Dove Cameron theu heshtjen vetëm disa javë pasi njoftoi fejesën e saj me këngëtarin italian Damiano David.
Aktorja 30-vjeçare – e cila për herë të parë nxiti spekulime për fejesë vjeshtën e kaluar – dha detaje mbi propozimin romantik dhe intim gjatë një paraqitjeje në emisionin The Tonight Show With Jimmy Fallon të martën.
Ndërsa anëtari i grupit Måneskin i bëri propozimin në tetor të vitit të kaluar, çifti zgjodhi ta konfirmonte fejesën në rrjetet sociale pasi festuan ardhjen e vitit 2026.
Teksa rrëfente historinë, Cameron tregoi unazën me diamant në gishtin e saj, duke zbuluar se David e kishte dizajnuar vetë bizhuterinë.
“Ai bëri një punë kaq të bukur. Ai ndihmoi në dizajnimin e saj, ndaj ndihem veçanërisht e prekur dhe është thjesht perfekte”, u shpreh ajo me entuziazëm.
Fallon e pyeti nëse ylli kishte pasur ndonjë ide që artisti i muzikës po planifikonte t’i propozonte, dhe Cameron konfirmoi se po, ajo e dinte.
Juventusi arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj rivalëve të Napolit mbrëmjen e kaluar në ‘Allianz Stadium’, falë golave të Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Filip Kostiç.
Në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte tashmë i sigurt, tifozët bardhezi shënjestruan ish-mesfushorin dhe ish-trajnerin e tyre, Antonio Conte, aktualisht i lidhur me Napolin.
Pas golit të tretë të shënuar nga Kostiç në minutën e 86-të, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke kënduar në kor:
“Antonio Conte, kërce me ne”.
Football Italia, e pranishme në ‘Allianz Stadium’ si media e akredituar, raportoi atmosferën në tribunat e tifozëve vendas, të cilët shprehën hapur ironinë ndaj ish-yllit të tyre.
Marrëdhënia mes Contes dhe tifozëve të Juventusit u përkeqësua ndjeshëm në vitin 2019, kur trajneri italian pranoi të marrë drejtimin e Interit, rivalit historik të “Zonjës së Vjetër”.
Megjithatë, tallja ndaj Contes mbeti brenda kufijve sportivë dhe pa fyerje direkte.
Ndryshe ndodhi me Romelu Lukakun, i cili u prit me fishkëllima të forta nga publiku vendas kur u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, në paraqitjen e tij të parë për sezonin 2025-2026. /Telegrafi/
Jonathan David ka nisur më në fund të justifikojë pritshmëritë te Juventusi, por kjo nuk do të thotë se Luciano Spalletti ka hequr dorë nga ideja për të afruar një sulmues të ri qendre në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi kanadez ka shënuar tri gola në katër paraqitjet e fundit në Serie A, duke shtuar edhe një asist, dhe duket se po përshtatet gjithnjë e më mirë me fanellën bardhezi.
Megjithatë, trajneri i Juventusit ka shpjeguar pse do të ishte i kënaqur të sillte një tjetër qendërsulmues në skuadër.
Pse Spalletti kërkon një sulmues tjetër?
Pas fitores ndaj Napolit, Spalletti foli për tipologjinë e sulmuesit që i mungon aktualisht Juventusit, duke marrë si shembull sulmuesin e Napolit, Rasmus Højlund.
“Ka sulmues si Hojlund që zbresin në mesfushë, mbajnë topin nën presion dhe e bëjnë lojën të luajtshme për ekipin”.
“Kjo është diçka që ne nuk e kemi. David është shumë i mirë për të shënuar gola, por futbolli nuk është vetëm kaq. Ne kemi nevojë për një sulmues që lufton fizikisht me mbrojtësit qendrorë. Nuk na duhet domosdoshmërisht një golashënues, por një lojtar për atë lloj pune. David është i fortë, por nuk është i ndërtuar për atë rol”, u shpreh Spalletti
Këto deklarata erdhën pas një periudhe ku David ishte kritikuar ashpër nga një pjesë e tifozëve dhe mediave italiane, sidomos pas penalltisë së humbur në barazimin 1-1 ndaj Lecces në fillim të muajit.
Reagimi i Davidit dhe mbështetja e trajnerit
Sulmuesi 26-vjeçar reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar rregullisht dhe duke treguar se po fiton vetëbesim. Mbështetja e skuadrës dhe e trajnerit ka qenë vendimtare në këtë proces, ndërsa tre golat e shënuar në vitin 2026 janë dëshmi e qartë se David po vendoset gradualisht në ambientin bardhezi.
Kjo ka ngritur pyetjen: a do ta pengojë ardhja e një sulmuesi të ri zhvillimin e tij te Juventusi? Përgjigjja, sipas burimeve pranë klubit, është jo domosdoshmërisht.
Edhe pse Spalletti ka qenë i qartë për profilin e sulmuesit që kërkon, kjo nuk do të thotë se David do ta humbasë vendin në formacionin startues nëse vjen një “numër 9” i ri.
Një përforcim që mund ta ndihmojë Davidin
Përkundrazi, ardhja e një sulmuesi fizik mund të rrisë edhe më shumë efikasitetin e Davidit. Një lojtar që mban topin, hap hapësira dhe tërheq mbrojtësit kundërshtarë do t’i krijonte më shumë mundësi kanadezit për të shfrytëzuar lëvizjet e tij në zonë.
David është mësuar të luajë me një partner në sulm edhe te Kombëtarja e Kanadasë, ndaj një skemë e tillë mund t’i përshtatet mjaft mirë.
Nuk është rastësi që Juventusi, përjashtuar Federico Chiesan, është lidhur kryesisht me sulmues fizikë në këtë afat të janarit, si Jean-Philippe Mateta, Youssef En-Nesyri dhe Beto.
Çështja Vlahović dhe planet e Juventusit
Juventusi aktualisht ka edhe një qendërsulmues klasik në skuadër, Dusan Vlahovic, por serbi është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet para mesit të shkurtit ose madje marsit. Për më tepër, kontrata e tij skadon në qershor dhe gjithçka tregon se ai do të largohet nga Torino si lojtar i lirë në fund të sezonit.
