Niveli i nxehtësisë në oqeanet e botës deri në një thellësi prej 2 000 metrash arriti një rekord të ri në vitin 2025, niveli më i lartë që nga fillimi i matjeve dhe viti i nëntë radhazi me rritje të vazhdueshme të ngrohjes, sipas një analize të kryer nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh.
Sipas studimit, energjia termike u rrit me 23 kuadrilionë megaxhaulë në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024.
Një ekip i udhëhequr nga Lijing Chen nga Akademia Kineze e Shkencave në Pekin i publikoi gjetjet e kërkimit, të bazuara në të dhëna që nga viti 1958, në revistën shkencore ”Advances in Atmospheric Sciences”.
Për sa i përket temperaturave mesatare globale në sipërfaqen e detit, viti 2025 ishte i treti më i ngrohtë, pas viteve 2024 dhe 2023.
Studiuesit shpjegojnë dallimin mes temperaturave në thellësi dhe atyre në sipërfaqe duke theksuar se fenomeni klimatik El Nino në Oqeanin Paqësor u dobësua ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.
El Nino lidhet rregullisht me temperatura më të larta globale në sipërfaqen e detit.
Kur merret parasysh përmbajtja e nxehtësisë, përfshihen edhe temperaturat në shtresat më të thella të oqeaneve. Për këtë arsye, rritja e përmbajtjes së nxehtësisë ndikohet relativisht më pak nga fenomenet klimatike sipërfaqësore dhe konsiderohet një tregues më i rëndësishëm i ngrohjes së planetit.
Oqeanet thithin më shumë se 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat serrë, duke e bërë atë rezervuarin kryesor të nxehtësisë në sistemin klimatik.
Meqenëse përmbajtja e nxehtësisë së oqeanit (OHC) pasqyron akumulimin e nxehtësisë së ruajtur në oqean, ajo ofron një nga treguesit më të mirë të ndryshimeve klimatike afatgjata./e.t
Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët.
Në Kolonjë, ura e Prodanit ka pësuar dëmtime, duke rrezikuar lidhjen mes fshatrave Gjonc dhe Prodan. Në Borovë, rruga nacionale ka dëmtime, dhe qarkullimi po kryhet me një korsi. Në Korçë, aksi Boboshticë – Dardhë ka dëmtime dhe qarkullimi po vijon me një korsi.
Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masive dherash, ndërsa po vijon puna e pastrimit.
Në rrugën Kakaç – Vërçun, ekipet vijojnë pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës. Në aksin Barmash – Ersekë, në Udenisht Pogradec, përroi ka dalë nga shtrati, duke krijuar rrezik për qarkullimin.
Bashkia Kolonjë
Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë. Po punohet për pastrimin e shtratit.
Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.
Rezervuari Kabashit rezervuarit Leskovik (Shelegur) dhe rezervuari Helmes janë hapur ujëlëshuesit fundorë, është ndërprerë furnizimi nga proi i Bezhanit. Situata është nën kontroll.
Bashkia Korçë
Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë kanë filluar reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal.
Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.
Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë ka reshje dëbore me intensitet mesatar, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.
Në Lagjen nr. 5, Shëtitorja “Fan Noli”, rreth orës 16:50, është rrëzuar një mur rrethues i një ndërtese të rrënuar dhe të pabanuar. Nuk ka dëme në njerëz apo mjete. Bashkia Korçë ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e normalitetit.
Bashkia Pogradec
Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masivi dherash/inertesh në shtratin e rrugës po vijon pastrimi nga subjekti ndertues.
Në dalje të fshatit Udenisht, drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale. Po merren masa për pastrimin dhe po vlerësohet ndërhyrja në tobinot në pjesën e sipërme.
Janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës, familjet do trajtohen me bonus qeraje nga ana e bashkisë.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.
Bashkia Maliq
Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë.
gjithashtu prej rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje e argjinaturës pranë rrugës në afërsi të Urës së Selcës Nj.Adm Gore.
Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.
