Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 January 2026Main stream

E rëndë në Tiranë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin, arrestohet drejtuesi

By: V K
21 January 2026 at 15:48

Një aksident i rëndë në punë me pasojë vdekjen e një 58-vjeçari, ka ndodhur në kryeqytet. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e një betoniere, pasi si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit ka ndërruar jetë një punonjës tjetër i të njëjtit subjekt.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. L., 36-vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e rrëzimit të pompës së mjetit të punës (betoniere) që drejtonte, është dëmtuar punonjësi në të njëjtin subjekt me të, shtetasi R. R., 58-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

The post E rëndë në Tiranë/ Pompa e betonierës aksidenton për vdekje punonjësin, arrestohet drejtuesi appeared first on Albeu.com.

Kënaqësi të jem mes miqve dhe disa armiqve/ Presidenti Trump: Ekonomia amerikane po lulëzon, Europa nuk është në drejtimin e duhur

By: V K
21 January 2026 at 15:14

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka marrë fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku e nisi fjalimin duke thënë se nga Amerika ka sjellë “lajme fenomenale”, duke vënë në pah shifrat ekonomike.

“Ekonomia po lulëzon”, deklaron Trump, duke e nisur fjalimin me fjalët se është kënaqësi për të, të jetë sërish në Davos, pasi hera e fundit ishte në vitin 2020.

Ai nuk kurseu as batutat me të pranishmit, duke thënë se, “është mirë të rikthehet mes kaq shumë miqsh dhe disa armiqsh”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Trump shpalli se “inflacioni është mposhtur” dhe se kufiri i mëparshëm “i hapur dhe i rrezikshëm” i Shteteve të Bashkuara tashmë është mbyllur.

Ai theksoi se po realizon transformimin më të jashtëzakonshëm në historinë e SHBA-së dhe premton rritje ekonomike që, sipas tij, asnjë vend tjetër nuk e ka përjetuar më parë.

Inflacioni bazë është vetëm 1.6%, shton Trump, ndërsa rritja ekonomike për tremujorin e katërt të vitit 2025 parashikohet në 5.4%, shumë më e lartë sesa parashikimet e kujtdo tjetër, përveç vetë Trumpit.

Trump u shpreh se Europa nuk është duke shkuar në drejtimin e duhur.

“Tregjet kanë shënuar rritje, janë shënuar shifra rekorde dhe kursimet e qytetarëve janë rritur dhe investimet janë dyfishuar duke thyer rekorde. Asnjë vend nuk e ka bërë këtë sukses ekonomik më parë. Kur vendi drejtohej nga demokratët ishte vend i vdekur, tani jemi të suksesshëm. Ekonomia amerikane parashikohet të rritet më tej.

Është lajm i mrekullueshëm suksesi i Amerikës. Kur Amerika ka ekonomi të mirë, është lajm i mirë për të gjithë botën. Sot dua të diskutoj sesi e kemi arritur dhe sesi presim situatën ekonomike. Mund të mësoni edhe ju duke ndjekur hapat që kemi ndjekur dhe ne për për përmirësuar situatën ekonomike.

Nuk dua të fyej asnjë vend, e dua shumë Europën. E dua të ketë sukses, por nuk është në drejtimin e duhur. Mënyra e vetme për të rritur ekonominë është të kontrollojmë ekonominë”.

 

The post Kënaqësi të jem mes miqve dhe disa armiqve/ Presidenti Trump: Ekonomia amerikane po lulëzon, Europa nuk është në drejtimin e duhur appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Belsh/ I riu përplas për vdekje këmbësoren

By: V K
21 January 2026 at 14:52

Këtë të mërkurë, një aksident me vdekje është regjistruar në Belsh, ku një e moshuar humbi jetën.

Sipas inofrmacioneve policore, ngjarja ndodhi në fshatin Rrenas.

Njoftimi: 

“Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20-vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73-vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

The post Aksident i rëndë në Belsh/ I riu përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka në Greqi/ Berisha: U verifikua ajo që kemi thënë që në mars 2024, duhet të shkarkohet

By: V K
21 January 2026 at 14:44

Këtë të mërkurë, në konferencën për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi verifikimin e bërë nga Prokuroria e Përgjithshme për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim visazh në Greqi, që rezultoi se ajo e kishte fshehur në formularin e vetdeklarimit.

