Nën masa të rrepta sigurie, dhëndri i Donald Trump sapo ka mbërritur në Vlorë. Jared Kushner ka mbërritur i shoqëruar nga një delegacion në zonën e Ujit të ftohtë. Mësohet se Kushner është i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump.
Aty do të zhvilloj një takim për të diskutuar më tepër rreth investimit në ishullin e Sazanit.
Sipas mediave shqiptare do të zhvillohet një takim nëpërmjet Jared Kushner me një studio arkitekturore ku do të diskutohet për mënyrën e realizimit të projektit, investimit në ishullin e Sazanit.
Procesi i rinumërimit të votave nga vendvotimet në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit, ka përfunduar në shtatë komuna, ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas njoftimit, deri tash janë rinumëruar 834 vendvotime nga gjithsej 2,557. Rinumërimi i plotë ka përfunduar në komunat: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skenderaj, Shtime dhe Ferizaj.
Procesi i rinumërimit nisi më 13 janar, fillimisht për 10 komuna në rinumërim të plotë, si dhe për 10% të vendvotimeve të 28 komunave të tjera. Për shkak të manipulimeve të gjetura gjatë rinumërimit të pjesshëm, KQZ-ja vendosi të ndërmerr rinumërimin e plotë në nivel vendi.
Edhe pse gjatë rinumërimit pati ndryshime të mëdha të votave, emrat e deputetëve të zgjedhur nuk kanë ndryshuar te partitë shqiptare.
KQZ-ja ka shtuar ekipet për rinumërim dhe ka paralajmëruar se procesi pritet të përfundojë në fund të janarit, duke garantuar saktësi dhe transparencë në numërimin e votave.
“Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nuk arritëm t’i përballojmë flakës.”
Këto janë fjalët e nipit të Feride Mazrekut, e cila humbi jetën pasi zjarri kaploi shtëpinë në fshatin Goriq të Malishevës.
Nipi i 53-vjeçares, bën të ditur se Mazreku ishte me aftësi të kufizuara.
“Sot në orët e mbrëmjes e përfshiu zjarri njëren prej shtëpive në oborrin tonë. Pas gjitha përpjekjve, fatkeqsisht nuk arritëm ta shpëtojmë hallën tonë me aftësi të kufizuara. Na bëjë hallall oj hallë. Kom mendu që për ty jemi në gjendje me bo gjithçka po ja që nik arritëm t’i përballojmë flakës.”, shkroi ai në një story.
Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 22:20 autoritetet janë njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, si dhe një ekip i KEDS-it.
Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës nga QKMF-Malishevë, i cili ka ofruar ndihmë mjekësore për një person tjetër, për shkak të tymit dhe djegieve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Shkaktari i zjarrit, për momentin, nuk dihet, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, bashkë me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si:“Incident zjarri – Hetimi i vdekjes”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i bashkohet Bordit të ri të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Njoftimi vjen pasi Netanyahu fillimisht kishte shprehur kundërshtim ndaj propozimit të Trump, pas përfshirjes së Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, dhe diplomatit të Katarit, Ali Al-Thawadi, si anëtarë të emëruar në një “Bord Ekzekutiv të Gazës” të veçantë.
Ndërkohë, disa vende të tjera tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, përfshirë Argjentinën, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Hungarinë, Kazakistanin, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnamin.
Misioni i Këshillit të Paqes është “promovimi i stabilitetit” në botë. Sipas kartës së dërguar vendeve të ftuara, “Këshilli i Paqes është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisjen e besueshme dhe legjitime, si dhe të garantojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura nga ose të kërcënuara nga konflikti.”
Ky bord synon të mbledhë udhëheqës nga vende të ndryshme për të kontribuar në një mision ndërkombëtar paqeje dhe stabiliteti, duke përfshirë ndërhyrje diplomatike dhe nisma strategjike në zonat e konfliktit.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se rendi ndërkombëtar ka pësuar një ndryshim që “nuk është vetëm sizmik, por është i përhershëm”.
