Labinot Haxhiu ka marrë një letër apo një audio-mesazh nga ish-partnerja e tij, Matilda.
Ajo ka reaguar pas puthjes që Labinoti ka pasur me Bia Khalifën pak ditë më parë.
E njëjta u ndje e tradhtuar nga e gjithë kjo që ndodhi, ndonëse banori thekson se lidhja e tyre ka qenë e përfunduar.
Foto: YouTube
Reagimi i plotë i ish-partneres së Labit:
"Përshëndetje Labi, Dua të dish se sa shumë më ke lënduar dhe sa e pa respektuar jam ndjerë nga ti.
Prej javësh jam këtu duke të pritur
Të kam mbështetur dhe të kam dhënë miratimin tim që të ndjekësh atë që të bën të lumtur
Por nëse do më kishe treguar sinqerisht që në fillim se si do ta bëje këtë rrugë, nuk do të kisha pranuar kurrë
Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne
Sot jam e bindur se ti e dije që atëherë që nuk do ta mbaje këtë fjalë
Ti si individ duhet të jesh mjaftueshëm interesant sa të mos kesh nevojë të luash rolin e beqarit, kur nuk je
Dhe pse duhet të mar vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë
Pse bëmë marrëveshje kur te ty ishte e qartë që do të tregoje një version tjetër
Duhej të qëndroje pas asaj që doje të bëje që unë të kisha mundësinë të zgjedh, të dija ku jam...dhe me kë jam
Tani kam ndjesinë sikur nuk të njoh më dhe po e pyes veten çfarë kuptimi ka pasur për ty ky viti ynë bashkë ne kishim kaq shumë plane dhe asgjë nuk është ndjerë më e drejtë se sa të jem pranë teje
Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje
Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë
Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton
Ti predikon moral e korrektësi, predikon mbështetje për gratë...por nuk e vlerëson gruan që duhet të ishte më e rëndësishmja në jetën tënde
Shpresoj që këto javë të të bëjnë të reflektosh
Të kuptosh çfarë ke bërë, kë ke lënë pas, duke pritur dhe çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë sepse ti nuk je as gjysma e burrit që mendon se je dhe as gjysma e burrit që unë besoja se kisha".
Foto: YouTube
Pas kësaj që u shfaq, Labinoti ka treguar historinë me të duke i kërkuar edhe falje.
"Unë së pari i kërkoj falje shumë që është lënduar prej lojës që kemi luajtur. Kemi pasur plane për të ardhmen kemi pasur lidhje të shëndoshë. Gjithçka ka përfunduar në krizën që kemi pasur. Arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë pikërisht ajo që unë kur kam filluar të depërtoj në Kosovë e kam pasur në mendje të vij të jetoj këtu dhe të vazhdoj karrierën këtu dhe kjo ide nuk i ka pëlqyer asaj dhe nga aty kanë dalë keqkuptime të tjera. Ka pasur edhe probleme tjera. Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar", u shpreh ai mes tjerash. /Telegrafi/
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar katër ankesa në lidhje me numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas një publikimi në faqen zyrtare të PZAP-së, bëhet e ditur se ky institucion i ka konsideruar tri ankesa si të pas-afatshme, ndërsa një ankesë, sipas tyre, është tërhequr.
Ankesa e Bekim Haxhiut është hedhur e pas-afatshme me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të anuloj të gjitha fletëvotimet e pranuara me postë pas datë 29.12.2025 dhe të përjashtoj nga numërimi të gjitha fletëvotimet të pranuara pas këtij afati përfshirë ato të pranuara me 02.01.2026 dhe 05.01.2026, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kontestuar votat me kusht dhe votat me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Haxhiu, i cili nuk ka arritur të sigurojë një ulëse në legjislaturën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se ankesa e tij lidhet me shkelje serioze të integritetit të procesit zgjedhor, konkretisht me pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve me postë pas afatit ligjor.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se ligji parashikon qartë se fletëvotimet me postë pranohen vetëm deri më 29 dhjetor 2025, në orën 16:00, ndërsa sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar dhe numëruar mbi 23 mijë vota që kanë mbërritur pas këtij afati.
