28-vjeçari Andi Vokri, i cili akuzohet se vrau me çekiç 60-vjeçarin Petrit Ndou në Mamurras ka dhënë një tjetër dëshmi lidhur me ngjarjen. Para hetuesve ai ka deklaruar se ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur apo nëse personi që ishte konfliktuar kishte ndërruar jetë ose jo. “Nuk mbaj mend se […]
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Dragash të Prizrenit. Një 30-vjeçar ka dhunuar për vdekje nënën e tij 60-vjeçare, në rrethana ende të paqarta. Sipas Policisë, dyshohet se 30-vjeçari vuante nga çrregullime mendore dhe më herët ka qënë i përfshirë në 3 raste penale për dhunë në familje. “Nga të dhënat zyrtare […]
Një 30 vjeçar dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij sot rreth orës 01:06 në fshatin Restelicë në Komunën e Dragashit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Sipas tij, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor, ndërsa siç tha "Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës".
"Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës", ka thënë Bytyqi.
Tutje ai tha se i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.
"Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti", tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Burri që vrau ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, është dënuar me burgim të përjetshëm, tre vjet e gjysmë pasi qëlloi për vdekje ish-liderin gjatë një tubimi në qytetin e Narës në vitin 2022.
Vetë Tetsuya Yamagami u deklarua fajtor për krimin në hapjen e gjyqit vitin e kaluar, por dënimi që ai meriton ka ndarë opinionin publik në Japoni.
Ndërsa shumë e shohin 45-vjeçarin si një vrasës gjakftohtë, disa simpatizojnë edukimin e tij të trazuar, transmeton Telegrafi.
Prokurorët thanë se Yamagami meritonte burgim të përjetshëm për "aktin e tij të rëndë". Vrasja e Abes tronditi vendin ku praktikisht nuk ka krime me armë.
Duke kërkuar lehtësim, ekipi mbrojtës i Yamagamit tha se ai ishte viktimë e "abuzimit fetar".
Përkushtimi i nënës së tij ndaj Kishës së Unifikimit e falimentoi familjen dhe Yamagami mbante mëri ndaj Abes pasi kuptoi lidhjet e ish-liderit me kishën kontroverse.
Gati 700 njerëz u rreshtuan jashtë gjykatës së distriktit të Narës të mërkurën për të marrë pjesë në seancën e dënimit.
Vdekja tronditëse e Abe-s ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës nxiti hetime mbi Kishën e Unifikimit dhe praktikat e saj të dyshimta, duke përfshirë kërkimin e donacioneve financiarisht shkatërruese nga ithtarët e saj.
Çështja gjithashtu zbuloi lidhje me politikanë nga Partia Liberale Demokratike në pushtet në Japoni, dhe rezultoi në dorëheqjen e disa ministrave të kabinetit.
Gazetarja Eito Suzuki, e cila mbuloi të gjitha seancat gjyqësore të Yamagami-t përveç njërës, tha se Yamagami dhe familja e tij dukeshin "të mbingarkuar nga dëshpërimi" gjatë gjithë gjyqit.
Yamagami "shpërthente një ndjenjë lodhjeje nga bota dhe dorëheqjeje", rrëfen Suzuki, e cila filloi të hetonte Kishën e Unifikimit shumë kohë para vrasjes tronditëse të Abe-s.
"Gjithçka është e vërtetë. Nuk ka dyshim se unë e bëra këtë", tha Yamagami solemnisht në ditën e parë të gjyqit të tij në tetor 2025.
I armatosur me një armë të bërë në shtëpi të montuar duke përdorur dy tuba metalikë dhe shirit ngjitës, ai qëlloi dy herë drejt Abes gjatë një eventi të fushatës politike në qytetin perëndimor të Narës më 8 korrik 2022.
Vrasja e figurës publike më të njohur të Japonisë në atë kohë - Abe mbetet kryeministri me shërbimin më të gjatë në historinë japoneze - shkaktoi tronditje në të gjithë botën.
Duke kërkuar një dënim me burg jo më shumë se 20 vjet, avokatët e Yamagamit argumentuan se ai ishte viktimë e "abuzimit fetar".
