Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në prag të festës së Vitit të Ri kapacitetet hotelierike në Ohër e Strugë pothuajse janë mbushur



Mysafirët e parë, të cilët do ta presin Vitin e Ri në Strugë dhe Ohër, kanë filluar të mbërrijnë. Më të shumtë do të jenë mysafirët nga vendet fqinje. Hotelet dhe akomodimet private do të jenë të mbushura nga 80 deri në 100%. Çmimet lëvizin nga 280 euro e lart, në varësi të ofertës. Në disa nga kapacitetet hotelierike do të ketë edhe pritje të organizuar të natës së ndërrimit të motmoteve.

“Në Ohër, por edhe në të gjithë vendin, do të jenë të pranishëm turistët nga vendet fqinje. Këtu janë mysafirët tradicional nga Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Greqia, pra nga vendet fqinje, e ndoshta edhe nga Kroacia. Parashikimet janë që kapacitetet të jenë të zëna rreth 80%”, deklaroi Klement Naumoski – Punonjës turistik.

Por disa prej hotelierëve thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, sepse pjesa më e madhe e mysafirëve do të qëndrojnë vetëm dy deri në tre ditë. Në Strugë kanë ardhur edhe një numër i madh i mërgimtarëve nga jashtë. Hotelierët e Strugës shpresojnë se që nga viti i ardhshëm, me një organizim të mirë, Struga do të jetë më tërheqëse për vizitorët.

Këtë Vit të Ri, turistët do të paguajnë rreth 20% më shtrenjtë për prenotimet, ndërsa çmimet në restorante dhe kafene, sidomos në Ohër, janë të ngjashme me ato të metropoleve evropiane. Në Ohër, më 31 dhjetor do të ketë pritje të organizuar në sheshin e qytetit, ndërsa festë në ambient të hapur do të ketë edhe më 1 janar.

Në Strugë edhe këtë Vit të Ri nuk do të ketë festë në ambient të hapur, por më 1 janar, në të ashtuquajturën “plazha e meshkujve”, do të organizohet drekë mjellmash, ku do të shërbehen specialitete tradicionale për mysafirët. Të parët që nisën festën ishin zhytësit e Qendrës së Zhytjes ‘Amfora’ nga Ohri, të cilët vendosën pemën e Vitit të Ri nën ujë në Liqenin e Ohrit. Këtë aksion festiv ata ia kushtuan fëmijëve me sëmundje të rralla. /Alsat/

Atdhe Nuhiu pritet t'i bashkohet kampionëve të Austrisë si ndihmës trajner



Fabio Ingolitsch është emëruar trajner i kampionit në fuqi të Austrisë, Sturm Graz.

Sipas mediave austriake, Ingolitsch pritet të marrë me vete edhe ndihmëstrajnerin e tij nga Altachu, Atdhe Nuhiun.

Ingolitsch do të fillojë zyrtarisht punën te Graz të premten dhe debutimi i tij si trajner i klubit do të jetë më 22 janar, në ndeshjen e fazës së Ligës së Evropës kundër Feyenoordit.

36-vjeçari Nuhiu ka filluar karrierën si ndihmëstrajner te Altachu në vitin 2024 dhe aktualisht është gjithashtu ndihmës i selektorit të Kosovës, Franco Foda.

Si lojtar, Nuhiu ka përfaqësuar Kosovën në 19 ndeshje, nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Për Nuhiun do të ishte një hap para në karrierë duke punuar si ndihmës te një klub i madh në Austri. /Telegrafi/

Dita e Veteranit, Kurti: Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të UÇK-së



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Ditën e Veteranit ka thënë se veteranët me veprën dhe luftën e tyre kanë bërë historinë e çlirimit të Kosovës.

Kurti në një postim në Facebook ka uruar luftëtarët e lirisë për Ditën e Veteranit, ndërkaq ka kujtuar rezistencën e familjes Jashari.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Urime Dita e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë, atyre që me armë në duar dhe me guxim në shpirt, vullnetin për çlirimin e Kosovës e jetësuan në realitet historik.

Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zuri vend në ditën e parafundit të vitit kalendarik, sepse në një ditë si kjo, më 30 dhjetor 1991, forcat policore serbe e kryen aksionin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Kishin kaluar vetëm tre javë prej kur Adem Jashari dhe gjysma e grupit të dytë të vullnetarëve që ishin stërvitur në Shqipëri, ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Të dekonspiruar ndërkohë, policia shkoi ta arrestonte komandantin e togut të dytë të atij grupi vullnetarësh, Adem Jasharin, atë kohë 36 vjeçar.

Por policia nuk e kishte parashikuar që do të haste në rezistencë të armatosur nga tre bijtë e Shaban Jasharit, Rifati, Hamza dhe Ademi, të cilëve iu bashkuan në luftime kushërinjë e bashkëfshatarë, si dhe miq, shokë e luftëtarë të tjerë të organizuar bashkë me ta. Gjatë ditës së hënë të 30 dhjetorit 1991, Prekazi u shndërrua në arenë të përballjeve të shumëfishta dhe presioneve mes policisë serbe dhe mbi 200 personave nga Prekazi e fshatrat përreth që u mobilizuan ta ndihmonin familjen Jashari. Dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 50 persona u ndaluan gjithë ditën kurse 27 prej tyre u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari.

Rifati, Hamza dhe Ademi arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e nxjerrë jashtë tij edhe projektin e kahmotshëm kombëtar për çlirimin e Kosovës. Shpirti lëvizës i familjes Jashari, baci Rifat, arriti të kthehej në Gjermani, kurse Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet duke jetuar mes aksionesh e organizimesh luftarake gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Familja Jashari do të vihej sërish para një sprove të këtillë mëngjesin e 22 janarit 1998, kur u sulmua sërish nga policia serbe dhe kur rezistoi sërish me luftë të armatosur. Kjo ngjau vetëm gjashtë javë para aktit final të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur pas një rezistence të paepur bashkë me dhjetëra të tjerë, Ademi dhe Hamza ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës.

Veteranët e luftës çlirimtare, janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës. Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës, rrugë kjo në të cilën udhëtojnë të gjithë ata që angazhohen për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe faktorizimin e kombit tonë. /Telegrafi/


Wenger bllokoi ëndrrën e sulmuesit për transferimin e tij te Arsenali për shkak të kërkesave për pagë të lartë



Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Wilfried Bony, ka zbuluar se Arsene Wenger e refuzoi mundësinë për ta transferuar te Arsenali në vitin 2015, sepse kërkesat e tij për pagë ishin “shumë të larta”.

Duke folur për Ladbrokes, Bony zbuloi situatën e tij të transferimit nga Swansea te Manchester City, edhe pse ëndërronte Arsenalin.

“City bëri ofertën e tyre në minutën e fundit - doja të bashkohesha me Arsenalin. Por në atë kohë, paratë që City vuri në tavolinë ishin diçka që askush nuk mund ta krahasonte, veçanërisht për sa i përket pagës. Kur Arsene Wenger dëgjoi për pagën, ai tha: 'Kjo është shumë e madhe për ne!'”, zbuloi Bony.

Në vend të kësaj, lojtari nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Manchester Cityt për 25 milionë funte, duke e bërë atë lojtarin afrikan më të shtrenjtë në atë kohë.

Bony fitonte rreth 100,000 funte në javë te City, por pati vështirësi të afirmohej, duke shënuar 11 gola në 46 paraqitje përpara se lëndimet dhe konkurrenca nga Sergio Aguero të kufizonin ndikimin e tij.

Te Swansea, ai kishte qenë një nga sulmuesit më të rrezikshëm të Ligës Premier, duke shënuar 39 gola në 96 paraqitje në të gjitha garat.

Bony u tërhoq nga futbolli në vitin 2023 pas periudhave të mëvonshme në Katar, Arabinë Saudite, Holandë dhe Bolivi. /Telegrafi/

Spitali i Prizrenit konfirmon: Tre fëmijët e shpëtuar nga zjarri janë në gjendje stabile



Një tragjedi ka ndodhur sot në Prizren, ku një shtëpi u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije njëvjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur fëmija dyshohet se humbi jetën si pasojë e thithjes së tymit. Mjeku i emergjencës konstatoi vdekjen e tij.

