❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Avaria ishte shumĂ« e madhe”/ Ministri i Mbrojtjes: PĂ«rpjekje gjithĂ« shtetĂ«rore pĂ«r riparimin e defektit

Ministri i Mbrojtjes dhe deputeti i Vlorës Pirro Vengu ka qenë i pranishëm në zonën ku edhe po punohet për riparimin e defektit që shkaktoi mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë.

Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës, ndërsa ministri Vengu tha se me materialet që kanë mbërritur nga Turqia pritet edhe të vendoset në funksion të plotë furnizimi me ujë.

“PĂ«rpjekja Ă«shtĂ« gjithĂ«shtetĂ«rore, me nĂ« krye AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« UjĂ«sjellĂ«s Kanalizimeve, njĂ« skuadĂ«r nga mbarĂ« vendi, 13 inxhinierĂ« qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« gjithĂ« verifikimin e dĂ«meve dhe qĂ« nĂ« orĂ«t e para ka nisur puna pĂ«r parandalimin e dĂ«meve tĂ« mĂ«tejshme. Nuk Ă«shtĂ« momenti pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« mĂ« tepĂ«r tani, puna vazhdon. Jemi shpresĂ« plotĂ« qĂ« me mjetet qĂ« kanĂ« ardhur nga Turqia tĂ« vendoset nĂ« funksion tĂ« plotĂ«. Ka nisur furnizimi me ujĂ« nĂ« disa lagje tĂ« qytetit, nuk do reshtim deri sa tĂ« kthehet nĂ« normalitet tĂ« plotĂ«, por edhe qĂ« tĂ« mos kemi situata tĂ« tilla nĂ« tĂ« ardhmen”, tha ai.

Vengu: Ushtria ndërtohet mbi njerëz të përgatitur dhe struktura funksionale

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu u shpreh sot se Forcat e Armatosura qĂ« kĂ«rkon NATO dhe qĂ« meriton ShqipĂ«ria ndĂ«rtohen mbi njerĂ«z tĂ« pĂ«rgatitur dhe struktura funksionale.

Ministri Vengu e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së betimit të studentëve në Akademinë e Forcave të Armatosura, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj.

Duke iu drejtuar ushtarĂ«ve tĂ« rinj, Vengu tha se “kur u rreshtuat pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« shesh, pĂ«rpara se tĂ« shpĂ«rndaheshit pĂ«r stĂ«rvitjen tuaj bazĂ«, secili prej jush ishte njĂ« emĂ«r i ri nĂ« rreshtimin e parĂ«. Sot, teksa qĂ«ndroni kĂ«tu pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« betimin, jeni pjesĂ« e njĂ« trupi tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

“Sot jeni pjesĂ« e forcave tĂ« gjalla tĂ« kĂ«tij kombi, pjesĂ« e njĂ« familjeje tĂ« madhe qytetarĂ«sh qĂ« besojnĂ« se siguria, stabiliteti dhe e ardhmja e kĂ«tij vendi mbrohen nga pĂ«rkushtimi juaj. Ju jeni garantĂ«t e kĂ«tij besimi. Forcat e Armatosura nuk janĂ« thjesht njĂ« strukturĂ«. Ato janĂ« njĂ« trup besimi, disipline dhe pĂ«rgjegjĂ«sie. NjĂ« pĂ«rkatĂ«si qĂ« do t’ju shoqĂ«rojĂ« gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s nĂ« shĂ«rbim dhe nĂ« karakter”, tha Vengu.

“ËshtĂ« pĂ«r t’u vlerĂ«suar fakti qĂ« i bashkoheni Forcave tĂ« Armatosura vullnetarisht, nĂ« njĂ« kohĂ« kur kontinenti dhe rajoni ynĂ« pĂ«rballen me sfida tĂ« mĂ«dha dhe shumĂ« vende po rikthejnĂ« shĂ«rbimin e detyrueshĂ«m. Ju nuk jeni kĂ«tu sepse ju Ă«shtĂ« kĂ«rkuar, ju jeni kĂ«tu sepse keni zgjedhur tĂ« jeni. Dhe kjo zgjedhje ka peshĂ« morale, shoqĂ«rore dhe strategjike. Por kjo zgjedhje nuk fillon sot. Ajo mbĂ«shtetet mbi breza ushtarakĂ«sh qĂ« shĂ«rbyen nĂ« kushte shumĂ« mĂ« tĂ« vĂ«shtira, me mĂ« pak mjete, por me tĂ« njĂ«jtin pĂ«rkushtim. Ata janĂ« kujtesa se shĂ«rbimi ushtarak Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« nderi, por edhe sakrifice”, vijoi ai.

Vengu u shpreh se “fuqia luftarake nuk matet vetĂ«m me teknologji apo pajisje. Ajo matet mbi tĂ« gjitha me kapitalin njerĂ«zor me karakterin, disiplinĂ«n, aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« vepruar nĂ«n presion dhe pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« drejta kur kushtet janĂ« tĂ« vĂ«shtira”.

