Shtrenjtimi i rrymës paralajmërohet sërish, por qytetarët në lagjen Fidanishte në Pejë kanë katër ditë pa energji elektrike

Ndonëse energjia elektrike është shtrenjtuar disa herë brenda një periudhe të shkurtër kohore, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përballen me mungesa të vazhdueshme të furnizimit me rrymë.
Që nga viti 2021, në Kosovë energjia elektrike është shtrenjtuar të paktën tri herë. Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në proces të shqyrtimit të kërkesave të operatorëve energjetikë për një shtrenjtim tjetër të rrymës.
Operatorët energjetikë kanë kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet për së paku edhe 21 për qind, ende pa kaluar një vit nga shtrenjtimi prej 16.1 për qind i miratuar në prill të vitit 2025.
Edhe pse ende nuk dihet epilogu i këtij procesi, paralajmërimet për një rritje të re të çmimit të rrymës kanë nxitur shqetësim dhe frikë te qytetarët, të cilët thonë se tashmë po përballen me fatura të papërballueshme, ndërkohë që mungesat e energjisë elektrike vazhdojnë.
Në lagjen Fidanishte të Pejës, mungesa e energjisë elektrike ka hyrë në ditën e katërt. Një qytetare ka bërë të ditur se kjo situatë po ua vështirëson ndjeshëm funksionimin e përditshëm banorëve të kësaj zone.
âNe, banorĂ«t e lagjes Fidanishte nĂ« PejĂ«, kemi katĂ«r ditĂ« qĂ« jemi pa energji elektrike dhe kjo po na e vĂ«shtirĂ«son shumĂ« funksionimin ditor nĂ« shtĂ«pitĂ« tonaâ, ka deklaruar qytetarja.
Ajo ka shtuar se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për zgjidhjen e situatës, ndërsa gjendja është përkeqësuar edhe më tej.
âNuk Ă«shtĂ« ndĂ«rmarrĂ« asnjĂ« veprim lidhur me kĂ«tĂ« situatĂ« dhe, sikur tĂ« mos mjaftonte kjo, qĂ« nga dita e djeshme jemi edhe pa furnizim me ujĂ«â, shtoi ajo.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë edhe me KRU Hidrodrini për të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me këtë problem, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje. /Telegrafi/
















Presidentja Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe 









Foto: YouTube