“Tani jetojmë në një botë të përcaktuar nga fuqia e papërpunuar”, ka thënë ajo të mërkurën, duke theksuar rëndësinë që Evropa të përshpejtojë përpjekjet për pavarësi dhe të marrë “leva të reja pushteti”.
Duke iu referuar tensioneve në rritje me Presidentin Donald Trump lidhur me përpjekjen e tij për të blerë Grenlandën, von der Leyen ka vënë në dukje se “kërcënimi i tarifave shtesë për arsye sigurie është thjesht i gabuar”.
Ajo ka njoftuar gjithashtu se udhëheqësit e Evropës do të takohen të enjten për të diskutuar përgjigjen e tyre ndaj tarifave me të cilat Trump ka kërcënuar vendet evropiane.
“Evropa preferon dialogun dhe zgjidhjet, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë nëse është e nevojshme me unitet, urgjencë dhe vendosmëri”, ka shtuar presidentja e Komisionit Evropian.
Ndërkaq, Presidenti amerikan, Donald Trump, do të mbajë të mërkurën një fjalim para liderëve në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku çështja e Grenlandës pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit.
Prokuroria Themelore e Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë në fshatin Reselicë të Dragashit, ku dyshohet se një 30-vjeçar ka privuar nga jeta, nënën e tij.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari, siç mësoi Sinjali, Ferzidin Boza, dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij, Tenzilja Boza, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në fshatin Restelicë.
“Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.
Prokuroria tha se bazuar në të dhënat zyrtare të saj, dorasi ka pasur çrregullime mendore.
Ai, sipas këtij institucioni, kishte të kaluar kriminale, pasi ndaj tij kishte pasur tri dënime për dhunë në familje.
“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, tha Prokuroria Themelore në Prizren.
Krue i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj është shprehur i nderuar që pati mundësinë të bashkëpunojë me Rugovën në një periudhë vendimtare për vendin.
Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Rugova, me vizionin e tij shtetformues, i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin.
“Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit. Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet”, ka shkruar Haradinaj.
I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën, më shumë se tre vjet pasi kjo vrasje tronditi botën.
Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit.
Gjykatësi Shinichi Tanaka shpalli dënimin në një gjykatë në qytetin Nara.
Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, u përball me akuza përfshirë vrasjen dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, pasi përdori një armë të prodhuar në mënyrë artizanale për të vrarë udhëheqësin më jetëgjatë të Japonisë, teksa Abe po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor në korrik të vitit 2022.
Në nisje të gjykimit në tetor të vitit të kaluar, Yamagami e pranoi akuzën për vrasje. Megjithatë, sipas raportimeve mediale, ai mohoi disa nga akuzat e tjera.
Sipas sistemit ligjor japonez, gjykimi vazhdon edhe nëse i pandehuri e pranon fajësinë.
Prokurorët kërkuan që Yamagami të dënohej me burgim të përjetshëm, pasi e cilësuan vrasjen si “të paprecedent në historinë tonë të pasluftës”, duke theksuar se kjo ngjarje kishte “pasoja jashtëzakonisht serioze” për shoqërinë.
Versioni japonez i burgimit të përjetshëm lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht, ndonëse në praktikë, sipas ekspertëve, shumë të dënuar vdesin teksa vuajnë dënimin.
Në hapjen e gjykimit, prokurorët argumentuan se motivi i të pandehurit për të vrarë Aben buronte nga dëshira e tij për të njollosur Kishën e Unifikimit.
Gjyqi, i cili zgjati disa muaj, nxori në pah se si donacionet e nënës së tij ndaj Kishës e kishin çuar familjen në falimentim dhe se si i dënuari kishte arritur të besonte se “politikanë me ndikim” po e ndihmonin sektin të lulëzonte.
Abe kishte marrë pjesë në aktivitete të organizuara nga disa prej grupeve të Kishës.
