❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me rëndësi institucionale e financiare.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka vendosur themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i cili pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet zyrtare që do të shënojnë këtë përvjetor të rëndësishëm shtetëror.

Po ashtu, Qeveria ka autorizuar pagesën në vlerë prej 154 mijë eurosh për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në BERZH.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qeveria në detyrë ndan 154 mijë euro për rritjen e kuotës së kapitalit në BERZH appeared first on Sinjali.

Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës, reagon Rama: Askush mbi ligjin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të dyshuar për marrje ryshfeti.

Rama ka riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës, duke theksuar se Komuna do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Komuna e PrishtinĂ«s mbetet e hapur pĂ«r çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, nĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi dhe me respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r institucionet e drejtĂ«sisĂ«,” thuhet nĂ« reagimin e tij.

Ai ka theksuar se standardet e një shteti demokratik dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës, reagon Rama: Askush mbi ligjin appeared first on Sinjali.

Si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, Prokuroria me detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me komunikatë rreth arrestimit të tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.

Arrestimi i tyre u bĂ« gjatĂ« njĂ« aksioni nĂ«n dyshimin e veprĂ«s penale ‘’KeqpĂ«rdorimi i pozitĂ«s apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 tĂ« KPRK-sĂ«, dhe veprĂ«n penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ nĂ« bazĂ« tĂ« nenit 421 tĂ« Kodit Penal tĂ« Republikes sĂ« KosovĂ«s.

GjatĂ« zbatimit tĂ« masave tĂ« veçanta hetimore, janĂ« shoqĂ«ruar tre persona, ndĂ«r tĂ« cilĂ«t zyrtari i komunĂ«s, A.G., Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« flagrancĂ« pĂ«r veprĂ«n penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 tĂ« KPRK-sĂ«, me qĂ«llim qe tĂ« ndihmojĂ« tĂ« dĂ«mtuarin tĂ« realizojĂ« njĂ« pagesĂ« pĂ«r punĂ«t tĂ« cilat i kishte kryer sipas kontratĂ«s me komunĂ«n.

“Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ« inkurajon tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t tĂ« raportojnĂ« pĂ«r tĂ« gjitha veprat penale tĂ« natyrĂ«s sĂ« korrupsionit”, thuhet nĂ« njoftim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Si u arrestuan tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës, Prokuroria me detaje appeared first on Sinjali.

I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Kocit

Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci (i lindur më 1957), i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë, gjatë luftës në Kosovë.

Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur.

Pas rreth 27 vitesh ankthi dhe pasigurie, mbetjet mortore tĂ« tij janĂ« identifikuar dhe do t’i dorĂ«zohen familjes tĂ« premten, mĂ« 30 janar 2026.

Familja Koci është një nga familjet që ka pësuar humbje të rënda gjatë luftës në Kosovë.

Përveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhënë edhe dy martirë të tjerë: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, të cilët u vranë brutalisht më 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.

Homazhet për viktimën e luftës Rasim Mehmet Koci do të mbahen më 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri në 13:00, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 13:30, në Varrezat e Dëshmorëve në Qabrat, ka njoftuar familja.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Kocit appeared first on Sinjali.

"Maniak që shikon çdo femër", Ina kritikohet në rrjet për deklaratën ndaj Stenaldos



Ina Aderi ka eskaluar ndaj Stenaldo Mëhillit duke e akuzuar për disa veprime brenda shtëpisë së Big Brother.

Ajo i thotë se po shikon çdo femër që ndodhet brenda këtij formati, duke e quajtur edhe maniak.

"Kush është palaç o Stenaldo,o maniak që sheh çdo femër që vjen. Ti je maniak që shikon çdo femër, i ndyrë", iu drejtua Ina.

Foto: Instagram

Këngëtari gjithashtu i hodhi akuza për lidhjen e krijuar me Keijsin në këtë reality shou.

Ajo mori kritika të shumta në rrjet për faktin se Stenaldo është i verbër.

Foto: Instagram

Ndërkaq fjalor të papërshtatshëm në lidhje me artistin ka përdorur edhe Keijsi.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga ana e produksionit. /Telegrafi/

Interi është gati të refuzojë oferta prej 80 milionë eurosh nga Liga Premier për Espositon



Interesi i Ligës Premier për Francesco Pio Esposito po rritet me shpejtësi, por Interi nuk ka ndërmend ta lërë sulmuesin e tyre të ri të largohet me asnjë çmim.

Sipas ekspertit të transferimeve Alfredo Pedulla, klubet në Angli tashmë po përgatisin oferta të mëdha, me shifra deri në 80 milionë euro që përmenden në qarqet e vëzhguesve. Megjithatë, Nerazzurrët e shohin sulmuesin si një pjesë kyçe të projektit të tyre afatgjatë dhe pritet që ta refuzojnë çdo qasje të tillë.

