Ikona e Barcelonës, Gerard Pique, ka pranuar se do të ishte një ëndërr e vërtetë nëse Lionel Messi do të shfaqej ndonjëherë në formatin e tij të “Ligës së Mbretërve”.
Ish-qendërmbrojtësi spanjoll foli para finales së Kupës së Botës për Kombëtare të “Ligës së Mbretërve”, që po zhvillohet në Sao Paulo, duke reaguar ndaj sugjerimit të Neymarit se Messi mund të marrë pjesë në këtë turne.
“Pyeteni Neymarin, ai ishte ai që e hodhi idenë”, u shpreh Pique me buzëqeshje.
“Do të shohim nëse ndonjëherë do të ketë një mundësi që ai të përfshihet me Ligën e Mbretërve. Për mua, padyshim që do të ishte një ëndërr”.
Pique nuk e fshehu admirimin për ish-shokun e tij të skuadrës, duke theksuar rëndësinë që do të kishte një paraqitje e Messit në këtë projekt.
“Ai është më i miri në historinë e këtij sporti, kështu që ta kishim mes nesh do të ishte diçka e jashtëzakonshme”.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës la të hapur edhe mundësinë që në të ardhmen të përfshihen lojtarë të tjerë të njohur, veçanërisht pas përfundimit të karrierës së tyre aktive.
“Kur je ende duke luajtur, është më e ndërlikuar, por kur karriera përfundon, është një histori tjetër”.
Finalja e “Ligës së Mbretërve” mes Brazilit dhe Kilit pritet të zhvillohet përpara një stadiumi të mbushur plot, me rreth 40 mijë tifozë, duke konfirmuar rritjen e madhe të interesimit për këtë format të ri të futbollit./Telegrafi
Miroslav Klose, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Kupës së Botës FIFA me 16 gola, ka pranuar se rekordi i tij i gjatë ka të ngjarë të thyhet në të ardhmen e afërt.
Duke folur për gazetën gjermane Bild, fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, ka përmendur Lionel Messin dhe Kylian Mbappen si kandidatët kryesorë për ta tejkaluar atë.
“Jam i sigurt se rekordi im i shënimit të golave në Kupën e Botës do të thyhet së shpejti. Ose Lionel Messi e bën këtë në këtë Kupë Bote, ose më së voni, Kylian Mbappe në tjetrën”, ka thënë Klose.
Me turneun e vitit 2026 vetëm pesë muaj larg, Messi (13 gola) dhe Mbappe (12 gola) po i afrohen numrit të Kloses, ndërsa legjenda si Ronaldo Nazario (15) dhe Gerd Muller (14) mbeten gjithashtu ende në top treshe.
Klose theksoi ndryshimet kryesore në epoka që mund t’i ndihmonin yjet modernë, duke vënë në dukje se ai nuk ishte kurrë gjuajtësi kryesor i penalltive të Gjermanisë gjatë karrierës së tij ndërkombëtare - një rol që Messi dhe Mbappe e kanë aktualisht për kombëtaret e tyre.
Sulmuesi i pensionuar, i cili tani është trajner i Nurnbergut në divizionin e dytë të Gjermanisë, nuk shprehu hidhërim për mundësinë e humbjes së rekordit, duke ofruar përkundrazi një vlerësim realist të vëllimit sulmues dhe jetëgjatësisë së sotme në lojë. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për vitin që lamë pas, njoftoi faqja e specializuar për biznesin sportiv Sportico.
Sportico publikoi një listë të 100 atletëve më të paguar në vitin 2025, ku përfshihen përfaqësues të tetë sporteve nga 28 vende që fituan gjithsej 5.2 miliardë euro, dhe ky është viti i tretë radhazi që Ronaldo kryeson këtë listë.
Cristiano fitoi gjithsej 224 milionë euro në vitin 2025, që është dyfishi i asaj të nënkampionëve të tij të parë, Canelo Alvarez dhe Lionel Messi.
Ronaldo fitoi 172 milionë euro nga Al-Nassr dhe 52 milionë të tjera nga reklamat.
Në vendin e dytë është boksieri Canelo Alvarez me fitime prej 117 milionë eurosh dhe në vendin e tretë është rivali i madh i Ronaldos, Lionel Messi me 112 milionë euro.
Sporti më i përfaqësuar është basketbolli, me 40 lojtarë të NBA-së në listë.
