Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 February 2026Main stream

“Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

By: V K
10 February 2026 at 14:40

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”.

Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”– ”,- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”,- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

The post “Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Sekretet e elitës globale në 3 mln faqe/ Çfarë u zbulua nga Dosja Epstein? 56 referenca për kanibalizëm, abuzime, pedofili dhe teori konspiracioni

By: V K
10 February 2026 at 14:07

Tre milionë faqe dokumente, 180,000 imazhe, po ashtu 2,000 video dhe një mori figurash të njohur si Elon Musk , Bill Gates dhe Richard Branson, janë të përmendura në dosjen e Epstein. Skandali që ka shokuar botën dhe jo vetëm.

Me këto, Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qelinë e tij, po e kthen elitën globale përmbys edhe një herë.

Nga dokumentet po dalin shumë skandale të financierit-pedofil, dhe ajo që e bën më të rëndë, janë emrat e njohur të përfshirë në këtë Dosje.

Megjithatë këtë, qasjet lidhur me Epstein kanë qenë të ndryshme,

Kremlini reagoi nëpërmjet Peskov, pas pretendimeve të hedhura nga Donald Tusk se Epstein ishte një agjent rus dhe që kishte organizuar një komplot që KGB-ja, duke e cilësuar si qesharake.

E njëjta gjë nuk ndodhi me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili  u kërkoi faljeve personave që kishin rënë pre e Epstein, pasi ky i kishte besuar ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson, për Jeffrey Epstein.

Megjithatë, sado që Starmer kërkon falje që e besoi dhe e emëroi Mandelsonin, skandali po e trondit rrënjësisht qeverinë e tij dhe po e çon atë, përmes një… stuhie, ndoshta drejt një votëbesimi.

Sepse Mandelson shfaqet me të brendshme në shtëpinë e Epsteinit, ndërsa korrespondenca e tyre tregon se ata ishin miq shumë të mirë  aq të mirë sa Epstein pagoi për trajtimin e partneres së Mandelsonit.

Në Norvegji, zbulimi i korrespondencës midis gruas (52-vjeçare, sot) të mbretit të ardhshëm Mette-Marit dhe Epsteinit ka shkaktuar një tërmet.

“Unë tregova gjykim të dobët dhe më vjen shumë keq që kam pasur kontakt me Epsteinin. Është thjesht e turpshme”, tha ajo në një deklaratë.

Dhe ajo që gjithashtu është shfaqur, janë figura si Elon Musk i cili, sipas emaileve, u përpoq të siguronte një ftesë për një “festë të çmendur”.

Çfarë reagimesh ka nga fronti politik në SHBA

Në SHBA, interesi nuk kufizohet vetëm te emrat. Ai përqendrohet gjithashtu në mënyrën se si u bënë publike dokumentet: sa të gjera ishin fshehjet, kush po kërkon qasje në materiale më pak të censuruara dhe çfarë do të ndodhë me pjesën që nuk është publikuar ende.

Në këtë klimë tensioni, Bill dhe Hillary Clinton ranë dakord të dëshmonin në kontekstin e një hetimi të Dhomës së Përfaqësuesve. Lëvizja u paraqit si shmangie e një konflikti institucional të minutës së fundit.

Stuhia në Mbretërinë e Bashkuar

Në Evropë, dhe veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, vala e re e dokumenteve ka ringjallur raste që shumë i konsideronin të mbyllura për komunikim. Në material, Andrew Mountbatten-Windsor, deri vonë Princi Andrew,  shfaqet më shumë se 3,000 herë, madje edhe me nofka.

Kjo nuk do të thotë që çdo përmendje është diçka thelbësore. Megjithatë, do të thotë që Andrew është një nga nyjet kryesore të arkivit, dhe për këtë arsye ka sjellë edhe debat publik.

Pallati është në pozicionin më të vështirë që mund të ndodhej ndonjëherë një institucion; të mos ketë asgjë institucionalisht për të thënë për një rast që kërkon përgjigje dhe tensioni shtohet çdo ditë në sferën publike.
Në klasën politike, rasti i Peter Mandelson ofron një narrativë të ndryshme: jo seksuale, por të pushtetit.

Emailet që janë paraqitur tregojnë kërkime për pozicione, lëvizje drejt kompanive të mëdha, duket si një ekspozim i papërpunuar se si funksionon politika “pas politikës”.

Megjithatë, Mandelson, i cili e mashtroi Starmerin, siç pretendon kryeministri britanik, është” djegur dhe vazhdon të digjet”.

Lord Mandelson përpiqet t’i tregojë Epsteinit se është i lënduar nga kritikat e tij dhe përgjigjet “sa shumë e vlerësonte mbështetjen”, duke shtuar se “gjatë gjithë sprovave dhe vështirësive, nuk ishte larguar kurrë nga ai”.

Të dhënat tregojnë se Epstein pagoi rreth 75,000 dollarë në llogari të lidhura me Mandelson, përfshirë partneren e tij. Policia Metropolitane ka nisur një hetim penal mbi akuzat se ai ka zbuluar informacione të ndjeshme.

Mandelson ka thënë se do të japë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, ka shprehur keqardhje për njohjen e tij me Epstein dhe pohon se nuk ishte i përfshirë në ndonjë krim dhe as nuk veproi për përfitim personal.

