❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 March 2026Main stream

FOKUS- Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë humanitare për LM

11 March 2026 at 20:09

DOHA, 11 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul, ka premtuar edhe 93 milionĂ« euro (107 milionĂ« dollarĂ«) ndihmĂ« humanitare pĂ«r vendet e Lindjes sĂ« Mesme tĂ« prekura nga lufta me Iranin.

Wadephul viztoi në Katar, ndërsa raketat dhe dronët iranianë vazhdojnë të godasin rajonin e Gjirit si përgjigje ndaj sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane.

Kryediplomati gjerman ka nisur një tur në Lindjen e Mesme në fillim të kësaj jave, i cili deri tani e ka çuar në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në shenjë mbështetjeje për aleatët e shënjestruar nga Teherani.

Me këtë shumë të re, ndihma totale humanitare që Gjermania ka dhënë për rajonin gjatë muajve të fundit arrin në 118 milionë euro.

Fondet do të shkojnë për organizata ndërkombëtare si Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Programi Botëror i Ushqimit (WFP), UNICEF, Kryqi i Kuq dhe organizata të tjera humanitare, për të vazhduar operacionet e tyre në rajon, përfshirë Libanin, Jordaninë, Sirinë dhe territoret palestineze.

Wadephul pritet gjithashtu të zhvillojë bisedime në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për konfliktin që shpërtheu pasi Irani goditi bazat ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit, pas sulmeve fillestare të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara më 28 shkurt.

Sulmet në rajon vazhduan edhe sot me Katarin, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Omanin që raportuan se kishin interceptuar dronë dhe raketa.

Zyra e Medias e Qeverisë së Dubait bëri të ditur se dy dronë ranë pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit, duke plagosur katër persona. Një re tymi u pa edhe pranë aeroportit të Abu Dabit, ku Wadephul kishte zbritur më herët gjatë ditës.

Katari, i cili strehon bazën kryesore ushtarake amerikane Al-Udeid, theksoi se për momentin do të vazhdojë të mos ndërhyjë drejtpërdrejt në përballjen ushtarake me Iranin.

“Katari nuk Ă«shtĂ« palĂ« nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â€, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« Katarit, Majed al-Ansari. “Ne ende besojmĂ« nĂ« diplomaci, por do tĂ« reagojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur ndaj çdo sulmi kundĂ«r Katarit”.

Ai shtoi se Katari po përpiqet të ulë tensionet dhe se kanalet e komunikimit me Teheranin mbeten të hapura. Megjithatë, vendi ka qenë objekt i dhjetëra sulmeve me dronë dhe raketa nga Irani dhe ka rrëzuar dy avionë luftarakë iranianë. /Ad.Ab./

The post FOKUS- Gjermania premton 93 milionë euro ndihmë humanitare për LM appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA- Incident pranë Shtëpisë së Bardhë, automjeti përplaset me portën e sigurisë

11 March 2026 at 19:36

UASHINGTON, 11 mars /ATSH/ – NjĂ« automjet u pĂ«rplas me portĂ«n e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« sot, duke shkaktuar njĂ« reagim tĂ« madh tĂ« forcave tĂ« policisĂ« dhe mbylljen e pĂ«rkohshme tĂ« disa rrugĂ«ve pĂ«rreth zonĂ«s, sipas Reuters.

Departamenti i Policisë Metropolitane të Uashingtonit dhe agjentët e Shërbimit sekret të SHBA-së mbërritën menjëherë në vendngjarje pranë barrikadës në kryqëzimin e Connecticut Avenue me H Street Northwest, pasi incidenti ndodhi pak para orës 07:00 sipas kohës lokale.

Drejtuesi i automjetit, identiteti i tĂ« cilit nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ende publik, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nga autoritetet pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e automjetit me portën e kompleksit presidencial, por një zëdhënës i policisë i tha CBS News se nga incidenti nuk janë raportuar të lënduar.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh kur një automjet përplaset me një strukturë të Shtëpisë së Bardhë.

Në muajin tetor, një drejtues tjetër u arrestua pasi goditi me makinë portën e sigurisë së kompleksit presidencial. /Ad.Ab./

The post SHBA- Incident pranë Shtëpisë së Bardhë, automjeti përplaset me portën e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Wadephul nĂ« Katar mes tensioneve nĂ« vendet e Gjirit

11 March 2026 at 17:01

DOHA, 11 mars /ATSH-DPA/ – Ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul, mbĂ«rriti sot  nĂ« Katar, ndĂ«rsa raketat dhe dronĂ«t iranianĂ« vazhdojnĂ« tĂ« godasin rajonin e Gjirit si pĂ«rgjigje ndaj sulmeve tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta izraelito-amerikane.

Wadephul ka nisur një vizitë në Lindjen e Mesme në fillim të kësaj jave, e cila deri tani e ka çuar në Izrael, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, në një shenjë mbështetjeje për aleatët e shënjestruar nga Teherani.

Diplomati i lartë gjerman pritet të zhvillojë bisedime në Doha me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për konfliktin që shpërtheu pasi Irani goditi me shpejtësi bazat ushtarake amerikane në rajonin e Gjirit, pas sulmeve fillestare të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara më 28 shkurt.

Sulmet në rajon vazhduan edhe sot me Katarin, Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Omanin që raportuan se kishin interceptuar dronë dhe raketa.

Zyra e Medies e Qeverisë së Dubait njoftoi se dy dronë ranë pranë aeroportit ndërkombëtar të qytetit, duke plagosur katër persona. Një re tymi u pa edhe pranë aeroportit të Abu Dhabit, ku Wadephul kishte zbritur më herët gjatë ditës.

Katari, i cili strehon bazën kryesore ushtarake amerikane Al-Udeid, theksoi të martën se për momentin do të vazhdojë të mos ndërhyjë drejtpërdrejt në përballjen ushtarake me Iranin.

“Katari nuk Ă«shtĂ« palĂ« nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â€, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« Katarit, Majed al-Ansari. “Ne ende besojmĂ« nĂ« diplomaci, por do tĂ« reagojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e duhur ndaj çdo sulmi kundĂ«r Katarit”.

Ai shtoi se Katari po përpiqet të ulë tensionet dhe se kanalet e komunikimit me Teheranin mbeten të hapura. Megjithatë, vendi ka qenë objekt i dhjetëra sulmeve me dronë dhe raketa nga Irani dhe ka rrëzuar dy avionë luftarakë iranianë. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Wadephul nĂ« Katar mes tensioneve nĂ« vendet e Gjirit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania dhe Austria hedhin nĂ« treg naftĂ« nga rezervat strategjike

11 March 2026 at 16:17

BERLIN,  11 mars /ATSH/ – Gjermania dhe Austria njoftuan sot  se do tĂ« lirojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« rezervave tĂ« tyre strategjike tĂ« naftĂ«s, nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« qetĂ«suar rritjen e fortĂ« tĂ« çmimeve tĂ« energjisĂ« qĂ« Ă«shtĂ« shkaktuar nga lufta me Iranin, sipas AP.

Vendimi vjen pas një kërkese nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila u ka kërkuar vendeve anëtare të lirojnë rreth 400 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente, një nga ndërhyrjet më të mëdha të koordinuara ndonjëherë në tregun global të energjisë.

