Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 February 2026Main stream

E zbulon Neville: Man Utd kanë filluar kërkimet për trajnerin e ri

9 February 2026 at 10:52


Manchester United ka filluar procesin e identifikimit të trajnerit të tyre të ardhshëm të përhershëm, sipas legjendës së klubit Gary Neville, edhe pse trajneri i përkohshëm Michael Carrick vazhdon nisjen e tij perfekte.

Neville zbuloi në podkastin e tij se ai i pyeti drejtpërdrejt zyrtarët e United për qëndrimin e tyre: "Ata thanë 'ne në fakt kemi filluar procesin tonë tani për të filluar kërkimin për një menaxher tjetër'."

Klubi theksoi se nuk do të nxitohen për të marrë një vendim, pavarësisht rezultateve gjatë muajve të ardhshëm, duke preferuar të presin deri në fund të sezonit përpara se të finalizojnë ndonjë emërim.

Carrick, i emëruar si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Ruben Amorim muajin e kaluar, ka fituar të katër ndeshjet e Premier Ligës si trajner, duke mposhtur Manchester Cityn, Arsenalin, Fulhamin dhe Tottenhamin, për ta çuar Unitedin në vendin e katërt.

telegrafi.com

Neville vuri në dukje se nëse Carrick shpreh interes për rolin me kohë të plotë, "ai do të hynte në një proces" si çdo kandidat tjetër, megjithëse mund të zgjedhë të mos marrë pjesë.

Rivalët e mundshëm mund të përfshijnë Thomas Tuchel, Julian Nagelsmann, Eddie Howe, Luis Enrique dhe Carlo Ancelotti.

Bruno Fernandes e vlerësoi Carrickun për rikthimin e lirisë dhe përgjegjësisë në skuadër, duke thënë pas fitores ndaj Tottenhamit.

"Ai është shumë i mirë me fjalët dhe mendoj se ende e kujton kur i thashë herën e fundit se ishte trajneri ynë, për ndeshjen tonë të fundit, dhe isha i sigurt se Michael mund të ishte një trajner i shkëlqyer – tani ai po e tregon këtë".

Vetë Carrick ka mbetur i përqendruar në të tashmen, duke u thënë gazetarëve. "Jam plotësisht i vetëdijshëm për rolin që po luaj këtu dhe përgjegjësinë që kam. Ne duam të kemi sukses dhe dua që klubi të ketë sukses përtej fundit të sezonit – nëse jam unë, nëse është dikush tjetër."

Vendimtar në fitore e Ballkanit, Almir Kryeziu shpallet ylli i javës

9 February 2026 at 09:51


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e nëntëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të dytë futbollistit të FC Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 88 minutave sa luajti, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në golin e dytë, duke siguruar fitoren për skuadrën e tij kundër Gjilanit me rezultat 1:2.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Kryeziu u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“Kemi pasur një fazë përgatitore shumë të mirë dhe kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar Gjilanin. Ekipi ka qenë shumë i mirë edhe në sezonin e kaluar, megjithatë këto transfere kanë rritur konkurrencën, por edhe kualitetin në ekip".

"Synimi i FC Ballkanit tashmë dihet se është dalja kampion dhe jemi në rrugën e mirë për ta arritur këtë qëllim, por jemi edhe në garë për Kupën e Kosovës, andaj do të luftojmë në të dyja garat".

"Falënderoj Federatën e Futbollit të Kosovës për vlerësimin si më i miri i xhiros, bashkëlojtarët dhe stafin e trajnerëve, sepse pa ta do të ishte e pamundur kjo performancë e imja”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Seattle Seahawks marrin hak ndaj New England Patriots dhe fitojnë Super Bowl

9 February 2026 at 08:36


Seattle Seahawks fituan Super Bowl pasi mposhtën New England Patriots me rezultatin 29:13 në ndeshjen e fundit të futbollit amerikan në stadiumin Levi's në Santa Clara të Kalifornisë.

