Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 January 2026Main stream

Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Presim që Rusia ta respektojë!

29 January 2026 at 22:36

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar pas njoftimit të Trump se Putin ka pranuar armëpushim njëjavor.

Zelensky ka theksuar se tashmë shpreson që Rusia të zbatojë marrëveshjen, që Kievi dhe qytete të tjera të mos goditen sidomos në këtë javë me mot të ashpër.

“Ekipet tona e diskutuan këtë në Emiratet e Bashkuara Arabe fundjavën e kaluar. Ne presim që gjërat e dakordësuara të zbatohen. Hapat e deeskalimit kontribuojnë në përparimin e vërtetë drejt përfundimit të luftës”, tha më tej Zelensky.

/abcnews.al/

 

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë trupa të ushtarëve të vrarë

29 January 2026 at 22:07

Zyrtarë rus dhe ata ukrainas kanë njoftuar të enjten se kanë kryer shkëmbimin e fundit të të vdekurve të luftës, një praktikë e rregullt e hartuar për t’u lejuar të afërmve të të vrarëve në fushëbetejë të varrosin të dashurit e tyre.

Rusia i dorëzoi Ukrainës 1,000 trupa ushtarësh ukrainas, ndërsa Kievi i kishte dorëzuar Moskës trupat e 38 ushtarëve rusë, tha ndihmësi i Kremlinit, Vladimir Medinsky.

Medinsky postoi një imazh në Telegram të shkëmbimit, ku shihen kamionë frigoriferikë të bardhë të parkuar në një zonë të mbuluar me borë pranë një pylli.

Qendra koordinuese e Ukrainës për shkëmbimin e të burgosurve konfirmoi se kishte ndodhur një shkëmbim trupash, dhe se autoritetet ruse i kanë dorëzuar Kievit 1,000 trupa që Moska pretendonte se u përkisnin ushtarëve ukrainas.

Rënia e regjimit/ Gjenerali: Iranit iu dha goditja e parë nga BE! Ndërhyrja me ‘operacione kirurgjikale’, e domosdoshme

29 January 2026 at 21:58

Gjeneral Dedë Prenda foli në emisionin “War Report” në ABC News, për konfliktin në Iran.

Gjatë intervistës, teksa analizoi zhvillimet e fundit nga Lindja e Mesme, theksoi se Iranit sot iu dha goditja e parë nga BE, me shpalljen organizatë terroristë të Gardës Revolucionare.

“Jemi bindur që situata në Iran është shumë e komplikuar. Goditja e parë Iranit i është dhënë sot nga BE, nëpërmjet shefes së politikës së jashtme dhe gjithë ministrat, ku kanë shpallur Gardën Revolucionare, organizatë terroriste. Dhe ky është hapi i parë, po ashtu mendoj se do të shkojë gjatë, për zgjedhjen e një nga skenarët e mundshëm. Për mëse 49 vite është e vështirë për të besuar se ky regjim do të ndryshojë në të ardhmen. Në këto kushte mendoj që brenda 2-3 ditëve, meqë kapacitet operacionale për të vepruar janë në distancë optimale, nuk është rastësi. Mendoj se është e domosdoshme ndërhyrja, qoftë  dhe me operacione kirurgjikale”, theksoi ai.

BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare për Ukrainën

29 January 2026 at 21:55

Bashkimi Evropian planifikon të vërë në dispozicion 145 milionë euro për ndihmë humanitare në Ukrainë, njoftoi sot krahu ekzekutiv i aleancës me 27 vende anëtare.

“Fondet synojnë të ofrojnë mbrojtje, strehim, ushqim si dhe qasje në ujë dhe shërbime shëndetësore”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Sipas tij, edhe 8,0 milionë euro shtesë janë parashikuar për pritjen e refugjatëve të luftës në Moldavi.

Në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj furnizimit energjetik të Ukrainës, BE-ja po dërgon gjithashtu edhe 500 gjeneratorë emergjence.

