Klubi i Sporteve të Ujit Otrila – më shumë se 10 vjet suksesi: Nga shkolla e notit, tek garat ndërkombëtare dhe rekordet vendore
Klubi i Sporteve të Ujit OTRILA, themeluar në vitin 2015 në Prishtinë, ka shënuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sporteve ujore në vend.
Me një mision të qartë për të krijuar një ambient profesional dhe për të rritur fëmijë dhe të rinj përmes sportit, OTRILA ka kombinuar trajnimin sportiv, edukimin, përfshirjen sociale dhe ndërtimin e karrierave sportive afatgjata.
Ky klubi tashmë me emër në Kosovë dhe rajon, ka ndërtuar një rrjet të gjerë partneritetesh me klube eminentë evropiane të notit, waterpolos dhe finswimming, si dhe me organizata rinore dhe institucione sportive në mbarë Evropën.
Sportistët e OTRILA-s kanë përfaqësuar Kosovën në gara dhe kampionate të nivelit të lartë, përfshirë Kampionatet Evropiane, Kampionatet Botërore, Lojërat Mesdhetare dhe Lojërat Olimpike Paris 2024, në disiplinat e notit dhe ujërave të hapura.
Në nivel kombëtar, sportistët e këtij klubi, kanë thyer mbi 100 rekorde shtetërore dhe janë shpallur kampionë të Kosovës në disa kategori, duke e vendosur klubin si një nga më aktivët dhe produktivët në vend.
Vetëm gjatë vitit 2025, OTRILA mori pjesë në 22 gara zyrtare, prej të cilave 19 ishin ndërkombëtare në 11 shtete, duke fituar 134 medalje dhe thyer 23 rekorde shtetërore në grupmosha të ndryshme.
Këto rezultate dëshmojnë për vazhdimësinë dhe rritjen e nivelit sportiv të klubit.
Përveç ekipit garues, OTRILA zhvillon edhe Shkollën e Notit, një program themelor për përfshirjen e fëmijëve në sport dhe për mësimin e notit dhe sigurinë në ujë. Talente të reja identifikohen dhe integrohen në programet zhvillimore dhe garuese të klubit.
Trajnimet zhvillohen nën udhëheqjen e trajnerëve profesionalë të licencuar nga World Aquatics, ndërsa klubi siguron edhe transport të organizuar për sportistët, duke krijuar kushte të plota, të sigurta dhe të qëndrueshme për zhvillimin e tyre sportiv.
OTRILA është gjithashtu përfituese e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian, duke dëshmuar kapacitetin e tij për të zbatuar programe ndërkombëtare dhe për të zhvilluar sportin përmes bashkëpunimit evropian.
OTRILA vazhdon të jetë një pikë referimi për sportet ujore në Kosovë, duke ndërtuar breza të rinj sportistësh dhe duke treguar se suksesi kombëtar dhe ndërkombëtar është i mundur përmes vizionit, punës së palodhur dhe përkushtimit. /Telegrafi/
Rrjetet sociale
WEB: www.otrila.org
Facebook: www.facebook.com/ksuotrila
Instagram: www.instagram.com/ksuotrila
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/ksuotrila/?viewAs...
Kontakti: +383 49 572 181