Edhe Japonia bëri të ditur se do të nisë lirimin e një pjese të rezervave të saj duke filluar nga dita e hënë. Ministrat e energjisë të vendeve të G7-s u takuan në Paris për të diskutuar opsionet e mundshme për stabilizimin e tregjeve të energjisë.

Sipas drejtorit të IEA-së, Fatih Birol, vendet anëtare aktualisht mbajnë mbi 1,2 miliardë fuçi rezerva publike emergjente, ndërsa rreth 600 milionë fuçi të tjera mbahen nga industria sipas detyrimeve të qeverive.

Ministrja gjermane e Ekonomisë, Katherina Reiche, tha se Gjermania do të lirojë një pjesë të rezervave të saj në përputhje me kërkesën e IEA-së dhe se dërgesat e para mund të fillojnë brenda disa ditësh.

Ajo theksoi se Gjermania mbështet parimin e solidaritetit ndërkombëtar për të përballuar krizat energjetike.

Kriza aktuale lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Irani ka sulmuar anije tregtare në Gji dhe praktikisht ka bllokuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit, rrugë nga ku kalon rreth një e pesta e naftës botërore. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Gjermania dhe Austria hedhin nĂ« treg naftĂ« nga rezervat strategjike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Hezbollah dĂ«mton njĂ« stacion satelitor izraelit

10 March 2026 at 22:53

TEL AVIV, 10 mars /ATSH-DPA/ – NjĂ« raketĂ« e lĂ«shuar nga Libani goditi njĂ« stacion satelitor thellĂ« brenda territorit tĂ« Izraelit, raportuan sot mediat izraelite.

Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga njĂ« kamerĂ« makine qĂ« tregojnĂ« momentin e goditjes gjatĂ« sulmit

Sipas raportimeve, u godit një stacion që i përket operatorit europian të satelitëve SES, i vendosur në zonën Emek Haela, pranë qytetit Beit Shemesh.

Milicia libaneze Hezbollah, e mbështetur nga Irani, mori përgjegjësinë për sulmin dhe pretendoi se objekti i goditur i përkiste një njësie kibernetike të ushtrisë izraelite.

Megjithatë, mediet izraelite e përshkruan atë si një objekt civil dhe komercial.

Këto pretendime nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Stacioni satelitor ndodhet rreth 160 kilometra nga kufiri me Libanin, duke e bërë sulmin një goditje të pazakontë precize thellë brenda territorit izraelit.

Sipas gazetĂ«s “Times of Israel”, shpĂ«rthimi shkaktoi dĂ«me nĂ« infrastrukturĂ«n e objektit dhe plagosi dy persona.

Ushtria izraelite tha se njĂ« “dĂ«shtim i izoluar” bĂ«ri qĂ« raketa tĂ« godiste objektivin pa u interceptuar dhe pa u aktivizuar sirenat paralajmĂ«ruese nĂ« zonĂ«.

Gazeta ekonomike izraelite “Calcalist” raportoi se raketa ishte e tipit “Fateh-110”, njĂ« raketĂ« tokĂ«-tokĂ« me drejtim preciz e prodhuar nĂ« Iran dhe e pajisur me njĂ« kokĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« shpĂ«rthyese, e projektuar pĂ«r tĂ« goditur infrastrukturĂ« strategjike. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Hezbollah dĂ«mton njĂ« stacion satelitor izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – PE, rregulla tĂ« reja pĂ«r tĂ« mbrojtur veprat kreative nga trajnimi i IA-sĂ«

10 March 2026 at 22:10

Raporti, i hartuar nga Komiteti pĂ«r Çështje Ligjore i Parlamentit, kĂ«rkon qĂ« ligji i BE-sĂ« pĂ«r tĂ« drejtat e autorit tĂ« zbatohet pĂ«r tĂ« gjitha sistemet e IA-s qĂ« u vihen nĂ« dispozicion pĂ«rdoruesve brenda bllokut.

Ndër propozimet kryesore është krijimi i një regjistri evropian pranë Zyrës së Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO), ku do të regjistrohen të gjitha veprat e mbrojtura nga e drejta e autorit që përdoren për trajnimin e modeleve të IA-s, si dhe artistët që kanë zgjedhur të mos lejojnë përdorimin e veprave të tyre.

Raporti sugjeron gjithashtu që kompanitë të bëjnë publike faqet e internetit nga të cilat kanë mbledhur të dhëna për trajnim.

Eurodeputetët paralajmërojnë se mosrespektimi i këtyre kërkesave për transparencë mund të konsiderohet shkelje e të drejtave të autorit dhe të çojë në pasoja ligjore për kompanitë e IA-s.

Sipas Parlamentit, materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit duhet të paguhen në mënyrë të drejtë për të mbrojtur sektorin kreativ të BE-së, i cili gjeneron pothuajse 7% të prodhimit të brendshëm bruto të unionit.
“IA gjenerative nuk duhet tĂ« funksionojĂ« jashtĂ« shtetit ligjor”,  tha eurodeputeti Axel Voss, duke theksuar se nĂ«se veprat e mbrojtura pĂ«rdoren pĂ«r trajnimin e sistemeve tĂ« IA-s krijuesit kanĂ« tĂ« drejtĂ« pĂ«r transparencĂ«, siguri ligjore dhe kompensim tĂ« drejtĂ«.

Megjithatë, reagimet nga industria kanë qenë të përziera. Organizatat e sektorit kreativ e përshëndetën votimin si një mbështetje të fortë për të drejtat e krijuesve dhe kërkuan krijimin e një tregu licencash që garanton pagesa për përdorimin e veprave në trajnimin e IA-s.

Nga ana tjetër, disa organizata të industrisë së teknologjisë paralajmëruan se kërkesa për autorizim paraprak nga artistët mund të krijojë barrë të madhe për kompanitë europiane dhe të dëmtojë konkurrueshmërinë digjitale të Evropës në nivel global. /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – PE, rregulla tĂ« reja pĂ«r tĂ« mbrojtur veprat kreative nga trajnimi i IA-sĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 10 March 2026Main stream

BM – Londra dĂ«rgon anije luftarake nĂ« rajon mes tensioneve me Iranin

10 March 2026 at 21:34

LONDËR, 10 mars /ATSH-AFP/ – Destrojeri britanik “HMS Dragon” Ă«shtĂ« nisur nga baza nĂ« Portsmouth drejt Lindjes sĂ« Mesme, pas kritikave nga politikanĂ« tĂ« opozitĂ«s dhe nga qeveria e Qipros pĂ«r reagimin e ngadaltĂ« ndaj njĂ« sulmi me dron ndaj bazĂ«s britanike nĂ« Akrotiri, nĂ« jug tĂ« Qipros, mĂ« 1 mars.

Një dron i prodhimit iranian goditi pistën e bazës së Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) në Akrotiri, duke rritur shqetësimet për sigurinë e interesave britanike në rajon.

Vendosja e shumëpritur e anijes vjen një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta, e cila filloi më 28 shkurt, mund të përfundojë së shpejti.

Marina Mbretërore tha se anija ka aftësi të rrëzojë dronë dhe raketa balistike të lëshuara nga Irani dhe aleatët e tij, ndërsa sulmet iraniane vazhdojnë të synojnë interesat britanike në rajon.

