Kur dhuna na prek pa qenë aty: Si ndikojnë videot e dhunshme në shëndetin mendor

Edhe pa qenë dëshmitarë të drejtpërdrejtë, njerëzit mund të përjetojnë reagime të forta stresi dhe traume përmes pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale
Shëndeti mendor ndikon në mënyrën se si mendojmë, si ndihemi dhe si funksionojmë në jetën e përditshme. Ai nuk është i ndarë nga jeta reale, por përbën themelin e saj; nuk është luks, por parakusht për një jetë cilësore, theksojnë psikologët. Megjithatë, rrjetet sociale na kanë mundësuar që, në mënyrë të tërthortë, të jemi dëshmitarë të shumë skenave tronditëse dhe të dhunshme që ndodhin në shoqërinë tonë.
Ndikimi psikologjik i videove të dhunshme - ekspozimi dytësor ndaj dhunës
Ky ekspozim dytësor ndaj dhunës nuk mbetet pa pasoja. Studime kërkimore të realizuara pas sulmeve të mëdha apo fatkeqësive natyrore kanë treguar se personat që i kanë parë vazhdimisht pamjet e këtyre ngjarjeve kanë përjetuar nivele të rritura të stresit post-traumatik, thotë James Densley, profesor dhe kryetar i Shkollës për Kriminologji dhe të Drejtë Penale në Metro State University në Mineapolis.
â NĂ« disa raste, ndikimi nĂ« shĂ«ndetin mendor pothuajse barazohet me ndikimin te personat qĂ« kanĂ« pasur lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me ngjarjen, vlerĂ«son profesori Densley, duke shpjeguar se shikimi i videove tĂ« dhunshme mund tĂ« çojĂ« nĂ« traumĂ« dytĂ«sore ose indirekte, veçanĂ«risht sepse rrjetet sociale e pĂ«rforcojnĂ« ndikimin e tyre.
â Mund tĂ« shfaqen ankth, mendime ndĂ«rhyrĂ«se dhe çrregullime tĂ« gjumit. Kjo ndodh kur njĂ« person âthithâ peshĂ«n emocionale dhe psikologjike tĂ« vuajtjes sĂ« dikujt tjetĂ«r pĂ«rmes ekspozimit tĂ« pĂ«rsĂ«ritur. BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« reagim stresi qĂ«, praktikisht, nuk dallon nga ekspozimi i drejtpĂ«rdrejtĂ«, thekson ai, transmeton Telegrafi.
Sistemi nervor aktivizohet nga skenat e dhunës
Empatia është aftësia për të ndjerë dhe kuptuar vuajtjen e të tjerëve, ndërsa reagimi ndaj traumës është një përgjigje biologjike ndaj stresit. Empatia është një vlerë pozitive dhe mund të nxisë angazhim konstruktiv. Por, kur sistemi ynë nervor aktivizohet vazhdimisht nga skenat e dhunës, njerëzit mund të zhvillojnë hipervigjilencë, mpirje emocionale ose sjellje shmangëse, shpjegojnë psikologët.
Sot, rrjetet sociale transmetojnë pamje dhune në mënyrë të vazhdueshme, të paparashikueshme dhe shpesh pa asnjë paralajmërim. Nga këndvështrimi i reagimit ndaj stresit, kjo do të thotë se truri nuk ka kurrë mundësi të tërhiqet plotësisht dhe të qetësohet. Për më tepër, pamjet e sotme janë shumë më intensive dhe realiste sesa, për shembull, pamjet e atentatit ndaj presidentit John F. Kennedy apo të Luftës së Vietnamit.
Në të kaluarën, pamjet dukeshin më të filtruara dhe më të distancuara, jo vetëm për shkak të montazhit redaksional, por edhe për shkak të cilësisë së ulët teknike. Sot, gjithçka transmetohet në definicion të lartë, me zë rrethues, duke e bërë përvojën shumë më reale dhe më tronditëse.
Si reagon truri ndaj skenave të dhunës nga ambienti i afërt?
â Truri i njeriut nuk Ă«shtĂ« krijuar pĂ«r tĂ« shikuar pasivisht skena reale dhune pa pasoja. Sa herĂ« qĂ« shikoni njĂ« video tĂ« tillĂ«, sistemi nervor reagon sikur ngjarja po ju ndodh juve personalisht, e jo dikujt tĂ« largĂ«t. Ădo shikim shtesĂ« e pĂ«rforcon stresin. Prandaj, ndryshe nga ideja se njerĂ«zit âmĂ«sohenâ me dhunĂ«n, ekspozimi i pĂ«rsĂ«ritur e thellon lodhjen emocionale dhe vuajtjen, shpjegon profesori Densley.
I pyetur nëse disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj pasojave psikologjike, ai shton:
â Disa individĂ« janĂ« mĂ« tĂ« prirur ndaj reagimeve traumatike pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rvojave tĂ« tyre tĂ« mĂ«parshme me traumĂ«n. PĂ«r shembull, nĂ«se jeni pjesĂ« e njĂ« grupi pakicĂ« qĂ« ka pĂ«rjetuar dhunĂ« nga policia, pamje tĂ« tilla mund tĂ« veprojnĂ« si nxitĂ«s tĂ« fortĂ« emocionalĂ«. Po ashtu, kur ngjarjet e dhunshme ndodhin nĂ« vende qĂ« njerĂ«zit i njohin, nĂ« qytetin apo lagjen e tyre, rreziku pĂ«r reagime tĂ« forta stresi rritet ndjeshĂ«m. /Telegrafi/


























Michael Jackson