I udhëhequr nga LeBron James, i cili ka qenë basketbollisti më i paguar në 12 nga 13 sezonet e fundit, duke fituar 110 milionë euro vitin e kaluar./Telegrafi/
Americans dominate Sportico’s annual look at the world’s 100 highest-paid athletes, nabbing 62 entries. Yet, the very top of the athlete financial table is a global affair with 12 different countries represented by the 15 best-paid sports stars. LeBron James the only American in… pic.twitter.com/r8fltdiyDp — Sportico (@Sportico) January 14, 2026
Paratë nuk janë problem, por deri tani nuk kanë funksionuar për të realizuar ëndrrën e madhe të sheikëve për të bashkuar Lionel Messi me Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.
Por kjo nuk do të thotë se ata kanë hequr dorë.
Konfimimi vjen nga Anmar Al Hail, presidenti i Al Ittihad, i cili është gati të bëjë gjithçka për të marrë shërbimet e “Pleshtit” argjentinas. Sheiku saudit nuk tërhiqet edhe pse në vitin 2023 mori një përgjigje negative nga Lionel Messi. Atëherë, sulmuesi ishte duke u larguart nga Paris SG, ndërsa mori një ofertë të çmendur, 400 milion euro në vit për tu tranferuar te Al Ittihad.
Messi zgjodhi më parë të transferohej te Inter Miami në SHBA, por Al Hail nuk është dorëzuar.
“Nëse Messi dëshiron të firmosë për Al Ittihad, unë do t’I jap një çek të bardhë dhe ai mund të shkruajë cfarë shifre të dojë dhe për sa kohë të dojë. Edhe për gjithë jetën”, ka thënë presidenti i klubit saudit për mediat në vend, ndërsa deklaratat e tij kanë bërë xhiron e të gjitha mediave botërore.
Një ofertë e padëgjuar më parë, që do të trondiste këdo, ndrësa edhe tani topi është në këmbët e Lionel Messi./abcnews.al
President i Al-Ittihad, Anmar Al Haili këmbëngul në obsesionin e tij të madh për të qenë në gjendje të nënshkruajë me Leo Messin (në vitin 2023 ai madje i ofroi atij 400 milionë euro në vit ).
Drejtuesi i klubit saudit e ka bërë të qartë edhe një herë se paratë nuk do të ishin pengesë për ta parë Messin me fanellën verdhë e zi dhe siguron se Messi mund ta zgjidhte personalisht pagën e tij dhe kohëzgjatjen e kontratës.
“Nëse Messi pranon të nënshkruajë me Al Ittihad, unë do t'i ofroja një kontratë ku ai mund të fitonte çfarëdo shume që dëshiron, për aq kohë sa dëshiron, madje edhe për gjithë jetën”, ka thënë fillimisht Al Haili.
Al Haili konfirmoi përpjekjet e tij të mëparshme për të nënshkruar me Messin, i cili, pasi u largua nga PSG në vitin 2023, vendosi të vazhdonte karrierën e tij me Inter Miamin.
“Po, e kam kontaktuar më parë, kur kontrata e tij me PSG mbaroi. I ofrova 1.4 miliardë euro. Ai e refuzoi një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij, edhe pse i kisha bindur. Megjithatë, ai nuk hezitoi ta refuzonte sepse familja është më e rëndësishme se paratë. Unë e respektoj atë dhe Al Ittihad do ta mirëpresë gjithmonë; ai mund të vijë kur të dëshirojë”.
🗣️ Anmar Al Haili: "If Messi wants to sign with Al-Ettihad, I’ll give him a blank check where he can write any amount he wants, along with a contract for any duration he chooses—even if it’s for life. To have Messi here in Saudi Arabia wearing Al-Ettihad’s jersey, money would… pic.twitter.com/vXFyGOQzY3 — PurelyFootball ℗ (@PurelyFootball) January 13, 2026
Gjithçka tregon se Al-Ittihad dhe Superliga e Arabisë Saudite duhet të presin, pasi në tetor 2025, Messi (38 vjeç) rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në dhjetor 2028.
“Fakti që Messi këtu në Arabinë Saudite mban veshur fanellën tonë nuk do të thotë asgjë për mua financiarisht. Ne do ta festonim titullin e ligës edhe para se të fillonte sepse do të kishim lojtarin më të mirë në historinë e futbollit", theksoi Al Haili. /Telegrafi/
Rikthim në të kaluarën për të celebruar 25 vitet e topit më të famshëm në botë. Sfera e ëndrrave të Champions League, në fusha nga 2001-shi, do të hapë një kapitull të ri, me ridizenjimin modern të origjinalit Adidas FINALE 1.
Rikthim në të kaluarën me grafikën dhe ngjyrat që njihen tashmë prej një çerek shekulli, por edhe me një efekt modern, me sfumatura të zeza dhe vjollcë, që ndryshojnë.
Topi do të përdoret gjatë dy javëve të fundit të fazës së kampionatit 2025/26 të Champions League, që starton të martën e 20 janarit.
