Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shehaj për SPAK: Të mos shkosh te Rama, do të thotë të hedhësh poshtë besueshmërinë që ke fituar

Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se kryeministri Rama është i rrezikuar nga hetimet që po bën SPAK për dosjet e mëdha, ku, sipas tij, ai del duke vendosur për tenderat. Sipas Shehajt nëse nuk shkohet te Rama cenohet besueshmëria e SPAK-ut. “Rama, absolutisht […]

The post Shehaj për SPAK: Të mos shkosh te Rama, do të thotë të hedhësh poshtë besueshmërinë që ke fituar appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Agron Shehaj nis fushatën në terren kundër korrupsionit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nisur një fushatë në terren për mbledhjen e firmave të qytetarëve në mbrojtje të drejtësisë dhe kundër korrupsionit, duke u bërë thirrje shqiptarëve të zgjedhin qartë se në cilën anë qëndrojnë. Shehaj shpjegon se qëllimi i kësaj fushate është mbështetja e institucioneve të drejtësisë në momentin kur politikanë të nivelit të lartë po dalin për herë të…

Source

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe […]

The post Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët! appeared first on BoldNews.al.

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës…

Source

Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Partia Mundësia zhvilloi paraditen e sotme protestë para kryesisë së Kuvendit.

Protesta u zhvillua në të njëjtën kohë me mbledhjen e Këshillit të Mandatave dhe Imunitetit ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të deputetes, njëherësh zëvendës kryeministres, Belinda Balluku.

Kryetari dhe njëheraz deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj kërkoi që të jetë i pranishëm në mbledhjen e këshillit e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, por kërkesa nuk iu miratua.

“Kërkojmë të drejtën tonë për të qenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit që do të vendosë fatin e Ballukut. Iu kemi dërguar një shkresë. Kemi bërë një kërkesë, kemi të drejtë të parashtrojmë këtë kërkesë. Duhet të nisë më dyer të hapura dhe të parashtrojmë kërkesën. Vazhdon avazi PS-PD, askush nuk duhet t’iu prishë planet e pazaret”, tha Shehaj.

Jashtë ambienteve të Kryesisë, në tubimin e organizuar nga Partia Mundësia, protestuesit u shfaqën me pankarta në duar në mbështetje të drejtësisë.

“Pa drejtësi, s’ka BE”, “Stop Krim-Shtetit”, “Në mbrojtje të drejtësisë”, lexohet në pankartat e protestuesve. /m.q/j.p/

The post Partia Mundësia, protestë para kryesisë së Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agron Shehaj kërkon të futet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Garda nuk e lejon

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka tentuar që të futet në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, për imunitetin e Belinda Ballukut. Ai nuk është lejuar që të futet nga Garda, pasi kjo mbledhje zhvillohet me dyer të mbyllura në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor dhe ndjeshmërisë që ka dosja. Ndërkohë në ambientet e…

Source

Shehaj kërkoi shtyrjen e interpelancës me Ramën, Balla: Kryeministri ka të drejtë të delegojë

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Seanca e Kuvendit pati edhe debate lidhur me interpelancën e këkruar nga deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u shpreh se kryeministri Rama ia ka deleguar interpelancën ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Shehaj këkroi heqjen e interpelancës nga rendi i ditës dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po i ikën llogaridhënies për shkak se ka shqetësime më të mëdha, siç është ai i zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Unë e kuptoj shqetësimin, realisht e kuptoj shqetësimin sepse në fakt fati i këtij vendi dhe kryeministri nuk është më i përqendruar në çfarë ndodh në Kuvend se fati i këtij vendi nuk po vendoset ketu në Kuvend, por po vendoset diku tjetër dhe kryeministri i Shqipërisë ka halle më të mëdha për të zgjidhur tani se sa të dalë në një interpelancë për një çështje që ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë”, tha Shehaj.

Pasi Peleshi i kërkoi që të fliste për rendin e ditës, Shehaj i tha se nuk mund të sillet si avokat i Ramës dhe Ballukut.