Kryedemokrati theksoi se u verifikua ajo që ai ka denoncuar vetë që në mars të vitit 2024. Berisha nuk kurseu sulmet ndaj saj, duke e cilësuar si “falsifikatore” me vendim gjyqësor, pavarësisht se dënimi iu konvertua në gjobë.

“Irena Gjoka ka vendim penal në Greqi, si falsifikatore si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar, me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë. Po kështu është dëbuar dy herë nga shteti grek më 24.12.2002 dhe dy muaj më pas, 12.02.2003. Ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketërit për kundërshtimin e tyre.

Avoketërit i kundërshtuan masat, ndër të tjera edhe në Gjykatë Administrative. Kjo gjykatë e rrëzoi ankimimin për shkak të parregullisë së prokurorës së lëshuar nga Irena me 5 mbiemra. Edhe këto dëbime morën formë të prerë. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Gjoka vazhdoi falsifikimet e saj në drejtësinë shqipare si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas në GJKKO. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ siç kërkohej në ligjin e ‘96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha Berisha.

Gjithashtu, Berisha përmendi edhe ligjin e dekriminalizimit, që në rast fshehje e dënimeve, duhet të çojë në ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtares.

Berisha tha se ajo nuk duhet të ishte gjyqtare në bazë të Kushtetutës sepse nëse një person, integriteti publik i të cilit është cënuar, nuk mund të vijojë në organet kushtetuese.

“Sipas ligjit 138/2015, ligji i dekriminalizimit, ligji i miratuar me 3/5, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë, nga autoritetet e huaja për çfarëdo lloj vepre penale apo masë dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit, si dhe përbën vepër penale që përfshin dënimin me burg.

Irena Gjoka si gjykatëse e Gjykatës së Krimeve të Rënda, si gjykatëse në GJKKO, si kryetare e GJKKO-së dhe si subjekt i vetingut, ka pasur në të gjitha këto cilësi detyrimin të plotësojë formularë deklarimi sipas ligjit dhe të zbulojë ekzistencën e një gjykimi penal, një dënimi penal, dy dëbimeve dhe një gjykimi administrativ.

Falsifikatorja nuk e ka bërë këtë në asnjë rast. Kjo, ndaj ajo ka, siç është me 5 mbiemra, po aq falsifikime, mashtrime. Sipas ligjit 95/2016, ligji për strukturat e posaçme të Gjykatës, Prokurorisë dhe BKH, ligji i miratuar me 3/5, të gjithë ata që donin të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit, të formës së prerë ose jo, për çfarëdo lloj shkelje ligjore.

Dhe Irena Gjoka përsëri nuk e ka deklaruar dënimin e saj në Greqi, procesin në gjykatën administrative, dënimin penal dhe dy dëbime. Refuzimi për të deklaruar përbën shkak për shkarkimin e saj të menjëhershëm”, thotë Berisha.

The post Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka në Greqi/ Berisha: U verifikua ajo që kemi thënë që në mars 2024, duhet të shkarkohet appeared first on Albeu.com.

Miratohet aderimi i Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, pritet votimi në Kuvend

By: V K
21 January 2026 at 14:12

Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, duke hapur rrugën për anëtarësimin formal të vendit në këtë strukturë ndërkombëtare, pas ftesës së presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Hapi i radhës është miratimi i aderimit nga Kuvendi i Shqipërisë, ku pritet që çështja të shqyrtohet dhe të votohet të martën që vjen në një seancë të posaçme.

Pak ditë më parë Shqipëria mori ftesë zyrtare nga presidenti Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

The post Miratohet aderimi i Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, pritet votimi në Kuvend appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Prrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

By: V K
21 January 2026 at 13:36

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.

The post E rëndë në Prrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën

By: V K
21 January 2026 at 13:14

Këtë të mërkurë 21 janar 2026, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shpallur  vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur edhe si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i shpallur fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.

Nga ana tjetër, vëllai i tij Erlis Duka është shpallur i pafajshëm, kurse Fatmir Hyseni, në arrati, është dënuar me 25 vite burg, Aleksander Maxhaku 25 vite burg dhe Oltjon Loga 25 vite burg.