Ai e urrente kishën sepse nëna e tij i dhuroi asaj sigurimin e jetës së babait të tij të ndjerë dhe asete të tjera, në vlerë prej 100 milionë jen (828,750 dollarë singaporianë), dëgjoi gjykata.
Yamagami foli për ankesën e tij kundër Abes pasi pa mesazhin e tij video në një eveniment të lidhur me kishën në vitin 2021, por tha se fillimisht kishte planifikuar të sulmonte drejtuesit e kishës, jo Aben.
Suzuki kujton shikimin mosbesues të vejushës së Abe-s, Akie-s, kur Yamagami tha se ish-lideri nuk ishte objektivi i tij kryesor. Shprehja e saj "mbetet e ngulitur qartë në mendjen time", thotë Suzuki.
"Përcolli një ndjesi tronditjeje, sikur po pyeste: A ishte burri im thjesht një mjet i përdorur për të shlyer një mëri ndaj organizatës fetare? A ishte vetëm kaq", shtoi ai.
Në një deklaratë emocionale të lexuar në gjykatë, Akie Abe tha se hidhërimi për humbjen e burrit të saj "nuk do të lehtësohet kurrë".
"Doja vetëm që ai të mbetej gjallë", kishte thënë ajo.
E themeluar në Korenë e Jugut, Kisha e Unifikimit hyri në Japoni në vitet 1960 dhe kultivoi lidhje me politikanë për të rritur ndjekësit e saj, thonë studiuesit. /Telegrafi/
Gjykata ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela, i akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela u ekstradua nga SHBA tre vite më parë. Tomorr Çela më 27 nëntor të 1997-ës në rrugën “Bajram Curri” së bashku me vëllain e tij ka qëlluar me armë zjarri automatik ndaj viktimave Ledian […]
Shqiptari i cili dyshohet se vrau me çifte bashkëshortin e të dashurës së tij, në Aitoloakarnania të Greqisë, pritet të dalë nesër para gjykatës, ndërsa hetimet po nxjerrin në dritë të dhëna të reja mbi motivin e krimit që ka tronditur zonën, shkruajnë mediat greke. Sipas raportimeve, bashkëshortja e viktimës (Kostas Alexandris) ka dëshmuar se […]
E ardhmja e kriminelit të ashpër shqiptar, Jani Aliaj, i cili u vra dje në burgun e Koridallos nga një i burgosur tjetër, me sa duket ishte e paracaktuar, shkruan media greke. I burgosuri, për të cilin ishte lëshuar një urdhër vdekjeje, i kishte shpëtuar një atentati rreth 6 muaj më parë në të njëjtin […]
Një 26 vjecar i kërkuar nga Britania e Madhe, është dorëzuar në Policinë e Tiranës. Bëhet fjalë për Armando Markun, ai dyshohet se është i përfshirë në një vrasje në Britaninë e Madhe.
Krimi për te cilin akuzohet është kryer në 2019. Hemawand Ali Hussein u vra në vitin 2019 në Hartlepool. Për këtë ngjarje në Bruksel në muajin dhjetor është arrestuar edhe shqiptari Sajmir Dodoveci.
Hemawand Ali Hussein u gjet i vdekur në një pronë në Hartlepool në shtator 2019 për shkak të një plage me armë zjarri.
Lidhur me vrasjen e tij janë dënuar edhe 4 persona të tjerë, përkatësisht Eugert Merizaj, 33 vjeç, me 32 vjet burg,Noza Saffari, 42 vjeç, u dënua me 15 vjet burg, Dorian Pirija, 36 vjeç, u dënua me 19 vjet burg si edhe Qazim Marku, 28 vjeç, u dënua me 19 vjet burg.
