Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 January 2026Main stream

Horoskopi 28 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

28 January 2026 at 07:55

Dashi

Sot ndihesh më i sigurt dhe i qetë. Vendimet merren me besim, ndërsa bisedat që dikur të dukeshin të vështira zhvillohen pa tension. Ndershmëria dhe komunikimi i hapur të sjellin përfitime si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

Demi

Balanca emocionale të jep forcë. Mbështetja e familjes dhe stabiliteti i qëndrueshëm të ndihmojnë të marrësh vendime të menduara. Marrëdhëniet forcohen dhe hapat e vegjël drejt qëllimeve të tua sjellin rezultate afatgjata.

Binjakët

Reflektimi është fjala kyçe e ditës. Sot është koha për të ndalur, për të parë planet afatgjata dhe për të zgjedhur me kujdes hapat e ardhshëm. Komunikimi i matur përmirëson marrëdhëniet, ndërsa financat kërkojnë planifikim të kujdesshëm.

Gaforrja

Siguria emocionale dhe partneritetet janë në fokus. Bashkëpunimi sjell rezultate të qëndrueshme dhe gjestet e thjeshta të mirësisë forcojnë lidhjet. Kujdesi për shëndetin dhe planifikimi financiar i matur të japin paqe.

Luani

Durimi dhe qëndrueshmëria shpërblehen sot. Respekti dhe admirimi rriten si në punë, ashtu edhe në dashuri. Financat përmirësohen me planifikim, ndërsa shëndeti forcohet nga rutina e qetë.

Virgjëresha

Forca jote e brendshme shfaqet përmes qetësisë. Pa nevojë për zhurmë, bindja dhe besimi yt të japin respekt. Vendimet e guximshme vijnë nga instinktet e sigurta.

Peshorja

Qetësia dhe paqja dominojnë ditën. Tensionet zhduken dhe çështjet e fshehta zgjidhen. Marrëdhëniet thellohen përmes mirëkuptimit dhe pranimit.

Akrepi

Intuita është udhërrëfyesi yt sot. Çështjet që dukeshin urgjente tani duken më të lehta për t’u menaxhuar. Ritmi i qetë të lejon të përqendrohesh te gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Shigjetari

Heshtja dhe reflektimi sjellin qartësi. Sot gjen përgjigjet që ke kërkuar. Paqja e brendshme të udhëheq drejt vendimeve të mençura.

Bricjapi

Vendosja e kufijve është e domosdoshme. Të thuash “jo”, të ruan energjinë dhe forcon paqen e brendshme. Sot përqendrimi emocional është arma jote më e fortë.

Ujori

Energjia rikthehet fuqishëm. Je gati për veprime të reja dhe të menduara. Instinktet të udhëheqin, por kujdesu të ruash ekuilibrin mes forcës dhe maturisë.

Peshqit

Energjia rrjedh natyrshëm. Sot nuk ke nevojë të kontrollosh gjithçka. Pranimi i situatave të sjell qetësi dhe hap rrugën për mundësi të reja. Zemra ndihet më e lehtë dhe qartësia rritet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Horoskopi 28 janar, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj appeared first on Sinjali.

Adriano kërkon kthimin parave që një mashtrues ia mori nënës së tij nga WhatsApp: Keni 24 orë kohë

28 January 2026 at 07:48

Legjenda e futbollit brazilian, Adriano, ka reaguar ashpër publikisht pasi një mashtrues arriti ta mashtrojë nënën e tij përmes një mesazhi të rremë në WhatsApp, duke i marrë më shumë se 15 mijë realë brazilianë, rreth 2.400 euro.

Në një video që u bë virale në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Interit zbuloi se mashtruesi ishte paraqitur si vetë Adriano, duke pretenduar se kishte ndërruar numrin e telefonit.

Përmes këtij mashtrimi, ai arriti ta bindte nënën e tij, Rosilda Ribeiro, që t’i transferonte shumën e parave.

Adriano u shfaq i revoltuar dhe i prekur në reagimin e tij publik, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë mashtruesit se paratë duhet të kthehen brenda 24 orëve, përndryshe do të përballet me pasoja.

