Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

By: D Marku
28 January 2026 at 11:42

Leonora Jakupi ka prekur ndjekësit e saj me një dedikim të ndjerë për të atin, në ditën e tij të lindjes. Këngëtarja e njohur dhe opinionistja e “Big Brother VIP Kosova” publikoi në rrjetet sociale një fotografi të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet pranë portretit të babait të saj, duke sjellë një moment të mbushur me emocion dhe mall.

Në mbishkrimin që shoqëron imazhin, Leonora shpreh dhimbjen për mungesën e përqafimit atëror dhe dashurinë e pakufishme që vazhdon ta lidhë me të.
“Sot as fjalët nuk kanë kuptim sa një përqafim i munguar! Gëzuar ditëlindjen, Bab engjulli im”, shkruan ajo, duke prekur zemrat e ndjekësve.

Artistja nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e fortë shpirtërore me të atin dhe boshllëkun që la largimi i tij. Qazim Jakupi, babai i Leonorës, ra dëshmor gjatë luftës së fundit në Kosovë, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhënë jetën për lirinë e vendit.

Sakrifica e tij mbetet një plagë e hapur, por njëkohësisht edhe një burim krenarie për familjen Jakupi. Përmes kujtimeve dhe dedikimeve të tilla, Leonora vazhdon ta mbajë gjallë figurën e të atit, duke e shndërruar dhimbjen personale në një mesazh respekti dhe nderimi për të gjithë ata që ranë për atdheun.

The post Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë appeared first on Albeu.com.

Plagosi me thikë vajzën/ Merr fund arratia, prangoset babai i 24-vjeçares

By: xhir jeta
26 January 2026 at 15:32

Merr fund arratia, e 56-vjeçarit Mikel Ndoj i cili mëngjesin e kësaj të hëne, plagosi me thikë vajzën e tij 24 vjecare.

ABC News mëson nga grupi i hetimit se shkak për plagosjen e ndodhur këtë të hënë në lagjen numër 12 të Durrësit të jetë bërë qëndrimi i vajzës në lidhje me konfliktet që autori kishte me ish bashkëshorten.

56-vjeçari Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

Mikel Ndoj rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg.

E ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes, ndërsa krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza.

I plagosur ka mbetur po ashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit.

24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./abcnews.al

 

Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO)

By: V K
26 January 2026 at 10:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur ne lagjen numër 12 të qytetit.

Mësohet se autori e ka goditur vajzën me armë të ftohtë të tipit thikë.

Burime nga policia bëjnë me dije se e plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

 

The post Ngjarje e rëndë në Durrës/ Babai plagos vajzën e tij, pamje nga vendngjarja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

By: D Marku
30 December 2025 at 11:32

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Moderatorja bëri të ditur se situata u kuptua vetëm pak minuta përpara se të realizohej lidhja direkte. Sipas saj, gjatë përpjekjes për ta kontaktuar Faikun, në telefon u përgjigj motra e tij, e cila jeton në Francë.

“Pak minuta para provës për lidhjen direkte, na erdhi një mesazh. Kur telefonuam me mendimin se do të flisnim me Faikun, në telefon doli motra e tij”, tregoi Sulo gjatë emisionit.

Në mesazhin e dërguar nga motra e Faikut, Rema Retkoceri, sqarohej se ai ndodhej në spital dhe nuk ishte në gjendje të jepte intervistë. “Ai është duke marrë infuzion dhe është në gjendje të rënduar, pasi nuk po arrin të përballojë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale”, thuhej në mesazh, ku kërkohej mirëkuptim nga stafi i emisionit.

Bieta Sulo shtoi gjithashtu se gjatë bisedës telefonike, motra e Faikut kishte theksuar se gjendja e tij emocionale ishte përkeqësuar ndjeshëm dhe për këtë arsye ishte dërguar menjëherë në spital.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së shtunës, Faik Retkoceri hyri në shtëpinë e Big Brother VIP 5 për të takuar djalin e tij, Malin, pas një mungese kontakti prej rreth shtatë vitesh. Megjithatë, takimi nuk u realizua, pasi Mali vendosi që këtë moment ta përjetojë jashtë shtëpisë, pasi të përfundojë rrugëtimi i tij në reality show.