Ky ishte edicioni i 60-të jubilar i Super Bowl dhe në të njëjtën kohë një riprodhim i finales së vitit 2015, kur Patriots festuan në dramë, kështu që ky ishte një rindeshje e veçantë e Seahawks.

Pjesa e parë pati një betejë llogore në të cilën dominoi mbrojtja, kështu që nuk pati gola.

Vetëm në fund të çerekut të tretë pamë touchdown-in e parë të ndeshjes, kur Darnold u tërhoq dhe hodhi në të djathtë për AJ Barner, i cili kapi topin për epërsinë e Seattle-it me rezultatin 19-0.

Patriotët më pas arritën të shënojnë dy touchdown gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të kërcënuar fitoren e sigurt të Seattle-it në këtë finale.

Rolin kyç në sulmin e Seattle-it e luajti vrapuesi Kenneth Walker III, i cili vetëm fitoi më shumë jardë se i gjithë sulmi i Patriots, dhe kjo i dha atij titullin e lojtarit më të vlefshëm të ndeshjes (MVP).

Nga rruga, shfaqja tradicionale e pjesës së parë të Super Bowl u mbajt gjatë Halftime Show, dhe ylli ishte Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martinez Ocasio. Ai u shoqërua në skenë nga Lady Gaga. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të bësh më mirë

9 February 2026 at 08:18


Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, po kalon nëpër një formë shumë të mirë, por pavarësisht golave të shumtë, ai insiston se ende ka hapësirë të madhe për përmirësim.

27-vjeçari ishte vendimtar fundjavën që lamë pas, duke realizuar dy gola në fitoren 3-0 ndaj Sunderland, duke konfirmuar rritjen e tij të ndjeshme në javët e fundit.

Pas ndeshjes, Gyokeres deklaroi se gjithmonë mund t'i përmirësojë gjërat dhe po punon për këtë.

“Gjithmonë mund t’i përmirësoj gjërat. Nuk jam një lojtar i kompletuar dhe më i miri në çdo aspekt. Mendoj se kjo është një ndjenjë e mirë për t’u pasur si futbollist, sepse gjithmonë mund të bësh më mirë dhe të përmirësohesh gjithmonë. Shpresoj ta ndiej këtë gjatë gjithë kohës”, tha suedezi.

Dy golat ndaj Sunderland e çuan në gjashtë realizime në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, një përmirësim i dukshëm krahasuar me pjesën e parë të sezonit.

Gyokeres iu bashkua Arsenalit gjatë verës nga Sporting CP për 67 milionë euro dhe deri më tani ka zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar në dy të tjerë.

Forma e tij në ngritje vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit për skuadrën londineze, ndërsa suedezi mbetet i fokusuar për të vazhduar progresin dhe për të justifikuar pritshmëritë e mëdha. /Telegrafi/

Yesterday — 8 February 2026Main stream

Barcelona po përgatitë ofertë për mbrojtësin e Manchester United

8 February 2026 at 15:55


Barcelona po planifikon të transferojë një qendërmbrojtës të ri gjatë verës, me synimin për të përforcuar një repart që ka shfaqur paqëndrueshmëri këtë sezon.

Drejtuesit katalanas kanë identifikuar disa alternativa në muajt e fundit dhe një emër i ri është shtuar së fundmi në listën e dëshirave.

Ideja e klubit është të afrojë një qendërmbrojtës me këmbë të majtë, veçanërisht pas largimit të Inigo Martinez drejt Al-Nassr verën e kaluar. Barcelona është lidhur me profile si Nico Schlotterbeck dhe Goncalo Inacio, por sipas raportimeve, një marrëveshje për Lisandro Martinez mund të jetë më e realizueshme.

