❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026Main stream

Riparohet ura e Xhyrës në Librazhd, Vengu: Sigurojmë infrastrukturën kritike pas reshjeve intensive

15 January 2026 at 18:40

TIRANË, 15 janar/ATSh/ Reparti i Xhenios i Forcave tĂ« Armatosura ka riparuar urĂ«n e XhyrĂ«s nĂ« Librazhd, duke rikthyer nĂ« normalitet qarkullimin pĂ«r rreth 2 000 banorĂ« tĂ« kĂ«saj zone.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë një inspektimi të urës së rivënë në funksion pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet, bëri të ditur se puna është realizuar në kohë rekord.

Vengu nënvizoi se të gjitha strukturat e emergjencave, Forcat e Armatosura dhe bashkitë janë të angazhuara në rehabilitimin e zonave të dëmtuara nga rrëshqitjet e dherave, si edhe të infrastrukturës kritike që lidh zonat me njëra-tjetrën.

Ai theksoi se zona e XhyrĂ«s ka njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« edhe pĂ«r turizmin. “KĂ«tu ka bujtina, verĂ«, kulinari dhe Ă«shtĂ« njĂ« zonĂ« mjaft atraktive pĂ«r turizmin”, u shpreh Vengu.

Ministri bĂ«ri tĂ« ditur se puna po zhvillohet paralelisht nĂ« disa qarqe, si nĂ« SelenicĂ« tĂ« VlorĂ«s, GjirokastĂ«r dhe DelvinĂ«. NdĂ«rkohĂ«, ndĂ«rhyrjet kanĂ« pĂ«rfunduar nĂ« Laç dhe ShkodĂ«r, ndĂ«rsa mbeten pĂ«r t’u realizuar dy ura nĂ« TiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Baldushkut, si dhe nĂ« Elbasan e Librazhd, ndĂ«r tĂ« tjera.

Vengu kujtoi gjithashtu se nĂ« buxhetin e vitit 2026 Ministria e Mbrojtjes ka çelur thirrjen pĂ«r infrastrukturĂ«n parandaluese, ku pĂ«rfshihen edhe urat, jo vetĂ«m ato tĂ« tipit “bailey”, por edhe ura klasike me betonarme, me qĂ«llim pĂ«rballimin e kushteve tĂ« vĂ«shtira.

Vendi ynë u përfshi ditët e fundit nga reshje intensive shiu dhe bore, të cilat shkaktuan problematika në qarkullim, si edhe rrëshqitje dheu në disa akse rrugore, duke bllokuar ose kufizuar lëvizjen e automjeteve.

/a.f/r.e/

The post Riparohet ura e Xhyrës në Librazhd, Vengu: Sigurojmë infrastrukturën kritike pas reshjeve intensive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjyqi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«, datat e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se

15 January 2026 at 18:12

PRISHTINË, 15 janar /ATSh/ Dhoma e Specializuar nĂ« HagĂ« ka njoftuar se nga data 9 deri mĂ« 13 shkurt dhe mĂ« 16 dhe 18 shkurt, do tĂ« paraqiten para gjykatĂ«s deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seancat janë planifikuar të mbahen nga ora 09:00 deri në orën 16:30.

“Rendi i ditĂ«s mĂ« poshtĂ« buron nga Njoftimi i Trupit Gjykues nĂ« lidhje me Mbylljen e ProcedurĂ«s sĂ« Paraqitjes sĂ« Provave tĂ« datĂ«s 18 dhjetor 2025. Ky rend dite bazohet nĂ« vlerĂ«simet aktuale dhe mund tĂ« ndryshojĂ«, pĂ«r shembull nĂ«se njĂ« palĂ« ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« pak kohĂ« seç mendohej. E hĂ«nĂ«, 9 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e ProkurorisĂ«. E martĂ«, 10 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e ProkurorisĂ«; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Viktimave. E mĂ«rkurĂ«, 11 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Thaçit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Veselit. E enjte, 12 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Veselit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Selimit. E premte: 13 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Selimit; Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Krasniqit. E hĂ«nĂ«, 16 shkurt: Deklarata PĂ«rmbyllĂ«se e Mbrojtjes sĂ« Krasniqit; pyetje tĂ« mundshme nga Trupi Gjykues. E mĂ«rkurĂ«, 18 shkurt: PĂ«rgjigje nga palĂ«t dhe deklarata nga tĂ« akuzuarit”, thuhet nĂ« njoftim.

Historiku i çështjes

Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022. Versioni me më pak redaktime i aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023. Kjo është aktakuza në fuqi në këtë çështje.

Secili prej të akuzuarve akuzohet mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale për gjashtë akuza që lidhen me krime lufte.

Në aktakuzë thuhet se krimet për të cilat janë ngritur akuza janë kryer nga të paktën marsi deri në shtator 1999 dhe kanë ndodhur në disa vende në Kosovë dhe në Kukës dhe Cahan, në veri të Shqipërisë.

Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave të saj më 15 prill 2025. Mbrojtja e Viktimave që përfaqëson 155 viktima pjesëmarrëse, paraqiti provat e saj në korrik 2025, dhe Mbrojtja e Thaçit dhe Mbrojtja e Krasniqit paraqitën provat e tyre nga shtatori deri në dhjetor 2025. Trupi Gjykues mbylli procedurën e paraqitjes së provave më 19 dhjetor 2025. Në këtë çështje, 134 dëshmitarë kanë dhanë dëshmi në gjykatë, 125 të thirrur nga Prokuroria, dy të thirrur nga Mbrojtja e Viktimave dhe shtatë të thirrur nga Mbrojtja. Gjithashtu, 164 deklarata dëshmitarësh u pranuan vetëm në formë të shkruar.

Pas deklaratave përmbyllëse, Trupi Gjykues do të vijojë me kuvendimet për nxjerrjen e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shpallet brenda 90 ditësh nga mbyllja e paraqitjes së provave. Në rast se për shkak të rrethanave kërkohet kohë shtesë, ky afat mund të zgjatet me 60 ditë të tjera.

Data dhe ora e gjithë seancave publike të planifikuara mund të gjendet në kalendarin e gjykatës në faqen e internetit të DhSK-së. Ndryshimet e mundshme të seancave të planifikuara të përshkruara në këtë informim do të pasqyrohen në kalendar.