David tashmë ka fituar konkurrencën ndaj Lois Opendas për të qenë sulmuesi kryesor pas dëmtimit të Vlahovicit, ndërsa Spalletti ka kaluar edhe në një formacion të ri 4-2-3-1, duke u larguar nga skema 3-4-2-1.
Trajneri italian duket se ka një ide të qartë për riformësimin e repartit ofensiv në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/
Sulmuesi i Juventusit Jonathan David ka mbështetur yllin Edon Zhegrova, duke thënë se tifozët e skuadrës italiane ende s’e kanë parë çfarë mund të bëjë.
Zhegrova ka filluar të kritikohet te “Zonja e Vjetër”, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk po i jep shumë minuta, ku zakonisht po luan vetëm si inkuadrues ose qëndron në stol gjatë tërë ndeshjes.
Sidoqoftë, David, i cili e ka pasur Zhegrovën bashkëlojtar edhe te Lille, i ka dalë në mbrojtje.
“Edon Zhegrova ka pasur shumë probleme fizike, ende nuk e keni parë se çfarë mund të bëjë”, tha francezi për “Repubblica”.
Ndërkohë, David ka kërkuar durim nga tifozët edhe për paraqitjet e tij duke deklaruar se i nevojitet më shumë kohë.
“Nuk jam penduar që zgjodha Juventusin, më jepni edhe pak kohë. Po përshtatem, futbolli italian është shumë më ndryshe nga ai francez, edhe tek Lille vuajta në fillim. Pastaj shënova çdo sezon nga 20 gola”, nënvizoi ai.
Përndryshe, David po luan si titullar te Juventusi edhe shkaku që sulmuesi Dusan Vlahovic mungon shkaku i lëndimit./Telegrafi/
Burime të shumta në Itali pohojnë se Juventusi ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, por Bianconerët thuhet se kanë refuzuar të përfshijnë Jonathan Davidin në një marrëveshje shkëmbimi.
Juventusi e ka identifikuar lojtarin francez Mateta si zëvendësuesin ideal për Dusan Vlahovic, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të kontratës së tij në qershor.
Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport raportojnë se Bianconerët tashmë kanë filluar bisedimet me Crystal Palace, pasi Luciano Spalletti do të mirëpriste me kënaqësi një qendërsulmues klasik në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Crystal Palace ka propozuar të përfshijë lojtarin kanadez David në një marrëveshje shkëmbimi, por Bianconerët nuk e pranuan propozimin.
Kontrata e Matetës me Crystal Palace skadon në qershor të vitit 2027 dhe sulmuesi francez duket se nuk është i gatshëm ta zgjasë qëndrimin e tij.
Sipas Tuttosport, kjo do të thotë që 28-vjeçari mund të largohet për rreth 25-30 milionë euro, por media të tjera italiane sugjerojnë se çmimi i tij është afër 40 eurove, ndërsa burime britanike e çojnë çmimin në mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/
LONDËR, 4 nëntor/ATSH-AFP/- Ish-futbollisti anglez, David Beckham u nderua sot zyrtarisht me titullin ”Kalorës” nga mbreti Charles III në një ceremoni në Kështjellën Windsor.
“Për një të ri nga Londra Lindore, të ndodhesh këtu në Kështjellën Windsor, i nderuar nga Madhëria e Tij, është vërtet një moment i madh”, theksoi legjenda e futbollit anglez për mediat pas ceremonisë.
Ish-mesfushori i ”Manchester United” dhe ”Real Madrid” dhe gruaja e tij tani quhen Sir David dhe Lady Victoria.
David Beckham, 50 vjeç, u dekorua me titullin ” Kalorës” për shërbimet e tij në sport dhe organizatat bamirëse.
Ish-lojtari i kombëtares angleze është partnerizuar me UNICEF-in dhe ka udhëhequr fushatat për ”Malaria No More”, një organizatë që punon për zhdukjen e malaries.
Dy herë në vit, për Ditën e Vitit të Ri dhe për ditëlindjen zyrtare të monarkut më 14 qershor, britanikët dekorohen për kontributet e tyre në shoqëri.
Më shumë se 1 200 persona u përfshinë në listën e qershorit 2025./ /os/
Kur mbërriti në Torino gjatë merkatos së verës, Jonathan David u konsiderua si një nga blerjet më premtuese të Juventusit. Por tre muaj më vonë, sulmuesi kanadez është bërë më shumë objekt ironie për golat e humbur sesa për paraqitjet e tij në fushë. Madje, deri para pak javësh, një largim në janar dukej shumë i mundshëm. Situata ka ndryshuar me ardhjen e Luciano Spallettit në pankinë…
Gazetari belg Sacha Tavolieri raporton se e ardhmja e Jonathan David te Juventusi është vënë nën vëzhgim të afërt, pas një fillimi të vështirë të sulmuesit kanadez në Torino.
David është paraqitur në 11 ndeshje këtë sezon, ku ka arritur të shënojë vetëm një gol dhe të regjistrojë një asist, duke luajtur rreth 51% të minutave të mundshme.
Performanca e tij nën pritshmëritë ka ngritur dyshime në klub për rolin dhe të ardhmen e tij afatgjatë.
Sipas raportimeve, përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur kontakte me disa klube të tjera evropiane për të eksploruar mundësi transferimi në merkaton e janarit.
Ndër të interesuarit për situatën e tij janë Tottenham Hotspur dhe Bayern Munich, që kanë kërkuar informacion në lidhje me një transferim të mundshëm dimëror.
Nëse kanadezi nuk arrin të përmirësojë ndikimin e tij në fushë, drejtuesit e Juventusit mund të marrin në konsideratë një largim të parakohshëm, duke e bërë të ardhmen e tij në Torino shumë të pasigurt. /Telegrafi/
Arti i madh na shtyn të shohim dy herë. Na bën të shohim, pastaj të shohim sërish. Merreni si shembull Vdekjen e Maratit të vitit 1793, ndoshta përshkrimin më të famshëm të një skene krimi në 250 vjetët e fundit. Në vështrimin e parë, paraqitja e trupit të vrarë të revolucionarit francez Jean-Paul Marat, i therur për vdekje në vaskën e tij më 13 korrik 1793, vështirë se mund të jetë më e thjeshtë. Gazetari i vrarë, i cili kishte nxitur ekzekutimin e mbretit Luixhi XVI, përkulet drejt nesh.
