'Votat i more me 5 mijë lekë e një thes miell! Protestuesja: Një pushtet që mban popullin e tij në skllavëri s'quhet qeveri ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
890 views
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka ardhur nga Nepali, ku ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë një vajzë 6-vjeçare, e cila kishte qëndruar e bllokuar për tri ditë nën rrënoja pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin. Vajza u gjet në zonën e Timures, në distriktin Rasuwa, pasi efektivët e Forcës së Armatosur të Policisë dëgjuan të qarat e saj ndërsa kërkonin persona të bllokuar nga përmbytjet e lumit Bhote Koshi. Ekipet nisën menjëherë gërmimet dhe, pas një pune të kujdesshme mes baltës, gurëve dhe strukturave të shkatërruara, arritën ta nxirrnin fëmijën të gjallë. Ajo u dërgua fillimisht në një postë kufitare të policisë në Timure, por gjendja e saj u përkeqësua. Për shkak të errësirës dhe kushteve të këqija atmosferike, evakuimi me helikopter nuk ishte i mundur të premten. Vajza u transportua përfundimisht të shtunën drejt Katmandusë, ku po merr trajtim në spital. Përmbytjet masive, të shkaktuara pas shembjes së një akullnaje, sollën një dallgë të fuqishme uji, balte, gurësh dhe akulli, duke shkaktuar të paktën 800 viktima në Nepal dhe shtatë në Tibet. Qindra persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa shtëpi, ura, rrugë dhe infrastruktura energjetike janë shkatërruar. Mbijetesa e 6-vjeçares është kthyer në një rreze shprese mes një prej katastrofave më të rënda natyrore të viteve të fundit në rajon. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, me ekipe nga Nepali, India dhe Kina që po ndihmojnë në gjetjen e të mbijetuarve dhe rikthimin e infrastrukturës së dëmtuar. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
554 views
Debatet e publikuara pas ndeshjes Elbasani–Vllaznia kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një problem që e tejkalon rivalitetin sportiv, dhunën ndaj arbitrave dhe zyrtarëve të ndeshjes. FSHF ka dënuar mbrëmë me forcë incidentin dhe ka paralajmëruar procedim disiplinor në përputhje me rregulloret. Tashmë pritet që organet kompetente të zbardhin përgjegjësitë dhe të vendosin masat përkatëse. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri
7743 views
Skena që të kujtojnë një film u zhvilluan në Teksas, ku 2 burra të dyshuar për përfshirje në një rast trafikimi njerëzor i çuan autoritetet në një ndjekje me shpejtësi që tejkalonte 160 km/h.
Incidenti ndodhi në zonën e Fayence, ndërsa ndjekja u zhvillua në autostradën ndërshtetërore 10.
Një helikopter i Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së regjistroi nga ajri itinerarin e 2 të dyshuarve dhe personit tjetër brenda makinës, të cilët, sipas autoriteteve, arritën shpejtësi mbi 160 km/h.
Ndjekja përfundoi kur automjeti i të dyshuarve u ndal nga një shirit i posaçëm me thumba, i vendosur në rrugë, sipas komunikimeve të autoriteteve.
Disa sekonda më vonë, 3 burrat braktisën automjetin dhe nisën të vraponin në këmbë, madje duke kaluar autostradën.
Dy prej tyre u arrestuan menjëherë nga Departamenti i Sigurisë Publike të Teksasit ndërsa tjetri dyshohet se gjatë tentativës për t’u arratisur i ka marrë nën kërcënimin e armës automjetin një civili, pranë një karburanti në zonë.
Ai u arrestua më vonë ndërsa të dyshuarit pritet të përballen me akuza që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe shmangien e autoriteteve.
Nuk janë dhënë informacione të mëtejshme ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet amerikane./mxh

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me planifikimin e buxhetit dhe shlyeni gjithë pagesat zyrtare. Mos lejoni shpenzimet e tepërta dhe mos merrni hua para, pasi në të kundërt do ta ndjeni veten sikur jeni peng të detyrimeve. Demi Dokumente të caktuara, kontrata, raporte dhe projekte mund […]
The post Horoskopi ditor për nesër, e hënë 31 gusht 2026 appeared first on BoldNews.al.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, më 30 gusht 2026, Drejtori Ekzekutiv i IKKL-së, Atdhe Hetemi, mori pjesë në aktivitetet përkujtimore të mbajtura në Gjenevë, kushtuar personave të zhdukur me dhunë dhe familjeve që vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
Fillimisht, Hetemi mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Ende duke pritur?”, të artistit Artan Korenica, në Ferme de la Golette në Meyrin. Ekspozita u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim me Jardin des disparus – Kopshti i të Zhdukurve.
Më pas, iu bashkua Marshit për Drejtësi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, të organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me shoqatat dhe organizatat partnere. Marshi nisi nga Parc des Cropettes dhe vazhdoi drejt Place des Nations, para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku u mbajt programi përkujtimor.
