Nga Gazeta ‘SI’- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndërmarrë një nismë duke ftuar në një takim deputetët që ulen për herë të parë në Parlament, por jo të gjithë, pasi ftesat duket se janë dërguar vetëm pas një procesi “filtrimi”.
Sipas pamjeve të ndara nga Ambasada, në takim kanë qenë vetëm emrat e deputetëve që nuk janë përfolur për afera abuzive apo lidhje me kontigjentë kriminalë, si p.sh Ivi Kaso, Besart Xhaferri, Marjana Koceku etj.
“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP). Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake”, njofton ambasada.
Ambasada ka lënë jashtë deputetë si Sara Mile, e cila u reklamua si një fenomen në PS dhe theu rekordet e veteranëve të vjetër të partisë, me votat që mori në zgjedhjet e 11 majit. Mile është akuzuar si e lidhur me figura kriminale në zonën e Elbasanit, ku ajo shërben si deputete. Po ashtu mungojnë figura të tjera të famshme si Zegjine Çaushi, Tërmet Peçi, Agron Malaj, Gjin Gjoni, Zija Isamili.
Nuk është e qartë nëse përzgjedhja e SHBA-së është rastësore apo një mesazh për kupolën drejtuese të shtetit.
Kompania kosovare “Relux”, e cila prodhon ngjyra dhe fasada, po përjeton pasoja të menjëhershme nga bllokimi i pikave kufitare mes disa vendeve të rajonit dhe të BE-së: produktet e saj për në Britani të Madhe nuk kanë mundur të nisen sipas planit.
Drejtuesi i kompanisë, Ramiz Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ai është eksportues i rregullt dhe, sipas marrëveshjes, prodhimet do të duhej të arrinin në destinacion brenda kësaj jave. Në të kundërtën, kontrata rrezikon të shkelet, të rinegociohet ose të dështojë fare.
“Ne mund ta humbim këtë blerës, që është potencialisht më i rëndësishmi që kemi”, thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Ai paralajmëron se vonesat mund t’i dëmtojnë edhe kontratat me partnerët tjerë – në Gjermani dhe në Kroaci – duke rrezikuar kështu investimet e bëra me kredi bankare që duhet të shlyhen brenda afateve të caktuara.
Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.
Protesta e tyre është kundër sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, i njohur si EES.
Ky sistem parasheh që shtetasit jashtë Schengenit të qëndrojnë në këtë zonë maksimumi 90 ditë brenda 180 ditësh, por, sipas transportuesve protestues, kjo periudhë nuk mjafton – sidomos për ata që udhëtojnë në vende më të largëta – ndaj edhe shkakton humbje ekonomike dhe rrezik për dëbime.
Ata kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga ky rregull dhe paralajmërojnë se bllokada do të zgjasë shtatë ditë, nëse brenda kësaj periudhe nuk gjendet një zgjidhje.
Kosova nuk merr pjesë në protestë, por ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende. Për më tepër, edhe shoferët kosovarë i prek njësoj sistemi EES.
Rasti i kompanisë “Kalaja Epox” në Shtime tregon pasojat e bllokadës edhe në import. Ruzhdi Rexhaj nga kjo kompani thotë se porosia e rrëshirave epokside nga një kompani austriake, tashmë e paguar dhe e ngarkuar, mund të vonohet ose të dështojë.
“Çfarë t’u themi klientëve? U kemi thënë tashmë se malli i porositur, ngarkohet më 27 janar dhe vjen deri në fund të javës. Tani, nuk e dimë se kur do të arrijë këtu, ndërkohë që kemi edhe projekte që i kemi filluar, duke shpresuar në këtë material”, thotë Rexhaj për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, çdo vonesë e dëmton edhe reputacionin e kompanisë dhe mund të sjellë gjoba sipas kontratave.
Rrezik për kontratat dhe çmimet
Për të adresuar situatën, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës iu drejtua me një letër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se protesta njëjavore mund të shkaktojë pasoja të mëtejshme për kompanitë kosovare – përfshirë rrezikimin e kontratave me partnerët evropianë.
Drejtori i kësaj ode, Kushtrim Ahmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se, sa më gjatë të zgjasë bllokada, aq më i madh është dëmi për kompanitë. Ai paralajmëron se vonesat dhe pengesat në transit nuk godasin vetëm bizneset që eksportojnë dhe importojnë, por mund të pasqyrohen edhe te konsumatorët.