Nëse afrohesh më shumë, piktura ikonike e Jacques-Louis Davidit fillon të shpërbëhet në një enigmë të ndërlikuar me detaje të dyfishta që trazojnë pjesën e poshtme të kanavacës - dy pena, dy data, dy letra, dy gra që mungojnë, dy kuti, dy nënshkrime, dy trupa të vdekur. Kakofonia e gjurmëve kundërshtuese na tërheq, duke na shndërruar nga vëzhgues pasivë të një pamjeje të drejtpërdrejtë të historisë, në detektivë forensikë të përfshirë në zgjidhjen e një misteri më të thellë në të cilin vetë artisti dyshohet se ka ndërhyrë në prova.
Kudo që shikon në Vdekjen e Maratit, një nga kryeveprat e paraqitura në një ekspozitë madhore të veprës së Davidit në Luvër në Paris, ka prova të përcaktimit të artistit për të krijuar elegji personale intime për mikun e vrarë - politikat radikale të të cilit i mbështeste - si dhe një copëz të fuqishme të propagandës publike. Në duart e Davidit, Marati është më tepër sesa thjesht gazetar jakobin në gjoksin e të cilit një grua franceze, Charlotte Corday, nguli një thikë kuzhine duke besuar se ai ishte duke e helmuar diskursin publik. Marati është glorifikuar: një Krisht i dytë.
“Vdekja e Maratit” e Davidit është paraqitur në një ekspozitë madhore në Luvër në Paris.Burimi: Marat assassiné/Musées royaux des Beaux-Arts de Belgique (Bruksel)/J Geleyns)
Portreti i Davidit e lavdëron Maratin, duke e shndërruar atë nga një person i sëmurë në jetën reale - i cili kishte nevojë për banja të gjata mjekësore për të qetësuar një sëmundje kronike të lëkurës - në një profet të flijuar laik. Për të theksuar atë ngritje nga një i vdekshëm i sëmurë në një martir mistik, Davidi mbush pikturën e tij me kode të deshifrueshme dhe jehona të historisë së artit që mbajnë sytë tanë të ngulitur mbi mitin që ai po thur. Ka aq shumë përfshirje të artistit në koreografinë e skenës, saqë është e lehtë të kuptosh se pse Sébastien Allard, kuratori i ekspozitës së Luvrit, arriti në përfundimin në esenë e tij për katalogun se “monumenti që Davidi ngre për Maratin është gjithashtu një monument që ai ndërton për veten ... Marati vepron me penën e tij, piktori me penelat e tij”.
Dy duart
Vështrimi ynë tërhiqet në dy drejtime, ndërsa përpiqet të gjurmojë veprimet e habitshme të kundërta të duarve të të vdekurit. Në dorën e djathtë të Maratit kemi penën me të cilën ai ka shkruar kur u godit me thikën me dorezë prej perle që ndodhet vetëm disa inçë larg. Me grushtin në dysheme, ajo dorë varet e pajetë në një mënyrë që kujton krahët e varur të Krishtit në skulpturën monumentale prej mermeri, Pieta të Michelangelos, dhe në pikturën prekëse të Caravaggios, Varrimi i Krishtit. Ndërkohë, dora e majtë e Maratit, e ngurtësuar në rigor mortis, mban një letër të njollosur me gjak nga vrasësja, duke sugjeruar një përqendrim krejtësisht tjetër të vëmendjes së tij. Një dorë kapet pas jetës, tjetra i nënshtrohet vdekjes. Ndërmjet këtyre dy gjesteve që ndahen, shpirti i pikturës lëkundet përgjithmonë ndërmjet botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve - kësaj bote dhe asaj tjetër.
Burimi: Marat assassiné / Musées royaux des Beaux-Arts de Belgique (Bruksel) / J Geleyns)
Dy penat
Duke përforcuar atë fërkim mes rrjedhës së lëvizshme dhe qetësisë së zymtë të duarve të Maratit, është vendimi i Davidit për të futur në skenën e thjeshtuar jo një penë të zhytur në ngjyrë, por dy. Midis gishtave të pajetë të dorës së djathtë, Marati shtrëngon penën ende të lagët për të shkruar. Ndiqe boshtin e saj nga dyshemeja, përtej puplës së bardhë, drejt arkës së kthyer përmbys të cilin Marati e përdorte si tryezë, dhe zbulojmë një penë të dytë që qëndron pranë shishes së ngjyrës. Maja e errët e kësaj pene drejtohet në mënyrë kërcënuese drejt plagës fatale me thikë dhe shtron një pyetje interesante: a ishte thika ajo që e vrau Maratin apo fjalët? Në kohë të nxehta politike, nuk është kurrë e qartë se cila është më e fuqishme: pena apo shpata. Siç do ta shohim në pikturën e Davidit, pena dhe tehu janë dyfishim. Ato pasqyrojnë njëra-tjetrën.
Dy letrat
Sapo zbulohen, dyfishimet e provave në pikturë fillojnë papritmas të shumëfishohen. Krah për krah, në qendër të kanavacës, gjejmë jo një letër, por dy, secila e shkruar nga duar të ndryshme. Midis rreshtave të këtyre dy dokumenteve, është shkruar komploti i pikturës. Shënimi që Marati mban në dorën e majtë është pozicionuar nga artisti ashtu që ne të mund të lexojmë lehtë se si Corday, e panjohur për Maratin, e mashtroi atë ta ftonte brenda dhe përfitoi nga natyra e tij dashamirëse: "Mjafton që jam e palumtur", lutet me hipokrizi Corday në letrën e saj, "që të kem të drejtën për mirësinë tënde”. Mesazhi është i qartë: është mirësia e Maratit ajo që e vrau atë.
