Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 January 2026Main stream

Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon negociatat për Joao Cancelon

4 January 2026 at 23:51


Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se bisedimet për Joao Cancelon e Al-Hilal mund të përfshijnë edhe një shkëmbim lojtarësh, ndërsa ka mohuar kategorikisht se ka oferta zyrtare nga Galatasaray për Davide Frattesin.

Zikaltërit e mbyllën vitin 2025 pa asnjë trofe, përfshirë eliminimin në gjysmëfinalen e Superkupës Italiane ndaj Bolognas pas penalltive, megjithatë Interi vazhdoi të kryesojë renditjen e Serie A.

Me hapjen e afatit kalimtar të janarit, Interi është përfshirë në disa prej temave më të mëdha të merkatos, mes tyre edhe raportimet për bisedime me Joao Cancelon për një rikthim të mundshëm në Serie A.

“Nuk kemi ndonjë nevojë të veçantë për përforcime, sidomos kur ka pak mundësi në treg. Dumfries do të mungojë edhe për të paktën dy muaj të tjerë, ndaj po shohim nëse ekziston ndonjë lojtar me karakteristika të ngjashme dhe me të njëjtin nivel cilësie,” deklaroi Marotta për “DAZN Italia”.

“Kjo mundësi na është paraqitur. Po e analizojmë situatën, jemi në një fazë ndërmjetëse dhe do të shohim se si do të zhvillohet gjithçka në ditët në vijim.”

Marotta u pyet gjithashtu nëse është e vërtetë që Al-Hilal mund të propozojë një shkëmbim mes Joao Cancelos dhe një qendërmbrojtësi, duke përfshirë edhe mundësinë që Francesco Acerbi të ribashkohet me ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, në Arabinë Saudite.

“Cancelo ka një kontratë shumë të shtrenjtë, të cilën asnjë klub italian nuk mund ta përballojë plotësisht. Ne e dimë që ata janë në kërkim të një qendërmbrojtësi, ndaj kur të hyjmë në një fazë më konkrete të negociatave, do t’i diskutojmë edhe këto elemente”.

“Ne po përpiqemi të forcojmë krahun e djathtë, i cili në këtë moment është dobësuar vetëm për shkak të lëndimit të Dumfries”.

Ndërkohë, Galatasaray ka mohuar se ka paraqitur një ofertë për Frattesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro, dhe Marotta ka theksuar se raportimet për negociata të avancuara nuk qëndrojnë.

“Sa i përket Frattesit, strategjia jonë është e qartë: nëse një lojtar dëshiron të largohet, ne e vlerësojmë situatën. Frattesi nuk është në këtë pozicion. Nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare, por jemi të hapur për diskutime”.

Një tjetër çështje që po qarkullon në media është interesimi i Torinos për ta ndërprerë gjashtë muaj më herët huazimin e Kristjan Asllanit dhe për ta kthyer mesfushorin te Interi.

“Sa i përket Asllanit, ende nuk kemi biseduar me Torinon, por ai është i huazuar dhe ne duhet të respektojmë vlerën e lojtarit. Nëse ai nuk qëndron te Torino, do të përpiqemi t’i gjejmë një klub tjetër”, përfundoi Marotta./Telegrafi

“Nuk kam pasur kurrë ftesë nga Kosova”, Riola Xhemaili flet për Zvicrën, Xhakën, Shaqirin e Avdullahun

4 January 2026 at 23:17


Futbollistja e talentuar e Zvicrës Riola Xhemaili thotë se kurrë nuk ka pasur ftesë nga Kosova, ndërsa njoftoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi ndaj Finlandës.

Xhemaili është futbollistja kryesore në ekipin e Zvicrës, ndërsa ka treguar se shpesh hasë në probleme shkaku i prejardhjes.

Ajo ndër të tjera për “NZZ” zbuloi se kurrë nuk ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës, shkaku që futbolli i femrave nuk ka qenë shumë i avancuar atë kohë (pra, kur u ftua nga Zvicra).