Zhvillimi i Espositos nuk ka kaluar pa u vënë re jashtë vendit. Edhe gjatë huazimit të tij te Spezia sezonin e kaluar, vëzhguesit e rregullt të Ligës Premier ishin vëzhgues, duke ndjekur praninë e tij fizike, lëvizjen dhe pjekurinë përtej moshës së tij.

Kjo vëmendje vetëm është se intensifikuar këtë sezon ndërsa ai vazhdon të rritet brenda sistemit të Interit.

Nga perspektiva e klubit, kjo është më pak një mundësi transferimi dhe më shumë një sinjal se sa lart vlerësohet produkti i akademisë së tyre në të gjithë Evropën.

Në vend që të përfitojnë, Interi ka më shumë gjasa të lëvizë në drejtimin e kundërt, duke siguruar të ardhmen e tij me një zgjatje kontrate të projektuar për të larguar interesin dhe për të përforcuar statusin e tij në hierarkinë e skuadrës.

Mesazhi nga Milano është i qartë: Esposito nuk është në treg. Dhe nëse Anglia vërtet vjen me oferta të mëdha, pritet që ata të përballen me një refuzim të prerë dhe të menjëhershëm. /Telegrafi/

Gjermania ofron një milion euro shpërblim për informacion mbi sulmin në rrjetin elektrik të Berlinit



Gjermania po ofron një shpërblim prej një milion eurosh për informacion që çon në arrestimin e militantëve të dyshuar të ekstremit të majtë, sulmi zjarrvënës i të cilëve shkaktoi një ndërprerje masive të energjisë në Berlin në fillim të këtij muaji, tha të martën ministri i Brendshëm.

Rreth 45,000 shtëpi dhe 2,200 biznese mbetën pa energji elektrike për gati një javë në mes të dimrit në jugperëndim të kryeqytetit gjerman. Ishte ndërprerja më e gjatë në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Policia gjermane po kërkon anëtarë të "Vulkangruppe" (Grupi i Vullkaneve) të ekstremit të majtë, i cili mori përgjegjësinë për ndërprerjen në disa deklarata online. Grupi tha se qëllimi ishte të godiste industrinë e karburanteve fosile, jo të shkaktonte ndërprerje të energjisë.

Duke njoftuar shpërblimin, Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt u zotua të "kundërpërgjigjej".

"Agjencitë tona të sigurisë do të përforcohen ndjeshëm në luftën kundër ekstremizmit të krahut të majtë. Mendoj se është e përshtatshme të nënvizohet serioziteti i situatës me një shpërblim të kësaj madhësie", tha ai.

Dobrindt tha se policia do të nisë një fushatë publicitare për të mbledhur informacione dhe për të reklamuar shpërblimin, duke përfshirë fletëpalosje dhe postera në sistemin e metrosë së Berlinit.

Grupi i vetëshpallur i Vullkanit ka qenë aktiv që nga viti 2011 dhe ka kryer sulme zjarrvënëse në dhe përreth Berlinit, sipas agjencisë së inteligjencës së brendshme të Gjermanisë.

Grupi mori përgjegjësinë për një sulm zjarrvënës në vitin 2024 që ndaloi prodhimin në fabrikën e makinave të Teslës në Berlin.

Ndërprerja e shkaktuar nga një zjarr që synonte një sërë kabllosh me tension të lartë, zbuloi qartë boshllëqe në sigurinë e infrastrukturës kritike në kryeqytetin gjerman në një kohë kur Berlini është i shqetësuar për sulmet sabotuese që vijnë nga Rusia.

Zyrtarët e Berlinit u kritikuan gjithashtu për shpejtësinë dhe shkallën e reagimit të tyre ndaj ndërprerjes së energjisë.

Për shumë vite, Gjermania është përballur me atë që zyrtarët e përshkruajnë si një fushatë ruse sabotimi, spiunazhi dhe dezinformimi që synon destabilizimin e vendit, një furnizues kryesor i mbështetjes ushtarake për Ukrainën dhe një qendër kyçe logjistike e NATO-s. Moska i ka mohuar akuzat.

Të martën, Dobrindt u zotua se dhoma e ulët e parlamentit, Bundestagu, këtë javë do të miratojë një ligj të ri për të mbrojtur më mirë infrastrukturën kritike.

Por drafti fillestar i legjislacionit është përballur tashmë me kritika nga disa në sektorin e energjisë dhe komunitetin e biznesit, si shumë burokratik për të qenë efektiv.