Në qendër janë letrat - midis dokumenteve, është shkruar komploti i pikturës.Burimi: Marat assassiné / Musées royaux des Beaux-Arts de Belgique (Bruxelles) / J Geleyns
Pak më poshtë letrës së Cordayt, buzë kutisë, ndodhet një tjetër letër e shkruar nga vetë Marati - dokumenti që ai duket se po shkruante kur ajo e goditi. Kjo letër mbahet poshtë nga një asignat (ose para revolucionare), që nga studiuesit mendohet të jetë përshkrimi i parë ndonjëherë i parasë së letrës në artin perëndimor. Në letrën e tij, Marati premton pa egoizëm pesë livra për ndihmë: "Atë nënë me pesë fëmijë, burri i së cilës vdiq në mbrojtje të atdheut”. Edhe në vdekje, na thuhet, Marati gjakon bujarinë.
Dy gratë
Dy letrat bëjnë më shumë sesa të përshkruajnë boshtet e mashtrimit dhe gënjeshtrës, mirëdashjes dhe shpëtimit, kundër të cilave ngatërrohet historia e pikturës. Dy letrat sjellin fantazma - dy prej tyre. E para është Corday, vrasësja dinake që hyri në shtëpinë e Maratit me një thikë të gjatë nën shallin e saj. E dyta, gjithashtu e padukshme, është ajo e vejushës së vuajtur të cilën Marati kishte për qëllim ta ndihmonte, burri i së cilës kishte vdekur duke luftuar për Republikën. Përballja mes forcave femërore, njëra që personifikon të mirën dhe tjetra të keqen, ka një traditë të gjatë në historinë e artit. Për shekuj të tërë, artistët kanë vënë në skenë betejën midis shenjtërisë dhe mëkatit si një përballje të ashpër mes grave të fuqishme. Piktura e famshme Alegoria e virtytit dhe vesit, e krijuar rreth vitit 1565 nga artisti i Rilindjes, Paolo Veronese, paraqet një grua që thërret Herkulin drejt nderit, ndërsa një tjetër, me një thikë të gjatë të fshehur pas shpinës, e tundon atë drejt kënaqësisë. Davidi e përditëson alegorinë për epokën e Revolucionit. Në Vdekjen e Maratit, është shpirti i një kombi ai që është në rrezik.
Përballja mes forcave femërore pasqyron “Alegorinë e virtytit dhe vesit” (c. 1565)Burimi: Alamy
Dy nënshkrimet
Çdo pikturë përfundon me një nënshkrim - veprimi i fundit me të cilin artisti jep pëlqimin për tregimin. Vdekja e Maratit ka dy, duke siguruar që vepra nuk është e përfunduar, por një çështje e pazgjidhur të cilën sytë tanë do ta rihapin gjithmonë. Njëri, i shkruar në mënyrë të pjerrët në qendër të kanavacës, i përket Cordayt dhe është i falsifikuar nga Davidi në rikrijimin e letrës që ajo i shkroi Maratit. Diku tjetër, pranë fundit të pikturës dhe që duket si i gdhendur në kutinë prej druri - sikur të ishte skalitur në gur - është nënshkrimi i artistit i cili ia kushton zyrtarisht veprën mikut të tij të vrarë, emrin e të cilit ai e madhëron përtej emrit të vet: “Për Maratin, Davidi”.
Duke gdhendur emrin e tij në vetë mobiliet e veprës, Davidi e përfshin veten në skenën e krimit. Edhe një herë ai i bën jehonë historisë së artit. Në të vetmen pikturë të cilën Caravaggio nënshkroi ndonjëherë, ai e bëri të njëjtën gjë. Në fund të kanavacës së tij kolosale Prerja e kokës së Shën Gjon Pagëzorit, Caravaggio formon rrokjet e emrit të tij “f. Michelang.o” nga një pellg gjaku që del nga qafa e prerë e priftit. Është gjest i tmerrshëm që duket se merr përsipër njëfarë përgjegjësie për vrasjen. Duke kujtuar nënshkrimin vetakuzues të Caravaggios, Davidi nuk rrëfen vrasjen e Maratit, por shpall besnikërinë ndaj axhendës së tij politike. Ai pohon: “Të gjithë tani jemi Maratë”.
Nënshkrimi i David pasqyron Caravaggion.Burimi: Alamy
Dy datat
Shikoni me kujdes poshtë nënshkrimit të Davidit dhe do të shihni një përplasje jo vetëm mes dy datave të ndryshme, por mes dy koncepteve të kundërta të kohës. Nën emrin e tij, Davidi ka gdhendur "L’an deux", që tregon vitin e dytë të Kalendarit Revolucionar i cili filloi në vitin 1792 kur u themelua Republika. Kjo datë e qartë dhe e lexueshme ndodhet midis shifrave të ndara dhe pjesërisht të fshira të kalendarit të krishterë për vitin e krijimit të veprës: "1793". Në dy cepat e poshtëm të kutisë, Davidi ka futur dhe më pas ka fshirë "17" dhe "93", duke treguar një zhdukje të plotë të kohës së krishterë në favor të matjeve revolucionare.
Megjithatë, Marati mund të jetë duke bërë aluzion në këtë ngatërrim të çuditshëm të sistemeve konkurruese të kohës. Ashtu si Caravaggio, edhe Botticelli nënshkroi vetëm një pikturë: Lindja mistike, në të cilën ai përfshiu një mbishkrim enigmatik që vendos afër njëra-tjetrës kalendarin e krishterë dhe një kalendar apokaliptik i sinkronizuar me Librin e Zbulesës: “Këtë pikturë, në fund të vitit 1500, në trazirat e Italisë, unë, Alessandro, e pikturova në gjysmën e kohës pas kohës, sipas kapitullit të njëmbëdhjetë të Shën Gjonit në mjerimin e dytë të Apokalipsit ...”! Në Vdekjen e Maratit të Davidit, Botticelli tejkalohet, ndërsa përparësitë e zbulesës zëvendësohen nga ato të revolucionit.