Ai pretendon se kërkoi ndihmë nga Epstein në interesin kombëtar gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Figurat që përmenden në dosje

Elon Musk

Dokumentet përfshijnë email-e midis Epstein dhe njeriut më të pasur në botë, në të cilat Musk duket pothuajse… duke u lutur të jetë në ishullin e pedofilit.

Edhe pse Epstein e paralajmëron se gruaja e tij do të keqkuptohet, sërish Musk ai këmbëngul se dëshiron të bashkohet me një “festë të egër”, por Epstein në fund e shmang atë.

Një histori e ndryshme nga ajo që përshkroi Musk, se Epstein e ftoi.

Në një mesazh nga nëntori 2012, Musk pyet: “Cila ditë/natë do të jetë festa më e çmendur në ishullin tuaj?”

Në një mesazh tjetër nga dhjetori i të njëjtit vit, ai shkruan: “Dua të kënaqem me skenën e festave, në Shën Bart.

Në email, e shohim Epstein duke e shmangur me mirësjellje një herë dhe më pas duke ia referuar email-in sekretares së tij, duke i kërkuar asaj ta largonte.

Bill Gates

Dokumentet përfshijnë dy mesazhe nga 18 korriku 2013, që duket se janë shkruar nga Epstein, por nuk është e qartë nëse ato janë autentike apo nëse i kanë mbërritur ndonjëherë bashkëthemeluesit të Microsoft.

Njëra prej tyre paraqitet si një letër dorëheqjeje nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, e cila i referohet ilaçeve që Gates duhej të merrte “për t’u përballur me pasojat e marrëdhënies seksuale me vajzat ruse”.

Ish-gruaja e Gates, Melinda, tha në një intervistë me NPR se publikimi i dokumenteve i solli kujtime të vështirësive në marrëdhënien e tyre dhe shprehu ngushëllimet e saj viktimave.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i Gates i quajti akuzat “krejtësisht absurde dhe plotësisht të rreme”.

Andrew Mountbatten-Windsor

Dosjet përfshijnë fotografi që tregojnë ish-princin dhe vëllain e Mbretit Charles në një pozicion seksual sipër një gruaje, e cila është plotësisht e veshur dhe e paidentifikuar.

Në dy nga imazhet, ai shihet duke i prekur barkun dhe në njërën, duke parë drejtpërdrejt kamerën. Nuk ka kontekst shoqërues se kur ose ku janë bërë fotot.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje, por marrëdhënia e tij me financuesin pedofil nuk është pritur mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mistere, teori konspiracioni dhe gjëra të frikshme

Dikush do të mendonte se publikimi i miliona dokumenteve do të hidhte dritë mbi rastin Epstein.

Në fakt, megjithatë, ka ngritur më shumë pyetje, duke ringjallur ose duke dhënë shkas për teori të reja konspiracioni, duke krijuar mistere dhe duke nxjerrë në sipërfaqe raste të frikshme.

– Kanibalët. Në vitin 2009, modelja meksikane Gabriela Rico Jimenez u filmua e revoltuar jashtë një hoteli luksoz duke qarë dhe duke bërtitur se “persona të neveritshëm hëngrën njerëz. Unë dija për vrasjet, por jo se ata hanin njerëz”. Menjëherë pas kësaj, ajo u zhduk.

Publikimi i dosjeve të reja e ka rikthyer videon e Gabrielës në qendër të vëmendjes.

Në më shumë se dy FD302 ka dëshmi që bëjnë përshkrime të ngjashme të frikshme.

Ka një referencë për presidentët amerikanë të cilët ai i lidh me kanibalizëm, ndërsa ka edhe një deklaratë dëshmitari që përshkruan një ngjarje në një jaht ku, në vitin 2000 të ftuarit,  anëtarë të elitës globale morën pjesë në rituale dhe copëtuan foshnje.

Megjithatë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, dëshmitari është dërguar në zyrat e FBI-së nga gazetari Michael Moore, i cili është i njohur për teoritë ekstreme të konspiracionit që përhap.

Në dosjet e Epstein ka 56 referenca për kanibalizëm. Ekziston gjithashtu një ankesë nga një grua që u trafikua nga Epstein.

Epstein ishte gjithashtu një lojtar. Dosjet që u publikuan përfshijnë një email nga Xbox që tregonte se llogaria e tij në lojën “Call of Duty” po ndalohej pas kërcënimeve dhe abuzim verbale.

Epstein kishte një interes të madh për lojërat dhe madje thuhet se ishte ai që bindi menaxhmentin e Activision të miratonte praktikën e mikrotransaksioneve, me qëllim që lojtarët nën moshë të shpenzonin para për lojëra.

The post Sekretet e elitës globale në 3 mln faqe/ Çfarë u zbulua nga Dosja Epstein? 56 referenca për kanibalizëm, abuzime, pedofili dhe teori konspiracioni appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

By: V K
10 February 2026 at 13:54

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali.

Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes.

Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit.

Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të gjendjes së trupit.

The post Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO)

By: V K
10 February 2026 at 13:16

Ditën e sotme, banorë të lagjes numër 7 dhe 8, që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave.

“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.

Po ashtu, ata janë përplasur me zyrtarët e tjerë edhe në hyrje të Bashkisë, ku janë përballur edhe me bllokadën e policisë bashkiake.

“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.

Nga sheshi para bashkisë ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako t’u hap derën për të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa e kanë cilësuar edhe hajdute. “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.

Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

 

The post Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Zbuloni 4 shenjat që duhet të tregojnë kujdes për të mos rënë viktimë

By: V K
10 February 2026 at 13:03

Më 10 shkurt, Venusi hyn në shenjën ujore dhe ëndërrimtare të Peshqve. Kjo periudhë favorizon dashurinë pa kushte dhe vetëflijimin.

Këto katër shenja duhet të tregohen më të kujdesshme, për të mos rënë viktimë e iluzioneve të veta.

Peshorja

Mund të tundoheni të injoroni ose të minimizoni problemet për të ruajtur paqen. Energjia romantike e Peshqve mund t’ju bëjë të mos vini re që partneri, apo personi që po njihni, nuk ndan të njëjtat ndjenja, ose që po jepni më shumë sesa merrni. Kjo periudhë ju fton të përballeni me realitetin, edhe nëse është i pakëndshëm.

Bricjapi

Mund të idealizoni dikë që ju kushton vëmendje, duke harruar se veprimet vlejnë më shumë se fjalët. Rreziku është edhe më i madh nëse lini mënjanë vlerat tuaja për t’i pëlqyer dikujt që ndoshta nuk është i duhuri për ju. Mos harroni se dashuria e sinqertë bazohet te respekti dhe besueshmëria, jo vetëm te gjestet romantike.

Binjakët

Mund ta shihni dikë më interesant apo më të thellë sesa është realisht, ndërsa anashkaloni faktin që komunikimi është i njëanshëm. Energjia e paqartë e Peshqve favorizon keqkuptimet, sidomos nëse lexoni mes rreshtave diçka që nuk ekziston. Më shumë se kurrë, zgjidhni biseda të qarta dhe të sinqerta, në vend që të krijoni kuptime të imagjinuara.

Virgjëresha

Këtë muaj, mund t’i jepni një shans dikujt që nuk e meriton, nga dëshira për të besuar te e mira e njerëzve.Energjia e Peshqve mund t’ju shtyjë të pranoni justifikime dhe të injoroni sinjalet paralajmëruese, duke shpresuar se gjërat do të përmirësohen vetë. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për shpjegime pa fund dhe nuk jeni të detyruar të luani rolin e shpëtimtarit.

The post Zbuloni 4 shenjat që duhet të tregojnë kujdes për të mos rënë viktimë appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre…

By: V K
10 February 2026 at 12:26

Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e Posaçme, ku ka zbuluar detaje mbi atenatatin ndaj biznesmenit Lulzim Masha.

Hoxhaj deklaroi se Nuredin Dumani, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e Lulzim Mashës dhe 150 mijë euro për vrasjen e të birit.

Porosia ishte për vrasjen e djalit, por sipas tij, nuk kishim mundur ta gjenin.

Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni”, ka dëshmuar ai sipas gazetares Klodiana Lala.

Ndër të tjera, ai është shprehur se njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës, por më pas janë ndarë.

“Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas”, ka dëshmuar Hoxhaj.

Henrik Hoxha: Lulzim Masha në dijeninë time ka një shkollë private në Tiranë. E ka shtëpinë tek blloku. Unë kisha porosi nga Nuredin Dumani për djalin e Mashës, jo për Lulzimin.

Nuk e mbaj mend emrin e djalit, por Nuredini më tregoi një foto, më tregoi shtëpinë, shkollën. Djalin nuk po e gjenim dot. Njëri nga vëllezërit Dizdari ka qenë i fejuar me vajzën e Mashës.

Dhëndri ka hedhur disa prona në emër të vjehrrit e kunatit. Dhëndri u nda nga vajza dhe këta nuk i kanë kthyer ato lekë a prona pas. Ne nuk po e gjenim dot djalin e Mashës, se rrinte në Maqedoni. Në fillim diskutuam për 150 mijë euro. Pastaj për Lulzim Mashën për 100 mijë euro.

The post Atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha/ Vrasësi me pagesë Henrik Hoxha zbardh skemën: Shënjestër ishte i biri, por nuk e gjenim, dhëndri kishte vënë disa prona në emër të tyre… appeared first on Albeu.com.

Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë

By: V K
10 February 2026 at 12:19

Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në restorant

Policia njofton se shtetasi E. B., 45-vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, në autostradën “Tiranë-Durrës” dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, shtetasja G. D., 53-vjeçe, ka humbur jetën në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet për shkak të bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes gjatë konsumimit të ushqimit.

The post Njëri arrest kardiak në makinë, tjetra mbytet teksa drekonte në restorant, dy të vdekur në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Një vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik

By: V K
10 February 2026 at 11:54

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas mbrojtjes dhe përfaqësuesve të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya gjatë 365 ditëve të fundit paraburgimi i tij është përdorur në mënyrë të tepruar, pavarësisht se, sipas tyre, nuk ka prova që ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë hetimet apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në reagimet publike theksohet se nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Veliaj është mbajtur i ndaluar pa u njohur zyrtarisht me akuzat për të cilat mbahej në paraburgim.

Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, si bazë për një përpjekje për shkarkimin e tij nga detyra, veprim që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Vetëm muajin e kaluar, sipas mbrojtjes, Kryebashkiakut Veliaj iu mohua qasja e plotë në mbi 60 mijë faqe materiale hetimore, të cilat konsiderohen të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes në procesin gjyqësor.

Po ashtu, SPAK ka argumentuar vazhdimin e paraburgimit me faktin se Veliaj ka kërkuar këshillim ligjor në Shtetet e Bashkuara, një arsyetim që mbrojtja e ka cilësuar si shkelje të së drejtës për mbrojtje ligjore.