Interesi për mbrojtësin argjentinas nuk është i ri. Barcelona e kishte ndjekur atë edhe gjatë periudhës së tij te Ajax, ndërsa sipas CaughtOffside, katalanasit po shqyrtojnë seriozisht një lëvizje për ta transferuar nga Manchester United këtë verë. Edhe pse klubi anglez ka rezerva për shitjen e 26-vjeçarit, burime pranë Barcelonës besojnë se një ofertë rreth 55 milionë euro mund të mjaftojë për të arritur një marrëveshje.

Martinez vlerësohet për aftësinë e tij me topin në këmbë dhe për ndërtimin e lojës nga prapavija, elemente që përputhen me filozofinë e Barcelonës. Megjithatë, mbeten pikëpyetje lidhur me aspektin fizik dhe gjatësinë e tij, veçanërisht në duelet ajrore. Nga ana tjetër, fakti që La Liga konsiderohet më pak fizike se Premier Liga mund ta favorizojë përshtatjen e tij në futbollin spanjoll.

Vendimi përfundimtar pritet të varet nga zhvillimet e merkatos dhe hapësira financiare e klubit, por Lisandro Martinez duket se është një nga opsionet më serioze për të forcuar mbrojtjen katalanase në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Zbulohen dy futbollistët e parë që Reali do t'i marrë për sezonin e ri

8 February 2026 at 15:21


Real Madridi ka përcaktuar tashmë dy lëvizjet e para për sezonin e ardhshëm, me dy fytyra të njohura që pritet të rikthehen në “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos planifikojnë rikthimin e sulmuesit Endrick Felipe nga huazimi në Francë, si dhe aktivizimin e klauzolës së riblerjes për mesfushorin Nico Paz.

Menaxheri i përgjithshëm Jose Angel Sanchez, kryeskauti Juni Calafat dhe presidenti Florentino Perez janë në fazë intensive planifikimi për sezonin e ri. Edhe pse drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka cilësi për të konkurruar në të gjitha frontet, investimi prej 165 milionë eurosh verën e kaluar pritet të pasohet nga përforcime të tjera strategjike.

Endrick rikthehet nga Lyoni

Sipas Diario AS, rikthimi i Endrick do të jetë lëvizja e parë zyrtare e bordit. Braziliani 19-vjeçar pati pak hapësira nën drejtimin e Carlo Ancelottit dhe, pas një periudhe katërmujore jashtë fushave për shkak të lëndimeve në kofshë (nga maji deri në shtator), grumbulloi vetëm 110 minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos.

telegrafi.com

Kjo situatë çoi në huazimin e tij te Olympique Lyon, ku ai ka nisur në mënyrë mbresëlënëse, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë një asist në gjashtë paraqitjet e para.

Me Kylian Mbappe që aktualisht konsiderohet burimi kryesor i golave për skuadrën e drejtuar nga Alvaro Arbeloa, rikthimi i Endrick shihet si një përforcim i domosdoshëm në repartin ofensiv dhe si konfirmim i potencialit të tij të madh.

Nico Paz, blerja e parë për vitin 2026

Ndërkohë, nënshkrimi i parë për vitin 2026 pritet të jetë rikthimi i Nico Paz. Mesfushori ofensiv argjentinas u shpall Lojtari i Ri i Vitit në Serie A sezonin e kaluar dhe ka vijuar me paraqitje të mira edhe këtë edicion. Real Madridi e kishte shitur për 5 milionë euro, por ka një opsion riblerjeje prej 9 milionë eurosh, një marrëveshje që konsiderohet shumë e favorshme financiarisht.

telegrafi.com

Rikthimi i Paz do të rrisë konkurrencën në fazën ofensive, veçanërisht për lojtarë si Arda Guler dhe Brahim Diaz, duke shtuar alternativa kreative në të tretën e fundit të fushës.

Me këto dy rikthime, Real Madridi synon të kombinojë talentin e ri me strukturën ekzistuese, duke ndërtuar një skuadër më të balancuar dhe konkurruese për sezonet në vijim. /Telegrafi/

Ballkani merr fitore të madhe në udhëtim te Gjilani

8 February 2026 at 14:57


Ballkani ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Gjilani me rezultat 1-2.