Në fund të fundit, çfarë përbënë gjithë ky dyfishim në pikturën e famshme të Davidit, një vepër që, duke bashkuar pasionin me parimin, do të rishkruante strukturën dhe intensitetin e pikturës historike dhe do të ndikonte në gjithçka - nga Trarët e Meduzës të Delacroixit deri te Gernika e Picassos? Duke përthyer pa pushim provën e lënë në vendin e vrasjes së Maratit, përmes prizmit të imagjinatës së tij, Davidi projekton një portret të dyfishtë. Para syve tanë, artisti e shndërron vrasjen në mit, ndërsa trupi fizik i polemistit të vrarë shndërrohet në një figurë të dytë mistike të cilën më shumë e ndjejmë sesa e shohim. Prania e zymtë e Marati si profet shqetësoi imagjinatën e poetit francez Baudelaire, i cili ka thënë për këtë pikturë: “Në ajrin e ftohtë të kësaj dhome, mbi këto mure të ftohta, përreth kësaj vaske të ftohtë dhe të zymtë, qëndron një shpirt”. /Telegrafi/
Dov Cameron dhe Damiano David kanë vendosur të bëjnë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi u fejuan pas dy vitesh lidhje. TMZ e bëri të ditur lajmin, duke publikuar foto të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Sydney, Australi.
Në fotot, të dy u kapën duke ecur dorë për dore, të veshur me të zeza, ndërsa këngëtarja dhe aktorja 29-vjeçare mbante një kostum.
Dov Cameron dhe këngëtar italian filluan të dilnin në vitin 2023, me lidhjen e tyre të konfirmuar në nëntor të atij viti, kur objektivi i kameras i pa duke shkëmbyer puthje në një plazh në Sydney.
Disa javë më parë, Dove Cameron bëri një postim rrëfyes me rastin e lidhjes së tyre dyvjeçare, duke theksuar se kjo periudhë ishte më e mira e jetës së saj. Siç e kishte ndarë, ndihet e emocionuar çdo ditë për praninë e këngëtarit në jetën e saj, ndërsa kishte shpjeguar se është e pamundur ta përshkruaj me fjalë sa shumë e do atë.
“Dy vitet më të mira të jetës sime. Jam e prekur deri në lot të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur që kur ti hyre në të. Të dua në një mënyrë që nuk do të jem kurrë në gjendje ta shpreh me fjalë, por nuk do të ndalem kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime “, kishte shkruar ajo.
Dov Cameron dhe Damiano David kanë vendosur të bëjnë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre, pasi u fejuan pas dy vitesh lidhje. TMZ e bëri të ditur lajmin, duke publikuar foto të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Sydney, Australi.
Në fotot, të dy u kapën duke ecur dorë për dore, të veshur me të zeza, ndërsa këngëtarja dhe aktorja 29-vjeçare mbante një kostum.
Dov Cameron dhe këngëtar italian filluan të dilnin në vitin 2023, me lidhjen e tyre të konfirmuar në nëntor të atij viti, kur objektivi i kameras i pa duke shkëmbyer puthje në një plazh në Sydney.
Disa javë më parë, Dove Cameron bëri një postim rrëfyes me rastin e lidhjes së tyre dyvjeçare, duke theksuar se kjo periudhë ishte më e mira e jetës së saj. Siç e kishte ndarë, ndihet e emocionuar çdo ditë për praninë e këngëtarit në jetën e saj, ndërsa kishte shpjeguar se është e pamundur ta përshkruaj me fjalë sa shumë e do atë.
“Dy vitet më të mira të jetës sime. Jam e prekur deri në lot të paktën një herë në javë sepse jeta është bërë kaq e bukur që kur ti hyre në të. Të dua në një mënyrë që nuk do të jem kurrë në gjendje ta shpreh me fjalë, por nuk do të ndalem kurrë së provuari. Gëzuar përvjetorin, dashuria ime “, kishte shkruar ajo.
Victoria Beckham ka folur për herë të parë për pretendimet që David Beckham e ka tradhtuar atë me modelen holandeze Rebecca Loos, duke i cilësuar spekulimet si të pabaza dhe duke theksuar forcën e martesës së tyre. Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, stilistja britanike u shpreh:
“A e dini që na shkaktuan kaq shumë telashe, dhe ne sapo festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim… Por ne kemi kaluar gjithçka dhe kemi dalë nga stuhia.”
Lidhja e pretenduar nga Rebecca Loos daton në vitin 2004, ku ajo deklaroi se kishte pasur një lidhje katër mujore me David Beckham. Sipas saj, lidhja kishte nisur në një moment kur Victoria ishte jashtë qytetit dhe David e kishte ftuar atë në hotel. Këto akuza kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë viteve.
Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi kategorikisht këto pretendime në dokumentarin Netflix “Beckham”, ku theksoi se i është dashur të përballet me shumë vështirësi duke parë Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.
Pavarësisht mohimeve, Rebecca Loos nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo u shfaq në emisionin australian “60 Minutes Australia” dhe përsëriti se nuk kishte gënjyer apo ekzagjeruar lidhur me marrëdhënien e saj me David Beckham.
Martesa e çiftit Beckham është një nga lidhjet më të njohura dhe të ndjekura në botë, dhe historia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut.
Duket se tani është bërë modë të mbështetesh te Jonathan David pas fillimit të tij të vështirë te Juventusi, por historia e tij tregon se çfarë mund të bëjë kur i jepet shërbimi dhe roli i duhur.
Duke lexuar disa nga rubrikat e gazetave në Itali tani, do të gaboheshit nëse mendonit se David është bërë papritmas një sulmues i padobishëm, krejtësisht i paaftë për të lënë gjurmë në nivelin e Serie A, shkruan gazetari i njohur italian Alfredo Pedulla.
Ata zgjedhin të injorojnë faktin që ai gjithmonë ka shënuar shumë gola, veçanërisht në ekipet që e vendosnin në gjendjen më të mirë për të shënuar në sulm.
Juventusi po keqpërdor talentin e Davidit
Fakti është se David gjithmonë ka dhënë më të mirën e tij kur është shoqëruar nga një sulmues tjetër që mund ta zëvendësojë. Ai kurrë nuk ka qenë qendërsulmues i pastër, thjesht ka qenë në gjendje të zëvendësojë kur ishte e nevojshme, gjë që padyshim nuk është e njëjta gjë.
Para se të vinte te Juventusi, lojtari kanadez kishte oferta nga Liga Premier, La Liga dhe brenda Serie A, pasi ishte lojtar i lirë. Edhe me komisione të majme dhe kërkesa për paga, Juventusi vendosi ta bënte këtë investim, dhe kushdo që përpiqet të sugjerojë tani se ai ishte një zgjedhje e dytë ose e tretë për “Zonjën e Vjetër” po rishkruan historinë.
