Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Main stream

Vengu: Vijon evakuimi i banorëve në Ferras dhe bashkinë Dimal

8 January 2026 at 14:38

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Në fshatin Ferras të Fierit dhe në bashkinë e Dimalit po vijon evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryejnë efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut.

“Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut janë në vijën e parë të angazhuar në evakuime dhe përballimin e emergjencave civile në Ferras të Fierit dhe Bashkinë e Dimalit”, u shpreh Vengu.

Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë dhe Fier.

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa zona të këtyre qarqeve, konkretisht në Novoselë të Vlorës, në Ferras të Fierit, si dhe në Sukth dhe Katundin e Ri në Durrës.

/m.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Vijon evakuimi i banorëve në Ferras dhe bashkinë Dimal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras në Fier

8 January 2026 at 12:47
TIRANË, 8 janar/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes urdhëroi sot evakuim të menjëhershëm të banorëve të njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit, për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Ministria e Mbrojtjes njofton se evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektin e Qarkut Fier dhe strukturat e Emergjencave Civile në bashki.
Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.
Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren.

Ministria e Mbrojtjes njofton se prioritet në procesin e evakuimit kanë fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, si dhe familjet në zonat më të izoluara.

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH), si dhe Forcat e Armatosura.

Po ashtu menaxhimi i strehimit dhe asistencës për qytetarët e evakuuar do të realizohet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale.

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet regjistrimi i të evakuuarve, në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm.

Po ashtu do të kryhet administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore, si dhe ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim.

“Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Për çdo situatë emergjente, qytetarët të kontaktojnë numrin e emergjencave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/m.m/a.f/r.e/

The post Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe

8 January 2026 at 10:35

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shkaktuar problematika në qarqe të ndryshme të vendit.

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka pasur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër
Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë. Po ashtu ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë. 15 banesa janë të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës. Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rrugë të bllokuara dhe prezencë uji. Ndërsa në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Qarku Lezhë
Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë. Është bërë evakuimi i dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq. Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll. Po ashtu ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh. Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë
Niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Qarku Durrës
Aktualisht situata është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, ish-Kënetës, Shkozet dhe Nish Tullë. Në terren ndodhen ekipe të vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve. 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme. ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tonës janë në kuotat maksimale. Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Drojë ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike paraqitet veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër
Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është i kufizuar. Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore. Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Qarku Kukës
Lumenjtë janë në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë
Ka rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Qarku Korçë
Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll. Po ashtu janë evidentuar rrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Përrenjas. Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Qarku Berat
Rreth 95 hektarë toka bujqësore janë nën ujë. Është evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum. Në lagjen 22 Tetori dhe Gorricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Qarku Fier
Rreth 200 ha tokë bujqësore janë të përmbytura. Ka prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Ministri e Mbrojtjes njofton se në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Në total Forcat e Armatosura kanë angazhuar rreth 150 efektivë; mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë; 10 gomone/motobarka shpëtimi;  15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël.

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.

Po ashtu qytetarët duhet të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse, si dhe të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

/m.m/a.f/

The post Reshjet intensive, situata më problematike në gjashtë qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 7 January 2026Main stream

Rama: Hedhja e plehrave në anë të rrugës, shkak për përmbytjet

7 January 2026 at 15:55

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Shkozeti, ku duket problematika e krijuar nga grumbullimi i mbetjeve plastike, që ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth.

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det. Po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrin dot detin si zakonisht, sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë”, tha Rama, duke ndarë pamjet nga Shkozeti.

1 nga 2

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Hedhja e plehrave në anë të rrugës, shkak për përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm

7 January 2026 at 12:01

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu bëri të ditur sot se situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm.

Sipas Ndreut, autoritetet vendore mbeten në mbikëqyrje të problematikave të ndryshme.

“Lezha ka përjetuar një situatë të rënduar në disa zona dhe jo në gjithë territorin, por jo jashtë kontrollit”, theksoi Ndreu.

Sipas tij, problematika që krijohet në vazhdimësi në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, është drejt zgjidhjes pasi një projekt i KfW-së është në zbatim e sipër.

“Kjo do të thotë që së shpejti nuk do përballemi më me të tilla situata! S’ka vend për panik, as për shprehje mediatike ‘Lezha nën ujë’, sepse 20% e qytetit e ka këtë problem, as për fërkim duarsh nga ‘madhështorë’ e kushdo tjetër, pasi i kemi dalë për zot kësaj pune ashtu siç duhet”, u shpreh Ndreu.