Disa kanë paralajmëruar gjithashtu se legjislacioni rrezikon të detyrojë transparencë të tepërt në lidhje me objektet jetësore të infrastrukturës, të cilat mund të shfrytëzohen nga aktorë keqdashës.

Dobrindt pranoi se "ne tashmë zbulojmë shumë informacion publik në lidhje me infrastrukturën tonë kritike". /Telegrafi/

Ndalohet një shtetas turk në Shkup, dyshohet se ka zhvatur një person në shumë prej 6.650 eurosh



MPB njofton se ka ndaluar një shtetas turk në Shkup, për shkak se dyshohet e ka zhavtur një person në një shumë prej 6.650 eurosh.

"Më 26.01.2026 në orën 13:40 në shëtitoren "Dimitar Vllahov" në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar e kanë privuar nga liria K.K. (30) nga Turqia. Ai dyshohet se ka mashtruar një shtetas tjetër turk për shumën prej 6.650 eurosh.

Sipas denoncimit, në tetor 2025, ai ka hyrë në kontakt me personin përmes një rrjeti social dhe i ka premtuar se do t'i ndërmjetësojë për marrjen e dokumenteve të punës dhe qëndrimit në vend, pas çka, në disa raste përmes llogarisë së transaksionit iu paguan mjetet financiare.

Pasi K.K. ndaloi së kontaktuari me të, i dëmtuari e denoncoi rastin në stacion policor. Po merren masa për zbardhjen e rastit", thuhet në njoftim./Telegrafi/

“Ku i ki djemtĂ« nĂ« UÇK?”, dĂ«shmitari thotĂ« se u ndalua nĂ« kolonĂ« kur po iknin nga shtĂ«pitĂ« mĂ« 1999 dhe se Pantiqi e mori nĂ« pyetje



Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të martën është dëgjuar dëshmitari i Prokurorisë, Haxhi Beqiraj.

Ai deklaroi se policia serbe, ku bënte pjesë edhe i akuzuari Pantiq, e ndaluan derisa ishte në kolonë kur po largoheshin nga shtëpitë më 1999 dhe e pyetën se ku i kishte djemtë.

DĂ«shmitari Beqiraj, para trupit gjykues dĂ«shmoi se si u detyruan t’i lĂ«shonin shtĂ«pitĂ« e tyre nĂ« pranverĂ«n e vitit 1999, ku edhe ishin maltretuar nga policia serbe, ndĂ«rsa pĂ«rmendi edhe maltretimet qĂ« u ishin bĂ«rĂ« nga viti 1989, raporton “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”.

Dëshmitari tregoi se kishin filluar të dilnin nga shtëpitë e tyre kur dëgjuan se po rrethoheshin e do të vriteshin të gjithë, ndërsa theksoi se ai ishte me një traktor kur edhe e kishte takuar të akuzuarin Pantiq.

“Kemi fillu me dalĂ«, se na kanĂ« thanĂ« kanĂ« me ju rrethu me ju mbytĂ«. Kur kemi dalĂ« nĂ« qĂ«ndĂ«r u kanĂ« Momiri, u kanĂ« i veshun nĂ« tesha tĂ« larme, ky u kanĂ« shef i policisĂ«, ka pas traktora mas meje- edhe mĂ« ka ndal i pari edhe mĂ« ka marrĂ« nĂ« pyetje edhe ka thanĂ« ku i ki djemtĂ« nĂ« UÇK”, tha Beqiraj.

Ai theksoi se pas dëbimit të civilëve nga shtëpitë e tyre, shtëpia e tij dhe e dy vëllezërve të tij ishin djegur. Tha se aty kishte foca të shumta serbe, ndërsa shef kryesor i tyre ishte i akuzuari Pantiq.

“ShtĂ«pia jeme, shtĂ«pia e dy vĂ«llezĂ«rve janĂ« kanĂ« tu u djegĂ«, ky u kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«s, ky e di kush u kanĂ«. Shefi kryesor u kanĂ« ky. Ushtri s’ka pasĂ«, vetĂ«m policĂ« ka pasĂ«, s’janĂ« kanĂ« njĂ«zet metra qĂ« s’ka pasĂ« polic”, shtoi Beqiraj.

Beqiraj tregoi edhe për momentin kur ishte ndaluar aty nga policia serbe dhe përmendi Millosh Stojkoviqin, i cili, dëshmitari tha se e kishte goditur me shuplakë.

“M’ka ra shuplakĂ«, mĂ« tha kĂ«ta e ki dhuratĂ« prej meje qĂ« mos me m’harru kurrĂ«â€, tha Beqiraj.