Haxhiu ka vlerësuar se kjo nuk është çështje teknike, por shkelje e drejtpërdrejtë e ligjit, duke theksuar se asnjë vendim administrativ nuk mund të ndryshojë afatet ligjore.
Ai ka shtuar se pranimi i votave jashtë afatit ka ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, duke deformuar rezultatin zgjedhor.
“Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë dhe strikt të ligjit për të gjithë. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë. Pa ligj, nuk ka zgjedhje të ndershme”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mes banorëve Labinot Haxhiu dhe Toney.
Gjatë përplasjes verbale, Labinoti iu drejtua Toneyt me akuza të drejtpërdrejta, duke pretenduar se ai është përdorur nga vajzat brenda shtëpisë dhe se është refuzuar prej tyre.
Fjalët e tij ishin të ashpra dhe pa doreza, duke e vënë Toneyt në një pozitë të sikletshme përpara banorëve të tjerë.
Foto: Instagram
“Të përdorin dhe bëhesh bisht i tyre. Me u refuzu prej të gjithave edhe me luajt me ty”, u shpreh Labinoti gjatë debatit.
Ky moment ka shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, duke u përfshirë edhe të tjerët.
Foto: Instagram
Debatet e tilla vazhdojnë ta mbajnë BBVK-në në qendër të vëmendjes së publikut dhe rrjeteve sociale.
Tensionet kanë filluar të rriten në shtëpi, ndonëse po bëhen dy muaj që nga nisja e këtij reality shou. /Telegrafi/
Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin.
Ka qenë ky i fundit që e akuzoi Labin pasi kishte përdorur fjalën 'peder' për të.
Artisti nga Rahoveci nga ana tjetër e mohoi një gjë të tillë, se mund të ketë thënë këtë.
Foto: YouTube
"E di ti shumë mirë. Me the si të thërret mahalla, edhe je fshehur pas shpinës së Albës edhe e the. Më ka thënë peder. Tani pret respekt", i tha Labinoti.
Ai ia ktheu: "Nëse unë kam thënë këtë, kurban i paça fëmijët e mi. Zoti më vraftë".
Ata më pas vazhduan debatin duke mos u pajtuar në shumë gjëra që kanë ndodhur brenda.
Në shtëpi ndërkaq tensionet janë rritur meqë po bëhen gati dy muaj që nga nisja e këtij edicioni. /Telegrafi/
Albulena Haxhiu një prej grave më të votuara në Kuvendin e Kosovës, flet për temën e Presidentit të vendit, duke qenë se Vjosa Osmani është në fundin e mandatit të saj. Osmani e ka treguar hapur që synon një mandat tjetër. Ka një dakordim mes Kurtit dhe Osmanit për një tjetër mandat si Presidente të kësaj të fundit? “Thashë që kurdo që do të ketë takime, opinioni publik do të njoftohet.
Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 5 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve për këtë subjekt politik.
Kandidatët e PDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Bedri Hamza – 148,390 vota Arian Tahiri – 65,317 vota Përparim Gruda – 59,841 vota Uran Ismaili – 49,998 vota Sala Jashari – 43,699 vota Vlora Çitaku – 40,208 vota Enver Hoxhaj – 35,818 vota Arben Mustafa – 34,998 vota Nait Hasani – 28,875 vota Rrahman Rama – 26,436 vota Kujtim Gashi – 25,564 vota Eman Rrahmani – 24,943 vota Ganimete Musliu – 24,502 vota Elmi Reçica – 23,921 vota Artan Behrami – 22,601 vota Xhavit Haliti – 21,599 vota Mergim Lushtaku – 21,078 vota Besa Kabashi Ramaj – 20,820 vota Ferat Shala – 20,210 vota Bekim Haxhiu – 19,198 vota Blerta Deliu Kodra – 18,353 vota Ariana Musliu Shoshi – 18,064 vota Arbnore Salihu – 16,849 vota
Hajdar Beqa me 18,789 vota mund t'ia rrezikojë mandatin Bekim Haxhiut për shkak te kuotës gjinore.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përmbylljes së plotë të procesit të numërimit, përfshirë edhe votat me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime të lehta në renditjen aktuale./Telegrafi/
TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Genti Xhaxhiu analizoi zhvillimet politike në rajon, ndërsa u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy venet, të cilat kanë shënuar progres në afrimin me Bashkimin Evropian.
