Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Main stream

VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, 9 të vdekur dhe 25 të plagosur

By: Brisi
1 February 2026 at 12:57

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të diel në Antalia të Turqisë, ku një autobus u përmbys për shkak të motit të keq. Si pasojë nëntë persona humbën jetën, ndërsa 25 u plagosën, disa prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje kritike. “Nëntë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Turqi, përmbyset autobusi, 9 të vdekur dhe 25 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Masivi shkëmbor në Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën, pacientja kalohet përmes lumit

By: Brisi
1 February 2026 at 12:41

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë, vijon të jetë i izoluar prej mëngjesit të sotëm, pasi një masiv shkëmbor bllokoi totalisht aksin. Sipas raportimeve, si pasojë e bllokimit të rrugës, një ambulancë me një të grua me këmbë të thyer ka mbetur e bllokuar. Mësohet se gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa […]

The post Masivi shkëmbor në Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën, pacientja kalohet përmes lumit appeared first on BoldNews.al.

I vuri flakën një dyqani, arrestohet 52-vjeçari me dy emra në Mirditë

By: Brisi
1 February 2026 at 12:25

Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia në Mirditë pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një dyqani dhe ka tentuar të djegë edhe një gomisteri. Në pranga është vënë Luan Vuka alias Artan Vuka, i cili rezulton të jetë person me precedent penal,si dhunë në familje, goditje ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa […]

The post I vuri flakën një dyqani, arrestohet 52-vjeçari me dy emra në Mirditë appeared first on BoldNews.al.

Nga Liqeni i Shkodrës te Mali Ostros/ Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi

By: Brisi
1 February 2026 at 12:16

Mediat malazeze kanë ngritur alarmin për përmasat e kontrabandës së drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Sipas artikullit të RTCG, një operacion i zhvilluar së fundmi nga autoritetet malazeze ku janë zbuluar rreth 100 kilogramëve marihuanë në zonën e Tuzit nuk është një rast i izoluar. Sipas artikullit, ky operacion policor ka rikthyer vëmendjen […]

The post Nga Liqeni i Shkodrës te Mali Ostros/ Korridoret e fshehta të drogës nga Shqipëria drejt Malit të Zi appeared first on BoldNews.al.

Ndryshimet fiskale/ Pensionistët italianë në alarm: Tirana do të na taksojë me 15%! Letër Ramës

By: Brisi
1 February 2026 at 11:59

Ndryshimet e fundit në legjislacionin fiskal shqiptar kanë ngritur alarmin te pensionistët italianë që jetojnë në Shqipëri. Sipas La Repubblica, rreth 3,000 pensionistë italianë që jetojnë në Shqipëri, ndiejnë rrezikun e një “goditjeje fiskale” me normë rreth 15%. Ata i kanë dërguar letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke shprehur shqetësimin për barrën fiskale të […]

The post Ndryshimet fiskale/ Pensionistët italianë në alarm: Tirana do të na taksojë me 15%! Letër Ramës appeared first on BoldNews.al.

Bie masivi shkëmbor në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet totalisht qarkullimi

By: Brisi
1 February 2026 at 11:46

Një masiv i madh shkëmbor ka rënë këtë të diel në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, dhe për pasojë është bllokuar totalisht qarkullimi. Sipas raportimeve, situata paraqitet alarmante, pasi masat e mëdha shkëmbore kanë pushtuar plotësisht segmentin rrugor, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve dhe duke rrezikuar […]

The post Bie masivi shkëmbor në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet totalisht qarkullimi appeared first on BoldNews.al.

Pas Iranit dhe Venezuelës, Trump ultimatum Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në!

By: Brisi
1 February 2026 at 11:34

Autoritetet kubane do të duhet të arrijnë një marrëveshje me Uashingtonin nëse duan të shmangin një krizë humanitare, paralajmëroi presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Më herët këtë javë, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa për mallrat nga çdo vend që shet naftë në Kubë, duke forcuar më tej një embargo kundër kombit […]

The post Pas Iranit dhe Venezuelës, Trump ultimatum Kubës: Bëni marrëveshje me SHBA-në! appeared first on BoldNews.al.

Të tjera dyshime për manipulim votash në Kosovë, merren në pyetje 43 kryesues të QNR-ve

By: Brisi
1 February 2026 at 11:21

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e […]

The post Të tjera dyshime për manipulim votash në Kosovë, merren në pyetje 43 kryesues të QNR-ve appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Burrel, automjeti bie nga ura, përfundon në humnerë

By: Brisi
1 February 2026 at 11:14

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele, në Burrel. Një automjet ka rënë nga ura e Ulzës, teksa ishte duke udhëtuar, dhe për pasojë ka përfunduar pranë lumit dhe shkëmbinjve. Sic mund të shihet dhe nga pamet, makina është përmbysur, ndërsa nuk dihet ende nëse ka persona të plagosur. Paraprakisht dyshohet […]

The post Aksident i rëndë në Burrel, automjeti bie nga ura, përfundon në humnerë appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Posaçme rrëzon Erion Veliajn, mbetet në qeli

By: Brisi
1 February 2026 at 11:00

Gjykata e Posaçme në Tiranë, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, për zëvendësim të masës “arrest me burg”. Kjo është e disata herë që Veliaj kërkon zëvendësim të masës, por të gjitha kërkesat janë rrëzuar. Veliaj ka argumentuar në seancën e sotme se nuk helmohen provat, hetimi ka mbaruar, nuk ekziston rreziku i ikjes, […]

The post Gjykata e Posaçme rrëzon Erion Veliajn, mbetet në qeli appeared first on BoldNews.al.

Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda te KLSH-së

By: Brisi
1 February 2026 at 10:12

Ministrja Ogerta Manastirliu po përballet me një stuhi të re akuzash, ndërsa pyetja që mbetet pa përgjigje është, se pse ajo refuzoi të shkarkojë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, pas kërkesës së qartë të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)? Tola, sipas raportit të KLSH-së, rezulton të jetë i përfshirë në […]

The post Kush është Erzeni i Ministrisë së Arsimit me rrogë 10 mijë euro dhe akuzat e rënda te KLSH-së appeared first on BoldNews.al.

Zbulohet magazina me armë në Selitë, arrestohen 4 persona, i trafikonin nga Kosova

By: Brisi
1 February 2026 at 09:50

Një magazinë me arsenal armësh është zbuluar nga Policia në Selitë, ndërsa janë arrestuar 4 persona. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit, “Lockdown”, janë vënë në pranga shtetasit: G. N., 39 vjeç, R. R., 48 vjeç, K. C., 49 vjeç dhe A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi […]

The post Zbulohet magazina me armë në Selitë, arrestohen 4 persona, i trafikonin nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq, familja në qiell të hapur

By: Brisi
1 February 2026 at 09:44

Një banesë është shkrumbuar nga flakët, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar zjarrin dhe kanë njoftuar menjëherë familjarët e banesës, duke i ndihmuar të dalin jashtë në kohë dhe pa pësuar dëmtime. Flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht […]

The post Shkrumbohet nga flakët banesa në Maliq, familja në qiell të hapur appeared first on BoldNews.al.

Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO

By: Brisi
1 February 2026 at 09:29

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka lënë mëngjesin e kësaj të diele, ambjentet e paraburgimit të Durrësit, për tu nisur drejt Gjykatës së Posaçme, në Tiranë, aty ku pritet të shqyrtohet kërkesa e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj ka kërkuar zëvendësim të masës “arrest me burg”, të dhënë tashmë prej gati një viti, e […]

The post Seanca për zëvendësimin e masës/ Veliaj lë qelinë e burgut, shkon në GJKKO appeared first on BoldNews.al.

Kolapsi i “Self-Care” ngërç për bizneset/ Institucionet nuk mbajnë përgjegjësi

By: Brisi
1 February 2026 at 09:21

Një numër i madh biznesesh në Shqipëri po përballen që prej 20 janarit me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të platformës së fiskalizimit “Self-Care”, që menaxhohet nga e-Albania. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe biznesit, ky mosfunksionim i shërbimeve të teknologjisë së informacionit sjell kolaps në financat e […]

The post Kolapsi i “Self-Care” ngërç për bizneset/ Institucionet nuk mbajnë përgjegjësi appeared first on BoldNews.al.

Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë

By: Brisi
1 February 2026 at 09:13

Një 42-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së katër makinave në qytet. Sipas Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Four”, u vu në pranga shtetasi me iniciale L. Sh., i dënuar më parë për vjedhje. Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas është autori i vjedhjes […]

The post Grabiti 4 automjete brenda ditës, arrestohet hajduti i makinave në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm

By: Brisi
1 February 2026 at 09:02

Reshjet e dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës këtë të diel. Mësohet se reshjet më intensive janë në Dardhë, ku prej mesnatës zona është përfshirë nga reshje mesatare bore, trashësia e së cilës, i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm. Sipas raportimeve, është duke u kriposur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë […]

The post Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, trashësia arrin deri në 20 cm appeared first on BoldNews.al.

Pilotë, agjentë dhe miliarderë! Kush janë bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein-it?

By: Brisi
1 February 2026 at 08:51

Një listë e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Jeffrey Epstein u publikua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, si pjesë e tre milionë dokumenteve nga dosja. Kjo listë është përfshirë në një tabelë të publikuar që tregon rrethin e ngushtë të Epsteinit, por fsheh disa bashkëpunëtorë të ngushtë. CNNgr shkruan se, grafiku tregon emrat dhe fotot e disa prej […]

The post Pilotë, agjentë dhe miliarderë! Kush janë bashkëpunëtorët e mundshëm të Epstein-it? appeared first on BoldNews.al.

Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare!

By: Brisi
1 February 2026 at 08:40

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni ka nisur negociatat për Groenlandën, duke e cilësuar procesin si një hap të rëndësishëm për sigurinë kombëtare amerikane. Deklarata u bë gjatë një bisede me gazetarët në bordin e avionit presidencial Air Force One, ku Trump iu përgjigj pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit […]

The post Trump njofton nisjen e negociatave për Groenlandën: Marrëveshje me peshë kombëtare! appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Rritet niveli i detit në Radhimë, rrezik për varkat dhe magazinat e peshkimit

By: Brisi
1 February 2026 at 08:29

Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka përfshirë vendin gjatë natës, ka rritur ndjeshëm nivelin e detit në Radhimë. Sipas peshkatarëve, kjo rritje e nivelit të detit nuk është vërejtur më parë në këtë formë dhe intensitet, ndërsa ka vënë në rrezik varkat dhe magazinat e peshkimit. Uji ka avancuar drejt tokës […]

The post Moti i keq/ Rritet niveli i detit në Radhimë, rrezik për varkat dhe magazinat e peshkimit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