Hetemi theksoi se kujtimi nuk mjafton dhe se familjet kanë të drejtë në të vërtetën, përgjegjësinë dhe drejtësinë.
Ai ritheksoi rëndësinë e dokumentimit dhe ruajtjes së dëshmive për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe nevojën për bashkëpunim institucional dhe qasje në arkivat relevante, për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të personave ende të zhdukur.
Aktivitetet u përmbyllën me mbrëmjen kushtuar Ukshin Hotit dhe prezantimin e librit “Bisedë përmes grilave”, me letërkëmbimin ndërmjet Ismail Kadaresë dhe Ukshin Hotit, të përkthyer në frëngjisht nga Sébastien Gricourt.
"Pjesëmarrja e IKKL-së dëshmon angazhimin e vazhdueshëm institucional për dokumentimin dhe ruajtjen e së vërtetës, si dhe për mbështetjen e familjeve që, edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të presin përgjigje. Kërkimi për personat e zhdukur nuk ka përfunduar. Përderisa familjet vazhdojnë të presin, puna jonë nuk ka përfunduar", thuhet në komunikatën e IKKL-së.

Për prindërit, vera shpesh lidhet me kujtime të bukura: ditë të gjata në plazh, lojëra në park, pishina, udhëtime dhe orë të tëra të kaluara së bashku. Por çfarë ndodh kur fëmijët rriten dhe këto aktivitete nuk i tërheqin më?
Cyndy Gatewood, nënë e tre fëmijëve nën moshën 14 vjeç, përdori rrjetet sociale për të folur hapur për një ndjesi që shumë prindër të fëmijëve paraadoleshentë mund ta njohin mirë: fajin se nuk po u japin fëmijëve një verë mjaftueshëm të bukur.
Sipas saj, gjithçka ishte shumë më e thjeshtë kur fëmijët ishin më të vegjël. Një vizitë në këndin e lojërave, një ditë në pishinë apo një shëtitje në plazh mjaftonin për t’i bërë të lumtur.
Tani situata ka ndryshuar.
“Ata janë shumë të rritur për të shkuar në një kënd lojërash çdo ditë. Nuk duan të shkojnë në pishinë çdo ditë”, tregoi Gatewood.
Fëmijët e saj kalojnë kohë me miqtë, por gjithnjë e më shpesh zgjedhin të qëndrojnë në dhomat e tyre.
Dhe pikërisht këtu nis dilema e saj.
Edhe pse e di se kjo është pjesë normale e rritjes, Gatewood rrëfeu se vazhdon të ndiejë faj kur sheh fëmijët e saj duke kaluar orë të tëra vetëm.
“Ende kam këtë ndjenjë faji se nuk po bëj mjaftueshëm. Ndihem sikur verat e tyre po shkojnë dëm”, tha ajo.
Rrjetet sociale, sipas saj, e bëjnë këtë ndjesi edhe më të fortë. Fotot e familjeve që udhëtojnë, bëjnë aventura apo organizojnë aktivitete të ndryshme mund të krijojnë përshtypjen se çdo prind tjetër po bën më shumë.
“Kur shikon njerëz të tjerë në rrjetet sociale duke udhëtuar me fëmijët e tyre, mendon: ‘Çfarë tjetër mund të bëj për t’u dhënë fëmijëve të mi një verë të mirë?’ Çdo ditë ndiej këtë ndjenjë faji të vazhdueshme”, rrëfeu ajo.
“Nuk flitet mjaftueshëm për këtë fazë”
Rrëfimi i saj mori mbështetje nga shumë prindër të tjerë, të cilët thanë se e kishin përjetuar të njëjtën gjë.
“Ka shumë pak biseda për këtë fazë!”, shkroi një përdorues në TikTok. Një tjetër prind e përshkroi kalimin drejt adoleshencës si një periudhë veçanërisht të vështirë.
“Është e vështirë t’u sjellësh gëzim tani. Dikur ishte kaq e lehtë”, komentoi ai.
Një tjetër prind tregoi se e kishte përjetuar me vështirësi momentin kur fëmija i tij nuk donte më të eksploronte parqe të reja së bashku.
Në shumë prej këtyre komenteve përsëritej e njëjta ide: ndonjëherë nuk është vetëm rritja e fëmijëve ajo që na vështirëson përshtatjen, por edhe malli për versionin e tyre të vogël.
Fëmijët rriten, por kujtimet mbeten
Është krejt normale që prindërit të ndiejnë nostalgji për periudhën kur fëmijët ishin më të vegjël. Atëherë, një ditë e zakonshme mund të dukej si një aventurë dhe prania e prindit ishte qendra e argëtimit të tyre.
Por adoleshenca sjell një ndryshim të rëndësishëm: dëshirën për pavarësi.