/KosovaPress//r.e/

The post Gjyqi ndaj ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«, datat e deklaratave pĂ«rmbyllĂ«se appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi për vizat, VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

15 January 2026 at 17:01

TIRANË, 15 janar/ATSH/ E ngarkuara me punĂ« e AmbasadĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« TiranĂ«, Nancy VanHorn gjatĂ« njĂ« aktiviteti pĂ«r promovimin e teknologjisĂ« amerikane tĂ« komunikimit, citoi fjalĂ«t e presidentit tĂ« ShBA-sĂ«, Donald Trump, duke theksuar se “siguria ekonomike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare”.

Ambasada e ShBA-sĂ« nĂ« TiranĂ«, nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale ndau citimin e VanHorn: gjatĂ« aktivitetit. “Siç ka thĂ«nĂ« Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike Ă«shtĂ« siguri kombĂ«tare’. Ky parim Ă«shtĂ« veçanĂ«risht i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sigurinĂ« publike dhe infrastrukturĂ«n kritike, ku teknologjia qĂ« zgjedhin vendet ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«, sovranitetin dhe sigurinĂ« e qytetarĂ«ve”, u shpreh e ngarkuara me punĂ«, Nancy VanHorn, gjatĂ« aktivitetit pĂ«r promovimin e teknologjisĂ« amerikane tĂ« komunikimit.

Deklarata e VanHorn vjen pas vendimit të ShBA-ve për pezullimin e dhënies së vizave për 75 vende, mes të cilave përfshihen Shqipëria dhe Kosova.

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë drejt ShBA-së dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shtetasit shqiptarë që disponojnë vizë amerikane lejohen të udhëtojnë drejt ShBA-së vetëm për qëllime turizmi, pushimesh, blerjesh, takimesh biznesi ose vizitash te miqtë dhe të afërmit.

Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt ShBA-së me qëllim lindjen e fëmijës, studimin për një diplomë apo punësimin.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

“ËshtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia juaj ta pĂ«rdorni vizĂ«n tuaj nĂ« mĂ«nyrĂ« korrekte”, deklaron Ambasada e ShBA-sĂ« nĂ« reagimin e saj nĂ« rrjetet sociale.

Aktiviteti për teknologjinë e konunikimit - Foto të publikuara nga Ambasada e ShBA në Tiranë
1 nga 9
E ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, Nancy VanHorn

/a.f/r.e/

The post Vendimi për vizat, VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot i qëndrueshëm, pasdite priten vranësira

15 January 2026 at 07:30

TIRANË, 15 janar/ATSh/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njofton se vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet sot nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare deri në orët e mesditës. Pas mesditës pritet shtim gradual i vranësirave mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja nĂ« juglindje me shpejtĂ«si mesatare rreth 6 m/s, ndĂ«rsa pĂ«rgjatĂ« vijĂ«s bregdetare dhe zonave luginore pritet tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 9 m/s. Deti do tĂ« ketĂ« valĂ«zim 1–2 ballĂ«.

/a.f/

 

The post Moti sot i qëndrueshëm, pasdite priten vranësira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pas takimit me SÞrensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

14 January 2026 at 22:23

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka reaguar pas takimit me pĂ«rfaqĂ«suesin e posaçëm tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun KosovĂ«-Serbi, Peter SĂžrensen, duke theksuar se Kosova Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r kapitullin e radhĂ«s nĂ« rrugĂ«n evropiane, atĂ« tĂ« statusit tĂ« vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE.

Në një reagim pas takimit, Osmani u shpreh se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke dhe në trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar njëkohësisht shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

“Tani qĂ« janĂ« hequr masat e padrejta, do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t tanĂ« evropianĂ« pĂ«r tĂ« ecur me vendosmĂ«ri drejt statusit tĂ« vendit kandidat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian”, deklaroi Osmani.
Pas takimeve në Prishtinë, SÞrensen do të udhëtojë drejt Beogradit për takime me udhëheqës të Serbisë.

Vizita e tij nĂ« KosovĂ« vjen nĂ« njĂ« kohĂ« kur vendi Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« themelimit tĂ« institucioneve tĂ« reja shtetĂ«rore pas zgjedhjeve tĂ« parakohshme parlamentare tĂ« 28 dhjetorit – tĂ« cilat i fitoi bindshĂ«m LĂ«vizja VetĂ«vendosje e Kurtit.

/a.f/r.e/

The post Osmani pas takimit me SÞrensen: Kosova gati për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 14 January 2026Main stream

Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së

14 January 2026 at 20:47

PRISHTINË, 14 janar /ATSh/ Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqjen nga posti i tij pas humbjes nĂ« zgjedhjet e KosovĂ«s. Vendimin e ka bĂ«rĂ« publik pĂ«rmes njĂ« statusi tĂ« gjatĂ«, ku thekson se ky Ă«shtĂ« akti mĂ« moral dhe mĂ« i pĂ«rgjegjshĂ«m qĂ« njĂ« kryetar partie mund tĂ« marrĂ«.

Ai bĂ«ri tĂ« ditur se pas njĂ« diskutimi prej 5 orĂ« e gjysmĂ« me anĂ«tarĂ« dhe struktura tĂ« partisĂ«, Ă«shtĂ« arritur njĂ« qĂ«ndrim i pĂ«rbashkĂ«t, qĂ« sipas tij pasqyron vullnetin e “shumicĂ«s dĂ«rmuese”.

Abdixhiku tha se nuk i shmanget përgjegjësisë dhe reflektimit, duke theksuar se vendimi tashmë nuk është më i tij, por i LDK-së.

“Kam marrĂ« hapin mĂ« moral qĂ« njĂ« kryetar mund ta marrĂ«: kam ofruar dorĂ«heqjen time. Kam hapur rrugĂ«n pĂ«r secilin qĂ« ka pretendime. Jeni tĂ« lirĂ« tĂ« garoni; nĂ« Kuvend e keni mundĂ«sinĂ«. Tani vendimi nuk Ă«shtĂ« mĂ« i imi, Ă«shtĂ« i LDK-sĂ«â€, shkruan Abdixhiku.