“HMS Dragon Ă«shtĂ« njĂ« nga anijet mĂ« tĂ« afta nĂ« botĂ« pĂ«r mbrojtje ajrore dhe do tĂ« forcojĂ« ndjeshĂ«m kapacitetet tona mbrojtĂ«se nĂ« rajon, duke pĂ«rmirĂ«suar aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar, gjurmuar dhe shkatĂ«rruar kĂ«rcĂ«nimet ajrore, pĂ«rfshirĂ« dronĂ«t”,  njoftoi  Ministria britanike e Mbrojtjes nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Sipas ministrisë, personeli i Marinës Mbretërore ka punuar me ritëm të shpejtë për të përgatitur anijen, duke përfunduar punë që normalisht zgjasin gjashtë javë brenda vetëm gjashtë ditësh.

Më herët, ministria njoftoi se një tjetër anije britanike po përgatitet për një vendosje të mundshme në rajon.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r “RFA Lyme Bay”, njĂ« anije zbarkimi me kapacitete humanitare dhe mjekĂ«sore, e cila Ă«shtĂ« vendosur nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ« pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« detyra detare nĂ« Mesdheun Lindor nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme.

Gjatë javës së fundit, Britania ka dërguar gjithashtu specialistë shtesë kundër dronëve, helikopterë Wildcat dhe Merlin në Qipro, avionë Typhoon në Katar dhe ka nisur fluturime mbrojtëse në mbështetje të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjatë natës, një njësi britanike tokësore rrëzoi një dron në hapësirën ajrore të Irakut që po drejtohej drejt forcave të koalicionit, njoftoi ministria.

“PilotĂ«t britanikĂ« kanĂ« realizuar mĂ« shumĂ« se 230 orĂ« fluturime nĂ« operacione mbrojtĂ«se nĂ« rajon”, shtoi ajo. /Ad.Ab./

The post BM – Londra dĂ«rgon anije luftarake nĂ« rajon mes tensioneve me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Pentagoni:TĂ« paktĂ«n 140 ushtarĂ« amerikanĂ« tĂ« plagosur nĂ« luftĂ«n me Iranin

10 March 2026 at 21:03

UASHINGTON, 10 mars /ATSH/- Rreth 140 ushtarë amerikanë janë plagosur në luftën me Iranin, përfshirë tetë që janë në gjendje të rëndë, njoftoi sot Pentagoni, duke dhënë bilancin e parë zyrtar të të plagosurve amerikanë që nga fillimi i konfliktit, sipas AP.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, shumica e plagëve janë të lehta dhe 108 ushtarë janë rikthyer tashmë në detyrë pas trajtimit mjekësor. Tetë ushtarët e plagosur rëndë po marrin kujdes mjekësor të specializuar.

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë, ndërsa sulmet dhe kundërsulmet vazhdojnë në disa pjesë të Lindjes së Mesme. Sulmet iraniane kanë shënjestruar bazat ushtarake amerikane dhe objektiva të tjera në rajon.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se operacionet ushtarake kundër objektivave iraniane vazhdojnë, ndërsa administrata në Uashington pretendon se kapacitetet raketore dhe ushtarake të Iranit janë dobësuar ndjeshëm nga sulmet ajrore. ([Axios][3])

Lufta, e cila filloi në fund të shkurtit me sulme të gjera ndaj objektivave iraniane, ka rritur tensionet në gjithë rajonin dhe ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Në Uashington, ligjvënësit kanë kërkuar më shumë transparencë për strategjinë e luftës dhe pasojat e saj, ndërsa tregjet globale dhe çmimet e energjisë kanë reaguar ndaj pasigurisë së krijuar nga konflikti. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Pentagoni:TĂ« paktĂ«n 140 ushtarĂ« amerikanĂ« tĂ« plagosur nĂ« luftĂ«n me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JERUSALEM – Wadephul mbĂ«shtet Izraelin, por paralajmĂ«ron kundĂ«r kaosit nĂ« Iran

10 March 2026 at 20:21

JERUSALEM, 10 mars /ATSH—DPA/- Ministri i JashtĂ«m gjerman, Johann Wadephul, shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r Izraelin gjatĂ« njĂ« vizite tĂ« papritur sot nĂ« Izrael , por paralajmĂ«roi se lufta me Iranin nuk duhet tĂ« çojĂ« nĂ« kaos apo nĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e vendit.

“Nuk Ă«shtĂ« nĂ« interesin e askujt qĂ« tĂ« ketĂ« kaos, luftĂ« civile apo shpĂ«rbĂ«rje tĂ« Iranit”, tha Wadephul nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r shtyp nĂ« Jeruzalem me homologun izraelit Gideon Saar. Ai shtoi se pasojat e njĂ« skenari tĂ« tillĂ« do tĂ« ishin tĂ« mĂ«dha dhe do tĂ« ndiheshin edhe nĂ« EvropĂ«.

Në të njëjtën kohë, Wadephul i bëri thirrje Teheranit që të çmontojë në mënyrë të verifikueshme programin e tij bërthamor ushtarak dhe programin e raketave balistike. Ai kërkoi gjithashtu që Irani të ndalë mbështetjen për grupet e armatosura, përfshirë Hezbollah, Hamas dhe Houthi.

Ministri gjerman theksoi se integriteti territorial i Iranit duhet të ruhet pavarësisht konfliktit dhe se rajoni ka nevojë për një rend paqeje që garanton sigurinë e shteteve dhe të njerëzve, veçanërisht në rrugët detare që janë të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare.

Wadephul është ministri i parë i Jashtëm evropian që viziton Izraelin që nga fillimi i luftës.

Sipas autoriteteve izraelite, gjithsej 13 persona janë vrarë nga sulmet me raketa iraniane që nga fillimi i luftës. Ministria izraelite e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se më shumë se 2 300 persona janë trajtuar në spitale, përfshirë të plagosur gjatë vrapimit drejt strehimoreve apo persona me kriza ankthi.

Vizita e ministrit gjerman u mbajt sekret pĂ«r arsye sigurie. PĂ«r shkak tĂ« kĂ«rcĂ«nimit tĂ« shtuar nga sulmet me raketa dhe dronĂ« nga Irani dhe Hezbollah nga Libani, ai udhĂ«toi me njĂ« avion ushtarak gjerman “Airbus A400M”. /Ad.Ab./

The post JERUSALEM – Wadephul mbĂ«shtet Izraelin, por paralajmĂ«ron kundĂ«r kaosit nĂ« Iran appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Bisedimet tripalĂ«she pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« zhvillohen nĂ« Turqi

10 March 2026 at 19:30

KIEV, 10 mars /ATSH/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se Turqia Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« presĂ« raundin e ardhshĂ«m tĂ« bisedimeve tripalĂ«she pĂ«r paqe mes UkrainĂ«s, RusisĂ« dhe Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s sipas Reuters.

Ai e bëri këtë njoftim pas një bisede me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas presdientit Zelensky, Ankaraja ka shprehur gatishmëri për të organizuar takimin dhe Ukraina e mirëpret këtë iniciativë, duke shpresuar që bisedimet të çojnë në progres real drejt përfundimit të luftës.