Bashkia Pustec
MZSH Pustec ka përfunduar ndërhyrjen për largimin e ujit nga një banesë në fshatin Pustec.
Bashkia Devoll
Situata paraqitet e qete nuk ka problematika te raportuar uji nga rruget ne fshatin Proger eshte terhequr, vijohet nga Dr e Ujitjes kullimit puna per mbylljen e carjes ne argjinatura e lumit Oshtice.
Nga inspektimi ne terren akset rrugore ne teritorin e bashkise Devoll rezultojne te hapura.
ARRSH Drejtoria Qëndër-Lindje raporton: Reshje dëbore në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor po punohet nga kontraktoret per pastrim dhe kriposje. Rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë. Dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec. Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes, të cilat janë në terren për normalizimin e gjendjes dhe garantimin e qarkullimit.
Nga OSHEE vijohet puna ne teren me grupet operative per rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithe konsumatorët. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse./e.t
Irani po përballet me protestat më të mëdha kundër regjimit klerikal në vitet e fundit, me autoritetet që po shtypin me brutalitet pakënaqësitë në rritje.
Protestat mbarëkombëtare që u nisën nga tregtarët në pazare – që janë qendra kyç të tregtisë në Iran – të kujtojnë ngjarjet që i paraprinë Revolucionit Islamik më 1979.
Radio Evropa e Lirë ka biseduar me Jack Goldstone, profesor i politikave publike në Universitetin George Mason, i cili njëherësh është një nga studiuesit kryesor të revolucioneve dhe ndryshimeve shoqërore, lidhur me atë nëse ngjarjet e fundit në Iran mund të çojnë në fundin e Republikës Islamike, përcjell A2.
Radio Evropa e Lirë: Disa vëzhgues kanë thënë se Irani është në një situatë para-revolucionare apo revolucionare. Çfarë përbën një revolucion?
Jack Goldstone: Që një revolucion të fillojë, një numër i madh njerëzish duhet të sfidojnë autoritetin e regjimit dhe të kërkojnë që ai të marrë fund. Kjo ka ndodhur. Pra, jemi në fillimin e një momenti revolucionar. Por, shumë herë në Iran ne e kemi parë këtë dhe regjimi ka qenë aq brutal sa i është dashur që të ndalë protestat.
Këtë herë, duket se është kërcënimi më i madh për regjimin sepse të gjithë janë të përfshirë. Kryeqyteti, qytetet e vogla, të moshuarit, të rinjtë dhe tregtarët nëpër pazare që po mbyllin dyqanet e tyre. Pra, për mua, këto janë protestat më të gjera, si gjeografikisht ashtu edhe sa u përket grupeve të ndryshme shoqërore, që kanë parë që nga viti 2009 [kur kishte protesta masive pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale].
Radio Evropa e Lirë: Përmendët se nevojiten “numra të mëdhenj” njerëzish që të sfidohet autoriteti i regjimit klerikal për të pasur një revolucion. Çfarë përqindje e popullsisë duhet të dalë në rrugë që kjo të quhet revolucion?
Jack Goldstone: Nuk ka një numër [specifik]. Mund të kesh një revolucion me një shesh të mbushur me njerëz, me 100 mijë njerëz, nëse kjo e frikëson sundimtarin dhe ai ik, siç ndodhi në Ukrainë. Pra, nuk ka një shifër fikse. Ajo që ka rëndësi për suksesin apo dështimin e një revolucioni është vendosmëria e Gardës Revolucionare Islamike, Basijit [forcë paramilitare] dhe çdo force tjetër që [lideri suprem]ajatollah Ali Khamenei mund ta përdorë.
Radio Evropa e Lirë: Vetëm për shkak të kësaj, siç thoni ju, “fillimi i një momenti revolucionar” nuk nënkupton se do të ketë sukses, apo jo?
Jack Goldstone: Po, revolucioni është një proces. Mund të nisë, mund të ndalet, mund të dështojë. Madje, mund të ketë sukses dhe më pas të përmbyset.
Radio Evropa e Lirë: Në rastin e Iranit, cilët faktorë mund të çojnë në një revolucion?