Të premten e kaluar u dërguan 447 të tillë. Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, gati katër vjet më parë, Komisioni ka siguruar mbi 1,4 miliardë euro për programe ndihme humanitare në Ukrainë dhe Moldavi.

Po ashtu, të paktën tre miliardë euro janë vënë në dispozicion për sigurinë energjetike.

Vuçiç: Së shpejti fillon shërbimi i detyruar ushtarak

29 January 2026 at 21:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njoftoi se brenda një ose dy muajsh, do të merret një vendim nëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të fillojë zyrtarisht nga dhjetori apo nga marsi i vitit të ardhshëm dhe se regjistrimi i rekrutëve do të fillojë nga shtatori dhe tetori.

Vuçiç shtoi se vendimi do t’i çohet parlamentit serb.

“Do të marrim vendime së shpejti. Pyetja është nëse do të fillojmë me shërbimin ushtarak  nga dhjetori apo nga marsi, por patjetër që do ta marrim këtë vendim në një ose dy muajt e ardhshëm dhe do ta kalojmë para Asamblesë Kombëtare të Serbisë”, tha presidenti serb.

”Nga shtatori apo tetori do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç.

Kur u pyet se nga çfarë varet kjo, Vuçiç tha se kjo varet nga përgatitjet.

”Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë”, tha Vuçiç në Topcider, ku mori pjesë në konferencën informuese në lidhje me rezultatet e analizës së gjendjes, aftësive operative dhe funksionale të ushtrisë serbe për vitin 2025.

“Jemi shumë të shqetësuar për formimin e aleancave ushtarake kundër Serbisë dhe në përputhje me rrethanat po veprojmë me përgjegjësi dhe seriozisht duke mos provokuar askënd, por duke dashur të pengojmë këdo që do të kryente agresion kundër vendit tonë. Kapacitetet tona mbrojtëse të forcave ajrore dhe mbrojtjes kundërajrore janë rritur në mënyrë drastike dhe dramatike”, u tha Vuçiç gazetarëve pas takimit.

Plani amerikan për tranzicion pushteti në Iran/ Xhavit Shala: Izraeli dhe SHBA duhet të kuptojnë se kanë lënë një detyrë përgjysmë!

29 January 2026 at 21:49

Xhavit Shala, profesor o asociuar i shkencave të sigurisë, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për luftën në Iran dhe paralajmërimet e presidentit Donald Trump.

Gjatë intervistës, ai theksoi se nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, pavarësisht se deklaroi se mbështeste qytetarët iranianë, por ende nuk është sqaruar se si kërkon të ndërrojë regjimin iranian. Shala nënvizoi se në Iran nuk mund të bëjë atë skenar që bëri në Venezuelë, pasi sipas tij nuk mund të realizohet një operacion i tillë.

“Presidenti Trump ende nuk e ka sqaruar nëse kërkon të ndërrojë regjimin apo bombardime kirurgjikale…Për të bërë atë që bëri me Maduron nuk mund ta bëjë dot sepse një operacion i tillë në këndvështrimin tim nuk mund të realizohet në Iran. Duhet të dihet nëse do synohet arritja e një marrëveshje bërthamore apo goditja regjimit? Por pse nuk vazhduan bisedimet pas luftës 12 ditore…Ekipi i Iranit bëri negociata me një ekip europian, por Trump e sfumoi fare. Po ashtu Irani dha deklarata të fortë duke thënë se do ta ribënin programin bërthamor. Kjo bëri që Izraeli dhe SHBA të kuptojnë se kanë lënë një detyrë përgjysmë”, tha ai.

/abcnews.al/

 

I dënuari shqiptar goditet me thikë në burgun grek

29 January 2026 at 21:02

Një shtetas shqiptar i cili vuan dënimin në burg grek është sulmuar me thikë. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në burgun e Malandrinos. Shtetasi shqiptar njihej me nofkën “Demos”.

Ai rezulton i përfshirë siç raportojnë mediat greke, në vrasjen e Yannis Lalas ngjarje e ndodhur në maj të 2025.

