale🇲🇦🥳

Il Marocco, padrone di casa, raggiunge il #Senegal in finale di Coppa d’Africa: decisiva la parata di #Bounou su Onyemaechi e il rigore segnato da En-Nesyri. pic.twitter.com/up0ISVs80R
— Sportitalia (@tvdellosport) January 14, 2026

Bounou bëri një dredhi për të ngatërruar ekzekutuesin e penalltisë, duke shkuar deri në shtyllën e majtë para se topi t’i arrinte, dhe Onyemaechi “e goditi fort” dhe gjuajti drejt në anën ku ndodhej portieri maroken. Ai e ndali lehtësisht gjuajtjen e tij duke ia siguruar fitoren dhe kualifikimin Marokut.

Maroku do të luajë kundër Senegalit në finalen e madhe të dielën në orën 20:00. Do të jetë një duel midis dy favoritëve të parë të të gjithë turneut, që do të thotë se Kupa e Kombeve Afrikane e këtij viti kaloi pa ndjesi të mëdha dhe na solli emocione që nuk i mbajmë mend. /Telegrafi/

from soccer

“Është një trajner i shkëlqyer dhe ka një të ardhme të ndritur”, Flick reagon ndaj shkarkimit të Alonsos



Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur mendimin e tij mbi shkarkimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi, duke theksuar vështirësitë dhe natyrën e paparashikueshme të punës së trajnerit.

Xabi Alonso u shkarkua nga Real Madridi të hënën, vetëm një ditë pas humbjes në finalen e Superkupën e Barcelonës nga Barcelona, duke befasuar shumë njerëz, ndër ta edhe rivalin e tij, Flick.

“Ky është futboll dhe nuk është puna ime. Ajo që mund të them është se kam një marrëdhënie të mirë me Xabin; u takuam në Leverkusen dhe kemi mbajtur kontakt. Është futboll dhe i uroj gjithë të mirat”, ka thënë fillimisht Flick.

“Jam i sigurt se ai do të ketë një projekt të shkëlqyer së shpejti për veten dhe stafin e tij të trajnerëve. Është futboll dhe duhet të ecim përpara, por ai është një trajner i shkëlqyer dhe ka një të ardhme të ndritur”.

“Është pjesë e futbollit dhe nuk mund ta ndryshojmë. Klubi duhet të besojë tek ty, dhe skuadra gjithashtu. Ata që marrin vendime duhet ta bëjnë këtë, dhe Real Madridi e ka bërë në këtë mënyrë, por nuk varet nga unë”.

“Puna e një trajneri është shumë e komplikuar; kemi shumë përgjegjësi, por në fund të fundit, është pjesë e punës sonë dhe duhet të jetojmë me të”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Tuchel dhe De Zerbi në listën e ngushtë të Manchester United për trajner të ardhshëm



Manchester United do t’i marrë në konsideratë Thomas Tuchel dhe Roberto De Zerbi si kandidatë për rolin e tyre afatgjatë të trajnerit këtë verë.

Me Michael Carrick të emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Ruben Amorim, drejtuesit e INEOS tashmë po hartojnë kërkimin e përhershëm.

Stafi i Carrick i cili përfshin edhe emra si Jonny Evans, Travis Binnion, Steve Holland dhe Jonathan Woodgate do të largohen në verë, kështu që një trajner i ri me emër do të vijë në Old Trafford.

Sipas Fabrizio Romano, Tuchel dhe De Zerbi janë dy emrat më të përfolur për të marr drejtimin e Djajve të Kuq nga edicioni 2026/27.

“Dy emra që garantohen se do të merren në konsideratë nga INEOS janë Thomas Tuchel dhe Roberto De Zerbi. Tuchel është plotësisht i përqendruar te Anglia dhe Kupa e Botës, ndërsa De Zerbi po bën një punë të shkëlqyer te Olympique Marseille, por të dy mbeten të vlerësuar brenda ekipit”, ka thënë Romano.

🚨🗣️ @FabrizioRomano:

"Last week Amorim was fired and after that I told you of two names that I can guarantee are being consider by INEOS — Thomas Tuchel and Roberto De Zerbi.