Jack Goldstone: [Khamenei] e ka kaluar të gjithë jetën e tij duke e mbrojtur revolucionin. Ai e sheh si një përgjegjësi të shenjtë për ta mbrojtur revolucionin. Prandaj, ai do të bëjë gjithçka që është e nevojshme. Pyetja është se a do t’i zbatojnë grupet e ndryshme urdhrat e tij për të qëlluar protestuesit? Në të kaluarën, ata gjithmonë u janë bindur urdhrave të tyre, por zakonisht ka qenë kundër grupeve të veçanta. Qoftë studentët apo vetëm njerëzve në kryeqytet, ose vetëm në disa provinca apo vetëm kundër grave.
Tani, duket se janë pothuajse të gjithë. Dhe, kjo e bënë më të vështirë për Basijin dhe madje edhe për vetë Gardën Revolucionare që të qëllojë drejt protestuesve sepse ata gjithnjë e më shumë po e ndjejnë se protestuesit përfaqësojnë të gjithë shoqërinë, e jo vetëm një segment të veçantë të shoqërisë.
Radio Evropa e Lirë: Si ndikojnë kriza ekonomike e Iranit, presioni ndërkombëtar, dhe lufta 12-ditore vitin e kaluar me Izraelin në gjithë këtë?
Jack Goldstone: Mendoj se në këtë pikë, pas kaq shumë vitesh dështimesh ekonomike, kolapsit të plotë të valutës dhe paaftësisë për të mbrojtur Iranin nga sulmet e huaja, regjimi e ka humbur besueshmërinë dhe legjitimitetin në sytë e shumicës së popullsisë. Ai thjesht nuk e ka bërë atë që regjimi revolucionar erdhi në pushtet për ta bërë. Nuk po e bën Iranin të sigurt, nuk po e bën të qëndrueshëm. Nuk po e mbron mirëqenien. Pra, mendoj se ka një padurim, zemërim dhe refuzim të përgjithshëm që tani ka arritur në një nivel më të lartë pas sulmeve izraelite dhe pas kolapsit masiv të valutës, më shumë sesa kemi parë ndonjëherë më parë.
Ajo që mendoj se askush nuk e di është nëse Garda Revolucionare ka humbur po ashtu besimin te regjimi. Nëse ka ndodhur kjo, atëherë mund t’i kërkojë Khameneit dhe klerikëve të tërhiqen, ndërkohë që ata përpiqen të formojnë një Qeveri të re.
Radio Evropa e Lirë: A ju duhen protestave një udhëheqës në mënyrë të ketë një revolucion?
Jack Goldstone: Në këtë pikë, hapi i ardhshëm është që protestat të vazhdojnë të rriten dhe njerëzit të shohin nëse regjimi mund të mbledhë mjaft forca shtypëse për t’i zmbrapsur demonstratat. Askush nuk e di në këtë moment. Është shumë si në Egjipt në janar të vitit 2010, kur njerëzit u mblodhën në Sheshin Tahrir. Askush nuk e dinte me siguri nëse ushtria do të mbështeste popullin apo regjimin. Në të vërtetë, nuk e dinim deri sa gjërat veçse kishin filluar të ndodhnin.
Pra, mendoj se e njëjta gjë është e vërtetë tani [në Iran]. Ka një shpresë të madhe për ndryshim. Por, deri sa të dimë nëse Garda Revolucionare vazhdon të mbështesë regjimin me gjithë forcën e saj apo jo, nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
Radio Evropa e Lirë: A të të luajnë rol politikat e SHBA-së apo ndonjë shteti tjetër në atë se çfarë ndodh në Iran?