Shqiptari sot, ai u transferua në burgun e Malandrinos dhe pak para se të arrinte në repartin e tij, u sulmua, duke marrë në lëndime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Nuk duhet të bëhet dy herë i njëjti gabim”/ Roland Bejko: Berisha po vazhdon me të njëjtat skema bllokimi për Reformën Territoriale!

29 January 2026 at 20:45

Politologu Roland Bejko u shpreh kritik ndaj qëndrimit të opozitës lidhur me Reformën Territoriale.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko tha se qëndrimi i Berishës është i njëjtë me ato të kaluarat dhe se po bën sërish po të njëjtin gabim.

“Sjellja që po bën opozita sot është e njëjta me 2014 dhe e njëjta sjellje që e mbajti PD larg kësaj reforme. Qëndrimi i Berishës është identik i njëjtë me sot. Por ti nuk mund ta fitosh dot luftën nëse nuk shkon në luftë… Nuk mund të bëhet dy herë i njëjti gabim. Zanafilla e kësaj humbje që ka PD filluan pikërisht këtu, tek bojkoti i parë…Kjo reformë në atë kohë është bërë enkas në shërbim elektoral të PS. Dhe ndarja administrative është bërë sipas leverdisë elektorale…Po të ishte opozita pjesëmarrëse në komision dhe nëse duam të gjykojmë sot nëse ka qenë apo jo e suksesshme kjo reformë duhet të nisemi nga pyetje përse u bë reforma? Njëra prej arsyeve ishte të shkurtoheshin shpenzimet financiare, që jo vetëm nuk u shkurtuan, por edhe u shtuan. Në Komision drejtori i Ministrisë së Financave, dha shifrat dhe numri në administratë ishte shtuar…Pse duhet reforma dhe opozita të jetë? Sepse të gjitha reformat e rëndësishme dhe duan qëndrueshmëri në kohë…Ajo që thotë Berisha do dalim jashtë dhe do e bëjmë vetë reformën është budallik…”, tha ai.

/abcnews.al/

Reforma Territoriale/ Mazniku: Jemi në presion me kohën. Procesi, me apo pa opozitën nuk ndalet më!

29 January 2026 at 20:28

PD ka kohë deri të hënën të rikthehet tek reformat ose PS do të vijojë e vetme. Arbjan Mazniku, bashkëkryetar komisioni për Territorialen, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se për reformën Territoriale nuk janë aspak në avantazh me kohën dhe se nuk ka vend për të humbur kohë.

Gjatë intervistës, ai theksoi se pavarësisht se qëndrimit të opozitës, procesi i nisur tashmë nuk do të ndalet.

“Nëse ne ia dalim të bëjmë reformë me 140 vota do ishte idealja të shkonim një mekanizëm konsensusi. Ramë dakord për bashkë-kryesi dhe bëmë mbledhjen e parë opozita nuk erdhi, mbledhjen e dytë erdhi por të tretë dhe mbledhjen e katër nuk erdhi. Nëse nuk vijnë ditën e hënë, ne të gjithë anëtarët e PS në komision kanë kërkesën të firmosur ku ne të bëjmë ndryshimin, pra të kryejmë një komision dhe të futemi në një proces pune, por roli i opozitës nuk preket do jetë mëse e mirëpritur, por procesi nuk ndalet më. Me reformën territoriale jemi në një presion në afat me kohën. Ndërsa Reforma elektorale ka avantazh më të madh në kohë”, tha ai.

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim njëjavor

29 January 2026 at 19:30

Trump i ka kërkuar Vladimir Putinit një armëpushim njëjavor në Kiev për shkak të kushteve të motit në rajon.

Konkretisht, gjatë mbledhjes së parë të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2026, presidenti amerikan zbuloi se kishte kontaktuar presidentin rus duke i kërkuar që të mos sulmonte kryeqytetin ukrainas dhe rajone të tjera të vendit për një javë për shkak të të ftohtit mbizotërues.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos bombardonte Kievin dhe qytetet kryesore për një javë dhe ai pranoi ta bënte këtë”, tha fillimisht presidenti amerikan, duke shtuar: “Ai pranoi ta bënte dhe ne jemi të lumtur që e bëri”.

Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata

29 January 2026 at 19:04

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga sfidat më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë.

“Të dhënat flasin qartë: përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit nuk është vetëm një problem statistikor, por një problem thelbësor i të drejtave të njeriut, i prezumimit të pafajësisë dhe i proporcionalitetit të ndërhyrjes së shtetit. Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë”, tha ai.

Që prej nëntorit te viti 2025 mbi 4500 persona ndodhen ne burgje, me shume se gjysma e tyre ndodhen ne paraburgim.

“Pra, mbi gjysma e personave që ndodhen në burgjet tona janë ende pa një vendim të formës së prerë, për më tepër, për një kohë shumë herë më të gjatë se ajo e zbatueshme në vendet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Lamallari theksoi se Shqipëria vend kandidat i Bashkimit Evropian duhet të ndahet një herë e mirë nga mendësia dhe politika e ashpër penale për të paraburgosurit.

“Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në Bashkimin Evropian për të njëjtat vepra penale; Kodi i Procedurës Penale, do duhet ndryshuar për të garantuar qartë dhe pa ekuivok të njëjtat garanci procedurale për lirinë dhe sigurinë e personit, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi ai.

Protesta e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut/ Transportuesit do të tërhiqen nga bllokadat, sonte në orën 20:00

29 January 2026 at 18:57

Transportuesit maqedonas do të tërhiqen nga bllokadat e seksionit të mallrave të kalimeve kufitare sonte në orën 20:00, vendosi Shoqata Makam-Trans këtë pasdite në një takim.

Kjo erdhi pasi Komisioni Evropian vendosi të miratojë një strategji të re për viza, që do të thotë zgjidhje e problemit me të cilin përballen shoferët profesionistë për qëndrime prej 90 ditësh në 180 ditë në zonën Shengen.

Me këtë, pas pothuajse katër ditësh ndërprerjeje, do të normalizohet trafiku i mallrave në vendkalimet “Deve Bair”, “Dellçevë”, “Novo Selo”, “Dojran”, “Bogorodicë”, “Mexhitli”, “Qafëthanë”, “Bllacë”, “Bllato” dhe “Stenje” për hyrje dhe dalje nga vendi.

“Makam-Trans” deklaroi në një postim në Facebook se po tërhiqen nga bllokadat, sepse vendimi i BE-së ka dhënë konfirmimin që prisnin për ndryshime, dhe falënderoi të gjithë ata që, siç thonë ata, kanë dhënë pa u lodhur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me bllokimin e pikave kufitare në ditët e fundit.

– Uniteti dhe këmbëngulja juaj kanë dhënë rezultate, sipas njoftimit zyrtar nga Ministri i Transportit Aleksandar Nikoloski, Komisioni Evropian ka vendosur të miratojë një strategji të re për vizat që do të zgjidhë problemin me të cilin përballen shoferët profesionistë, për qëndrime prej 90 ditësh në 180 ditë.

Meqenëse është marrë konfirmimi që prisnim për ndryshime, ju informojmë se protesta e organizuar nga Shoqata Makam-trans në pikat kufitare Deve Bair, Delçevë, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitli, Qafëthan, Bllacë, Bllatë dhe Stenjë do të PEZULLOHET që nga sonte, më 29 janar.

2026 nga ora 20:00 për hyrje dhe dalje nga vendi. Jemi veçanërisht mirënjohës për të gjitha mediat dhe portalet që e bënë luftën tonë të dukshme për të gjithë Evropën.

Së bashku jemi më të fortë!, thonë “Makam-trans”. Transportuesit nga vendi, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina filluan bllokadën në fillim të kësaj jave, duke kërkuar të përjashtohen nga sistemi i ri i kontrollit të hyrjes dhe daljes i BE-së, i cili sipas tyre po i shkakton ata të përballen me dëme ekonomike dhe dëbime.