The post Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën appeared first on Albeu.com.

Kupa e Botës 2026 me ndryshime drastike, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

By: V K
21 January 2026 at 12:53

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën e Botës, me përfshirjen e kontrollit VAR për kartonët e dytë të verdhë dhe këndet, si dhe ora e numërimit të rënies për të rifilluar lojën.

Këto masa janë pjesë e një përpjekje më të madhe për të optimizuar ritmin e lojës dhe për të ofruar një përvojë më të mirë për tifozët.

Një tjetër ndryshim i mundshëm është prova për sistemin “daylight” të offside-it të propozuar nga Arsene Wenger, ish-trajneri i Arsenalit, që do të sillte një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si gjykohet pozita e offside-it.

Megjithëse Wenger e pranon se ky mund të jetë një ndryshim “radikal”, ai beson se është e nevojshme të provohen këto ndryshime për të parë nëse ato do të përmirësojnë lojën.

Çfarë do të ndryshojë për Kupën e Botës?

Disa nga masat që do të testohen përfshijnë:

VAR për kartonët e dytë të verdhë: Nëse një karton i dytë i verdhë është dhënë gabimisht, mund të rishikohet nga VAR-i.

VAR për këndet: Kjo mund të përfshijë përdorimin e çipit në top për të kontrolluar vendimet për këndet, veçanërisht kur ato janë të pasakta.

Numërimi i kohës për të rifilluar lojën: Do të vendoset një numërim kohor për rifillimin e lojës pas çdo situate të humbjes së kohës, siç janë këndet dhe goditjet nga porta. Gjithashtu, portierët do të kenë vetëm 8 sekonda për të hedhur topin në lojë.

Rregulla të reja për zëvendësimet: Lojtarët që do të zëvendësohen do të duhet të dalin nga fusha brenda 10 sekondash. Nëse ata vonohen, ata nuk do të mund të zëvendësohen deri në pushimin tjetër të lojës.

Rregullat për lojtarët e dëmtuar: Lojtarët që janë “dëmtuar” dhe kanë nevojë për trajtim do të duhet të qëndrojnë jashtë për 2 minuta, përveç rasteve kur ata janë ndëshkuar me karton të verdhë ose të kuq për një faull.

Reagimet dhe Pritshmëritë

Drejtoresha e IFAB-it, Noel Mooney, ka deklaruar se tema kryesore është përmirësimi i ritmit të lojës dhe reduktimi i humbjes së kohës. Masat e propozuara do të testohen gjatë Kupës së Botës dhe, nëse provohen me sukses, mund të vendosen për të gjitha ndeshjet ndërkombëtare.

Ky ndryshim është një hap tjetër në drejtim të modernizimit të futbollit dhe është një mundësi për të parë si mund të evoluojnë rregullat dhe teknologjia për të përmirësuar përvojën e lojës dhe të tifozëve.

The post Kupa e Botës 2026 me ndryshime drastike, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjekja e Spitalit të Traumës, kolegët mesazh prekës

By: V K
21 January 2026 at 12:44

Është ndarë nga jeta në mënyrë parakohe, mjekja psikiatre Arlinda Tomcini. Lajmin e trishtë e ka dhënë spitali i Traumës, duke shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të saj.

“Spitali Universitar i Traumës shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes psikiatre Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, e cila u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prej 10 vitesh, Dr. Arlinda Tomcini shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbimin ndaj pacientëve dhe në punën ekipore me kolegët e saj.

Humbja e saj është e madhe për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për institucionin tonë. Në këto momente dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. Kujtimi dhe vlerat njerëzore e profesionale të Dr. Arlinda Tomçini me gradën Kapitene, do të mbetet gjithmonë pjesë e Spitalit Universitar të Traumës”, shkruajnë kolegët e saj të Spitalit të Traumës në Tiranë.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta mjekja e Spitalit të Traumës, kolegët mesazh prekës appeared first on Albeu.com.

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT)

By: V K
21 January 2026 at 12:18

Policia e Tiranës, ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri. Në pranga u vunë 3 persona, anëtarë të grupit, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Të arresutarit janë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti.