Ndeshja nisi shumë mirë për mysafirët, të cilët pas vetëm tre minutash lojë gjetën golin e epërsisë.

Një gabim në mesfushë i Gjilanit, bëri që Giovanni Ribeiro të asistoj te Almir Kryeziu i cili realizoi gol të bukur për 0-1.

Përkundër se dy skuadrat krijuan disa raste të mira shënimi, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe suharekasit shkuan në pushim me epërsi 0-1.

Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që gjetën golin, ku krijuan një super aksion.

Almir Kryeziu asistoi bukur te Diene i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 0-2.

Gjilani u rikthye në lojë tetë minuta më vonë, kur Oltion Bilalli realizoi një gol fantastik nga distanca për 1-2.

Deri në fund më gola nuk pati dhe Ballkani arkëtoi tre pikë në Gjilan.

Me këtë fitore Ballkani vazhdon të jetë lider në tabelë me 36 pikë, tre më shumë se Prishtina në pozitën e dytë derisa Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 26 sosh.

Ndeshjen e radhës Gjilani luan në udhëtim te Dukagjini, teksa Ballkani para adhuruesve të vet pret Malishevën. /Telegrafi/

Malisheva i falet Brrutit, triumfon ndaj Prishtinës së Re

8 February 2026 at 14:55


Malisheva ka marrë fitore shumë të vështirë ndaj Prishtinës së Re, por tejet të vlefshme 1-0.

Ndeshja nisi me luftë të madhe nga të dyja skuadrat, pasi pikët janë mëse të nevojshme.

Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 37-të.

Etnik Brruti realizoi nga penalltia për epërsinë e vendasve 1-0.

45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.

Pjesa e dytë i takoi mysafirëve të cilët krijuan raste më të mira shënimi.

Astrit Berisha ishte i pafat në këtë ndeshje, pasi pati dy raste të arta shënimi.

Fillimisht në minutën e 88-të goditi shtyllën, derisa në minutën e 94-të në portën e zbrazët nuk arriti të shënonte gol.

Vendasit shpëtuan nga rastet e shumta të mysafirëve dhe arkëtuan tre pikë të mëdha nga kjo sfidë.

Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në pozitën e katërt me 30 pikë, derisa Prishtina e Re mbetet e fundit. /Telegrafi/

Breel Embolo viktimë e një tentative grabitjeje, vihet pas hajdutëve

8 February 2026 at 14:29


Sulmuesi i Rennes, Breel Embolo, ishte objekt i një tentative grabitjeje në shtëpinë e tij të shtunën në mbrëmje, vetëm disa orë pas humbjes 3–1 të skuadrës së tij ndaj Lens në Ligue 1.

Sipas burimeve të Le Parisien brenda policisë franceze, ngjarja ndodhi në rezidencën e ndërkombëtarit zviceran dhe kishte si objektiv një automjet luksoz të parkuar në pronën e tij, me vlerë që thuhet se arrin disa qindra mijëra euro.

Të dyshuarit janë përpjekur ta vjedhin automjetin, por rrethanat e sakta të ndërhyrjes ende janë nën hetim.

Raportohet se Embolo, i cili ka realizuar pesë gola në kampionat këtë sezon, është përpjekur t’i ndjekë autorët teksa ata largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Në deklaratën e tij para autoriteteve, sulmuesi ka zbuluar gjithashtu se një tentativë e ngjashme për vjedhje kishte ndodhur vetëm katër ditë më parë.

Autorët e dyshuar mbeten ende të lirë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Ky incident shton shqetësimet për sigurinë e futbollistëve profesionistë në Francë, pasi në muajt e fundit disa lojtarë janë bërë objekt i grabitjeve apo tentativave të ngjashme. /Telegrafi/

Top klubet evropiane e kanë në listë Enriquen, mësohet hapi i PSG-së

8 February 2026 at 14:04


Luis Enrique është shndërruar në një nga trajnerët më të kërkuar në Evropë, ndërsa Paris Saint-Germain po përballet me nevojën për të vepruar shpejt për të siguruar të ardhmen e tij.