Në zonat rurale, sipas tij, “ka pasur problematikë në 10% të territorit në toka bujqësore në Pllanë, Spiten, Grash, Zojs, Torovicë, Blinisht, Gocaj”.

“Fluksi i pashembullt i reshjeve është përballuar me kompetencë nga punonjësit e bashkisë Lezhë, që kanë qenë kudo ku iu është kërkuar, në ndihmë të banorëve dhe në përmirësim të situatës”, tha Ndreu.

Sistemi i kanaleve kulluese prej 730 km të hapura në këto 6 vite, sipas kryebashkiakut Ndreu ka bërë që të amortizohen në maksimum pasojat.

“Sot as që bëhet fjalë për javë të tëra me prezencë uji. Puna jonë ka dhënë efektet e duhura. Gjithsesi nuk ka vend për t’u vetëkënaqur, por përgjegjësi për të vazhduar me vendosmëri në përmirësimin më tej të problematikave të evidentuara”, tha Ndreu.

Çdo banor i Lezhës, sipas tij, “duhet të jetë i sigurt se përtej helmit që e kanë gati disa detashmentë që s’kanë punë tjetër, ne gjithmonë e në çdo rast do jemi në shërbim të komunitetit. Asnjëherë më parë s’ka ndodhur një komunikim dhe bashkërendim i tillë, ku qytetari ka një derë ku qan hallet dhe gjen një përgjigje të shpejtë”.

/m.m/a.f/r.e/

The post Ndreu: Situata e shkaktuar nga reshjet në Lezhë është në përmirësim të ndjeshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama i përgjigjet opozitës: Pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet mbytëse në rajon

7 January 2026 at 10:18

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas akuzave të opozitës lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në disa qarqe të vendit.

Kryeministri kujtoi se reshjet kanë shkaktuar përmbytje edhe në vende të tjera të rajonit si Itali, Greqi, Mal të Zi dhe Kroaci, por andej opozita nuk fajëson qeverinë.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf. S’e kuptojnë që aleanca me shiun të çon në fitore?!”, u shpreh Rama, në një reagim në rrjete sociale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh dje se “përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal”.

Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive shiu, që ka shkaktuar probleme në disa qarqe. Aktualisht qarqet më të prekura janë ai i Gjirokastrës, Lezhës dhe Durrësit.

Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e… pic.twitter.com/sCleOghzIh

— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama i përgjigjet opozitës: Pse nuk më fajësojnë edhe për reshjet mbytëse në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla

6 January 2026 at 13:26

TIRANË, 6 janar/ATSH-Maela Marini/ Moti i keq me reshje intensive shiu ka shkaktuar problematikat e para në bashkinë e Lezhës, ku për shkak të pranisë së ujit është pezulluar mësimi në dy shkolla.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu bëri të ditur se aktualisht ka prezencë uji në 20% të territorit të qytetit.

“Një pasqyrë të saktë se sa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë ende nuk kemi, por ne ndodhemi në terren për të monitoruar nga afër situatën. Aktualisht është pezulluar mësimi në dy shkolla për shkak të prezencës së ujit në qendër të qytetit. 20% e territorit të qytetit është i zënë me ujë”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij, ka fryrje të lumenjve për shkak të prurjeve dhe prezencë uji në disa toka bujqësore, por jo në banesa.

“Për momentin po ikim shtëpi më shtëpi, po komunikojmë me të gjithë kryetarët e fshatrave për të evidentuar nëse do të ketë ndonjë rast që duhet të evakuohet, por deri tani nuk kemi ndonjë problematikë të tillë”, u shpreh Ndreu për ATSH.

Më herët bashkia Lezhë informoi se për shkak të reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata në territor pritet të rëndohet.

Autoritete vendore u kërkojnë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrat e emergjencës të vendosur në dispozicion: +355 68 367 8727

Bashkia Lezhë është në gatishmëri të plotë dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

/m.m/r.e/a.f/

The post Ndreu: Prani uji në 20% të territorit, pezullohet mësimi në dy shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit

6 January 2026 at 13:28


TIRANË, 6 janar/ATSH/ Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, po vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga HEC-i Koman dhe HEC-i Vau i Dejës.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “bashkia e Shkodrës është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë”.

Kryeministri theksoi se deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.

“Aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve”, u shpreh Rama.

Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë orëve të fundit ka shkaktuar problematika në disa qarqe të vendit. Në Durrës dhe Lezhë si pasojë e pranisë së ujit është pezulluar mësimi në disa shkolla.

Po ashtu reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

/m.m/a.f/r.e/

The post Rama: Vijojnë shkarkimet e kontrolluara nga kaskada e Drinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lapaj rikthehet në protestë para Kryeministrisë

5 January 2026 at 21:40

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u rikthye sërish në protestë para selisë së Kryeministrisë, pasi la ambientet e Spitalit të Traumës, ku mori ndihmën dhe trajtimin e nevojshëm mjekësor pas një incidenti me ngrohësen e gazit.

Lapaj i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama deri në rrëzimin e qeverisë.

“Rama e ka vendosur precedentin e çadrës nuk e kam vendosur unë. Këtij i duket Republika si pronë private. Ramës po i themi që ka vjedhur Republikën bashkë me kolegët. Nuk e them unë e thotë gjykata. Unë mendoj që në këtë vend ka shumë për të protestuar”, tha ai.

Lapaj paralajmëroi se do të vazhdojë protestën para kryeministrisë edhe nëse procedohet nga policia.

Efektivë të policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme për largimin e çadrave të ngritura para kryeministrisë nga kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe mbështetës të tij.

Ata janë përplasur me punonjësit e policisë duke kundërshtuar këtë vendim.

Gjatë këtij aksioni, dyshohet se Lapaj është lënduar në kokë nga një prej bombolave të gazit dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Shqipëria Bëhet” po proteston pa ndërprerje që prej datës 8 dhjetor para godinës së Kryeministrisë./m.m/j.p/

The post Lapaj rikthehet në protestë para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Populli opozitar do të triumfojë

5 January 2026 at 20:21

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu sot bindjen se populli opozitar do të triumfojë, ndërsa garantoi se beteja do të ndalet vetëm me fitoren e opozitës.

Në foltoren e vendosur para kryeministrisë, Berisha u shpreh se “ky është një vit i madh për opozitën”.

“Ky është viti në të cilin do të triumfojmë. Shqiptarët me dinjitet do përmbysin diktaturën e shëmtuar, të urryer që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë. Ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, sepse do zbarkojnë Deltat tona”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi sërish Ramën se shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, ndërsa u shpreh se “mandatet e tij qëndrojnë mbi krimin”.

“Ka marrë mandatet e opozitës. Ky është si Maduro për shqiptarët, se në qoftë se Maduro ka përzënë nga vendi i tij 20 për qind të popullatës me varfëri dhe mjerim, ky ka përzënë nga Shqipëria 40 për qind të popullatës”, tha Berisha.

Sipas tij, “viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës”.

“Sot diktaturat më të përhapura janë narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale. Ushtria amerikane, qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori, arrestuan dhe nxorën sot para gjyqit Maduron e Venezuelës. Mediat e majta, të kontrolluara nga qeveria në Shqipëri, nga mëngjesi gjer në darkë u bien borive se u shkel sovraniteti, se kjo shkeli ligjin ndërkombëtar. Dhunuesit më të mëdhenj të sovranitetit të kombeve, dhunuesit më të mëdhenj të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar janë diktatorët dhe diktaturat. Rrëzimi i tyre është respekti më i madh për ligjin ndërkombëtar, ligjin kombëtar, për qytetarët e vendeve të shtypura”, u shpreh më tej Berisha.

Sipas tij, “nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale”.

Në fjalën e tij Berisha uroi edhe 35-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, ndërsa garantoi gazetarët se programi i PD ka në themel lirinë e fjalës dhe dinjitetin e tyre.

/m.m/j.p/

The post Berisha: Populli opozitar do të triumfojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë

5 January 2026 at 20:00

TIRANË, 5 janar/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot ndaj protestës së Partisë Demokratike para selisë së Kryeministrisë.

Balla kujtoi se “po afron përvjetori i 15-të i masakrës së 21 janarit në bulevard dhe kambanat bien më shumë se kurrë”.

Sipas Ballës, “kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë”.

“Njëri nga hyzmeqarët sulmoi pa dashje kryebufin ndërsa fliste për krimet e Maduros, iu referua krimit të vrasjes së protestuesve nga diktatori i Venezuelës në 2019. Ke plotësisht të drejtë. Kush ka dhënë urdhër të qëllohet mbi popullin, duhet të përballet me drejtësinë. 15 vjetori i 21 Janarit 2011 po afron dhe kambanat bien më shumë se kurrë”, u shpreh Balla.

