Kreu i KLGj-së vizitë studimore në KiE dhe GjEDNj në Strasburg
TIRANĂ, 24 janar /ATSh/ Kryetari i KĂ«shillit tĂ« LartĂ« GjyqĂ«sor, Ilir Rusi, mori pjesĂ« nĂ« njĂ« vizitĂ« studimore tĂ« organizuar nga KĂ«shilli i EvropĂ«s nĂ« Strasburg (FrancĂ«), nĂ« datat 20-22 janar. QĂ«llimi i kĂ«saj vizite studimore ishte marrja e pĂ«rvojĂ«s lidhur me jurisprudencĂ«n e GjykatĂ«s Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« çështjet mjedisore dhe zbatimin e vendimeve tĂ« GjEDNj-sĂ« qĂ« lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë vizitës, Rusi zhvilloi takime me presidentin e Seksionit të Tretë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili mbulon çështjet për Shqipërinë, Ioannis Ktistakis, me kancelaren e kësaj gjykate, Marialena Tsirli, si dhe me gjyqtarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli.
Gjithashtu, Rusi pati një takim me drejtorin e Divizionit të Programeve për Bashkëpunim të Këshillit të Evropës, Giovanni Battista Celiento.
ĂĂ«shtjet e diskutuara nĂ« kĂ«to takime ishin adresimi i gjetjeve tĂ« GjykatĂ«s Evropiane tĂ« tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut, roli dhe marrja e masave nga KLGj-ja pĂ«r uljen e çështjeve tĂ« prapambetura, si edhe kohĂ«zgjatja e proceseve gjyqĂ«sore nĂ« ShqipĂ«ri.
Gjithashtu, gjatë vizitës, Rusi mori pjesë në një seancë gjyqësore në Dhomën e Madhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Kjo vizitë studimore, ndër të tjera, shërbeu edhe për njohjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë.
/m.q/r.e/
The post Kreu i KLGj-së vizitë studimore në KiE dhe GjEDNj në Strasburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.