Ai njoftoi se Ă«shtĂ« thirrur Kuvendi i LDK-sĂ«, ku pritet tĂ« zhvillohet debat dhe tĂ« merren vendime “hapur”, duke shtuar se do ta respektojĂ« çdo vendim qĂ« del nga Kuvendi.

“Dua ta them qartĂ«; nuk jam i lidhur pas pozitĂ«s. Jam i lidhur pas shtĂ«pisĂ«. Dhe shtĂ«pia ruhet me rregull, me dinjitet dhe me besim nĂ« anĂ«tarĂ«sinĂ« e saj dhe nĂ« secilĂ«n kĂ«rkesĂ« tĂ« tyre. MĂ« shumĂ« se dorĂ«heqja nuk ka çfarĂ« tĂ« ofrojĂ« njĂ« politikan. Eliminimet politike mund tĂ« jenĂ« legjitime si aspiratĂ«, por edhe pĂ«r to vendos anĂ«tarĂ«sia si tĂ«rĂ«si, jo ne individualisht”, deklaroi Abdixhiku.

Pak mĂ« parĂ«, Hykmete Bajrami deklaron se ka ofruar dorĂ«heqje tĂ« parevokueshme nga pozita e nĂ«nkryetares sĂ« LDK-sĂ«, mbi parimin se kush merr rezultate tĂ« rĂ«nda zgjedhore pĂ«r LDK-nĂ« duhet marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si dhe t’i hapĂ« rrugĂ« zgjedhjeve tĂ« brendshme, raporton KosovaPress.

Ajo po ashtu ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se dje nĂ« mbledhjen e KryesisĂ« sĂ« LDK-sĂ« ka kĂ«rkuar dhe dorĂ«heqje tĂ« parevokushme dhe pĂ«r Lumir Abdixhikun nga pozita e kryetarit tĂ« LDK-sĂ«, siç shprehet ajo “si standard i vendosur vetĂ« nga LDK-ja”.


/KosovaPress/

The post Lumir Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar i LDK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor

14 January 2026 at 19:43

TIRANË, 14 janar/ATSh/ Futbollisti i KombĂ«tares, Ernest Muçi shĂ«noi sot njĂ« dygolĂ«sh dhe dhuroi njĂ« asist nĂ« fitoren 6-1 tĂ« arritur nga Trabzonspor ndaj Istanbulspor AS.

Muçi ka treguar edhe njëherë se po kalon një formë të mirë këtë sezon, duke nisur vitin sportiv me dy gola, të cilët i hapën rrugën fitores së Trabzonspor në sfidën e javës së 2-të të Kupës së Turqisë, Grupi A.

Muçi gjeti golin nĂ« minutĂ«n e 41-tĂ« pĂ«r tĂ« barazuar rezultatin 1-1. NĂ« pjesĂ«n e dytĂ« tĂ« sfidĂ«s, Muçi dhuroi njĂ« asist nĂ« minutĂ«n e 57-tĂ« dhe shĂ«noi sĂ«rish nĂ« minutĂ«n e 61â€Č, duke vendosur rezultatin 3-1 pĂ«r Trabzonin. MĂ« pas, ekipi shĂ«noi edhe tri gola tĂ« tjerĂ«, duke çuar rezultatin pĂ«rfundimtar nĂ« 6-1.

/a.f/r.e/

The post Ernest Muçi e nis vitin me dy gola, Trabzonspor mposht Istanbulspor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë

14 January 2026 at 19:14

PRISHTINË, 14 janar /ATSh/ Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani pranoi sot letrat kredenciale tĂ« ambasadores sĂ« re tĂ« EstonisĂ« nĂ« KosovĂ«, Karin Anna Maandi.

Me këtë rast, presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores Maandi dhe e përgëzoi për emërimin, duke shprehur bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Estonisë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, parimore dhe të zëshme të Estonisë ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe fuqizimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është e linjëzuar në mënyrë të vazhdueshme me politikat e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha si mbrojtja, digjitalizimi, shërbimet publike elektronike, siguria kibernetike, integrimi euroatlantik, si dhe në fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Sa i përket sigurisë dhe stabilitetit rajonal, presidentja Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke falënderuar Estoninë për kontributin e saj në sigurinë evropiane.

Në këtë kuadër, ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për aspiratat evropiane të Kosovës, veçanërisht për statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

/KosovaPress//r.e/

The post Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Estonisë në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moti sot kryesisht i kthjellët, me mjegull dhe ngrica në orët e mëngjesit

14 January 2026 at 07:30

TIRANË, 14 janar /ATSh/ Vendi ynĂ« do tĂ« ndikohet sot nga kushte tĂ« qĂ«ndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.

Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, përgjatë zonave luginore pritet prezencë e mjegullës së dendur, si dhe ngrica të forta në akset rrugore, si pasojë e temperaturave në vlera negative.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të arrijë shpejtësi deri në 7 m/sek, duke sjellë dallgëzim në detet me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale parashikohen si më poshtë:/r.e/

The post Moti sot kryesisht i kthjellët, me mjegull dhe ngrica në orët e mëngjesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Presidentja Osmani pret nesër emisarin për dialog, Peter SÞrensen

13 January 2026 at 19:27

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ PĂ«rfaqĂ«suesi i lartĂ« i Bashkimit Evropian pĂ«r dialog, Peter SĂžrensen, do tĂ« vizitojĂ« nesĂ«r (e mĂ«rkurĂ«) KosovĂ«n.

SÞrensen do të pritet në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, takimi do të nisë në orën 10:00.

“NĂ« orĂ«n 10:00, Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, pret nĂ« takim PĂ«rfaqĂ«suesin e BE-sĂ« pĂ«r Dialog, Peter SĂžrensen. Mediat mund tĂ« marrin pamje nĂ« fillim tĂ« takimit”, thuhet nĂ« njoftim.

Takimi mbahet në kabinetin e Presidentes, Vjosa Osmani.

/KosovaPress/

The post Presidentja Osmani pret nesër emisarin për dialog, Peter SÞrensen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Specialja: Pranimi i të dhënave nga Serbia nuk do të thotë se janë të besueshme

13 January 2026 at 19:09

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, ka reaguar sot pasdite ndaj Avokatit tĂ« Popullit nĂ« KosovĂ«s (AIP), qĂ« pĂ«rmes njĂ« letre tĂ« dĂ«rguar nĂ« adresĂ«n e kryetares sĂ« kĂ«saj gjykate, Ekaterina Trendafilova, ka ngritur shqetĂ«sime, ndĂ«r tjerash, pĂ«r pranimin e disa dokumenteve nga Serbia.

