Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët

6 February 2026 at 12:31


Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave, KRM Pastrimi, ka bërë apel te qytetarët për kujdes në hedhjen e mbeturinave në kontejnerët e qytetit.

“Mos hedhni mjete që mund të shkaktojnë ndezjen e zjarrit dhe djegien e kontejnerëve. Dijeni që kontejnerët i blejmë me paratë publike të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KRM Pastrimi.

Në njoftim gjithashtu shfaqet një fotografi e një kontejneri duke u djegur në rrugën “Agim Ramadani”, duke rikujtuar se pronën publike duhet ta ruajmë të gjithë së bashku.

KRM Pastrimi fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastrisë dhe sigurisë në hapësirat publike. /Telegrafi/


Hedhja e tekstilit dhe mbetjeve të tjera në kontejnerë, paralajmërohen gjoba për shkelësit

4 February 2026 at 13:37


Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit, Petrit Reçica, ka bërë të ditur se ekipet e ndërmarrjes kanë nisur largimin e mbeturinave inerte dhe vëllimore që, sipas tij, po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha zonat e Prishtinës.

“Po i largojmë mbeturinat inerte dhe vëllimore që po hidhen padrejtësisht në kontejnerët e amvisërisë, në lagje dhe në hapësira publike në të gjitha lagjet e Prishtinës,” ka shkruar Reçica.

Ai ka dërguar një mesazh paralajmërues për qytetarët dhe bizneset që hedhin mbeturina në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje ligjore.

“Të hedhësh mbetje si copa sfungjeri, lëkure, tekstili, apo mbetje nga restorante peshku dhe kasapë mishi në kontejnerët e dedikuar për amvisëri është shkelje e ligjit dhe së shpejti do të dënohen me gjobë,” ka theksuar ai.

Reçica ka shtuar se hedhja e pakontrolluar e këtyre mbeturinave ka pasoja direkte në mjedis.

“Këto veprime dëmtojnë mjedisin,” ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Pastrimit.

Në fund, ai ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes dhe partnerët për angazhimin e tyre të përditshëm në terren.

“Falënderim i veçantë për punëtorët e KRM Pastrimi, të cilët çdo ditë po punojnë për ta mbajtur qytetin të pastër. Po ashtu, falënderoj partnerët tanë nga Gjelbër dhe NPB për bashkëpunimin dhe mbështetjen në terren,” ka përfunduar Reçica. /Telegrafi/


KRM “Pastrimi” apelon për largimin e veturave për të mundësuar mbledhjen e mbeturinave

2 February 2026 at 11:07


Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” ka apeluar te qytetarët e lagjes “Lakrishte”, pranë tregut “Tregtia”, për të mos parkuar veturat në rrugë ose afër kontejnerëve, pasi kjo pengon kryerjen e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave.

Nga KRM “Pastrimi” bëhet e ditur se për shkak të veturave të parkuara në mënyrë të parregullt, ekipet shpesh presin me orë, dhe ndonjëherë edhe deri në dy ditë, derisa institucionet përkatëse ose qytetarët të largojnë automjetet, duke penguar kryerjen e shërbimit sipas standardeve.

Kompania rikujton qytetarët se respektimi i këtij apeli është i domosdoshëm për të mundësuar mbledhjen efikase të mbeturinave dhe ruajtjen e pastërtisë në qytet.

“Lutemi që të bashkëpunoni me ne dhe të mos parkuani veturat në rrugë, laurë ose afër kontejnerëve,” thuhet në njoftim. /Telegrafi/


KRM “Pastrimi” denoncon hedhjen e mbeturinave inerte nga dy qytetarë

2 February 2026 at 10:15


Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar ndaj rastit të hedhjes së papranueshme të mbeturinave inerte në zona jo të autorizuara, duke theksuar se ky veprim pengon punën e ekipeve dhe nuk respekton rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Nga KRM “Pastrimi” bëhet e ditur se institucionet përkatëse janë kontaktuar dhe pritet që të ndërmerren veprime të shpejta lidhur me këtë rast.

Kompania apelon që mbeturinat inerte të mos hidhen afër kontejnerëve dhe të respektohet orari dhe lokacioni i caktuar nga Komuna e Prishtinës.