Sipas L’Equipe, trajneri spanjoll do të ishte i mbrojtur nga një largim i mundshëm vetëm nëse klubi parisien finalizon me kohë zgjatjen e kontratës së tij.

Në dritën e punës që ka bërë në krye të PSG-së, 55-vjeçari shihet si njeriu që ka rikthyer identitetin dhe strukturën taktike të skuadrës. Ai ka riformësuar projektin sportiv, duke ndërtuar një ekip më të balancuar dhe me një filozofi të qartë loje, çka ka rikthyer besimin brenda klubit dhe te tifozët.

telegrafi.com

Megjithatë, performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re. Disa nga klubet më të mëdha të Evropës e kanë vendosur Enriquen në radar, duke e konsideruar si një opsion ideal për projektet e tyre afatgjata. Interesimi pritet të rritet edhe më shumë me afrimin e verës, veçanërisht duke pasur parasysh se ai po hyn në vitin e fundit të kontratës aktuale.

PSG, nga ana tjetër, nuk ka ndërmend të rrezikojë humbjen e trajnerit që konsiderohet kyç për suksesin e ardhshëm.

Drejtuesit janë të vetëdijshëm për situatën dhe synojnë të mbyllin marrëveshjen për zgjatjen e kontratës përpara merkatos verore, në mënyrë që të shmangin ekspozimin ndaj ofertave të mundshme nga rivalët evropianë. /Telegrafi/

Shqipjon Hoti shkruan histori: Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser

8 February 2026 at 13:34


Një tjetër sukses i madh për boksin shqiptar vjen nga ringu ndërkombëtar.

Shqipjon Hoti është shpallur Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser, pas një ndeshjeje tejet të fortë, emocionale dhe plot tension, që konfirmoi nivelin e lartë sportiv të boksierit shqiptar.

Dueli u karakterizua nga shkëmbime të ashpra dhe momente dramatike, ku në raundin e 5-të, Shqipjon Hoti arriti ta dërgojë kundërshtarin e tij në tapet pas një serie goditjesh të sakta dhe të fuqishme.

Edhe pse gjyqtarja e ringut, Diana Drews Milani, vendosi ta lejojë vazhdimin e ndeshjes, gjendja e kundërshtarit u vlerësua si e pamjaftueshme për të vazhduar.

Gjatë pushimit para raundit të 6-të, mjeku i turneut, Dickson Mwakisopile, mori vendimin për ta ndërprerë përfundimisht përballjen, duke ia dhënë fitoren Shqipjon Hotit dhe duke e kurorëzuar atë kampion kontinental të IBO-së.

Një rol vendimtar në këtë arritje ka pasur edhe Arnold Gjergjaj – “The Cobra”, i cili në rolin e menaxherit dhe trajnerit ka kontribuar ndjeshëm në përgatitjen profesionale, strategjinë dhe zhvillimin sportiv të Shqipjon Hotit.

Reali kontakton përfaqësuesit e Konates

8 February 2026 at 13:27


Real Madridi është ende në kërkim të një qendërmbrojtësi këtë verë dhe duket se po rikthehet te një opsion që më parë dukej i përjashtuar: Ibrahima Konate.

Los Blancos kanë parë disa objektiva të tyre të preferuar nënshkruajnë kontrata me klube të tjera në muajt e fundit, duke e bërë sfidën e blerjes së një mbrojtësi të ri më të ndërlikuar.