Yjet e futbollit janë gjithmonë në fokus. Në spotin zyrtar të Adidas marrin pjesë disa nga lojtarët që kanë lënë shenjë në rrugëtimin e kupës me veshë të mëdhenj gjatë 25 viteve të fundit: Zinedine Zidane, Lionel Messi, Toni Kroos, Mo Salah, Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal.
Ylli i futbollit, argjentinasi Lionel Messi, ka pranuar se nuk e përdor kurrë ChatGPT ose ndonjë mjet tjetër me Al.
Jo se nuk i pëlqejnë, por sepse nuk është mësuar me to dhe përdorimin e tyre.
Në një intervistë të kohëve të fundit, ai tha se Al nuk është pjesë e rutinës së tij të përditshme.
Por, për dallim prej tij, Messi zbuloi se gruaja e tij Antonela përdor ChatGPT gjatë gjithë kohës, duke e pyetur për receta, ushqim dhe shumë pyetje të tjera gjatë ditës.
Kontrasti brenda shtëpisë së tyre pasqyron një realitet më të gjerë rreth përdorimit të Al.
Për disa njerëz, Al është bërë tashmë një asistent i përditshëm që ndihmon me vendime të vogla dhe kuriozitet të përditshëm, ndërsa për të tjerët ende është e panevojshme. /Telegrafi/
Kjo shprehje e thjeshtë ka pasur efekt të menjëhershëm, pasi aksionet e Coca-Cola Company regjistruan një rritje të ndjeshme dhe shtuan miliarda dollarë në vlerën e tyre, duke dëshmuar sërish fuqinë e ndikimit të Messit, që shtrihet shumë më tej se futbolli.
Messi nuk është një konsumator i rregullt i alkoolit, por duket se i pëlqen ndonjëherë të shijojë një përzierje vere me Sprite.
Ylli argjentinas ka gjithashtu markën e tij të verës, "Lionel Collection", që ofron një gamë të ndryshme shishe verërash në faqen e tij zyrtare.
Aktualisht, Messi po shijon pushimet pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miami, ku ndihmoi ekipin të fitojë titullin e MLS dhe shënoi 42 gola gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Argjentinës Lionel Scaloni thotë se tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, do të vendosë vetë nëse dëshiron të merr pjesë në Kupën e Botës 2026.
Messi së fundmi rinovoi kontratën me Inter Miamin ndërsa ende është e paqartë nëse do të tentojë ta fitojë edhe një tjetër trofe me Argjentinën.
I pyetur për mundësinë që Messi të luajë sërish në Kupën e Botës, Scaloni tha se do të jetë vetë në duart e lojtarit.
“Jam takuar me Messin, jam shumë afër shtëpisë së tij. Për Kupën e Botës do të shohim më vonë, kemi biseduar për shumë gjëra por jo për këtë pjesë sepse ende ka kohë. Nuk duhet ta lodhim, le të jetë i qetë dhe do të vendosë”.
“Pastaj do të shohim çfarë është më e mira në bazë të këtij vendimi. Kemi biseduar për gjëra tjera, jo nëse ai do të jetë në Kupën e Botës ose jo”.
“Na që e njohim e kuptojmë se kurrë nuk do të jetë i qetë. Ka lindur garues, dëshiron të fitojë, dëshiron të luajë, gjithmonë të jetë aty. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për bashkëlojtarët, të cilët e shohin kapitenin të sillet ashtu dhe dëshiron të luajë për kombëtaren gjithmonë”.
Ndërkohë, Argjentina është një ndër favoritët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës, pranë Francës, Brazilit, Spanjës e Anglisë./Telegrafi/
Henrik Larsson, ish-sulmuesi suedez i njohur për dredhat e flokëve të tij karakteristike dhe stilin e veçantë, rikthehet në kujtime dhe zbulon se si e pa për herë të parë Lionel Messin te Barcelona.
Larsson ishte pjesë e skuadrës suedeze që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1994 dhe më vonë u bë një nga yjet e mëdhenj të Barcelonës, duke ndihmuar klubin katalanas të fitonte gjithçka, përfshirë Ligën e Kampionëve në vitin 2006.
Suedezi mbërriti në Barcelonë në vitin 2004, si një përforcim që shkaktoi dyshime tek tifozët dhe specialistët, pasi mendohej se nuk do t’i përshtatej stilit të klubit katalanas. Megjithatë, Larsson u integrua shpejt dhe u bë një lojtar kyç në sukseset e Blaugranëve.
Kur Lionel Messi filloi të hidhte hapat e tij të parë në ekipin e parë, Larsson ishte tashmë një veteran.