“Kur do që shkojmë në Kosovë, njerëzit thonë: “Këta janë të jashtit”, ata nuk e dinë si jetojmë këtu. Në Zvicër njerëzit mendojnë se je i mirë nëse bën diçka të mirë. Por, nëse bën diçka të keqe të thonë “Sigurisht, janë me prejardhje nga Kosova”. Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë, prandaj vendimet i marrë që janë të mira për familjen dhe mua”.

“Përpos kësaj, asnjëherë nuk kam marrë ndonjë ofertë që të luaj për Kosovën. Futbolli i femrave në Kosovë nuk ka qenë aq i avancuar atë kohë”.

Xhemaili pastaj tregoi se është përgëzuar nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kur shënoi gol për Zvicrën ndaj Finlandës.

“Kur shënova ndaj Finlandës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri më uruan. Isha më i afërt me Shaqirin. E njoh edhe Leon Avdullahum i cili tani luan për Kosovën. Ishim në klasën e njëjtë dhe luajtëm për të njëjtin klub”.

“Secili prej nesh ka historinë tonë dhe kjo na lidhë. Ndonjëherë pyes vetën pse pyetja e besnikërisë shtrohet vetëm tek ne kosovarët. Ka lojtarë të tjerë në kombëtare që prindërit nuk i kanë nga Zvicra”.

E pyet për golin e famshëm që shënoi kur e kualifikoi Zvicrën në çerekfinale të Kampionatit Evropian, ajo e vlerësoi si momenti më i mirë i jetës.

“Ndoshta momenti më i mirë për futbollin e femrave në Zvicër. Kampionati Evropian në shtëpi ishte si një film i bukur, me kualifikimin në çerekfinale në minutën e fundit dhe e shënova edhe golin. Për mua, ishte momenti më i mirë i jetës”./Telegrafi

Yesterday — 4 January 2026Main stream

Interi i fortë për Bolognan, rikthehet si lider në Serie A

4 January 2026 at 22:47


Interi ka shënuar fitore në përballjen ndaj Bolognas, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.

“Neurazzurët” i arkëtuan pikët e plota falë triumfit me rezultat 3-1.

Piotr Zielinski kaloi Interin në epërsi pas një aksioni të shpejtë, ku mori asistimin e bukur nga Lautaro Martinez (39’).

Martinez pastaj u përkujdes për golin e dytë duke shënuar me kokë nga afërsia (48’).

Ndërkohë, fitoren e vulosi Marcus Thuram pas harkimit të Federico DiMarcos (74’).

E tëra që bëri Bologna, ishte goli i nderit përmes Santiago Castro pas asistimit të Lykogiannis (83’).

Interi pas fitores rikthehet në krye të Serie A me 39 pikë derisa Bologna zë pozitën e shtatë me 26 sosh./Telegrafi/

PSG e fiton derbin lokal ndaj Paris

4 January 2026 at 22:43


Paris Saint-Germain e ka fituar derbin lokal kundër Paris FC, në kuadër të xhiros së 17-të në Ligue 1.

“Parisienët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1, sfidë që befasisht doli të jetë e baraspeshuar.

Desire Doue me një gol fanastik pas asistimit të Fabian Ruiz e kaloi PSG-në në epërsi (45’).

Sidoqoftë, mysafirët u këndellen falë Willem Guebbels që shënoi nga pika e bardhë pasi Zabarnyi bëri një ndërhyrje brenda zonës (51’).

Por, gëzimi i vendasve zgjati dy minuta. Ousmane Dembele ishte i pagabueshëm në rastin një kundër një me Kevin Trapp për t’ia vulosur fitoren PSG-së.