“… mund të ketë ndikim edhe në çmimet e produkteve në Kosovë, sepse rritet kërkesa për to”, shton Ahmeti.
Sipas tij, importi enorm i mallrave nënkupton edhe importimin e krizave.
“Çfarëdo që ndodh në vendet prej ku importon, automatikisht ka ndikim. Kjo është jashtëzakonisht problematike”, thotë ai.
Kosova është importuese e gati të gjitha produkteve – nga ushqimi deri te materiali ndërtimor e tekstili.
Sipas të dhënave të Doganës, importet e vitit të kaluar kapën vlerën e mbi 7 miliardë eurove, ndërsa eksportet ishin rreth 942 milionë euro – një bilanc që e bën vendin të ndjeshëm ndaj çdo pengese në transit.
Nisur nga kjo, edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Berim Ramosaj, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se bllokada në kufij krijon presion të drejtpërdrejtë në tregun vendor.
“Reflekton keq në ekonomi, e reflekton edhe te konsumatorët, sepse ka gjasa të rriten çmimet”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.
Importimi i krizave
Me varësinë e madhe nga importi, Kosova ka përjetuar edhe më herët pasojat e krizave të jashtme. Një nga shembujt më të theksuar ishte viti 2022, kur inflacioni arriti në rreth 14 për qind, si pasojë e çrregullimeve në zinxhirin global të furnizimeve – fillimisht nga pandemia COVID-19 dhe më pas nga lufta në Ukrainë.
Në vitet që pasuan, inflacioni shënoi trend rënieje, por gjatë vitit të kaluar u rikthye sërish në rritje, duke reflektuar presionet e vazhdueshme në treg.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e prodhimit në vend, në periudhën janar-shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, u rritën për 5.5 për qind.
Mes varësisë nga importi dhe mungesës së mekanizmave mbrojtës Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se asnjë vend – përfshirë edhe Kosovën – nuk mund të shmangë plotësisht importin e produkteve të caktuara.
Megjithatë, sipas tyre, niveli i lartë i varësisë nga importi e bën vendin veçanërisht të ndjeshëm ndaj krizave të jashtme.
Ramosaj thotë se Kosova, si vend i vogël me bilanc të dobët tregtar dhe me nivel të ulët të integrimit evropian, do të vazhdojë të jetë më shumë konsumuese e krizave sesa faktor që i prodhon ato.
“Ne jemi aq vend i vogël sa nuk jemi në gjendje të eksportojmë kriza, por gjithmonë t’i marrim faturat e të tjerëve. Kjo është natyra e pozicionit tonë – qoftë në aspektin e zhvillimit ekonomik, politik apo të raporteve që kemi me vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Ramosaj.
Sipas tij, ky realitet duhet të shërbejë si sinjal për institucionet e vendit që t’i intensifikojnë përpjekjet drejt integrimit evropian dhe krijimit të politikave më të qëndrueshme ekonomike.
Ai thekson se për të zbutur ndikimin e krizave të importuara, nevojiten mekanizma të planifikuar mirë, të cilët nuk e dëmtojnë ekonominë e tregut të lirë.
Ai, po ashtu, përmend se shumë vende kanë gjetur forma për të mbrojtur prodhimin vendor, investitorët dhe konsumatorët, qoftë përmes masave doganore, tarifore apo subvencioneve.
“Ne ende nuk i kemi këto politika të rregulluara mirë”, vlerëson ai.
Në të njëjtën linjë, edhe Kushtrim Ahmeti, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thekson se Qeveria duhet të shqyrtojë masa konkrete për mbrojtjen e konsumatorëve dhe të prodhuesve vendorë.
Sipas tij, një nga opsionet mund të jetë pezullimi i përkohshëm i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për produktet esenciale dhe të konsumit të përditshëm.
Ai thekson se institucionet duhet ta stimulojnë edhe prodhimin vendor të këtyre produkteve.
“Kërkesa vendore për produktet esenciale, që janë të domosdoshme për çdo qytetar, do të duhej të mbulohej të paktën 50 për qind nga prodhimi vendor”, thotë ai, duke shtuar se prodhuesit kanë nevojë për një strategji të qartë mbështetjeje, përmes granteve për teknologji, investime dhe mbrojtje të produkteve të tyre në treg.