“Nuk luhet me familjen time”, ishte mesazhi i qartë i ish-futbollistit, i cili përdori gjuhë të ashpër, duke theksuar se është i vendosur ta çojë çështjen deri në fund.

Rasti i Adrianos është një tjetër shembull i mashtrimeve gjithnjë e më të shpeshta përmes aplikacioneve të komunikimit, ku autorët shfrytëzojnë emra të njohur dhe besimin familjar për përfitime financiare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Adriano kërkon kthimin parave që një mashtrues ia mori nënës së tij nga WhatsApp: Keni 24 orë kohë appeared first on Sinjali.

Trump thotë se administrata do ta “ulë përshkallëzimin” në Minesota

28 January 2026 at 07:31

Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij “do ta ulë pak nivelin e përshkallëzimit” në Minesota, pas vrasjes së dytë fatale të një shtetasi amerikan nga zyrtarët federalë të imigracionit në këtë shtet.

“Në fund të fundit, ishte e tmerrshme. Të dyja ishin të tmerrshme”, tha ai në një intervistë për Fox News të martën.

Në fillim të janarit, Renee Good u qëllua për vdekje nga një zyrtar i imigracionit, ndërsa më pas Alex Pretti u vra pasi u ndalua nga agjentët e kufirit fundjavën e kaluar, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Vdekja e Prettit ringjalli protestat lokale dhe reagimin publik në mbarë vendin, duke sjellë edhe kritika nga ligjvënës të të dyja partive. Deklaratat e Trumpit janë shenja më e fundit se administrata e tij po bën një hap prapa në operacionet në Minesota.

Duke folur me gazetarë të tjerë përpara një tubimi në Ajova të martën në mbrëmje, Trump tha se e shihte vrasjen e Prettit, një infermier i kujdesit intensiv në një spital të veteranëve, si “një incident shumë fatkeq”.

I pyetur nga gazetarët nëse pajtohej me përshkrimet e Prettit si “terrorist i brendshëm”, Trump u përgjigj: “Nuk e kam dëgjuar këtë”.

Më pas Trump shtoi: “Nuk do të duhej të kishte pasur armë me vete”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha menjëherë pas të shtënave se Pretti “nuk ishte aty për të protestuar paqësisht, por për të ushtruar dhunë”, duke e akuzuar atë për “terrorizëm të brendshëm”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) ka deklaruar gjithashtu se agjentët kanë qëlluar në vetëmbrojtje, pasi Pretti kishte rezistuar ndaj përpjekjeve për ta çarmatosur.

Noem tha se Pretti u qëllua sepse po “brandishte” një armë gjatë përballjes, por autoritetet lokale thanë se arma ishte e regjistruar ligjërisht dhe se Pretti u qëllua pasi arma iu ishte hequr.

Dëshmitarët okularë dhe zyrtarët lokalë, megjithatë, e kanë kundërshtuar këtë version, duke thënë se ai kishte një telefon në dorë, e jo armë.

Një raport paraprak i hartuar nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare (Customs and Border Protection) duket se bie ndesh me versionin fillestar të DHS-së për ngjarjen. Sipas këtij raporti, dy agjentë të saj kanë qëlluar me armë ndaj Prettit.

Raporti nuk përmend se Pretti po përpiqej të kapte armën e tij, sipas një kopjeje të dokumentit të parë nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump thotë se administrata do ta “ulë përshkallëzimin” në Minesota appeared first on Sinjali.

Zelensky e dënon sulmin vdekjeprurës rus me dron në trenin e pasagjerëve

28 January 2026 at 07:25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka dënuar dhe e ka cilësuar si “terrorizëm” sulmin rus me dron ndaj një treni udhëtarësh, ku zyrtarët thonë se u vranë të paktën katër njerëz.

Zelensky tha se katër persona të tjerë ishin zhdukur, pasi treni me më shumë se 200 njerëz u godit të martën në rajonin verilindor ukrainas, Kharkiv, raporton televizioni BBC.

Më herët, zyrtarët në portin jugor ukrainas të Odesës thanë se tre njerëz u vranë nga një sulm rus me dron gjatë natës.