Daniel J. Fetterman, partner në firmën ligjore Kasowitz dhe një nga këshilltarët ndërkombëtarë të Kryebashkiakut, është shprehur se çështja përbën një “persekutim politik” dhe se trajtimi i Veliajt “bie nën standardet amerikane dhe europiane të procesit të rregullt ligjor”.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi përpjekjen për largimin e Veliajt nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij si Kryetar Bashkie deri në vitin 2027.

Ndërkohë, Avokati i Popullit publikoi në dhjetor një raport ku konstatoi se disa masa sigurie lidhur me trajtimin mjekësor të Veliajt në paraburgim ishin të paarsyeshme dhe cenonin privatësinë e tij.

REAGIMI:

Sot shënohet 1-vjetori nga paraburgimi i padrejtë dhe i paligjshëm i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.

Gjatë 365 ditëve të fundit, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është bërë shembulli kryesor i përdorimit të tepruar dhe abuzimit me masën e paraburgimit në Shqipëri. Veliaj është mbajtur i ndaluar pavarësisht se nuk ka prova të qarta se ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë drejtësinë, apo se do të mund të kryente sërish krimet e pretenduara për të cilat është akuzuar.

Gjatë vitit të kaluar, çështja e Kryebashkiakut Veliaj është shfaqur si shembull flagrant se si demokraci të brishta, si ajo e Shqipërisë, mund të shkelin të drejtat bazë të procesit të rregullt ligjor të një individi përmes një persekutimi politik të mangët.

Nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Kryebashkiaku Veliaj u mbajt i ndaluar pa u akuzuar as për krimet për të cilat mbahej në paraburgim.

Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si bazë mbi të cilën u kërkua të shkarkohej nga posti i Kryetarit të Bashkisë – një manovër që duket se synonte t’u hiqte të drejtën e përfaqësimit votuesve të Tiranës, të cilët e kishin zgjedhur atë për tre mandate.

Vetëm muajin e kaluar, Kryebashkiakut Veliaj – i cili ka zgjedhur të mbrohet vetë ndaj akuzave të SPAK – iu mohua plotësisht qasja në mbi 60,000 faqe prova, mbi bazën e të cilave ai mund të përgatisë dhe të ngrejë mbrojtjen e tij në gjyq.

Së fundmi, prokurorët e SPAK kanë argumentuar se mbajtja e vazhdueshme në burg e Kryebashkiakut Veliaj justifikohet sepse ai kërkoi këshillim ligjor në SHBA për t’u mbrojtur, pasi u bë e qartë se nuk mund ta bënte realisht këtë vetë. Ky nuk është proces i rregullt ligjor; është ndëshkim pse kërkon mbrojtje dhe një shkelje e hapur e së drejtës së tij për t’u mbrojtur.

“Që nga dita e parë, kjo çështje ka qenë një persekutim politik i shoqëruar me abuzime skandaloze të procesit të rregullt ligjor. Sot shënohet një vit i plotë i kësaj padrejtësie të vazhdueshme,” tha Daniel J. Fetterman, partner në firmën ligjore Kasowitz dhe një nga këshilltarët ndërkombëtarë të Kryebashkiakut Veliaj. “Çështja e Kryebashkiakut Veliaj i ka të gjitha shenjat dalluese të një gjyqi-spektakël politik dhe trajtimi i tij bie shumë poshtë çdo standardi të pranueshëm amerikan dhe europian të drejtësisë, procesi të rregullt ligjor dhe drejtësisë”.

Megjithatë, ka shenja se trajtimi i Kryebashkiakut Veliaj nuk po kalon pa u vënë re. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë përpjekjen e Këshillit Bashkiak për ta larguar Kryebashkiakun Veliaj nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij dhe duke siguruar që ai të mbetet Kryetar Bashkie deri në vitin 2027.

Mediat shqiptare kanë identifikuar natyrën ndëshkuese të qasjes së SPAK ndaj Kryebashkiakut Veliaj, duke e quajtur atë një “mentalitet represiv”, të ngjashëm me një “revolucion të ri kinez” që mbështetet te propaganda e sponsorizuar për të justifikuar shkeljet e të drejtave civile.

Media të huaja, si EU Reporter, kanë përsëritur ndjesi të ngjashme, duke vërejtur “shthurjen e ngadaltë të sistemit të drejtësisë në Shqipëri” në një çështje që “tregon shenja të qarta motivimi politik” dhe që mbetet “shumë larg standardeve europiane.” Dhe në dhjetor, Avokati i Popullit i Shqipërisë publikoi një raport ku konstatoi se masat e sigurisë që rregullojnë trajtimin mjekësor të Kryebashkiakut Veliaj në paraburgim ishin të paarsyeshme dhe shkelën privatësinë e tij.

Në mënyrë domethënëse, komuniteti ndërkombëtar ka njohur publikisht të metat me paraburgimin e vazhdueshëm të Kryebashkiakut Veliaj. 76 kryetarë bashkish dhe përfaqësues të “Rrjetit të Qyteteve Ballkanike B40” – që vijnë nga parti dhe prejardhje politike të të gjithë spektrit ideologjik – lëshuan një letër të përbashkët që denoncon paraburgimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Ata adoptuan një konstatim në Raportin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës për vitin 2025 se, “përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve të bashkive në detyrë përbën një rrezik serioz për qeverisjen demokratike”, sepse “i privon qytetarët nga e drejta për përfaqësim, duke hequr mënjanë, pa një proces të rregullt ligjor, përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre”.