KĂ«to negociata janĂ« pjesĂ« e njĂ« serie takimesh tripalĂ«she tĂ« ndĂ«rmjetĂ«suara nga SHBA –ja pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s qĂ« filloi me pushtimin rus tĂ« UkrainĂ«s nĂ« vitin 2022. Raunde tĂ« mĂ«parshme janĂ« zhvilluar nĂ« vende tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« Abu Dabin dhe GjenevĂ«n, por deri tani nuk kanĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r armĂ«pushim.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve ishte planifikuar më herët për fillimin e marsit, por u shty pjesërisht për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndryshimit të prioriteteve diplomatike të disa vendeve partnere të Ukrainës.

Zelensky ka deklaruar gjithashtu se Ukraina është e gatshme për negociata në çdo moment, por theksoi se Rusia duhet të tregojë vullnet real për kompromis për të arritur një marrëveshje paqeje.

Nëse takimi zhvillohet në Turqi, ai mund të rikthejë rolin e Ankarasë si ndërmjetës në konflikt, pasi vendi ka organizuar edhe bisedime të mëparshme mes palëve gjatë viteve të para të luftës. /Ad.Ab./

The post KIEV – Zelensky: Bisedimet tripalĂ«she pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« zhvillohen nĂ« Turqi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Bahreini dhe Katari interceptojnĂ« raketa dhe dronĂ« iranianĂ«

10 March 2026 at 18:43

MANAMA/DOHA, 10 mars /ATSH/ – Bahreini dhe Katari njoftuan sot se kanĂ« interceptuar raketa tĂ« reja balistike tĂ« lĂ«shuara nga Irani, ndĂ«rsa tensionet nĂ« Lindjen e Mesme vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rshkallĂ«zohen nĂ« kuadĂ«r tĂ« konfliktit rajonal, sipas AP.

Ministria e Mbrojtjes e Bahreinit deklaroi se vendi po vazhdon tĂ« pĂ«rballet me ato qĂ« i quajti “sulme terroriste tĂ« rĂ«nda” nga Irani, tĂ« cilat sipas saj kanĂ« pasur nĂ« shĂ«njestĂ«r infrastrukturĂ«n civile dhe pronĂ«n private.

Sipas autoriteteve të Bahreinit, sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë interceptuar deri tani 105 raketa balistike dhe 176 dronë që nga fillimi i luftës.

Bahreini është një nga aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara  të Amerikës në rajon dhe strehon selinë e Flotës së Pestë të Marinës amerikane, duke e bërë vendin një pikë strategjike në arkitekturën e sigurisë së Gjirit.

Ndërkohë, Katari njoftoi se ka interceptuar pesë raketa balistike iraniane të lëshuara sot pasdite. Autoritetet në Doha thanë se nuk ka pasur viktima apo dëme materiale nga incidenti.

Zhvillimet e fundit tregojnë se konflikti po shtrihet gjithnjë e më shumë në rajon, duke përfshirë shtete të tjera të Gjirit dhe duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë në Lindjen e Mesme. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Bahreini dhe Katari interceptojnĂ« raketa dhe dronĂ« iranianĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Ministri Saar: Izraeli nuk kĂ«rkon luftĂ« pafund me Iranin

10 March 2026 at 18:01

JERUSALEM, 10  nĂ«ntor /ATSH-DPA/ – Izraeli nuk po kĂ«rkon njĂ« “luftĂ« pafund” me Iranin, deklaroi sot ministri i JashtĂ«m Gideon Saar, gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« Jerusalem me homologun e tij gjerman Johann Wadephul.

Saar tha se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s kanĂ« arritur tashmĂ« “suksese tĂ« mĂ«dha” nĂ« konfliktin qĂ« nisi mĂ« 28 shkurt dhe qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rshkallĂ«zuar nĂ« tĂ« gjithĂ« Lindjen e Mesme.

Ministri izraelit pranoi se regjimi iranian “nuk mund tĂ« rrĂ«zohet pa popullin e Iranit”. “Kjo Ă«shtĂ« e qartĂ«,” tha ai ,“Por pa ndihmĂ« nga jashtĂ«, populli iranian nuk mund ta rifitojĂ« lirinĂ« e tij”, shtoi Saar.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje që populli iranian të ngrihet kundër udhëheqjes në Teheran dhe ta rrëzojë atë.

Wadephul, ministri i parë i Jashtëm nga një vend evropian që viziton Izraelin që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, zhvilloi bisedime me Saar në Jerusalem.

Dy ministrat vizituan gjithashtu qytetin Beit Shemesh, në perëndim të Jerusalemit, për të parë dëmet e shkaktuara nga një sulm Iranian me raketa. Nëntë persona u vranë dhe rreth 50 të tjerë u plagosën kur një raketë goditi qytetin më 1 mars.

Në total, sipas autoriteteve izraelite, 13 persona kanë humbur jetën në Izrael nga sulmet iraniane që nga fillimi i luftës, e cila nisi me ofensivën e gjerë ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Teheranit.

Vizita e ministrit gjerman erdhi pas takimeve që ai zhvilloi më herët gjatë ditës në Nikosia me homologun e tij qipriot Konstantinos Kombos. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Ministri Saar: Izraeli nuk kĂ«rkon luftĂ« pafund me Iranin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANALIZË – Sulmet mĂ« tĂ« rĂ«nda ndaj Iranit, ndĂ«rsa tregjet presin fund tĂ« shpejtĂ« tĂ« luftĂ«s

10 March 2026 at 17:12

DUBAI/TEL AVIV/UASHINGTON, 10 mars /ATSH/ – Sulmet ajrore tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit kanĂ« arritur nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« intensitetit qĂ« nga fillimi i konfliktit nĂ« fund tĂ« shkurtit, duke sinjalizuar njĂ« fazĂ« tĂ« re tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit ushtarak nĂ« Lindjen e Mesme, sipas Reuters.

Zyrtarë amerikanë në Pentagon e përshkruan ditën e fundit si operacionin më të madh ajror të kryer deri tani në territorin iranian, me përdorimin e një numri të madh avionësh luftarakë dhe bombarduesish, si dhe me koordinim më të avancuar të inteligjencës ushtarake. Në terren, banorët e Teheranit raportojnë bombardime të vazhdueshme gjatë natës dhe një atmosferë frike që po përhapet mes popullsisë civile.

Megjithatë, paradoksalisht, ndërsa intensiteti i sulmeve po rritet, tregjet financiare globale duket se po reagojnë me një farë optimizmi se konflikti mund të përfundojë relativisht shpejt. Investitorët kanë interpretuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump si sinjal se administrata e tij mund të mos jetë e interesuar për një luftë të zgjatur, sidomos për shkak të rrezikut të madh që ajo do të paraqiste për stabilitetin e tregjeve energjetike dhe ekonominë globale.

Një nga elementët më kritikë të krizës është Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin e energjisë në botë. Rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm kalon çdo ditë nëpër këtë ngushticë përgjatë brigjeve iraniane.

Kërcënimi i Gardës Revolucionare iraniane për të bllokuar eksportet e naftës nga rajoni ka rritur ndjeshëm tensionet, pasi një veprim i tillë do të kishte pasoja të menjëhershme për ekonominë globale.