The post Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet appeared first on Albeu.com.

Babai i Malit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi: Unë e kam bërë yll Violetën, t’i kthehen rehatllëkut

By: V K
28 December 2025 at 15:03

Pas refuzimit të Mal Retkoceri për ta takuar gjatë spektaklit të djeshëm, babai i tij, ka folur për mikrofonin e Fan Club, pasi doli nga studio.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes së tij, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, duke thënë se ajo nuk e ‘lejon’ të birin që të takohen.

Ai më tej, ka shtuar se është i gatshëm që të bashkohet me familjen, por se është ish-gruaja e tij që sipas tij nuk dëshiron.

“Ktheu jetës së mbarë, realitet, mbarësisë, rehatllëkut”, tha ai kur u pyet se cili është mesazhi i tij për të.

Ai tha se ka qenë ai që e ka bërë ‘yll’ të skenës.

“Unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë… ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua”, shprehet ai.

The post Babai i Malit bën deklaratën e fortë për ish-gruan pasi djali nuk e takoi: Unë e kam bërë yll Violetën, t’i kthehen rehatllëkut appeared first on Albeu.com.

Vendimi i Malit për të mos takuar babain në “Big Brother Vip 5”, reagon nëna e tij

By: V K
28 December 2025 at 13:29

Spektakli “Big Brother VIP Albania 5”, mbrëmë solli emocione të forta, me fokusin kryesor tek banori Mal Retkoceri.

Situata e ndjeshme familjare e tij preku jo vetëm banorët, por edhe publikun që e ndoqi spektaklin.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj, mori një vendim të qartë duke refuzuar takimin me babain e tij, me të cilin nuk ka pasur asnjë kontakt prej shtatë vitesh.

Edhe pse iu dha mundësia për një përballje pas një kohe kaq të gjatë, ai u shpreh se nuk ndihej gati ta bënte këtë hap në këto rrethana, duke theksuar se një ditë takimi do të ndodhë, por larg kamerave.

Ky vendim u mbështet menjëherë nga familja e tij jashtë shtëpisë. Nëna e Malit, Violetë Kukaj, reagoi përmes rrjeteve sociale duke treguar hapur krenarinë për të birin.

“Lum nana për ty, Zoti të rujtë”, shkroi ajo në postimin e saj.

Violeta publikoi gjithashtu një fotografi të Malit me një kurorë mbi kokë, një simbolikë që u interpretua si mbështetje e plotë për qëndrimin e tij.

Me këtë veprim, u bë e qartë se familja, përfshirë edhe motrën Njomzë, qëndron në një linjë me vendimin e Malit për të ruajtur distancën nga i ati.

Refuzimi i takimit publik u pa si një zgjedhje për të mbrojtur veten dhe historinë e tij personale, e cila u përforcua edhe nga përkrahja e hapur e nënës dhe motrës së tij.

The post Vendimi i Malit për të mos takuar babain në “Big Brother Vip 5”, reagon nëna e tij appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Babai im AZEM HAJDARI, kujtime të familjes nga Azemi i ri

By: D Marku
13 December 2025 at 21:41

Djali i Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore të viteve 1990–1991 që çoi drejt rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe thellësisht emocional në emisionin “Elevate by Floriana Garo”

Mes kujtimesh të copëzuara nga fëmijëria dhe peshës së një mbiemri që ka shënuar historinë e vendit, ai foli për jetën e tij, për mungesën e babait dhe për trashëgiminë që mban mbi supe.

“Në moshën 3–4 vjeç, ajo që mbaj mend është se shtëpia jonë ishte gjithmonë plot. Familjarë, mbështetës demokratë, politikanë dhe truproja. Gjithmonë kishte njerëz”, tregon ai.