Rusia nuk ka komentuar. Forcat ruse muajve të fundit i kanë shpeshtuar sulmet me dronë e raketa kundër infrastrukturës energjetike dhe transportit në Ukrainë, përderisa vendi po ballafaqohet me njërin nga dimrat më të ashpër në disa vjet.

Miliona njerëz në mbarë Ukrainën kanë mbetur pa furnizim me rrymë, ngrohje dhe ujë pas sulmeve ruse.

Duke shkruar në rrjete sociale të martën vonë, Zelensky u shpreh: “Në cilindo shtet, një sulm me dron kundër një treni civil do të konsiderohej saktësisht në mënyrën e njëjtë – në mënyrë të pastër si terrorizëm.”

Ai tha se nuk ka “justifikim ushtarak” për shënjestrimin e civilëve, duke shtuar se në vagonin që u godit ndodheshin 18 njerëz.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky e dënon sulmin vdekjeprurës rus me dron në trenin e pasagjerëve appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 80 për qind e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon

28 January 2026 at 07:23

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim.

Sipas të dhënave deri në orën 07:10të mëngjesit të së mërkurës, janë rinumëruar gjithsej 80.60 për qind e votave, përkatësisht 2.061 nga 2.557 vendvotime.

Ndërkohë, KQZ kishte bërë të ditur të martën se procesi i rinumërimit ishte përmbyllur në 28 komuna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 80 për qind e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, procesi vazhdon appeared first on Sinjali.

Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pjesë e procesit të pavarësisë

28 January 2026 at 07:16

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se politikanët që kanë ardhur në pushtet vitet e fundit e kanë kompleks faktin se nuk kanë qenë pjesë e procesit të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se aktualisht zgjedhje e presidentit është pjesë kyç e kalkulimeve të partive politike.

“Politikanët që kanë ardhur në pushtet këto vite kompleksin më të madh e kanë që nuk kanë qenë pjesë e proceseve të 17 shkurtit 2008 dhe proceseve të mëhershme. Po mundohen ta krahasojmë, por nuk krahasohen Pavarësia e Kosovës dhe vendimi i GJND-së me kurrgjë”, ka thënë ai në Konfront.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pjesë e procesit të pavarësisë appeared first on Sinjali.

Ariana Grande e pranon se një pauzë nga karriera do të ishte e “shëndetshme” për të

28 January 2026 at 07:09

Artistja e njohur, Ariana Grande, ka pranuar se një pauzë nga karriera do të ishte “ndoshta e shëndetshme” për të, teksa thotë se po kërkon më shumë ekuilibër në vitet që vijnë.

32-vjeçja ka punuar pa ndërprerje në muzikë dhe aktrim që nga adoleshenca, kur u bë e famshme me serialin “Victorious” në televizionin Nickelodeon.

Ajo ka pranuar se ritmi i vazhdueshëm i punës mund të jetë i lodhshëm.

“Mendoj se ndoshta do të ishte e shëndetshme. Nuk jam mësuar të bëj pauza. Por e di që u rrita shumë si artiste dhe si njeri kur u shkëputa pak nga muzika gjatë xhirimeve të filmit ‘Wicked’. Vitet e fundit kanë qenë të pandalshme. Dhe kur them ‘disa vite’, në fakt e kam fjalën për 15”, ka thënë Grande për Vogue Japan.

Aktorja e filmit “Wicked: For Good” ka shpjeguar se synimi i saj për të ardhmen është gjetja e një ekuilibri më të mirë mes jetës personale dhe asaj profesionale.

“Ekuilibri është qëllimi për 15 vjetët e ardhshme. Nuk besoj se do të duken si 15 vjetët e mëparshme. Do të ketë më shumë balancë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, Grande ka folur edhe për përvojën e saj në rolin e Glindës në dy filmat “Wicked”, duke treguar se është zhytur plotësisht në ndërtimin e personazhit.

“Kalova shumë kohë duke lexuar mes rreshtave dhe duke shënuar ide të vogla për atë që mund të ketë ndodhur në jetën e saj dhe që e ka bërë të ndihet e pasigurt. Qoftë shoqëria me Elphaban apo marrëdhënia me Fiyeron, janë detaje të vogla që ajo i ka shtyrë mënjanë, por që e kanë formësuar në këtë personazh shumë funksional”, ka treguar ajo.