Balla solli në vëmendje edhe mungesën e pjesëmarrjes të mbështetësve të PD-së në protestën e sotme para kryeministrisë.

/m.m/j.p/

The post Balla për protestën e opozitës: Kambanat e 21 Janarit bien më fort se kurrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikonstruktohet fasada e shkollës “Martin Camaj” në Shkodër

4 January 2026 at 13:40

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Shkolla “Martin Camaj” në Shkodër po i nënshtrohet rikonstruksionit të fasadës, në kuadër të ndërhyrjeve të bashkisë për të garantuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ndërhyrjet që po realizohen në këtë shkollë, ku më herët është investuar edhe për pajisjen me laboratorët e rinj smart, pjesë e një nisme kombëtare për integrimin e teknologjisë në arsimin parauniversitar.

“Viti i ri nis mbarë për shkollën ‘Martin Camaj’ në Shkodër, e cila po rilind duke i dhënë më shumë funksionalitet hapësirës ku çdo ditë formohet e ardhmja”, u shpreh Rama.

Punimet po realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike në bashkinë Shkodër, në vijim të angazhimit për të përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe mjediset e nxënësve.

/m.m/a.f/

 

The post Rikonstruktohet fasada e shkollës “Martin Camaj” në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hasanaj për ATSH: Mbi 7 mijë shtetas drejt Greqisë nga Kakavija në 24 orët e fundit

4 January 2026 at 13:20

TIRANË, 4 janar/ATSH-Maela Marini/ Pas përfundimit të festave të fundvitit, pika kufitare e Kakavijës po përballet me fluks të shtuar lëvizjesh, kryesisht në dalje, ndërsa emigrantët po rikthehen në Greqi.

Në një prononcim për ATSH-në, prefektja e qarkut Gjirokastër Albana Hasanaj bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 3555 shtetas.

Fluksi më i madh i lëvizjes, sipas Prefektes së Gjirokastrës regjistrohet në dalje të territorit ku në këtë pikë kufitare janë regjistruar 7350 shtetas.

Hasanaj theksoi se nga pala shqiptare po punohet me 2 sportele në hyrje dhe 4 sportele në dalje.

“Nga pala shqiptare po operohet me kapacitet të plotë dhe me masa të shtuara. Edhe aktualisht fluksi i lëvizjes në dalje te territorit është i lartë”, u shpreh prefektja Hasanaj.

Sipas saj, autoritetet shqiptare janë në kontakt dhe koordinim të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke per shtimin e sporteleve.

“Aktualisht nga pala greke po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 2 sportele në dalje. Në këto momente fluksi vjen me të njëjtin intensitet. Jemi në gatishmëri per marrjen e masave shtesë”, u shpreh prefektja Hasanaj për ATSH-në.

/a.f/

The post Hasanaj për ATSH: Mbi 7 mijë shtetas drejt Greqisë nga Kakavija në 24 orët e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës

4 January 2026 at 11:46

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Në qarkun e Shkodrës po punohet për pastrimin e rrugëve kombëtare dhe rurale pas motit të keq me reshje dëbore që përfshiu veriun e vendit.

Sipas Prefekturës së Shkodrës si pasojë e reshjeve, është evidentuar shembje e rrugës në aksin Ura e Shtrejtë–Prekal, në vendin e quajtur “Shkallë Logje”. Është vendosur sinjalistikë dhe aksi është bllokuar për të shmangur çdo rrezik.

Po ashtu po punohet për vlerësimin e dëmtimit dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë borëpastrueset kanë qenë gjatë gjithë natës në punë për mbajtjen e hapur të aksit Qafë Thore–Theth.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë pushuar reshjet dhe tre borëpastruese ndodhen në aksin Tamarë- Vermosh ku ka vende me ngrica dhe po bëhet kriposja dhe mirëmbajtja për të vijuar qarkullimin.

Në bashkinë Vau i Dejës reshjet e shiut kanë pushuar. Në disa njësi ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndaj grupet e punës janë në terren për zgjidhjen e situatës.

Në bashkinë Fushë-Arrëz po vijojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë. Ka rënie gurësh dhe dherash në rrugët rurale, por akset janë të kalueshme dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

Në bashkinë Pukë vijojnë reshjet shiut dhe fryn erë e fortë, por momentalisht nuk raportohen problematika.