I rritur mes fotografish, kujtimesh dhe rrëfimesh për një baba që nuk arriti ta njohë, ai zbulon edhe një detaj pak të njohur: për dy muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit, ai mbeti pa emër.

“Bëhet fjalë për dy muaj pas ndarjes së babait nga jeta. Vendosja e emrit nuk ishte prioritet”, shprehet ai.

Emri Azem do t’i jepej më vonë, në një moment simbolik që lidhet me kryedemokratin Sali Berisha.

“E mbaj mend doktor Berishën kur e pashë në një reportazh. Kur u pyet në maternitet, tha: ‘Azemi është gjallë’. Dhe aty më mbeti emri”, rrëfen ai.

Ai ndalet edhe te marrëdhënia e prindërve të tij, të cilët janë njohur në Tiranë, si dhe te raporti i ngushtë që Azem Hajdari kishte me Sali Berishën.

“Babi kishte disa gjëra që i donte shumë: lirinë e Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe doktor Berishën. Ai kishte vlerësim të jashtëzakonshëm për të si mjek, kirurg, pedagog por mbi të gjitha për faktin që zgjodhi të rrezikonte gjithçka për të mirën e njerëzve”, thotë ai.
Sipas tij, lidhja mes Hajdarit dhe Berishës ishte më shumë se politike.

“Ata zgjodhën heroizmin dhe u bënë krah për njëri-tjetrin”, përfundon ai.

Një rrëfim që rikthen në vëmendje jo vetëm figurën e Azem Hajdarit, por edhe koston njerëzore të historisë dhe peshën e kujtesës që mbart brezi pasardhës.

PËR MË SHUMË NDIQNI VIDEON E MËPOSHTME

The post VIDEO/ Babai im AZEM HAJDARI, kujtime të familjes nga Azemi i ri appeared first on Albeu.com.

E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve

By: Elva
3 December 2025 at 22:52

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot zonën e Nikaj-Mërturit në Tropojë, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë. I pari që u nda nga jeta ishte 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj. Lajmin për ndarjen e tij e bëri i ditur i biri, Besnik Qokaj, i cili vetëm një ditë më parë kishte […]

The post E trishtë në Tropojë, babë e bir humbin jetën brenda 24 orëve appeared first on BoldNews.al.

Vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin, nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh

By: Elva
28 November 2025 at 22:27

Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të institucioneve pasi nuk mund të merrte djalin e saj, të mbajtur peng nga gjyshërit, Hamit dhe Evladije Hoxha. Afërdita është 25 vjeçare nga Dibra. Ky konflikt absurd nisi pas një tragjedie që i mori […]

The post Vjehrri dhe vjehrra i mbajnë peng djalin, nëna nuk sheh dot fëmijën e saj prej 7 vitesh appeared first on BoldNews.al.

Babai i Lamine Yamal “plas bombën”, fejohet me vajzën 16 vjet më të vogël

By: M C
5 November 2025 at 20:00

Babai i yllit botëror të futbollit, Lamine Yamal, Mounir Nasraoui është kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes.

39-vjeçari ka “tronditur” opinion publik në Spanjë, por jo vetëm me veprimin e radhës. Nasraoui ka vendosur të fejohet me Khristinën, e cila është vetëm 23 vjeçe, pra 16 vjet më e vogël se babai i Yamal.

Paragjykimet në rrjete sociale ndaj Mounir Nasraoui nuk kanë munguar, duke e kthyer në kryefjalë.

The post Babai i Lamine Yamal “plas bombën”, fejohet me vajzën 16 vjet më të vogël appeared first on Albeu.com.