Ylli ka reflektuar edhe mbi kufirin mes rolit artistik dhe vetvetes.

“Ndonjëherë luajmë një personazh, ndonjëherë krijojmë një identitet ose marrim një rol të shkruar nga dikush tjetër, e ndonjëherë thjesht hapim zemrën dhe tregojmë të vërtetat tona. Është interesante sepse bota shpesh nuk arrin ta dallojë ndryshimin mes këtyre gjërave”, ka thënë ajo.

Gjatë xhirimeve, Grande ka krijuar një lidhje shumë të fortë me kolegen e saj, aktoren Cynthia Erivo, ani pse nuk kishin shkuar nëpër audicione bashkë kurrë më parë.

“Kjo ishte ajo që u zotuam të bënim dhe e dinim se duhej të ishte kështu. Dhe mendoj se bëmë një punë shumë të bukur. Jemi shumë të ndryshme dhe kemi procese të ndryshme pune, por morëm kohë për ta njohur njëra-tjetrën dhe për t’u kujdesur për njëra-tjetrën gjatë këtij procesi”, ka thënë ajo.

Ylli e ka cilësuar këtë projekt si përvojën më shpërblyese të karrierës së saj.

“Ishte puna më përmbushëse e jetës sime. Do ta bëja përsëri pa hezitim”, ka përfunduar ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ariana Grande e pranon se një pauzë nga karriera do të ishte e “shëndetshme” për të appeared first on Sinjali.

Princi i Kurorës: Arabia Saudite s’do ta lëshojë hapësirën ajrore për veprime ushtarake kundër Iranit

28 January 2026 at 07:04

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i tha presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, se vendi i tij nuk do të lejojë që hapësira ajrore ose territori saudit të përdoret për veprime ushtarake kundër Iranit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, SPA.

Në një bisedë telefonike me Pezeshkianin, princi saudit e riafirmoi mbështetjen e vendit të tij për çfarëdo “përpjekje që do t’i zgjidhte dallimet përmes dialogut” për t’i fuqizuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon, transmeton agjencia “Reuters”.

Më herët, mediat iraniane raportuan se Pezeshkiani i kishte thënë Bin Salmanit se Teherani mirëpret çfarëdo procesi që e parandalon luftën, brenda kornizës së të drejtës ndërkombëtare.

Deklarata e udhëheqësit de fakto të Arabisë Saudite vjen pas një deklarate të ngjashme nga Emiratetet e Bashkuara Arabe, vend që ka thënë se nuk do të lejojë asnjë veprim ushtarak kundër Iranit përmes hapësirës ajrore ose ujërave territoriale të tij.

Paqartësia për veprimet e mundshme ushtarake në Iran ka vazhduar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se një “armadë” ishte nisur drejt këtij shteti, por se shpresonte se nuk do të jetë i detyruar që ta përdorë atë.

Paralajmërimi i Trumpit ndaj Teheranit ishte kundër vrasjes së protestuesve ose rifillimit të programit bërthamor, por protestat gjithëkombëtare tashmë janë dobësuar.

Një aeroplanmbajtëse amerikane dhe anije luftarake mbështetëse kanë arritur në Lindjen e Mesme, thanë të hënën dy zyrtarë amerikanë, duke i zgjeruar kapacitetet për mbrojtjen e forcave amerikane ose për veprim të mundshëm ushtarak kundër Iranit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Princi i Kurorës: Arabia Saudite s’do ta lëshojë hapësirën ajrore për veprime ushtarake kundër Iranit appeared first on Sinjali.

Moti sot me vranësira e diell – temperatura minimale -2 deri në 2°C

28 January 2026 at 06:59

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, vranësirat do të dendësohen dhe të gjenerojnë herë pas here reshje shiu në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, të cilat mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-46 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti sot me vranësira e diell – temperatura minimale -2 deri në 2°C appeared first on Sinjali.