Pozicioni i qendërmbrojtësit mbetet një nga prioritetet kryesore në Santiago Bernabeu këtë verë, së bashku me përforcimin e mesfushës qendrore. Pavarësisht shtimit të Dean Huijsen, largimet e mundshme të Antonio Rudiger dhe David Alaba në fund të kontratave i lënë Los Blancos me vetëm Raul Asencio, Huijsen dhe Eder Militao në repartin defensiv. Braziliani gjithashtu ka pasur mungesa të shpeshta për shkak të lëndimeve gjatë tre viteve të fundit.

Në listën e mëparshme ishin dy emra të rëndësishëm: Marc Guehi dhe Dayot Upamecano, por të dy tashmë kanë arritur marrëveshje me Manchester City dhe Bayern Munich. Një nga emrat që ishte diskutuar më parë ishte Ibrahima Konate, i cili aktualisht është në fund të kontratës me Liverpoolin.

telegrafi.com

Në nëntor, Los Blancos kishin vendosur të mos e ndiqnin më Konate-n, por javën e kaluar u raportua se francezi është rikthyer në radarin e tyre. Matteo Moretto nga RadioMarca ka dhënë besueshmëri për këtë informacion, duke nënvizuar se Real Madrid është pyetur përsëri për situatën e Konate-s nga agjentët e tij.

Ramon Alvarez de Mon thekson se situata mund të përsërisë modelin e mëparshëm, kur Real Madridi kishte lënë të lirë Rudigerin, por më vonë u rikthye për gjermanin. Agjentët e Konate-s planifikuan një takim me Liverpoolin të premten për të diskutuar të ardhmen e mbrojtësit.

Përveç Konate-s, Los Blancos po vlerësojnë edhe alternativa të tjera më të lira dhe më të reja, si talenti i akademisë Joan Martinez dhe mbrojtësi i Como-s, Jacobo Ramon, i cili u shit këtë verë te skuadra italiane. Real Madrid ka një opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh për Ramon, që mund të luajë rolin e një zgjidhjeje emergjente. /Telegrafi/

Malisheva dhe Prishtina e Re takohen në Liman Gegaj, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:40


Malisheva është nikoqire e Prishtinës së Re takohen në Liman Gegaj në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva të kundërta, me vendasit që duan daljen në Evropë derisa mysafirët mbijetesën.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë vetëm tre pikët dha na pret një ndeshje spektakolare në Liman Gegaj.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Avdyli, Pira, Kryeziu, Vitija, Xhaka, Bajraktari, Nafiu, Brruti, Xhylani, Diatta, Ibishi.

Pristhina e Re: Smakiqi, Nya-Vedji, PRekazi, Prençi, Zekolli, Dadet, Doukoure, Mekic, Kadriu, Berisha, Gomes.

Gjilani dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

8 February 2026 at 12:17


Gjilani është nikoqir i Ballkanit në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë synime të mëdha këtë edicion dhe në këtë 90 minutësh luftohet vetëm për fitore.

'Skifterat' duan tre pikët për tu rikthyer në garë për titull, derisa Ballkani për ta shtuar epërsinë me ndjekësit.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Laroshi, Thaqi, Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi, Boshnjaku, Totre, Basa, Bilalli, Jarovic.


Ballkani: Iljazi, Vokrri, Jashanica, Batarelo, Potoku, Diene, Deliu, Giovanni, Kryeziu, Tolaj, Hamidi.

Flick mund të largohet nga Barcelona, gjithçka lidhet me Laportan

8 February 2026 at 11:44


E ardhmja e Hansi Flick te Barcelona mbetet në pikëpyetje teksa klubi i afrohet zgjedhjeve presidenciale.

Trajneri gjerman, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, është i gatshëm të vazhdojë qëndrimin në “Camp Nou”, por vetëm nëse Joan Laporta rizgjidhet president.

Flick e sheh veten si pjesë integrale të projektit të Laportës dhe ka diskutuar një mundësi zgjatjeje të kontratës, e cila do të fillonte zyrtarisht pas 1 korrikut, nëse presidenti aktual fiton sërish.

telegrafi.com

Sidoqoftë, pasiguria rritet në rast të një rezultati tjetër: trajneri është i përgatitur të largohet nga klubi nëse një kandidat tjetër merr drejtimin, edhe pse kontrata aktuale e lidh ende me Barcelonën.