Nga i njëjti incident, tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, janë dërguar gjithashtu në repartin e pediatrisë si pasojë e intoksikimit nga tymi.

Sipas spitalit, gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në mënyrë të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

“Sot, rreth orës 10:25, me autoambulancën e Urgjencës së qytetit, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm ‘Prim. Dr. Daut Mustafa’ është sjellë një fëmijë pa shenja jete, nga një shtëpi që ishte kapluar nga flaka. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024.

Nga i njëjti rast, në repartin e pediatrisë janë sjellë edhe tre fëmijë të tjerë, me moshë 4, 6 dhe 10 vjeç, si pasojë e intoksikimit nga tymi. Gjendja e tyre është stabile dhe ata po trajtohen në repartin e pediatrisë”, thuhet në përgjigjen e spitalit për Telegrafin.

Spitali apelon për kujdes dhe ndihmë ndaj familjeve që mund të përballen me pasoja nga zjarret dhe ngjarjet e ngjashme.

Ndryshe policia ka njoftuar se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore. /Telegrafi/

Pezullimi i Ballukut, Rama: Kërkesë skandaloze e pandodhur në historinë e botës



Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit ka folur edhe lidhur me kërkesën e pezullimit të ministres, Belinda Balluku. Rama shprehet se kërkesa është skandaloze dhe se nuk ka ndodhur kurrë një rast i tillë në botë ku kërkohet pezullimi i një ministreje.

Ai shtoi se morën një vendim institucional duke e dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, raporton euronews.al.

“16 mijë faqe janë një vandak me dokumente zyrtare. S’ka nevoje të shohësh. USB-ja e sjellë nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputeti i PS, as ministrja, as avokati. Mos të krijojmë asnjë shteg se këto i kanë nxjerrë ato.

Nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, kemi të bëjmë me një qëndrim të duhur sepse rasti vjen ne Parlament. Përpara se të vinte në Parlament erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botës. E kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka.

Nuk ka ndodhur në asnjë vend të votës që të mblidhen bashkë një prokurori dhe një gjykatës që të pezullohet një ministër se duam ne. Ne mbajtëm një vendim institucional, shkuam në Gjykatën Kushtetuese dhe në Parlament do të bënim një qëndrim.

Shqipëria ka shumë gjera të tjera që ndodhin dhe bëhen, ndërkohë po ju them disa gjera që nuk i gjen në asnjë nga tenxhere mediatike dhe politike që njerëzit nuk i dëgjojnë. Po u them se Shqipëria është vendi me skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit te Evropës.

E thonë shifrat të cilat kanë alarmuar Komisionin për parandalimin e torturës në Këshillin e Evropës, dhe flasim për drejtësinë tonë. Jemi në fund të listës me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq”, tha ai.

Shkurta Haxhiut nuk i hiqet ‘mllefi’ me Elijonën: E preferuara e publikut është false



Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhia, ka folur për realitetin brenda këtij formati.

E ftuar në “Ora Shtatë”, ajo hodhi akuza ndaj Elijonës, duke e quajtur njeri false.

“E preferuara e publikut po ec me badigarda, ka avokatë si jashtë ashtu edhe brenda.

Foto: YouTube

Njëra prej tyre, Leonora”, u shpreh mes tjerash ajo.

E njëjta u eliminua nga ky format të premten, pas një zarfi të zi që erdhi në BBVK.

Ajo ishte në nominim bashkë me Alba Pollozhanin, Benita Zenën, Dolcen dhe Labinot Rexhën.

Pas daljes, ish-konkurrentja pati pakënaqësi të mëdha ndaj produksionit dhe opinionisteve.

- YouTube www.youtube.com

U shpreh se i është bërë një padrejtësi e madhe dhe se nuk e meritoi të dilte. /Telegrafi/

Shkëlqeu në fitoren e Comos, Vojvoda në formacionin e javës në Serie A



Është mbyllur xhiro e 17-të në elitën e futbollit italian Serie A, me Mërgim Vojvodën që ka shkëlqyer me skuadrën e tij.