Paraburgimi i Kryebashkiakut Veliaj, duhet të përfundojë. Vazhdimi i mbajtjes së Kryebashkiakut Veliaj në paraburgim dhe mohimi i të drejtave themelore të procesit të rregullt ligjor – si mundësia për të shqyrtuar provat kundër tij – tradhton premtimin demokratik të Shqipërisë, hedh dyshime serioze mbi përparimin e reformave të saj dhe mund të vërë në rrezik synimet e saj për anëtarësim në BE.

Udhëheqësit globalë, organizatat demokratike dhe mediat duhet të vazhdojnë ta mbajnë në qendër të vëmendjes këtë padrejtësi dhe të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të Erion Veliajt nga paraburgimi.

The post Një vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor, po përballet me persekutim politik appeared first on Albeu.com.

E bujshme nga Italia/ E thotë trajneri i tij, Dushan Vlahoviç do të shkojë te Barcelona

By: V K
10 February 2026 at 11:43

Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç, foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç. Ai deklaroi se sulmuesi serb mund të kthehet në fushë në fillim te marsit me Juventusin, por e ardhmja e tij do të jetë te Barcelona.

“Me mjekët dhe specialistët që ka në dispozicion, mund të them se Vlahoviçin do ta shohim përsëri në fushë në fillim të marsit.

Ai do të kthehet te zakonet e tij të vjetra, duke shënuar gola dhe duke shkatërruar portat e kundërshtarëve. E ardhmja e tij? Ai do të shkojë te Barcelona, ​​për mendimin tim”, parashikoi trajneri.

“Para Juves, ai kishte folur me Atletiko Madrid, por gjithsesi zgjodhi bardhezinjtë. Ishte një ofertë që nuk mund ta refuzonte. Dushan e respekton dhe e do Italinë, kjo është arsyeja pse qëndroi kaq gjatë”, përfundoi Iliç.

The post E bujshme nga Italia/ E thotë trajneri i tij, Dushan Vlahoviç do të shkojë te Barcelona appeared first on Albeu.com.

Albana Vokshi: Nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët

By: V K
10 February 2026 at 11:22

Përmes një reagimi në Facebook, Albana Vokshi, ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen masivisht në protestën e sotme në Tiranë.

Vokshi shprehet se protesta mbahet kundër një sistemi që mashtron, vjedh dhe tallet me qytetarët shqiptarë.

“Maskat bien. Dorët që e mbajnë pushtetin nga prapa dalin në dritë. Më 10 shkurt, nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që mashtron, vjedh dhe tallet me shqiptarët. Koha e heshtjes mbaroi”, shkruan Vokshi.

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, do të mbahet në orën 17:00 para Kryeministrisë.

PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të njëpasnjëshme që dolën në dritë.

 

The post Albana Vokshi: Nuk protestojmë kundër një fytyre, por kundër sistemit që vjedh shqiptarët appeared first on Albeu.com.

SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi

By: V K
10 February 2026 at 11:16

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Pak ditë pasi Roshi u paraqit në SPAK dhe firmosi mbylljen e hetimeve, prokurori Elvin Gokaj depozitoi në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim.

Hetimi ndaj Roshit, nisi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në shtator të vitit 2015.

Sipas kallëzimit, Roshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh përmes procedurave të tenderimit për rikonstruksionin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u konstatuan pas një auditi për periudhën janar 2013 – dhjetor 2014. Në raport përmenden 12 tendera, kryesisht për rikonstruksion rrugësh, hapësirash publike dhe mbjellje pemësh dekorative.

Sipas KLSH-së, në disa raste është ndjekur standard i dyfishtë në vlerësimin e ofertave, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët.

Në tre tendera të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët ishte skualifikuar padrejtësisht për shkak të llogaritjeve të gabuara.

Ndërkohë, më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale ndaj tij në kuadër të një hetimi tjetër, nën dyshimet për korrupsion zgjedhor gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit.

The post SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike

By: V K
10 February 2026 at 10:48

Në kuadër operacionit “Burimi” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit Pajtim Braçaj 63-vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gjino(Shkëlqim) Lleshaj 44-vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Burimi”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 000 euro, në pronësi të 2 shtetasve të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të hetimeve intensive, të kryera nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës, me objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive/pronave, produkte të veprimtarive kriminale brenda dhe jashtë vendit, u finalizua operacioni i koduar “Burimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi 1 apartament në Selitë dhe 1 garazh në Selitë të Vogël, me vlerë totale rreth 200 000 euro, në pronësi përkatësisht të shtetasit P. B., 63 vjeç, i dënuar në Shqipëri për trafikim të lëndëve narkotike, dhe të shtetasit Gj. Ll. alias Sh. Ll., 44 vjeç i dënuar në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Hetimi për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera, me burime kriminale, në pronësi të këtyre shtetasve dhe shtetasve të lidhur me ta, vijon.

The post EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë

By: V K
10 February 2026 at 10:00

Ditën e sotme, në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese zhvillon seancë lidhur me ndryshimet e njëanshme të Rregullores së Kuvendit.

Grupi i PD-së do të përfaqësohet nga kryetari Gazment Bardhi dhe këshilltari Marash Logu.