Faktet flasin vetë, David është një sulmues i mirë, por Juventusi nuk po e përdor siç duhet dhe po e shpërdoron këtë mundësi. /Telegrafi/
Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.
Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.
Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë.”
Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”
Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’i japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij.
Qytetari David Dano i ka kërkuar falje publike Loredana Bratit, pas reagimit të saj të ashpër dhe paralajmërimit për padi, duke zbuluar se ajo nuk kishte qenë në dijeni të puthjes së tij.
Përplasja mes David Danos dhe Loredana Bratit u ndez pasi Dano publikoi një video ku shfaqej duke e puthur ish-banoren e Big Brother VIP në faqe dhe, më pas, gjatë një interviste, e cilësoi atë “simpatike, por prisja më shumë”, ndërsa Loredana e akuzoi se po kërkonte vëmendje.
Sot, David Dano ka reaguar duke kërkuar falje. Ai u shpreh: “I kërkoj shumë falje publike Loredana Bratit pasi lash vënd për keqinterpretime edhe unë jam një fans i saj dhe asgjë më shumë.”
Ai zbuloi një detaj të ri: “Përsa i përket asaj puthjes as ka qenë në idijeni fare që do të ndodhte. Jam emocionuar në ato momente edhe biles kemi debatuar dhe i thashë që u emocionova.”
Kjo kërkesë falje tregon se Dano dëshiron t’i japë fund menjëherë polemikave, duke konfirmuar se Loredana nuk ishte në dijeni të puthjes dhe se e gjithë situata u krijua si pasojë e emocioneve të tij.
Juventusi i Igor Tudorit vazhdon të përballet me një sfidë të madhe taktike: ndërtimi i një sulmi të ekuilibruar duket gjithnjë e më i vështirë, pavarësisht nga talenti i madh që ka në dispozicion. Çështja kryesore? Mungesa e përputhshmërisë mes lojtarëve në role të ndryshme sulmuese, e cila mund të ndikojë jo vetëm në rezultatet e Juventusit, por edhe në të ardhmen e trajnerit kroat.
Dusan Vlahovic mbetet sulmuesi kryesor dhe më i fortë teknikisht dhe fizikisht, por situata e tij kontraktuale (qershor 2026) e vendos klubin para dilemës: rinovimi duket i pamundur, ndërsa çdo vendim për largimin e tij duhet marrë me kujdes.
Për më tepër, Jonathan David dhe Lois Openda preferojnë të sulmojnë hapësirat dhe të luajnë jashtë qendrës, duke e bërë të vështirë kombinimin e tyre me një qendërsulmues klasik si Vlahovic.
Për këtë arsye, Tudor po shqyrton një 3-5-2, ku Vlahovic do të partnerizohej me njërin nga dy sulmuesit e tjerë, ndërsa pjesa kreative e ekipit, përfshirë Kenan Yildiz, Edon Zhegrova dhe Francisco Conceicao, mund të rrezikohej.
Këta lojtarë kanë ofruar kreativitet dhe pasiguri për mbrojtësit kundërshtarë, dhe heqja e tyre nga formacioni do të ishte një humbje e madhe për Juventusin.
Në këtë kontekst, një rol vendimtar po luan Edon Zhegrova. Ai ka treguar se mund të adaptohet në skema të ndryshme, duke qenë aktiv dhe i rrezikshëm si në 3-4-3, ashtu edhe në 4-3-3. Paraqitja e tij kundër Atalantës dhe në ndeshjet e tjera kanë treguar se Zhegrova është një element kyç për ndërtimin e sulmit, duke sjellë ritëm, kreativitet dhe pasime vendimtare që ndihmojnë partnerët e tij të shfaqin potencialin maksimal. Minutat e pakët sipas calciomercato, është tjetër problem i Tudorit.
Në fund të ditës, sfida e Juventusit mbetet e qartë: sulmi ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por mungon një identitet i qartë. Për të fituar dhe për të stabilizuar skuadrën, Tudor duhet të gjejë formulën e duhur, duke vlerësuar çdo lojtar. /Telegrafi/
“26 vjetori, Happy Birthday to my self”. Ky është statusi i pak ditëve më parë duke ilustruar edhe me disa foto në Instagramin e këngëtarit David Dreshaj.
Duket si një model falë kurimit që ka në çdo dalje që ai ka ku edhe këtë herë ai vjen me stil.
Por kurioIteti i të gjithëve është se kush e ka shoqëruar në këtë ditëlindje festuar në Split të Kroacisë artistit tashmë 26 vjeçar? A ka dikën para tij që e bën të duket një fashion artist të dashuruar.
Më mirë të mos zbulojmë më shumë se më pas ndjekëset e tij do të na mërziten pasi për vajzat Princi e ka emrin David Dreshaj.
Ajo që shohim në këto foto që po shihni është se Davidi duket i përmbushur dhe i lumtur. Ne i urojmë të bëhet 100 vite të lumtura dhe shënjoftë vetëm suksese e plot hite.
Jonathan David dhe Edon Zhegrova janë dy nga afrimet më të bujshme të Juventusit gjatë afatit kalimtar veror.
Pas bashkëpunimit të suksesshëm tek Lille, tani të dy shpresojnë të shkëlqejnë me fanellën bardhezi në Serie A.
David iu bashkua më herët Juvenutsit si transferim i lirë nga Lille, derisa Zhegrova e kompletoi kalimin në Allianz Stadium në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Sulmuesi kanadez foli me superlativa për bashkëlojtarin e tij kosovar, duke e cilësuar si një lojtar vendimtar që do të bëjë diferencën edhe në Itali.
“Kam ndarë disa sezone me të. Edoni është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai ka një këmbë të majtë të jashtëzakonshme dhe një driblim të shkëlqyer: ai është një blerje e madhe”, tha David.
Ai shtoi se marrëdhënia mes tyre ka qenë gjithmonë shumë e mirë, jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj, gjë që ndihmoi shumë skuadrën tek Lille.