“Në vitin tim të parë, Messi nuk ishte ende pjesë e ekipit. Por në vitin e dytë, gjatë parasezonit, e pashë për herë të parë. Në fillim nuk më bëri shumë përshtypje. Pastaj e pashë në stërvitje dhe pyeta Giovanni (van Bronckhorst): ‘Kush është ky?’”.
Larsson kujton se mes viteve 2004 dhe 2006, Ronaldinho dominonte ekipin dhe kishte gjithë vëmendjen e mediave dhe shokëve të ekipit. Për këtë arsye, ishte e vështirë të imagjinohej se Messi do të mund ta tejkonte brazilianin.
“Ai mund të bënte gjithçka me topin dhe ishte efikas, por për mua ishte e vështirë të shihja dikë që mund të tejkalonte Ronaldinhon”, thotë Larsson.
Sot, ish-sulmuesi suedez reflekton mbi epokën e artë të Barcelonës dhe mbi magjinë që Messi solli në futboll. Ai tregon se ndonëse në fillim kishte dyshime, djali që Larsson e pa atëherë si një talent modest do të bëhej një nga lojtarët më të mëdhenj në histori.
Henrik Larsson, një emër legjendar i Celtic, Barcelonës dhe Suedisë, mbetet sot një dëshmitar i drejtpërdrejtë i lindjes së një ylli që do të ndryshonte futbollin për breza të tërë. /Telegrafi/
Lionel Messi, ylli i Inter Miamit dhe kapiteni i kombëtares argjentinase, ka ofruar një vështrim të thellë në jetën e tij personale gjatë një interviste të fundit për Luzu TV. Ai ndau mendime mbi familjen, presionin e vazhdueshëm dhe mënyrën se si i menaxhon ato, duke zbuluar anën e tij më njerëzore larg shkëlqimit të fushës. I njohur për natyrën e tij të rezervuar, Messi theksoi se nuk është…
Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miami, ka folur hapur për planet e tij për pas karrierës së futbollit dhe ka përjashtuar mundësinë që të bëhet trajner, duke treguar se dëshiron të mbetet i lidhur me futbollin në mënyrë tjetër.
Intervista u zhvillua për kanalin argjentinas Luzu, ku “10-shi” surprizoi të gjithë duke folur për jetën personale, karrierën dhe planet për të ardhmen.
Një ide për të pasur klubin e tij
Pyetja klasike që i bëhet lojtarëve të mëdhenj për pensionimin është se çfarë do të bëjnë pas lamtumirës nga fusha.
Messi u shpreh qartë: nuk e sheh veten si trajner, ashtu si bëri Diego Maradona me Kombëtaren e Argjentinës, por dëshiron të ketë një rol të ndryshëm.
“Teknikisht nuk e shoh veten si trajner, por nëse do të më duhej të zgjidhja, më pëlqen ideja të jem pronar. Do të doja të kisha klubin tim, të filloja nga e para dhe të jepja mundësi për djemtë dhe njerëzit të rriten dhe të bëjnë një klub të rëndësishëm”, shpjegoi Messi, duke shtuar se tashmë ka një projekt të ngjashëm me Luis Suarezin në Uruguai.
Fokus në finalet e fundit dhe planet personale
Në moshën 38-vjeçare, Messi është i përqendruar te përfaqësimi i Argjentinës në Botërorin e fundit të karrierës, ku synon të mbrojë titullin e fituar në 2022. Megjithatë, ai e pranon se vitet në futboll janë të pakta dhe po mendon për të ardhmen jashtë fushës.
Ai gjithashtu foli për shëndetin mendor dhe për përvojën e tij me terapinë gjatë kohës që luante te Barcelona.
“Tani nuk e bëj më terapinë, por atëherë e bëja. Kam qenë shumë i mbyllur, i mbajta problemet për vete. Kam ndryshuar shumë”, shpjegoi Messi.
Sulmuesi argjentinas shtoi gjithashtu se i pëlqen të kalojë kohë vetëm dhe të ketë pak paqe në shtëpi.
“Më pëlqen të jem vetëm. Kur fëmijët luajnë në shtëpi ka shumë zhurmë dhe rrëmujë (qesh), ndaj herë pas here shijoj qetësinë”, deklaroi ai. /Telegrafi/
Ylli argjentinas, Lionel Messi deklaroi se do të donte të kishte një klub kur të tërhiqej nga futbolli, në një intervistë të publikuar këtë të martë nga një kanal transmetimi në vendin e tij, në të cilën foli edhe për jetën e tij familjare, personalitetin e tij dhe madje edhe shijet e tij për pijet.