Ai theksoi në emisionin “Balkan Update” se Shqipëria tashmë ka hapur të gjithë kapitujt negociues me Bashkimin Evropian, ndërsa në mars, pritet të nisë faza e mbylljes së tyre.
Eksperti pohoi se vendet e tjera, përfshirë dhe Kosova ndodhen në stanacion sa i takon rrugës evropiane.
“Ka qenë vit kompleks, por ka qenë një trajektore pozitive për zgjerimin, për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Ka stanacion për vendet e tjera të rajonit. Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt me BE. Nga marsi do dëgjojmë për mbylljen e grup-kapitujve të parë”, tha ai.
Sa i takon zhvillimeve në Kosovë, Xhaxhiu theksoi se ky vit nuk ka asgjë për të veçuar. Ai theksoi se vendi u përball me një bllokadë të gjatë politike dhe kjo sigurisht ka krijuar problemet e saj në shoqëri.
“Ka qenë një ndër vite më të vështirë dhe më kompleks për Kosovë, ke pak për të thënë për Kosovën. Ka patur bllokadë institucionale dhe një kokëfortësi mes forcave politike për të shkuar drejt një zgjidhje”, tha ai.
Në Maqedoninë e Veriut tha eksperti faktori shqiptari nuk është aq i bashkuar, kurse Serbia theksoi ai vijon të mos ecë në rrugën evropiane. Sa i takon Bosnje dhe Hercegovinës, Xhaxhiu u shpreh se ka problemet saj të brendshme./abcnews.al
Analisti Baton Haxiu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi se përse opozita humbi zgjedhjet në Kosovë.
Haxhiu tha se partitë opozitare nuk kishin ide dhe program dhe dukej sikur luftonin për vendin e dytë. Analisti vlerësoi se opozita ka bërë gabime strategjike gati duke ia dhuruar Kurtit fitoren.
“Një opozitë që e shpjegoi veten në shkurt dhe e ripërsëriti veten ne dhjetor. Iu nënshtrua diskursit të Albin Kurtit. Kërkoi gjëra që Kurti i kishte vendosur në veprim.
Të thuash do të rris paga, kur ai e bënte atë veprim, është gabim strategjik. Të thuash do të rrisim pensionet dhe e bën ai, do të thtoë se nuk kupton strategji politike. Ka patur dy liderë që irracionalitetin dëshironin ta fitonin me një racionalitet shpjegues dhe ajo do kohë. Të flasësh për TVSH në një ambient ku simbolika është gjithçka, do të thotë se nuk kupton strategjinë politike.
Ata kanë patur mundësi të ndërtojnë qeveri në shkurt, kanë patur numrat dhe ata lanë në pushtet Kurtin, duke qenë opozitarë të mirë, duke menduar se duke qenë i mirë në politikë, fiton pushtetin ndaj një njeriu me diskurs të fortë, me qëndrim të fortë në publik dhe funksionon me simbolikë.
Mendoj se gabimet serioze të kryetarit të PDK dhe kryetarit të LDK, duke u sjellë si NGO më shumë sesa liderë të partive politike, i sollën Kurtit fitoren që është më e madhja, ose me numrin më të shumtë që ndonjëherë ka patur një parti politike. Nënshtrimi ishte që e pranuan 28 dhjetorin, që strategjikisht e dinë se diaspora funksionon me simbolik, me një nacionalizëm regresiv. Ia dhanë një grupacioni të madh të shqiptarëve të Kosovës prej 374 mijë që ditën e 28 dhjetorit, këtë simbolikë t’ja dhurojnë Albin Kurtit.
