Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Situata nisi teksa Kristi dhe Brikena po diskutonin për ndarjen e buxhetit të shtëpisë. Në bisedë ndërhyri Juela, e cila kërkoi makinën llogaritëse për të bërë llogaritjet e saj personale. Kërkesa e saj nuk u pranua nga […]

The post Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria po “shuhet”, ulet ndjeshëm numri i lindjeve, ja qarqet me rënien më të fortë

Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrjes demografike, ku viti 2025 ka konfirmuar këtë fenomen në shkallë vendi. Sipas të dhënave zyrtare, numri total i lindjeve ka zbritur në 21,425 në 2025, duke shënuar një rënie prej 8.1% krahasuar me 2024. Kjo humbje neto prej 1,885 foshnjash brenda një viti […]

The post Shqipëria po “shuhet”, ulet ndjeshëm numri i lindjeve, ja qarqet me rënien më të fortë appeared first on BoldNews.al.

“Na kërcënon”/ Denoncimi: Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK na merr dietat!

Një inspektore e  Task Forcës së ujërave larëse, në varësi të AKUK, ka denoncuar Arnold Pashollarin i cili është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Task Forcës në AKUK , (Agjensia Kombëtare Ujësjellës Kanalizime) të Shqipërisë. Sipas inspektores së AKUK, Pashollari u bën presione të vazhdueshme dhe kërcënime për vendin e punës. Drejtori i AKUK […]

The post “Na kërcënon”/ Denoncimi: Drejtori i Përgjithshëm i Task Forcës në AKUK na merr dietat! appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi për shpifje/ Kalaja: Padi strategjike nga Veliaj, hallin nuk ia zgjidh dot

Aulon Kalaja, ka vijuar përballjen në gjykatë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka paditur për shpifje. Këtë të mërkurë është mbajtur sërish seanca në Gjykatën e Tiranës (Dhoma Penale), ku sipas Kalasë janë shqyrtuar një pjesë e konsiderueshme e provave të paraqitura nga ana e tij dhe palës mbrojtëse. […]

The post Gjyqi për shpifje/ Kalaja: Padi strategjike nga Veliaj, hallin nuk ia zgjidh dot appeared first on BoldNews.al.

Betohen deputetët, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

118 deputetë kanë bërë betimin në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke shënuar nisjen e legjislaturës së dhjetë. Seanca nisi me verifikimin e mandateve të deputetëve të rinj, proces që u miratua me votat e 118 ligjvënësve të pranishëm në sallë. Pas këtij hapi, deputetët vijuan me procedurat e betimit dhe pikat e tjera […]

The post Betohen deputetët, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Afera Durana/ Ndryshimet në Ligjin për Parqet Teknologjike ngrenë shqetësime për evazion fiskal

Në një tryezë të përbashkët konsultimi, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) së bashku me Institutin Shqiptar të Shkencave (AIS) dhe Westminister Foundation for Democracy (WFD) prezantuan të mërkurën paradite disa prej shqetësimeve të shoqërisë civile mbi problematikat kryesore të shtesave dhe ndryshimeve mbi Ligjin 58/2022 për Parqet Teknologjike dhe Shkencore. Sipas ekspertëve që ishin […]

The post Afera Durana/ Ndryshimet në Ligjin për Parqet Teknologjike ngrenë shqetësime për evazion fiskal appeared first on BoldNews.al.

Francë/ Një tjetër foshnjë humb jetën pas konsumimit të formulës

Një foshnjë ka ndërruar jetë në Francë, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse rasti lidhet me konsumimin e qumështit formulë për bebe. Sipas mediave vendase, ky është rasti i tretë i raportuar në një periudhë të shkurtër kohe. Deri tani, shkaku i saktë i vdekjeve nuk është përcaktuar. Hetimi gjyqësor është në vijim për të verifikuar […]

The post Francë/ Një tjetër foshnjë humb jetën pas konsumimit të formulës appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi boshatis Orikumin, qyteti veç me pensionistë: U themi fëmijëve mos u ktheni! S’ka të ardhme këtu

Edhe zonat turistike, të lakmuara nga pushues vendas dhe të huaj gjatë sezonit veror, po ndiejnë gjithnjë e më shumë pasojat e emigrimit të popullsisë. Një prej tyre është Orikumi, ku sot në qytezën bregdetare buzë Jonit jeton kryesisht një pjesë e konsiderueshme e banorëve në moshë pensioni. Në qendrën e njësisë administrative, të rinjtë […]

The post Emigrimi boshatis Orikumin, qyteti veç me pensionistë: U themi fëmijëve mos u ktheni! S’ka të ardhme këtu appeared first on BoldNews.al.

Përmendi Shqipërinë në komunikimet me Epstein, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland-it

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjorn Jagland, pas një kërkese nga autoritetet norvegjeze, të cilat kanë nisur një hetim për dyshime korrupsioni në lidhje me kontaktet e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein. Vendimi vjen pas zbulimeve mediatike të publikuara që nga nëntori i vitit 2025, të cilat […]

The post Përmendi Shqipërinë në komunikimet me Epstein, KiE i heq imunitetin Thorbjorn Jagland-it appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet masive/ Jep dorëheqjen ministrja në Portugali, në Shqipëri nuk lëviz askush

Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, ka dhënë dorëheqjen pas përmbytjeve masive që përfshinë Portugalinë, për të cilën u përball me akuza të forta se nuk kishte mundur të menaxhonte situatën. Sipas mediave të huaja, Amaral ka dhënë dorëheqjen pasi nuk kishte kushte personale dhe politike të nevojshme për të kryer detyrat e […]

The post Përmbytjet masive/ Jep dorëheqjen ministrja në Portugali, në Shqipëri nuk lëviz askush appeared first on BoldNews.al.

