Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë
TIRANË, 4 janar /ATSH/ Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka regjistruar një vit pozitiv me skuadrën greke AEK, duke u renditur mes portierëve më të spikatur në Europë për vitin 2025.
Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt”, ka publikuar së fundmi listën e portierëve që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në vitin 2025.
Portieri kuqezi ka arritur të mbajë portën të paprekur në 22 ndeshje nga 44 takime të zhvilluara gjatë vitit 2025.
Në tre vendet e para të kësaj renditjeje janë Andriy Trubin, Gianluigi Donnarumma dhe portieri zviceran Gregor Kobel.
Paraqitjet e Strakoshës kanë qenë një faktor i rëndësishëm në ecurinë pozitive të AEK-ut, ndërsa konfirmon edhe rolin e tij si një nga portierët më të qëndrueshëm shqiptarë në arenën europiane. e.xh/a.f/
The post Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.