“Kjo mënyrë e hedhjes së mbeturinave është e papranueshme dhe pamundëson punën e ekipeve tona. Ju lutemi, hidhni mbeturinat vetëm në lokacionet dhe oraret e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

KRM “Pastrimi” rikujton qytetarët për rëndësinë e respektimit të rregulloreve komunale, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe funksionaliteti i sistemit të menaxhimit të mbeturinave. /Telegrafi/


Vazhdon djegia e kontejnerëve në Prishtinë, KRM Pastrimi del me njoftim

29 January 2026 at 10:04


Ndërmarrja Komunale Rajonale “Pastrimi” ka denoncuar një rast vandalizmi të ndodhur në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit, ku persona të papërgjegjshëm kanë djegur kontejnerët për mbeturina.

Sipas KRM “Pastrimi”, ky veprim ka shkaktuar dëm material, si dhe ndotje serioze të ajrit për shkak të çlirimit të substancave toksike, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Nga ndërmarrja bëhet e ditur se kontejnerët e dëmtuar janë zëvendësuar, por theksohet se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëmtojnë drejtpërdrejt pasurinë publike.

KRM “Pastrimi” rikujton se kontejnerët për mbeturina janë pasuri publike, të blera me paratë e qytetarëve, dhe bën thirrje për ruajtjen e tyre, duke kërkuar ndaljen e akteve vandaliste që dëmtojnë interesin e përgjithshëm. /Telegrafi/


KRM Pastrimi në vështirësi në grumbullimin e mbeturinave, reagon Rama

29 January 2026 at 09:05


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Ndërmarrja Komunale “Pastrimi” po përballet prej një kohe me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në Kryeqytet, për shkak të pamundësive teknike momentale për të operuar me kapacitet të plotë.

Sipas Ramës, pas kërkesës së KRM “Pastrimi” për mbështetje institucionale, Komuna e Prishtinës ka reaguar menjëherë duke ofruar ndihmën e nevojshme dhe duke nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale “Pastrimi”.

“Menjëherë pas pranimit të kërkesës, kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi me Ndërmarrjen Rajonale ‘Pastrimi’, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional”, ka shkruar Rama.

Ai ka njoftuar se, në bazë të kësaj marrëveshjeje, nga sot ka nisur angazhimi i Ndërmarrjes Rajonale “Pastrimi” në terren, me fokus në grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte ndërtimore, si dhe të mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e Kryeqytetit.

“Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar shërbime më të shpejta dhe më efikase, në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka theksuar kryetari Rama.

Nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim të adresimit të sfidave në menaxhimin e mbeturinave dhe garantimit të shërbimeve publike për qytetarët. /Telegrafi/


Vetëvendosje dorëzon kërkesë në polici për hetimin e kontratës 950 mijë euro të Komunës së Prishtinës për mbeturinat

28 January 2026 at 13:07


Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një kërkesë për të nisur hetime lidhur me kontratën prej 950 mijë eurosh të Komunës së Prishtinës për menaxhimin e mbeturinave.

Sipas asamblistit të VV-së, Çlirim Gërbeshi, kontrata është negociuar pa njoftim paraprak dhe dyshohet se nuk i përmbush ligjet në fuqi.

VV-ja konsideron se procesi që ka paraprirë lidhjes së saj tregon indicie serioze dhe kërkon vlerësim nga institucionet kompetente.

“Ne kemi dorëzuar kërkesën në Policinë e Kosovës për të hetuar kontratën e komunës për menaxhimin e mbeturinave, e cila sipas vlerësimit tonë është në kundërshtim me rregullat ligjore. Çdo devijim nga transparenca dhe ligjshmëria duhet të marrë përgjigje ligjore. Qytetarët e Prishtinës meritojnë qeverisje të ndershme, jo marrëveshje të dyshimta që dëmtojnë interesin publik”, ka shkruar Gërbeshi në profilin e tij në Facebook.

Kjo kontratë, e dhënë për shërbimet e grumbullimit, transportimit dhe deponimit të mbeturinave, është shpallur përmes një procedure të negociuar pa publikim paraprak të njoftimit të kontratës, gjë që sipas VV-së, krijon hapësirë për shqetësime ligjore dhe hetim institucional. /Telegrafi/


KRM "Pastrimi" del me apel për banorët e lagjes Dardania në Prishtinë

23 January 2026 at 21:03


Ekipet e Kompanisë Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” kanë intervenuar ditëve të fundit në lagjen “Dardania”, ku u konstatua hedhja masive e mbeturinave jashtë kontejnerëve, pavarësisht se këto të fundit ishin të zbrazur.