Yamagami “mendonte se nëse do të vriste dikë aq me ndikim sa ish-kryeministri Abe, mund të tërhiqte vëmendjen e publikut ndaj Kishës dhe të nxiste kritika publike kundër saj”, tha një prokuror gjatë gjykimit në Nara, në perëndim të Japonisë në muajin tetor.
Kisha e Unifikimit u themelua në Korenë e Jugut në vitin 1954, ndërsa anëtarët e saj janë quajtur me nofkën “Moonët”, sipas emrit të themeluesit Sun Myung Moon.
Në kërkesën për lehtësim të dënimit, ekipi mbrojtës i të akuzuarit tha se ai kishte përjetuar “abuzim fetar” gjatë rritjes, që derivonte nga besimi ekstrem i nënës së tij në Kishën e Unifikimit.
Hetimet pas vrasjes së Abes çuan në zbulime të lidhjeve të ngushta mes Kishës dhe shumë ligjvënësve konservatorë të Partisë Liberale Demokratike në pushtet, duke shtyrë katër ministra që të jepnin dorëheqje.
Më 2020, Yamagami kishte nisur që të krijonte një armë zjarri artizanale, të cilën e kishte testuar në zona malore.
Sipas prokurorëve, një gjë e tillë tregon se sulmi ndaj Abes ishte i “paramenduar”.
Vrasja e ish-kryeministrit Abe ndezi alarmin në Japoni, shtet që ka disa nga ligjet më të rrepta për kontrollin e armëve në botë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë në Malishevë, ku një shtëpi banimi është përfshirë nga zjarri, ndërsa si pasojë ka humbur jetën një grua.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Goriq, ku viktimë ka mbetur Feride Mazreku, rreth 53-vjeçare.
Burime të besueshme bëjnë me dije se rreth orës 22:20 autoritetet janë njoftuar për zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë relevante policore, zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, si dhe një ekip i KEDS-it.
Po ashtu, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i emergjencës nga QKMF-Malishevë, i cili ka ofruar ndihmë mjekësore për një person tjetër, për shkak të tymit dhe djegieve, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Shkaktari i zjarrit, për momentin, nuk dihet, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale DRP-Gjakovë, bashkë me Prokuroren e Shtetit, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit si:
“Incident zjarri – Hetimi i vdekjes”
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Një incident i rëndë është raportuar në Prishtinë, ku një qytetar ka denoncuar se është kanosur me armë zjarri, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke realizuar edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Sinjali mëson se rasti është raportuar më 20.01.2026, në rrugën “Besim Ndreca” në Prishtinë.
Sipas burimeve, rreth orës 08:00, në Stacionin Policor Jugu është paraqitur ankuesi L. Sh, i cili ka deklaruar se është kanosur me armë nga një person i cili ndodhej në një veturë Touran me targa të njohura për të, në afërsi të një lokali në atë rrugë.
Burimet bëjnë me dije se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar edhe të dyshuarin Jeton Veliu, i cili ka pretenduar se arma me të cilën kishte bërë kanosjen ishte plastike, dhe se të njëjtën e ka dorëzuar.
Megjithatë, pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, njësitet relevante kanë kryer kontroll/bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:
Një armë zjarri e tipit CZ P10, kalibër 9mm,
Dy karikatorë,
Leja për armë,
Katër fishekë 9mm
Me urdhër të Prokurorit kompetent, rasti është iniciuar për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”.