Ky faktor e bën zgjedhjen presidenciale vendimtare jo vetëm për udhëheqjen e klubit, por edhe për vazhdimësinë e projektit sportiv.

Partneriteti i Flick me drejtorin sportiv Deco është lavdëruar për stabilitetin dhe filozofinë e përbashkët të futbollit, duke e bërë ndikimin e zgjedhjeve një pikë kyçe për të ardhmen e sistemit të trajnerëve te Barcelona. /Telegrafi/

Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit - 9 medalje, 4 të arta

8 February 2026 at 11:34


Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë të shtunën në mesditë.

Pas një rrugëtimi të gjatë deri në finale, në finale Distria arriti të rrëzoi spanjollen Ariane Toro Soler me Ippon brenda 10 sekondave duke fituar medaljen e Artë.

Xhudistja kosovare është mbretëreshë e Grand Slamit të Parisit, pasi ajo deri më tani ka fituar nëntë medalje.

Federata Evropiane e Xhudos ka publikuar një video të Distria Krasniqit nga finlaja duke e quajtur mbretëreshë.

"Mbretëresha e Parisit. 9 medalje deri më tani, katër të arta", ka shkruar Federata evropiane e xhudos. /Telegrafi/

Tre gjigantët anglez pas Samu, Porto e vlerëson 100 milionë euro

8 February 2026 at 10:13


Samu Aghehowa po shkëlqen në Portugali dhe po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi spanjoll, 21-vjeçar, ka shënuar 20 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e tij aktuale, duke treguar një formë të jashtëzakonshme që e vendos si një nga talentet më premtuese të sulmit në kontinent.

Performancat e tij të larta kanë ndezur një garë të fortë transferimesh këtë verë.

Sipas raportimeve të Teamtalk, Chelsea po planifikon një tjetër përpjekje për ta nënshkruar Aghehowan. Bluët e Londrës ishin të interesuar për të edhe në vitin 2024, por atëherë humbën garën përballë Portos.

Megjithatë, londinezët nuk janë të vetmit pasi në garë janë edhe Tottenham Hotspur dhe Newcastle United po ndjekin gjithashtu me kujdes zhvillimet rreth sulmuesit spanjoll.

Klubi aktual i Omorodion ka vendosur një klauzolë të lirimit prej 100 milionë eurosh, një shifër e konsiderueshme që mund të komplikojë transferimin, por talenti dhe ritmi i tij i lartë i golave e bëjnë një objektiv shumë tërheqës për çdo ekip evropian.

Ekspertët e futbollit e shohin si një investim afatgjatë, që mund të forcojë ndjeshëm repartin sulmues të ekipit që do ta sigurojë. /Telegrafi/

Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazuar Endrickun te Lyoni

8 February 2026 at 09:42


Kriza aktuale në repartin ofensivë të Real Madridit ka nxitur reflektime të thella në Valdebebas, sidomos sa i përket vendimit për ta huazuar Endrickun muajin e kaluar.

Me Vinicius Jr., Rodrygo dhe Jude Bellingham të padisponueshëm për sfidën ndaj Valencias, Kylian Mbappe mbetet praktikisht opsioni i vetëm sulmues i konfirmuar, një situatë e pazakontë për një klub të këtij niveli.

Sipas Diario AS, brenda drejtuesve madrilenë po rritet ndjesia e keqardhjes për lejimin e talentit brazilian të transferohej te Lyoni në formë huazimi.

Në momentin e marrëveshjes, lëvizja u konsiderua si zgjidhja më e arsyeshme, për shkak të minutave të kufizuara që Endrick po merrte nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Bisedimet u përshpejtuan pasi trajneri dha miratimin e tij, por ironikisht, Alonso u shkarkua vetëm pak ditë më vonë.