Radio Evropa e Lirë kontaktoi Qeverinë në detyrë të Kosovës për çështjen e bllokimit të kufijve qysh më 26 janar, por nuk mori përgjigje. Në disa raste, ajo ka ndarë subvencione për prodhuesit, por ato nuk kanë arritur të gjenerojnë rritje domethënëse të prodhimit vendor.
BE-ja njoftoi se po punon për lehtësime që do t’u mundësonin shoferëve të kamionëve dhe disa profesionistëve të tjerë qëndrime më të gjata në Zonën Schengen.
Nga një vendim i tillë do të përfitonin direkt edhe qytetarët e Kosovës.
“…sepse, kompanitë detyrohen që çdo tre muaj të punësojnë shoferë të rinj”, tha për Radion Evropa e Lirë Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës./REL
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal. Ajo mirëpret vendimin lidhur me shpifjen duke e konsideruar si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes.
OSBE-ja thekson se forcimi i mbrojtjes për gazetarët ka qenë një rekomandim i hershëm i saj. Po ashtu, vijon të inkurajojë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale”,njoftoi OSBE-ja./ET
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i gjeti të drejtë shkaqet e ngritura në ankimin e prokurores së Kukësit, Rita Gjati lidhur me cënimin e procesit të rregullt ligjor nga Komisioni, për profesionalizmin, si dhe një pjesë të pretendimeve të saj për pasurinë. Megjithatë, mbeti në fuqi konkluzioni përfundimtar për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin […]
Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar deri tani gati 2 milionë viktima ushtarake, përfshirë të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), cituar nga The Guardian. Sipas studimit, forcat ruse kanë pësuar humbjet më të mëdha, me rreth 325 mijë të vrarë, […]
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike në fshatin Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë. Sipas vendimit të qeverisë, centrali do të ketë një kapacitet të instaluar prej 95 MW dhe pritet të ndërtohet dhe të vihet në funksion brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit. […]
Nga Gazeta ‘SI’ – Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot seancë dëgjimore për diskutimin e projektit TID (Durrës) me përfaqësues nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe një grup përfaqësuesish të komunitetit të banorëve të Durrësit.
Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, AADF që është zhvilluese e këtij projekti, ka refuzuar të jetë i pranishëm dhe të japë llogari publike para Kuvendit të Shqipërisë, për menaxhimin e një prone publike dhe interesit publik.
“Sot jemi përballë faktit që Kuvendi i Shqipërisë nuk detyron dot një institucion privat që t’i vijë në dëgjesë dhe kjo tregon atë që ka thënë opozita që kur AADF-ja filloi të fuste duart, këmbët dhe kokën në pasuritë publike shqiptare: te koncesioni i Butrintit, te Piramida, Elbasani, Gjirokastra, Ohri”, tha Zhupa.
Në komision, Zhupa ngriti shqetësimi se interesi publik i është lënë privatit për ta mbrojtur dhe s’ka më asnjë mekanizëm që privati të detyrohet që minimalisht të përgjigjet në komision.
Entela Koja, arkitekte dhe urbaniste, një nga pronaret e banesave të prekura nga projekti TID Durrës, tha se projekti ka shkelje të rënda në të drejtat qytetare, në të drejtat e pronësisë dhe në mënyrën se si është bërë.
“Deri në daljen e VKM-së së shpronësimit, në muajin gusht, ne nuk jemi pyetur”, tha Entela Koja, e cila përmendi ligjin 169 të vitit 2020, i përmendur edhe në Planin e Menaxhimit, i cili thotë se konsultimet bëhen me listëprezencë dhe marrje mendimesh nga banorët të cilat merren në konsideratë nga grupi i projektimit.
Banoret thanë se, janë bërë projekte mbi objektet e tyre, pa i vënë kush në dijeni. Banorët u shprehën se, nuk janë kundër projektit por në fakt po mbrojnë shtëpitë e tyre.
“Do prishet shtëpia ime për dy stola. Ky është turp. Në këtë zonë do të shkatërrohen 18 banesa. Dhe nuk ka lidhje fare me amfiteatrin. Është larg amfiteatrit. Shpronësimi i banesës është bërë 47 mln lekë të vjetra. E turpshme dhe qesharake. Ndërsa një vlerësuese gjykate e vlerësoi 420 mijë euro pronën ku prindërit e mi banojnë. Nuk e di si e ka blerë. Prindërit e mi janë 76 – 74 vjec. Vlerësimi është shumë qesharak”, tha njëra nga banoret e pranishme në komision.