Fitorja e Kurtit është ekskluzivisht produkt i dobësive serioze të dy partive të mëdha të opozitës, pa shpirt, pa program, pa fjalor, pa diskurs, pa ide.
Kurti është fitues, bravo i qoftë, arriti atë që nuk e ka arritur askush. A e ka merituar? Nuk e ka merituar këtë rezultat. A e ka merituar Kosova, që të mos jetë peng e partive që nuk kanë guxim të qeverisin, por kanë një relaksim në opozitë? Relaksimi i tyre bëri Albin Kurtin me guxim që të qeveris dhe tani po largohemi nga ngërçi dhe është fundi i kësaj gjenerate politike. Më vjen keq që kjo gjeneratë e kryesuar nga Lumiri dhe Bedri Hamza, dështoi dhe dështoi me meritë. Ata duhet të shkojnë, për faktin se treguan dobësi të jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk e dëshën vendin e parë, luftonin të gjithë për vendin e dytë ose të tretë”, tha Haxhiu.
Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, Shkurta Haxhiu ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke adresuar drejtpërdrejt opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në një postim në Instagram, Shkurta ka shprehur pakënaqësinë e saj për mënyrën se si janë trajtuar disa situata brenda shtëpisë, veçanërisht ato që lidhen me përplasjet dhe akuzat për dhunë.
“Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë, si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën. Por nuk i shpëtova ‘zarf-it të zi’ nga produksioni. Dhunuesen e mbajtën brenda, ndersa njé njeri qe nuk ka lënduar asnjeher askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua.”
Ajo ka theksuar se, sipas saj, opinionistet kanë dhënë komente pa bërë një analizë të plotë dhe të drejtpërdrejtë të rrethanave. Shkurta thekson se ato kanë marrë rolin e “avokates”, duke përdorur fjalë të forta dhe duke e cilësuar sjelljen e saj si dhunë, pa marrë parasysh provokimet që kanë sjellë këto situata.
Për më tepër, ajo e ka kritikuar standardin e dyfishtë të gjykimit, duke shtuar se sikur të kishte qenë ajo në anën e opinionisteve, reagimet dhe komentet do të ishin krejtësisht të ndryshme. Shkurta ka theksuar se dhuna do të ishte trajtuar ndryshe dhe se reagimi publik do të kishte pasur një tjetër drejtim.
Ky reagim i Shkurtës ka sjellë një diskutim të ri mbi mënyrën si trajtohen situatat kontroverse dhe akuzat në emisionet e këtij formati.
E njëjta në një postim në rrjete sociale theksoi se nuk doli nga publiku, por nga produksioni.
"Dy nominime brenda një nate u bënë për mua. Unë si Shkurta Haxhiu, i shpëtova eliminimit nga publiku, sepse më votuan dhe më mbështetën", u shpreh ajo.
Tutje tha: "Por nuk i shpëtova 'zarfit të zi' nga produksioni. Atë e mbajtën brenda, ndërsa një njëri që nuk ka lënduar asnjëherë askënd e nxorën jashtë. Kjo ishte një padrejtësi e madhe për mua".
Sidoqoftë, po atë mbrëmje nga Big Brother u eliminua edhe Jasmin Kadriu. /Telegrafi/
Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në Big Talk, duke treguar se largimi i saj ishte i dëshiruar nga banorët e tjerë, ndaj nuk u përshëndet nga ata.
“Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur.
Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta.
Screenshot/YouTube
Debati më pas është tensionuar mes Xhenetës dhe Shkurtës, ku kjo e fundit përdori edhe gjuhë fyese.
“Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci” u shpreh Shkurta gjatë përplasjes.
Ajo më tutje vazhdoi: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”.
Xheneta iu përgjigj duke theksuar: “Jemi duke folur për bigun tënd”.