Sipas Shehajt, tashmë mazhoranca ka humbur moralin dhe fabulën dhe këkroi heqjen nga rendi i ditës së interpelancës dhe këkroi mbështetjen nga 10 deputetë të opozitës që u çuan në këmbë.

Balla: Interpelanca është ezauruar, kryeministri ka të drejtë të delegojë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi, pasi opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës të interpelancës së parashikuar me ministrat, në vend të kryeministrit.

“Kryeministri ka të drejtë ta delegojë interpelancën,” tha Balla, duke rikujtuar se gjatë 21 viteve si deputet ka kërkuar 40 interpelanca, por vetëm dy janë zhvilluar drejtpërdrejt me kryeministrin (në kohën kur në pushtet ishte PD), ndërsa të tjerat janë deleguar te ministrat, siç e lejon Kushtetuta”, tha Balla.

“Ku është parë që ngrihen 10 vetë dhe plotësohen 10 firma? Kështu i jepni firmat ju, me të çuar në këmbë?” u shpreh ai.

Ai shtoi se PD po përdor taktika teatrale dhe shkel traditën e saj parlamentare, ndërsa akuzoi:

“Deputetët e Partisë Demokratike i çon Goni me buton”, tha Balla.

Në mbyllje, Balla theksoi se interpelanca duhet  zhvilluar dhe nuk ka asnjë bazë procedurale për ta shtyrë apo përsëritur.

“Interpelanca sot quhet e ezauruar. Interpelancë tjetër për këtë çështje nuk ka,” deklaroi Balla, duke kërkuar mbylljen e debatit dhe respektimin e rregullores së Kuvendit.

Në fund Kuvendi votoi për lënien në fuqi të rendit të ditës.

/gj.m/a.f/

The post Shehaj kërkoi shtyrjen e interpelancës me Ramën, Balla: Kryeministri ka të drejtë të delegojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave. Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit […]

The post Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike… appeared first on BoldNews.al.

PD me Foltore te Kryeministria, Agron Shehaj: Nuk mjafton bashkimi i opozitës për të nxitur revoltën popullore

Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, Agron Shehaj tha se në ditën që drejtësia vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit. Teksa tha se po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë ”Rama 4”…

Source

”Laj gojën me ujë në Vlorë”, Balla i ashpër me Shehajn: E more mandatin me lekë nga Basha

Në seacën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pati një debat me tone të forta kundër kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Shehaj synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend. Ndërsa e paralajmëroi që të mos flasë Lulzim Basha, pasi sipas tij mund të tregojë sa para ka dhënë për të marrë mandatin e…

Source

Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut

Agron Shehaj ka publikuar ditën e sotme një shkresë që sipas tij tregon se qeveria shqiptare nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro. Sipas shkresës që daton në vitin 2019, Shehaj thotë se Balluku i drejtohet ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave duke i kërkuar pezullim të gjobës 120 milionë […]

The post Çështja “Bankers”/ Shehaj nxjerr dokumentin: Si u zhdukën 120 mln € me firmën e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Balluku në Kryeministri, Agron Shehaj proteston poshtë zyrës së Ramës

Belinda Balluku ndodhet në Kryeministri, Partia Mundësia e Agron Shehajt ka organizuar një protestë poshtë godinës, ku kërkon dorëheqjen e zëvendëskryeministres, pas masës së Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra. ”Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Janë rrethuar nga drejtësia!

Source

Shehaj për masat ndaj Ballukut: Moment shprese për Shqipërinë

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi sot në lidhje me masat e marra nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri.

Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën. Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve çdo të drejtë”, tha Shehaj.

Shehaj shtoi se më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korruptuarve është para drejtësisë.

“Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë. Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.  Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja. Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta”, tha ai.

Sipas Shehajt ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

“Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që ëndërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni”, tha ai.

/m.q/

The post Shehaj për masat ndaj Ballukut: Moment shprese për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Për herë të parë që nga marrja si e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, foli në publik duke zgjedhur të sulmonte opozitën dhe të anashkalonte komentet për akuzat konkrete që drejtësia ka ngritur ndaj saj. “Më duhet të them disa fjalë, jo për të kompensuar […]

The post Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën appeared first on Reporter.al.