Ndërsa, i pyetur nese kishte të vrarë, dëshmitari e pohoi këtë duke theksuar se aty në vendngjarje ishte edhe i akuzuari Pantiq

“Po janĂ« vra, janĂ« diku 11 tĂ« masakrun aty nĂ« breg. AtĂ« ditĂ« kanĂ« ndodhĂ«, ky u kanĂ« aty”, tha Beqiraj.

Sipas aktakuzĂ«s sĂ« ngritur mĂ« 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s (PSRK), ish-kryeshef i stacionit policor nĂ« Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se nĂ« bashkĂ«kryerje e kanĂ« kryer veprĂ«n penale “Krimi i luftĂ«s kundĂ«r popullsisĂ« civile”.

Sipas aktakuzĂ«s, tĂ« cilĂ«n e ka siguruar “Betimi pĂ«r DrejtĂ«si”, mĂ« datĂ«n 19 maj 1999 nĂ« fshatin DubravĂ«, saktĂ«sisht nĂ« burgun e DubravĂ«s pas bombardimeve tĂ« NATO-s ku si pasojĂ« kishin mbetur tĂ« vrarĂ« 3 tĂ« burgosur shqiptarĂ«, Pantiq si kryeshef i stacionit policor bashkĂ« me forcat policore serbe kishin shkuar pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e situatĂ«s dhe pasi pushuan bombardimet nĂ« pĂ«rbĂ«rje edhe tĂ« gardianĂ«ve kanĂ« hyrĂ« nĂ« dhomat e tĂ« burgosurve dhe kanĂ« ushtruar dhunĂ« sistematike, duke i rrahur nĂ« mĂ«nyrĂ« mizore dhe çnjerĂ«zore, vetĂ«m pĂ«r faktin se ishin shqiptarĂ«.

Në aktakuzë thuhet se bombardimet e NATO-s kanë vazhduar edhe më 21 maj, ku mbetën të vrarë 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Ndërsa, një ditë pas në mëngjes gardianët, të burgosurit, serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit dhe më pas, siç thuhet në aktakuzë filluan të gjuajnë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë.

GjithmonĂ«, duke iu referuar aktakuzĂ«s, forcat policore serbe tĂ« Stacionit Policor nĂ« Istog, nĂ«n udhĂ«heqjen e Pantiqit po ashtu, kidnapuan njĂ« civil shqiptar me pseudonimin “A1”, tĂ« cilin e dhunuan seksualisht. PĂ«rveç viktimĂ«s “A1”, nĂ« aktakuzĂ« pĂ«rshkruhet dhunimi i njĂ« viktime tjetĂ«r- “B1”. Dy tĂ« pandehurit, po ashtu akuzohen pĂ«r vrasje tĂ« disa familjeve nĂ« KomunĂ«n e Istogut. PĂ«r tĂ« lexuar akuzĂ«n e plotĂ« klikoni KËTU /BetimipĂ«rDrejtĂ«si/

​Gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit, i zhdukur gjatĂ« luftĂ«s



Pas rreth 27 vjet të përfundimit të luftës është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Kocit, i cili ishte zhdukur më 1 prill të vitit 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë.

Siç ka njoftuar familja, ai ishte arrestuar nga forcat serbe dhe më pas ishte vrarë e trupi tij ishte zhdukur.

Eshtrat e tij janĂ« identifikuar dhe do t’i dorĂ«zohen familjes tĂ« premten, mĂ« 30 janar, raporton Kp.

“Familja Koci Ă«shtĂ« njĂ« nga familjet qĂ« ka pĂ«suar humbje tĂ« rĂ«nda gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«. PĂ«rveç Rasim Mehmet Kocit, kjo familje ka dhĂ«nĂ« edhe dy martirĂ« tĂ« tjerĂ«: Afrim Idriz Koci dhe Besim Idriz Koci, tĂ« cilĂ«t u vranĂ« brutalisht mĂ« 25 mars 1999 nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe.

Homazhet pĂ«r martirin e luftĂ«s Rasim Mehmet Koci do tĂ« mbahen mĂ« 31 janar 2026, nga ora 12:00 deri nĂ« 13:00, nĂ« Pallatin e KulturĂ«s nĂ« GjakovĂ«, ndĂ«rsa varrimi do tĂ« bĂ«het nĂ« ora 13:30, nĂ« Varrezat e DĂ«shmorĂ«ve nĂ« Qabrat”, thuhet nĂ« njoftimin e familjes sĂ« Rasim Kocit.

