Ergys Agasi gjatë dëshmisë së tij në SPAK. Foto: LSA. Ergys Agasi, i akuzuar se së bashku me Ermal Beqirajn krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin dhe zhvatjen e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), edhe përmes dhunës dhe pengmarrjes, u arrestua mbrëmjen e të mërkurës, më 26 gusht. Agasi, i cili kërkohej nga SPAK që prej dhjetorit të vitit […]The post Dosja AKSHI, arrestohet në Durrës Ergys Agasi appeared first on Reporter.al.
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj. Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën që të ecë përpara me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 të shkurtit të këtij viti, lidhur me statusin e pagave të magjistratëve, duke përcaktuar se ato duheshin rritur dhe kompesuar sipas këtij vendimi detyrues. Në këtë mbledhje plenare nuk morën pjesë anëtarët Violanda Theodhori dhe […]The post KLGJ përcakton pagat e reja të gjyqtarëve sipas vendimit të Kushtetueses appeared first on Reporter.al.
Eugen Papandile, Sekretar i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese pas seancës në KPK. Foto:BIRN Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, i dha të drejtë Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile, duke konstatuar shkelje në vendimmarrjen e institucioneve të vetingut, që caktuan ndaj tij ndalimin për t’u emëruar në disa funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. GJEDNJ e vlerëson masën joproporcionale dhe se […]The post Strasburgu i jep të drejtë Eugen Papandiles, e cilëson joproporcional ndalimin 15-vjeçar appeared first on Reporter.al.
Foto nga Filip BartosNë mes të gushtit, Ksamili është një nga vendet më të mbipopulluara të Shqipërisë. Rrugët e fshatit mbushen me makina me targa të huaja, muzika nga baret vazhdon deri në orët e para të mëngjesit dhe plazhet e vogla përballë ishujve – të rrethuara nga hotele, restorante dhe klube, konkurrojnë për turistët e ardhur nga […]The post Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar appeared first on Reporter.al.
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj. Moszbatimi nga Kuvendi i Shqipërisë i detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 17 shkurt 2026, për miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për të rregulluar pagën e magjistratëve me standardet kushtetuese, ka krijuar një ngërç në kërkesat buxhetore të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. Të premten, […]The post Kuvendi fut në ngërç pagesën e magjistratëve sipas standardeve kushtetuese appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali MokuGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurimit personal “arrest në shtëpi”, të caktuara ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Gentian Gjylit dhe ish-administratorit të KESH-it, Erald Elezit, lidhur me çështjen penale për shkelje të barazisë në procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Ndaj tyre janë caktuar masat […]The post Afera e tunelit të Llogarasë, gjykata zbut masat e sigurimit për ish-zyrtarët e ARRSH-së appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Foto: Vladimir Karaj. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendosi të premten më 21 gusht të miratojë vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj aktivistes politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi […]The post Apeli lë në burg aktivisten turke pavarësisht statusit prej azilanteje politike në Francë appeared first on Reporter.al.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 15 dhjetor të vitit të kaluar të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani, duke vlerësuar se pamundësia financiare e bashkëshortes dhe e prindërve të saj për blerjen e një apartamenti në vitin 2007, para lidhjes së martesës, nuk ishte e mjaftueshme […]The post Argumentet e KPA për konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani appeared first on Reporter.al.
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Foto: LSA. Të rinj dhe aktivistë u mblodhën paraditen e së premtes para godinës së SPAK-ut me flamingo dhe pankarta në duar, në shenjë proteste ndaj ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, e cila ishte thirrur të premten për t’u paraqitur para prokurorëve. Dhjetra punonjës të Policisë së Shtetit ndërhynë duke i larguar aktivistët nga trotuari që […]The post SPAK ngre akuza të reja ndaj Belinda Ballukut appeared first on Reporter.al.
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSAGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të premten më 31 korrik lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj, i cili argumentoi […]The post Gjykata e Posaçme liron Ilir Beqajn nga burgu, e lë në “arrest shtëpie” appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-oficerit të sektorit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili u akuzua nga SPAK se u serviri informacione sekrete të hetimit tek anëtarët e një grupi kriminal, që kishte për detyrë që t’i mbante në vëzhgim. […]The post Ish-oficeri i akuzuar për dekonspirim dënohet me 2.8 vjet burg appeared first on Reporter.al.