Në një skenar të tillë, çmimet e energjisë mund të rriteshin në mënyrë dramatike dhe të shkaktonin një krizë ekonomike të krahasueshme me shokët e naftës të viteve 1970.

Reagimi i tregjeve ka qenë i luhatshëm. Fillimisht çmimi i naftës u rrit deri pranë 120 dollarëve për fuçi, duke reflektuar frikën për një ndërprerje të madhe të furnizimeve. Por më pas çmimet ranë në rreth 90 dollarë, pasi investitorët besojnë se konflikti mund të përfundojë para se të shkaktojë një bllokim të plotë të trafikut energjetik në rajon.

Në planin politik, situata në Iran është gjithashtu në një moment të ndjeshëm. Pas vrasjes së liderit suprem Ali Khamenei në ditën e parë të luftës, autoritetet iraniane kanë emëruar si pasues të tij Mojtaba Khamenei, një figurë e konsideruar si pjesë e krahut më të ashpër të establishmentit iranian.

Ky zhvillim sugjeron se Teherani nuk ka ndërmend të bëjë lëshime politike të menjëhershme, pavarësisht presionit ushtarak dhe diplomatik.

Deklaratat nga zyrtarĂ«t iranianĂ« tregojnĂ« njĂ« ton sfidues. Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, deklaroi se Irani nuk po kĂ«rkon njĂ« armĂ«pushim dhe se agresori duhet tĂ« “marrĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« fortĂ«â€ pĂ«r tĂ« mos guxuar mĂ« tĂ« sulmojĂ« vendin.

Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare paralajmëroi se Irani mund të ndalojë eksportin e naftës drejt Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për aq kohë sa sulmet vazhdojnë.

Megjithatë, disa analistë besojnë se një përfundim relativisht i shpejtë i konfliktit mund të jetë i mundshëm. Nëse administrata amerikane vendos të ndërpresë operacionet për të stabilizuar tregjet energjetike, kjo mund të nënkuptojë se ndryshimi i regjimit në Iran, një objektiv që Izraeli e ka përmendur hapur, mund të mos realizohet. Një fund i shpejtë i luftës mund të lërë strukturën aktuale të pushtetit në Teheran në vend, ndërsa SHBA dhe aleatët e saj do të fokusoheshin kryesisht në dobësimin e kapaciteteve raketore dhe programit bërthamor të Iranit.

Ndërkohë, kostoja njerëzore e konfliktit vazhdon të rritet. Sipas përfaqësuesit iranian në OKB, më shumë se 1,300 civilë iranianë janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur që nga fillimi i sulmeve më 28 shkurt. Përplasjet kanë përfshirë gjithashtu Libanin dhe zona të tjera të rajonit, duke rritur rrezikun e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në këtë kontekst, zhvillimet e ditëve të ardhshme do të jenë vendimtare jo vetëm për fatin e luftës, por edhe për stabilitetin e tregjeve globale të energjisë dhe balancën gjeopolitike në rajon. Nëse tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit përshkallëzohen më tej, ndikimi mund të ndihet jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë ekonominë botërore. /Ad.Ab./

The post ANALIZË – Sulmet mĂ« tĂ« rĂ«nda ndaj Iranit, ndĂ«rsa tregjet presin fund tĂ« shpejtĂ« tĂ« luftĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Merz: Heqja dorĂ« nga energjia bĂ«rthamore e pakthyeshme

10 March 2026 at 16:23

BERLIN, 10 mars /ATSH-DPA/ – Heqja dorĂ« e GjermanisĂ« nga energjia bĂ«rthamore Ă«shtĂ« njĂ« vendim “i pakthyeshĂ«m”, deklaroi sot kancelari Friedrich Merz, ndĂ«rsa Komisioni Evropian prezantoi plane pĂ«r zgjerimin e reaktorĂ«ve tĂ« vegjĂ«l modularĂ« (SMR).

Pas një takimi në Berlin me kryeministrin çek Andrej Babiƥ, Merz tha se ndan vlerësimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se largimi i Gjermanisë nga energjia atomike ishte një gabim strategjik.

Gjermania nisi procesin e heqjes dorë nga energjia bërthamore pas katastrofës së vitit 2011 në Fukushima të Japonisë, ndërsa centralet e fundit bërthamore të vendit u mbyllën në vitin 2023.

“Vendimi Ă«shtĂ« i pakthyeshĂ«m”, tha Merz. “MĂ« vjen keq pĂ«r kĂ«tĂ«, por kĂ«shtu Ă«shtĂ« situata”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë gjermane theksoi se Berlini tani është i përqendruar në optimizimin e politikës energjetike, duke bërë thirrje për zgjerimin e rrjeteve energjetike dhe rritjen e furnizimit me energji.

Qeveria e kancelarit Merz Ă«shtĂ« angazhuar gjithashtu pĂ«r ndĂ«rtimin e centraleve tĂ« reja me gaz, tĂ« cilat do tĂ« shĂ«rbejnĂ« si “rezervĂ«â€ pĂ«r burimet e rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erĂ«s.

Komentet e tij erdhën në një kohë kur Ursula von der Leyen prezantoi planet për zgjerimin e prodhimit të energjisë bërthamore në Bashkimin Evropian, përfshirë vendosjen e reaktorëve të vegjël modularë, me qëllim sigurimin e një furnizimi me energji elektrike më të përballueshëm dhe miqësor ndaj klimës.

“NĂ« vitet e fundit po shohim njĂ« ringjallje globale tĂ« energjisĂ« bĂ«rthamore dhe Evropa dĂ«shiron tĂ« jetĂ« pjesĂ« e saj”, tha von der Leyen tĂ« martĂ«n gjatĂ« samitit tĂ« dytĂ« ndĂ«rkombĂ«tar pĂ«r energjinĂ« bĂ«rthamore nĂ« Boulogne-Billancourt pranĂ« Parisit. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Merz: Heqja dorĂ« nga energjia bĂ«rthamore e pakthyeshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Zelensky: 11 vende kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«n e UkrainĂ«s kundĂ«r dronĂ«ve iranianĂ«

9 March 2026 at 22:54

KIEV, 9 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se 11 vende i kanĂ« kĂ«rkuar UkrainĂ«s ndihmĂ« pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si tĂ« pĂ«rballen me dronĂ«t iranianĂ« qĂ« po pĂ«rdoren nga Teherani si kundĂ«rpĂ«rgjigje ndaj sulmeve amerikano-izraelite.

Ukraina Ă«shtĂ« pĂ«rballur prej kohĂ«sh me sulme tĂ« vazhdueshme nga dronĂ«t sulmues “Shahed”, tĂ« prodhuar nga Irani dhe tĂ« pĂ«rdorur nga Rusia, aleate e Teheranit. KĂ«ta dronĂ« tashmĂ« po pĂ«rdoren edhe nĂ« sulme nĂ« tĂ« gjithĂ« Lindjen e Mesme.

“Deri tani kemi 11 kĂ«rkesa nga vende fqinje me Iranin, nga shtete evropiane dhe nga SHBA. Ka interes tĂ« qartĂ« pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e UkrainĂ«s nĂ« mbrojtjen e jetĂ«ve, pĂ«r interceptorĂ«t pĂ«rkatĂ«s, sistemet e luftĂ«s elektronike dhe trajnimin”, tha Zelensky, pa specifikuar se cilat janĂ« vendet qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ«n.