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, miraton dy vendime



Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, në të cilën thuhet se vendimi i parë është marrë për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimi i dytë është për autorizimin e pagesës në shumë prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

“Themelimin e KĂ«shillit Organizativ pĂ«r shĂ«nimin e 18-vjetorit tĂ« PavarĂ«sisĂ« sĂ« KosovĂ«s; Autorizimin e pagesĂ«s nĂ« shumĂ« prej 154,000 euro pĂ«r BankĂ«n Evropiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) pĂ«r rritjen e kuotĂ«s sĂ« kapitalit tĂ« QeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« BERZH”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Arrestimi i zyrtarëve në Komunën e Prishtinës - Prokuroria Themelore del me detaje



Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime Ekonomike, ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Sipas komunikatës për media, aksioni është realizuar më 27 janar 2026, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke zbatuar masa të veçanta hetimore.

Gjatë zbatimit të këtyre masave janë shoqëruar tre persona, ndërsa një zyrtar i Komunës së Prishtinës, me inicialet A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale marrje e ryshfetit, sipas nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, arrestimi në flagrancë ka ndodhur me dyshimin se zyrtari i arrestuar kishte kërkuar apo pranuar ryshfet me qëllim që ta ndihmonte të dëmtuarin në realizimin e një pagese për punë që, sipas kontratës, tashmë ishin kryer për komunën.

Rasti është iniciuar për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 dhe marrja e ryshfetit nga neni 421 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë të gjitha veprat penale që lidhen me korrupsionin, duke theksuar përkushtimin institucional në luftimin e kësaj dukurie. /Telegrafi/


Juventusi është gati ta bëjë Yildizin lojtarin më të paguar me kontratën e re



Juventusi thuhet se është afër zgjatjes së kontratës së yllit të tyre, Kenan Yilidz dhe se i riu së shpejti mund të bëhet lojtari më i paguar në klub sapo të rinovojë kontratën.

20-vjeçari Yildiz po kalon një sezon të shkëlqyer 2025/26 deri më tani. Ai ka shënuar tetë gola në Serie A, tashmë një përmirësim nga numri i sezonit të kaluar, është një gol larg shifrave dyshifrore në të gjitha garat, dhe kontributet e tij totale në gola në të gjitha garat arrijnë në 17 nga 29 paraqitje.

Yildiz është i lidhur tashmë me një kontratë për të paktën tre vjet të tjera në Torino, me një kontratë që zgjat deri në vitin 2029, por Bianconerët nuk duan të marrin rreziqe dhe janë të përgatitur ta shpërblejnë lojtarin e kombëtares turke me një marrëveshje të re dhe të përmirësuar për të shmangur çdo interes nga burime të tjera.

Sipas mediumeve La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, Juventusi është afër zgjatjes së kontratës me Yildiz.

Raportet e së martës pohojnë se familja e Yildiz është takuar me drejtuesit e klubit disa herë dhe se trajneri Luciano Spalletti ka dhënë miratimin e tij për zgjatjen e kontratës.

Yildiz është i lidhur tashmë me një kontratë që vlen deri në verën e vitit 2029, por një zgjatje e re mund ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2030 ose potencialisht në vitin 2031.

Raportet gjithashtu shtojnĂ« se Juventusi Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur t’i ofrojĂ« Yildizit njĂ« pagĂ« vjetore prej rreth 6 milionĂ« eurosh, pak mĂ« e lartĂ« se ajo e nĂ«nshkrimit tĂ« verĂ«s, Jonathan David, i cili mbĂ«rriti si transferim i lirĂ«.

Me Dusan Vlahovic që ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Juventusi sapo të skadojë kontrata e tij në fund të sezonit 2025/26, dhe sapo Yildiz të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re, 20-vjeçari mund të bëhet lojtari më i paguar në klub. /Telegrafi/

Planet e publikuara tregojnë se agjentët e CIA-s do të jenë në Venezuelë pas rënies së Maduros



CIA po punon në heshtje për të vendosur një prani të përhershme amerikane në terren në Venezuelë, duke udhëhequr planet e administratës Trump për të ushtruar ndikimin e saj të ri mbi të ardhmen e vendit, sipas burimeve të shumta të njohura me planifikimin, shkruan CNN.

Diskutimet mbi planifikimin midis CIA-s dhe Departamentit të Shtetit janë përqendruar rreth asaj se si do të duket gjurma e SHBA-së brenda Venezuelës, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, pas kapjes dramatike të ish-presidentit Nicolås Maduro në fillim të këtij muaji, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Departamenti i Shtetit do të shërbejë si prania kryesore diplomatike afatgjatë e SHBA-së në vend, administrata Trump ka të ngjarë të mbështetet shumë te CIA për të filluar atë proces rihyrjeje për shkak të tranzicionit të vazhdueshëm politik dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë në Venezuelë pas Maduros, shtuan burimet.

"Shteti ngre flamurin, por CIA është në të vërtetë ndikimi", tha një burim i njohur me procesin e planifikimit për CNN, duke vënë në dukje se objektivat afatshkurtra të agjencisë përfshijnë përgatitjen e skenës për përpjekjet diplomatike - duke përfshirë ndërtimin e marrëdhënieve me vendasit - dhe sigurimin e sigurisë.