Jack Goldstone: Nuk mendoj se mund të luajë ndonjë rol. Në këtë pikë, kjo është mes popullit të Iranit, udhëheqjes dhe ushtrisë. Amerika do të vëzhgojë, Evropa do të vëzhgojë. Ata do të thonë se mbështesin ndryshimin. Por, tani gjërat do të ndodhin gjatë 48 deri në 96 orëve të ardhshme që do të tregojnë nëse ushtria mbetet e bashkuar në mbrojtje të regjimit klerikal apo nëse ushtria fillon të ndahet në pjesë të ndryshme. Disa prej tyre do të tërhiqen, disa do të mbështesin ndryshimin. Do ta kuptojmë, mendoj, në dy ditët e ardhshme, ndoshta dy deri në tre ditë, nëse ushtria do të veprojë me të njëjtën forcë si më parë.
Në 2022 [gjatë protestave Grua, Jetë, Liri], ushtria vrau qindra njerëz, arrestoi shumë, mijëra. Ata do të duhej të bënin të njëjtën gjë tani, ndoshta edhe më shumë. Pra, do të duhet të shohim nëse janë gati për këtë gjë apo jo. Sa i përket Khameneit, ai po fajëson ndikimin e huaj. Ai po përpiqet të paraqesë protestuesit si armiqtë e kombit. Por, nuk mendoj se ka asgjë që mund të thotë ai që do të ndryshojë momentumin. Dhe, nëse nuk përballen me një reagim shumë të fortë, shtypës, mendoj se protestat do të vazhdojnë të rriten./ REL
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar nga tregu pranë ish-Uzinës “Dinamo”, i njohur si tregu i 5 Majit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar mbi 100 biznese dhe magazina, duke lënë pa të ardhura dhjetëra familje shqiptare.
Në një deklaratë nga vendngjarja, Tabaku theksoi se dëmi ekonomik është masiv dhe se shumë biznese familjare kanë humbur mallra me vlerë nga qindra mijëra deri në 1 milion euro. Sipas saj, edhe pse kanë kaluar orë nga ngjarja, bizneset e prekura nuk kanë pasur ende asnjë kontakt nga institucionet shtetërore.
“Askush nuk ka ardhur t’i pyesë për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të digjet e ardhmja e tyre,” u shpreh Tabaku.
Deputetja e PD kërkoi masa të menjëhershme nga qeveria, duke nisur nga një bilanc i plotë i dëmeve dhe i punonjësve të prekur, si dhe hartimin urgjent të një pakete mbështetëse për biznesin e vogël. Ajo theksoi se kjo paketë duhet të përfshijë heqjen e taksave dhe detyrimeve doganore për rifurnizimin e mallrave, si dhe mbështetje financiare për rimëkëmbjen.
“Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Nëse për bizneset e mëdha janë dhënë favore fiskale, sot është momenti që shteti të qëndrojë në krah të familjeve që jetojnë nga puna e tyre,” deklaroi Tabaku.
Sipas saj, zjarri në tregun e 5 Majit nuk është vetëm një tragjedi materiale, por një goditje e rëndë sociale për dhjetëra familje shqiptare, të cilat rrezikojnë të mbeten pa asnjë burim të ardhurash në mungesë të një reagimi të shpejtë institucional.
Tabaku theksoi se ky rast nxjerr edhe një herë në pah dështimin e sistemit për të mbrojtur shumicën dhe për t’u gjendur pranë qytetarëve në momentet më të vështira.
Fjala plote:
Akoma nuk janë shuar flakët dhe akoma ndihet era e rëndë e dëmit te bizneset e djegura të tregut pranë ish-Uzinës “Dinamo”.
Bëhet fjalë për mbi 100 biznese dhe magazina që strehonin mallrat e më shumë se 100 bizneseve të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht.
Pronarët e këtyre bizneseve janë kryesisht biznese familjare, njerëz që kanë investuar në to jetën, punën, sakrificën dhe gjithçka kanë pasur. Janë familje të tëra që jetonin nga të ardhurat e këtyre bizneseve.
Edhe sot, teksa flasim, ata nuk kanë ende një bilanc të qartë të dëmit. Shumë prej tyre më tregojnë se mallrat e magazinuara kishin vlerë nga 300–400 mijë euro, ndërsa për disa biznese dëmi shkon deri në 1 milion euro.