PSG renditet në pozitën e dytë në Ligue 1 me 39 pikë derisa Paris zë vendin e 15-të me 16 sosh./Telegrafi/

Pak minuta për Real Madridin, Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai shënon në çdo lojë

4 January 2026 at 22:19


Edhe pse shkëlqeu ndaj Real Betisit me het-trik, Gonzalo Garcia ka qëndruar me këmbë në tokë duke e pranuar vendin si rezervë e Kylian Mbappes.

Talenti spanjoll tha se francezi e meriton vendin e titullarit sepse shënon në secilën lojë ndërsa ai vetëm duhet të punojë për të fituar minuta.

Garcia ishte lojtari i ndeshjes për Realin, në fitoren 5-1 ndaj Betisit ku e kompletoi het-trikun e parë në La Liga.

“Zhvillon pak minuta? E vërtetë por sepse Kylian Mbappe luan para meje dhe po kalon një sezon të shkëlqyer”.

“Ai thuajse shënon një gol në secilën ndeshje. Është më i miri në botë, prandaj e kuptoj se pse jam rezerva e tij”.

“Do të provoj më të mirën dhe të gjithë janë me mua”, deklaroi ai.

Për Garcian kjo ishte vetëm ndeshja e dytë si titullar në La Liga për “Los Blancos”, kurse këto tre gola ishin të parat për të këtë edicion, derisa Mbappe tashmë ka shënuar 29 sosh.

Përndryshe, ende nuk dihet nëse Mbappe do të rikthehet për Superkupën e Spanjës, e cila do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Aty Reali do të luajë ndaj Atleticos në gjysmëfinale./Telegrafi/

Kameruni me mund fiton ndaj Afrikës Jugore, avancon tutje

4 January 2026 at 22:01


Kombëtarja e Kamerunit gjithashtu ka siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

Kameruni triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2 ndaj Afrikës Jugore, për të zënë një vend në fazën tjetër.

Afrika Jugore fillimisht shënoi përmes Lyle Foster, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Junior Tchamadeu që zhbllokoi rezultatin me një gol nga afërsia pas një aksioni të shpejtë (34’).

Ndërsa, fitorene vulosi Mahamadou Nagida pas harkimit fantastik të Kofanes (47’).

E tëra që bëri Afrika Jugore ishte goli i nderit i shënuar përmes Evidence Makgopa (88’).

Kameruni në fazën tjetër do të përballet me favoritin e krejt kompeticionit, Marokun./Telegrafi/

Chelsea i bën nder Arsenalit, e ndal Man Cityn

4 January 2026 at 20:30


Manchester City ka pësuar një gol të vonshëm për të lëshuar dy pikë në përballjen ndaj Chesleas, në kuadër të kryederbit së xhiros të 20-të në Ligën Premier.

“Qytetarët” ishin në epërsi deri në kohën shtesë, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.

Chelsea kishte rastin e parë në ndeshje përmes talentit Estaevao, por goditja e këtij të fundit u bllokua nga mbrojtësi.

Pas kësaj, City goditi dy herë shtyllën përmes Phil Foden dhe Erling Haaland duke iu afruar tepër shumë golit.

Sidoqoftë, ishte mesfushori Tijjani Reijnders që shënoi një superol për t’i dhënë epërsinë Cityt (42’).

Chelsea pastaj provoi me Pedro Neton, që kishte një rast shënimi nga afërsia megjithatë dështoi ta finalizonte.

Heroi i Chelseas rezultoi të jetë Enzo Fernandes që realizoi një gol të bukur për t’ia fituar “Bluve” një pikë në “Etihad”.

Pas këtij barazimi, City renditet në pozitën e dytë me 42 pikë, gjashtë nën Arsenalin, derisa Chelsea zë pozitën e pestë me 31 sosh./Telegrafi

Vedat Muriqi shënon golin e radhës në La Liga, i realizon Gironas

4 January 2026 at 20:26


Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol në La Liga, këtë herë ndaj Gironas.

Qendërsulmuesi fitoi penallti në minutën e fundit të ndeshjes, ku u faullua brenda zonës nga kundërshtari.