Destinacionet më të kërkuara të amerikanëve - Shqipëria në Top‑5 të vendeve më të preferuara

28 January 2026 at 07:46


Sipas të dhënave nga kërkimet e fluturimeve në platformën e njohur Kayak, udhëtimet për vitin 2026 po shënojnë një rritje të ndjeshme interesi. Shqipëria duket se do të jetë një nga destinacionet më të kërkuara gjatë këtij viti.

Analiza e Kayak tregon se interesimi për destinacionet ndërkombëtare jashtë Shteteve të Bashkuara është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, me theks të veçantë te Evropa dhe rajoni i Ballkanit.

Ajo që gëzon veçanërisht është fakti se interesimi për Shqipërinë është rritur me plot 66 për qind, raporton axios.

Shqipëria renditet në vendin e katërt në listën e destinacioneve për të cilat interesimi i turistëve po shënon rritjen më të madhe.

Në vendin e parë renditet Republika Çeke, ku interesi u rrit me 179 për qind në janar 2026 krahasuar me vitin 2025, e ndjekur nga Bullgaria me 136 për qind dhe Hungaria me 86 për qind.

Më pas vijnë Rumania dhe Bosnja e Hercegovina, me një rritje prej 61 për qind secila. Kroacia renditet në vendin e 15-të, pasi interesi është rritur “vetëm” me 29 për qind.

Këto të dhëna janë një tregues i qartë se udhëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë rajonin tonë si një destinacion tërheqës dhe të përballueshëm.

Kayak është një platformë globale online për kërkimin e udhëtimeve, e përshkruar shpesh si “Google për udhëtimet”.

Ajo nuk shet drejtpërdrejt bileta avioni apo paketa hoteliere, por krahason çmimet nga qindra faqe të tjera dhe u tregon përdoruesve se ku mund të gjejnë ofertat më të favorshme. /Telegrafi/

Të punosh ndërkohë që studion - cilat vende të BE-së kanë përqindjet më të larta dhe pse?

27 January 2026 at 23:52


Të punosh ndërkohë që studion nuk është zakon për shumicën e punonjësve në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nevoja financiare dhe ambicia për karrierë i motivojnë disa të veprojnë kështu, sipas raportit të Euronews.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, më shumë se një në katër të rinj evropianë të moshës 15–29 vjeç punonin dhe studionin njëkohësisht në vitin 2024.

Kjo praktikë ishte më e përhapur në Holandë (74.3 për qind), Danimarkë (56.4 për qind) dhe Gjermani (45.8 për qind).

Ndërkohë, Rumania (2.4 për qind), Greqia (6 për qind) dhe Kroacia (6.4 për qind) raportuan përqindjet më të ulëta të të rinjve që punojnë dhe studiojnë njëkohësisht midis vendeve të BE-së, transmeton Telegrafi.

Shkaku kryesor për të punuar paralelisht me studimet mbetet nevoja financiare, por ekspertët vënë në dukje se motivimet e studentëve ndryshojnë në varësi të vendit dhe sektorit ku ata ndodhen.

“Disa studentë janë të motivuar kryesisht nga konsideratat financiare, ndërsa të tjerët zgjedhin punësimin ose praktikat pa pagesë për të fituar përvojë pune dhe për të rritur shanset e tyre për punësim”, tha Madeline Nightingale, udhëheqëse kërkimore në organizatën jofitimprurëse RAND Europe, për Europe in Motion.

Sipas Nightingale, ndërsa nevoja financiare “ka të ngjarë të ndryshojë nga një shtet anëtar i BE-së tek tjetri, në varësi të rregullimeve për financimin e studentëve, motivimi për të fituar përvojë pune është më i zakonshëm në disa sektorë, si ligji, financa dhe industritë kreative”.

“Gjithashtu, kjo ka të ngjarë të ndryshojë sipas sfondit socio-ekonomik, pasi për disa studentë puna e paguar është një domosdoshmëri ekonomike,” shtoi ajo.

Për më tepër, angazhimi i studentëve në punë të paguar ndikohet edhe nga trendet më të gjera të tregut të punës.

Shembull, një studim holandez sugjeronte se rritja e punës së paguar për studentët në Holandë lidhet me zgjerimin e praktikave të punës fleksibël.

Megjithatë, shumica e të rinjve evropianë nuk punojnë ndërkohë që studiojnë.