Sipas PD, vendimi për ndryshimin e Rregullores cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pasi reflekton një ndërhyrje flagrante të pushtetit ekzekutiv (kryeministrit) në kompetencën kushtetuese të pushtetit legjislativ (Parlamentit) për vetërregullimin e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të tij.

PD kërkon:

(i) Shfuqizimi i vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

(ii) Pezullimin e vendimit nr. 57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

The post Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese mban sot seancë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI)

By: V K
10 February 2026 at 09:52

Policia e Shtetit, ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, ku shihen disa persona duke u konfliktuar verbalisht, ndërsa njëri prej tyre, polic, mban në dorë një armë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, 9 shkurt, në lagjen Laprakë, Njësia Administrative nr. 11, pranë pallateve malajziane në Tiranë.

Sipas Policisë, Nënkomisar Fabiol Hasaj., me detyrë “Ekspert” në Seksionin e Policisë Shkencore në DVP Kukës, u konfliktua me shtetasin D. H. për motive të dobëta dhe dyshohet se e ka kanosur atë me armën e shërbimit.

Si masë e menjëhershme, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit e ka pezulluar nënkomisarin dhe ka nisur hetimin disiplinor.

Gjithashtu, arma e shërbimit e punonjësit, një pistoletë tip “TT”, iu bllokua për nevoja të hetimit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kryer veprime hetimore dhe procedurale, dhe materialet janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Kanosja”.

 

The post VIDEO/ Nxori armën gjatë konfliktit verbal në Laprakë, pezullohet efektivi i policisë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë

By: V K
10 February 2026 at 09:41

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale”, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të martën, më 10 shkurt 2026, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut.

Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qendrës së qytetit. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Monitoroni mediat lokale

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët

The post Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë appeared first on Albeu.com.

Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet

By: V K
10 February 2026 at 08:51

Gjatë muajit janar, “Monitor” zhvilloi një vrojtim me analistë të tregut financiar lidhur, me faktorët që kanë ndikuar ecurinë e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Ekspertët u pyetën për të vlerësuar ndikimin e një liste faktorësh, në një shkallë që fillonte nga një deri në pesë.

Mbështetur në përgjigjet e tyre, faktori me peshën mesatare më të lartë në vijimësinë e rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek ka qenë turizmi dhe në përgjithësi rritja e eksporteve të shërbimeve në ekonominë shqiptare. Paneli i ekspertëve e ka vlerësuar këtë faktor me një ndikim 4.5 (nga një shkallë maksimale 5).

Sipas të dhënave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, për të gjithë 9-mujorin 2025, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 2.1 miliardë euro, në rritje vjetore me 19.6%.

Turizmi vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në zërin e të ardhurave në bilancin e pagesave të vendit.

Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit.

Për të gjithë 9-mujorin 2025, shërbimet sollën të ardhura neto në ekonomi në vlerën e pothuajse 3.5 miliardë eurove, në rritje me 16.4% krahasuar me një vit më parë.

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e anketuar janë remitancat. Mesatarisht, ndikimi i këtij faktori në kursin e këmbimit vlerësohet në nivelin 3.91.

Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 817 milionë eurove, në rritje me 5.8% krahasuar me një vit më parë.

Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë ringritur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Faktori i tretë për nga ndikimi, sipas ekspertëve, janë prurjet informale të valutës, me një vlerësim mesatar në nivelin 3.83. Me një ndikim lehtësisht më të ulët vlerësohen prurjet e paligjshme të valutës, me një vlerësim mesatar 3.58.

Në perceptimin e përgjithshëm, flukset informale dhe të paligjshme kanë pasur gjithmonë një ndikim të konsiderueshëm në tendencat e kursit të këmbimit. Një perceptim të tillë duket se e ndajnë edhe ekspertët, që i rendisin ndër faktorët me ndikim në kursin e këmbimit.

Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme vlerësohen gjithashtu ndër faktorët me ndikim, me një nivel mesatar 3.66.

Sektori i pasurive të paluajtshme dominoi investimet e huaja për të katërtin vit radhazi në 2025, me një peshë gjithnjë e më të lartë. Për 9-mujorin 2025, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 403 milionë eurove.

Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 33% të investimeve të huaja për këtë vit, nga 23% që zinin një vit më parë.

Në renditjen e vlerësimit mesatar të ekspertëve për faktorët që kanë ndikuar kursin e këmbimit, vijon bilanci tregtar, me një mesatare vlerësimi 3.25 dhe ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, në nivelin 2.83.

Publiku mendon se euro ra nga flukset informale

Për të ballafaquar mendimin e ekspertëve me mendimin e një publiku më të gjerë, “Monitor” realizoi mes fundit të muajit janar dhe fillimit të muajit shkurt një sondazh në faqen e saj të internetit.

Pjesëmarrësit u pyetën për faktorët kryesorë që, sipas tyre, kanë përcaktuar rënien e kursit të Euros ndaj Lekut, me të njëjtat alternativa që iu parashtruan edhe ekspertëve.

Sipas përgjigjeve të sondazhit, në pjesën më të madhe pjesëmarrësit mendojnë se faktorët kryesorë që kanë sjellë rënien e kursit të Euros janë prurjet e paligjshme të valutës, me 36% të përgjigjeve dhe prurjet informale, me 30% të tyre.

Faktorët e tjerë vijojnë me diferencë të konsiderueshme, duke filluar nga turizmi, me 13% të përgjigjeve, investimet e huaja në prona, me 9% dhe remitancat, me 5%.