Sipas ministrit tĂ« Mbrojtjes, “Forcat e Armatosura qĂ« kĂ«rkon NATO dhe qĂ« meriton ShqipĂ«ria ndĂ«rtohen mbi njerĂ«z tĂ« pĂ«rgatitur dhe struktura funksionale”.

“Programi strategjik “Mbrojtja 2030” mbĂ«shtetet mbi dy shtylla tĂ« qarta kapitalin njerĂ«zor dhe infrastrukturĂ«n kritike. Investimet nĂ« AkademinĂ« e Forcave tĂ« Armatosura, nĂ« qendrat stĂ«rvitore, laboratorĂ«t, poligonet dhe sistemet moderne tĂ« trajnimit nuk janĂ« luks. Ato janĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r njĂ« ushtri moderne, tĂ« besueshme dhe tĂ« ndĂ«rveprueshme me aleatĂ«t tanĂ«â€, tha Vengu.

“Sot, Akademia e Forcave tĂ« Armatosura Ă«shtĂ« njĂ« nga institucionet mĂ« serioze tĂ« arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« vend. Por asnjĂ« reformĂ« nuk funksionon pa njerĂ«zit qĂ« e mbushin me pĂ«rmbajtje. Çdo kadet dhe student ushtarak qĂ« zgjedh kĂ«tĂ« rrugĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e kĂ«tij transformimi. Ju jeni prova se ky vizion po funksionon. Karakteri ndĂ«rtohet nĂ« stĂ«rvitje tĂ« lodhshme, nĂ« disiplinĂ« tĂ« pĂ«rditshme, nĂ« net pa gjumĂ« dhe nĂ« momente presioni”, cilĂ«soi ai.

Ministri Vengu tha se në radhët e ushtarëve të rinj ka edhe kadetë e studentë nga Kosova, që po formohen me të njëjtat standarde dhe vlera.

“Ky edukim i pĂ«rbashkĂ«t nuk Ă«shtĂ« retorikĂ«. ËshtĂ« ndĂ«rtim real besimi, ndĂ«rveprueshmĂ«rie dhe sigurie rajonale. NesĂ«r, nĂ« misione reale, kjo pĂ«rkthehet nĂ« kohezion, efektivitet dhe sukses operacional. Ju po pĂ«rmbyllni fazĂ«n e parĂ« tĂ« rrugĂ«timit tuaj ushtarak. PĂ«rpara jush janĂ« mundĂ«si pĂ«r arsimim tĂ« mĂ«tejshĂ«m, trajnime brenda dhe jashtĂ« vendit, zhvillim profesional dhe pĂ«rgjegjĂ«si drejtuese. Sot, Forcat e Armatosura janĂ« mĂ« shumĂ« se ushtri. Ato janĂ« shtyllĂ« e mbrojtjes kombĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« edhe dimensionin kibernetik vendimtar pĂ«r sigurinĂ« e shekullit XXI”, theksoi Vengu.

Në fund të fjalës së tij, Vengu i falënderoi ushtarët e rinj në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, për gatishmërinë e tyre për të shërbyer.

/e.i/j.p/r.e/

The post Vengu: Ushtria ndërtohet mbi njerëz të përgatitur dhe struktura funksionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Surprizë festive për efektivët shqiptarë në Bullgari

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ EfektivĂ«t e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« dislokuar me mision nĂ« Bullgari u surprizuan nĂ« prag tĂ« fundvitit, duke pasur mundĂ«sinĂ« tĂ« kalojnĂ« momente tĂ« veçanta me familjarĂ«t e tyre.

Gjatë vizitës në bazën e Grupbatalionit shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo (Bullgari), u bë i mundur takimi i ushtarakëve me familjarët e tyre brenda bazës, një moment i veçantë pas një periudhe të gjatë shërbimi larg shtëpisë.

Ky gjest simbolik vlerëson përkushtimin dhe sakrificën e efektivëve tanë në misione ndërkombëtare, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të familjeve të tyre.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu në një postim në rrjetet sociale u shpreh se beson me zemër se Forcat e Armatosura nuk janë vetëm njerëzit e uniformës, por edhe familjarët e tyre, të cilët mbajnë me forcë të heshtur peshën e sakrificës.

“Çdo efektiv qĂ« shĂ«rben jashtĂ« vendit, pĂ«rveç profesionalizmit dhe pĂ«rkushtimit, merr me vete vlerat e familjes, tĂ« komunitetit dhe tĂ« Kombit. NĂ« kĂ«to ditĂ« festash, mĂ« e pakta qĂ« mund tĂ« bĂ«nim ishte t’i afronim, qoftĂ« edhe pĂ«r disa orĂ«, me familjarĂ«t qĂ« i presin me mall”, tha Vengu.

Ministri Vengu shprehu urimet e rastit për çdo njeri në uniformë që shërben në misione jashtë vendit.

“Sakrifica juaj dhe e familjeve tuaja njihet dhe vlerĂ«sohet”, pĂ«rfundoi Vengu.