Como ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 në udhëtim te Lecce, derisa ylli kosovar ishte protagonist absolut.

Vojvoda bëri dy asistime në këtë sfidë duke qenë ndër futbollistët më të vlerësuar të Comos.

Reprezentuesi kosovar është futur në formacionin e javës nga SofaScore, duke u vlerësuar me notën 7,8.

Përveç Vojvodës, në formacionin e javës janë edhe portieri Caprile (Cagliari), mbrojtësit Kalulu (Juventus), Ziolkowski (Roma) dhe Valenti (Parma.

Në mesfushë janë Moro (Bologna), Nico Paz (Como), Kenan Yildiz (Juventus) dhe Christopher Nkunku (Milan. Derisa në sulm është dyshja Douvikas (Como) dhe Rasmus Hojlund (Napoli). /Telegrafi/


Aktakuzë për krime lufte ndaj S.A, dyshohet për vrasjen e 13 civilëve në komunën e Gjilanit



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.A. për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

I pandehuri S.A., akuzohet se gjatë periudhës 1998-1999, në fshatin Llashticë, komuna e Gjilanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Sipas aktakuzës, më 30.04.1999, rreth orës 13:00, S.A, ka marrë pjesë në vrasjen e 13 civilëve dhe në plagosjen e katër personave të tjerë.

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri e ka ekzekutuar viktimën H.H duke e qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas e ka urdhëruar një person tjetër që të shtinte me armë zjarri në drejtim të civilëve të tjerë, duke i ekzekutuar ata një nga një”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse i pandehuri S.A është i paarritshëm për organet e drejtësisë. /Telegrafi/

Interi i hapur për të shitur mbrojtësin e tyre pas interesimit të Barcelonës



Klubi italian, Interi thuhet se është i hapur për të liruar njërin nga objektivat e Barcelonës, për t’u transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Interi është i hapur për të shitur Stefan de Vrij në afatin kalimtar të janarit nëse nënshkruan me një qendërmbrojtës të ri.

Kontrata e mbrojtësit holandez skadon në fund të sezonit dhe ai ka rënë në renditjen e zgjedhjeve nën drejtimin e Cristian Chivus.

33-vjeçari është shfaqur si një objektiv afatshkurtër për Barcelonën për të forcuar mbrojtjen e tyre në afatin kalimtar dimëror.

Interi ka identifikuar Mario Gila të Lazios dhe Tarik Muharemovic të Sassuolos si objektiva të mundshëm mbrojtës, gjë që mund t’i hapë derën largimit të De Vrij.

Reprezentuesi i Holandës po kërkon minutazh të rregullt ndeshjesh për të siguruar një vend në skuadrën e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

Lumbardh Salihu flet pas zgjedhjeve: Rezultati nuk është i kënaqshëm, por unë nuk do të ndalem



Me numërimin e rreth 30 për qind të kutive të votimit, kanë dalë në dritë shifrat e para për kandidatin e LDK-së, Lumbardh Salihu.

Deri në këtë fazë të procesit, Salihu ka grumbulluar rreth 1200 vota.

Ky rezultat tregon një ecuri sfiduese për ish-fituesin e Big Brother, i cili po garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas publikimit të rezultateve të para, Salihu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

“Qytetarë të dashur, faleminderit për përkrahje. E kuptoj që rezultati nuk është i kënaqshëm, por unë nuk do të ndalem".

"Do të vazhdoj të kontribuoj me zemër për vendin tim dhe atë vetëm përmes LDK-së. Respekt”, ka shkruar ai.

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të sjellin një pasqyrë më të qartë për garën elektorale. /Telegrafi/

'Tension i lartë' në oborrin e BBVK: Benita dhe Klodi me vallëzim sensual ndërsa banorët e tjerë flenë



Një skenë e zjarrtë ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut të Big Brother VIP Kosova mbrëmë vonë.

Benita dhe Klodi janë parë jashtë në oborr, duke zhvilluar momente shumë të afërta që dukeshin si një skenë filmi.

Dyshja filluan të vallëzojnë në mënyrë sensuale, me njëri-tjetrin afër dhe Klodi që vendoste fytyrën në qafën e Benitës, duke ecur nga një lojë e lehtë në një tension të dukshëm mes tyre.