Nga pika e bardhë si zakonisht ishte i pagabueshëm për ta ngushtuar epërsinë (90+1’).

🎯 Muriqi réduit l'écart sur penalty pour Mallorca !pic.twitter.com/bLv7dn27eW
— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) January 4, 2026

Kësisoj, ky është goli i 10-të i Muriqit në Spanjë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappe./Telegrafi/

Talenti më i madh i Bayernit çmend bordin: Dua të luaj për Real Madridin

4 January 2026 at 19:39


Mesfushori Lennart Karl ka shprehur dëshirë që në të ardhmen e afërt të luajë për Real Madridin.

Karl po vlerësohet tejmase në Gjermani, ndërsa e ka fituar vendin e titullarit te Bayern Munichu pavarësisht moshës vetëm 17-vjeçare.

Në një intervistë së fundmi për “Sky”, gjermani thotë se ka plotësuar ëndrrën duke luajtur për Bayernin mirëpo në të ardhmen shpreson të luajë për Realin.

“FC Bayerni është klub shumë i madh. Është ëndërr që luaj këtu, por në një pikë të karrierës, definitivisht dua të shkoj te Real Madridi”.

“Ky është klubi im i ëndrrave, por kjo qëndron mes nesh. Sigurisht, Bayerni është diçka shumë e veçantë dhe kalojmë shumë mirë”, deklaroi ai.

Lennart Karl: “Playing for Bayern is a dream. But at some point I definitely want to go to Real Madrid.”

pic.twitter.com/EhR0GXVn5b
— TC (@totalcristiano) January 4, 2026

Karl ka kontratë edhe për dy vite me Bayernin, më saktësisht deri në vitin 2028. Këtë edicion, ai ka zhvilluar 22 paraqitje për të kontribuar me gjashtë gola e dy asistime.

Ndërkohë, Karl pëlqehet shumë edhe në Angli, nga klubet e mëdha si Man City, Liverpool e Arsenal./Telegrafi/

Vendos goli i Brahim Diaz, Maroku eliminon Tanzaninë dhe kualifikohet tutje

4 January 2026 at 19:01


Maroku ka shënuar fitore minimale në shtëpi ndaj Tanzanisë, për ta siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

Edhe pse më dominuese, Maroku shënoi fitore vetëm me rezultat 1-0, por i mjaftueshëm për kualifikim.

Maroku e nisi për mrekulli me Ismael Saibari që shënoi një supergol me kokë nga distanca, por që pastaj u anulua nga VAR-i shkaku i një pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Heroi i Marokut rezultoi të jetë ylli i Real Madridit Brahim Diaz që shënoi nga afërsia pas asistimit të Achraf Hakimit (64’).

Pas këtij goli, Maroku mbajti dominimin dhe krijoi edhe disa aksione por që nuk i finalizoi.

Tanzania ndërkohë tentoi vetëm me disa kundëraksione që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Kësisoj, Maroku avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës, aty ku janë kualifikuar edhe Senegali dhe Mali. Përndryshe do të përballet me fituesin e ndeshjes Afrikë Jugore - Kamerun./Telegrafi

Ruben Amorim nuk largohet: Jam edhe menaxher i Man Utd jo vetëm trajner, s’dha dorëheqje

4 January 2026 at 18:54


Trajneri Ruben Amorim thotë se është edhe menaxher i Manchester Unitedit prandaj nuk po e mendon fare largimin nga “Old Trafford”.

Man Utd ka dëshpëruar në paraqitjet e fundit duke marrë vetëm barazime, ku së fundmi u ndalë në shtëpi edhe nga Leeds Utd.

Sidoqoftë, Amorim ka bërë të qartë se nuk do të jep dorëheqje deri në momentin e shkarkimit, ose kur t’i skadon kontrata në fundin e vitit 2027.

“Unë erdha këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo thjesht trajneri i Manchester United. Kjo është e qartë”.