Rezultatet e sondazhi tregojnë se, në perceptimin e opinionit publik, ekonomia informale dhe e paligjshme është faktori me ndikimin kryesor në rënien e kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, shkalla e rënies së kursit në 2025 ishte ndjeshëm më e ulët krahasuar me dy vitet e mëparshme.

Për vitin 2025, kursi mesatar zyrtar i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie me 2.8%, nga 7.4% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2024 dhe 8.6% që kishte qenë rënia gjatë vitit 2023.

Por, ngadalësimi i rënies së kursit mund të shpjegohet në një masë të konsiderueshme me ndërhyrjet e Bankës Qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Në mungesë të këtyre blerjeve, kursi i këmbimit do të kishte pësuar një rënie edhe më të madhe./Monitor

 


Burimi: Anketimi i “Monitor” me ekspertët

 


Burimi: Sondazhi i “Monitor” me publikun

The post Rënia e këmbimit të Euros/ Nga turizmi te paratë e pista dhe investimet e huaja, ekspertët rendisin shkaqet appeared first on Albeu.com.

Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”

By: V K
10 February 2026 at 08:28

Në spektaklin e mbrëmshëm, është zbuluar data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4”. Derisa edhe këtij edicioni po i vjen fundi, u mësua se finalja e madhe do të jetë më 27 shkurt.

Ata e mësuan finalen e këtij edicioni në një mënyrë krejtësisht tjetër, jashtë ambienteve të Big Brother.

Konkurrentët u shfaqën të emocionuar, derisa u ndezën edhe fishekzjarret për të festuar këtë moment të rëndësishëm të tyre.

Ndërkaq, nuk u bë e ditur akoma se sa finalistë do të jenë, katër apo pesë gjithsej.

Sido që të jetë, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto ditë për ta, pasi kanë ngelur shumë pak.

Banorët janë në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, edhe pse ka rënë për shkak të disa situatave që kanë ndodhur brenda.

The post Zbulohet data e finales së “Big Brother VIP Kosova 4” appeared first on Albeu.com.

BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion

By: V K
10 February 2026 at 08:23

Kryeministri Edi Rama kaloi nga fjalët tek veprat në raport me drejtësinë të hënën, kur paralajmëroi një ofensive ligjore për të penguar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme që të ndërmarrë masën e pezullimit nga detyra për ministrat e kabinetit të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Deklaratat publike të Ramës erdhën si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që la në fuqi pezullimin nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku, duke rrëzuar pretendimin e Ramës se kjo përbënte cënim të kompetencave kryeministrore.

“Funksionet e padelegueshme kushtetuese, nga ai i anëtarit të qeverisë tek ai i Presidentit të Republikës dhe jo vetëm, nuk mund të pezullohen kurrësesi nga askush duke u nisur nga një emër i përveçëm, sepse pezullimi paralizon funksionin, pra institucionin që ai/ajo drejton”, shkroi Rama në platformën X, duke e justfikuar këtë me nevojën për garantim të pavarësisë së pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Por paralajmërimet e tij u lexuan nga opozita dhe nga shoqëria civile si presion i hapur ndaj drejtësisë dhe kthim pas nga narrativa e luftës antikorrupsion, dhe për pasojë, si rrezik për ecurinë e procesit të integrimit europian.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se ky ishte një “presion i organizuar kundër drejtësisë”.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh”, tha Bardhi në reagim publik pas deklaratave të kryeministrit.

Edhe për organizatat e shoqërisë civile, ky është një moment kritik për pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe një ndryshim kursi politik i mazhorancës, që nëse bëhet realitet, do të pengojë punën e tyre duke veshur me një imunitet shtesë ministrat dhe funksionarët para ligjit.

“Qëndrimi i kryeministrit është një akt kundër retorikës antikorrupsion dhe standardeve që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur objektimin e anëtarësimit në BE”, tha Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit për Studime Politike, një organizatë që monitoron punën e Kuvendit.

Krasniqi sheh me shqetësim edhe anashkalimin e Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetutuese, si shkelje të standardeve demokratike.

Kjo, sipas tij, “tregon se Shqipëria rrezikon të devijojë në një vend ku Kushtetuta dhe institucionet nuk kanë vlerë dhe ku liderit politikë dhe mazhorancat e radhës mund ta inteprerojnë atë sipas qëllimeve të tyre politike”.

Krasniqi shton se nisma që paralajmron kryeministri u jep ministrave të tij një pushtet dhe imunitet që nuk e kanë, nuk ua njeh Kushtetuta dhe as praktika e vendeve të Bashkimit Europian.

“Po ashtu, pengon hetimet e SPAK, duke refuzuar heqjen e imunitetit dhe krijon një hendek të thellë midis ekzekutivit e mazhorancës nga njëra anë dhe drejtësisë nga ana tjetër”, shton ai.

Edhe për Erida Skëndajn, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nisma e kryeministrit lidhet me interesat e tij personale dhe cënon parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“Të gjitha vonesat që janë krijuar nga mosekzekutimi i vendimit të GJKKO-së, shtyrja e paprecedentë e procesit vendimmarrës të Kuvendit për kërkesën për autorizimin nga SPAK për kufizimin e lirisë ndaj zv.kryeministres dhe tanimë edhe qëndrimi i Kryeministrit për të ndryshuar legjislacionin për të mos patur masa ndaluese të pezullimit të ekzekutimit të funksionit (për disa prej tyre), përbëjnë një qëndrim që pengon sistemin e drejtësisë për të zhvilluar një hetim efektiv, të plotë e të gjithëanshëm ndaj zyrtares në fjalë”, tha Skëndaj.