Në një intervistë me Luzu TV, ai foli gjithashtu për jetën e tij familjare, personalitetin e tij introspektiv, zakonin e tij për t'u përballur me gabimet brenda vetes dhe shijet e tij personale, përfshirë dashurinë e tij për verën.
Ai gjithashtu kujtoi tërheqjen e tij të përkohshme nga kombëtarja argjentinase pas humbjes së tre finaleve radhazi dhe theksoi rëndësinë e të mos dorëzohesh kurrë përballë vështirësive.
“Sinqerisht nuk e shoh veten si trajner, më pëlqen ideja e të qenit menaxher, por nëse duhet të zgjedh një nga të tre, preferoj të jem pronar”, ka thënë fillimisht Messi në një intervistë me Luzu TV të regjistruar në fundit të dhjetorit.
“Do të doja të kisha klubin tim... që të fillonte nga poshtë dhe të ishte në gjendje t'u jepte fëmijëve, njerëzve, mundësinë për t'u rritur dhe për të krijuar një klub të rëndësishëm", shtoi Messi 38-vjeçar, duke buzëqeshur më shumë se në shumicën e kontakteve të tij me median.
🚨🗣️ 𝗡𝗘𝗪: Leo Messi on football plans after retirement: "I don’t really see myself as a coach."
"The idea of being a Sporting Director interests me more, but if I have to choose one of the three, what I’d like most is to be a club owner."
Në maj të vitit 2025, Messi, i cili ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, bëri hapat e parë në atë drejtim duke iu bashkuar klubit Deportivo LSM si partner, një projekt i mikut të tij të ngushtë Luis Suarez, i cili garon në divizionet më të ulëta të futbollit uruguaian.
Gjatë intervistës, kampioni i Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar argjentinas dha edhe detaje mbi marrëdhënien e tij me gruan e tij, Antonela Roccuzzo, dhe siguroi se është romantik edhe pse jo shumë demonstrativ.
"Kam pjesën time të të qenit më i çuditshëm se çdo gjë tjetër. Më pëlqen shumë të jem vetëm", tha ai, duke pranuar se është "shumë i strukturuar".
"Kam tendencë t'i mbaj gjërat në shishe, t'i mbaj të gjitha brenda dhe t'i gëlltis problemet e mia; kam ndryshuar shumë, por jam ende kështu", shtoi kapiteni i Inter Miamit, i cili pranoi se shkoi në terapi për shkak të personalitetit të tij kur luante për Barcelonën.
Ai foli gjithashtu për veten e tij kur gjërat nuk shkojnë mirë. "Kam pasur shumë ndeshje të këqija ku kam qenë një katastrofë, ose kam humbur situata një-me-një, gola, dhe kam thënë lloj-lloj gjërash me vete. E kam mallkuar veten mjaft".
Messi iu referua gjithashtu momentit kur u largua nga kombëtarja Albiceleste pasi humbi tre finale radhazi midis viteve 2014 dhe 2016.
“Më erdhi shumë keq sepse pashë ndeshjet e ekipit kombëtar dhe doja të vdisja. Faleminderit Zotit që munda të kthehesha".
“Shembulli më i mirë është të mos dorëzohesh kurrë, të vazhdosh të përpiqesh. Çfarëdo që të jetë. Nëse rrëzohesh, ngrihu dhe provo përsëri. Dhe nëse nuk funksionon, të dish se ke bërë gjithçka të mundshme për të arritur ëndrrën tënde", theksoi argjentinasi.
Gjatë bisedës, numri 10 foli gjithashtu për ngurrimin e tij për të kërcyer, të cilin e bën vetëm kur është "i dehur", dhe tha se pija e tij e preferuar alkoolike është vera, të cilën ndonjëherë e përzien me Sprite "për ta bërë të veprojë më shpejt". /Telegrafi/
Gruaja e Lionel Messit akuzohet se e ka penguar modelen Suzy Cortez të shikojë finalen e Kupës MLS muajin e kaluar. Superylli 38-vjeçar argjentinas e udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps.
Por Suzy Cortez, e cila e ka bombarduar Messin me foto seksi për disa vite, ka pohuar se Antonella Roccuzzo e ka penguar të shikojë yllin argjentinas ndërsa ai i shton një tjetër titull karrierës së tij.
Dhe tifozja e zjarrtë e Messit pohoi se situata “i shkaktoi turp publik”. Cortez është një modele braziliane, e lindur në vitin 1998, dhe me pamjen e saj mbresëlënëse, duket se e ka mërzitur Antonellan.
Ajo ka bërë shumë sete fotografike nudo për revistën braziliane Playboy, dhe tani është një influencuese me llogarinë e saj në Instagram që tani ka 2 milionë ndjekës.