"Te Lille gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës. Ekziston një lidhje e shkëlqyer midis nesh dhe kjo do të jetë gjithashtu një avantazh te Juventus", përfundoi sulmuesi kanadez.
Me këtë deklaratë, David konfirmoi pritshmëritë e mëdha që Juventusi ka për Zhegrovën, i cili pritet të sjellë kreativitet dhe asistime për sulmin bardhezi. /Telegrafi/
Kur këngëtari britanik, David Bowie, vdiq në 2016, ai la pas albumin e fundit “Blackstar”, por pak veta e dinin se ai kishte nisur edhe një projekt tjetër, një muzikal i quajtur “The Spectator”, sipas BBC.
Ky projekt ishte i bazuar në Londrën e shekullit XVIII dhe kishte si subjekt krimin, satirën dhe artin e kohës.
Shënimet për “The Spectator” u gjetën të mbyllura në studion e Bowies në Nju Jork, të ruajtura në arkivat e tij personale. Vetëm Bowie dhe asistenti i tij kishin çelësin e dhomës. Tani ato janë dhuruar në “V&A museum” dhe do të jenë të hapura për publikun në “Qendrën David Bowie” e cila çelet 13 shtator.
Bowie ishte i tërhequr nga krimi dhe personazhe të njohur si hajduti Jack Sheppard.
Ai gjithashtu analizoi kulturën dhe artin e kohës, duke përfshirë piktorë si Joshua Reynolds dhe William Hogarth, dhe zhvillimin e muzikaleve si formë satire politike.
“Bowie ishte i interesuar në rolin e artistit si komentues i shoqërisë, dhe mund të shihnim paralelizma me ditët e sotme. Ai ishte gjithmonë një pionier që nuk donte të kufizohej nga një gjini e vetme”, thotë Madeleine Haddon, kuratore e koleksionit
Rreth 200 objekte do të jenë në ekspozitë, nga kostume skenike deri tek tekstet e shkruara me dorë dhe vizitorët mund të rezervojnë takime për të parë pjesë të tjera të koleksionit.
Teknika David: alternativë fiziologjike ndaj operacionit Bentall të modifikuar
Dr. Kushtrim Shala Mjek specialist kardiokirurg tel: +38348587588 e-mail: dr.kushtrimshala@gmail.com
Çfarë është Operacioni David?
Rrënja aortale është zona fillestare e aortës apo enës më të madhe të trupit që lidh aortën me barkushen (ventrikulin) e majtë, dhomën kryesore të pompimit të zemrës, dhe brendësi përmban valvulën aortale. Valvula aortale kontrollon rrjedhën e gjakut nga ventrikuli i majtë në aortë. Operacioni/procedura David, konsiston në rindërtimin rrënjës së sëmurë të aortës duke ruajtur valvulën aortale native të pacientit. Është një prej teknikave të zëvendësimit të rrënjës së aortës duke ruajtur valvulën aortale (VSRR), e njohur ndryshe edhe si teknika e reimplantimit. Gjatë operacionit David valvula aortale native reimplantohet brenda një tubi/grafti Dacron i madhësisë së përshtatshme me të cilin rivendoset gjeometria normale e rrënjës së aortës dhe përforcohet unaza apo anulusi aortal. Në rastet kur duhet të zëvendësohet rrënja e aortës pjesë e së cilës është edhe valvula aortale e cila në të shumtën e rasteve mund të jetë e shëndoshë, pra e padëmtuar rekomandohet që ajo të ruhet duke zëvendësuar vetëm rrënjën e aortës. Përparësia e këtij operimi është se riparimi i rrënjës së aortës dhe regurgitimit aortal që e shoqëron pa e zëvendësuar valvulën me një protezë (mekanike ose biologjike – operacioni Bentall i modifikuar) me çka shmanget përdorimi i antikoagulantëve gjatë gjithë jetës dhe ndërlikimet që lidhen me valvulat prostetike.
Cilët pacientë mund të jenë kandidat për operacionin David?
Pacientët me aneurizma të rrënjës së aortës: Pacientët me zgjerim ose fryrje të rrënjës së aortës janë në rrezik për çarje apo rupturë të aneurizmës.
Njerëzit me sëmundje gjenetike të indit lidhor: Njerëzit me sëmundje gjenetike të indit lidhor si sindroma Marfan, sindroma Loeys-Dietz ose sindroma Ehlers-Danlos janë në rrezik për zgjerim të rrënjës së aortës dhe diseksion të aortës.
Zgjerimi i rrënjës së aortës me insuficiencë të valvulës aortale:Me operacionin David, rrënja e aortës korrigjohet dhe valvula aortale ruhet, duke penguar rrjedhjen e gjakut prapa (insuficiencën aortale).
Pacientët që kanë pësuar diseksion apo çarje të rrënjës së aortës: Diseksioni i aortës është një çarje në murin e aortës që lejon që gjaku të rrjedhë midis shtresave të murit të aortës.
Pacientë më të rinj:me anatomi të përshtatshme të valvulës për të shmangur valvulën prostetike dhe antikoagulimin gjatë gjithë jetës,
Pacientët me valvula bikuspidale: mund të jenë kandidatë nëse cilësia dhe gjeometria e kuspiseve lejojnë riparim të qëndrueshëm – por anatomia bikuspidale kërkon gjykim të kujdesshëm dhe përvojë të kardiokirurgut.
Tek të gjitha patologjitë e mësipërme, valvula aortale e pacientit duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:
Kuspiset/fletëzat valvulare të jenë strukturalisht të shëndosha. Valvula të jetë duke funksionuar siç duhet ose me insuficiencë sekondare si pasojë e dilatimit të anulusit e që mund të riparohet. Ka pak ose aspak depozita kalciumi (kalcifikim) në kuspise. Nuk ka stenozë valvulare.
Avantazhet e procedures David (teknika e reimplantimit) kundrejt operimit Bentall të Modifikuar
1. Ruajtja e fiziologjisë së valvulës native
Kuspiset native ruajnë dinamikën natyrale të rrjedhjes dhe shmangen e problemet e gradientit të valvulave prostetike. Kjo përkthehet në hemodinamikë të shkëlqyer.