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Mazhoranca dhe opozita nisën së bashku punën për një reformë të re zgjedhore, por me qëndrime të ndara për atë se çfarë prisnin nga funksionimi i komisionit të posaçëm dypalësh. Socialistët në pushtet kërkojnë që procesi të nisë me çështje teknike që kanë konsensus dhe të kenë si udhërrëfyes rekomandimet e OSBE-ODIHR, ndërsa opozita paralajmëroi […]

The post Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim appeared first on Reporter.al.

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE […]

The post Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë

Dy partitë më të mëdha të Shqipërisë, Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës dhe Partia Demokratike në opozitë e Sali Berishës, janë rivale të ashpra që nuk humbasin asnjë rast për të denigruar motivet dhe ndershmërinë e njëra-tjetrës. Prandaj, ishte një surprizë javën e kaluar kur ato hodhën një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit […]

The post Rivalët: Marrëveshja për reformën zgjedhore e gjigantëve politikë shqiptarë është një farsë appeared first on Reporter.al.

Shehaj: Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të korrupsionit

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi sot Gjykatën Kushtetuese se veproi në mbrojtje të korrupsionit, pas vendimit që lejon kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të vazhdojë detyrën edhe pse ndodhet në burg i akuzuar për korrupsion.

“Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që Gjykata Kushtetuese na thotë që një kryetar bashkie, i cili është i arrestuar dhe në burg për korrupsion, duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të detyrës”, u shpreh Shehaj.

Sipas Shehajt, kryeministri Edi Rama kërkon të krijojë një precedent ku akuzat apo arrestimet për korrupsion nuk përbëjnë arsye për largim nga posti.

“Por, me sa duket, kjo i intereson Edi Ramës dhe, nëse Edi Rama do që mos të bëhen zgjedhjet në Tiranë, Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Edi Ramës”, tha Shehaj.

Kreu i Partisë Mundësia paralajmëron se ky standard, që sot mbron Erion Veliajn e Belinda Ballukun, nesër mund të përdoret nga vetë Edi Rama për t’u mbrojtur nga drejtësia.

“Ka dhe një çështje tjetër shumë të rëndësishme. Edi Rama ka nevojë t’i thotë të gjithëve që të jesh i akuzuar për korrupsion dhe në burg me akuzë për korrupsion, sipas Edi Ramës, nuk është arsye për të dhënë dorëheqje dhe për t’u larguar. Kjo vlen për Erjon Veliajn sot, por vlen gjithashtu për Ballukun dhe mund të vlejë edhe për Edi Ramën nesër, kur Edi Rama vetë të jetë në hetim për korrupsion”, theksoi Shehaj.

Gjykata Kushtetuese doli sot me një vendim për çështjen e Erion Veliajt, duke i dhënë të drejtë të vijojë detyrën si kryetar i bashkisë së Tiranës.

Togat e zeza në Gjykatën Kushtetuese kanë vendosur 5 me 3 në favor të tij.

Në këtë mënyrë rrëzohet vendimi i qeverisë që e shkarkonte nga posti pas propozimit që i kishte bërë këshilli bashkiak i Tiranës.

Dhënia e këtij vendimi do të thotë po ashtu se në kryeqytet nuk do të zhvillohen zgjedhje, duke e bërë edhe dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj të pavlefshëm.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Shehaj: Gjykata Kushtetuese në mbrojtje të korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shehaj: Puna nga Dumani në krye të SPAK, janë rezultatet më të mëdha të drejtësisë në 35 vite demokraci

Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha në Kuvend se rezultatet e shënuara nga kreu i SPAK, Altin Dumani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit gjatë 3 viteve të fundit, janë më të mëdha se rezultatet e gjithë drejtësisë shqiptare në 35 vite demokraci. ”Dumani na qenka fajtori dhe këtu nuk i bëjmë një gjyq. Një pjesë e Kuvendit hesht se ia merr urdhrin politik dhe pjesa…

Source

PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje. Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë […]

The post PS dhe PD votojnë me konsensus komisionet e posaçme për reformat appeared first on Reporter.al.

❌