/e.i/r.e/

The post Surprizë festive për efektivët shqiptarë në Bullgari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu tek Forcat e Armatosura shqiptare në Bullgari: Shembull profesionalizmi në misionin e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka vizituar BazĂ«n e Grup Batalionit ShumĂ«kombĂ«sh tĂ« NATO-s nĂ« Novo Selo tĂ« BullgarisĂ«, ku ka vlerĂ«suar kontributin e Forcave tĂ« Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« misionit tĂ« AleancĂ«s. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, Vengu shprehet se toga shqiptare luan njĂ« rol aktiv dhe kontribuon pĂ«rtej detyrave tĂ« saj tĂ« paracaktuara. “Krenar tĂ« dĂ«gjoja nga Komandanti


Source

Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda


Nga Basir Çollaku Kongresi Amerikan miratoi njĂ« projekt sigurie pĂ«r rajonin e Ballkanit, me afat 90 ditor, ku pĂ«rfshiet dhe ShqipĂ«ria, pĂ«r tĂ« mbrojtur qytetarĂ«t nga qeveritarĂ«t e kurruptuar tĂ« inkriminuar, ndĂ«rtuesit e njĂ« ngrehine keqbĂ«rĂ«se terroriste. Me emĂ«r qeveri. Me lĂ«ndĂ« nga Kolumbia, Meksika, Venezuela, Peruja, Ekuadori, Ndranghetta, Sinaloa, Sacra acorona, Cosa Nostra, Dubai, [
]

The post Genocid/ Këshilli i (Pa)Sigurisë Kombëtare, 90 përqind i Pandehur për krime të rënda
 appeared first on BoldNews.al.

Ministri Vengu në Burrel, inspekton repartin ku do të ngrihet qendra e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« nĂ« Burrel ku inspektoi repartin evjetĂ«r ku dhe do tĂ« ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III tĂ« Regjimit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut. ”Parashikimi ynĂ« nĂ« planin afatmesĂ«m Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« akomodojmĂ« njĂ« infrastrukturĂ« tĂ« re dhe njĂ« batalion tĂ« plotĂ« kĂ«mbĂ«sore qĂ« Regjimi i KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut tĂ« zgjerohet. Ky repart pavaraĂ«sisht se ka qenë 

Source

Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundĂ«rtank “Javelin”, njĂ« nga sistemet mĂ« tĂ« avancuara tĂ« mbrojtjes qĂ« pĂ«rdoret nga vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur se ardhja e këtij sistemi është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

GjatĂ« njĂ« vizite nĂ« njĂ« nga bazat e Forcave tĂ« Armatosura, ku u bĂ« pritja e dĂ«rgesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« kĂ«tyre sistemeve, ministri Vengu, u shpreh se ardhja e sistemeve antitank “Javelin”, pĂ«rbĂ«n njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin e aftĂ«sive mbrojtĂ«se tĂ« Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare, duke rritur parandalimin, ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« me NATO-n dhe sigurinĂ« kombĂ«tare.

Sipas Vengut, pajisja e Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” vjen edhe nĂ« pĂ«rmbushjen tĂ« objektivave pĂ«r modernizimin e ushtrisĂ«.

“Ardhja e sistemeve “Javelin”, rrit parandalimin, ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« me NATO-n dhe sigurinĂ« kombĂ«tare”,  u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Ministri bëri të ditur se kjo dërgesë është pjesë e një procesi të planifikuar, ndërsa faza e dytë e furnizimit pritet gjatë vitit 2026.

Vengu theksoi se kjo ndihmë dhe ky bashkëpunim bilateral me SHBA-në përfshin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij programi për sigurinë rajonale.

Ai kujtoi se bëhet fjalë për realizimin e një kërkese të hershme, e cila tashmë po konkretizohet me pajisje moderne antitank të standardeve më të larta.

Ministri vuri theksin edhe te roli kyç i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, i cili mbetet themelor në ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm, sipas tij, lidhet me aftësimin dhe trajnimin e personelit luftarak për përdorimin e pajisjeve dhe teknologjive të përditësuara.

Gjithashtu, Vengu falënderoi për masat e marra në drejtim të infrastrukturës pritëse, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e punës ka qenë e fokusuar te përmirësimi i kushteve të punës dhe krijimi i standardeve të nevojshme për vendosjen dhe operimin e këtyre sistemeve.

“NĂ«pĂ«rmjet dĂ«rgesĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« sistemeve Javelin dhe asaj tĂ« dytĂ« qĂ« pritet nĂ« vitin 2026, synojmĂ« certifikimin e plotĂ« tĂ« njĂ« grup-batalioni, duke rritur ndjeshĂ«m gatishmĂ«rinĂ« dhe efektivitetin operacional tĂ« Forcave tona tĂ« Armatosura”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet njĂ« element kyç pĂ«r mbrojtjen tokĂ«sore, duke rritur ndjeshĂ«m aftĂ«sinĂ« e ForcĂ«s TokĂ«sore pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nime tĂ« avancuara dhe pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me standardet e AleancĂ«s.