Duke folur për Extra, Cortez tha: “Ndihesha e poshtëruar. Askush nuk duhet të përjashtohet nga një ngjarje sportive publike për shkak të problemeve personale ose mosmarrëveshjeve në rrjetet sociale.”
Ylli brazilian pretendon se iu mohua hyrja në stadiumin Chase të Miamit pasi Antonella Roccuzzo e kërkoi këtë nga menaxhmenti i Inter Miamit. Cortez tha gjithashtu se asaj i është bllokuar hyrja në të gjitha llogaritë e familjes së Messit në rrjetet sociale.
Megjithatë, brazilianja mahnitëse nuk e përjashton takimin me gruan e Messit nëse i jepet mundësia gjatë Kupës së Botës 2026, të cilën ajo do të marrë pjesë. Cortez e ka ndjekur nga afër karrierën e Messit, përfshirë kohën e tij te Barcelona dhe Paris Saint-Germain.
36-vjeçarja ishte bërë edhe më e famshme pasi fitoi titullin për vithet më të mira në botë, dhe kjo ishte hera e dytë e saj.
Modelja nga qyteti i Cabinas, Brazil, e kombinoi përsëri çmimin e saj me Lionel Messin. Bukuroshja, duke parashikuar një tjetër provë adhurimi për fytyrën e tij, vendosi të bënte një tatuazh të yllit argjentinas të Barcelonës pranë një vendi sekret mbi të, të cilin dukej se e shijonte mjaft.
“Meqenëse tashmë kam logon e Barcelonës në vithet e mia, po mendoj të bëj një me lojtarin më të madh në histori“, tha 29-vjeçarja në një emision televiziv pak kohë më parë.
Legjenda e Real Madridit, Raul, ka befasuar opinionin futbolldashës duke lënë mënjanë përkatësinë klubore dhe duke e shpallur Lionel Messin më të madh se ikonat e “Los Blancos”, si Cristiano Ronaldo dhe Zinedine Zidane.
Ndryshe nga shumica e figurave të lidhura fort me “Santiago Bernabeu”, të cilët zakonisht zgjedhin CR7 në debatin e përhershëm për lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, Raul e pranon hapur se magjia e argjentinasit ka epërsi ndaj fuqisë së portugezit, shkruan Goal.com.
Debati i përjetshëm vazhdon
Messi ka qenë për vite me radhë “makthi” i Real Madridit, ndërsa përplasjet e tij epike me Cristiano Ronaldon shënuan një epokë të tërë të futbollit botëror.
Gjatë dy dekadave, dy superyjet fituan së bashku 13 Topa të Artë, duke e çuar nivelin e shkëlqimit individual në kufij të paparë më parë.
Edhe në fillim të vitit 2026, të dy vazhdojnë të jenë aktivë. Messi ka kontratë me fituesit e MLS Cup, Inter Miami, deri në vitin 2028, ndërsa Ronaldo është i lidhur me Al-Nassr me një kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në fushë edhe pas ditëlindjes së tij të 42-të.
Pse Messi është mbi të gjithë
Raul, i cili shënoi 323 gola në 714 paraqitje për Real Madridin, ka luajtur me disa nga futbollistët më të mëdhenj në histori, por sërish Messin e vendos në majë.
“Kam pasur fatin të luaj me lojtarë si Zidane, Cristiano, Ronaldo, Figo… por mendoj se Messi është më i miri. Ai është shumë ndryshe. I bën gjërat të duken të lehta; ato që për të tjerët duken të pamundura, ai i bën sikur po luan në rrugë me miqtë”, u shpreh Raul.
Ylli i ri që po vjen
Edhe pse Messin e konsideron më të madhin e të gjitha kohërave, Raul pranon se një tjetër produkt i akademisë legjendare La Masia mund të dominojë futbollin në të ardhmen e afërt. Ai veçon Lamine Yamal, talentin adoleshent që po thyen rekorde që nga debutimi në moshën 15-vjeçare.
Tashmë 18-vjeçar, Yamal ka fituar titullin e La Ligës dhe Kampionatin Evropian, ndërsa vitin 2025 e mbylli si i dyti në renditjen për Topin e Artë. Megjithatë, Raul paralajmëron se mbi të nuk duhet ushtruar presion i tepruar.
“Të gjithë e dimë se do të jetë një lojtar i rëndësishëm, por Lamine nuk duhet të jetë shtylla e Kombëtares së Spanjës. Ka lojtarë më me përvojë që duhet ta ndihmojnë, në mënyrë që ai të jetë protagonist pa u ndjerë i detyruar të na shpëtojë çdo ndeshje”, theksoi Raul.
A do ta arrijë Yamal madhështinë?