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother”, publiku vendosi që banori më i pëlqyer i momentit të jetë Mateo, i cili u rendit i pari në votim dhe u shpall fituesi i avantazhit të rëndësishëm të javës. Mateo fitoi të drejtën për të nisur zinxhirin e parë të shpëtimit në këtë edicion, duke […]
Nëse po luftoni me të ftohurin dhe po përjetoni një infeksion të sinuseve, mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme. Ushqimet që hamë mund të përmirësojnë ose përkeqësojnë situatën dhe në disa raste mund të jetë shkaku kryesor për prodhimin e tepërt të sekrecioneve. Ja disa ushqimet që mund të ndikojnë duke përkeqësuar gjendjen tuaj. […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se edhe ajo ka marrë ftesë për ta përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese. “Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në […]
Italia pritet të refuzojë hyrjen në Bordin e Paqes, nismën e promovuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën. Pengesa kryesore është neni 11 i Kushtetutës italiane, i cili lejon pjesëmarrjen e vendit në organizma ndërkombëtarë që merren me paqen vetëm “në kushte barazie me shtetet e tjera”. Një parim […]
Sipas ndarjes së re të propozuar nga qeveria për çmimet e reja të referencës sipas rretheve, qyteti i Durrësit aktualisht ka një çmim të vetëm reference prej 67,500 lekësh për metër katror. Me hartën e re të çmimeve kadastrale, qyteti i Durrësit parashikohet të ndahet në 12 zona. Zona nr. 12 do të përfshijë të […]
Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajt e fundit të vitit 2025, shqiptarët e patën më të vështirë për të marrë kredi, për shkak të kushteve më të shtrënguara nga bankat tregtare, të paktën në segmentin e asaj për banesa.
Kjo, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt 2025, ndodhi si pasojë e perceptimit të rrezikut në rritja nga bankat mbi tregun imobiliar. Po ashtu, bankat raportuan se kufizimet uniforme të vendosura nga Banka e Shqipërisë në korrik 2025, mbi raportin e kredisë ndaj vlerës së pasurisë (LTV) dhe raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave (DSTI) për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme, vepruan në kahun shtrëngues të standardeve të kreditimit.
Shtrëngimi i kushteve të kredisë u pasqyrua si kërkesë më e lartë për kolateral në raport me shumën e huasë.
Por, për të njëjtën periudhë, tetor-dhjetor 2025, edhe nga ana e qytetarëve pati një rënie të kërkesës për kredi, si për banesa dhe për konsum. Sipas bankave, kjo tregon një lloj hezitimi mbi zhvillimet e mundshme në tregun e pasurive të patundshme.
Shkalla e miratimit të kredive për individët u raportua më e lartë në tremujorin e fundit. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga cilësia e portofolit ekzistues të kredive dhe historiku i marrëdhënieve të kredimarrësve me bankat.
Në tremujorin e parë të vitit 2026, bankat presin që kërkesa për kredi të rritet, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për kreditë konsumatore.
Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump është në rrugë për në Davos, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vazhdon të qëndrojë në Kiev.
Ai raportohet se po merret me krizën më të rëndë energjetike të shkaktuar nga sulmet masive ruse që vazhdojnë çdo natë dhe ditë.
Megjithatë, Ukraina është e përfaqësuar në Davos: ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Rustem Umerov, shefi i zyrës Kyrylo Budanov dhe David Arakhamia, kreu i partisë “Shërbëtori i Popullit”, ndodhen në Forumin Ekonomik Botëror.
Air defense missiles are needed daily. Weapons are needed daily. Equipment for recovery and reserves is needed daily. If the Davos format delivers this—real results for Ukraine—Ukraine will be represented there. pic.twitter.com/Z2rRvo4nCy — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) January 20, 2026
"Ata punojnë aktivisht me palën amerikane, punojnë me përfaqësues evropianë për takime të mundshme dhe për paketat e ndihmës. Raketat për mbrojtjen ajrore nevojiten çdo ditë. Arma nevojitet çdo ditë. Pajisje për rindërtim, për rezervat, janë të nevojshme çdo ditë", tha lideri ukrainas në një fjalim mbrëmjeje të martën.
"Nëse forumi sjell rezultate reale për Ukrainën – Ukraina do të përfaqësohet aty. Askush nuk ka nevojë për politikë boshe dhe biseda pa rezultate", shtoi ai.
Ndryshe, Kosova në këtë forum ndërkombëtar ekonomik po përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/
Me hyrjen në fuqi të subvencioneve të reja për automjetet elektrike në Gjermani, prodhuesit e veturave kanë filluar të ofrojnë oferta të gjera.