“Javelin” Ă«shtĂ« njĂ« sistem raketor kundĂ«rtank i gjeneratĂ«s sĂ« fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi Ă«shtĂ« shumĂ« efektiv kundĂ«r mjeteve tĂ« blinduara dhe pĂ«rdoret gjerĂ«sisht nga ushtritĂ« e NATO si dhe nĂ« operacione reale luftarake.

ShqipĂ«ria e ka porositur sistemin “Javelin” nĂ« kuadĂ«r tĂ« programeve tĂ« bashkĂ«punimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pĂ«rmes mekanizmave tĂ« shitjeve ushtarake tĂ« huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ« afatgjatĂ« tĂ« modernizimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, rritjes sĂ« parandalimit dhe pĂ«rafrimit tĂ« plotĂ« me kapacitetet dhe doktrinĂ«n e NATO-s.

/gj.m/a.f/

The post Shqipëria merr nga SHBA sisteme raketore Javelin, dërgesa e dytë në 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu: Sistemi raketor “Javelin” falĂ« bashkĂ«punimit me SHBA, rrit sigurinĂ« kombĂ«tare

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur zyrtarisht me sistemin raketor kundĂ«rtank “Javelin”, njĂ« nga sistemet mĂ« tĂ« avancuara tĂ« mbrojtjes qĂ« pĂ«rdoret nga vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bĂ«ri tĂ« ditur se ardhja e kĂ«tij sistemi Ă«shtĂ« rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« ngushtĂ« me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Sipas ministrit Vengu, pajisja e Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare me sistemin “Javelin” pĂ«rfaqĂ«son njĂ« hap tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« vendit dhe nĂ« pĂ«rmbushjen e objektivave tĂ« modernizimit tĂ« ushtrisĂ«.

“Ardhja e sistemeve 𝗝𝗼𝘃đ—Čđ—čđ—¶đ—», falĂ« bashkĂ«punimit me aleatin tonĂ« strategjik SHBA, forcon aftĂ«sitĂ« mbrojtĂ«se tĂ« Forcave tĂ« Armatosura Shqiptare, rrit parandalimin, ndĂ«rveprueshmĂ«rinĂ« me NATO-n dhe sigurinĂ« kombĂ«tare”,- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Sistemi “Javelin” konsiderohet njĂ« element kyç pĂ«r mbrojtjen tokĂ«sore, duke rritur ndjeshĂ«m aftĂ«sinĂ« e ForcĂ«s TokĂ«sore pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«rcĂ«nime tĂ« avancuara dhe pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« pĂ«rputhje me standardet e AleancĂ«s.

“Javelin” Ă«shtĂ« njĂ« sistem raketor kundĂ«rtank i gjeneratĂ«s sĂ« fundit, i prodhuar nga SHBA. Sistemi Ă«shtĂ« shumĂ« efektiv kundĂ«r mjeteve tĂ« blinduara dhe pĂ«rdoret gjerĂ«sisht nga ushtritĂ« e NATO si dhe nĂ« operacione reale luftarake.

ShqipĂ«ria e ka porositur sistemin “Javelin” nĂ« kuadĂ«r tĂ« programeve tĂ« bashkĂ«punimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, pĂ«rmes mekanizmave tĂ« shitjeve ushtarake tĂ« huaja (Foreign Military Sales – FMS). Ky investim Ă«shtĂ« pjesĂ« e strategjisĂ« afatgjatĂ« tĂ« modernizimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, rritjes sĂ« parandalimit dhe pĂ«rafrimit tĂ« plotĂ« me kapacitetet dhe doktrinĂ«n e NATO-s.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pirro Vengu (@pirro_vengu)

Kosova dhe Shqipëria, pjesë e ndihmës ushtarake amerikane me sisteme Javelin - ministri Vengu publikon pamjet



Shqipëria ka përforcuar kapacitetet e saj mbrojtëse me marrjen e sistemeve raketahedhës Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të një ndihmese për Forcat e Armatosura Shqiptare në prag të Vitit të Ri.

Lajmi u bë i ditur nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili theksoi se kjo mbështetje rrit nivelin e parandalimit, ndërveprueshmërinë me NATO-n dhe sigurinë kombëtare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Vengu konfirmoi se tashmë ka përfunduar dorëzimi i një sasie të parë të sistemeve Javelin, duke nënvizuar se ndihmesa përfshin edhe Kosovën, në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara.

“Sapo Ă«shtĂ« kryer dorĂ«zimi i njĂ« sasie tĂ« parĂ« tĂ« sistemeve Javelin dhe ShqipĂ«ria dhe Kosova janĂ« pjesĂ« e kĂ«saj ndihmese dhe bashkĂ«punimi me SHBA-nĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe raketat e para antitank qĂ« lĂ«shohen nga kĂ«to sisteme”, u shpreh ministri.