Gjermani, Merz bën thirrje për më shumë vetëdije europiane

29 January 2026 at 18:04

Situata e politikës botërore është serioze dhe e vështirë – por sjell edhe shanse për Gjermaninë dhe Europën: Kështu mund përmblidhet thelbi i deklaratës qeveritare tëkancelarit Friedrich Merz në Bundestag (29.01.2026).

Po fryn një erë e ashpër në botë, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet nga fuqitë e mëdha. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme, që Europa tani të tregojë forcë – dhe më shumë vetëdije në politikën e pushtetit.

Europianët mund t’i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet “gjuhën e politikës së pushtetit”, tha Merz. Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit. Kjo duhet ruajtur dhe zgjeruar. “Ne ndodhemi nën presion nga shumë anë”, tha politikani kristiandemokrat. Por prej kësaj mund të dalë edhe diçka: Europa gjithmonë është forcuar, kur është ndodhur nën presion.

Detyrat për Europën

Europa është në botë edhe një alternativë normative ndaj imperializmit dhe autokracisë, tha Merz. Sipas kancelarit, si rrjedhojë janë tri fusha, ku Europa duhet të dëshmojë veten. Së pari Europa duhet ta marrë vet në dorë sigurinë dhe të ulë varësinë në sektorin e teknologjisë si dhe në mbrojtje. Me këtë ai ka parasysh varësitë prej SHBA-së, prej mburojës nukleare të së cilës Europa edhe për një të ardhme të afërt do të vazhdojë të jetë e varur.

Shembull pozitiv nga grindja për Groenlandën

Nga ana tjetër ekonomia europiane duhet të jetë e aftë për konkurrencën dhe Europa duhet të prezantohet e bashkuar. Në sfondin e kërkesës së përsëritur të presidentit të SHBA-së Donald Trump, se do të aneksojë Groenlandën, kancelari tha, se së fundi për fat Europa mundi ta ndiejë “respektin ndaj vetes”.

Në përshkallëzimin e përkohshëm të konfliktit për Groenlandën Trump kërcënoi fillimisht disa vende europiane aleatë në NATO me tarifa të larta doganore – ndër to edhe Gjermaninë.

Pastaj ai u tërhoq – pasi europianët bënë të qartë, se nuk do ta pranonin këtë duke reguar gjithashtu reciprokisht me tarifa doganore: Tani duhet vepruar me këtë “vetëdije të rizgjuar të europianëve”, nënvizoi Merz. Ai iu referua samitit të posaçëm të BE-së në shkurt. Në këtë samit do të diskutohet kryesisht se si BE-ja mund të bëhet sërish e aftë për konkurrecë. Merz vuri në dukje, se dihet cilat janë kantieret ku duhet punuar.

Serbia “fut duart” në sistemin gjyqësor/ Marta Kos: Hap pas në procesin integruar drejt BE!

29 January 2026 at 17:22

Deputetët e Parlamentit në Serbi miratuan ndryshimet në grupin e ligjeve të sistemit gjyqësor të propozuara nga partia Progresive serbe e presidentit Vuçiç, të cilat sipas opozitës shtojnë kontrollin e qeverisë mbi sistemin gjyqësor dhe zvogëlojnë kompetencat e këshillit të lartë të Prokurorisë në vend.

Kritika erdhën edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Vladan Petrov deklaroi se partia në pushtet bëri gabim që nuk i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë mendimin e tyre mbi ndryshimet dhe plotësimet në grupin e ligjeve të gjyqësorit.

Një reagim më i ashpër erdhi nga Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos. “Vota e Parlamentit të Serbisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit është një hap serioz PRAPA në rrugën e Serbisë drejt BE-së”- kritikoi ajo përmes një postimi në rrjetin X. (SHFAQET POSTIMI X I KOS)”
Në një kohë progresi të madh për zgjerimin, kur Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin me shpejtësi, Serbia rrezikon të marrë drejtimin e kundërt. Kjo nuk është ajo që duam”- theksoi eurokomisionerja e Zgjerimit Marta Kos.