Skadon ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri, mbrojtjet e premtuara nga qeveria mbeten pezull

Kur qeveria e Shqipërisë vendosi një ndalim njëvjeçar ndaj TikTok-ut, pas plagosjes fatale me thikë të një djali 14-vjeçar pas një sërë debatesh në rrjetet sociale, ajo premtoi se do ta përdorte këtë kohë për të punuar me platformën për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve. Javën e kaluar, ndalimi skadoi, por nuk ka pasur ndonjë […]

The post Skadon ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri, mbrojtjet e premtuara nga qeveria mbeten pezull appeared first on BoldNews.al.

Motrat Hadid në një email të dosjes Epstein, çfarë zbulojnë materialet e publikuara

Emrat e motrave Gigi dhe Bella Hadid janë përmendur në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, në kuadër të dosjes që lidhet me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Sipas materialeve të bëra publike, përmendja e tyre shfaqet në një email të datës 3 dhjetor 2015. Në këtë komunikim, një person […]

The post Motrat Hadid në një email të dosjes Epstein, çfarë zbulojnë materialet e publikuara appeared first on BoldNews.al.

SHBA tjetër mesazh Shqipërisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin e ligjit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcjellë një tjetër mesazh në drejtim të Shqipërisë sa i takon luftës kundër krimit të organizuar dhe zbatimin e ligjit. Në një njoftim zyrtar, Ambasada bën me dije se zyrtari i DASH, Mark Tervakoski, ka takuar presidentin Bajram Begaj, prokurorë të SPAK dhe zyrtarë të policisë, ndërsa ka theksuar […]

The post SHBA tjetër mesazh Shqipërisë për luftën kundër krimit të organizuar dhe zbatimin e ligjit appeared first on BoldNews.al.

Humbën jetën në Itali si pasojë e gazit, 4 anëtarët e familjes Kola do të prehen në Peqin

Katër anëtarët e familjes Kola, që humbën jetën tragjikisht në Itali si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit (gazit), do të prehen në varrezat e fshatit Gryksh i Madh në Peqin. Sipas informacioneve, ceremonia mortore do të zhvillohet nesër, në orën 13:00, ku familjarë, të afërm dhe bashkëfshatarë do t’u japin lamtumirën e fundit. […]

The post Humbën jetën në Itali si pasojë e gazit, 4 anëtarët e familjes Kola do të prehen në Peqin appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 12 vite burg Astrit Avdyli

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Astrit Balliun, i njohur edhe me mbiemrat Avdyli dhe Sulejmani, duke e dënuar me 12 vite burg Sipas vendimit të trupit gjykues, Avdyli u dënua me 12 vite burg për trafikim narkotikësh në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, 3 […]

The post I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, dënohet me 12 vite burg Astrit Avdyli appeared first on BoldNews.al.

KASH kundër pr/ligjit “për Shërbimin e Jashtëm”, thirrje qeverisë: Tërhiqni nismën! Dëmton karrierën e diplomatit!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar ka kundërshtuar projektligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, i diskutuar disa ditë më parë në Komisionet Parlamentare, i shitur nga mazhoranca si një hap me rëndësi në diplomacinë shqiptare. KASH deklaron se kjo nismë sipas tyre politizon skajshëm dhe dëmton karrierën e diplomatit, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë dhe […]

The post KASH kundër pr/ligjit “për Shërbimin e Jashtëm”, thirrje qeverisë: Tërhiqni nismën! Dëmton karrierën e diplomatit! appeared first on BoldNews.al.

Tensionet në protestë/ Vokshi: Policia na dhunoi! Nga mjetet e tyre piroteknike u përfshiva nga flakët

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka folur mbi tensionet e regjistruara mbëmjen e kaluar në protestën e mbajtur nga PD, para Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ajo e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar nga policia ndaj përfaqësuesve të popullit, ndërsa u shpreh se si pasojë e mjeteve piroteknike të hedhura nga vetë Policia e Shtetit u […]

The post Tensionet në protestë/ Vokshi: Policia na dhunoi! Nga mjetet e tyre piroteknike u përfshiva nga flakët appeared first on BoldNews.al.

Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI-t

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private. Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së […]

The post Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI-t appeared first on BoldNews.al.

Orban kundër planit të BE për Ukrainën: Do të ishte deklaratë lufte ndaj Hungarisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, ka reaguar ashpër ndaj planeve të Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës, duke e cilësuar një veprim të tillë si “deklaratë të hapur lufte kundër Hungarisë”. Reagimi i tij vjen pasi mediat ndërkombëtare raportuan se Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e përshpejtimit të negociatave me Kievin, […]

The post Orban kundër planit të BE për Ukrainën: Do të ishte deklaratë lufte ndaj Hungarisë appeared first on BoldNews.al.

Borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit! Naim Murseli në gjykatë: Ia kam shlyer në mënyra të tjera…

Këtë të mërkurë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Në këtë seancë është përmendur edhe emri i Behgjet Pacollit, për një kontratë borxhi mes Naim Murselit dhe tij. Murseli tha se me Pacollin ka ekzistuar një parakontratë borxhi dhe se ishte shlyer […]

The post Borxh 100 mijë euro Behgjet Pacollit! Naim Murseli në gjykatë: Ia kam shlyer në mënyra të tjera… appeared first on BoldNews.al.

❌