“E di që emri im nuk është Tuchel, nuk është Mourinho, nuk është Conte, por unë jam menaxheri i Manchester United dhe kështu do të jetë për 18 muaj ose derisa bordi të vendosë të ndryshojë”.

“Nuk do të dorëhiqem. Do ta bëj punën time derisa të vijë një tjetër këtu për të më zëvendësuar. Dua vetëm ta bëj të qartë se do të jem menaxheri i kësaj skuadre, jo vetëm trajneri. Për këtë kam qenë shumë i qartë”.

“Kjo do të përfundojë pas 18 muajsh dhe më pas të gjithë do të vazhdojnë përpara. Ky ishte marrëveshja. Ky është roli im, jo të jem trajner”.

“Nëse njerëzit nuk mund t’i përballojnë Gary Neville dhe kritikat për gjithçka, atëherë duhet të ndryshojmë klubin”.

“Dua vetëm ta përsëris se kam ardhur këtu për të qenë menaxheri i Manchester United, jo thjesht trajneri. Çdo departament – departamenti i skautimit, drejtori sportiv – duhet ta bëjë punën e vet për 18 muaj dhe më pas vazhdojmë përpara”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Man Utd aktualisht renditet në pozitën e gjashtë në tabelë me 31 pikë./Telegrafi/

Dy gola në kohën shtesë, Fulhami dhe Liverpooli ndajnë pikët në dramën e katër golave

4 January 2026 at 18:15


Liverpooli është ndalur në një barazim në udhëtim te Fulhami.

“Reds” zhvilluan një paraqitje solide, por që epilogu përfundimtar i ndeshjes rezultoi të jetë 2-2.

Fulham kaloi herët në epërsi përmes Harry Wilson, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Raul Jimenez (17’).

Liverpooli ishte pranë të barazonte, megjithatë Cody Gakpo goditi shtyllën, me Fulhamin që shpëtoi për mrekulli nga ky rast i rrezikshëm.

Gakpo pastaj e gjeti rrugën drejtë rrjetës, por goli kësaj radhe iu anulua për pozitë jashtë loje (47’).

Ishte Florian Wirtz që e barazoi rezultatin me një gol nga afërsia pas asistimit të Bradley (57’).

Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej me këtë rezultat, Cody Gakpo përfitoi nga një top në zonë dhe shënoi për ta përmbysur epërsinë (90+4’).

Por, Fulham s’u doërzua dhe vetëm dy minuta më vonë Harryson Reed shënoi një supergol nga distanca për t’ia fituar një pikë skuadrës vendase (90+7’).

Liverpooli kësisoj qëndron në pozitën e katërt me 34 pikë ndërsa Fulhami zë pozitën e 11-të me 28 sosh./Telegrafi

Gonzalo Garcia shkëlqen në mungesë të Mbappes, Reali e demolon Betisin

4 January 2026 at 18:11


Real Madridi ia ka bërë sefte me fitore vitit 2026, për të triumfuar në shtëpi ndaj Real Betisit.

“Los Blancos” i arkëtuan pikët e plota në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 5-1.

Reali ishte skuadër shumë më dominuese nga fillimi, duke krijuar raste të njëpasnjëshme.

Ishte Rodrygo që dhuroi një harkim fantastik te Gonzalo Garcia, i cili shënoi me kokë për të zhbllokuar rezultatin (20’).

Garcia pastaj shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me një vollej mahnitëse pas asistimit të Federico Valverdes (50’).

Ndërsa, gjashtë minuta më vonë Raul Asencio e trefishoi epërsinë me një gol me kokë pas tjetër asistimi të Rodrygos (56’).

E tëra që bëri Betisi ishte goli i nderit përmes Cucho Hernandez, i cili shënoi një gol solo duke dribluar Rudigerin (66’).

Fitoren dhe njëkohësisht het-trikun, Garcia e kompletoi me një gol tjetër klasi, këtë herë me thembër pas asistimit të Arda Guler (84’).