Përpara takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, Marta Kos i bëri thirrje edhe një herë Asamblesë Kombëtare Serbe që të rishikojë sa më shpejt të jetë e mundur ndryshimet e miratuara në ligjet gjyqësore dhe t’i sjellë ato në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Edhe Bruskeli tha se ndryshimet e miratuara në ligjet gjyqësore në Parlamentin serb mund të përfaqësojnë një hap të madh prapa në rrugën evropiane të Beogradit, duke shtuar se komisioni do të japë një vlerësim të detajuar pasi të ketë kryer një analizë të tekstit ligjor të miratuar.

Zëdhënësi vlerësoi se ndryshimet në ligj u përgatitën “me nxitim, në një proces jo transparent pa konsultim me të gjitha palët e interesuara, siç janë Komisioni Evropian dhe Komisioni i Venecias.

Anëtarët e Parlamentit serb miratuan plot 174 amendamente të përkthyera në ndryshime në Ligjin për Selitë dhe Territoret e Gjykatave dhe Prokurorive Publike, Ligjin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ligjin për Organizimin dhe Kompetencën e Organeve Shtetërore për Luftën kundër Krimit të Teknologjisë së Lartë, Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligji për Gjyqtarët.

Fati i presidentes Osmani/ Vetëvendosje: Nuk kemi diskutuar ende!

29 January 2026 at 17:16

Fati i presidentes Osmani po diskutohet ende brenda Vetëvendosjes…

Që pas daljes se Albin Kurtit nga selia e partisë pas rezultatit të 28 dhjetorit dhe deklaratës se për çështjen e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit ka ende kohë por për të do të diskutohet me Osmanin, zërat për këtë zhvillim kanë qenë të shuar.

Së fundmi, ish shefja e grupit parlamentar të VV Mimoza Kusari Lila në daljen e saj televizive në mediat vendase deklaroj se në parti ende nuk është diskutuar kandidatura e Osmanit.

Ajo ka thënë se janë në pritje të përfundimit të procesit të formimit të Qeverisë dhe Kuvendit dhe më pas për të kaluar të tema e presidentit të vendit, edhe pse për këtë vendim që mund ta çoj vendin drejt një krize të re nuk ka dhe shumë kohë.

Sipas Mimoza Kusari Lila për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, siç e parashikon kushtetuta, duhen 80 vota, por për këtë duhet të ketë një dakordim që të sigurohen 2/3 dhe të shmangen zgjedhjet e reja qoftë për të zgjedhur si president Vjosa Osmanin apo këdo tjetër që do të propozohet…

Kusari – Lila tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti duhet të ketë takime dhe diskutime me partitë politike, por partitë opozitare si PDK dhe LDK kanë deklaruar se nuk votojnë asnjë kandidat të LVV-së për president të vendit pa një marrëveshje politike.

Analiza e REL: Manipulimi i votave në Kosovë dhe si u zhvillua!

29 January 2026 at 16:44

“Procesi më i komprometuar zgjedhor”, kështu e përshkroi Laura Pula, koordinatore nacionale për zgjedhje nga Prokuroria e Shtetit, krejt atë që ndodhi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë.

Dhe njëmend, vështirë të krahasohet me diçka të ngjashme në të kaluarën. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë intervistuar qindra njerëz, kanë ndaluar dhjetëra dhe po i vazhdojnë hetimet nën dyshimet për manipulim të votave të kandidatëve për deputetë. Si rezultat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për rinumërim të plotë të votave për kandidatë në të gjitha komunat e vendit. Votat për partitë nuk u cenuan.

Ndonëse shumëkush u habit me atë se çfarë ndodhi, për njohësit e zhvillimeve politike duket se manipulimi me vota ka qenë “sekret publik”. Shembull, për Artan Muhaxhirin, diçka e tillë ka qenë praktikë e pranuar nga të gjithë dhe asnjërës parti politike nuk i ka konvenuar të reagojë.