2. Pa antikoagulim gjatë gjithë jetës
Shmang rreziqet e antikoagulimit (gjakderdhje, monitorim) të lidhura me valvulat mekanike – një avantazh i qartë për pacientët e rinj dhe aktivë. Kjo gjithashtu përmirëson cilësinë e jetës.
3. Rreziqe më të ulëta që lidhen me valvulat prostetike
Eliminon rreziqet e endokarditit të valvulës prostetike që lidhen drejtpërdrejt me fletëzat e valvulës së implantuar dhe degjenerimin strukturor të valvulës (në valvulat biologjike). Si çdo operim edhe operacion David ka rrezikun e vet të rioperimit, liria e përgjithshme nga ndërlikimet që lidhen me valvulën është më e favorshme.
4. Qëndrueshmëria më e lartë në pacientë të përzgjedhur
Në qendrat me përvojë, mbijetesa afatmesme dhe afatgjatë dhe liria nga ri-operimi janë të shkëlqyera krahasuar me operacionin Bentall në shumë seri; studimet tregojnë shkallë pak më të ulët të ri-operimit, Pashtu shkalla e mbijetesës dhe e eventeve që lidhen me valvulën mbeten të favorshme kur përzgjedhja dhe teknika janë optimale.
Si kryhet operacioni David?
Si edhe operimet tjera kardiake kryhet nën anestezion të përgjithshëm me sternotomi mediane apo ministernotomi. Mirëpo mund të bëhet dhe me qasje minimale invasive me prerje të vogël mes brinjëve nën sqetull. Me këtë metodë, sternumi mbetet i paprekur.
Aorta e zgjeruar hiqet së bashku me sinuset aortale, dhe arteriet koronare përgatiten duke prerë aortën në pikat e tyre të daljes. Valvulat aortale mbeten në vend.
Përgatitet një graft sintetik Dacron i përshtatshëm për gjerësinë e rrënjës së aortës me të cilin rindërtohet rrënja e aortës.
Valvulat aortale, së bashku me indet përreth, implantohen brenda graftit Dacron me qepje të vazhdueshme, poashtu komisurat fiksohen në graft.
Butonet koronare të shkëputura më parë qepen në vrimat e hapura në graftin Dacron dhe zëvendësimi i rrënjës aortale përfundon.
Pjesa distale e graftit Dacron apo rrënjës së re të aortës anastomozohet në indin aortik të paprekur ose përmes një grafti të dytë Dacron, dhe operacioni përfundon.
Procesi pas operacionit
Rehabilitimi postoperativ te pacientët me ndërhyrje kirurgjike në zemër dhe në aortë nuk dallon shumë. Pacientët zakonisht lirohen në shtëpi në ditën e 7 pas operimit. Me ndërhyrjen kirurgjikale tradicionale që përfshin një prerje të sternumit, shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme brenda pak javësh. Megjithatë, shërimi i plotë mund të zgjasë 2-3 muaj. Me ndërhyrjen minimale invazive nën sqetull, pacientët mund të kthehen në aktivitetet e tyre të përditshme dhe të punojnë më shpejt sesa me ndërhyrjen kirurgjikale të hapur. Për më tepër, nuk ekziston nevoja për përdorim të përjetshëm të antikoagulantëve (hollues gjaku), duke minimizuar rrezikun e ndërlikimeve nga valvulat artificiale. Pacientët marrin aspirinë me dozë të ulët për 3-6 muaj pas operacionit.
Sa është e suksesshme ndërhyrja kirurgjike sipas Davidit?
Procedura David është një teknikë kirurgjikale e sigurt dhe efektive për trajtimin e problemeve të valvulës aortale dhe rrënjës së aortës. Ruajtja e valvulës aortale native të pacientit përmirëson cilësinë e jetës së pacientit pas operacionit dhe zvogëlon rrezikun e komplikacioneve afatgjata.
Ndërhyrja riparon me sukses rrënjën dhe valvulën e aortës në më shumë se 95% të rasteve.
Shkalla mbijetesës në ndërhyrjen kardiokirurgjike David është mbi 99 përqind në pacient të zgjedhur.
Në varësi të gjendjes së valvulës, ka të ngjarë që pacienti të mos ketë nevojë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale të valvulës së aortës. Shumica e pacientëve (92% deri në 98%) nuk do të kenë nevojë për një të tillë brenda 10 viteve nga operacioni.
Përafërsisht 95% e pacientëve me anatomi të valvulës aortale trikuspidale ose çrregullime të indit lidhës nuk kanë nevojë për përsëritje të kirurgjisë së valvulës aortale pas 10 vitesh dhe nuk përjetojnë pamjaftueshmëri të rëndë të valvulës aortale.
Sidoqoftë përpara se të marrin në konsideratë ndërhyrjen kirurgjikale, është e rëndësishme që pacientët të konsultohen me një kardiokirurg me përvojë në kirurgjinë zemrës dhe aortës dhe të marrin informacion të detajuar në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e procedurës. /Telegrafi/
Referencat:
• 1.Arabkhani B, Klautz RJM, de Heer F, et al. A multicentre, propensity score matched analysis comparing a valve-sparing approach to valve replacement in aortic root aneurysm: Insight from the AVIATOR database. Eur J Cardiothorac Surg 2023;63:ezac514. 10.1093/ejcts/ezac514 • 2.Isselbacher EM, Preventza O, Hamilton Black J, 3rd, et al. 2022 ACC/AHA Guideline for the Diagnosis and Management of Aortic Disease: A Report of the American Heart Association/American College of Cardiology Joint Committee on Clinical Practice Guidelines. Circulation 2022;146:e334-482. 10.1161/CIR.0000000000001106 • 3.Mastrobuoni S, Govers PJ, Veen KM, Jahanyar J, van Saane S, Segreto A, Zanella L, de Kerchove L, Takkenberg JJM, Arabkhani B. Valve-sparing aortic root replacement using the reimplantation (David) technique: a systematic review and meta-analysis on survival and clinical outcome. Ann Cardiothorac Surg. 2023 May 31;12(3):149-158. doi: 10.21037/acs-2023-avs1-0038. PMID: 37304702; PMCID: PMC10248907. • 4. Cardiac Surgery Operative technique 2nd edition 2012