Krejt në fund, "Los Blancos" realizuan edhe një herë falë Fran Garcias pas asistimit të Valverdes (90+2').

Reali qëndron në pozitën e dytë me 45 pikë, katër nën Barcelonën kurse Betisi zë vendin e gjashtë me 28 sosh./Telegrafi

Befason Juventusi, nis negociatat për ish yllin e AC Milanit

4 January 2026 at 17:37


Juventusi ka nisur bisedimet për një marrëveshje befasuese për ish-mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, i cili sezonin 2025/26 e ka kaluar në Ligën Profesionale Saudite me Al-Hilal, nën drejtimin e ish-trajnerit të Interit, Simone Inzaghi.

Hernandez u largua nga Milani në fund të sezonit 2024/25, pas gjashtë vitesh te kuqezinjtë, duke u transferuar te Al-Hilal në një marrëveshje që raportohet të ketë vlerë rreth 20 milionë euro plus bonuse.

Mbrojtësi francez thuhet se përfiton pothuajse të njëjtën shumë edhe si pagë vjetore në kontratën aktuale me klubin nga Riadi.

Sipas disa raportimeve nga Italia, Hernandez tashmë po shqyrton seriozisht largimin nga kampionati saudit. Madje, bazuar në informacionet që kanë origjinën nga Carlo Pellegatti, ekzistojnë tashmë bisedime të avancuara mes përfaqësuesve të lojtarit dhe Juventusit për një transferim të mundshëm.

Megjithatë, raportimet e fundit theksojnë se bëhet fjalë për një transferim të mundshëm gjatë verës dhe jo për afatin kalimtar të janarit.

“Zonja e Vjetër” ishte lidhur edhe më herët me Theo Hernandez gjatë sezonit 2024/25, para se ai të vendoste përfundimisht të transferohej në Arabinë Saudite.

Pak para Krishtlindjeve, Theo Hernandez dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku pranoi se në të vërtetë nuk kishte dashur kurrë të largohej nga Serie A, por se ishte detyruar nga rrethanat te Milani.

“Unë kurrë nuk doja të largohesha nga Serie A, por Milani më kishte kërcënuar se do të më linte jashtë skuadrës nëse qëndroja edhe vitin e fundit të kontratës. Unë meritoja një trajtim shumë më të mirë”.

Mbetet për t’u parë se sa do të kushtojë kartoni i Theo Hernandez nëse Juventusi vendos të ecë përpara me këtë operacion. Ajo që është e sigurt është se mbrojtësi i majtë do të duhet të ulë ndjeshëm kërkesat financiare, pasi paga e tij aktuale, e vlerësuar mes 20 dhe 25 milionë eurosh në sezon, është shumë e lartë për standardet e Serie A./Telegrafi

Tyson Fury le pas pensionimin, do të rikthehet në ring këtë vit

4 January 2026 at 17:15


Boksieri i peshave të rënda Tyson Fury ka njoftuar tifozët se ka vendosur të rikthehet nga pensionimi.

Fury vendosi t’i varë “dorëzat” pas humbjes nga Oleksandr Usyk, por tani duket se ka ndryshuar mendje.

Fury zyrtarisht ka konfirmuar se në vitin 2026 do ta shohim sërish në ring.

“2026 është viti i rikthimit. Kam qenë jashtë për një kohë por jam kthyer tani, 37 vjeç dhe po godasë ende. Nuk ka asgjë më të mirë se t’i godasësh disa burra në fytyrë dhe të paguhesh”, shkroi ai në “Instagram”.

Fury nuk ka zhvilluar asnjë meç që nga humbja e tij e dytë radhazi me pikë ndaj Oleksandr Usyk në Riad në dhjetor të vitit 2024, një duel pas të cilit ai u ankua për atë që e konsideroi një rezultat të padrejtë dhe tre javë më vonë njoftoi tërheqjen nga boksi.