Ilir Zyberi 55-vjeç, banues në Tiranë, ka qene i dënuar më parë për vrasje.

Nderkohe dy personat e tjere ka qene te denuar, njeri për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim, tjetri për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni i koduar “Anëtarët”.

Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.

Vihen në pranga 3 pjesëtarë të këtij grupi, të tre me precendent penal. 2 prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar si pjesëtar i këtij grupi.

Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-I. Z., 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. B., 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në Tufinë, shtetasit A. B dhe I. Z., në tentativë për të shitur 2 armë zjarri kallashnikov.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk.

Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri/ Arrestohen 3 persona, njëri prej tyre i dënuar për vrasje (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau 57-vjeçarin Petrit Ndou, zbardhet dëshmia e autorit: Më gërvishti makinën, kaluam paralel dhe…

By: V K
21 January 2026 at 12:13

Andri Vokrri, i arrestuari si i dyshuar për vrasjen me çekiç të Petrit Ndou, ka shfaqur pendesë për krimin.

Ai është rimarrë sërish në pyetje, pasi i ka dalë pija dhe ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë.

Sipas tij, ai ishte në gjendje të dehur dhe nuk mbante mend asgjë se çfarë kishte ndodhur, apo nëse personi që ishte konfliktuar kishte ndërruar jetë ose jo.

“Nuk mbaj mend se çfarë ka ndodhur. Isha i dehur dhe kujtoj vetëm që pashë një makinë që më kishte zënë rrugën. I kam kërkuar që të largohej dhe të kaloja i pari pasi mund të bënim aksident. Nuk më dëgjoj dhe kaluam paralel. Kur pash që makina u fërkua dola dhe e godita me çekiç. Nuk doja ta vrisja”, ka pohuar 28-vjeçari.

Ndërsa dy shokët e tij, Lorenc Goga dhe Fation Kulla, të arrestuar për moskallëzim krimi, kanë pohuar se u larguan fillimisht prej andej nga frika për atë se çfarë kishte ndodhur.

The post Vrau 57-vjeçarin Petrit Ndou, zbardhet dëshmia e autorit: Më gërvishti makinën, kaluam paralel dhe… appeared first on Albeu.com.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së

By: V K
21 January 2026 at 11:24

Ish-deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Gjylametit i është besuar ky institucion, që shpesh herë ka qenë të skandaleve, sa i takon rasteve të abuzuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara.

Më herët, në krye të AKU-së ishte Manush Kullolli.

Gjylameti në zgjedhjet e 11 majit nuk arriti që të merrte mandatin e saj, pasi Olta Xhaçka siguroi më shumë vota, duke bërë që socialistja të dalë jashtë Parlamentit.

The post Ish-deputetja e Partisë Socialiste emërohet drejtoreshë e AKU-së appeared first on Albeu.com.

Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO)

By: V K
21 January 2026 at 11:04

Këtë të mërkurë, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, ka mbërritur në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion si dhe bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.

Ai ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, ku pritet të zhvillojë një takim me një studio arkitekturore, për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit.

Vizita e Kushner, lidhet me interesin për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe zonën e Zvërnec, dy nga hapësirat më të diskutuara vitet e fundit për investime strategjike.

Mbërritja e Kushner në qytetin bregdetar, është shoqëruar me masa të forta sigurie.

Kompanisë së Kushner, i është dhene statusi “Investim/Investitor strategjik procedurë e veçantë” duke e konsideruar projektin të “një rëndësie strategjike për vendin”.

Sipas vendimit, ky status, që jepet për një periudhë 10 vjeçare është “i kushtëzuar me realizimin e detyrave, planit të veprimit të parashikuar në këtë vendim, si dhe me finalizimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis palëve, të vlefshme miratuar me ligj të veçantë në Kuvend sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme”.