Projekti TID Durrës parashikon të rijetëzojë bulevardin Epidman dhe ta zgjerojë atë, duke prekur 74 banesa të zonës më të populluar të qytetit.
Me disa fotografi nga testimet dimërore në Suedi, Mercedes-AMG zbulon PureSpeed, i prezantuar më parë, së shpejti nuk do të jetë modeli i vetëm nga seria ekskluzive dhe me numër të kufizuar Mythos.
Nga Stuttgart dhe Affalterbach për momentin nuk ka shumë informacion mbi modelin e dytë nga seria Mythos, e cila është e dashur për koleksionistët dhe nisi prodhimin me numër të kufizuar (250 copë) PureSpeed, e cila është bazuar në modelin më të fuqishëm të klasës SL.
Megjithatë, disa fotografi nga testimet dimërore në veri të Evropës tregojnë se modeli i dytë Mythos është bazuar në versionin Coupé të klasës aktuale CLE.
Dizajni karakteristik i grill-it me hapësirën qendrore që do të zbukurohet me yllin trekëndësh, parakolpi me hapje të mëdha për rrjedhjen e ajrit, gjurma më e gjerë e rrotave dhe spoiler-i i madh në kapakun e bagazhit pa dyshim tregojnë se prapa këtij projekti special qëndron departamenti AMG, i cili, sipas burimeve jozyrtare, ka vendosur që Coupé do të ketë motorin e përpunuar V8 4-litërsh pa asnjë sistem hibrid, duke u bazuar në zgjidhjen "old school" që përdoret edhe te PureSpeed.
Në këtë rast, shoferi mund të presë të paktën 585 kuaj fuqi dhe 800 Nm moment rrotullues, të cilat do të shpërndahen në të dy boshtet (4Matic) përmes një transmisioni super të shpejtë automatik 9-shkallësh me dy diskun.
Ky konfigurim, në rastin e PureSpeed “open air”, është i mjaftueshëm për të arritur shpejtësinë 0-100 km/h për 3,5 sekonda dhe shpejtësi maksimale 315 km/h.
Ende nuk është zbuluar se kur do të prezantohet modeli i dytë Mythos, por pritet që kjo të ndodhë gjatë përkujtimit të 140-vjetorit të Mercedesit këtë vit. /Telegrafi/
Ukraina kritikon “realitetin paralel” të Gerasimovit për Putinin, ndërsa Rusia shpall fitore të rreme pranë Kupyansk dhe Zaporizhzhia.
Ukraina ka mohuar me forcë deklaratat e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, që pretendonin se forcat ruse kishin marrë kontrollin e qytetit Kupyansk‑Vuzlovyi në rajonin e Kharkiv, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të krijuar një imazh të rremë të “sukseseve” ushtarake.
Zyrtarët ukrainas e quajnë këtë propagandë të qartë dhe një shembull të “realitetit paralel” që Rusia po përpiqet të ndërtojë për Presidentin Putin.
Andriy Kovalenko, drejtues i Qendrës për Kundër‑Dezinformim pranë Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës, tha se Gjeneral‑Shtabi rus, nën drejtimin e Valery Gerasimovit, po krijon një narrativ të rreme për Putinin, duke shpërndarë lajme për fitore që nuk ekzistojnë në front.
Ai theksoi se këto deklarata nuk kanë asnjë mbështetje në realitetin ushtarak: forcat ukrainase ende kontrollojnë zonën dhe përpjekjet e Rusisë për të marrë territore të reja janë të dështuara.
Kovalenko paralajmëroi gjithashtu se Rusia nuk po përhap vetëm dezinformimin brenda vendit të saj, por edhe në publikun ndërkombëtar.
Qëllimi është të krijohet një imazh i rremë për sukseset ruse, duke mashtruar opinionin publik dhe duke përhapur propagandë edhe në vendet perëndimore, që mund të ndikojë në perceptimin e luftës dhe në mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.
Artikulli i Kyiv Post gjithashtu thekson se dezinformimi rus nuk është i izoluar vetëm në Kupyansk. Zyrtarët ukrainas paralajmërojnë se Rusia shpesh shpall “fitore të rreme” në zona të tjera të rëndësishme, si Zaporizhzhia, duke synuar të krijojë një narrativ propagandistike që është larg realitetit në terren.