Deri më tani, asnjë përfaqësues i shtetit nuk ka shkuar për t’i pyetur për vlerën e mallit, për punonjësit apo për atë që do të ndodhë nesër me familjet që sot kanë parë të shkrumbohet e ardhmja e tyre.
Është e domosdoshme që të merren masa të menjëhershme për të krijuar një bilanc të qartë të të gjitha bizneseve të dëmtuara dhe të punonjësve që punonin aty.
Qeveria shqiptare duhet patjetër të paraqesë një paketë masash konkrete: duke nisur nga heqja e të gjitha taksave dhe detyrimeve doganore për bizneset që do të duhet të rifurnizohen me produkte të njëjta, por njëkohësisht edhe masa mbështetëse financiare.
Biznesi i vogël është shtylla e ekonomisë shqiptare. Ashtu siç janë hequr taksa për bizneset e mëdha dhe janë dhënë favore fiskale për klientët e qeverisë, sot është radha që dora e shtetit të shtrihet për biznesin e vogël.
Shumë prej tyre sot janë në kufirin minimal të mbijetesës: dyert janë mbyllur dhe bashkë me to është mbyllur edhe e ardhmja e shumë familjeve që deri dje jetonin nga këto të ardhura./e.t
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë 2025-2026, duke përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë rrugëtimin drejt trofeut dhe sigurojnë kualifikimin në fazën çerekfinale.
Tirana, Dinamo City, Partizani, Bylis, Teuta, Vllaznia, Egnatia dhe AF Elbasani janë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Të gjitha ndeshjet e fazës 1/8 u zhvilluan ditën e sotme. Në takimet e orës 13:00, Dinamo City dhe Partizani e siguruan pa vështirësi kualifikimin, duke fituar me rezultatin 3-0. Dinamo City triumfoi ndaj Besës, ndërsa Partizani mposhti Burrelin.
Ndeshjet Tirana kundër Skënderbeut dhe Bylis kundër Laçit u vendosën vetëm pas kohës shtesë, pasi 90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim. Tirana shënoi golin vendimtar në shtesë dhe fitoi 2-1, duke siguruar kualifikimin. Edhe Bylisi gjeti golin e tretë në shtesë, duke fituar 3-2 dhe kaluar më tej.
Në ndeshjet e orës 16:00, Egnatia fitoi 1-0 ndaj Apolonisë, ndërsa me të njëjtin rezultat Vllaznia triumfoi kundër Pogradecit. Teuta mposhti Vorën 2-0, ndërsa sfida mes AF Elbasanit dhe Flamurtarit shkoi në shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Verdheblutë e Elbasanit shënuan golin vendimtar në kohën shtesë, duke fituar 2-1 dhe siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale.
Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë edhe vazot për shortin e fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Në Vazon 1 bëjnë pjesë Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo City. Në Vazon 2 janë AF Elbasani, Teuta, Bylis dhe Tirana.
Çiftet çerekfinaliste do të përcaktohen përmes një shorti të lirë mes tetë skuadrave të kualifikuara. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me takimet e para që do të luhen në fushën e ekipeve të pozicionuara në Vazon 2.
Në ditët në vijim do të bëhet e ditur data dhe ora e hedhjes së shortit për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë./e.t
Pas thirrjes së Sali Berishës, edhe kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka njoftuar organizimin e një proteste kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet të shtunën, më 17 janar, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.
“Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë masivisht te Kryeministria!
Kundër hajdutërisë;
Kundër pushtetit që edhe kur përmbytemi nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore;
Kundër largimit nga atdheu;
Për dorëheqjen e Edi Ramës!
Shpërndaje njoftimin!”, shkruan Adriatik Lapaj.
Ndërkohë po ditën e sotme edhe Sali Berisha vendosi të thërrasë një protestë, por me datë 24 janar./e.t
Tashmë është zyrtare, Endri Çekiçi është pjesë e ekipit të Zakho SC në elitën e futbollin irakian. Më herët ishte përfolur për një transferim të mundshëm nga 29-vjeçari te Tirana, por që ka mbetur thjesht “teori”.