Sipas Vengut, rëndësia e këtij zhvillimi qëndron në tri aspekte kryesore. Ai tha se, së pari, bëhet fjalë për një kërkesë të kahershme të Forcave të Armatosura, e cila më në fund po konkretizohet.

Së dyti, ky bashkëpunim konfirmon rolin kyç të Shteteve të Bashkuara në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë. Ndërsa, si aspekt të tretë, ministri veçoi rëndësinë e aftësimit të personelit ushtarak për përdorimin e sistemeve dhe teknologjive moderne.

“JanĂ« sisteme antitank qĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren edhe pĂ«r neutralizimin e kĂ«rcĂ«nimeve nĂ« distanca tĂ« shkurtra, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kanĂ« njĂ« domethĂ«nie tĂ« trefishtĂ« pĂ«r sigurinĂ« dhe profesionalizmin e forcave tona”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nuk dha detaje për numrin e raketahedhësve të pranuar, por bëri të ditur se gjatë vitit 2026 pritet edhe një dërgesë tjetër e këtyre sistemeve. /Telegrafi/

Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e nënujore

TIRANË, 22 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndarĂ« nĂ« rrjetet sociale njĂ« video kushtuar angazhimit tĂ« Forcave Detare nĂ« mbrojtjen e ujĂ«rave shqiptare, duke vĂ«nĂ« nĂ« fokus misionin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« RojĂ«s Bregdetare.

“Misioni ka emĂ«r”, shkruan Vengu, duke theksuar rolin e Kapiten Jetnor BallĂ«s dhe ekuipazhit tĂ« anijes “Iliria”, tĂ« cilĂ«t janĂ« çdo ditĂ« nĂ« det, nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« kontrollit dhe sigurisĂ« sĂ« ujĂ«rave shqiptare.

Sipas ministrit, Forcat Detare, ashtu si çdo komponent tjetër i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po rrisin ndjeshëm përgatitjen operacionale, kapacitetet dhe ritmin e trajnimeve, si dhe angazhimin në misione të përbashkëta me aleatët.

“Duke investuar nĂ« pĂ«rgatitje dhe kapaciteteve, ne po rrisim sigurinĂ« pĂ«r sovranitetin dhe pasuritĂ« tona ujore e nĂ«nujore”, thekson Vengu nĂ« mesazhin e tij.

Në video, nënlejtnanti Marison Mira shpjegon se gjatë patrullimeve dhe lundrimit në det, ekuipazhet zhvillojnë paralelisht edhe stërvitje operacionale.

Ai nënvizon se një nga trajnimet e rëndësishme është edhe lufta kundër zjarrit në anije, si pjesë e përgatitjes për situata emergjente.

Ky angazhim, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është pjesë e strategjisë për forcimin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura dhe për garantimin e sigurisë detare në përputhje me standardet e NATO-s.

/gj.m/a.f/

The post Vengu: Rrisim sigurinë për sovranitetin dhe pasuritë ujore e nënujore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, deklaroi nĂ« njĂ« intervistĂ« televizive se synimi strategjik i qeverisĂ« shqiptare me projektin e Pashalimanit Ă«shtĂ« krijimi i kapaciteteve pĂ«r prodhimin e mjeteve luftarake detare nĂ« ShqipĂ«ri, duke e kthyer kĂ«tĂ« bazĂ« nĂ« njĂ« qendĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishme ushtarako-industriale nĂ« rajon.

Vengu theksoi se, Shqipëria ka firmosur pak javë më parë një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Italinë, e cila është shoqëruar edhe me donacione konkrete për Forcën Detare shqiptare.

“Ne kemi bĂ«rĂ« njĂ« marrĂ«veshje me ItalinĂ« para pak javĂ«sh. Ishte momenti kur u miratua njĂ« kornizĂ« bashkĂ«punimi ushtarak dhe u bĂ«nĂ« disa donacione nga pala italiane pĂ«r tre mjete: dy mjete patrulluese dhe njĂ« mjet detar mĂ« domethĂ«nĂ«s, njĂ« mjet komandimi”, u shpreh ministri.

Sipas tij, dy nga këto mjete tashmë kanë mbërritur dhe janë bërë pjesë e Forcës Detare, ndërsa mjeti i tretë pritet të vijë në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Forcat tona po stĂ«rviten pĂ«r ta pĂ«rdorur dhe pĂ«r ta manovruar. KĂ«to mjete na sigurojnĂ« qĂ« tĂ« kthehemi nĂ« njĂ« forcĂ« detare me kapacitete manovrimi mĂ« tĂ« konsiderueshme dhe mjete luftimi”, theksoi Vengu.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se këto zhvillime janë pjesë e përgatitjeve për projektin strategjik në Pashaliman, në bashkëpunim me kompaninë italiane Fincantieri.

“NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« ne pĂ«rgatitemi pĂ«r atĂ« qĂ« po bĂ«jmĂ« pĂ«r Pashalimanin dhe Fincantierin, qĂ« tĂ« kemi prodhimin e mjeteve detare luftarake”, deklaroi ai.