Let me clarify that Tuchel is very focused on England and nothing can be agreed with a World Cup in… pic.twitter.com/oucaHkUq2y
— UtdXclusive (@UtdXclusive) January 13, 2026

Aftësitë e Tuchel në menaxhimin e lojtarëve dhe ngritjen e skuadrës e bëjnë atë një opsion të rëndësishëm, megjithëse preferenca e tij për kontroll mund të bie ndesh me strukturën bashkëpunuese të United.

Inteligjenca taktike e De Zerbi dhe puna e provuar në zhvillim e tij te Brighton dhe Marseille mund të ofrojnë një përshtatje më të mirë.

Procesi mbetet i gjatë dhe priten emra të tjerë, ndërsa United ndjek kualifikimin në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Carrick para një rivendosjeje të madhe. /Telegrafi/

Pas refuzimit të Klopp, tani ka një favorit të qartë për stolin e Real Madridit



Alvaro Arbeloa ka marrë përsipër stolin e Real Madridit pas largimit të Xabi Alonsos, por duket se ai do të jetë aty deri në verë kur duhet të emërohet një trajner me më shumë përvojë në futbollin senior.

Një nga kandidatët kryesorë është paksa surprizë, nëse puna bëhet realitet.

Sipas gazetës Sport, bëhet fjalë për Enzo Marescën, një trajner italian i cili aktualisht është i papunë.

🚨 Former Chelsea manager Enzo Maresca is on Real Madrid's radar as they consider making a long-term appointment this summer.

(Source: @Sport) pic.twitter.com/XVfiaJGyOF
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 13, 2026


Maresca ishte trajner i Parmës, Leicester Cityt dhe Chelseat, dhe gjithashtu punoi si ndihmës trajner te Manchester City.

Nga rruga, spanjollët shkruajnë se Perez donte të sillte Jurgen Klopp, por trajneri i famshëm gjerman e refuzoi kategorikisht ofertën.

“Interesi i Real Madridit? Kjo nuk ka të bëjë fare me mua dhe nuk ngjalli asnjë interes tek unë", ka thënë Klopp në një deklaratë për Kicker dhe i trishtoi tifozët e Realit. /Telegrafi/

Nga babai te i biri, Ajaxi nënshkruan me djalin e Zlatan Ibrahimovicit



Ajaxi ka nënshkruar me Maximilian Ibrahimovic, djalin e legjendarit Zlatan Ibrahimovic, në formë huazimi nga AC Milan deri në fund të sezonit.

Klubi holandez synon ta përsëris historinë e para më shumë se 20 viteve, pasi ka nënshkruar me djalin e Zlatan Ibrahimovicit, Maximilianin, i cili vjen si huazim nga Milani.

“AC Milan mund të konfirmojë se Maximilian Zlatan Seger Ibrahimovic i është bashkuar AFC Ajax në formë huazimi, me një opsion për ta bërë marrëveshjen të përhershme”.

“Klubi dëshiron t’i urojë Maximilianit gjithë të mirat për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në deklaratën e klubit italian.

Edhe klubi holandez ka konfirmuar marrëveshjen e huazimit për sulmuesin 19-vjeçar.

“Ajax ka arritur një marrëveshje me Maximilian Ibrahimovic dhe AC Milan për huazimin e sulmuesit 19-vjeçar. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme për gjashtë muaj, deri në fund të këtij sezoni. Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje për Ajax”, njofton klubi holandez.


Ndryshe, sulmuesi anësor suedez ka qenë në formë të shkëlqyer për Milan Futuro (ekipi rezervë) këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe katër asistime.

Do të jetë interesante të shihet nëse koha e Maximilian do të ndahet midis ekipit të parë të Ajaxit dhe Jong Ajax, ekipit rezervë të gjigantit të Amsterdamit. /Telegrafi/

Kupa e Kombeve të Afrikës drejt fundit: Sonte do të shohim dy gjysmëfinale spektakolare



Kupa e Kombeve të Afrikës po hyn në fazat e saj të fundit, dhe sot (e mërkurë) do të luhen dy duele gjysmëfinale, të cilat garantojnë një spektakël.