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

By: dan iela
1 November 2025 at 11:52

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, pak ditë më parë në Shkallnur të Durrësit.
I riu dukej i qetë dhe i buzëqeshur teksa qëdnronte pas kafazit prej xhami në ambjentet e gjykatës.
“Nuk jam dakord për pjesën e rrezikshmërisë. Mua po më sulmonin, nuk e di kush e ka sulmuar. Mund të ketë qenë dikush tjetër që e ka sulmuar. Më vjen shumë keq që jam këtu për një situatë të tillë. Mbase bëjmë një seancë tjetër kur të jem më i qetë. Unë nuk jam njeri agresiv, jam marrë punë të ndershme në ndërtim”, tha I riu, I cili prej muajsh ishte kthyer nga Greqia.
Ndërkohë, është marrë gjithashtu edhe dëshmia e Valentinës, bashkëshortes së viktimës, e cila ka treguar se Marjani gjatë ditës ishte i mërzitur.
Sipas prokurorisë, autori i ngjarjes ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur pasi i ati i ka kërkuar të jetë më i kujdesshëm në pritjen e njerëzve që shkonin për vizita në banesë, pas vdekjes së motrës së viktimës.
Edhe pse Avokatja kërkoi caktimin e masës së rehabilitimit në një spital psikiatrik pasi, Marjan Kodheli vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjykata ka vendosur arrestin me burg.

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

By: Elva
28 October 2025 at 17:52

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Durrës, ku një djalë ka vrarë babanë e tij me thikë. Fqinjtë e familjes tregojnë për mediat se autori sapo ishte kthyer nga jashtë vendit. “Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma […]

The post I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma… appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

By: armand
28 October 2025 at 15:10

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një djalë dyshohet se ka qëlluar me thikë babain e tij. Mësohet se autori i vrasjes, Marjan Kodheli, 25-vjeç, është një person me probleme të shëndetit mendor. Si pasojë e plagëve të marra, viktima Pjetër Kodheli, 69 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë […]

The post EMRAT/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur

By: V K
22 October 2025 at 15:30

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.

Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.

Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

 

 

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj, kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

The post Babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i këngëtarit shqiptar: Më ra të fikët, s’e njoha babain kur doli nga burgu

By: D Marku
21 October 2025 at 14:35

Këngëtari i njohur i viteve 80-90′, Adhurim Demiri, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e “E Diell” në rubrikën, “Galeri”, me Ed Manushin.

Një intervistë me shumë emocione, ai ka treguar periudhën e errët kur babanë e tij e dënuan në kohën e komunizmit, dhe sesi kur u lirua, ai nuk e njohu.

“Babi u dënua 25 vjet për puç ushtarak, e çuan në Burrel, e më pas në Spaç ka bërë gati 12 vite burg. U tregua i zgjuar, i tha nënës ndahu, merr mbiemrin tënd, që të mos internoheshim. Motra e takonte, shkonte në Burrel se ishte e martuar me mbiemër tjetër, ajo na sillte informacione. Kur doli, unë nuk e njoha.

Shkuam e pritëm te treni, ku do zbriste… nuk e njoha. Unë prisja të shihja babanë, dhe më thotë burri i motrës ‘e ke në krah’, i thash ‘ku është mo?’… Sinqerisht ta them, mua më ka rënë të fikët. Nuk e njoha! Ai fliste dhe unë dridhesha. ‘Një gjë nuk mora vesh, bëra burg por nuk e di pse’, më tha…”, kujton mes emocionesh Demiri.

“Periudhën kur babai ishte i dënuar, kemi jetuar shumë keq. Mua më përjashtuan nga shkolla, vëllain e çuan në Poliçan ushtar, nëna e çuan në një gurore thyente gurë. Ana ekonomike ishte zero fare, tollonat i kishim shumë të diferencuara nga të tjerët. Unë kam arrit kam kënduar në skenë me 72 orë pa ushqim… sinqerisht nuk tallem. Pjesën time të ushqimit ia lija tim vëllai”, tregoi ai.

The post Rrëfimi i këngëtarit shqiptar: Më ra të fikët, s’e njoha babain kur doli nga burgu appeared first on Albeu.com.