Për shkak të stilit të lojës dhe faktit se është majtak që kalon lehtë kundërshtarët, Yamal krahasohet vazhdimisht me Messin. Edhe pse ai përpiqet të ndërtojë rrugën e tij, është e vështirë të shmangë hijen e futbollistit më të trofeshëm në histori.
Shumë parashikojnë se Yamal mund të ndjekë hapat e Messit dhe të bëhet fitues i shumëfishtë i Topit të Artë, por për momentin, Lionel Messi mbetet i pakonkurrencë në krye, si më i madhi i të gjitha kohërave. /Telegrafi/
Lionel Messi nuk ka më nevojë të dëshmojë aftësitë e tij në fushë, por vazhdon të tregojë se është një fenomen i padiskutueshëm.
Ylli argjentinas, që shkëlqen me Inter Miamin dhe mbetet një referencë absolute në futbollin botëror, poashtu vazhdon të dominojë edhe jashtë fushës.
Sipas Forbes, Messi arriti të fitonte 130 milionë dollarë në vitin 2025, duke e pozicionuar si futbollistin e dytë më të paguar në botë, vetëm pas Cristiano Ronaldos, i cili kryeson me një shifër të jashtëzakonshme prej 280 milionë dollarësh.
Të ardhurat e Messit përfshijnë pagën sportive dhe marrëveshjet komerciale që ai ka zhvilluar gjatë viteve, duke vazhduar të zgjerojë perandorinë e tij jashtë fushës së lojës.
Lionel Messi përfundoi vitin 2025 me 130 milionë dollarë të fituar.
Gjigantët e tregut, nga Adidas te Pepsi dhe kompani të tjera ndërkombëtare, vazhdojnë të investojnë në imazhin e tij, duke dëshmuar se marka Messi mbetet një nga më të fitimprurat në botë.
Në moshën 37-vjeçare, ai jo vetëm që mbetet relevant në futboll, por gjithashtu është një nga figurat më me ndikim ekonomik në sportin ndërkombëtar.
Renditja e futbollistëve më të paguar në 2025
Renditja e Forbes e futbollistëve më të paguar për vitin 2025 tregon se Messi ndodhet mes elitës globale të lojtarëve:
Karim Benzema – 104 milionë dollarë
Kylian Mbappe – 95 milionë dollarë
Erling Haaland – 80 milionë dollarë
Vinicius Junior – 60 milionë dollarë
Mohamed Salah – 55 milionë dollarë
Sadio Mane – 54 milionë dollarë
Jude Bellingham – 44 milionë dollarë
Lamine Yamal – 43 milionë dollarë
Kjo listë tregon qartë dominimin financiar të futbollistëve elitë dhe aftësinë e tyre për të kombinuar performancën në fushë me suksesin komercial jashtë saj.
LeBron James, i vetmi që e kaloi Messin
Në nivel global, i vetmi sportist që e kaloi të ardhurat e Messit ishte LeBron James.
Legjenda e NBA-së përfundoi vitin 2025 me 132.6 milionë dollarë, duke kombinuar 52.6 milionë nga kontrata me Los Angeles Lakers dhe 80 milionë dollarë nga marrëveshjet komerciale.
Kjo shifër pasqyron ndikimin e tij jo vetëm si sportist, por edhe si një markë globale e konsoliduar.
Ashtu si Messi, edhe LeBron ndodhet në fazat përmbyllëse të karrierës sportive, por vazhdon të dominojë përmes ndikimit, lidershipit dhe prezencës së tij në media.
Të dy janë ende vendimtarë në fushat e tyre dhe vazhdojnë të lëvizin shuma të jashtëzakonshme parash, të rezervuara vetëm për elitën e sportit botëror.
Messi, më relevant se kurrë
Messi vazhdon të jetë një figurë e jashtëzakonshme, jo vetëm për atë që tregon në fushë, por edhe për mënyrën se si menaxhon karrierën dhe imazhin e tij jashtë saj.
130 milionë dollarët që ai fitoi në 2025 e mbajnë atë në krye të renditjeve ekonomike globale dhe tregojnë se ai mbetet një nga figurat më me ndikim dhe më të vlefshme në botë.
Performanca e tij sportive, aftësia për të ruajtur një imazh të fortë ndërkombëtar, lidershipi dhe konsistenca në karrierë e bëjnë Messin një simbol të madhështisë jo vetëm në futboll, por edhe në biznes.
Ai vazhdon të jetë një shembull se si një sportist mund të kombinojë suksesin në fushë me ndikimin dhe pasurinë jashtë saj, duke krijuar një model që shumë lojtarë të rinj përpiqen ta ndjekin. /Telegrafi/
Në vitin 2026, Barcelona do të zhvillojë zgjedhjet e radhës për president, me një numër kandidatësh të vendosur për të rrëzuar Joan Laportën.