Sipas njĂ« njoftimi pĂ«r mediet, “FAKT: NjĂ« vendim pĂ«r tĂ« pranuar prova nga Prokuroria ose Mbrojtja nuk Ă«shtĂ« tregues sa peshĂ« ose besueshmĂ«ri do t’u japin gjykatĂ«sit atyre, nĂ« qoftĂ« se do t’u japin peshĂ«. Ky vendim merret nĂ« kuadĂ«r tĂ« aktgjykimit nĂ« fund tĂ« paraqitjes sĂ« provave”, thuhet nĂ« postimin e Speciales nĂ« X.

Më tej, në reagimin e Gjykatës Speciale, thuhet se gjatë diskutimeve për lëshimin e aktgjykimit, trupi gjykues vlerëson çdo provë duke mbajtur parasysh tërësinë e provave të administruara në gjykim.

“GjatĂ« shqyrtimit, nĂ«se janĂ« vĂ«rtetuar pretendimet faktike, trupi gjykues bĂ«n njĂ« vlerĂ«sim dhe peshim tĂ«rĂ«sor duke i marrĂ« provat nĂ« tĂ«rĂ«si. Rregullorja nuk lejon qĂ« verdikti i fajĂ«sisĂ« tĂ« bazohet vetĂ«m nĂ« provat e njĂ« dĂ«shmitari qĂ« Mbrojtja nuk ka pasur mundĂ«sinĂ« ta marrĂ« nĂ« pyetje”, thuhet nĂ« reagimin e GjykatĂ«s Speciale.

/KosovaPress//r.e/

The post Specialja: Pranimi i të dhënave nga Serbia nuk do të thotë se janë të besueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ShBA-ja pret veprime nga qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

13 January 2026 at 17:07

PRISHTINË, 13 janar /ATSh/ Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara nĂ« PrishtinĂ« bĂ«ri tĂ« ditur se Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« forcojĂ« partneritetin me qeverinĂ« e ardhshme tĂ« KosovĂ«s dhe tĂ« rifillojĂ« dialogun strategjik mes dy vendeve.

MegjithatĂ«, nĂ« njĂ« pĂ«rgjigje pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, Ambasada theksoi se realizimi i kĂ«tij synimi do tĂ« kĂ«rkojĂ« veprime nga Qeveria e KosovĂ«s, tĂ« cilat “çojnĂ« pĂ«rpara agjendĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndĂ«rsjellĂ« ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me qeveri nĂ« detyrĂ«, pasi Kurti – ndonĂ«se i kishte fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk arriti tĂ« formojĂ« QeverinĂ« e re, çfarĂ« ka çuar nĂ« shpĂ«rndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje tĂ« parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanĂ« marrĂ« njĂ« nga masat mĂ« tĂ« ashpra ndaj KosovĂ«s, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – njĂ« mekanizĂ«m i krijuar pĂ«r thellimin e marrĂ«dhĂ«nieve dypalĂ«she.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat.

/REL//r.e/

The post ShBA-ja pret veprime nga qeveria e re e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Veliajn: Nuk u analizua shkaku i mungesës në detyrë

12 January 2026 at 23:38

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Gjykata Kushtetuese zbardhi sot tĂ« plotĂ« vendimin pĂ«r shfuqizimin e vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave dhe dekretit tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s pĂ«r shkarkimin nga detyra tĂ« Kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj. Vendimi u mor pas seancĂ«s publike tĂ« zhvilluar mĂ« 31 tetor 2025.

Gjykata Kushtetuese, e kryesuar nga Holta Zaçaj dhe me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Si subjekte të interesuara në proces ishin Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave.

Pas seancĂ«s publike, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka pranuar me shumicĂ« votash kĂ«rkesĂ«n e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke shfuqizuar vendimin nr. 539, datĂ« 25 shtator 2025 tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, “PĂ«r shkarkimin nga detyra tĂ« kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, Erion Veliaj”, tĂ« cilin e cilĂ«soi si tĂ« papajtueshĂ«m me KushtetutĂ«n e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dekretin nr. 350, datĂ« 1 tetor 2025 tĂ« Presidentit tĂ« RepublikĂ«s, “PĂ«r caktimin e datĂ«s sĂ« zgjedhjeve tĂ« pjesshme vendore”, pĂ«r pjesĂ«n qĂ« lidhet me BashkinĂ« e TiranĂ«s, duke konstatuar shkelje tĂ« nenit 115, pikat 2 dhe 3 tĂ« KushtetutĂ«s. Vendimi parashikon gjithashtu vazhdimin e masĂ«s sĂ« pezullimit tĂ« efekteve juridike tĂ« dekretit presidencial pĂ«r zgjedhjet vendore nĂ« TiranĂ« deri nĂ« hyrjen nĂ« fuqi tĂ« kĂ«tij vendimi. Vendimi i marrĂ« mĂ« 3 nĂ«ntor 2025 Ă«shtĂ« pĂ«rfundimtar dhe hyn nĂ« fuqi ditĂ«n e botimit nĂ« Fletoren Zyrtare.

Në vendimin e zbardhur, Gjykata Kushtetuese thekson se nuk është marrë në shqyrtim arsyeja e mungesës për të paktën tre muaj në detyrë e kryebashkiakut Veliaj.

NĂ« vendim thuhet: “Vendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave, i cili ka marrĂ« pĂ«r bazĂ« vetĂ«m faktin e mungesĂ«s tremujore nĂ« detyrĂ«, nuk ka analizuar shkakun, rrethanat dhe as ndikimin e mungesĂ«s nĂ« ushtrimin e detyrĂ«s, duke mos vlerĂ«suar nĂ«se kjo situatĂ« rridhte nga veprimet ose mosveprimet e vet kryetarit dhe nĂ«se ajo mund tĂ« konsiderohej shkelje e rĂ«ndĂ« e KushtetutĂ«s ose e ligjeve.