Më shumë se shtatë në 10 të rinj mbeten jashtë forcës punëtore gjatë ndjekjes së arsimit të lartë, sipas të dhënave të Eurostat. Vetëm 3.2 për qind e tyre ishin të papunë, por kërkonin aktivisht një punë.

Përqindjet më të larta të të rinjve të papunë që ndjekin arsimin formal u regjistruan në Suedi (14.1 për qind), Finlandë (10 për qind) dhe Danimarkë (9.6 për qind), ndërsa në Rumani (0.6 për qind), Kroaci, Çeki dhe Hungari (secila 0.8 për qind), më pak se 1 për qind e të rinjve kërkonin punë.

Pse ka përqindje të ndryshme midis burrave dhe grave?

Tek gratë e moshës 15–19 vjeç, 74.4 për qind ishin jashtë tregut të punës, krahasuar me 70.4 për qind të burrave të së njëjtës moshë.

Ndërsa plakën dhe arrijnë grupmoshën 20–24 vjeç, përqindja e atyre jashtë forcës punëtore u ul në 30.9 për qind për gratë dhe 24.8 për qind për burrat.

Kjo tregon një integrim më të madh të të rinjve në tregun e punës paralelisht me aktivitetet arsimore, vëren Eurostat.

Në këtë grupmoshë, përqindja e të rinjve të punësuar ndërkohë që studiojnë ishte 19.6 për qind për gratë dhe 17 për qind për burrat.

Tek të rinjtë e moshës 25–29 vjeç, punësimi arriti në 62 për qind për gratë dhe 71.9 për qind për burrat.

Në këtë grupmoshë, përqindja e grave jashtë forcës punëtore dhe jo në arsimin formal (16.2 për qind) ishte më e lartë se ajo e burrave (6.9 për qind), gjë që mund të sugjerojë se ato preferojnë të fokusohen në edukimin e tyre gjatë viteve të reja.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se gratë zakonisht regjistrohen më shumë në arsimin formal sesa burrat.

Megjithatë, kur nuk janë në arsim, ato kanë më pak gjasa të jenë të punësuara ose të kërkojnë punë, siç reflektohet nga normat më të ulëta të punësimit dhe nivelet më të larta të pasivitetit krahasuar me burrat. /Telegrafi/

Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore

27 January 2026 at 23:54

Mijëra protestues dolën të martën në rrugët e Beogradit për të kundërshtuar qeverinë e Serbisë, duke e akuzuar për goditje ndaj universiteteve, të cilat kanë luajtur një rol kryesor në një fushatë që ka sfiduar pushtetin e presidentit Aleksandër Vuçiq.

Tubimi paqësor, i quajtur “Dituria është fuqi”, u mbajt jashtë Universitetit të Beogradit dhe u organizua për të mbështetur profesorët që humbën punën ose pozitën e tyre për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat anti-qeveritare, raporton AP.

“Asnjë qeveri në historinë tonë nuk ka trajtuar anëtarët e komunitetit akademik me arrogancë, hakmarrje dhe inat të tillë dhe vetëm sepse komuniteti akademik refuzoi të heshtë”, u shpreh Vladan Gjokiq, kryedekani i universitetit, duke iu drejtuar turmës.

Protestat e udhëhequra nga studentët u nxitën pas tragjedisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Shumë qytetarë serbë e vunë fajin te autoritetet për shpërfilljen e rregullave të sigurisë.

Këto protesta mbarëkombëtare janë ndër më të mëdhatë në dekadën e fundit në Serbi, duke tërhequr qindra e mijëra njerëz, ndërkohë që Vuçiq ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme.

Të martën në mëngjes, disa fakultete në Beograd pezulluan mësimin për shkak të protestave.

Serbia ka përballur kritika ndërkombëtare për përdorim të forcës së tepruar dhe ndalime arbitrare ndaj protestuesve gjatë këtyre demonstratave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore appeared first on Sinjali.

Igli Tare po punon intenzivisht, e kërkon me ngulm Goretzkan tek Milan

27 January 2026 at 23:49

Milani po përpiqet fort të arrijë marrëveshje personale me mesfushorin e Bayern Munich, Leon Goretzka, i cili do të jetë një futbollist i lirë në verë.