Njëri prej tyre është Marc Ciria, fushata e të cilit mban emrin “Moviment 42”.
Ciria, me formim në ekonomi dhe financë, e sheh veten si kandidatin ideal për të zgjidhur problemet financiare të Barcelonës.
Siç i ka thënë ai Sport, këtë synon ta realizojë duke rikthyer Lionel Messin në klub, i cili ka një marrëdhënie të vështirë me Laportën.
“Leo Messi është një figurë globale. E vërteta është se ai ngjall zili, dhe ne duhet të marrim shembull nga shumë gjëra, sepse ai ka profesionistë të nivelit më të lartë në çdo aspekt”.
“Pra, kjo nuk ka të bëjë me të shkuarit për të ngrënë një barbecue, por me propozimin e një projekti real, në të cilin Leo Messi është një partner strategjik për klubin”.
“Rrethi dhe njerëzit që marrin vendime bashkë me Leo Messin kanë një projekt për të që ai të jetë partner strategjik në të gjitha fushat ku ne kemi urgjentisht nevojë të rrisim të ardhurat”.
“Vetëm një fakt: aktualisht ne po gjenerojmë 994 milionë euro të ardhura. Në vitin financiar 2017/18, me atë që për mua ishte bordi më i keq drejtues në historinë e klubit, ne gjeneronim 990 milionë euro”.
“Nëse aplikojmë vetëm inflacionin dhe koston e jetesës, Barça sot duhet të ishte në 1.2 miliardë euro të ardhura”.
“Ose e kuptojmë që Leo Messi është strategjik, jo për sot, por për të ardhmen e klubit dhe për të mbrojtur e ruajtur modelin e pronësisë, ose nuk po e kuptojmë botën e sportit”, ka deklaruar ai./Telegrafi/
Kupa e Botës 2026 do të shënojë një sërë “herësh të para” historike, duke u bërë turneu i parë me 48 skuadra finaliste, i organizuar nga tre vende (Kanada, Meksikë, SHBA) dhe me një numër rekord prej 104 ndeshjesh. Ajo do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik, me finalen në East Rutherford, New Jersey. Fondi i çmimeve arrin mbi 700 milionë dollarë, ku kampionët do të marrin 56.5 milionë…
Luka Modric ka ndarë një pikëpamje të ekuilibruar mbi debatin e gjatë Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldo, duke refuzuar të zgjedhë një anë ndërsa vlerëson të dy legjendat për përcaktimin e një epoke në futboll.
Në një intervistë me Corriere della Sport, ish-mesfushori i Real Madridit pranoi një lidhje më të ngushtë me Ronaldon për shkak të kohës që kaluan së bashku, por shprehu admirim edhe për Messin.
"Është një pyetje që nuk më pëlqen. Ata shënuan një epokë”, ka thënë fillimisht Modric.
"Jam më i lidhur me Cristianon sepse kam luajtur me të, ai ishte partneri im në Madrid dhe ju siguroj se ai nuk është vetëm një futbollist i shkëlqyer; ai është një person i jashtëzakonshëm".
“Njerëzit nuk e dinë, por ai ka një zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët. Dhe është një njeri i thjeshtë dhe normal".
Për Messin, Modric shtoi: “Si njeri, nuk e njoh, por nuk dyshoj se është gjithashtu i jashtëzakonshëm. Si lojtar, madhështor”. /Telegrafi/
Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, e lavdëroi Lionel Messin përpara përballjes në Finalissima dhe një përballje të mundshme në Kupën e Botës 2025.
Në një intervistë ekskluzive me gazetës AS, trajneri i kampionëve evropianë theksoi cilësinë e qëndrueshme të legjendës argjentinase, duke paralajmëruar se ndikimi i tij mbetet i pa-zvogëluar pavarësisht moshës së tij.
“Messi është një nga ata lojtarë që nuk duhet të zhduket kurrë. Ashtu si Cristiano Ronaldo. Ata janë fantastikë", ka thënë fillimisht De la Fuente.
“Cilado qoftë forma e Messit në Finalissima ose në Kupën e Botës, ai është një nga ata lojtarë që mund të bëjë diferencën me një detaj të vetëm”.
"Prandaj, kam respekt dhe admirim të plotë për karrierën e Leos dhe për atë që ai ende ka përpara", përfundoi trajneri i Spanjës.
Komentet e De la Fuentes nxjerrin në pah respektin e Spanjës për Argjentinën, ndërsa ata përgatiten për përballjen ndërkontinentale midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut. /Telegrafi/