Fury pritej gjerësisht që të rikthehej nga pensionimi dhe më në fund të merrte pjesë në përballjen e shumëpritur dhe shumë fitimprurëse mes dy britanikëve me rivalin e tij të madh, Anthony Joshua, në muajt gusht ose shtator – potencialisht në Londër – si ndeshja kryesore e Riyadh Season, me një meç parapërgatitor që pritej të zhvillohej më herët gjatë vitit në Arabinë Saudite.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kush do të jetë kundërshtari i radhës i Fury-t, teksa Usyk ndodhet aktualisht në negociata për një përballje të madhe me ish-kampionin e gjatë të WBC-së, Deontay Wilder./Telegrafi

E la në pritje Interin për Barcelonën, Hansi Flick vendos për Joao Cancelon

4 January 2026 at 16:28


Trajneri Hansi Flick është kundër rikthimit të mbrojtësit Joao Cancelo te Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Marca”, trajneri i Barcelonës e ka bërë të qartë se nuk po insiston për rikthimin e përfaqësuesit portugez në “Camp Nou”. Vendimi i Flick përputhet me qëndrimin e përgjithshëm të klubit, i cili ka përcaktuar prioritetet për këtë afat kalimtar.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që fokusi kryesor të jetë përforcimi i repartit defensiv, konkretisht afrimi i një qendërmbrojtësi, dhe jo shtimi i Joao Cancelos në skuadër. Kjo lidhet drejtpërdrejt me nevojën për të mbuluar mungesën e Andreas Christensen, i cili është jashtë fushave për shkak të lëndimit.

Një tjetër arsye pse transferimi i Cancelos shihet si shumë i vështirë ka të bëjë me politikën e klubit për merkato. Barcelona dëshiron të shmangë afrimet afatshkurtra dhe po synon lojtarë që përputhen qartë me projektin sportiv afatgjatë.

Edhe pse Cancelo vazhdon të vlerësohet brenda klubit për cilësitë e tij, paga prej rreth 15 milionë eurosh që ai përfiton aktualisht te Al Hilal konsiderohet e pamundur për t’u përballuar nga Barcelona, duke pasur parasysh strukturën aktuale të pagave. Madje, edhe në rast të një uljeje të ndjeshme të pagës, një marrëveshje shihet si shumë pak e realizueshme.

Për pasojë, rikthimi i Joao Cancelos në janar mbetet thuajse i përjashtuar, teksa Barcelona dhe Hansi Flick janë të përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje konkrete për repartin e mbrojtjes.

Kësisoj, gjasat janë të mëdha që Cancelo t’i bashkohet Interit, skuadër që dëshiron ta kompletojë një ofertë shkëmbimi me Al Hilalin./Telegrafi

Rekord i jashtëzakonshëm: Amir Rrahmani qendërmbrojtësi me më së shumti gola në Serie A në pesë vite

4 January 2026 at 16:13


Kapiteni Amir Rrahmani po dëshmon se është qendërmbrojtësi më i mirë i Napolit, ndërsa edhe ka vendosur një rekord mahnitës.

Me golin ndaj Lazios, Rrahmani ka shkuar në kuotën e 11 golave brenda këtyre pesë viteve të fundit, duke u bërë golashënuesi me më së shumti gola në Serie A në këtë periudhë.

Rrahmani me paraqitje mahnitëse edhe e fitoi çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”, si dhe u vlerësua me notën 8.0 nga “SofaScore”.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës deklaroi se është tepër i lumtur për golin si dhe fitoren.

“Jam i lumtur që e gjeta sërish rrugën drejtë rrjetës. Duhet të vazhdojmë. Kemi lojtarë me strukturë, që mund të jenë shumë të rrezikshëm”.

“Më kishte munguar ndjenja e golit, por është gjithnjë më e mirë kur fiton skuadra”.

“Është fitorja e katërt radhazi me rezultat 2-0. Jemi skuadër e mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu. Në futboll asgjë s’është e pamundur”, deklaroi ai për “DAZN”.