BBVK/Instagram

Atmosfera u mbush me një ngarkesë emocionale që dukej se kalonte përtej një loje të thjeshtë.

Banorët e tjerë dukeshin të tërhequr nga aktivitetet e tyre, disa duke qëndruar brenda ose duke fjetur, ndërsa vetëm Benita dhe Klodi eksploronin afërsinë e tyre në oborr, duke lënë pas çdo rezistencë dhe duke tërhequr sytë e të gjithëve që i ndoqën momentet e tyre të zjarrta.

Publiku tashmë ka nisur të komentojë për këtë afërsi, duke e quajtur momentin si “më provokuesin e deritanishëm të BBVK. /Telegrafi/

Policia ka ndaluar personin i cili goditi me veturë një fëmijë në Shkup



Dje, oficerët e policisë nga SPB Shkup kanë ndaluar 65-vjeçarin S.I. për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 300 të Kodit Penal.
"Dje në orën 14:50, SPB Shkup mori një njoftim se në kryqëzimin e rrugëve "Xhon Kenedi", "Maksut Sadik" dhe "Brigada Maqedonase", një automjet pasagjerësh "Golf" me targa të Shkupit kishte goditur një fëmijë këmbësor.

Menjëherë pas njoftimit, oficerët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe konstatuan se personi që drejtonte mjetin e kishte braktisur automjetin dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas marrjes së masave operative dhe taktike, personi u gjet aty pranë dhe u mor në paraburgim.

Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, fëmija i lënduar u transportua me ambulancë në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" për trajtim, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda trupore dhe u mbajt në kujdes intensiv.

Pas dokumentimit të rastit, kundër personit do të ngrihet një kallëzim përkatës", thonë nga SPB-Shkup./Telegrafi/

“Kemi raketa Javelin dhe tre anije patrulluese”, Rama: Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë konferencës vjetore me gazetarë foli edhe për ushtrinë dhe sistemin mbrojtës.

Ai u shpreh se Shqipëria ka raketa Javelin dhe tre anije patrulluese, raporton Top Channel.

Ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria ka sot ushtrinë më të mirë-paguar në rajon.

“Kemi ushtrinë më të mirë paguar në rajon, përfshi edhe Serbinë. Ambicia jonë është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s sa i përket anës financiare. Ky vit na gjen me një sistem raketor Javelin, na gjen me tre anije patrulluese që I kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë falë bashkëpunimit me Francën. Ajo që mbetet ambicia kryesore është Shqipëria një vend prodhues i industrisë ushtarake.

Do prodhojmë dronët luftarakë dhe sistemet antidron. Në 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të bërë kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, u shpreh kryeministri Rama.

Kina ka qëlluar me raketa në ujërat pranë Tajvanit në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake



Kina ka qëlluar me raketa në ujërat pranë Tajvanit në ditën e dytë të ushtrimeve të luftës në shkallë të gjerë rreth ishullit që synojnë të provojnë një bllokadë.

Ushtria e vendit vendosi anije të reja sulmi amfibe së bashku me aeroplanë bombardues dhe anije luftarake në atë që Pekini e quajti një "paralajmërim të ashpër" kundër forcave separatiste dhe "ndërhyrës të jashtëm".

Kina ka këmbëngulur prej kohësh që Tajvani - i cili është qeverisur veçmas nga Kina që nga viti 1949 pas luftës civile që solli Partinë Komuniste në pushtet - është pjesë e territorit të saj sovran dhe ka shprehur zemërim ndaj shitjeve të armëve amerikane në ishullin e vetëqeverisur.

Ushtria e saj po kryen 10 orë stërvitje me qitje të vërteta në pesë vende përreth Tajvanit.

Njësitë e forcave detare dhe ajrore gjithashtu simuluan sulme ndaj objektivave detare dhe ajrore, si dhe operacione anti-nëndetëse në veri dhe jug të ishullit, tha ushtria kineze.

Stërvitjet, të quajtura "Misioni i Drejtësisë 2025", janë më të mëdhatë sipas zonës dhe më të afërtat deri më tani me Tajvanin.