Që nga transferimi në Ligue 1, 18-vjeçari ka treguar potencialin e tij me pesë gola dhe dy asistime, duke përforcuar perceptimin se mund të kishte kontribuar më shumë edhe në “Santiago Bernabeu”.

Edhe pse Endrick pritet të rikthehet sezonin e ardhshëm, mungesa e tij në pjesën e mbetur të këtij sezoni shihet si një llogaritje e gabuar në planifikimin sportiv të klubit. /Telegrafi/

Bernal i emocionuar për golin e shënuar: Mendova për atë lëndim

8 February 2026 at 09:16


Barcelona fitoi 3-0 ndaj Mallorcas të shtunën, në një ndeshje ku një nga momentet më të veçanta ishte goli i parë i Marc Bernal me fanellën e ekipit të parë.

Mesfushori 18-vjeçar, i cili u aktivizua nga banka rezervë në pjesën e dytë, realizoi golin e tretë për katalanasit në minutat e fundit, duke shkaktuar entuziazëm të madh në tribuna dhe mes bashkëlojtarëve.

Sipas Mundo Deportivo, talenti i ri foli pas ndeshjes për momentin e veçantë dhe emocionet që e shoqëruan realizimin e tij.

“Kur pashë që Fermin po më shikonte, dallova hapësirën. Nuk hezitova dhe shtyva përpara. Doja të gjuaja me këmbën e djathtë, por pashë Maffeon dhe, meqenëse i besoj më shumë këmbës së majtë, u tërhoqa. E vërteta është se Mascarell e prek topin. Isha jashtëzakonisht i emocionuar. Këto janë momente që as nuk i ëndërron si fëmijë”, deklaroi Bernal.

Goli kishte një domethënie të veçantë për të, pasi vjen pas një periudhe të vështirë rikuperimi prej rreth 12 muajsh, pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në shtator 2024.

“Kur shënova golin, mendova shumë për vitin e kaluar, për sa keq e kalova. Është një kënaqësi shumë e madhe, edhe për familjen time. I kam kujtuar ata. Që në fillim e dija se do të kaloja nga më pak në më shumë. Tani jam shumë më mirë, në formë më të mirë. Dua të shfrytëzoj minutat”, shtoi ai.

Bernal theksoi gjithashtu klimën pozitive brenda skuadrës së parë të Barcelonës, duke nënvizuar unitetin mes lojtarëve pavarësisht konkurrencës së brendshme.

“Jemi në një dinamikë shumë të mirë. Gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia që kemi me njëri-tjetrin, edhe nëse ka konkurrencë. Marrëdhënia është shumë e shëndetshme, të gjithë shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, përfundoi 18-vjeçari. /Telegrafi/

Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Upamecanon

8 February 2026 at 08:34


Bayern Munich është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së Dayot Upamecano deri në vitin 2030, sipas raportimeve të gazetarit Nicolo Schira.

Klubi bavarez e ka vendosur rinovimin e mbrojtësit francez si një ndër prioritetet kryesore, duke reflektuar qartë synimin për të ruajtur stabilitetin në repartin defensiv dhe për të vazhduar projektin afatgjatë me një nga qendërmbrojtësit më të vlerësuar në Evropë.

Upamecano, 26 vjeç, është shndërruar në një figurë kyçe në mbrojtjen e Bayernit që prej transferimit të tij nga RB Leipzig në vitin 2021.

telegrafi.com

Ai ka lënë mbresa me shpejtësinë, forcën fizike dhe aftësinë për të ndërtuar lojën nga prapavija, duke u përshtatur me kërkesat taktike të skuadrës.

Sipas gazetarit Schira, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me ecurinë e negociatave dhe presin që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Mbyllja e kontratës deri në vitin 2030 do t’i siguronte Bayernit vazhdimësi dhe stabilitet në mbrojtje, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje të kushtueshme në tregun e transferimeve në verë. /Telegrafi/

❌
❌