Kjo përpjekje për të kontrolluar informacionin është pjesë e strategjisë ruse për të manipuluar perceptimet dhe për të mbajtur moralin e brendshëm të lartë, pavarësisht humbjeve të vërteta. /Telegrafi/
Shefja e politikës së jashtme, Kaja Kallas, tha se BE-ja duhet të përdorë më shpesh votimin me shumicë të kualifikuar për politikën e jashtme dhe ushtarake, në vend që të kërkojë vendime unanime.
Blloku ka miratuar gjithnjë e më shumë vendime me miratimin e 15 prej 27 shteteve anëtare, si një mënyrë për të anashkaluar kundërshtimin e disa kombeve për çështje kyçe si importet e energjisë ruse. Disa anëtarë kanë argumentuar se kjo praktikë është një tejkalim i papranueshëm nga Brukseli në çështjet sovrane.
«Duhet të guxojmë të marrim në konsideratë një zgjerim gradual të shumicës së kualifikuar në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë», tha ajo në një fjalim në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes të mërkurën. «Unanimiteti do të thotë që nuk mund të veprojmë gjithmonë me shpejtësinë e rëndësisë».
Ish-kryeministrja estoneze i kërkoi gjithashtu BE-së të shqyrtojë krijimin e “aftësive ushtarake” për bllokun, të financuara nga shtetet anëtare.
Vetëm një ditë më parë, kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi se Bratislava do të padisë BE-në për planin e saj për të ndërprerë gradualisht importet e gazit rus deri vitin e ardhshëm, i cili u miratua me shumicë të kualifikuar më parë këtë javë.
Si Sllovakia ashtu edhe Hungaria kanë argumentuar se përdorimi i masës për të anashkaluar veton e tyre shkeli traktatet thelbësore të bllokut dhe imponoi vullnetin e Brukselit mbi çështjet themelore sovrane – importet e energjisë.
Masa u “miratua vetëm nga urrejtja” ndaj Rusisë, tha Fico në një konferencë për shtyp të martën.
BE-ja është në një “krizë të thellë”, nga e cila mund të dalë vetëm me “udhëheqje të re dhe ide të reja”, tha ai javën e kaluar, duke bërë thirrje që Kallas të rrëzohet. Lojtarët e mëdhenj globalë e kanë refuzuar vazhdimisht atë, tha ai, duke iu referuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili thuhet se ka refuzuar të zhvillojë bisedime me të./ET
Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare.
Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë – Horgosh, Kelebia, Baçki Breg; me Rumaninë – Gjerdap, Sërpska Cërnja, Vatin, Kalugjerovo; me Bullgarinë – Vërshka Quka, Gradina, Strezimirovci, Ribarci, Mokranje; si dhe me Maqedoninë e Veriut – Preshevë dhe Prohor Pçinski.
Pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE) u bllokuan më 26 janar nga shoferët e kamionëve transportues nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, në shenjë proteste ndaj procedurave të ashpërsuara për hyrje në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e lejuar të qëndrimit në vendet e BE-së.
Forumi i Investimeve i Dhomave të Tregtisë së Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor, që përfshin dhomat ekonomike të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, i dërgoi më 26 janar Komisionit Evropian një thirrje të përbashkët me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje urgjente për vështirësitë e shoferëve.
Në këtë thirrje u tha se rreth 60 për qind e tregtisë së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor zhvillohet me BE-në dhe se problemet e shoferëve në kufi mund të shndërrohen në një problem serioz sistematik, si ekonomik ashtu edhe politik për rajonin.
Në ditën e parë të bllokadës, më 26 janar, zëdhënësi i Komisionit Evropian, Markus Lammert, deklaroi se institucionet evropiane po punojnë për një zgjidhje që do t’u mundësonte disa profesionistëve, përfshirë shoferëve të kamionëve, ë të qëndrojnë në Zonën Schengen më gjatë sesa e përcaktojnë rregullat aktuale.
Nga Dhomat e Tregtisë së Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës paralajmëruan për humbje shumëmilionëshe për shkak të bllokadave dhe për rrezikimin e stabilitetit të zinxhirit të furnizimit.