MegjithatĂ«, duhet vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Ă«shtĂ« e mundur qĂ« mosparaqitja nĂ« detyrĂ« pĂ«r njĂ« periudhĂ« tĂ« pandĂ«rprerĂ« tremujore tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« shkelje tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« ushtrimin e detyrĂ«s nga kryetari i bashkisĂ«, por vetĂ«m nĂ« rastet kur ai mund dhe duhet tĂ« mbajĂ« pĂ«rgjegjĂ«si. Kjo dallon nga rasti konkret, ku kĂ«rkuesit nuk i atribuohet asnjĂ« lloj pĂ«rgjegjĂ«sie juridike. NĂ« kĂ«tĂ« kuptim, shkelja e rĂ«ndĂ« lidhet me mospĂ«rmbushjen thelbĂ«sore tĂ« detyrĂ«s me vullnetin e tij, duke pasur parasysh se kryetari i bashkisĂ« Ă«shtĂ« organ ekzekutiv monokratik.”

Gjykata Kushtetuese konstatoi gjithashtu se Erion Veliajt nuk i ishte garantuar e drejta pĂ«r njĂ« proces tĂ« rregullt ligjor. “E drejta pĂ«r t’u dĂ«gjuar, si pjesĂ« e sĂ« drejtĂ«s sĂ« mbrojtjes, garantohet edhe nĂ« procesin administrativ pĂ«rpara çdo organi, pavarĂ«sisht nga instanca dhe rĂ«ndĂ«sia e tij. Kjo realizohet nĂ«pĂ«rmjet pjesĂ«marrjes sĂ« vetĂ« individit nĂ« proces dhe pĂ«rmes parashtrimit tĂ« argumenteve prej tij ose avokatit tĂ« zgjedhur”, thuhet nĂ« vendim.

NĂ« vendimin e pakicĂ«s, lexohet dy gjyqtaret Holta Zaçaj dhe Sonila Bejtja vlerĂ«suan se kĂ«rkuesi nuk legjitimohet “ratione personae” pĂ«r pretendimin e cenimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r proces tĂ« rregullt ligjor pĂ«r shkak tĂ« mĂ«nyrĂ«s sĂ« votimit nĂ« kĂ«shillin bashkiak, me argumentin se kĂ«rkuesi nuk Ă«shtĂ« mbartĂ«s i kĂ«saj tĂ« drejte, e cila u pĂ«rket anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«shillit. Po ashtu, sipas tyre, kĂ«rkuesi nuk legjitimohet as pĂ«r pretendimin se mbledhja e KĂ«shillit tĂ« Ministrave Ă«shtĂ« zhvilluar me urgjencĂ« dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« pranisĂ« fizike tĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij, pasi nuk ka provuar interes tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, nĂ« kushtet kur kjo e drejtĂ« u takon anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«tij organi.

Po ashtu, nĂ« vendimin e pakicĂ«s theksohet se: “QĂ«llimi i ligjvĂ«nĂ«sit nĂ« pĂ«rcaktimin e njĂ« periudhe kohore, kalimi i sĂ« cilĂ«s nuk justifikon mĂ« mosushtrimin e detyrĂ«s nga organi i zgjedhur vendor, nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me elementet subjektive tĂ« sjelljes, as me verifikimin e pasojave, e cila nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« e verifikueshme njĂ«kohĂ«sisht me kohĂ«n e mungesĂ«s nĂ« detyrĂ«. PĂ«r sa i pĂ«rket rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« kĂ«tyre pasojave, pavarĂ«sisht shkakut qĂ« i ka sjellĂ«, ato janĂ« tĂ« nivelit kushtetues, pĂ«r sa kohĂ« lidhen me krijimin e pamundĂ«sisĂ« objektive nĂ« ushtrimin e detyrave vetĂ«qeverisĂ«se nga organi i zgjedhur drejtpĂ«rdrejt nga populli”.

Vendimi përfundimtar, që riktheu në detyrë Erion Veliajn, u mor me shumicë votash. Pro shfuqizimit të vendimit për shkarkimin nga detyra të Veliajt votuan: Sander Beci, Ilir Toska, Fiona Papajorgji, Marsida Xhaferllari dhe Mariana Semini.

Kundër votuan: Holta Zaçaj, Sonila Bejtja dhe Gent Ibrahimi.

Vendimi i plote.pdf

/a.f/

The post Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Veliajn: Nuk u analizua shkaku i mungesës në detyrë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti në takim me Wikoff: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë

12 January 2026 at 21:51

PRISHTINË, 12 janar/ATSH/ Kryeministri nĂ« detyrĂ« i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Albin Kurti, mirĂ«priti nĂ« takim komandantin e KomandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta Aleate tĂ« NATO-s nĂ« Napoli, admiralin amerikan George M. Wikoff.

Sipas një komunikate të qeverisë së Kosovës, në takimin e parë mes tyre, Kurti e uroi për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar bashkëpunim të plotë. Ai theksoi komunikimin dhe ndërveprimin e mirë të qeverisë me misionin e NATO-s në Kosovë në garantimin e sigurisë dhe paqes për të gjithë qytetarët.

Kosova është rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit dhe pavarësisë, që është kthyer në motor të zhvillimit ekonomik, themel të shtetndërtimit demokratik dhe mundësi për mirëqenie sociale. Për këtë, kryeministri shprehu falënderimin e popullit të Kosovës për aleancën veri-atlantike.

Duke folur për situatën e sigurisë, kryeministri nënvizoi synimin dhe angazhimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim të plotë në NATO, si përgjigjja më e mirë për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë në rajon. Kryeministri shtoi se siguria e Kosovës në radhë të parë është siguri e kufijve të saj.

Kryeministri gjithashtu e njoftoi admiralin Wikoff me veprimet dhe rezultatet e institucioneve në luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, si dhe me investimet në mbrojtje. Ai e falënderoi admiralin Wikoff për takimin dhe bisedën dhe për kontributin e KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë.

/KosovaPress/r.e/

The post Kurti në takim me Wikoff: Siguria e Kosovës nis nga kufijtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3% në Kosovë

12 January 2026 at 21:46

PRISHTINË, 12 janar/ATSH/ Agjencia e Statistikave tĂ« KosovĂ«s (ASK) publikon indeksin e harmonizuar tĂ« çmimeve tĂ« konsumit pĂ«r muajin dhjetor 2025, ku rezulton Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« njĂ« mesatare prej 5,3% nĂ« muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024.