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

16 October 2025 at 19:58

Ankthi i pritjes së ekspertizës për vdekjen e djalit të tyre Brianit, vetëm tre vjeç, mori fund mëngjesin e 23 shtatorit, por përgjigjet e ekspertizës shtuan edhe më shumë brengën e përjetshme. “Ekspertiza e dytë e kryer në Itali mbi shkakun e vdekjes së djalit tim është e tmerrshme. Shkaku i humbjes së jetës është […]

The post “Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar! appeared first on BoldNews.al.

“Kur dashurohesh kujt i tregon”, Endrit Thaçi me përgjigje interesante

By: D Marku
13 October 2025 at 16:34

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka ndarë së fundmi disa momente personale dhe ndjenja nga vizitat e familjes në Hagë, ku po mbahet babai i tij.

Gjatë një bisede për “Grida Duma Podcast”, ai tregoi se familja viziton Thaçin çdo muaj.

“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe”, rrëfeu Endriti.
Ai shtoi se ndjehet me fat dhe krenar që është djali i Hashim Thaçit.

“Jam me fat dhe shumë i lumtur që jam djali i tij, djali i një çlirimtari që fitoi luftën ndaj Serbisë, i një arkitekti që bashkë me shokët e tij bëri pavarësinë e Kosovës. Është përgjegjësi e madhe, por krenaria dhe lumturia janë në qiell”, u shpreh tutje.

Përballë përgjegjësive familjare, ai foli edhe për momentin kur iu desh të merrte përsipër rolin e kryefamiljarit në moshë të re.
Intervista nuk la pa prekur edhe çështjet e zemrës dhe dashurisë.

Kur Grida Duma e pyeti: “Po kur ti bie në dashuri, me kë flet?”, Endriti u përgjigj me sinqeritet: “Ende s’kam rënë në dashuri, po kur do bij, do të flas me nënën”.

Kështu, ai tregoi një kombinim të ndjeshmërisë dhe lidhjes së fortë familjare që e karakterizon, edhe në momentet më të vështira të jetës.

The post “Kur dashurohesh kujt i tregon”, Endrit Thaçi me përgjigje interesante appeared first on Albeu.com.

U dhunua 2 muaj më parë/ Ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO)

By: V K
10 October 2025 at 14:21

Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Paqësor Hajdini, babai i personazhit të rrjeteve sociale, Genard Hajdini.

Lajmi i trishtë vjen vetëm dy muaj pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, në një lokal në rrugën “Bardhyl”, ku ndaj Genard Hajdinit dhe babait të tij, u ushtrua dhunë nga 40-vjeçari Sh.G.

Paqësor Hajdini, ndërroi jetë duke lënë pas dhimbje për familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.

 

The post U dhunua 2 muaj më parë/ Ndërron jetë babai i Genard Hajdinit (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Babai i Butrint Imerit ruan ende këtë foto të Kiara Titos përkrahë djalit të tij (Foto)

By: D Marku
9 October 2025 at 15:52

Prezantuesja e njohur shqiptare, Kiara Tito, vite më parë kishte një lidhje dashurie me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri. Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati shumë.

Sot, Kiara është martuar dhe është bërë nënë e një vajze.

Ndërkohë, duket se lidhja e saj e kaluar me Butrintin nuk është harruar nga familja e tij. Babai i këngëtarit, Afrim Imeri, në llogarinë e tij në Instagram ka ruajtur një foto të përbashkët të Kiarës dhe djalit të tij.

Ky gjest tregon respektin që Afrim Imeri ka për prezantuesen, e cila dikur kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e projektit të Butrintit, “Hajt, hajt”.

The post Babai i Butrint Imerit ruan ende këtë foto të Kiara Titos përkrahë djalit të tij (Foto) appeared first on Albeu.com.

Krim në familje në Fier, djali plagos babanë!

By: armand
5 October 2025 at 11:09

Djali bën për spital babanë duke e goditur me send të fortë, në një debat të radhës që mund të kishte përfunduar edhe në krim të rëndë në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamil të Fierit, teksa sipas burimeve zyrtare, 44-vjeçari i arrestuar është person i skeduar me probleme të shëndetit mendor. I moshuari […]

The post Krim në familje në Fier, djali plagos babanë! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