Calciomercato.com raporton se drejtori sportiv Igli Tare po e ndjek situatën në mënyrë më agresive, i bindur se mund të arrijë një marrëveshje para çdo konkurrenti tjetër.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor dhe lojtari i kombëtares gjermane ndihet gati për një përvojë të re pas tetë vitesh te Bayern Munich.Pas suksesit të transferimit të Luka Modric si lojtar i lirë nga Real Madridi, Tare beson se Milani mund ta përsërisë këtë formulë me Goretzkën.

Ka shumë konkurrencë nga skuadra si Barcelona dhe Atletico Madrid, por skuadra e Serie A shpreson ta paraqesë çështjen e saj me vendosmëri, duke përfshirë edhe premtimin e kohës së rregullt të lojës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Igli Tare po punon intenzivisht, e kërkon me ngulm Goretzkan tek Milan appeared first on Sinjali.

Vdekja e vogëlushit në Gadime, Komuna e Lipjanit shpreh ngushëllime: Ngjarje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve

27 January 2026 at 23:40

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për familjen Zejnullahu pas ndarjes nga jeta të të miturit Zejn Zejnullahu, i cili ra në lumin e Gadimes.

Ahmeti ka thënë se lajmin e mori me dhimbje të thellë, duke shtuar se pavarësisht përpjekjeve të mëdha të banorëve të zonës dhe ekipeve mjekësore, nuk arritën ta shpëtojnë fëmijën.

“Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë qytetarët. Humbja e një jete të re është një dhimbje e madhe për familjen, shkollën dhe për gjithë komunën tonë. Lusim Zotin e Madhërishëm që raste të tilla të mos përsëriten më dhe t’i japë forcë familjes për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zejnullahu, të afërmve, shokëve, mësimdhënësve dhe gjithë qytetarëve të Gadimes. Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdekja e vogëlushit në Gadime, Komuna e Lipjanit shpreh ngushëllime: Ngjarje e rëndë që na ka tronditur të gjithëve appeared first on Sinjali.

Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të avionit në Itali

27 January 2026 at 23:26

Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos, Itali, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas mediave italiane, viktima është 76-vjeçari Pasquale Esposito, ndërsa piloti 68-vjeçar që mbeti i plagosur, me origjinë nga Napoli, është një ish-kolonel i Forcave Ajrore me përvojë të provuar.

Hipoteza më e mundshme për momentin është se një defekt teknik shkaktoi humbjen e kontrollit të helikopterit. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me oficerët e policisë mjeko-ligjore, të cilët do të rindërtojnë rrethanat e sakta të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një i vdekur dhe një i lënduar pas rrëzimit të avionit në Itali appeared first on Sinjali.

Valë sulmesh ruse ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes

27 January 2026 at 23:13

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, akuzoi Rusinë se sulmet e fundit ndaj disa qyteteve tregojnë mungesën e dëshirës për të arritur një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Çdo sulm i tillë rus dëmton diplomacinë që është ende në vazhdim dhe minon përpjekjet e partnerëve që po ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh Zelenski.

Në një valë sulmesh me dronë rus, të paktën dy persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën në qytetin jugor të Odesës, thanë zyrtarët rajonalë. Odesa, qytet i Detit të Zi dhe pikë kyçe për eksporte ukrainase, është sulmuar rregullisht nga forcat ruse që nga pushtimi i Ukrainës katër vjet më parë.

Kompanitë e energjisë ukrainase raportuan se një nga objektet e tyre në rajonin e Odesës pësuan dëme të mëdha, të cilat do të kërkojnë kohë për t’u riparuar. Guvernatori i rajonit bëri të ditur se Rusia kishte lëshuar mbi 50 dronë sulmues, duke dëmtuar dhjetëra godina banimi, një kishë dhe një shkollë.

Në dy sulme të tjera me dronë në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit u vranë dy gra. Sulmet me dronë dhe raketa ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për miliona ukrainas në të gjithë vendin.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se Rusia kishte lëshuar 165 dronë sulmues gjatë natës, ndërsa zyrtarët njoftuan gjithashtu për goditje në qytetin e Lvivit.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendoi të martën se forcat ruse kishin pushtuar dy fshatra të tjerë në rajonet lindore të Ukrainës, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Valë sulmesh ruse ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes appeared first on Sinjali.

Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me diell

27 January 2026 at 23:04

Nesër parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë pasditës, veçanërisht në orët e mbrëmjes, vranësirat do të dendësohen dhe të gjenerojnë herë pas here reshje shiu në shkallë vendi. Në zonat malore reshje bore.

Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, të cilat mund të paraqiten në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-46 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Sinjali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me diell appeared first on Sinjali.

Fisnik Asllani në shënjestër të Chelseas

27 January 2026 at 22:55

Chelsea është një ndër klubet që po monitoron me vëmendje situatën e sulmuesit të Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

23-vjeçari aktualisht ka kontratë me klubin gjerman të Bundesligës deri në vitin 2029, por klauzola e tij e lirimit prej rreth 26 milionë funtesh mund të lehtësojë një transferim të mundshëm.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe britanike, Aston Villa gjithashtu ka shprehur interes për Asllanin. Më parë, Bayerni dhe Barcelona gjithashtu kanë ndjekur zhvillimet rreth sulmuesit kosovar.

23-vjeçari ka shfaqur një paraqitje të mirë te Hoffenheim, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane për të ardhmen e tij në karrierë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Fisnik Asllani në shënjestër të Chelseas appeared first on Sinjali.

E trishtë: Vdes i mituri që u gjet në lumin e fshatit Gadime

27 January 2026 at 22:29

Nxënësi Zejn Zejnullahu, i cili më herët ishte raportuar si i zhdukur dhe më pas u gjet në lumin e Gadimes, fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.

“Ka ardhur pa shenja jete. Përkundër asaj, kemi ndërmarrë të gjitha masat ranimuese, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë”, tha Basholli.

Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga të afërmit dhe personat që i kanë dalë në ndihmë në vendin e ngjarjes.

Driton Shabiu ka bërë të ditur se, pavarësisht angazhimit të madh të vendasve dhe ekipit mjekësor, i riu nuk arriti të mbijetojë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Vdes i mituri që u gjet në lumin e fshatit Gadime appeared first on Sinjali.

Infektimet me virusin “Nipah” në Indi, Tajlanda dhe Nepali shtojnë kontrollet në aeroporte nga frika e përhapjes

27 January 2026 at 22:26

Një shpërthim i virusit vdekjeprurës “Nipah” në Indi ka ngjallur shqetësim në disa pjesë të Azisë, me disa shtete që kanë shtuar masat dhe kontrollet në aeroporte.

Tajlanda ka filluar kontrollin e pasagjerëve në tre aeroporte që pranojnë fluturime nga Bengali Perëndimor. Pasagjerëve nga këto fluturime u është kërkuar të japin deklarata shëndetësore.

Nepali gjithashtu ka filluar kontrollin e mbërritjeve në aeroportin e Katmandusë dhe në pika të tjera kufitare tokësore me Indinë.

Dy raste janë konfirmuar në Bengalin Perëndimor që nga dhjetori, thuhet se janë punonjës të kujdesit shëndetësor. Rreth 196 persona që kanë qenë në kontakt me ta janë gjurmuar dhe kanë rezultuar negativë në testet për virusin.

Virusi mund të përhapet nga kafshët te njerëzit. Ai ka një shkallë të lartë vdekshmërie që varion nga 40% në 75%  pasi nuk ka vaksinë ose ilaç për ta trajtuar atë. Njerëzit që infektohen me virusin shfaqin një gamë të gjerë simptomash, ose ndonjëherë asnjë.

Simptomat fillestare mund të përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti. Tek disa njerëz, këto mund të pasohen nga përgjumje, ndryshim i vetëdijes dhe pneumoni. Ende nuk janë raportuar raste jashtë Indisë, por disa vende po shtojnë masat paraprake.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Infektimet me virusin “Nipah” në Indi, Tajlanda dhe Nepali shtojnë kontrollet në aeroporte nga frika e përhapjes appeared first on Sinjali.

❌
❌