Fëmijët fillojnë të kërkojnë më shumë hapësirë personale, krijojnë një botë të tyren, lidhen më fort me miqtë dhe nuk kanë më të njëjtën nevojë për t’u argëtuar gjatë gjithë kohës me prindërit.
Kjo nuk do të thotë se nuk kanë më nevojë për ta.
Thjesht mënyra se si duan ta kalojnë kohën së bashku ndryshon.
Ndoshta vera nuk do të jetë më një seri ditësh në park apo në plazh. Mund të jetë një film i parë së bashku, një darkë vonë, një udhëtim i shkurtër, një bisedë spontane apo edhe thjesht një pasdite ku të gjithë janë në të njëjtën shtëpi, secili duke bërë diçka të vetën.
Sepse ndërsa fëmijët rriten, sfida nuk është t’i mbash të zënë si dikur, por të mësosh të njohësh dhe të shijosh versionin e ri të tyre.
Dhe ndoshta, një verë e mirë nuk matet me numrin e aktiviteteve që bëni së bashku, por me kujtimet që arrini të krijoni në këtë fazë të re./mxh

Qytetarët në Divjakë u mblodhën për të 31-tën natë në shesh, duke kundërshtuar propozimin socialist për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me atë të Lushnjes.
Një qytetar bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje për të rritur presionin ndaj qeverisë dhe mos lejuar shkrirjen e bashkisë së tyre.
“Duhet ta mbrojmë Divjakën. Por duhet të mblidhemi më shumë. Të gjithë bashkë ia arrijmë qëllimit që të mbrojmë Divjakën tonë”, u shpreh ai.
Nuk munguan as thirrjet ndaj kryetarit të bashkisë Josif Gorrea duke i kërkuar dorëheqjen.
Qytetarët që ndodheshin në shesh u përballën edhe me mungesën e energjisë elektrike.
Vetëm në sheshin kryesor ku mbahet protesta kishte mungesë të energjisë elektrike, ndërsa lagjet e tjera ishin të furnizuara.
Ndeshja Teuta-Tirana është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin “Niko Dovana”, pasi në minutat e para të takimit janë fikur dritat. Ndërprerja e energjisë elektrike ka zhytur në errësirë fushën dhe tribunat, duke bërë që sfida e javës së dytë të “Abissnet Superiore” të ndërpritet përkohësisht. Një tifoz që ndodhej në stadium ka […]
The post Video/ Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët thërrasin “Rama ik!” appeared first on BoldNews.al.
Amir Rrahmani ka regjistruar një asistim në humbjen e Napolit ndaj Comos, me skuadrën nga mysafire që triumfoi 2-1 të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ndeshja, e vlefshme për xhiron e dytë të Serie A, i pati të tre golat në pjesën e parë.
Kapiteni i Kosovës e kompletoi të gjithë ndeshjen dhe pati rol direkt në golin e barazimit të Napolit. Rrahmani asistoi në minutën e 30-të për Rasmus Hojlund, i cili shënoi për 1-1.
Megjithatë, Como arriti ta rikthejë epërsinë dhe në fund mori tri pikët falë golave të Martin Baturinës dhe Anastasios Douvikas.
Pavarësisht humbjes, Rrahmani ishte një nga lojtarët më të dalluar të Napolit. Sipas “SofaScore”, mbrojtësi kosovar u vlerësua me notën 7.2, më të lartën te skuadra napolitane në këtë përballje.
Rrahmani pati 89 prekje të topit, realizoi 5 pasime të sakta të gjata, regjistroi 5 spastrime dhe fitoi 6 duele, duke qenë veçanërisht i rëndësishëm në fazën defensive.
Pas dy xhirove, Napoli ka grumbulluar tri pikë, ndërsa Como ka katër pikë. /Telegrafi/

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë një mbingarkesë të madhe në rrjetin rrugor të Qarkut të Lezhës.
Fluksi i lartë i automjeteve të pushuesve që po largohen nga bregdeti pas përfundimit të fundjavës ka shkaktuar paralizim të qarkullimit dhe radhë të gjata kilometrike në akset kryesore lidhëse.
Situata më kritike raportohet në aksin rrugor Balldren–Milot, ku lëvizja e mjetit zhvillohet me ritme mjaft të ngadalta. Paralelisht, vështirësi të mëdha qarkullimi ka edhe në rrugën që lidh plazhin e Shëngjinit me qytetin e Lezhës, ku prej disa orësh janë krijuar rradhë të gjata automjetesh.
Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimin e plotë të nyjave kryesore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ngritur pika kontrolli dhe orientimi në segmentet më problematike.
Efektivët ndodhen në terren për të lehtësuar rrjedhën e lëvizjes dhe për të orientuar drejtuesit e mjeteve drejt rrugëve alternative. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë dhe të ndjekin udhëzimet e punonjësve të policisë./RTSH
- YouTube www.youtube.com