Stërvitjet, të cilat përfshinin përdorimin e shkatërruesve, fregatave, luftëtarëve dhe bombarduesve, filluan 11 ditë pasi SHBA-të njoftuan një paketë rekord armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së Tajvanit tha se Pekini duket se po përdor lojërat e luftës për të praktikuar goditjen e objektivave tokësorë, siç është sistemi raketor HIMARS i prodhuar në SHBA - një sistem artilerie shumë i lëvizshëm me një rreze veprimi prej rreth 300 km (186 milje) që mund të godasë objektivat bregdetare në Kinën jugore.

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, theksoi në një postim në Facebook se trupat e vijës së frontit ishin të përgatitura për të mbrojtur ishullin, por se Taipei nuk kërkoi të përshkallëzonte situatën. /Telegrafi/

Mesfushori më i mirë në botë: Iniesta dhe Modric janë idhujt e mi



Vitinha është një lojtar kyç për Paris Saint-Germain dhe ekipin kombëtar të Portugalisë. Ai fitoi kampionatin dhe kupën franceze me klubin këtë vit, si dhe Ligën e Kampionëve.

Mesfushori brilant kontribuoi aq shumë në këto suksese saqë u rendit i treti në votimet për Topin e Artë dhe konsiderohet mesfushori më i mirë në botë.

Vitinha e zgjati kontratën me PSG-në në fillim të vitit, por dihet që Real Madridi është dëshira e tij më e madhe, sepse portugezi konsiderohet pasardhësi i Luka Modric.

Në një intervistë me gazetën Marca, Vitinha i zgjodhi fjalët më të mira për legjendën kroate.

“Ai që më frymëzon më shumë është Andres Iniesta. Sigurisht, së bashku me të është edhe Luka Modric. Ata kanë qenë gjithmonë modelet e mi më të mëdhenj", u përgjigj Vitinha kur u pyet se cilët mesfushorë i studionte për të përmirësuar lojën e tij.

Ndjenjat janë të ndërsjella për sa i përket Modric, pasi Vitinha është i preferuari i tij i madh.

PSG e bleu Vitinha nga Porto tre vjet më parë për një tarifë prej 41.5 milionë eurosh. Pasi luajti 176 ndeshje për PSG-në, shënoi 24 gola dhe dha 22 asistime, Transfermarkt e vlerëson atë me 110 milionë euro.

Mediat spanjolle kanë raportuar prej kohësh se Vitinha është një objektiv për Real Madridin dhe se Modric e rekomandoi atë si pasardhësin e tij kur u largua nga klubi. /Telegrafi/

ZRRE ul tarifat e ngrohjes për Prishtinën dhe Gjakovën



Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku mori vendim për të ulur tarifat për ngrohje për Prishtinë dhe Gjakovë.

Kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu ka bërë të ditur për Telegrafin se është ulur për rreth 4 për qind tarifa për ata që ngrohen nga Termokosi në Prishtinë dhe rreth 5% tarifa e ngrohjes në Gjakovë.

“Po e mbajtëm mbledhjen dhe morëm vendim për zbritje të tarifave. 5% ke për Gjakovën dhe 4% për Termokosin vetëm për konsumatorët me matje”, tha Fjezullahu.

Për sezonin e ngrohjes për vitin 2026, tarifat e miratuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji për konsumatorët shtëpiakë pa matje është 76 cent/m² për muaj ndërsa tarifa për konsumatorët komercial/institucional: 95 cent/m² për muaj.

Çmimi i deritanishëm për ngrohjen me matje ishte 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë.

Termokos ka rreth 25.000 konsumatorë në kryeqytetin me 227.154 banorë. Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill./Telegrafi/

"Eja të ndezim", ngacmime e ironi mes Fjolla Morinës e Benita Zenës



Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.

Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”.

Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të lehtë mes tyre.

Benita ndërkaq mori një mesazh nga e ëma se është mirë dhe ta vazhdoj lojën brenda.

E për këtë, këngëtarja theksoi se do ta ndërroj lojën e do të bëhet komplet tjetër.

E ëma i kërkoi gjithashtu distancimin nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

❌