Ndërsa në Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 85 mm reshje shiu.

Prefektura e Shkodrës raporton se nuk ka probleme në kanalet kulluese, argjinatura, dhe digën e Rezervuarit të Shkodrës.

“Nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe të Rezervuarit të Shkodrës janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës (Vilun dhe Ças) janë në funksion të plotë dhe në gatishmëri për të punuar me kapacitet të plotë nëse nevojitet”, thuhet në njoftimin për shtyp.

/m.m/a.f/

The post Shembet rruga në Prekal nga moti i keq, mungesë energjie në disa fshatra në Vaun e Dejës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pesë mjekë të rinj i bashkohen spitaleve publike

4 January 2026 at 13:38

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Pesë mjekë të rinj u janë bashkuar ekipeve shëndetësore në spitalet publike në vend, duke plotësuar nevojat dhe duke forcuar më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi sot përkushtimin, energjinë dhe humanizmin e mjekëve të rinj në shërbim të çdo pacienti.

“Mjekët e rinj i shërbejnë jetës aty ku ajo ka më shumë nevojë, në vendin e tyre, për njerëzit e tyre. Daniela, Besjana, Ada, Henri dhe Enejda e nisin vitin 2026 si pjesë e ekipit të QSUNT, duke sjellë përkushtim, energji dhe humanizëm në shërbim të çdo pacienti”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Që prej rihapjes në vitin 2015 të programit të specializimeve afatgjata në mjekësi, po zbatohet një model i qëndrueshëm për shpërndarjen e mjekëve në të gjithë vendin, duke forcuar shërbimet shëndetësore edhe në spitalet rajonale e bashkiake.

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familje” dhe “mjekësi urgjence”.

 

1 nga 5

/m.m/a.f/

The post Pesë mjekë të rinj i bashkohen spitaleve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, nën petkun e dëborës

4 January 2026 at 10:00

TIRANË, 4 janar/ATSH/ Tyrbja e Abaz Aliut në lartësinë 2417 metra mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit ofron këtë fillim viti një pamje magjepsëse e mbuluar me “vellon” e dëborës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje fantastike nga Mali i Tomorit, ku nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe erës reshjet e borës kanë skalitur forma spektakolare në këtë vend të shenjtë.

E konsideruar një destinacion turistik për adhuruesit e aventurës, vëzhgimit dhe patjetër edhe për besimtarët që kryejnë pelegrinazh, Tyrbja e Abaz Aliut tërheq çdo vit qindra vizitorë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar.

I veshur me petkun e borës këtë fillim janari, mali i Tomori fton të apasionuarit pas alpinizmit të kalojnë një ditë ndryshe në peizazhin e bardhë të kësaj lartësie.

Ndërsa çdo fundgushti Mali i Tomorit kthehet në vend pelegrinazhi për besimtarët bektashi, që kremtojnë festën më të rëndësishme të vitit.

/m.m/a.f/

The post Tyrbja e Abaz Aliut në malin e Tomorit, nën petkun e dëborës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE: Kohë vendimtare për avancimin e procesit të zgjerimit

1 January 2026 at 12:35

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i dërgoi një mesazh urimi homologut të saj qipriot, Costantinos Kombos, për marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Europian nga Qipro, prej 1 janarit të vitit 2026.

Spiropali i uroi presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën.

Ministrja e Jashtme thekson se Shqipëria është e gatshme të vazhdojë të bëjë pjesën e saj dhe të investojë në të nesërmen e saj, si pjesë e së ardhmes sonë të përbashkët europiane.

“I urojmë presidencës së Qipros çdo sukses në këto kohë vendimtare, për avancimin e një axhende europiane proaktive, duke përfshirë një proces zgjerimi gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe të suksesshëm që forcon Europën, vlerat e saj dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Spiropali.

/m.m/a.f/

The post Spiropali uron Qipron për Presidencën e BE: Kohë vendimtare për avancimin e procesit të zgjerimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Viti i Ri 2025, atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në çdo qytet

1 January 2026 at 12:25

TIRANË, 1 janar /ATSH/ Nata e ndërrimit të viteve është pritur me një atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në të gjitha qytetet e vendit.

Nga veriu në jug, qytetarët sfiduan temperaturat tejet të ulëta, duke dalë në rrugë e sheshe për të festuar.

Ata preferuan të festojnë në sheshe, teksa ndoqën edhe spektaklin e fishekzjarreve të organizuar nga bashkitë, por edhe koncertet e ndryshme me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare.