Ndikimi i bllokadave në tregun e Kosovës
Si importuese e shumë mallrave përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Kosova pritet të ndjejë pasojat e protestave në qarkullimin e mjeteve të transportit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, njëherësh udhëheqës i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar se Kosova nuk merr pjesë në protestë, pasi vendi nuk ka ende kompani logjistike që realizojnë transport të rregullt me vendet e BE-së.
Por, ai paralajmëroi se efektet e saj do të ndihen edhe në Kosovë.
“Për shkak të bllokadës së kufijve, Kosova nuk do të mund as të eksportojë dhe as të importojë mallra”, deklaroi Rafuna për Radion Evropa e Lirë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë i nisi më 27 janar një letër shefes së Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i kërkuar që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që bllokadat të mos vazhdojnë më gjatë dhe të mundësohet qarkullimi i rregullt i mallrave, në të mirë të stabilitetit ekonomik të rajonit.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës për vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej mbi 7 miliardë eurosh në total, ose rreth 20 milionë euro në ditë – një sasi të madhe të tyre përmes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Vlera e eksporteve, ndërkaq, ishte rreth 942 milionë euro vitin e kaluar, apo rreth 2.6 milionë euro në ditë./ REL
Nga pasditja e së mërkurës moti përkeqësohet ndjeshëm në disa qarqe të vendit, me reshje të forta shiu, borë në zonat malore dhe det të trazuar në jug.
Reshje të dendura në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë
Qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës do të përballen me reshje intensive shiu nga pasditja e së mërkurës deri të enjten, sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave. Reshje lokale, por të dendura, parashikohen edhe në qarqet e Shkodrës dhe Korçës.
Në pjesën tjetër të vendit, reshjet do të jenë kryesisht mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata. Veriu, lindja dhe juglindja, veçanërisht zonat mbi 900 metra mbi nivelin e detit, pritet të përballen me reshje dëbore.
IGJEO paralajmëron për kujdes të shtuar, pasi reshjet dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe vërshime uji në zona urbane, sidomos në qarqet Shkodër, Kukës, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër, në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve.
Temperaturat pritet të luhaten nga 9 deri në 14 gradë Celsius në bregdet, 5 deri në 12 gradë në zonat e ulëta dhe 2 deri në 8 gradë në zonat malore.
Autoriteti Portual i Vlorës ndalon daljen në det të hapur për mjetet e vogla lundruese.
Për shkak të erërave të forta, me shpejtësi 15–25 m/s, dhe dallgëve që arrijnë deri në 2.5 metra, Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit.
Ndalimi vlen për mjetet që operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, nga ora 06:00 e datës 28 janar deri në orën 06:00 të datës 29 janar 2026.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e subjekteve dhe institucioneve të fushës së detarisë për marrjen e masave të nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.
Anijet e transportit detar ndërkombëtar do të vijojnë operimin normal sipas destinacioneve përkatëse.
Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 29 janar 2026./et
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Rrakull të Bashkisë Kavajë.
VKM:
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË ZONËN KADASTRALE 3204, FSHATI RRAKULL, NJËSIA ADMINISTRATIVE SYNEJ, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË, NGA SHOQËRIA “SELECT ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë, nga shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k.;
b) NIPT/NUIS: M22415014G;
c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;
ç) Kapaciteti i instaluar: 95 MË;
d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në zonën kadastrale 3204, fshati Rrakull, njësia administrative Synej, Bashkia Kavajë, Qarku Tiranë;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit;
g) Shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj), pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës ndërmjet shoqërisë “SELECT ENERGY”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e saj;
iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “SELECT ENERGY”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ndërmarrja publike “Rrugët e Serbisë” njoftoi më 28 janar se, sipas informacioneve nga Drejtoria e Policisë Kufitare të Serbisë, hyrjet dhe daljet nga ky shtet për automjetet e rënda janë të bllokuara në 20 pika kufitare. Sipas njoftimit, të bllokuara janë pikat kufitare me Kroacinë – Batrovci, Shid, Bogojevo, Baçka Pallanka, Bezdan, Neshtin; me Hungarinë […]
Projektligji për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal u miratua me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias. Organizatat […]
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia me “zarf të zi”, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëri Live”. Ai ka komentuar raportin mes Mirit dhe Stelinës, duke deklaruar se ata njiheshin edhe jashtë shtëpisë dhe kishin një shoqëri të fortë prej kohësh, por nuk e […]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të nisë bisedime për një marrëveshje, ndërsa Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen e Mesme. Trump konfirmoi se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln dhe grupi i saj sulmues janë vendosur në rajon, duke e cilësuar këtë si një sinjal të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit. […]
Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin për mjetet e vogla detare dhe për anijet e peshkimit për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtar, era pritet të arrijë forcën 6–7 ballë dhe dallgët nga 1.5 deri në 2.5 metra. Ndalimi i lundrimit ka nisur në […]
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, për të diskutuar dy çështjet kyçe që mbeten të pazgjidhura në një marrëveshje paqeje: territorin dhe Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias.