Sipas Skëndajt, Rama po synon ndryshime Kushtetuese, edhe pse shtoi se :Kushtetuta nuk mund të ndryshojë në interes të njërës apo tjetrës palë që ka mazhorancën qeverisëse, por vetëm në interes të publikut, konform parimeve themelore të shtetit të së drejtës dhe me një debat gjithëpërfshirës”.

Referuar ndarjes 4 me 4 të qëndrimeve të trupës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konfliktin e kompetencës, Skëndaj tha se kjo e “bën këtë çështje të debatueshme midis profesionistëve”.

“Në vlerësimin tim, ligjvënësi kushtetues shqiptar duhet të zgjedhë midis nevojës për ta patur një masë të tillë pezulluese në Kushtetutë ose jo. Në kushtet e Shqipërisë, kjo masë përbën në parim një kufizim të domosdoshëm dhe proporcional me nevojën që e dikton, që është lufta kundër korrupsionit shumë shqetësues në vendin tonë si dhe barazia para ligjit”, tha Skëndaj.

Ndërsa për Krasniqin, nuk ka asnjë paqartësi ligjore në këtë drejtim, pasi legjislacioni shqiptar lejon pezullimin deri shkarkimin edhe të Presidentit, edhe të Kryeministrit për raste kur ata rezultojnë me probleme me dekriminalizimin, që lidhet me deklarimin ose jo të rregullt, kurse për raste flagrante korrupsioni, abuzimi dhe keqpërdorimi të detyrës dhe buxhetit publik refuzohet apriori hetimi.

Sipas tij, synimet e mazhorancës janë të nxitura nga interesa personale dhe bien ndesh me standardet demokratike.

“Në vendet e BE ka pasur e ka kryeministra dhe zyrtarë të lartë nën hetim, në çdo rast është dhënë dorëheqje ose është mundësuar hetimi pa pengesë imuniteti”, tha Krasniqi.

“Nëse tek ne ndodh e kundërta… ne humbim edhe konceptin formal të demokracisë, kthehemi në një regjim dhe japim shembull sesi nuk duhet të jetë demokracia dhe shteti i së drejtës”, përfundoi ai./birn

The post BIRN: Ofensiva e Ramës ndaj drejtësisë ngre alarmin për pengim të luftës anti-korrupsion appeared first on Albeu.com.

75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon

By: V K
10 February 2026 at 07:48

Sistemi fiskal dhe tarifat administrative po kthehen në barrë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, por në Shqipëri ky presion duket se ka prekur masën më të gjerë të popullsisë, sipas anketës “Securimetri 2025” të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, rreth 75% e qytetarëve vlerësojnë se taksat dhe tarifat rrisin koston e tyre të jetesës me 10% deri në 50% te të ardhurave mujore.

Specifikisht, grupi që deklaron se detyrimet publike marrin 21-30% të të ardhurave të tyre mujore është më i larti në rajon, me 30% të të anketuarve, duke lënë pas mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 25%.

Kjo shifër tregon se, ndryshe nga fqinjët, shqiptarët e ndjejnë barrën e detyrimeve publike si një shpenzim që dikton mirëqenien e tyre mujore.

Vetëm 13% e shqiptarëve mendojnë se shteti u merr më pak se 10% të kostove të jetesës, niveli ky më i ulët në rajon pas Serbisë.

Kjo do të thotë se për gati një të tretën e popullsisë në Shqipëri, pagesat ndaj institucioneve publike marrin një pjesë mjaft të konsiderueshme të buxhetit familjar, duke tejkaluar mesataren e rajonit.

Kosova shfaqet si një ekonomi me barrën më të lehtë për qytetarët e saj. Rreth 17% e qytetarëve të saj e ndjejnë barrën e pagesave publike nën nivelin 10%, një tregues ky më pozitiv se në Shqipëri.

Serbia ka përqindjen më të lartë të qytetarëve që deklarojnë kosto ekstreme ku 11 % e qytetarëve pohojnë se çojnë 50% të të ardhurave mujore në shtet, ndërsa në Shqipëri kjo kategori është pothuajse e papërfillshme me 3%.

Kjo tregon se sistemi serb mund të jetë më agresiv ndaj grupeve më të ardhura të larta, ndërsa sistemi shqiptar shënjestron më gjerësisht shtresën e mesme.

Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36% te të anketuarve që paguajnë10-20% te të ardhurave mujore, duke u renditur shumë afër Shqipërisë për nga perceptimi i barrës së moderuar.

Për Shqipërinë, shifrat tregojnë një ndjeshmëri të lartë ndaj detyrimeve financiare publike, ku përfshihet faturat e ujit, energjisë dhe të tjera që kanë bëjnë me taksat e tarifat.

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë pohoi se këto kosto gërryejnë ndjeshëm të ardhurat e tyre mujore./ Monitor

The post 75% e shqiptarëve thonë se taksat dhe tarifat u rëndojnë ndjeshëm jetesën, barra më e lartë në rajon appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
10 February 2026 at 07:38

Sot, 10 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 82 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.6 lekë, ndërsa në shitje me 105.7 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.1 lekë, ndërsa në shitje me 60.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

❌
❌