Nuk zbulohet paga dhe hapësira kohore e kontratës. Së fundmi, Çekiçi kishte luajtur me CR Belouizdad në Algjeri, por aventura në këtë skuadër nuk zgjati shumë.
Lojtari në fjalë ka dalë nga akademija e Pogradecit, për të vijuar te Teuta, e më pas nis kalvari i transferimeve jashtë Shqipërisë. Me Kombëtaren, pogradecari numëron 11 prezenca, e shoqëruar edhe me 1 gol.
Banorët në fshatin Çiflik të Dimalit, kanë dalë në protestë dhe denoncojnë bllokimin e kanaleve. Ata kanë ngritur shqetësimin se në zonë nuk merren masa për parandalimin e përmbytjeve, gjithashtu theksoi se u është bërë presion për të mos zhbllokuar kanalit që rrezikon mbytjen e fshatit.
Gjithashtu ata shtojnë se asnjë nga përfaqësuesit e bashkisë nuk shkon të japë zgjidhje.
“Duam të hapet ura. Jemi të mbytur. I bëj thirrje kryeministrit të tërheqë policinë nga këtu. Ne po na bëhet presion…Këta të ndërhyjnë, ka qenë një portë këtu.
Një tjetër qytetar ka ngritur shqetësimin duke thënë që të hapet menjëherë sepse rrezikon të përmbytet i gjithë fshati.
“Këtu ka qenë një portë. Rrinte policia këtu. Nuk më kanë lënë. Kanali është bllokuar dhe duhet hapur porta. Sepse është për shkarkim”, u shpreh një qytetar.
“Këta janë kriminelë. I ka mbytu korrupsioni. Në asnjë vend të botës nuk mbyllen kanalet. Po bëj 80 vjeç kurrë nuk jemi përmbytur. Kurrë nuk ka ardhur lumi… Ne sot do rrimë këtu sepse nëse ikim ata vijnë e bllokojnë.”, është shprehur një tjetër qytetar./e.t
Kina, Rusia dhe Irani kanë nisur këtë të shtunë një stërvitje të përbashkët detare në ujërat e Afrikës së Jugut, e përshkruar nga autoritetet vendase si një operacion “BRICS Plus”, me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit dhe aktiviteteve ekonomike detare.
BRICS Plus është zgjerimi i bllokut fillestar BRICS, i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, i cili shihet nga anëtarët si një kundërpeshë ndaj dominimit ekonomik të SHBA-së dhe Perëndimit. Grupit të zgjeruar i janë bashkuar edhe Egjipti, Indonezia, Arabia Saudite, Etiopia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Stërvitjet zhvillohen në një kohë tensionesh të shtuara mes administratës së presidentit amerikan Donald Trump dhe disa vendeve të BRICS Plus, përfshirë Kinën, Iranin, Afrikën e Jugut dhe Brazilin. Zyrtarë ushtarakë kinezë kanë bërë të ditur se Brazili, Egjipti dhe Etiopia marrin pjesë si vëzhgues.
Ushtria e Afrikës së Jugut njoftoi se stërvitja “Vullneti për Paqe 2026” synon operacione të përbashkëta për sigurinë detare dhe rritjen e bashkëveprimit mes flotave pjesëmarrëse. Sipas autoriteteve, të gjithë anëtarët e BRICS Plus janë ftuar të marrin pjesë.
Ndërkohë, partia pro-perëndimore Aleanca Demokratike, forca e dytë më e madhe në koalicionin qeverisës të presidentit Cyril Ramaphosa, e ka kritikuar stërvitjen, duke thënë se ajo bie ndesh me neutralitetin e Afrikës së Jugut. Kjo kritikë u hodh poshtë nga zëdhënësja e operacioneve të përbashkëta, e cila theksoi se stërvitja nuk ka karakter politik dhe se Afrika e Jugut ka zhvilluar më herët edhe stërvitje me Marinën e SHBA-së./et
Një situatë problematike është konstatuar pasditen e sotme tek tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit për shkak të reshjeve të borës dhe breshërit që përfshiu vendin tonë pasditen e sotme.