Vengu sqaroi se projekti është pjesë e buxhetit afatmesëm të qeverisë shqiptare dhe se aktualisht po zhvillohen negociata me palën italiane, jo vetëm për mirëmbajtjen e flotës ekzistuese, por edhe për ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Shqipëri.

“Jemi nĂ« njĂ« negociatĂ« me Fincantierin qĂ« nĂ« Pashaliman jo vetĂ«m tĂ« mirĂ«mbahet flota jonĂ«, por edhe tĂ« ndĂ«rtojmĂ« anije luftarake dhe tĂ« kuptojmĂ« pse po e bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«â€, tha ministri.

Duke folur për rëndësinë gjeostrategjike të hapësirës detare shqiptare, Vengu theksoi se Adriatiku dhe Joni nuk duhen parë vetëm si destinacione turistike.

“Adriatiku dhe Joni nuk janĂ« thjesht njĂ« horizont turistik, por janĂ« infrastrukturĂ« nĂ«nujore nĂ« ndĂ«rlidhje energjetike”, u shpreh ai.

Në këtë kontekst, ministri nënvizoi se investimet në mbrojtje duhet të sjellin përfitime edhe për ekonominë vendase.

“PĂ«rderisa qeveria shqiptare i kĂ«rkon Kuvendit dhe taksapaguesve shqiptarĂ« tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« domethĂ«nĂ«se, detyra jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« kjo rritje buxhetesh tĂ« kontribuojĂ« nĂ« zhvillimin ekonomik nĂ« vendin tonĂ« dhe tĂ« prodhojĂ« vlerĂ« tĂ« shtuar nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Vengu.

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Në Pashaliman synojmë prodhimin e mjeteve luftarake detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbrojtja kërkon kapacitete, por edhe profesionistë me vizion

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi njĂ« dialog tĂ« hapur me tĂ« rinjtĂ« pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Programin e Praktikave pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, duke vĂ«nĂ« theksin te roli vendimtar i kapitalit njerĂ«zor nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« sistemi modern dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« mbrojtjes.

Gjatë bashkëbisedimit, ministri Vengu theksoi se mbrojtja nuk mbështetet vetëm te kapacitetet dhe sistemet teknologjike, por mbi njerëzit, dijen dhe vendimmarrjen me vizion.

Ai nënvizoi rëndësinë e mendimit ndryshe dhe të guximit intelektual në një fushë që po ndryshon me ritme të shpejta, duke vlerësuar kontributin e të rinjve si burim idesh të reja, këndvështrimesh të freskëta dhe ambiciesh për të qenë pjesë aktive e zgjidhjeve.

Ministri evidentoi gjithashtu profilin e larmishëm të grupit të praktikantëve, të cilët përfaqësonin një mozaik disiplinash, nga shkencat ekzakte te ato humane, si dhe përvoja të ndryshme akademike brenda dhe jashtë vendit.

Sipas tij, rikthimi i të rinjve të arsimuar jashtë Shqipërisë për të kontribuar në vend është një vlerë e shtuar për institucionet dhe për sektorin e mbrojtjes në tërësi.

Në përfundim, Vengu theksoi se, teksa industria ushtarake zhvillohet dhe Shqipëria forcon rolin e saj brenda NATO-s, nevoja për profesionistë të rinj, të kualifikuar dhe të angazhuar bëhet gjithnjë e më thelbësore.

Investimi te kapitali njerëzor, nënvizoi ai, është investim i drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe në të ardhmen e përbashkët të vendit.

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Mbrojtja kërkon kapacitete, por edhe profesionistë me vizion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Petrit Çuni merr detyrĂ«n si komandant i ForcĂ«s TokĂ«sore

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, GjenerallejtĂ«nant Arben Kingji, morĂ«n pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« zyrtare tĂ« ndĂ«rrimit tĂ« komandĂ«s nĂ« ForcĂ«n TokĂ«sore.

Vengu theksoi se ndërrimi i komandës nuk është thjesht një akt formal, por shprehje e vazhdimësisë së misionit dhe e përgjegjësisë së pandërprerë për mbrojtjen e Republikës.

Përgjegjësia kalon nga një drejtues i sprovuar te një tjetër, duke garantuar që Forca Tokësore të jetë çdo ditë më e gatshme, më profesionale dhe më e besueshme si për sigurinë kombëtare, ashtu edhe për angazhimet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, shtoi Vengu në një reagim.

NĂ« ceremoni u shpreh mirĂ«njohje pĂ«r gjeneralmajor Ilir Xhebexhia pĂ«r shĂ«rbimin dhe kontributin e dhĂ«nĂ« gjatĂ« drejtimit tĂ« ForcĂ«s TokĂ«sore, ndĂ«rsa gjeneralmajor Petrit Çunit iu uruan suksese nĂ« drejtimin e misionit tĂ« ri.

Ndryshimet në drejtimin e Forcave të Armatosura u dekretuan nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, më 16 dhjetor.