Nga KRM “Pastrimi” bëjnë të ditur se kjo situatë nuk shkaktohet nga mungesa e shërbimit, por nga sjellja e pakontrolluar dhe e papërgjegjshme e qytetarëve.

“Kontejnerët janë për mbeturina shtëpiake dhe nuk duhet të përdoren për mbeturina voluminoze, materiale inerte apo pajisje të vjetra shtëpiake”, njoftojnë nga kompania.

Ata apeluan për bashkëpunim dhe kujdes të shtuar nga qytetarët, duke theksuar se pastërtia e qytetit është përgjegjësi e përbashkët.

“Ne pastrojmë, por pa bashkëpunimin tuaj, kjo betejë bëhet shumë më e vështirë. Faleminderit të gjithë atyre që respektojnë rregullat dhe kontribuojnë çdo ditë për një qytet më të pastër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


KRM “Pastrimi” aplikon çmimoren e re për grumbullimin e mbeturinave

22 January 2026 at 20:58


Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar qytetarët dhe bizneset e Prishtinës se ka filluar zbatimin e çmimores së re për shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave komunale, në përputhje me Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në dhjetor 2023 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Akt Nr. 90391).

Sipas dokumentit zyrtar të çmimores, tarifa për amvisëritë rezidente është përcaktuar në 5.56 euro në muaj pa TVSH, respektivisht 6.20 euro në muaj me TVSH 8%, ndërsa për amvisëritë jorezidente tarifa vjetore arrin në 17.8 euro me TVSH.

Çmimorja parasheh tarifa të diferencuara edhe për bizneset, varësisht nga madhësia, zona dhe kostoja e shërbimit.

Për dyqanet e vogla dhe bizneset artizanale, tarifa mujore në zonat urbane është 8.4 euro me TVSH, ndërsa në zonat rurale 6 euro me TVSH.

Për bizneset e mesme dhe të mëdha, çmimet mujore në zonat urbane variojnë nga 15 euro deri në 30 euro me TVSH, në varësi të kostos së shërbimit, ndërsa në zonat rurale nga 8.4 deri në 18 euro me TVSH.

Dokumenti përfshin gjithashtu tarifa të veçanta për bizneset dhe institucionet me kontrata specifike për kontejnerë 1.1 m³ dhe 7.1 m³, ku çmimi për zbrazje për kontejnerin 1.1 m³ është 18 euro me TVSH, ndërsa për kontejnerin 7.1 m³ arrin në 64.50 euro me TVSH.

Po ashtu, janë përcaktuar çmime për shërbime me porosi të veçanta, përfshirë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme, të ndërtimit dhe demolimit, si dhe mbeturinave të gjelbra nga kopshtet, me tarifa që variojnë nga 9.4 deri në 9.9 euro për metër kub me TVSH.

Nga KRM “Pastrimi” theksohet se zbatimi i çmimores së re synon sigurimin e një sistemi financiar të qëndrueshëm, rritjen e transparencës në tarifim, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe përmbushjen e standardeve mjedisore dhe të shëndetit publik.

Kompania mbetet e hapur për sqarime dhe bashkëbisedim me qytetarët dhe bizneset, duke theksuar se prioritet mbetet një qytet më i pastër dhe një proces i drejtë tarifimi për të gjithë.

KRM “Pastrimi” intensifikon punën edhe gjatë natës për normalizimin e situatës me mbeturinat

21 January 2026 at 08:07


Ekipet e KRM “Pastrimi” po vazhdojnë angazhimin në terren edhe gjatë orëve të natës, me qëllim të largimit të mbeturinave të grumbulluara dhe vendosjes së kontejnerëve në zonat ku është paraqitur nevojë urgjente.

Nga kjo ndërmarrje bëhet e ditur se puna po zhvillohet me intensitet të shtuar, lagje pas lagjeje dhe derë më derë, në mënyrë që situata të rikthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

KRM “Pastrimi” ka falënderuar qytetarët për durimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar se angazhimi i ekipeve nuk do të ndalet derisa gjendja të stabilizohet plotësisht dhe shërbimi të jetë në nivelin e duhur. /Telegrafi/


Probleme me grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, situatë e rënduar në disa lagje të kryeqytetit

16 January 2026 at 12:34


Situata me mbeturina në Komunën e Prishtinës po vazhdon të jetë e rëndë, pasi edhe në vitin e kaluar kishte probleme me grumbullimin e tyre.