Gjykata e Dibrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca, të cilët akuzohen për vrasjen e Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në Bulqizë.. Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më parë nga Policia në Gjirokastër, në banesën e të cilëve u gjetën […]
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Petrit Ndou, 60-vjeçari i cili u godit me çekiç për vdekje, pas një sherri për motive të dobëta në Mamurras. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, pranë fshatit Bushnesh, ku Ndou është konfliktuar pas një aksidenti me shtetasin Andi Vokri, 28 vjeç. Debati ka agravuar dhe Vokri e […]
Detaje të reja janë mësuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak pas mesnatës në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku njëri prej tyre është vrarë me sende të forta. Viktima është Petrit Ndou 57 vjeç, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar, shtetasi […]
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Jani Aliajt në burgun Kordhialos në Greqi. Lala e përshkroi Jani Aliajn si një eksponent të krimit të organizuar, të përfshirë në vrajse, ndërkohë që personi që e ka ekzekutuar në burg, është një vrasës që ka eleminuar […]
37-vjeçari shqiptar Artur Cerria, banues në Tavullia të Italisë, është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu, i njohur edhe si Idrizi, raportojnë mediat italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, kur Xhepaxhiu humbi jetën pas një konflikti mes palëve. Sipas hetimeve, Cerria kishte […]
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Jani Aliajt, i njohur edhe me pseudonimin “Xheku”, sot në Burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi. Autori i krimit sipas policisë helene është një i dënuar grek me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar edhe si vrasës me pagesë. Menjëherë pas ngjarjes institucionet janë vënë në alarm […]
Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e shqiptarit Jani Aliaj, i cili u ekzekutua me thikë të hënën pasdite brenda burgut të Korydallos në Greqi. Sipas autoriteteve greke, autori i dyshuar i krimit është një 28-vjeçar grek, i njohur për përfshirje në vrasje me pagesë. Policia bën me dije se bëhet fjalë për […]
Një vrasje ka ndodhur brenda burgut të ‘Koridhalos’. Mësohet se një i burgosur shqiptar është sulmua me thikë dhe si pasojë ka ndërrua jetë. Incidenti i përgjakshëm u zhvillua në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut.
Sipas informacioneve fillestare, autori i krimit ishte një i burgosur grek i cili e sulmoi shqiptarin duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar. Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin kriminelë të rëndë që vuanin dënime për vrasje.
Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia, pasi dyshohen si të përfshirë në një vrasje me armë zjarri, të ndodhur në vitin 2018 në Dibër. Sipas policisë, në pranga kanë rënë Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, të cilët strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre. Gjatë kontrollit të banesave të tyre në Gjirokastër, […]
Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete, këtë të hënë, në fshatin Zhurje të Tiranës. Sipas policisë, 65-vjeçari me iniciale, S.B, është gjetur i pajetë brenda banesës dhe dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese. “Është gjetur në banesën e tij, në fshatin Zhurje, trupi i pajetë i shtetasit S. B., 65 vjeç, i cili dyshohet […]
Një krim brutal u zbulua në Itali, në rajonin Anguilar, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë ditësh e zhdukur.
Sipas prokurorëve, Federica Torzullo u vra brenda shtëpisë së saj nga bashkëshorti i saj, Claudio Carlomanio. Gruaja kishte qenë e zhdukur për dhjetë ditë dhe autori i krimit kishte mohuar çdo përgjegjësi deri sot në mesditë.
Pas një sërë hetimesh, karabinierët arritën të gjenin trupin e saj në një fushë pranë një kompanie bujqësore në pronësi të bashkëshortit të saj. Mediat italiane raportuan se karabinierët, gjatë hetimeve, panë dorën e një gruaje që dilte nga dheu dhe kuptuan se ndoshta ishte trupi i Torzullo-s.
Çifti jetonte në të njëjtën shtëpi, por sipas miqve, ata ishin të ndarë. Telefoni celular i viktimës pushoi së rëni dhjetë ditë më parë. Disa orë më vonë, fqinjët kishin parë bashkëshortin e 40-vjeçares duke larë një kamion që e përdorte për punë. Disa njolla gjaku u gjetën gjithashtu në një nga uniformat e autorit, ndërsa ditët e fundit, gjurmë gjaku ishin gjetur edhe në shtëpi e në vendin e tij të punës.
Claudio Carlomanio u burgos në qytetin e Civitavecchia-s.
“Ai donte të shkonte në stacionin e policisë herët a vonë, por nuk kishte kohë sepse e arrestuan më parë”, tha avokati i tij mbrojtës.
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në GJKKO, për Leonard Dukën, i cili akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Shkak për shtyrjen e e seancës është bërë mungesa së një prej anëtarëve të trupës gjykuese, gjyqtarit Gerd Hoxha. Gjatë seancës së sotme ishte parashikuar që mbrojtja e autorit […]