“Disa ekspertĂ« ukrainas tĂ« dronĂ«ve janĂ« tashmĂ« nĂ« rrugĂ« drejt Lindjes sĂ« Mesme dhe pritet tĂ« mbĂ«rrijnĂ« atje gjatĂ« kĂ«saj jave”, shtoi ai

Ukraina ka propozuar gjithashtu një marrëveshje shkëmbimi, të furnizojë partnerët me dronë interceptorë, mjete të projektuara për të shkatërruar dronët sulmues në ajër në këmbim të raketave të shtrenjta të mbrojtjes ajrore, të cilat Kievit i mungojnë.

“PĂ«rveç teknologjisĂ«, Ukraina ka fituar edhe njĂ« pĂ«rvojĂ« tĂ« madhe operacionale nĂ« mbrojtjen nga dronĂ«t”, tha Igor Fedirko, drejtues i KĂ«shillit tĂ« IndustrisĂ« sĂ« Mbrojtjes sĂ« UkrainĂ«s.

“Askush nĂ« botĂ« nuk ka ekspertizĂ«n dhe pĂ«rvojĂ«n qĂ« kemi ne. Ne pĂ«rdorim sisteme tĂ« kombinuara, detektorĂ« akustikĂ« dhe sensorĂ«, sisteme paralajmĂ«rimi tĂ« hershĂ«m dhe lloje tĂ« ndryshme radarĂ«sh”,  tha Fedirko.

Sipas të dhënave të forcave ajrore ukrainase, ushtria arrin të interceptojë ose rrëzojë mbi 80% të dronëve rusë që lëshohen çdo natë, të cilët arrijnë në qindra.

Për mbrojtjen e hapësirës ajrore, Ukraina përdor një kombinim mjetesh, dronë interceptorë të lirë, sisteme të luftës elektronike që bllokojnë sinjalet, armë kundërajrore, avionë luftarakë dhe helikopterë.

MegjithatĂ«, Fedirko theksoi se kjo pĂ«rvojĂ« dhe teknologji ka ardhur me njĂ« kosto shumĂ« tĂ« lartĂ«. “KĂ«to teknologji i kemi fituar me njĂ« çmim tĂ« madh, me gjakun dhe jetĂ«n e qytetarĂ«ve dhe ushtarĂ«ve tanĂ« dhe ato nuk mund tĂ« jepen falas”, u shpreh ai. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zelensky: 11 vende kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«n e UkrainĂ«s kundĂ«r dronĂ«ve iranianĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin dhe Trump diskutojnĂ« luftĂ«rat nĂ« Iran dhe UkrainĂ«

9 March 2026 at 22:13

MOSKË, 9 mars /ATSH/ – Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump kanĂ« zhvilluar njĂ« bisedĂ« telefonike rreth luftĂ«s me Iranin dhe konfliktit nĂ« UkrainĂ«, njoftoi Kremlini., sipas Reuters.

Sipas këshilltarit diplomatik të Putinit, Yuri Ushakov, biseda telefonike zgjati rreth një orë dhe ishte e para mes dy liderëve që nga dhjetori. Ai tha se kërkesa për këtë bisedë erdhi nga Uashingtoni.

Ushakov theksoi se në qendër të diskutimit ishte situata rreth konfliktit me Iranin dhe negociatat dypalëshe që po zhvillohen mes përfaqësuesve të Rusisë dhe SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës.

Sipas Kremlinit, presidenti Putin bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë politike dhe diplomatik të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, i cili konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Rusisë.

Lideri rus gjithashtu i dha Trumpit njĂ« pĂ«rshkrim tĂ« situatĂ«s nĂ« vijĂ«n e frontit nĂ« UkrainĂ«, duke thĂ«nĂ« se trupat ruse po bĂ«jnĂ« “pĂ«rparime tĂ« konsiderueshme” nĂ« fushĂ«n e betejĂ«s. /Ad.Ab./

The post RUSI – Putin dhe Trump diskutojnĂ« luftĂ«rat nĂ« Iran dhe UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron: Aleatët duhet të mbrojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit

9 March 2026 at 22:03

PARIS, 9 mars /ATSH-DPA/- Franca po punon me vendet partnere për të lehtësuar rritjen e tranzitit të anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit sapo të kalojë faza më intensive e luftimeve në rajon, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një vizite sot në Qipro.

Presidenti Macron tha se dislokimi do të ketë karakter thjesht mbrojtës dhe synon shoqërimin e cisternave të naftës dhe anijeve kontejner sapo të zbutet faza më e ashpër e luftës aktuale, në të cilën forcat amerikane dhe izraelite po godasin objektiva iraniane.

Sipas tij, kjo rrugë detare është jetike për tregtinë globale, veçanërisht për transportin e naftës dhe gazit.

Presidenti francez bëri thirrje që përgatitjet për një mision shoqërimi të realizohen së bashku me partnerë evropianë dhe jo-evropianë, pa përmendur konkretisht vendet që mund të marrin pjesë.

Aktualisht, vetëm pak anije po kalojnë nëpër këtë ngushticë, nga e cila zakonisht kalon rreth 20% e tregtisë globale të naftës dhe gazit.

Përveç naftës bruto, cisternat transportojnë edhe gaz natyror të lëngëzuar nga Katari dhe vende të tjera të Gjirit drejt tregjeve ndërkombëtare. Irani ka mohuar raportimet se synon ta mbyllë plotësisht ngushticën. /Ad.Ab./

The post Macron: Aleatët duhet të mbrojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

ANALIZË – Moska sheh mundĂ«si strategjike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« konflikti nĂ« Iran pĂ«rshkallĂ«zohet

9 March 2026 at 21:18

MOSKË,  9 mars /ATSH-/ – NdĂ«rsa raketat dhe bombardimet amerikane e izraelite vazhdojnĂ« tĂ« godasin Iranin, Rusia ka reaguar vetĂ«m me deklarata tĂ« ashpra, pa ndĂ«rmarrĂ« ndonjĂ« veprim tĂ« dukshĂ«m pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur aleatin e saj nĂ« Lindjen e Mesme, sipas AP.

Ky qëndrim i kujdesshëm lidhet me fokusin e presidentit rus Vladimir Putin te lufta në Ukrainë dhe me shpresën se konflikti në Iran mund të sjellë përfitime për Moskën, duke rritur të ardhurat nga nafta dhe duke dobësuar mbështetjen perëndimore për Kievin.

Megjithatë, pavarësisht kritikave të forta ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, Moska duket se po llogarit se konflikti mund të punojë në favor të saj.

Rusia tashmë po përfiton nga rritja e çmimeve të energjisë, e shkaktuar nga ndërprerjet në transportin e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit dhe nga dëmtimet në infrastrukturën energjetike në vendet e Gjirit. Nëse luftimet përshkallëzohen, të ardhurat e shtuara nga energjia mund të ndihmojnë Moskën të financojë operacionet ushtarake në Ukrainë dhe të mbulojë deficitin buxhetor.