Ndeshja e parë e programit të sotëm është ajo midis Senegalit dhe Egjiptit në Tanxher, e cila zhvillohet në Stade Ibn Batouta (Tanger) dhe fillon në orën 18:00.

Senegali arriti në gjysmëfinale me një fitore të ngushtë kundër Malit (1-0), ndërsa Egjipti mundi Bregun e Fildishtë në çerekfinale me rezultatin 3-2, ku Mohamed Salah ishte lojtari kyç i ndeshjes.

It’s the semis. 🤩
The final will be decided today. Ready?#TotalEnergiesAFCON2025 | @APSONIC_Africa pic.twitter.com/nxkADcCDkP
— TotalEnergies AFCON 2025 (@CAF_Online) January 14, 2026

Çifti tjetër i gjysmëfinales përbëhet nga Nigeria dhe Maroku, të cilët do të dalin në fushë në Stade Prince Moulay Abdallah (Rabat) nga ora 21:00.

Maroku shkoi pothuajse në mënyrë perfekte në gjysmëfinale - katër fitore dhe një barazim të udhëhequr nga Brahim Diaz i shkëlqyer me pesë gola në turne, duke pësuar vetëm një gol, ndërsa Nigeria luajti fort, duke shënuar 14 gola dhe pa humbur asnjë ndeshje.

Ju kujtojmë se finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës është planifikuar për 18 janar dhe të katër ekipet shpresojnë që ta luajnë ndeshjen për kampionin e kontinentit. /Telegrafi/

Al-Ittihad i ofron Messit një çek të bardhë për kontratë, zbulojnë se argjentinasi ka refuzuar ofertën marramendëse



President i Al-Ittihad, Anmar Al Haili këmbëngul në obsesionin e tij të madh për të qenë në gjendje të nënshkruajë me Leo Messin (në vitin 2023 ai madje i ofroi atij 400 milionë euro në vit ).

Drejtuesi i klubit saudit e ka bërë të qartë edhe një herë se paratë nuk do të ishin pengesë për ta parë Messin me fanellën verdhë e zi dhe siguron se Messi mund ta zgjidhte personalisht pagën e tij dhe kohëzgjatjen e kontratës.

“Nëse Messi pranon të nënshkruajë me Al Ittihad, unë do t'i ofroja një kontratë ku ai mund të fitonte çfarëdo shume që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, ka thënë fillimisht Al Haili.

Al Haili konfirmoi përpjekjet e tij të mëparshme për të nënshkruar me Messin, i cili, pasi u largua nga PSG në vitin 2023, vendosi të vazhdonte karrierën e tij me Inter Miamin.

“Po, e kam kontaktuar më parë, kur kontrata e tij me PSG mbaroi. I ofrova 1.4 miliardë euro. Ai e refuzoi një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij, edhe pse i kisha bindur. Megjithatë, ai nuk hezitoi ta refuzonte sepse familja është më e rëndësishme se paratë. Unë e respektoj atë dhe Al Ittihad do ta mirëpresë gjithmonë; ai mund të vijë kur të dëshirojë”.

🗣️ Anmar Al Haili: "If Messi wants to sign with Al-Ettihad, I’ll give him a blank check where he can write any amount he wants, along with a contract for any duration he chooses—even if it’s for life. To have Messi here in Saudi Arabia wearing Al-Ettihad’s jersey, money would… pic.twitter.com/vXFyGOQzY3
— PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) January 13, 2026


Gjithçka tregon se Al-Ittihad dhe Superliga e Arabisë Saudite duhet të presin, pasi në tetor 2025, Messi (38 vjeç) rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në dhjetor 2028.

“Fakti që Messi këtu në Arabinë Saudite mban veshur fanellën tonë nuk do të thotë asgjë për mua financiarisht. Ne do ta festonim titullin e ligës edhe para se të fillonte sepse do të kishim lojtarin më të mirë në historinë e futbollit", theksoi Al Haili. /Telegrafi/

Klopp zbulon nëse do ta marrë drejtimin e Real Madridit



Trajneri gjerman, Jurgen Klopp është përfolur si pasues afatgjatë i Xabi Alonsos te Real Madridit, por ka mohuar se mendon ta marrë drejtimin e Los Blancos.