Arsyeja? Sipas tij, liderët dëshirojnë ta dirigjojnë mënyrën e përzgjedhjes së deputetëve, për t’i çuar përpara më lehtë agjendat e tyre.

“Kësaj radhe ishte një evoluim, mbase i rastësishëm i sistemit, sepse ndonjëherë mjafton që brenda sistemit të ekzistojë vetëm një person në pozitë të rëndësishme, i cili nuk është pjesë e skemës kriminale, dhe ta demaskojë atë. Fjala është për kryeprokurorin e Prizrenit [Petrit Kryeziun], i cili pati guxim që ta ngre zërin në mënyrë të fuqishme, me shpejtësi ndaj këtyre keqpërdorimeve dhe pastaj për këtë arsye nuk pati mundësi që kjo vjedhje e madhe industriale të mbulohej”, i tha ai Radios Evropa e Lirë (REL).

Për dallim prej Muhaxhirit, që fajin e drejton tek udhëheqësitë partiake, Agon Maliqi beson se kjo situatë mund të tregojë se liderët e partive politike ndoshta nuk i kanë strukturat e tyre nën kontroll si dikur.

“Është përfolur shumë edhe më herët se ka shumë ndikim të komisionerëve lokalë dhe bashkëpunim ndërpartiak të numëruesve, që kryesisht vijnë nga të njëjtat rajone, dhe kanë interes të përbashkët që të bashkëpunojnë, sepse pa bashkëpunim mes tyre kjo nuk bëhet”.

REL-i ka bërë përpjekje të marrë komente nga partitë më të mëdha shqiptare lidhur me këto pretendime, mirëpo ato nuk kanë qenë të qasshme.

Pse publiku mësoi tani për këtë “fenomen”?

Maliqi beson se manipulimi me vota në një shkallë kaq të madhe – në disa raste është raportuar për mbi 6.000 vota dallim vetëm për një kandidat – mund të jetë mundësuar edhe nga mënyra e ndryshimit të votimit.

Në proceset e fundit zgjedhore, qytetarët kanë mundur të zgjedhin deri në dhjetë kandidatë për deputetë, nga pesë sa kanë qenë më parë. Juristja e mediave, Flutura Kusari e ka përmendur ditë më parë edhe mundësinë që procesi i manipulimit të jetë lehtësuar për shkak të numrit më të vogël të vëzhguesve në zgjedhje nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, në mungesë fondesh.

Eugen Cakolli nga ky rrjet ka thënë për Radiotelevizionin e Kosovës se fakti që numërimi i votave ka ndodhur më 31 dhjetor, 1, 2 janar, atëherë mund të mos ketë pasur fare vëzhgim të punës së komisionerëve.

Për Muhaxhirin, edhe vendimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të caktuar 28 dhjetorin si ditë të zgjedhjeve ka qenë vendim “absurd” dhe për këtë arsye mund të ketë pasur mbikëqyrje më të vogël.

Si ndodhi manipulimi?

Në qendrat komunale të numërimit, secili fletëvotim iu nënshtrohet disa kontrolleve. Fillimisht fletëvotimi lexohet me zë të lartë nga një numërues, më pas shfaqet në ekran përmes kamerës dhe regjistrohet në sistem elektronik nga një zyrtar tjetër, ndërsa një person i tretë e verifikon fletën.

E, manipulimi besohet se bëhet në fazën e leximit të votave për kandidatë. Numëruesi mund ta ndryshojë verbalisht numrin e kandidatit të votuar, duke e zëvendësuar me numrin e një kandidati tjetër. Kështu, sistemi regjistron votë për kandidatin e gabuar, edhe pse fletëvotimi real tregon diçka tjetër.