 

The post Ivanka Trump mbërrin në Vlorë, shoqërohet me forca të shumta policie (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Apartamente dhe makina, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike/ Prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri

By: V K
21 January 2026 at 10:57

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit A.Rr. dhe familjarëve të tij, nën hetim për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1125 të vitit 2020, rezultoi se shtetasi A.Rr., i dënuar më parë për ‘Trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë kriminale’, nuk justifikonte pasuritë e krijuara, për të cilat Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë kërkoi sekuestrimin si më poshtë:

a. Pasuria e llojit “apartament” me nr.pasurie 29/519+2-2, me sip.67 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasit B.B dhe A.Rr;
b. Pasuria e llojit “apartament” me nr.29/599+1-22, me sip.73 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve A.Rr dhe B.B;
c. Pasuria e llojit “apartament” me nr.113/34+2-20, me sip.68.8 m2, ZK 3292, Tiranë, në zotërim të shtetases B.B;
d. Pasuria e llojit ‘njësi’ me nr. 12/417-N4 ZK 8602, Vlorë, me sip. 27 m2, në zotërim të shtetasit A.Rr;
e. Pasuria e luajtshme automjet marka “Toyota Corolla” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B;
f. Pasuria e luajtshme automjet marka “Volvo XC 60” viti 2020, në zotërim të shtetases B.B; si dhe
g. Pasuria e luajtshme automjet marka “Mercedes benz GLA” viti 2016, në zotërim të shtetases S.Rr.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë pranoi kërkesën e organit të akuzës, duke caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive për pasuritë e mësipërme të paluajtshme në vlerë totale 400.000 euro.

The post Apartamente dhe makina, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike/ Prokuroria i sekuestron 400 mijë euro pasuri appeared first on Albeu.com.

Hetimet për 21 janarin/ Kryeministri Rama me familjarët e 4 viktimave: Dosja në tryezën e SPAK, shumë gjurmë janë humbur…

By: V K
21 January 2026 at 10:31

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave të 21 janarit, dosja është në tryezën e SPAK.

Sipas kreut të qeverisë, derisa të ketë drejtësi për vrasjen e 4 qytetarëve “drejtësia e re do të mbetet e vjetër”.

Në fjalën e tij para familjarëve, Rama tha se, “shumë gjurmë kanë humbur, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve”.

“Vetëm ashtu dhe vetëm këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën”, u shpreh Rama.

The post Hetimet për 21 janarin/ Kryeministri Rama me familjarët e 4 viktimave: Dosja në tryezën e SPAK, shumë gjurmë janë humbur… appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në Kosovë, djali vret nënën

By: V K
21 January 2026 at 10:15

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas policisë, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.

Njoftimi:

“Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore. Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, njoftoi policia.

The post Krim i rëndë në Kosovë, djali vret nënën appeared first on Albeu.com.

Mateo i preferuari i publikut, shpëtimi zinxhir, kush rrezikon të eliminohet

By: V K
21 January 2026 at 10:06

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë Mateo, i cili u rendit i pari në votim dhe u shpall fituesi i avantazhit të rëndësishëm të javës.

Mateo fitoi të drejtën për të nisur zinxhirin e parë të shpëtimit në këtë edicion, duke vendosur se cili prej banorëve do të ishte i sigurt nga nominimi.

Vendimi i tij i parë ishte të shpëtonte Brikenën, duke e larguar menjëherë nga rreziku i eliminimit.

Pas këtij vendimi, zinxhiri i shpëtimit vijoi me radhë nga një banor te tjetri, duke krijuar një moment tensioni dhe surprize në shtëpi.

Rendi i plotë i shpëtimit ishte: Mateo – Brikena – Juela – Stenaldo – Mal – Artan – Greta – Kristi – Angelo – Stelina – Selin – Miri – Ina – Keijsi – Lorna.

Në përfundim të këtij procesi, pesë banorët e fundit që mbetën pa u shpëtuar janë Selin, Miri, Ina, Keijsi dhe Lorna.

Këta të fundit do të përballen me televotimin e javës, ku publiku do të vendosë se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, në spektaklin e së shtunës.

Tashmë gara bëhet edhe më e fortë, ndërsa çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e banorëve.

The post Mateo i preferuari i publikut, shpëtimi zinxhir, kush rrezikon të eliminohet appeared first on Albeu.com.

Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit

By: V K
21 January 2026 at 10:00

Këtë të mërkurë, Rruga e Arbrit, është bllokuar për momentin për shkak të pranisë së borës në segmentin e Xibrit në Klos.

