Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari

By: V K
13 January 2026 at 11:58

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në Lushnje. Egzon Begaj, 64-vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjes, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë.

The post Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

By: V K
13 January 2026 at 11:38

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:

Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim.

Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

The post Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje

By: V K
13 January 2026 at 11:13

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

 

 

Postimi i Salianjit:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Protesto!

The post Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

By: V K
13 January 2026 at 10:55

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

The post Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

By: V K
13 January 2026 at 10:47

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.

Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore, për shkak të kushteve të vështira të motit.

The post Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh appeared first on Albeu.com.

Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
13 January 2026 at 09:37

Ditën e sotme, sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK, për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

 

The post Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

By: V K
13 January 2026 at 09:12

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on Albeu.com.

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

By: V K
13 January 2026 at 08:52

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente, kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

 

The post Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO)

By: V K
13 January 2026 at 08:46

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip Kosova”, ishte i mbushur me debate, emocione dhe të papritura.

Pas hyrjes së Lim Hotit brenda në shtëpi, situata nuk është më e njëjtë, duke bërë që të ndryshojë e gjithë dinamika e lojës.

Gjithashtu, ka pasur përplasje të forta mes Bias dhe Alba Pllozhanit, siç është vënë parë shkak i debateve mes dy banoreve ka qenë pikërisht banori më i ri, Limi.

Por, krejt papritur loja ka marrë tjetër rrjedhë, sepse Limi është parë krejt i afërt me Dolcen, ku menjëherë pas përfundimit të spektaklit dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër.

Madje, jo vetëm një puthje. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

 

The post “Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja

By: V K
13 January 2026 at 08:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar mbi një gamë të gjerë mjetesh të fshehta dhe ushtarake që mund të përdoren kundër Iranit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, raporton CBS News.

Sipas burimeve, një ndër opsionet që mbetet në tryezë për një ndërhyrje të mundshme amerikane janë sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Përveç kësaj, zyrtarë të Pentagonit i kanë paraqitur presidentit edhe skenarë të tjerë, përfshirë operacione kibernetike dhe fushata psikologjike, si pjesë e një përgjigjeje të mundshme ndaj Teheranit.

Ndërkohë, të hënën, presidenti Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% ndaj mallrave që vijnë nga vende që kanë lidhje tregtare me Iranin.

Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se më shumë se 600 protestues janë vrarë gjatë tre javëve të fundit të protestave antiqeveritare në Iran.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, ka deklaruar se Teherani është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por njëkohësisht ka theksuar se vendi mbetet “i përgatitur për luftë”.

The post SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja appeared first on Albeu.com.

Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti

By: V K
13 January 2026 at 07:58

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit, por ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, ç`ka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri.

Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal, është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, duke dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit, për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave, përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./Monitor

The post Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti appeared first on Albeu.com.

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

By: V K
13 January 2026 at 07:47

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale, i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore.

Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketës fiskale në Fletoren Zyrtare, është botuar vetëm ligji për “Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Ndër ligjet që kanë nxitur pritshmëri të larta nga bizneset, pavarësisht rezervave të shprehura nga institucionet ndërkombëtare, janë ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht në ligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, përcaktohet se hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në vitin tatimor 2028.

Shtrirja e efekteve zgjat deri në 2028, pasi marrëveshja do të zbatohet për një vit tatimor, por me të drejtë rinovimi për dy vite tatimore të tjera.

Gjithashtu, në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji përcakton se marrëveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të kryhet nëpërmjet aplikimit që bëhet nga tatimpaguesi përmes platformës elektronike “e-filing”, brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati përcaktohet me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nëpërmjet platformës “e-filing”, duke përmbajtur vlerën e fitimit të tatueshëm dhe normat e detyrimit tatimor për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë” hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat nxjerr udhëzimin për zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Zbatimi i këtij ligji do të sjellë kompensimin 10% të TVSH -së për fermerët për shitjet e mallrave bujqësore që ata do të bëjnë në grumbulluesit, përpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do të bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e mallrave bujqësore./ Monitor

The post Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
13 January 2026 at 07:40

Sot, 12 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.1 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59 lekë, ndërsa në shitje me 60.2 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026

By: V K
13 January 2026 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 January 2026Main stream

Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje

By: V K
12 January 2026 at 15:59

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka postuar në rrjete pamje nga situata në Daullas të bashkisë Fier, e cila është alarmante pas daljes nga shtrati të lumit Seman.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore dhe disa stalla janë përmbytur, duke rrezikuar jetën e fermerëve dhe bagëtive.