Kremlini shpreson gjithashtu se lufta në Iran do të largojë vëmendjen ndërkombëtare nga Ukraina, do të shterojë arsenalet e vendeve perëndimore dhe do të detyrojë SHBA-në dhe aleatët e saj në NATO të reduktojnë ndihmën ushtarake për Kievin.

Reagimi i shpejtë i Rusisë

Disa orĂ« pasi nisi lufta mĂ« 28 shkurt, Ministria e Jashtme ruse dĂ«noi sulmin amerikan dhe izraelit ndaj Iranit si njĂ« “akt tĂ« qĂ«llimshĂ«m, tĂ« paramenduar dhe tĂ« paprovokuar agresioni tĂ« armatosur kundĂ«r njĂ« shteti sovran dhe tĂ« pavarur anĂ«tar tĂ« OKB-sĂ«â€.

Një javë pas fillimit të konfliktit, Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin iranian Pezeshkian, duke theksuar se Moska dëshiron një përfundim sa më të shpejtë të luftimeve.

Para kësaj, ai kishte zhvilluar një seri telefonatash me liderët e vendeve të Gjirit, në një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet me shtetet që janë gjithnjë e më të rëndësishme për Rusinë si pjesë e grupit OPEC+ dhe si partnerë tregtarë që ndihmojnë në shmangien e sanksioneve perëndimore.

Kremlini tha se Putin do t’i pĂ«rcjellĂ« Teheranit shqetĂ«simin e thellĂ« tĂ« liderĂ«ve tĂ« Gjirit pĂ«r sulmet ndaj infrastrukturĂ«s sĂ« tyre dhe do tĂ« bĂ«jĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ulur tensionet nĂ« rajon.

Në një bisedë tjetër me homologun e tij iranian, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov theksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve dhe të infrastrukturës civile në të gjitha vendet e rajonit.

Eksperti i politikës ruse Mark Galeotti tha se Rusia ka qenë një aktor mjaft efektiv në Lindjen e Mesme dhe se me përshkallëzimin e luftës shumë vende të rajonit mund të fillojnë të shohin më shumë drejt Moskës.

Partnerë të vështirë

MegjithĂ«se Rusia dhe Irani nĂ«nshkruan njĂ« traktat “partneriteti strategjik gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s” nĂ« janar 2025, marrĂ«dhĂ«niet e tyre kanĂ« pasur gjithmonĂ« elemente rivaliteti.

Edhe pse tĂ« dy vendet kundĂ«rshtojnĂ« rendin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« udhĂ«hequr nga PerĂ«ndimi, Irani ka qenĂ« shpesh njĂ« partner i vĂ«shtirĂ« pĂ«r RusinĂ«. GjatĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«, tensionet mes MoskĂ«s dhe Teheranit ishin tĂ« mĂ«dha, ndĂ«rsa pas Revolucionit Islamik tĂ« vitit 1979, udhĂ«heqĂ«si iranian Ajatollah Ruhollah Khomeini e quajti Bashkimin Sovjetik “Satanin e vogĂ«l”.

Marrëdhëniet u përmirësuan pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kur Rusia u bë një partner i rëndësishëm tregtar për Iranin dhe ndihmoi në ndërtimin e centralit të parë bërthamor iranian në Bushehr.

Gjatë luftës civile në Siri, që shpërtheu në vitin 2011, Rusia dhe Irani bashkëpunuan për të mbështetur regjimin e Bashar Assadit, por nuk arritën të parandalonin rënien e tij në dhjetor 2024.

Pas pushtimit rus tĂ« UkrainĂ«s nĂ« vitin 2022, Irani i furnizoi RusisĂ« dronĂ« “Shahed” dhe mĂ« vonĂ« lejoi prodhimin e tyre nĂ« territorin rus.

Megjithatë, pavarësisht afrimit me Teheranin, Moska ka ruajtur gjithashtu marrëdhënie të mira me Izraelin, gjë që ka ngjallur dyshime në udhëheqjen iraniane për qëllimet e saj reale.

Analisti ushtarak rus Sergei Poletaev tha se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë komplekse dhe sfiduese.

Kur SHBA dhe Izraeli goditën Iranin në qershor 2025, zyrtarët rusë theksuan se partneriteti strategjik mes dy vendeve nuk përfshin ndihmë të ndërsjellë ushtarake në rast agresioni.

I pyetur nĂ«se Rusia mund t’i ofrojĂ« armĂ« Iranit, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska nuk ka marrĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« tillĂ« nga Teherani.

 Informacione për Iranin

Sipas dy zyrtarëve amerikanë të inteligjencës, Rusia i ka dhënë Iranit informacione që mund ta ndihmojnë Teheranin të godasë anije luftarake amerikane, avionë dhe objektiva të tjera në rajon.

Megjithatë, këta zyrtarë theksuan se inteligjenca amerikane nuk ka gjetur prova që Rusia po i dikton Iranit se si të përdorë këto informacione.

Peskov refuzoi të komentojë nëse Rusia i ka dhënë ndihmë ushtarake ose inteligjence Iranit që nga fillimi i luftës, duke thënë vetëm se Moska vazhdon dialogun me udhëheqjen iraniane.

Pak ndikim në autoritetin e Putinit

Vrasja e Khameneit ka ringjallur diskutimet për dështimin e Rusisë për të mbrojtur aleatët e saj, por disa analistë paralajmërojnë se ndikimi i kësaj në autoritetin e Putinit mund të jetë i kufizuar.

Sipas Galeottit, Rusia dhe Irani kanë qenë gjithmonë aleatë pragmatikë dhe jo partnerë të ngushtë.

Ai shtoi se nëse regjimi iranian dobësohet, por nuk rrëzohet, kjo mund ta bëjë atë një partner më të menaxhueshëm për Rusinë.

Ndërkohë, Kina, një nga blerësit kryesorë të naftës iraniane.  mund të rrisë importet e naftës ruse nëse konflikti përshkallëzohet.

Turqia gjithashtu mund të rrisë importet e gazit rus nëse furnizimet nga Irani ndërpriten.

MarrĂ«dhĂ«nia Putin–Trump

Analisti Sam Greene nga King’s College London vlerĂ«son se Putin nuk do tĂ« rrezikojĂ« marrĂ«dhĂ«nien e tij me presidentin amerikan Donald Trump pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur Iranin.

Sipas tij, kjo marrëdhënie i jep Putinit një levë të rëndësishme ndaj Evropës.

NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rsa SHBA dhe aleatĂ«t e saj pĂ«rdorin gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot” pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar raketat iraniane qĂ« godasin Izraelin dhe vendet e Gjirit, Rusia mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga kjo situatĂ«.

Një konflikt i zgjatur do të tërhiqte vëmendjen dhe burimet ushtarake nga Ukraina, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore, të cilat mund të mungojnë për Kievin.

Siç theksoi Galeotti: “Sa mĂ« shumĂ« sisteme Patriot tĂ« pĂ«rdoren nĂ« kĂ«tĂ« konflikt, aq mĂ« pak do tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme pĂ«r SHBA-nĂ« dhe aq mĂ« e vĂ«shtirĂ« do tĂ« jetĂ« t’i dĂ«rgohen UkrainĂ«s”. /Ad.Ab/.