Ndërkohë, Napoli aktualisht zë pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se AC Milani./Telegrafi/

Pëlqehet nga Unai Emery, Aston Villa e ëndërron yllin e Man Cityt

3 January 2026 at 23:42


Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që gjatë afatit kalimtar të dimrit të përforcohet reparti ofensiv, duke vënë theksin te nevoja për një lojtar kreativ, të shpejtë dhe me instinkt goli.

Sipas raportimeve, në listën e dëshirave të klubit anglez ka hyrë edhe anësori egjiptian Omar Marmoush.

26-vjeçari aktualisht ndodhet me kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Kombeve të Afrikës 2026 dhe ka rënë në sy për paraqitjet e tij, falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të luajtur në të dy krahët e sulmit.

Marmoush ka kontratë me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2029, ndërsa sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg arrin rreth 65 milionë euro.

Një transferim i mundshëm pritet të jetë i ndërlikuar, duke marrë parasysh kontratën afatgjatë dhe kërkesat financiare të klubit nga “Etihad”.

Marmoush përndryshe nuk është në formacionin bazë të Pep Guardiolas, por nuk dihet nëse tekniku spanjoll është i hapur që ta përforcojë rivalin në Angli.

Villa këtë edicion ka mahnitur të gjithë për t’u renditur në pozitën e tretë në tabelë, kurse po synon ta sigurojë një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve për edicionin 2026/27./Telegrafi

Mali me një lojtar më pak e eliminon Tunizinë, prek çerekfinalen e Kupës së Afrikës

3 January 2026 at 23:04


Kombëtarja e Malit ka shënuar fitore të madhe ndaj Tunizisë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Afrikës.

Edhe pse me një lojtar më pak nga minuta e 26-të, skuadra e drejtuar nga Saintfiet arriti fitore në penallti (4-2), pasi epilogu përfundimtar doli të jetë 1-1.

Tunizia e nisi më mirë duke pasur plotësisht dominimin, ndërsa veçse i rritën sulmet kur Woyo Coulibaly mori karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë (26’).

Ishte Firas Chaouat që shënoi me kokë pas asistimit të Elias Saad për ta kaluar Tunizinë në epërsi pas plot 88 minutave lojë.

Megjithatë, në minutën e fundit të lojës, një nga lojtarët e Tunizisë preku topin me dorë kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Sinayoko që dërgoi ndeshjen në vazhdime (90+6’).

Tunizia shënoi sërish përmes Chaouat, por që pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte pozitë jashtë loje, andaj edhe u anulua. Kësisoj, u nevojiten penalltitë për ta vulosur fituesin.

Nga pika e bardhë, Mali ishte më e mirë për të fituar me rezultat 4-2 dhe siguruar çerekfinalen e Kupës së Afrikës./Telegrafi

Dy gola të vonshëm, Barcelona e fiton derbin lokal ndaj Espanyol

3 January 2026 at 22:57


Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Espanyol në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga.

Katalunasit triumfuan me rezultat 0-2, sfidë që ishte tepër dramatike nga minuta e parë.

Espanyol rrezikoi fillimisht me Robert Fernandez dhe Carlos Romero, por portieri i Barcelonës Joao Garcia me pritje të jashtëzakonshem ua mohoi golin.

Raste fantastike kishte edhe Barcelona përmes Kounde e Yamal, sidoqoftë të dyja rezultuan të jetë larg finalizimit.

Ishte Dani Olmo që e zhbllokoi rezultatin me një supergol pas asistimit të Fermin (86’).

Ndërsa, fitoren e vulosi Robert Lewandowski vetëm katër minuta më vonë pas një tjetër asistimi të Fermin (90’).

Barcelona shkon në kuotën e 49 pikëve ndërsa Espanyol zë pozitën e pestë me 33 sosh./Telegrafi

❌
❌