Citroen tani ka një veturë elektrike për më pak se 8000 euro. Marka shton të njëjtën shumë mbi subvencionin shtetëror, pra 6000 euro. Nëse blerësi ka të drejtë për subvencionin maksimal, blerja e ë-C3 Urban Range në variantin e pajisjes YOU sjell një ulje çmimi deri në 12 mijë euro krahasuar me çmimin e rekomanduar të shitjes. Me një çmim fillestar prej 19,990 eurosh, çmimi bie në 7,990 euro.
Modeli ka bateri LFP prej 30 kWh, e cila i mundëson një autonomi deri në 204 km, dhe një motor me 113 kuaj-fuqi. Të gjitha këto e bëjnë atë të përshtatshëm për vozitje në qytet. Ngarkimi i shpejtë me maksimalisht 30 kW kushton 500 euro shtesë. Kondicioneri dhe sensorët e parkimit në pjesën e pasme janë standard.
Qëllimi i financimit shtetëror është të bëjë automjetet elektrike të arritshme për sa më shumë njerëz, veçanërisht për familjet private me të ardhura të mesme dhe të ulëta, dhe supozohet se Citroen ka shtuar zbritjen e tij për të nxitur shitjen e automjeteve elektrike dhe për të ulur emetimet e CO2 në shitjet totale, duke shmangur kështu gjobat financiare nga Bashkimi Evropian.
Financimi shtetëror është i destinuar ekskluzivisht për blerësit privatë. Ai mbështet blerjen ose leasing-un e një automjeti të ri M1 me energji elektrike ose hibride me ngarkim të jashtëm, i cili do të regjistrohet për herë të parë në Gjermani.
Të drejtën për financim shtetëror e kanë blerësit të cilëve të ardhurat vjetore të tatueshme të familjes nuk tejkalojnë 80 mijë euro, ndërsa shuma maksimale e subvencionit është 6000 euro. /Telegrafi/
Pas publikimit të pamjeve nga testimi i dronit kosovar “Skifteri K1”, i cili demonstron aftësi goditëse me rreze veprimi deri në një mijë kilometra nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se nuk kanë informacione në lidhje me këtë zhvillim.
Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga ministria thonë se me drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy kanë pasur një kontakt, mirëpo se pas kësaj nuk kanë zhvilluar ndonjë diskutim për dronin “Skifteri K1”.
Po ashtu, nga ministria thonë se “nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”.
“Drejtuesin e kompanisë Future Minds Academy e kemi takuar në kuadër të aktivitetit Sharkathon, të mbajtur më 8 tetor 2025, i cili kishte për qëllim demonstrimin e inovacionit vendor në fushën e teknologjisë së dronëve. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane dhe në kuadër të këtij eventi janë testuar vetëm dronë komercialë, dhe jo ndonjë kategori tjetër e dronëve. Lidhur me dronin e quajtur ‘Skifter K1’, nuk kemi zhvilluar asnjë diskutim dhe nuk disponojmë informacione të mjaftueshme në lidhje me prodhimin, lejet për testim, procesin e testimit apo çështje të tjera përkatëse”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.
Sipas tyre çdo testim që bëhet brenda territorit të Kosovës duhet të ketë një leje, mirëpo siç thanë nuk ka informacione për rastin në fjalë.
Nga Ministria e Mbrojtjes po ashtu thonë për Telegrafin se institucionet përkatëse janë duke e përcjellë situatën për të gjitha aspektet e nevojshme, në përputhje me kompetencat ligjore.
“Sa i përket pyetjes suaj, po sigurisht kërkohet një leje për testim, dhe përderisa nuk kemi informacion që janë ndjekur këto procedura nuk mund të themi që testimi ka qenë real apo i gjeneruar nga AI. Megjithatë, inkurajojmë dhe mirëpresim çdo inovacion teknologjik në fushën e dronëve që synon zhvillimin dhe prodhimin vendor në Republikën e Kosovës, përderisa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndryshe, ditë më parë Ridvan Aliu, prodhuesi i dronëve ka bërë të ditur për Telegrafin se testimi nuk është zhvilluar në territorin e Kosovës, por jashtë vendit.