Madje, kishte edhe dilema për qytetarët se a duhet paguar mbeturinat Kompanisë “Pastrimi” apo komunës.

Por, në marrëveshjen e arritur mes kompanisë dhe komunës, u mor vendim që qytetarët të paguanin faturat tek këta të fundit, raporton Telegrafi.

Mirëpo, edhe pas kësaj situate ka ankesa nga qytetarët që mbeturinat ka me javë që nuk mblidhen nga Kompania e Pastrimit, duke bërë që ato të kundërmojnë rëndë.

Grumbulli i tyre në masë të madhe nëpër lagje të ndryshe të kryeqytetit, ka shkaktuar edhe rrezik nga qentë endacak që në këtë kohë ngricash, është piketim i tyre për të gjetur ushqim.

Një zonë e rënduar mbetet edhe pjesa tek Muzeu i Kosovës, ku mbeturinat janë grumbulluar tash e disa ditë dhe vazhdojnë të sjellin probleme për qytetarët. /Telegrafi/

Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve

15 January 2026 at 13:48

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Punonjës të shërbimeve publike janë angazhuar për largimin e mbetjeve në plazhin e Velipojës.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau foto nga ky aksion në bregdetin e Velipojës, ndërsa tha se fundjava do e gjejë këtë plazh gati për pushuesit edhe në dimër.

Për shkak të motit të keq të ditëve të fundit dhe si pasojë e vërshimit të lumenjve, në bregdetin e Velipojës kanë dalë mbetje të ndryshme. Ndaj, punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë Shkodër, janë angazhuar për pastrimin e këtij bregdeti dhe rikthimin në gjendjen e duhur.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare do të intensifikohen gjatë muajve në vijim, në prag të sezonit veror, për të garantuar një vijë bregdetare të pastër dhe mikpritëse për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.


/e.i/

The post Pastrim i vijës bregdetare në Velipojë nga mbetjet e ardhura nga vërshimi i lumenjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pastrim i vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë

11 January 2026 at 15:08

TIRANË, 11 janar/ATSH/ Punonjës të shërbimeve publike janë angazhuar për largimin e mbetjeve urbane dhe pastrimin e vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.

Për shkak të motit të keq dhe dallgëve të forta, deti në Plazhin e Vjetër të Vlorës ka nxjerrë në breg mbetje të ndryshme. Ndaj, këtë fundjavë, aksioni u përqendrua në këtë pikë të vijës bregdetare për pastrimin e zonës dhe rikthimin në gjendjen e duhur.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aksioni, ku grupet e punës së Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike Vlorë me mjetet e punës pastruan vijën bregdetare në Plazhin e Vjetër.

Aksionet për pastrimin dhe mbajtjen pastër të vijës bregdetare do të intensifikohen gjatë muajve në vijim, në prag të sezonit veror, për të garantuar një vijë bregdetare të pastër dhe mikpritëse për qytetarët vendas dhe turistët e huaj.

/e.i/j.p/

The post Pastrim i vijës bregdetare në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komuna e Fushë Kosovës reagon ndaj mosgrumbullimit të mbeturinave

10 January 2026 at 15:58


Fshatra dhe lagje të ndryshme të Komunës së Fushë Kosovës po përballen me një situatë shqetësuese si pasojë e moskryerjes me rregullsi të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave.

Edhe pse ky shërbim është obligim i Ndërmarrjes Regjionale Publike “Pastrimi”, e cila operon edhe në territorin e kësaj komune, në praktikë është vërejtur një dështim serioz në përmbushjen e detyrimeve bazike. Në shumë zona, mbeturinat nuk janë grumbulluar për më shumë se dy deri në tre javë, duke shkaktuar shqetësim të madh tek qytetarët dhe duke paraqitur rrezik real për shëndetin publik.

Komuna e Fushë Kosovës kërkon përgjegjësi nga personat dhe institucionet përgjegjëse për këtë gjendje, pasi pasojat e keqmenaxhimit dhe mungesës së veprimit po i bartin drejtpërdrejt qytetarët.

Komuna thotë se mbetet e përkushtuar për garantimin e shërbimeve bazike për të gjithë qytetarët dhe pret që operatorët përgjegjës të veprojnë me seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në mënyrë që situata të normalizohet sa më parë dhe qytetarët të mos përballen me pasojat e neglizhencës dhe mungesës së menaxhimit efikas.


Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

2 January 2026 at 20:55

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Reshjet e denduara të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.

Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.

“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.

ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

/e.i/r.e/

The post Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama publikon punën e ekipit të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e Vjosës në Novoselë (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 09:01

Kryeministri i vendit Edi Rama, siç e ka bërë tashmë traditë duke publikuar çdo mëngjes, ecurinë e investimeve, ditën e sotme, ka ndarë pamjet nga angazhimi i ekipeve të Bashkisë Vlorë.

Ky ekip, është angazhuar me pastrimin e Vjosës në Novoselë, duke rikthyer një mjedis të pastër për gjithë banorët dhe gjallesat pranë zonës.

Postimi:

“MIRËMËNGJES ????
dhe me angazhimin e ekipeve të Bashkisë Vlorë për pastrimin e Vjosës në Novoselë, ju uroj një të diel të paqtë”.

 

The post Rama publikon punën e ekipit të Bashkisë së Vlorës për pastrimin e Vjosës në Novoselë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

KRM “Pastrimi” largon një tjetër deponi ilegale në Prishtinë

12 December 2025 at 14:07


KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka pastruar edhe një tjetër deponi ilegale të mbeturinave në Prishtinë, ku ishin grumbulluar mbetje inerte, vëllimore dhe të amvisërisë.

Kompania theksoi se ky është një nga disa intervenimet e fundit, shpeshherë në të njëjtat lokacione, ku deponitë rikrijohen për të dytën apo të tretën herë.

Nga “Pastrimi” u apelua edhe një herë te qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndikimin direkt që ndotja ka në shëndetin publik.

Kompania u bëri thirrje banorëve për bashkëpunim dhe vetëdijesim, me qëllim parandalimin e krijimit të deponive ilegale dhe mbajtjen e hapësirave publike të pastra. /Telegrafi/


Si ta pastroni në mënyrë të sigurt ekranin e televizorit pa e dëmtuar atë

10 December 2025 at 17:17


Televizorët modernë kanë ekrane LCD, LED dhe OLED të ndjeshëm, kështu që pastrimi i duhur është thelbësor për të shmangur gërvishtjet, njollat e përhershme ose dëmtimin e shtresës mbrojtëse.

Pluhuri, gjurmët e gishtërinjve, njollat dhe papastërtia mund të ulin cilësinë e figurës, të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes dhe të prishin pamjen edhe të televizorit më modern.

Shumë njerëz pa e ditur përdorin produktet e gabuara të pastrimit, të cilat mund të çojnë në dëmtime të përhershme dhe riparime të kushtueshme. Më poshtë, ju sjellim këshilla praktike dhe të sigurta pastrimi që do ta lënë televizorin tuaj krejtësisht të pastër.

Fikeni televizorin dhe lëreni të ftohet - Gjithmonë fikeni televizorin dhe prisni të paktën disa minuta para se ta pastroni. Një ekran i ftohtë e bën më të lehtë shikimin e pluhurit dhe njollave, dhe zvogëlon rrezikun e dëmtimit.

Përdorni vetëm lecka të buta dhe të thata mikrofibre - një leckë e pastër dhe e thatë mikrofibre, si ajo që përdoret për kamerat ose syzet, është më e mira. Mos përdorni peshqirë letre, peshqirë kuzhine ose shami - ato mund të lënë fije ose të shkaktojnë mikro-gërvishtje.

Fshijeni ekranin me lëvizje të buta rrethore - përdorni presion të lehtë për ta fshirë. Fërkimi shumë i fortë mund të dëmtojë sipërfaqen, veçanërisht në panelet e holla OLED.

Nëse njollat nuk zhduken, përdorni ujë të distiluar. Spërkatni disa pika ujë të distiluar mbi një leckë, kurrë direkt mbi ekran.

Shmangni agjentët agresivë - mos përdorni kurrë: alkool, aceton, amoniak, si dhe pastrues universalë për xham dhe sprej me alkool ose grimca gërryese. Këto substanca mund të dëmtojnë shtresën mbrojtëse dhe të shkaktojnë njolla të zbehta ose dëmtime të përhershme të ekranit.

Për të pastruar ekranin e televizorit në mënyrë të sigurt, ekziston një rregull i thjeshtë: më pak është më shumë. Është më mirë të hiqni pak pluhur me një leckë të thatë sesa të rrezikoni dëmtimin me produktet e gabuara.