Me dekret presidencial, Begaj liroi nga detyra e komandantit tĂ« ForcĂ«s TokĂ«sore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia dhe emĂ«roi nĂ« kĂ«tĂ« funksion gjeneralmajor Petrit Çunin.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Petrit Çuni merr detyrĂ«n si komandant i ForcĂ«s TokĂ«sore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Pastrimi i kanalit tĂ« NaunkĂ«s nĂ« VlorĂ«, njĂ« nga segmentet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« sistemit tĂ« kanalizimeve nĂ« qytet, do tĂ« jetĂ« prioritet i bashkisĂ« pĂ«r vitin 2026.

KĂ«shtu bĂ«ri tĂ« ditur kryetarja e bashkisĂ« sĂ« VlorĂ«s, Brunilda Mersini e cila theksoi se bashkĂ« me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile do tĂ« punohet pĂ«r t’I dhĂ«nĂ« zgjidhje pastrimit tĂ« gjithĂ« kĂ«tij kanali.

“Sot dita ka nisur nĂ« rajonin 4, pĂ«r njĂ« shqetĂ«sim tĂ« banorĂ«ve tĂ« kĂ«saj zone, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r kanalin e NaunkĂ«s. ËshtĂ« njĂ« kanal qĂ« pĂ«rvec ndotjes, sjell problemin e pĂ«rmbytjes nĂ« disa zona, nĂ« disa rrugĂ« dhe disa banesa. Bashkia e VlorĂ«s e ka vĂ«nĂ« nĂ« prioritet qĂ« nĂ« 2026 tĂ« gjejĂ« zgjidhje pĂ«r pastrimin e gjithĂ« kĂ«tij kanali”, theksoi ajo.

Edhe ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu, njĂ«kohĂ«sisht drejtues politik I PartisĂ« Socialiste pĂ«r qarkun e VlorĂ«s, nĂ«nvizoi se “pastrimi i kanalit tĂ« NaunkĂ«s Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r komunitetin dhe prioritet pĂ«r bashkinĂ«â€.

“SĂ« bashku me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, po punojmĂ« pĂ«r tĂ« zgjidhur njĂ«herĂ« e mirĂ« problematikat qĂ« ka shkaktuar prej kohĂ«sh nĂ« zonĂ«, pĂ«r shkak tĂ« ndotjes dhe pĂ«rmbytjeve”, theksoi Vengu. /j.p/

The post Mersini: Pastrimi i kanalit të Naunkës, prioritet i bashkisë së Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu në Forumin Ekonomik: Korridori VIII, jo vetëm rrugë, por edhe aset strategjik për sigurinë e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu e ka cilĂ«suar Korridorin VIII jo thjesht si njĂ« projekt infrastrukturor transporti, por si njĂ« element kyç tĂ« arkitekturĂ«s sĂ« sigurisĂ« nĂ« rajon. GjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij nĂ« Forumin Ekonomik tĂ« TiranĂ«s, detaje tĂ« sĂ« cilĂ«s i ndau pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Vengu theksoi se ShqipĂ«ria po ndjek njĂ« strategji tĂ« qartĂ« investimesh nĂ« infrastrukturĂ« me “pĂ«rdorim


Source

“Ku Ă«shtĂ« ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancĂ«s: A e dini qĂ« ministri juaj nuk shkel nĂ« dy shtete tĂ« NATO-s!

Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë Rama. Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe kanë vjedhur paratë e shqiptarëve. Më tej kreu i PD, drejtuar mazhorancës tha se ministri i tyre , Pirro Vengu, nuk shkel në dy shtete [
]

The post “Ku Ă«shtĂ« ky Pirro Vengu?”/ Berisha-mazhorancĂ«s: A e dini qĂ« ministri juaj nuk shkel nĂ« dy shtete tĂ« NATO-s! appeared first on BoldNews.al.

Vengu: Projektbuxheti 2026 i Mbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do tĂ« paraqesĂ« sot nĂ« Kuvend projektbuxhetin e vitit 2026 pĂ«r sektorin e mbrojtjes, tĂ« cilin e ka cilĂ«suar si “historik, nga pĂ«rmasat dhe nga projektet qĂ« financon”.

Sipas ministrit, buxheti i Mbrojtjes për vitin e ardhshëm arrin në 59 miliardë lekë, duke kapur për herë të parë nivelin 2,12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, më të lartin në 35 vitet e fundit.

Vengu ka theksuar se ky buxhet synon të sigurojë paga dhe pensione më të larta, më shumë zhvillim ekonomik, rritje të investimeve publike dhe forcimin e shtetit shqiptar.

Ai ka bërë të ditur se projekti parashikon investime të mëdha në Forcën Ajrore, Forcën Detare, Forcat Speciale dhe Komandën e re të mbrojtjes kibernetike, si edhe rritje të kapaciteteve operacionale dhe luftarake.