“Testimi është bërë jashtë Kosovës, në lokacionin e klientit. Goditja është e vërtetë, mirëpo për shkaqe të sigurisë edhe me kërkesë të klientit tonë, pamjet janë bërë invert dhe me night vision on. Më shumë informata nuk mundem të jap”, kishte deklaruar Aliu për Telegrafin.
Sipas tij, kufizimi i informatave lidhet drejtpërdrejt me aspektet e sigurisë dhe marrëveshjen me klientin, ndërsa projekti konsiderohet i ndjeshëm për shkak të kapaciteteve teknologjike që posedon droni.
Se cila është e vërteta në këtë situatë Telegrafi do të raportojë në vazhdimësi. /Telegrafi/
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ftuar përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës në Bordin e Paqes për Gazën, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë.
Lideri amerikan ka formuar një trup këshillues për Gazën, i njohur më mirë si Bordi i Paqes, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të grupit të Hamasit.
Ky bord përfshin liderë botërorë që japin këshilla dhe ndihmojnë në negociata, por nuk ka fuqi ekzekutive ndërkombëtare si Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Synimi është të mbështesë paqen dhe stabilitetin në rajon përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.
Pra, në thelb është një iniciativë diplomatike e Trumpit, e projektuar si bord këshillues me ndikim në negociata dhe armëpushime, duke përfshirë liderë nga vende të ndryshme për të ndihmuar në stabilizimin e rajonit.
Megjithatë jo të gjitha vendet e kanë mirëpritur iniciativën e presidentit amerikan.
Në mesin e atyre që kanë refuzuar të jenë pjesë e kësaj iniciative është Franca, ku këtë e ka konfirmuar presidenti Emmanuel Macron.
Gjithashtu mediat kanë bërë të ditur se kryeministri britanik, Keir Starmer do ta refuzojë ftesën e Trumpit.
Theksojmë se Kosovën do ta përfaqësojë presidentja Vjosa Osmani ndërsa Shqipërinë, kryeministri Edi Rama.
Në këtë fazë, Trump pritet të njoftojë përbërjen e plotë të Bordit dhe detaje të tjera gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Bordi i Paqes
Shtëpia e Bardhë thotë se ky organ do të përqendrohet në çështje të tilla si "ndërtimi i kapaciteteve qeverisëse, marrëdhëniet rajonale, rindërtimi, tërheqja e investimeve, financimi në shkallë të gjerë dhe mobilizimi i kapitalit".
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryetar
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio
Steve Witkoff, negociatori special i Trump
Jared Kushner, dhëndri i Trump
Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
Marc Rowan, miliarder financier amerikan
Ajay Banga, president i Bankës Botërore
Robert Gabriel, ndihmës besnik i Trump në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Komiteti Kombëtar për administrimin e Gazës
Ky organ, i përbërë nga teknokratë, do të "mbikëqyrë restaurimin e shërbimeve publike kryesore, rindërtimin e institucioneve civile dhe stabilizimin e jetës së përditshme në Gaza".
Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez (kreu i komitetit)
Bordi ekzekutiv i Gazës
Ky entitet ka për qëllim të "mbështesë qeverisjen efektive" dhe të ofrojë shërbime për popullin e Gazës.
Steve Witkoff
Jared Kushner
Tony Blair
Marc Rowan
Nickolay Mladenov, diplomat bullgar
Sigrid Kaag, koordinatore humanitare e OKB-së për Gazën
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Ali Al-Thawadi, diplomat nga Katari
Gjenerali Hassan Rashad, drejtor i agjencisë së inteligjencës së Egjiptit
Reem Al-Hashimy, ministër i Emirateve
Yakir Gabay, miliarder izraelit
Udhëheqësit që thanë se ishin ftuar të bashkoheshin