Kreu i SPAK, Klodian Braho. Foto: LSA. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho deklaroi të enjten gjatë një takimi me gazetarët, se kishin informacion për vendodhjen e të kërkuarit Ermal Beqiri në Francë prej të paktën dy javësh. I shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 6 muajsh si një nga personazhet kyçe të aferës së AKSHI-t, Beqiri u arrestua dy ditë më […]The post SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Beqirit në Francë appeared first on Reporter.al.
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj. Sipas ILD, Dashi ka munguar në mënyrë të pajustifikuar në punë për shtatë ditë në dhjetor të vitit 2021, si dhe nuk ka njoftuar kryetarin e gjykatës ku punonte për mosparaqitjen e saj. Po ashtu, ILD konstatoi se nga ana e magjistrates nuk është paraqitur kërkesë për heqje dorë nga gjykimi i një çështjeje, kur […]The post ILD kërkon uljen e përkohshme të pagës së një gjyqtareje appeared first on Reporter.al.
Ish-Presidenti Ilir Meta në seancën e parë gjyqësore. Foto: LSA. Monika Kryemadhi paraqiti të mërkurën para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë parashtrimet e saj lidhur me provat dhe dëshmitë që kërkon të administrohen nga gjykata në kuadër të akuzave të ngritura prej SPAK ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, bazuar në mesazhet telefonike dhe email-et e administruara në telefonin e sekuestruar në banesën […]The post Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre appeared first on Reporter.al.
Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të bazuara thuajse të gjithë shkaqet e ankimit të Komisioneres Publike, Irena Nino për pasurinë e prokurorit të Durrësit, Gëzim Çopa dhe e shkarkoi atë me argumentin se nuk arriti nivel të besueshëm në këtë kriter. Çopa u konfirmua në detyrë më 22 shkurt të vitit 2024 […]The post Argumentet e KPA-së për shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të martën më 28 korrik deklarimin fajtorë të gjashtë zyrtarëve të Bashkisë së Divjakës, të akuzuar për shkelje të barazisë në tre procedura tenderimi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Gjykata i dënoi të pandehurit Dorjan Spaho, Roklejd Malko, Sara Xhepa, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini me […]The post Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera appeared first on Reporter.al.
Protestuesit përballë kordonëve të policisë në afërsi të Parlamentit. Foto: LSA. Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordonët e policisë, të vendosur deri në qindra metra larg godinës ku deputetët ishin mbledhur në seancë plenare. Rreth orës 08:30, protestuesit u mblodhën me thirrjet “nuk na përfaqësoni”, “deputetë të krimit”, por qindra punonjës policie, përfshi dhe ata […]The post ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm appeared first on Reporter.al.
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier. Prokuroria e Fierit njoftoi të premten konfiskimin e pasurive me vlerë të llogaritur në 1.8 milionë euro në pronësi të një shtetasi nga Fieri dhe personave të lidhur me të, që dyshohet se kanë si burim krijimi të ardhurat e përfituara nga trafiku dhe shitja e lëndëve narkotike. Hetimi pasuror ka filluar në vitin 2024, […]The post Gjykata e Fierit konfiskon pasuri me vlerë 1.8 milionë euro appeared first on Reporter.al.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në Gjykatën Administrative. Foto: LSA. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të premten më 24 korrik të mos pranojë shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi zhbërjen e dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit të çëshjtes penale të ngritur ndaj tij, Ols Dado. Gjyqtari Hazbi Balliu, deklaroi gjatë shpalljes së […]The post Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Erion veliaj ndaj prokurorit Ols Dado appeared first on Reporter.al.
Një kordon policie duke ndaluar protestuesit që t'i afrohen parlamentit. Foto: LSA. Aktivisti Edison Lika ishte duke dhënë një intervistë live për televizionin Neës 24 pasditen e së enjtes, kur u rrethua nga një grup policësh, të cilët e shoqëruan atë duke e tërhequr zvarrë. “O çuna mereni këtë. Merreni…, hopa…,” u filmua të thoshte një punonjës policie, pavarësisht se Lika, një ndër protestuesit më të zëshëm […]The post Policia shoqëron me forcë aktivistët dhe një gazetare gjatë protestës appeared first on Reporter.al.