Sipas deputetit të PD-së, Luan Baçi, rreth 50 krerë lopë ndodhen të bllokuara nga uji dhe rrezikojnë të mbyten, ndërsa niveli i ujit vazhdon të rritet dhe mungon ndërhyrja.

Banorët kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet për të shmangur dëme të rënda dhe humbje të pakthyeshme.

 

The post Luan Baçi publikon pamjet nga përmbytjet në Fier: Rreth 50 krerë rrezikojnë të mbyten, mungesë ndërhyrjeje appeared first on Albeu.com.

Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin

By: V K
12 January 2026 at 15:48

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar.

Ilir Meta, akuzohet nga SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…

By: V K
12 January 2026 at 15:20

Erigen Toska, është paraqitur sot si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes që mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, aktualisht deputet i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Toska ka treguar njërin nga episodet, kur i është vjedhur makina në 2019.

“Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia ne telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelësin e kam pas dorëzu tek policia. Kur është bërë kallëzimi”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë Plarent Dervishaj e pa pyetur: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska: Jo nuk me kanë thirr.

Plarent Dervishaj: Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës? Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh”, është përgjigjur më tej Dervishaj.

Ndërkohë në sallë ka dëshmuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Redianin e kam kushuri, te tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg.

Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin Sodiak e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vetëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në televizor. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Matën, nuk di ku bie hotel Viktoria.

Në burg ndodhem se më keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.

Prokurori: A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?

Ramazan Rraja: Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht Zoti që ne e bëjmë gjumin rehat.

Prokurori: A ke dijeni për një detyrim monetar ndaj Plaurent Devishajt?

Ramazan Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt.

Plaurent Dervishaj: Me datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund të na thoni ku keni qenë

Ramazan Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

Ndërkohë seancë është shtyrë deri sa Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër, pasi avokati kryesisht ka dhënë dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por… appeared first on Albeu.com.

Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij

By: V K
12 January 2026 at 14:47

Policia e Lezhës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në një lokal të qytetit, ku ka mbetur i plagosur Nikolin Marku dhe kushëriri i tij.

Sipas policisë rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe Nikolin Marku, 41 vjeç (kushërinj), ku dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit Gëzim Ndoka, rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi me iniciale Gj. M. dhe Nikolin Marku, të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit Gëzim Ndoka dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Sipas policisë, vijojnë kërkimet për kapjen Gëzim Ndokës, vëllai i ish-deputetit të PS-së dhe djali të tij.

Nikolin Marku akuzon Gëzim Ndokën se ka dhënë urdhrin që atë ta dhunojnë. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë.

Pre e dhunës ka rënë dhe kushëriri i tij. Po ashtu, Marku pohoi se gjatë kohës që shkoi sot në spital për mjekim, kishte shkuar Gëzim Ndoka dhe e kishte kërcënuar.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.

Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

The post Sherri në Lezhë/ Policia del me njoftim zyrtar: Nikolin Marku dhe kushëriri i tij u dhunuan nga vëllai i ish-deputetit të PS dhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO)

By: V K
12 January 2026 at 14:37

Ditën e sotme, ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në GJKKO, për seancën paraprake gjyqësore.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, ndërsa shkëmben batuta me gazetarët dhe operatorët teksa përshëndet me dy gishta, simbol i PD-së.

Kujtojmë se Kryemadhi po hetohet nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.

 

The post Monika Kryemadhi në GJKKO/ Batuta me gazetarët, përshëndet me dy gishta (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara

By: V K
12 January 2026 at 14:35

Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës, është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se, “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.

“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.

Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.

Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.

“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.

Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.

“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.

 

The post Ish-vjehrra përballet ‘live’ me ish-nusen: Lekë për thonjtë, qerpikët dhe për të bredhur ka, flet 33-vjeçarja: Fotot në Dubai janë të montuara appeared first on Albeu.com.

❌
❌