Në Tiranë, qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri 2026, në sheshin “Skënderbej”, mes spektaklit të fishekzjarreve, që ndriçoi qiellin e kryeqytetit dhe tingujve të muzikës.

Qytetarët e Elbasanit mirëpritën Vitin e Ri  duke mbushur sheshin kryesor dhe duke parë spektaklin e fishekzjarreve të hedhura nga Bashkia. Qyteti u ndez nga zhurma dhe ngjyrat e fishekzjarreve, teksa atmosfera festive ka qenë e veçantë.

Edhe në Lezhë, në Parkun përballë vendvarrimit të Skënderbeut, qytetarët pritën vitin 2026 me spektaklin magjepsës të fishekzjarreve, që kishte organizuar bashkia Lezhë.

Ndërsa në Korçë, nata e ndërrimit të viteve u prit me një spektakël fishekzjarresh tek Sheshi para Katedrales, ndërkohë që parashikohen koncerte dhe aktivitete të tjera muzikore gjatë ditëve të para të vitit.

Vlora festoi ndërrimin e viteve me muzikë dhe atmosferën unike të festës në një koncert të organizuar nga bashkia me këngëtarët Ronela Hajati, Sardi Strugaj dhe Lorenc Hasrama.

Me muzikë shkodrane nga këngëtari i njohur Sidrit Bejleri dhe spektakël fishekzjarresh qytetarët e Shkodrës pritën në shesh natën e ndërrimit të viteve.

 

/m.m/a.f/

 

The post Viti i Ri 2025, atmosferë festive dhe spektakël fishekzjarresh në çdo qytet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Krenar për shërbimin e FA në misionet ndërkombëtare

1 January 2026 at 14:55

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot në një lidhje direkte online efektivët e Forcave të Armatosura shqiptare të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj uroi ushtarët, nënoficerët dhe oficerët shqiptarë të angazhuar në misione jashtë vendit për festat, duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për shërbimin e tyre larg familjeve, në funksion të paqes, sigurisë dhe lirisë në botë.

Kreu i Shtetit theksoi se angazhimi i Forcave të Armatosura në misione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Detin Egje, Irak, Sinai, Sudanin e Jugut, si dhe në strukturat mbështetëse për Ukrainën, është dëshmi e qartë e përkushtimit të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

“Atmosfera festive ju ka gjetur larg familjeve tuaja, por me një mision të rëndësishëm: të jeni në krye të detyrës dhe në shërbim të atdheut, në shërbim të paqes, të sigurisë dhe lirisë në mbarë globin. Ju mbani lart flamurin e Shqipërisë dhe ne ndihemi krenarë për shërbimin tuaj”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se paqja dhe siguria nuk kanë çmim dhe garantimi tyre duhet të jetë i domosdoshëm.

“Sfidat gjeopolitike dhe të sigurisë janë komplekse dhe kërkojnë që ne t’u përgjigjemi atyre sipas kërkesave jo vetëm duke rritur kontributin, por, mbi të gjitha, me një Forcë të Armatosur të aftë, me kapacitete mbrojtëse, moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme”, u shpreh Begaj.

Presidenti siguroi se Shqipëria do të vijojë të shtojë kontributet në misione dhe operacione jashtë vendit dhe do të jetë pjesëmarrëse kudo ku Aleanca të kërkojë.

“Marrja e komandës së batalionit shumëkombësh të Rezervës Operacionale të KFOR-it për vitin 2026 është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë ndaj mbrojtjes kolektive, ndaj paqes, ndaj dhe sigurisë. Shpreh bindjen se drejtimi i kësaj strukture të rëndësishme do të jetë një tjetër arritje e Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Presidenti Begaj.

1 nga 3

/m.m/a.f/

The post Begaj: Krenar për shërbimin e FA në misionet ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE

1 January 2026 at 10:39

TIRANË, 1 janar/ATSH. Presidenti Bajram Begaj i uroi sot suksese dhe arritje sa më të mira presidencës qipriote të Bashkimit Evropian për gjysmën e parë të vitit 2026.

Begaj vlerësoi se Qipro merr presidencën e BE-së, në këto momente shumë të rëndësishme për Evropën dhe për mbarë botën.

Presidenti shprehu bindjen se presidenca qipriote e BE-së do të jetë e përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresojmë që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

/m.m/a.f/

The post Begaj: Të mbyllim kapitujt e parë të negociatave gjatë presidencës qipriote të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