Në afat të shkurtër, zyrtarët amerikanë mund të veprojnë nga një aneks i CIA-s, përpara hapjes së një ambasade zyrtare, duke u lejuar atyre të fillojnë të bëjnë kontakte joformale me anëtarë të fraksioneve të ndryshme të qeverisë së Venezuelës, si dhe figura të opozitës dhe të synojnë palë të treta që mund të përbëjnë kërcënim, tha burimi, duke bërë një paralele me punën e agjencisë në Ukrainë.

"Ngritja e një aneksi është përparësia numër një. Para kanaleve diplomatike, aneksi mund të ndihmojë në krijimin e kanaleve të ndërlidhjes, që do të jenë me inteligjencën venezuelase dhe që do të lejojnë biseda që diplomatët nuk mund të bëjnë", tha një ish-zyrtar i qeverisë amerikane që u angazhua me venezuelasit.

SHBA-të kanë dërguar rregullisht drejtorë të CIA-s ose zyrtarë të lartë të inteligjencës për të zhvilluar takime të ndjeshme me udhëheqësit botërorë, për të diskutuar çështje të ndjeshme që bazohen në mbledhjen e inteligjencës amerikane.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ishte zyrtari i parë i lartë i Trump që vizitoi Venezuelën pas operacionit Maduro, duke u takuar me presidenten e përkohshme Delcy Rodríguez dhe udhëheqësit ushtarakë atje në fillim të këtij muaji.

Pjesë e mesazhit të Ratcliffe për udhëheqjen e re gjatë udhëtimit të tij: Venezuela nuk mund të jetë më një strehë e sigurt për kundërshtarët e Amerikës.

CIA ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për informimin e zyrtarëve venezuelas mbi inteligjencën relevante amerikane në lidhje me këta kundërshtarë, përfshirë Kinën, Rusinë dhe Iranin, sipas një burimi tjetër të njohur me diskutimet e vazhdueshme të planifikimit.

"Nëse do të informoni Venezuelën mbi shqetësimet në lidhje me Kinën, Rusinë dhe Iranin, nuk do të jetë Departamenti i Shtetit që do ta bëjë këtë. DNI (Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare) do të duhet të vendosë se çfarë të deklasifikojë për të ndarë, dhe më pas agjentët e inteligjencës do të bëjnë informimin", tha ish-zyrtari.

Oficerët e CIA-s ishin në terren në Venezuelë në muajt para operacionit që synonte Maduron. Në gusht, agjencia kishte instaluar fshehurazi një ekip të vogël brenda vendit për të ndjekur modelet, vendndodhjet dhe lëvizjet e Maduros, gjë që ndihmoi në forcimin e operacionit në fillim të këtij muaji, thanë burime të njohura me planet.

Pasuritë përfshinin një burim të CIA-s që vepronte brenda qeverisë venezuelase i cili ndihmoi Shtetet e Bashkuara në gjurmimin e vendndodhjes dhe lëvizjeve të Maduros përpara kapjes së tij, tha një burim i informuar më parë për operacionin për CNN.

Vendimi politik i administratës për të mbështetur Rodríguez në vend të udhëheqëses së opozitës Maria Machado, u informua gjithashtu nga një analizë e klasifikuar e CIA-s mbi ndikimin e mosqenies më president të Maduros dhe implikimet afatshkurtra të largimit të tij të mundshëm, raportoi CNN.

Produkti i inteligjencës i ruajtur mirë u porosit nga politikëbërës të lartë, dhe CIA pritej të vazhdonte të jepte rekomandime të ngjashme mbi situatën e lidershipit në Venezuelë në të ardhmen, thanë më parë burime të shumta për CNN.

Pas kapjes së Maduros, CIA tani po e kthen fokusin e saj drejt ushtrimit të qetë të ndikimit të SHBA-së nga brenda kufijve të Venezuelës dhe vlerësimit të performancës së lidershipit të ri që ajo ndihmoi në instalimin e tij.

Por zyrtarët amerikanë të angazhuar në diskutime të hershme të planifikimit ende presin që Shtëpia e Bardhë të artikulojë qartë qëllimet e saj më të gjera të misionit, thanë burimet, pavarësisht pretendimit të presidentit Donald Trump se administrata e tij do të "drejtonte" vendin pas kapjes së Maduros.