Sipas ASK-së, inflacioni mujor ishte 0,7% në muajin dhjetor 2025.

Norma mesatare vjetore e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2025 ishte më i lartë në një mesatare prej 3,9% krahasuar me vitin 2024.

“Ngritja e indeksit tĂ« çmimeve tĂ« konsumit Ă«shtĂ« vĂ«rejtur te grupet dhe nĂ«ngrupet e COICOP-it: kafe, çaj dhe kakao (15,2%); shĂ«rbime tĂ« tjera nĂ« lidhje me pajisjet personale tĂ« transportit (11,6%); pemĂ« (11,5%); energji elektrike (11,4%); mish (11,0%); pushime tĂ« organizuara (10,3%); mirĂ«mbajtje dhe riparim i pajisjeve personale tĂ« transportit (9,2%); vajra dhe yndyra (8,4%); qumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ« (7,2%); shĂ«rbime hoteliere (7,0%); shĂ«rbime ambulantore (6,3%); perime (5,9%); pije alkoolike (5,3%); mallra dhe shĂ«rbime pĂ«r mirĂ«mbajtjen e zakonshme tĂ« ekonomisĂ« shtĂ«piake (5,2%); gazeta, libra dhe materiale pĂ«r zyra (5,1%); ujĂ« mineral, pije joalkoolike, lĂ«ngje nga pemĂ«t dhe perimet (4,8%); pajisje terapeutike (4,7%); kujdes personal (4,6%); vegla dhe pajisje pĂ«r shtĂ«pi dhe kopsht (4,0%); duhan (3,9%); bukĂ« dhe drithĂ«ra (3,8%); prodhime ushqimore (3,6%); shĂ«rbime financiare (3,4%); furnizim me ujĂ« dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me vendbanimin (3,2%); kĂ«pucĂ« (3,0 ); sheqer, reçel, mjaltĂ«, çokollatĂ« dhe Ă«mbĂ«lsira (3,0%); veshje (2,6%); gjĂ«ra personale (2,6%); qelqurina, takĂ«me dhe mjete tĂ« kuzhinĂ«s (1,8%); bileta tĂ« transportit rrugor (1,8%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa tĂ« tjera dyshemeje (1,5%); dhe ndryshime tĂ« çmimeve tĂ« produkteve dhe shĂ«rbimeve tĂ« disa nĂ«ngrupe me njĂ« ndikim tĂ« vogĂ«l nĂ« IHÇK, me njĂ« ndikim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« kĂ«tyre nĂ«ngrupeve prej 4,1 pĂ«r qind nĂ« IHÇK”, thuhet nĂ« njoftim.

NdĂ«rsa, rĂ«nie e çmimeve vĂ«rehet te karburante dhe lubrifikantĂ« pĂ«r pajisjet e transportit personal -4,6% me njĂ« ndikim prej -0,3 pĂ«r qind nĂ« IHÇK.

“Indeksi i tĂ«rĂ«sishĂ«m i harmonizuar i çmimeve tĂ« konsumit Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« njĂ« mesatare prej 5,3% nĂ« muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin dhjetor 2024. Kjo kryesisht Ă«shtĂ« shpjeguar me ngritjen e çmimeve tĂ« konsumit nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« te grupet dhe nĂ«ngrupet e COICOP-it: pemĂ« (19,0%); energji elektrike (18,3%); shĂ«rbime tĂ« tjera nĂ« lidhje me pajisjet personale tĂ« transportit (18,1%); mirĂ«mbajtje dhe riparim i pajisjeve personale tĂ« transportit (14,7%); mish (14,4%); pushime tĂ« organizuara (13,5%); lĂ«ndĂ« djegĂ«se tĂ« ngurta, dru zjarri, pelet etj. (13,1%); kafe, çaj dhe kakao (11,9%); qumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ« (9,8%); shĂ«rbime ambulantore (8,9 %); shĂ«rbime hoteliere (8,8%); duhan (6,6%); kujdes personal (5,6%); mallra dhe shĂ«rbime pĂ«r mirĂ«mbajtjen e zakonshme tĂ« ekonomisĂ« shtĂ«piake (5,4%); pije alkoolike (5,4%); bukĂ« dhe drithĂ«ra (5,3%); vegla dhe pajisje pĂ«r shtĂ«pi dhe kopsht (5,1%); prodhime ushqimore (4,9%); mirĂ«mbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,8%); sheqer, reçel, mjaltĂ«, çokollatĂ« dhe Ă«mbĂ«lsira (4,5%); gjĂ«ra personale (4,1%); arsim (3,8%); veshje (3,7%); bileta tĂ« transportit rrugor (3,7%); perime (3,6%); furnizim me ujĂ« dhe shĂ«rbime tĂ« ndryshme qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me vendbanimin (3,5%); ujĂ« mineral, pije joalkoolike, lĂ«ngje nga pemĂ«t dhe perimet (3,0%); gazeta, libra dhe materiale pĂ«r zyra (2,9%); dhe mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa tĂ« tjera dyshemeje (2,5%) me njĂ« ndikim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« kĂ«tyre nĂ«ngrupeve prej 5,4 pĂ«r qind nĂ« IHÇK”, thuhet nĂ« njoftim.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,7%.

“Indeksi i tĂ«rĂ«sishĂ«m i harmonizuar i çmimeve tĂ« konsumit Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« njĂ« mesatare prej 0,7% nĂ« muajin dhjetor 2025, krahasuar me muajin nĂ«ntor 2025. Kjo kryesisht Ă«shtĂ« shpjeguar me ngritjen e çmimeve tĂ« konsumit nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« te grupet dhe nĂ«ngrupet e COICOP-it: energji elektrike (8,7%); bileta tĂ« fluturimeve (8,4%); lĂ«ndĂ« djegĂ«se tĂ« ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,0%); perime (2,9%); bileta tĂ« transportit rrugor (2,2%); veshje (1,2%); mish (1,1%); qumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ« (0,7%); mallra dhe shĂ«rbime pĂ«r mirĂ«mbajtjen e zakonshme tĂ« ekonomisĂ« shtĂ«piake (0,5%); mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa tĂ« tjera dyshemeje (0,4%) me njĂ« ndikim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« kĂ«tyre nĂ«ngrupeve prej 0,8 pĂ«r qind nĂ« IHÇK.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal -1,3%.