The post ANALIZË – Moska sheh mundĂ«si strategjike, ndĂ«rkohĂ« qĂ« konflikti nĂ« Iran pĂ«rshkallĂ«zohet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – PĂ«rshkallĂ«zohet konflikti nĂ« LM, raketa iraniane interceptohen nga disa vende tĂ« rajonit

9 March 2026 at 19:13

DUBAI, 9 mars /ATSH/- Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari kanë njoftuar se kanë interceptuar raketa iraniane, ndërsa Izraeli thotë se ka zbuluar sulme të reja kundër territorit të tij, sipas BBC.

Turqia tha se një raketë balistike e lëshuar nga Irani fqinj u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të aleancës sapo hyri në hapësirën ajrore turke.

Sipas autoriteteve turke, kjo është raketa e dytë e interceptuar mbi Turqi brenda më pak se një jave, pasi sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt ndezën një konflikt më të gjerë rajonal.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« platformĂ«n X, Ministria turke e Mbrojtjes bĂ«ri tĂ« ditur se raketa u interceptua nga sistemet e NATO-s tĂ« vendosura nĂ« Mesdheun lindor. “Disa mbetje tĂ« municionit ranĂ« nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« pabanuar nĂ« Gaziantep. Nuk ka viktima apo tĂ« plagosur”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Ministria shtoi se “tĂ« gjitha masat e nevojshme do tĂ« merren ndaj çdo kĂ«rcĂ«nimi qĂ« synon territorin dhe hapĂ«sirĂ«n ajrore tĂ« vendit tonĂ«â€, duke paralajmĂ«ruar gjithashtu se Ă«shtĂ« “nĂ« interesin e tĂ« gjithĂ«ve tĂ« merren parasysh paralajmĂ«rimet e TurqisĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”.

NjĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e NATO-s deklaroi sot  se aleanca kishte interceptuar sĂ«rish njĂ« raketĂ« qĂ« po drejtohej drejt TurqisĂ«. “NATO qĂ«ndron e vendosur nĂ« gatishmĂ«rinĂ« e saj pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« gjithĂ« aleatĂ«t ndaj çdo kĂ«rcĂ«nimi”, tha ajo.

Incidenti ndodhi mĂ« pak se 48 orĂ« pasi Turqia paralajmĂ«roi Iranin tĂ« mos lĂ«shojĂ« mĂ« raketa drejt territorit tĂ« saj. Zyra e presidentit Recep Tayyip Erdoğan lĂ«shoi tĂ« hĂ«nĂ«n njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« fortĂ« kundĂ«r çdo lĂ«shimi tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« tillĂ«.

Javën e kaluar, NATO rriti nivelin e alarmit dhe gatishmërisë së sistemeve të saj të mbrojtjes nga raketat balistike pas një incidenti tjetër me raketë iraniane më 4 mars. Ende nuk është e qartë se cili ishte objektivi i asaj rakete.

Situata në rajon mbetet shumë e tensionuar, me përshkallëzim të sulmeve mes Iranit dhe koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe Izraeli.

Ndërkohë, sekreterja britanike e Financave, Rachel Reeves, paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme pritet të ushtrojë presion për rritjen e inflacionit në muajt e ardhshëm. Ajo e bëri këtë deklaratë pas një takimi emergjent të ministrave të financave të vendeve të G7.

Tensionet kanĂ« ndikuar edhe nĂ« tregjet e energjisĂ«. Çmimi i naftĂ«s ka kaluar mbi 100 dollarĂ« pĂ«r fuçi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« qĂ« nga viti 2022, duke shtuar shqetĂ«simet pĂ«r ndikimin ekonomik global.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, tha se një dron që goditi javën e kaluar bazën ushtarake britanike në Qipro është lëshuar nga Libani ose Iraku. Ndërkohë, Britania ka vendosur avionë luftarakë dhe sisteme kundër dronëve në rajon dhe ka rrëzuar dy dronë mbi Jordaninë dhe Bahreinin.

Izraeli njoftoi se ka kryer sulme në disa zona të Iranit dhe në Liban, duke synuar infrastrukturë ushtarake dhe baza të dronëve të Gardës Revolucionare iraniane.

Situata u përshkallëzua edhe më tej pasi Irani emëroi Mojtaba Khamenein, djalin e liderit suprem të vrarë Ali Khamenei, si udhëheqësin e ri suprem të vendit. Emërimi i tij ka shkaktuar reagime të ndryshme brenda dhe jashtë Iranit. /Ad.Ab./

The post FOKUS – PĂ«rshkallĂ«zohet konflikti nĂ« LM, raketa iraniane interceptohen nga disa vende tĂ« rajonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Libani propozon negociata tĂ« drejtpĂ«rdrejta me Izraelin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s

9 March 2026 at 19:24

BEJRUT, 9 mars /ATSH – DPA/ – Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, propozoi zhvillimin e negociatave tĂ« drejtpĂ«rdrejta me Izraelin gjatĂ« njĂ« videokonference tĂ« mbajtur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e KĂ«shillit Evropian, Antonio Costa.

Sipas një deklarate të qeverisë libaneze, Aoun paraqiti një iniciativë që synon ndalimin e përshkallëzimit të fundit të sulmeve izraelite ndaj Libanit. Propozimi bazohet në katër pika kryesore: një armëpushim të plotë, mbështetje logjistike të menjëhershme për forcat e armatosura libaneze, çarmatimin e plotë të Hezbollahut dhe nisjen e negociatave të drejtpërdrejta mes Libanit dhe Izraelit nën mbikëqyrje ndërkombëtare.

Aoun akuzoi grupin e armatosur Hezbollah, i mbĂ«shtetur nga Irani, se po pĂ«rpiqet ta çojĂ« vendin drejt kolapsit pĂ«r t’i shĂ«rbyer interesave strategjike tĂ« Teheranit, ndĂ«rsa pĂ«rleshjet mes Hezbollahut dhe Izraelit po intensifikohen.

Në videokonferencë morën pjesë edhe liderë të tjerë rajonalë, përfshirë presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi dhe kryeministrin e Irakut Mohammed al-Sudani. Aoun theksoi se më shumë se 600 000 njerëz janë zhvendosur tashmë në Liban si pasojë e përshkallëzimit të fundit të konfliktit.

“Disa prej tyre po enden nĂ«pĂ«r rrugĂ«, pa strehĂ« dhe pa nevojat mĂ« bazike”, tha ai. Pak mĂ« shumĂ« se njĂ« javĂ« mĂ« parĂ«, Hezbollah,  njĂ« aleat i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i Teheranit, lĂ«shoi raketa drejt Izraelit nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« vrasjes sĂ« udhĂ«heqĂ«sit suprem tĂ« Iranit, ajatollah Ali Khamenei. QĂ« atĂ«herĂ«, ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet nĂ« territorin libanez.

Hezbollahu, një milici e fuqishme e mbështetur nga Irani dhe njëkohësisht lëvizje politike, ka një prani të fortë në Liban dhe e konsideron veten si forca kryesore e rezistencës kundër armikut të saj kryesor, Izraelit. Libani dhe Izraeli mbeten zyrtarisht në gjendje lufte. /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Libani propozon negociata tĂ« drejtpĂ«rdrejta me Izraelin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