"Kjo e bën më të vështirë," pranoi burimi i parë i njohur, duke shtuar se zyrtarët amerikanë po planifikojnë të krijojnë një prani brenda Venezuelës dhe presin ta shtojnë objektivin aktual më vonë. /Telegrafi/

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të rinj



Dy të rinj, 20 dhe 24 vjeç, janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim në lidhje me vrasjen e një shoferi taksie në qytetin Geel të Belgjikës, bëri të ditur Prokuroria e Antverpit.

Vendimi për masën e sigurisë u mor nga gjyqtari hetues, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton euronews.al.

Viktima është shtetasi shqiptar Marko Beka, 45 vjeç, banues në Geel dhe me profesion taksist.

Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:00, pranë një parku pas kishës në fshatin Larum, teksa ndodhej në bisedë me disa pasagjerë.

PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes sĂ« shĂ«rbimeve tĂ« emergjencĂ«s, Beka nuk mundi t’u mbijetonte plagĂ«ve tĂ« marra. Ai la pas bashkĂ«shorten dhe tre fĂ«mijĂ«.

Sipas autoriteteve belge, dyshohet se ngjarja ka nisur pas njĂ« debati qĂ« ka dalĂ« jashtĂ« kontrollit. Prokuroria ka bĂ«rĂ« me dije se viktima “nuk ishte zgjedhur rastĂ«sisht”, por motivi i saktĂ« i krimit mbetet ende i paqartĂ«. Nuk Ă«shtĂ« konfirmuar nĂ«se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« pĂ«rplasje spontane apo pĂ«r njĂ« akt tĂ« paramenduar.

Zona e ngjarjes u rrethua për disa orë, ndërsa në vend mbërritën hetuesit, laboratori kriminalistik dhe mjeku ligjor. Prokuroria e Antverpit ka deklaruar se hetimet po vijojnë intensivisht për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe rrethanat e plota të vrasjes.

Arrestimi i tre zyrtarëve të Komunës së Prishtinës për ryshfet, Rama: Askush mbi ligjin



Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, duke riafirmuar përkushtimin e Kryeqytetit ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimit të pavarur të institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente.

“Kryeqyteti riafirmon pĂ«rkushtimin ndaj sundimit tĂ« ligjit dhe funksionimit tĂ« pavarur tĂ« institucioneve tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se, në lidhje me arrestimin e zyrtarëve komunalë, institucionet e Kryeqytetit do të veprojnë në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet demokratike.

“Kryeqyteti do tĂ« ofrojĂ« bashkĂ«punim tĂ« plotĂ« me tĂ« gjitha organet kompetente, nĂ« pĂ«rputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e njĂ« shteti demokratik”, ka theksuar Rama.

Sipas tij, Prishtina mbetet e hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural nga institucionet e drejtësisë.

“NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ«, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur pĂ«r çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, nĂ« frymĂ« bashkĂ«punimi dhe me respekt tĂ« plotĂ« pĂ«r organet e drejtĂ«sisĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka deklaruar kryetari.

Në fund të reagimit të tij, Rama ka theksuar se parimi i barazisë para ligjit mbetet i panegociueshëm.

“Askush mbi ligjin”, ka pĂ«rfunduar ai. /Telegrafi/


Zjarrfikësit po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, nga vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë në Australi



Zjarrfikësit në shtetin australian të Viktorias po luftojnë me të paktën gjashtë zjarre të mëdha, ndërsa një valë rekord e të nxehtit po godet juglindjen e vendit.

Dy zjarre aktualisht po ndodhin në "nivel emergjence" sipas transmetuesit lokal ABC News.

Madje, sipas raportimeve, disa komuniteteve u janë lëshuar paralajmërime emergjence për t'u evakuuar.

Zyrtarët e zjarrfikësve paralajmërojnë se situata po ndryshon me shpejtësi dhe u kanë kërkuar vendasve të qëndrojnë të azhurnuar me paralajmërimet e fundit.

Byroja e Meteorologjisë thotë se pjesë të shtetit kanë parë temperatura rekord - me një zonë që arrin një maksimum prej 48.9C. Melbourne ka regjistruar një temperaturë prej 41C.

Chris Hardman, shefi i zjarrfikësve në Forest Fire Management Victoria, u kishte thënë gazetarëve se kushtet e nxehtësisë në shtet po i bënin kushtet "jashtëzakonisht të vështira" për zjarrfikësit.

Nuk është e qartë se çfarë dëmesh janë shkaktuar nga zjarret, por Zëvendës Kontrollori i Incidenteve të Australisë, Alistair Drayton, tha se kishte "dëshmi" se disa shtëpi ishin shkatërruar plotësisht.

Ai gjithashtu vlerësoi punën "spektakolare" të bërë nga zjarrfikësit deri më tani.

Përveç Victorias, ku ka një ndalim të plotë të zjarrit, Australia Jugore është vënë gjithashtu në gatishmëri për rrezik "ekstrem" nga zjarri.