Në Rrugën e Arbrit vargu i makinave të bllokuara arrin në 10 km. Ndërkohë që në të gjithë gjatësinë e tunelit të Murrizit, prej 3.8 km ka makina të bllokuara të cilat nuk mund të lëvizin.
Situata paraqitet problematike veçanërisht në segmentin nga dalja e tunelit deri te Ura e Vashës, në Njësinë Administrative Xibër, ku rruga është mbuluar nga bora. Trafiku vazhdon në të gjithë gjatësinë prej 3.8 kilometrash të Tunelit.
Sipas informacioneve nga terreni, mjetet borëpastruese po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të pranisë së automjeteve të bllokuara në rrugë.
Një ndër shkaqet kryesore të situatës janë automjetet e pajisura me goma verore, të cilat nuk kanë mundur të përballojnë kushtet e vështira atmosferike, duke sjellë bllokimin e qarkullimit./e.t
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se iranianët “po e shohin lirinë”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në të gjithë Iranin, duke shtuar se Uashingtoni është i gatshëm të ofrojë mbështetje. “Irani po e sheh LIRINË, ndoshta si kurrë më parë,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. “SHBA-të […]
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar protestën e radhës. Protesta do të mbahet të shtunën më 17 janar në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ai nënvizon se kjo protestë është kundër pushtetit të korruptuar, qeverisë kriminale duke theksuar që gjithashtu kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. “Të shtunën, datë 17 Janar, ora 18.00 protestojmë […]
Temperatura e lartë tek të vegjlit dhe vështirësia për të menaxhuar bënë që prindërit ti drejtohen menjëherë urgjencës pediatrike. Mjekët thonë se numri i fëmijëve që paraqiten në urgjencë është mbi 200. “Mbizotëron temperatura e lartë 39 grade celsius”, tha Albert Lama për Top Channel. Virusi respirator sinsicial ka rritur numrin e fëmijëve të shtruar […]
Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Iran për të 14-tën natë radhazi. Megjithatë, që nga mbrëmë, vetëm një numër i kufizuar imazhesh dhe videosh janë përhapur te audienca globale. Irani ka qenë nën një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit për më shumë se dy ditë, duke kufizuar në mënyrë dramatike aftësinë e qytetarëve iranianë për të […]
Banorët e fshatit Çiflik, në bashkinë Berat, kanë dalë sot në protestë duke akuzuar bashkinë për mbylljen e kanaleve të ujërave, situatë që sipas tyre po u rrezikon drejtpërdrejt banesat. Sipas protestuesve, mbyllja e kanaleve kulluese ka bërë që uji të përfundojë brenda shtëpive, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura. Ata deklarojnë se vetëm gjatë këtij […]
Një aksident me vdekje është shënuar në fshatin Fier-Shegan, në aksin rrugor Lushnje Berat. Një makinë tip ‘Benz’ me targa AB 929 MT ka përplasur një 55-vjeçar këmbësor. Ai u transportua me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjes, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar […]
“Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. […]
Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në Partinë Demokratike, Aulon Kalaja ka folur lidhur me situatën aktuale nga përmbytjet në fshatin Miliska, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë. Kalaja ka vijuar me denoncimet e tij nga terreni, duke u shprehur se ai pasojë e reshjeve është përmbytur Fushë-Kruja dhe zonat përreth ditët e fundit. Në […]
Pas përmbytjeve vendi po përballet edhe me bllokimin e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës. Bëhet e ditur se segmenti rrugor “Bogë – Qafë Thore – Theth”, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve gjatë natës. Sipas autoriteteve […]
Ervin Salianji ka ironizuar organizimin e protestave dhe takimeve të fundit të PD-së, duke deklaruar se partia sot po mbledh më pak njerëz para Kryeministrisë sesa Shoqata e Gjuetarëve të Korçës mblodhi në vitin 2021. Duke folur në një takim me demokratët, Salianji solli si shembull një protestë të zhvilluar tre vite më parë, kur […]