/KosvaPress//r.e/

The post Dhjetori me çmime më të larta, inflacioni vjetor arrin 5,3% në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani priti komandantin e NATO-s në Napoli: Përkushtim për sigurinë rajonale

12 January 2026 at 19:08

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani priti sot komandantin e KomandĂ«s sĂ« Forcave tĂ« PĂ«rbashkĂ«ta tĂ« NATO-s nĂ« Napoli, admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes sĂ« detyrĂ«s nĂ« krye tĂ« njĂ« prej komandave mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme strategjike tĂ« AleancĂ«s Veriatlantike.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e uroi admiralin Wikoff për detyrën e re dhe shprehu besimin e saj në lidershipin e tij, duke theksuar rolin kyç të komandës për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

Presidentja ritheksoi mirënjohjen e Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për kontributin e tyre vendimtar në garantimin e paqes dhe sigurisë që nga viti 1999, duke vlerësuar veçanërisht misionin e KFOR-it si forcë parandaluese dhe garantuese për të gjithë qytetarët pa dallim.

Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in dhe theksoi se Kosova mbetet partner i besueshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, duke iu përkushtuar fuqishëm vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, Presidentja paralajmëroi edhe rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë, përfshirë sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it në Banjskë dhe kanalin Ibër-Lepenc.

/a.f/r.e/

The post Osmani priti komandantin e NATO-s në Napoli: Përkushtim për sigurinë rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klejdi Daci rikthehet tek Teuta

12 January 2026 at 17:44

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Skuadra e TeutĂ«s zyrtarizoi sot rikthimin e sulmuesit Klejdi Daci. Futbollisti 26-vjeçar ishte larguar nga klubi durrsak verĂ«n e vitit 2024, kur firmosi me OKMK Olmaliq nĂ« Uzbekistan.

“NĂ« mĂ«nyrĂ« zyrtare, Klejdi Daci Ă«shtĂ« pjesĂ« e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrĂ«n pas eksperiencĂ«s me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjĂ«herĂ« pĂ«rgatitjet nĂ« DurrĂ«s pĂ«r ndeshjen ndaj Dinamos. MirĂ« se erdhe, Klejdi!”, njofton klubi.

Daci ka njohje të mirë me kampionatin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe me Kukësin, Kastriotin dhe të rinjtë e Partizanit.

/a.f/

The post Klejdi Daci rikthehet tek Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda

10 January 2026 at 11:48

PRISHTINË, 10 janar/ATSH/ KombĂ«tarja e KosovĂ«s nĂ« futboll po vlerĂ«sohet pozitivisht pĂ«r performancĂ«n e deritanishme drejt play-offit pĂ«r BotĂ«rorin 2026, me theks tĂ« veçantĂ« te puna e trajnerit Franco Foda dhe rritja e dukshme e cilĂ«sisĂ« sĂ« ekipit. Pas daljes sĂ« dytĂ« nĂ« njĂ« grup tĂ« fortĂ« me ZvicrĂ«n, SuedinĂ« dhe SlloveninĂ«, Kosova do tĂ« pĂ«rballet me SllovakinĂ« nĂ« mars.

Profesori dhe analisti Malsor Gjonbalaj vlerëson se drejtimi i Fodës ka qenë i suksesshëm jo vetëm sportivisht, por edhe organizativisht.

“Mendoj qĂ« trajneri Foda ka vendosur disiplinĂ« dhe njĂ« vizion tĂ« qartĂ« pĂ«r ekipin. FutbollistĂ«t tanĂ« po luajnĂ« nĂ« klube tĂ« njohura evropiane, duke u bĂ«rĂ« bartĂ«s tĂ« lojĂ«s. Kjo rritje e cilĂ«sisĂ« i jep ekipit njĂ« perspektivĂ« tĂ« ndritur,” tha Gjonbalaj pĂ«r KosovaPress.

Ai theksoi se Kosova nuk është inferiore ndaj Sllovakisë, edhe pse do të luajë si mysafir në një ambient me presion të madh:

“Ndeshja Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«, sepse eliminimi nga gara e bĂ«n vendimtar çdo moment. Por Kosova duhet tĂ« shkojĂ« e qetĂ« dhe e pĂ«rgatitur psikologjikisht, duke menaxhuar lojĂ«n dhe rezultatin pa nguti,” shtoi ai.

Trajneri Genc Sermaxhaj e konsideron pĂ«rballjen me SllovakinĂ« si tĂ« barabartĂ« dhe njĂ« sfidĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r KosovĂ«n. “Sllovakia ka pĂ«rvojĂ« nĂ« botĂ«rorĂ« dhe evropianĂ«. MegjithatĂ«, mundĂ«sitĂ« janĂ« 50-50 dhe Kosova ka futbollistĂ« cilĂ«sorĂ« nĂ« liga tĂ« mĂ«dha, si Muriqi dhe ZhegrovĂ«. Kualifikimi Ă«shtĂ« i mundshĂ«m,” tha Sermaxhaj.

Edhe trajneri Robert Gjeraj shpreh optimizëm për fitore ndaj Sllovakisë dhe për kualifikim historik drejt play-offit.

Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapa të dukshëm nën drejtimin e Fodës, me futbollistë që performojnë në nivele të larta evropiane. Analistët dhe trajnerët vlerësojnë cilësinë, disiplinën dhe perspektivën e ekipit për të përballuar sfidën ndaj Sllovakisë në mars dhe për të synuar një kualifikim historik për Botërorin 2026.

/KosovaPress/

The post Kosova optimiste për play-offin e Botërorit 2026, vlerësohet trajneri Foda appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MarrĂ«veshja DanimarkĂ« – KosovĂ« pĂ«r tĂ« burgosurit, transferimet e para nĂ« 2027

9 January 2026 at 13:36

PRISHTINË, 9 janar /ATSH/ Drejtori i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s, Ismail Dibrani thotĂ« se nĂ« vjeshtĂ«n e vitit 2027 do tĂ« pranohen tĂ« burgosurit e parĂ« nga shteti danez.