Ndërkohë, zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se nxehtësia e zgjatur mbart rreziqe të konsiderueshme shëndetësore. /Telegrafi/

Aliu- Ahmeti: Fëmijët në Kosovë rrinë shumë në internet, të rrezikuar edhe nga dhuna online



Fëmijët në Kosovë kalojnë mesatarisht mbi tri orë në ditë në media digjitale, kryesisht për argëtim, ndërsa përdorimi i teknologjisë për mësim dhe zhvillim mbetet i kufizuar.

Kështu ka deklaruar Blerta Aliu Ahmeti nga Iniciativa për Fuqizimin e Arsimit.

Sipas saj, fëmijët shpesh ekspozohen ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme për moshën e tyre, ndërkohë që rastet e dhunës online, bullizmit digjital dhe sfidave të rrezikshme në internet janë në rritje.

“ShumĂ« pak raste kemi kur fĂ«mijĂ«t e pĂ«rdorin teknologjinĂ« pĂ«r mĂ«sim apo zhvillim, ndĂ«rsa dhuna online dhe pĂ«rmbajtjet e pakontrolluara po bĂ«hen gjithnjĂ« e mĂ« shqetĂ«suese”, tha Aliu Ahmeti.

Ajo theksoi se, ndonëse edukimi medial është pjesë e kurrikulës në Kosovë që nga viti 2016, zbatimi praktik në shkolla ka qenë minimal, kryesisht për shkak të mungesës së trajnimeve dhe kapaciteteve te mësimdhënësit.


- YouTube www.youtube.com

“Edukimi medial duhet tĂ« nisĂ« herĂ«t, jo pĂ«r t’i ndaluar fĂ«mijĂ«t nga teknologjia, por pĂ«r t’i mĂ«suar se si ta pĂ«rdorin atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« kritike dhe tĂ« sigurt”, u shpreh ajo.

Aliu Ahmeti foli edhe pĂ«r projektin “Edukimi Mediatik – Ekspertiza Nordike nĂ« KosovĂ«â€, pĂ«rmes tĂ« cilit pĂ«rvojat e vendeve nordike po pĂ«rshtaten nĂ« kontekstin lokal, nĂ« bashkĂ«punim me disa komuna, me synim forcimin e edukimit medial nĂ« shkollat fillore dhe tĂ« mesme./Telegrafi/.

Ndërpritet skijimi në Kodrën e Diellit



Ski Qendra “Kodra e Diellit” njofton se pĂ«r shkak tĂ« erĂ«s sĂ« fuqishme, sot Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« skijimi nĂ« kĂ«tĂ« qendĂ«r.

“TĂ« nderuar vizitorĂ«, si pasojĂ« e kushteve tĂ« pafavorshme atmosferike, konkretisht erĂ«rave tĂ« forta, sot nuk do tĂ« ketĂ« skijim.

Ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin”, thonĂ« nga Ski Qendra.

Spanja do të presë finalen e Botërorit 2030, konfirmon presidenti i RFEF



Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka bërë të ditur se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohet në Spanjë, duke theksuar rolin kryesor të vendit në organizimin e këtij edicioni historik.

Botërori i vitit 2030 do të mbahet në mënyrë të përbashkët nga Spanja, Portugalia dhe Maroku, ndërsa ndeshje të tjera do të zhvillohen edhe në Uruguai, Paraguaj dhe Argjentinë.

Ky format i veçantë është planifikuar për të festuar 100-vjetorin e turneut më të madh të futbollit në botë.

“Spanja do tĂ« udhĂ«heq BotĂ«rorin dhe finalja do tĂ« mbahet kĂ«tu”, ka thĂ«nĂ« Louzan, duke nĂ«nvizuar se vendi ka infrastrukturĂ«n dhe pĂ«rvojĂ«n e nevojshme pĂ«r tĂ« organizuar ngjarje tĂ« tilla tĂ« mĂ«dha.

Stadiumet mĂ« prestigjioze tĂ« vendit, pĂ«rfshirĂ« ‘Camp Nou’ nĂ« BarcelonĂ« dhe ‘Santiago Bernabeu’ nĂ« Madrid, konsiderohen kandidatĂ« kryesorĂ« pĂ«r tĂ« pritur finalen.

Përveç vlerës së tyre historike, këto impiante plotësojnë standardet më të larta të FIFA-s për organizimin e ndeshjeve të rëndësishme.

Ky njoftim vjen pas disa muajsh spekulimesh mbi vendet që do të përfshihen në organizimin e Botërorit të ardhshëm dhe pritet të ngrejë interes të madh nga tifozët dhe mediat sportive në mbarë botën. /Telegrafi/

❌