Mbeturina jashtë kontejnerëve, ‘Pastrimi’ pastron zonën e degraduar

9 December 2025 at 08:03


Ekipet e Kompanisë Rajonale “Pastrimi” kanë ndërhyrë sot në një lokacion të mbingarkuar me mbeturina të hedhura jashtë kontejnerëve, duke rikthyer hapësirën në gjendje të rregullt pas një aksioni pastrimi.

Sipas kompanisë, para intervenimit zona paraqiste rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik, për shkak të sasive të mëdha të mbeturinave të depozituara në mënyrë të pakontrolluar.



Pas aksionit, hapësira është pastruar plotësisht dhe është rivendosur rendi higjienik.

KRM “Pastrimi” ka apeluar qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve dhe të kontribuojnë për një ambient më të pastër.

“Së bashku e mbajmë Prishtinën të pastër”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/


Çfarë duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë?

8 December 2025 at 16:35

ROME, 8 dhjetor /ATSH/ – Pastrimi i mëlçisë dhe zorrëve nuk do të thotë të mos hash në mënyrë ekstreme, por të zgjedhësh ushqime çdo ditë që mbështesin proceset natyrore të detoksifikimit të trupit, shkruan salute.it.

Mëlçia transformon toksinat, ndërsa zorrët eliminojnë mbeturinat dhe strehojnë mikrobiotën, e cila ndikon në tretje, energji dhe inflamacion.

Një dietë e ekuilibruar mund t’i mbështesë të dyja dhe të nxisë mirëqenien e vërtetë.

Ushqimet më të dobishme për pastrimin e mëlçisë

Perimet e hidhura si cikorja, radikioja, rukola dhe angjinaret stimulojnë prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë ngarkesën e punës së mëlçisë.

Ushqimet e pasura me squfur – si hudhra, qepët, brokoli dhe preshi – mbështesin enzimat e mëlçisë, ndërsa frutat si limoni, grejpfruti dhe boronicat ofrojnë antioksidantë të vlefshëm.

Çaji jeshil, i pasur me katekina, dhe shafrani i Indisë, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, janë gjithashtu aleatë të shkëlqyer.

Si t’i pastroni zorrët tuaja me dietë

Për një pastrim të vërtetë të zorrëve, fibrat dhe prebiotikët janë thelbësorë. Fibrat e tretshme nga tërshëra, mollët, bishtajoret dhe farat chia ushqejnë mikrobiotën, ndërsa fibrat e patretshme nga perimet dhe drithërat e plota lehtësojnë tranzitin.

Ushqimet prebiotike – të tilla si shpargu, preshi, bananet dhe angjinaret e Jeruzalemit – përmirësojnë ekuilibrin e florës bakteriale.

Po ashtu ushqimet e fermentuara si kefiri, kosi, lakra turshi dhe miso janë gjithashtu shumë të dobishme, duke ofruar probiotikë natyralë.

Rëndësia e antioksidantëve

Për ta bërë pastrimin më efikas, nevojitet një dozë e mirë antioksidantësh. Frutat e kuqe, shega, spinaqi, xhenxhefili dhe panxhari kundërveprojnë stresin oksidativ dhe mbështesin si mëlçinë ashtu edhe mukozën e zorrëve.

Betaina në panxhar është veçanërisht e dobishme për funksionin e mëlçisë.

Një mëngjes me fruta të pasura me fibra dhe çaj jeshil, një drekë me perime të hidhura dhe drithëra të plota, dhe një darkë e lehtë me peshk ose bishtajore dhe perime të gatuara krijojnë një rutinë të përsosur për të mbështetur mëlçinë dhe zorrët pa i stresuar ato.

Hidratimi i vazhdueshëm mbetet një shtyllë themelore.

Pastrimi natyror: hapa të vegjël, përfitime të mëdha

Për të pastruar mëlçinë dhe zorrët tuaja, nuk keni nevojë për zgjidhje drastike: ushqimet e pasura me fibra, antioksidantë, prebiotikë dhe substanca mbrojtëse të mëlçisë janë të mjaftueshme.

Me zgjedhje të thjeshta, por të synuara çdo ditë, pastrimi bëhet një proces natyral dhe efektiv që të gjithë mund ta arrijnë. /os/

The post Çfarë duhet të konsumoni për të pastruar mëlçinë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