Po ashtu, gjatë vitit 2026 parashikohet rekrutimi i 720 rekrutëve të rinj, duke e kthyer Forcën e Armatosur, siç ka theksuar Vengu, në një destinacion tërheqës për të rinjtë që kërkojnë karrierë akademike dhe profesionale në ushtri.

Buxheti pĂ«rfshin edhe investime tĂ« mĂ«dha nĂ« emergjencat civile, me nisjen e ndĂ«rtimit tĂ« dy qendrave tĂ« reja rajonale nĂ« KrujĂ« dhe Bushat, si edhe me rinovimin e flotĂ«s zjarrfikĂ«se kombĂ«tare me mjete tĂ« prodhuara nĂ« industrinĂ« ushtarake shqiptare “Made in Albania”.

Një tjetër fokus është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes, që pritet të zgjerohet me prodhimin e municioneve, mjeteve të blinduara, mjeteve taktike, uniformave, dronëve dhe sistemeve antidron. Sipas ministrit, kjo industri do të shërbejë si një motor i ri për ekonominë kombëtare.

Ministri Vengu deklaron se miratimi i kĂ«tij projektbuxheti “nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« vendim politik, por njĂ« akt kombĂ«tar qĂ« hap njĂ« kapitull tĂ« ri pĂ«r Forcat e Armatosura dhe pĂ«r sigurinĂ« e vendit”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Vengu: Projektbuxheti 2026 i Mbrojtjes, investime në FA, industri dhe emergjenca civile appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Vengu: Shqipëria është faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirëpriti sot në auditorin e Akademisë së Forcave të Armatosura pjesëmarrësit e kursit të avancuar të ACSC (Advanced Command and Staff Course) të Mbretërisë së Bashkuar, një prej programeve më prestigjioze të edukimit strategjik ushtarak në nivel global. Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për


Source

Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mirĂ«priti sot nĂ« auditorin e AkademisĂ« sĂ« Forcave tĂ« Armatosura pjesĂ«marrĂ«sit e kursit tĂ« avancuar tĂ« ACSC (Advanced Command and Staff Course) tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, njĂ« prej programeve mĂ« prestigjioze tĂ« edukimit strategjik ushtarak nĂ« nivel global.

Programi mbledh mbi 250 kursantë nga 45 vende të botës, duke e bërë atë një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë fjalës së tij, ministri Vengu theksoi se Shqipëria ka fituar një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe ka forcuar në mënyrë të vazhdueshme kontributin e saj në misionet e NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë.

“Edhe pse njĂ« aleat modest pĂ«r nga pĂ«rmasat, ShqipĂ«ria kontribuon me profesionalizĂ«m, seriozitet dhe vullnet tĂ« palĂ«kundur pĂ«r sigurinĂ« kolektive”, u shpreh Vengu, duke nĂ«nvizuar se besimi i partnerĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« Forcat e Armatosura shqiptare Ă«shtĂ« rezultat i punĂ«s dhe pĂ«rkushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm në NATO appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: 113-vjetori i FA, siguria e vendit falë përkushtimit të njerëzve në uniformë

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ NĂ« 113-vjetorin e krijimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ«, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se Forcat e Armatosura janĂ« njĂ« janĂ« njĂ« domosdoshmĂ«ri pĂ«r tĂ« ecur pĂ«rpara.

NĂ« aktivitetin e organizuar me kĂ«tĂ« rast, Vengu theksoi se “16 vite pas anĂ«tarĂ«simit nĂ« NATO, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« e sigurt jo pĂ«r shkak tĂ« madhĂ«sisĂ«, por pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkushtimit tĂ« njerĂ«zve tĂ« saj nĂ« uniformĂ«n”.

“Kjo Ă«shtĂ« edhe arsyeja pse aleatĂ«t na besojnĂ«. Forcat e Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ« nuk janĂ« vetĂ«m njĂ« institucion. JanĂ« njerĂ«zit e uniformĂ«s, familjet e tyre, komunitetet qĂ« ndihmohen nĂ« emergjenca, dhe qytetarĂ«t qĂ« punojnĂ« tĂ« qetĂ«, sepse e dinĂ« qĂ« vendi i tyre Ă«shtĂ« i mbrojtur”, theksoi Vengu.

Vengu tha se janë 113 vite histori, 113 vite shërbim, ndërsa e ardhmja e Forcave të Armatosura ndërtohet çdo ditë me të njëjtin parim si në vitin 1912.

“ShqipĂ«ria duhet tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbrohet pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« zhvillohet”, tha Vengu.

Trashëgimia e 113 viteve shërbim ndaj atdheut mbetet një burim frymëzimi dhe përgjegjësie për misionin e sotëm dhe të ardhshëm të Forcave të Armatosura, të cilat me përkushtimin e tyre ndaj sigurisë kombëtare, mbrojtjes së integritetit territorial dhe shërbimit ndaj qytetarëve, vijojnë të ecin me standarde moderne dhe me vizion të qartë drejt të ardhmes.

/e.i/a.f/r.e/

The post Vengu: 113-vjetori i FA, siguria e vendit falë përkushtimit të njerëzve në uniformë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