Koordinatorja për zgjedhje, Laura Pula, ka bërë të ditur se në hetime do të përfshihen edhe kandidatët që u janë shtuar vota.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, çdo manipulim i qëllimshëm i votës apo rezultatit zgjedhor përbën vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burgim.

Çfarë flet kjo situatë për partitë?

Zyrtarë partiakë të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë dënuar dyshimet për manipulime dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të mos amnistohen.

Por, Agon Maliqi beson se kaq nuk mjafton. “Ai dënim nuk do të duhej të ishte vetëm retorik, duhet të matet në të ardhmen nëse do të emërohen këta komisionerë manipulues sërish në ato role, a do të shpërblehen me role tjera ekzekutive”. Për Muhaxhirin, manipulimet treguan “ngjashmëritë ekstreme të partive”.

“Ky është indikatori më i qartë se si funksionojnë partitë politike, në mënyrë jodemokratike, në mënyrë manipulative dhe për këtë arsye nuk ka meritokraci. Ky është fakti kryesor që partitë që nuk kanë ekspertizë, nuk kanë profesionistë të nivelit që do të duhej të kishin, dhe në vend të projekteve zhvillimore, ekonomike, socio-kulturore, kemi vetëm popullizëm e pseudo-patriotizëm”. KQZ-ja beson që deri në fund të janarit do të përfundojë procesi i rinumërimit, duke i hapur rrugën certifikimit të rezultateve dhe më pas formimit të institucioneve të reja.

Miratimi i buxhetit të shtetit, marrëveshjet ndërkombëtare dhe shmangia e zgjedhjeve të reja, për shkak të pozitës së presidentit, konsiderohen hapa jetikë që vendi të mos hyjë në një terren të pashkelur më parë./REL/

Paralajmërimet e SHBA për sulme ndaj Iranit, zyrtarët sauditë dhe izraelitë bisedime në Uashington

29 January 2026 at 16:30

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës nga Izraeli dhe Arabia Saudite ndodhen në Uashington këtë javë ku do të zhvillojnë bisedime për Iranin.

Donald Trump ka urdhëruar një përforcim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në mënyrë që të jetë gati për veprime të mundshme ushtarake.

Izraeli, Arabia Saudite dhe vende të tjera në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë për ditë të tëra, duke parashikuar një sulm të mundshëm të SHBA-së.

Megjithatë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Përfundon bllokada e transportuesve të Malit të Zi

29 January 2026 at 16:19

Pas një takimi me përfaqësuesit e Qeverisë, Shoqata e Transportuesve të Malit të Zi vendosi t’i japë fund bllokadës së trafikut të mallrave. Ata thonë se kanë gjetur zgjidhje për një numër të konsiderueshëm problemesh dhe ka filluar tërheqja e kamionëve nga pikat kufitare, raporton Radio Televizioni i Malit të Zi.

“TVSH-ja kthehet brenda afatit të përcaktuar me ligj. Na është siguruar se periudha e tranzitit për mallrat e importuara nga Mali i Zi do të jetë 72 orë. Na është siguruar se propozimi për një përvojë pune të përfituar do t’i vihet qeverisë për votim”, u tha pas takimit.

Megjithatë nga shoqata deklaruan se problemi i akcizës mbi karburantet nuk është zgjidhur.

“Por kemi marrë garanci se të gjitha temat kryesore me partnerët evropianë, përfshirë Ethia-n dhe akcizën mbi naftën, do të merren në konsideratë për të na stimuluar. Rritja e orarit të punës së inspektorëve fitosanitarë do të zgjatet”, theksuan përfaqësuesit e transportuesit.

Shoqata e Transportuesve Ndërkombëtarë të Mallrave të Malit të Zi i bllokoi kufijtë për mallra pranë nëntë pikave kufitare: Debeli Brijeg, Ilino Brdo, Vraçenoviq, Rançë, Metelkë, Dobrakovë, Draçenovc, Kullë dhe Bozhaj, si dhe hyrjen dhe daljen nga Porti i Tivarit.

Transportues nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, dhe Bosnja i bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

❌
❌