Këtë e bëri të ditur Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një intervistë për Ukrainska Pravda dhe dha disa detaje.
Ai shtoi se gjatë bisedimeve të fundit në Abu Dhabi, ku morën pjesë delegacione nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara, dy çështje kyçe mbeten pa zgjidhje: statusi territorial dhe e ardhmja e centralit bërthamor.
Rusia kërkon tërheqjen e forcave ukrainase nga i gjithë Donbasi, përfshirë zonat që nuk janë nën kontrollin rus, një kërkesë që Kievi e konsideron të papranueshme.
Ukraina, nga ana tjetër, këmbëngul në largimin e forcave ruse nga centrali, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar vendosjen e tij nën menaxhim të përbashkët.
Sybiha theksoi se Zelensky ka shprehur gatishmëri për një takim me Putinin, ndërsa udhëheqësi i Kremlinit ka shfaqur dyshime për efektivitetin e bisedimeve të drejtpërdrejta.
Ky zhvillim vjen ndërsa konflikti mes dy vendeve vazhdon të mbajë tensione të larta në rajon dhe ndërkombëtarisht. /Telegrafi/
Amerikanët kanë filluar të ndajnë në rrjetet sociale video ku mbajnë pasaporta të ngjitura në kokë. Ata bëjnë këtë si reagim ndaj shtimit të shqetësimeve rreth veprimeve të Shërbimit të Doganave dhe Imigracionit të SHBA-së (ICE).
Në këto video virale shpjegohet se ata duan të tregojnë paraprakisht provën e shtetësisë së tyre para se dikush të pyesë për të.
Në një video të publikuar nga krijuesi i përmbajtjes @dotish001 në TikTok, ai shfaqet duke ecur në rrugë me pasaportën të ngjitur në kokë. Videoja është parë më shumë se shtatë milionë herë. Në video ai thotë “kështu lëvizim tani. Para se të më pyesni nëse jam qytetar dhe ku është pasaporta ime, tashmë e shihni vetë”.
I njëjti krijues – i cili thotë se është nga Nigeria dhe jeton në Columbus, Ohio – ka postuar edhe një video tjetër ku mban në kokë patentën e vozitjes, me titull “Më falni, zonjë ICE”, për të treguar sesi lëvizin personat me karta të qëndrimit (“green card”).
Edhe krijuesja Yvonne Mugure, e cila thotë se jeton midis Phoenix-it në Arizona dhe Nairobi-t në Kenia, ka ndarë një video ku mban pasaportën në kokë me mbishkrimin: “Kështu lëvizim tani ndërsa jetojmë në Amerikë”.
Ky trend ka nisur që në dhjetor, por ka marrë vëmendje të madhe pas dy incidenteve vdekjeprurëse në Minneapolis, ku punonjës të agjencive federale kanë qëlluar për vdekje dy persona në një periudhë më pak se tre javë. Këto ngjarje kanë nxitur protesta dhe diskutime rreth mënyrës se si ICE vepron.
Në vitin 2025, 32 njerëz vdiqën gjatë mbajtjes nën kujdestarinë e ICE, shifra më e lartë në dy dekadat e fundit. Agjencia është kritikuar edhe për arrestime pa proces ligjor, ndalimin e fëmijëve dhe profilizim racor.
Autori @dotish001 ka shpjeguar në komentet e tij se videoja ishte një reagim ndaj situatave ku njerëzit ndalohen dhe pyesin për shtetësinë, dhe ideja ishte të “jepnin përgjigje para se të vinte pyetja.”
Nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) thanë se dokumentet e lëshuara sipas standardit REAL ID vërtetojnë identitetin, por nuk tregojnë statusin e imigracionit. Sipas rregullave amerikane, personat që nuk janë qytetarë duhet të mbajnë dokumentet e tyre të imigracionit me vete. /Telegrafi/