Screenshot/YouTube
Mbyllja e debatit mbeti e tensionuar, duke lënë ndjekësit e programit me shumë pyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/
Aktivistja dhe piktorja Shkurta Haxhiu është eliminuar nga gara, duke u bërë e larguara e dytë e mbrëmjes së së premtes në spektaklin Big Brother VIP Kosova 4.
Shkurta Haxhiu nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë, ku përballë saj ishin edhe Alba Pollozhani, Labinot Rexha, Benita Zena dhe Dolce. Ky nominim erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të shtëpisë, çka i çoi banorët e përfshirë drejt një televotimi vendimtar.
Pas eliminimit, Haxhiu shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të spektaklit, duke hedhur akuza të rënda se nuk i ishte dhënë hapësira e nevojshme për të rrëfyer historinë e saj personale dhe për të shpalosur plotësisht identitetin e saj si artiste dhe aktiviste.
Kritikat e saj nuk u ndalën vetëm te produksioni. Ajo u tregua e ashpër edhe ndaj opinionisteve të spektaklit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i cilësuar ato si opinionistet më negative që kishte takuar ndonjëherë.
Eliminimi i Shkurta Haxhiut ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut ka shprehur mbështetje për deklaratat e saj, ndërsa të tjerë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ajo e menaxhoi lojën brenda shtëpisë.
Mbetet të shihet se si kjo ngjarje do të ndikojë në dinamikat e mëtejme të spektaklit dhe në perceptimin e publikut ndaj produksionit dhe opinionistëve. /Telegrafi/
Spektakli i së premtes në Big Brother VIP Kosova 4 pritet të sjellë emocione dhe tension të forta, pasi është paralajmëruar një eliminim i dyfishtë nga shtëpia më e famshme në vend.
Në nominim këtë javë ndodhen Shkurta, Benita, Dolce, Labinot Rexha dhe Alba, ndërsa njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara. Banorët janë në pritje të ankthshme për rezultatin që do të vendoset nga publiku dhe produksioni.
Kjo javë ka qenë e mbushur me debate, tensione dhe momente të ashpra, dhe pikërisht për këtë arsye, “Vëllai i Madh” ka vendosur që nominimi të mos vijë nga votimi i zakonshëm, por si një masë ndëshkuese.
Banorët e lartpërmendur janë futur në nominim për shkak të sjelljeve të papërshtatshme, ofendimeve dhe komenteve denigruese brenda shtëpisë, vendim i cili ka ndryshuar menjëherë atmosferën dhe ka bërë që shumë prej tyre të reflektojnë mbi sjelljen dhe mënyrën se si janë paraqitur para publikut.
Me një eliminim të dyfishtë në lojë, tensioni është rritur ndjeshëm. Banorët e dinë se çdo gabim mund të ketë pasoja direkte, ndërsa publiku tashmë ka filluar të ndajë mendimet e tij në rrjete sociale, duke komentu arritjet dhe gabimet e konkurrentëve. /Telegrafi/
Në një bisedë me Alba Pollozhanin dhe Labinot Rexhën, Shkurta Haxhiu, ka ndarë detaje nga periudha e luftës, duke përshkruar jetën e vështirë si refugjate.
“Ne kemi qenë në Maqedoni, aty ka pasur shumë refugjatë, ka qenë jeta shumë e rëndë, sa edhe për bukë ke hjek", tha Haxhiu.
Ajo shpjegoi se kur ishin larguar nga Prishtina, nuk kishte pasur asnjë ide për çfarë po ndodhte.
Foto: YouTube
“Kur jemi nisur, unë s’kam ditë asgjë çka po ndodh”, theksoi mes tjerash.
Por, kujton me gëzim momentin kur kishin arritur të gjenin ushqim dhe se si kishin arritur të largoheshin nga kampi ku kishin qëndruar.
"Ka pasur njerëz që kanë vdekur edhe për bukë. Ka pasur raste ka dy apo tri ditë kanë ngelur pa ngrënë dhe pa pirë", shtoi në vazhdim.
Shkurta ka dhënë edhe detaje të tjera se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja. /Telegrafi/