Ai njofton se ka filluar trajnimi i grupit të parë të stafit me rregulla të sistemit të burgjeve në Danimarkë. Në intervistën për KosovaPress, ai thekson se nuk kanë interes për marrëveshje me shtete të tjera për transferimin e të burgosurve në Kosovë. Ai gjithashtu flet për rastet e parandalimit të kontrabandës brenda burgjeve, por edhe përfshirjen e zyrtarëve korrektues në këto raste.

Në këtë intervistë, drejtori Ismail Dibrani thekson se drejtor i burgut në Gjilan do të jetë Rasim Selmani, po ashtu njofton se është zgjedhur edhe guvernatori nga shteti danez.

“ËshtĂ« vjeshta e vitit 2027 kur do tĂ« pranohen tĂ« burgosurit e parĂ« nga shteti danez. KĂ«shtu qĂ« atje janĂ« duke bashkĂ«punuar ngushtĂ« grupet teknike tĂ« dy shteteve, sepse janĂ« tĂ« themeluara dy komitete drejtuese nga shteti i KosovĂ«s dhe shteti i DanimarkĂ«s, tĂ« cilĂ«t janĂ« duke hartuar planet se si do tĂ« funksionojĂ« ky burg. Ka filluar trajnimi i stafit, sepse ju e dini qĂ« atje do tĂ« respektohet rendi shtĂ«piak danez, ka filluar trajnimi i grupit tĂ« parë  Shumica e stafit qĂ« do tĂ« punojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« burg do tĂ« trajnohet nĂ« DanimarkĂ« sipas rregullave dhe sistemit danez tĂ« burgjeve. PĂ«rveç aspektit tĂ« pĂ«rfitimit tĂ« praktikave mĂ« tĂ« mira tĂ« sistemit danez, ne do tĂ« kemi mundĂ«si qĂ« kĂ«to praktika t’i implementojmĂ« edhe nĂ« burgje tĂ« tjera, ato praktika qĂ« janĂ« edhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin tonĂ«â€, deklaron ai.

Dibrani thotë se në këtë burg nuk do të vendosen të burgosur me rrezikshmëri shumë të lartë, persona të dënuar për terrorizëm apo të burgosur me probleme të rënda të shëndetit mendor.

KosovaPress mëson se edhe Belgjika, Franca dhe Britania e Madhe kanë bërë kërkesë për marrëveshje për transferimin e të burgosurve në Kosovë.

MegjithatĂ«, Dibrani shpreh kundĂ«rshtinĂ« e tij, duke thĂ«nĂ« se “nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n”.

“Si ShĂ«rbim Korrektues nuk kemi interes qĂ« tĂ« lidhim marrĂ«veshje tĂ« tjera pĂ«r shumĂ« arsye. Po, ka pasur shumĂ« kĂ«rkesa prej shumĂ« shteteve tĂ« Bashkimit Evropian, por qĂ« rekomandimi i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s do tĂ« jetĂ« jo marrĂ«veshje tĂ« reja sepse kemi mjaft punĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« me kĂ«to institucione, me kĂ«ta tĂ« burgosur qĂ« kemi tĂ« shtetasve tanĂ«. Dhe nuk do tĂ« ishte e rrugĂ«s qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ« ta ngarkojmĂ« vetĂ«n edhe me tĂ« burgosur tĂ« shteteve tĂ« tjera”, shton ai.

Buxheti i vitit të ardhshëm parasheh rreth tetë milionë euro për investime kapitale për Shërbim Korrektues të Kosovës.

Drejtori i ShKK-së, Ismail Dibrani thotë se kanë planifikuar ndërtimin e burgut të Lipjanit dhe Qendrës Korrektuese në Prizren.

Në anën tjetër, Dibrani bën të ditur se gjatë tri viteve të fundit janë regjistruar mbi 600 raste të parandalimit të kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.

Të burgosurit përdorin metoda të ndryshme për futjen e kontrabandës, përfshirë përmes familjarëve, trupit, ushqimit, por edhe mjeteve më të sofistikuara si dronët.

Në disa raste ndihmohen edhe nga zyrtarë korrektues, por sipas Dibranit këto raste janë në ulje.

ShĂ«rbimi Korrektues i KosovĂ«s gjatĂ« vitit tĂ« kaluar Ă«shtĂ« vlerĂ«suar me Çmimin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« EkselencĂ«s nga Organizata NdĂ«rkombĂ«tare e Burgjeve dhe ShĂ«rbimeve Korrektuese (ICPA), pĂ«r projektin “Rehabilitimi GjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s dhe Kujdesi ShĂ«ndetĂ«sor”.

Dibrani thotë se të burgosurit po përfshihen në programe rehabilituese, të cilat ndikojnë risocializimin e tyre.

Në gjitha qendrat korrektuese në Kosovë janë mbi 1750 të burgosur, prej tyre janë 1100 të dënuar dhe 600 të paraburgosur. Ndërkaq, kapaciteti në të gjitha burgjet e Kosovës është 2200 shtretër.

/Kosovapress/

The post MarrĂ«veshja DanimarkĂ« – KosovĂ« pĂ«r tĂ« burgosurit, transferimet e para nĂ« 2027 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve

9 January 2026 at 08:11

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se niveli i ujit nĂ« lumin VjosĂ« ka rĂ«nĂ« ndjeshĂ«m.

Pas përmbytjeve të një dite më parë, që prekën zonat përreth lumit Vjosë, Rama bëri të ditur se ka nisur edhe procesi i verifikimit të dëmeve.

“Ka filluar procesi i verifikimit tĂ« dĂ«meve nĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«n, ndĂ«rsa strukturat pĂ«rkatĂ«se mbeten nĂ« gatishmĂ«ri dhe nĂ« shĂ«rbim tĂ« plotĂ« tĂ« tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve pĂ«r çdo nevojĂ« apo emergjencĂ«â€, theksoi Rama.

Lidhur me situatën, Kreu i qeverisë ka thirrur mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, me qëllim adresimin e problematikës së përmbytjeve në mbarë vendin. Pjesë e kësaj mbledhjeje do të jenë ministritë e linjës, përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar problematika në disa qarqe, ku më të prekurat janë Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri dhe Vlora.
Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi evakuimin e disa fshatrave në qarqet Durrës, Fier dhe Vlorë.

/a.f/

The post Rama: Bie niveli i Vjosës, nis verifikimi i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