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar që nga tunelet e fshatit Shkallë, e deri tek tuneli Murrizit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në anën e Tiranës, ku ka prani të dëborës në fshatin Bastar Murrize e për pasojë automjetet janë bllokuar pa hyrë në tunel.

 

The post Reshjet e dëborës në vendin tonë/ Qindra automjete mbeten të bllokuara në Rrugën e Arbrit appeared first on Albeu.com.

Dy aksidente për shkak të dëborës, aksi Korçë-Dardhë ende i pa hapur

By: V K
21 January 2026 at 09:49

Këtë të mërkurë, dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në Juglindje të vendit për shkak të dëborës, fatmirësisht të dyja prej tyre me dëme materiale dhe pa lëndime në njerëz.

Ajo ç`ka bën përshtypje është se pavarësisht kushteve meteorologjike të parashikuara nga sinoptikanët, mungesa e borëpastrueseve dhe mungesa e kriposjes së aksit Korçë-Dardhë, ka bërë që ky aks të jenë i papërshkrueshëm nga turistët apo banorët.

Nga konstatimi në rrugë shihet qartë që askush nuk ka bërë hapjen e rrugës, duke rrezikuar edhe jetën e drejtuesve të mjeteve.

The post Dy aksidente për shkak të dëborës, aksi Korçë-Dardhë ende i pa hapur appeared first on Albeu.com.

Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim

By: V K
21 January 2026 at 09:12

Këtë të mërkurë, vendi ynë është përfshirë nga reshje shiu dhë dëbore. Për shkak të reshjeve intensive, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në qarkun Korçë, ku dhjetëra zona kanë ,betur pa drita dhe vështirësi në qarkullim.

Prefektura Qarku Korçë

OSSHE Dispeçeria Rajonale Korçë informon se:

Fideri Potgozhan – NST Guri i Kuq pa energji elektrike rreth 500 abonentë ruralë, zonat Trebinjë dhe Bishnicë.

Fideri 8 Rehovë NST Ersekë pa energji elektrike zona Rehovë, 40 abonentë.

Fideri Vithkuq NST Rehovë pa energji elektrike zona Mazrekë, 3 abonentë ruralë.

Fideri 9 NST Lozhan pa energji elektrike zona Mesmal, 50 abonentë ruralë.

Fideri 4 NST Mollas pa energji elektrike zona Pepellash, 5 abonentë ruralë.

Fideri 22 – NST Korçë pa energji elektrike 3 abonentë privatë, si dhe antena në Cardhak (Stefani).

Fideri JO6 NST Leskovik, pjesërisht në punë, pa energji elektrike 2 abonentë në zonën Gërmenj.

Fideri 19 NST Korçë pjesërisht në punë; pa energji elektrike zona Dardhë, 140 abonentë.

Fideri 3 NST Ersekë

I çkyçur.

ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje raporton:

Në akset Korçë–Ersekë (K.3) dhe Zëmblak–Goricë–Bilisht–Miras (K.6), gjatë natës ka pasur reshje bore. Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e segmenteve. Rekomandohet qarkullimi me goma dimërore.

Në Lotin 7, në akset Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë, gjatë natës ka pasur reshje bore deri në 8 cm, të shoqëruara me erë të fortë. Akset janë pastruar dhe kriposur; qarkullimi vijon normal.

Në segmentet k/Boboshticë–Dardhë dhe k/Lapidari Podgorie–k/Podgorie–Liqenas, nga mesi i natës kanë filluar reshjet e borës të shoqëruara me erë të fortë.

Në segmentin e Dardhës, vende-vende trashësia e borës arrin mbi 50 cm. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Për shkak të temperaturave të ulëta, këshillohet qarkullimi me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në segmentet Maliq–Kufi Gramsh dhe Ersekë–Leskovik–Tre Urat, gjatë natës ka pasur reshje bore. Po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.

Nga bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika deri në këto momente.

The post Reshje dëbore dhe ndërprerje energjie në qarkun Korçë, dhjetëra zona pa drita dhe vështirësi në qarkullim appeared first on Albeu.com.

❌
❌