Këtë javë, Real Madridi e shkarkoi Alonson pas vetëm gjysmë viti, të cilin spanjolli e kaloi në stolin e ekipit të parë, dhe megjithëse Alvaro Arbeloa u emërua si trajneri i ri, spekulimet për pasardhësin "e vërtetë" sapo kanë filluar.

Konkretisht, Arbeloa do të mbetet në stolin e Realit vetëm deri në fund të sezonit, dhe më pas do të emërohet një trajner i ri i cili do të jetë një opsion afatgjatë.

Emri i Klopp u përmend më shumë, për të cilin gazetari Fabrizio Romano shkroi gjithashtu se mund të marrë papritur drejtimin e Mbretërve, por duket se nuk do të dalë asgjë nga kjo.

Klopp foli për mediumin gjerman ServusTV dhe tha se nuk është i interesuar për atë që po ndodh te Reali.

“Real Madrid? Red Bull është vendi i duhur për mua. Ajo që ndodh te Reali nuk më intereson", tha Klopp, drejtori aktual i operacioneve sportive te Red Bull. /Telegrafi/

Amir Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë për t'u përballur



Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për Radio CRC, duke komentuar ndeshjen e madhe të ligës midis Interit dhe Napolit dhe vështirësitë në përballjen me Nerazzurrët.

Napoli mori një barazim të madh 2-2 në udhëtim te Interi në ndeshjen derbi të dielës mbrëma, duke ruajtur diferencën minus katër pikë me Nerazzurrët, pasi në të kundërt do të mbeteshin shtatë pikë mbrapa.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Rrahmani ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij, teksa ka lavdëruar kundërshtarët e Interit, duke i cilësuar si një nga kundërshtarët më të vështirë.

“Nga pikëpamja taktike, ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer: krijuam raste, u mbrojtëm mirë dhe e menaxhuam mirë topin. Momentet individuale vendosën rezultatin dhe kjo është mjaft e drejtë: është një sezon i gjatë në ligë dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Thuram dhe Lautaro? Sigurisht, ka duele individuale, dhe ne kemi mënyrën tonë të mbrojtjes, por gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhojmë fazën mbrojtëse si ekip”.

“Interi është një ekip shumë i fortë me lojtarë shumë të mirë: një nga kundërshtarët më të vështirë për t'u përballur. Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tre ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e mi të ekipit, përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit”, përfundoi ylli kosovar.

Ndryshe, Rrahmani është një nga lojtarët kryesorë te Napoli i Antonio Contes. Që nga rikthimi i tij nga lëndimi, Azzurrët kanë rifituar qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse. /Telegrafi/

“Obsesioni im është të vazhdoj të mbush kabinetin e trofeve”, fjalët e para të Arbeloas si trajner i Real Madridit



Trajneri i sapoemëruar i Real Madridit , Alvaro Arbeloa, ka zbuluar ambiciet e tij për të vazhduar të vendosë standarde të larta për klubin dhe ta bëjë atë një makinë fituese.

Sot (e martë) gjatë ditës, pasuesi i Xabi Alonsos së shkarkuar, Arbeloa, mbajti seancën e parë stërvitore me ekipin dhe pas saj zhvilloi konferencën e prezantimit.

Në konferencën e tij të parë si trajner, Arbeloa tregoi se qëllimi i vetëm është të mbush kabinetin e klubit me trofe.

“Ky klub ka të bëjë me fitoren, fitoren dhe fitoren përsëri. Ne duhet të tregojmë ADN-në që na ka sjellë deri këtu”, ka thënë fillimisht Arbeloa në konferencë.

“Kur isha lojtar, i mësova këto vlera nga njerëzit në dhomën e zhveshjes, vlera që janë ende të pranishme te Real Madridi. Obsesioni im është të vazhdoj të mbush kabinetin e trofeve”.

“Skuadra? Një grup lojtarësh me shumë entuziazëm. Pavarësisht përpjekjeve të ndeshjeve të vështira të javëve të fundit, ata mezi presin që gjërat të shkojnë mirë për ne, të fitojnë dhe të kënaqen”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/

❌