Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 January 2026Main stream

Arlinda Pogaj e OBP-së i jep 500 milionë lekë Klodian Allajbeut për asgjësimin e mbetjeve spitalore

By: Ela
14 January 2026 at 12:49

Operatori i Blerjeve të Përqendruara drejtuar nga Arlinda Pogaj zhvilloi një nga tenderët më të ndjeshëm të shëndetësisë shqiptare, atë për trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve spitalore në rang kombëtar, me fond limit 493 MILION Lekë, para që dalin drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Fitues u shpall ECO RICIKLIM shpk e oligarkut Klodian Allajbeu, me […]

The post Arlinda Pogaj e OBP-së i jep 500 milionë lekë Klodian Allajbeut për asgjësimin e mbetjeve spitalore appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH

9 January 2026 at 16:28

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të […]

The post Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH appeared first on Reporter.al.

Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’

By: Brisi
8 January 2026 at 09:31

Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale. Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë […]

The post Çështja “Balluku” dhe “AKSHI”/ Raporti me drejtësinë e vendos Ramën ‘mes dy zjarresh’ appeared first on BoldNews.al.

Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje

By: Brisi
7 January 2026 at 12:01

Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos. “Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do […]

The post Skema “5D” edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje appeared first on BoldNews.al.

Durrësi nën ujë, fondet pa efekt: një dështim i gjatë që nuk mund të fshihet më

By: Ela
7 January 2026 at 09:36

Nga Boldnews.al Durrësi nuk përmbytet rastësisht dhe nuk përmbytet sepse “ra shumë shi”. Përmbytjet e përsëritura nuk janë më ngjarje natyrore, por shenjë e një dështimi institucional të zgjatur, i cili prej vitesh trajtohet si emergjencë momentale, ndërkohë që në thelb është pasojë e vendimeve të gabuara, investimeve pa efekt dhe mungesës së llogaridhënies. Nëse […]

The post Durrësi nën ujë, fondet pa efekt: një dështim i gjatë që nuk mund të fshihet më appeared first on BoldNews.al.

2.5 mln € Lefter Lamajt/ A është kthyer Arlinda Pogaj e OBP-së në “notere” e tenderave të paracaktuar?!

By: Brisi
3 January 2026 at 16:50

Në datën 30 dhjetor 2025, në kohën kur vëmendja e të gjithëve është shtrimi i tryezës i natës së ndërrimit të viteve, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ka pasur një tjetër vëmendje. Të firmosë tenderin e radhës, tërësisht të paracaktuar dhe i destinuar të shkojë te të njëjta duar që e kanë pasur […]

The post 2.5 mln € Lefter Lamajt/ A është kthyer Arlinda Pogaj e OBP-së në “notere” e tenderave të paracaktuar?! appeared first on BoldNews.al.

Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘përlau’ 72 mln € nga buxheti i shtetit, tendera me porosi dhe transaksione të dyshimta

By: Ela
27 December 2025 at 11:39

Oligarku i kullës në qendër të Tiranës, Ram Geci, pjesë e dosjes së SPAK-ut për tenderat e rrugëve në Shqipëri, është një nga përfituesit më të mëdhenj të parave dhe pasurive publike. Përfitimet dhe favoret korruptive Geci i ka finalizuar përmes kompanisë së ndërtimit Geci shpk, shoqëri të cilën e ka themeluar në vitin 1994. Gjatë viteve […]

The post Dosja e SPAK/ Ram Geci ‘përlau’ 72 mln € nga buxheti i shtetit, tendera me porosi dhe transaksione të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit

By: Uesli
26 December 2025 at 19:31

Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit   Në procedurën e prokurimit publik me objekt “Rikualifikim trotuari, KUB-se, ndriçim dhe shtresave rrugore në rrugët ‘Onhezmi’ dhe ‘Lefter Talo’”, fondi limit i përcaktuar nga autoriteti kontraktor (Bashkia Sarandë) ka qenë 108,466,666 […]

The post Tenderi 1.3 milion euro për punimet në Rrugën e Katërt: Në garë 2 kompani me oferta 97% dhe 98% të fondit limit appeared first on Saranda Web.

‘Presion mbi dëshmitarët’/ Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

By: Brisi
19 December 2025 at 14:23

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit […]

The post ‘Presion mbi dëshmitarët’/ Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama urdhëroi Thesarin t’i kalojë kunatit të tij 25 mln euro

By: Brisi
19 December 2025 at 12:58

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Edi Ramën, se ka urdhëruar Thesarin e Shtetit që të kryejë një pagesë prej 25 milionë eurosh në favor të kuntit të tij, si pjesë e një tenderi me vlerë totale 75 milionë euro, të lidhur me projektin për “përmirësim të inteligjencës artificiale”. Sipas Berishës, duke qenë […]

The post Berisha: Rama urdhëroi Thesarin t’i kalojë kunatit të tij 25 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun

By: Brisi
18 December 2025 at 22:30

Kërkesa e prokurorit Dritan Prençi drejtuar kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut tregon se në përballjen me qeverinë e Edi Ramës, SPAK nuk po tërhiqet. Përkundrazi, dokumenti që është siguruar nga Lapsi.al tregon një qasje të përshkallëzuar, zgjerim të hetimit, shtim të akuzave, rëndim të pozitës penale të zv kryeministres dhe, për pasojë një ekspozim […]

The post Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Belinda Ballukun appeared first on BoldNews.al.

Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin

By: Brisi
17 December 2025 at 16:51

Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar përgjime të reja nga hetimet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ndonëse Berisha ja atribuoi gabimisht përgjimet tenderave të Unazës, në fakt bëhet fjalë për një grup tjetër tenderash. është supervizioni i mirëmbajtjes me performancë të akseve nacionale të Shqipërisë. Në bisedat e zhvilluara Balluku e pyet me habi Evis Berberin […]

The post Përgjimet e Ballukut/ Kush është k*rva, që kish rënë dakord me R-në për të marrë tenderin appeared first on BoldNews.al.

Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës

By: Ela
13 December 2025 at 20:00

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, është në të njëjtën linjë me partinë që e kandidoi, duke u dhënë paratë firmave apo personave të njohur të qeverisë qendrore. Pavarësisht se pushtetit duhet të ishin të ndara, Ndreu duket se zbaton me përpikmëri çdo direktive, që paratë t’i marrin ata që njihen si miqtë e […]

The post Pjerin Ndreu në “linjën” e partisë, tender 410 mijë euro mikut izraelit të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:01

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të rikthehet në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të premten kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke ngrirë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra pasi u mor e pandehur e Prokuroria e Posaçme, SPAK, për […]

The post Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku”

3 December 2025 at 17:21

“Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj,” thuhet në njoftim. Çështja kaloi në Mbledhjen e Gjyqtarëve të martën, pasi Kolegji i […]

The post Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku” appeared first on Reporter.al.

Tenderi shkon për ofertën më të lartë/ “Evita” e Klodian Allajbeut shpallet fituese, edhe pse kërkon 120 mln lekë më shumë

By: Brisi
1 December 2025 at 15:53

Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë. Në tenderin e shpallur nga Operator i Blerjeve të Përqendruara për pajisje për shërbimin e kardiokirurgjisë, në vlerën e gati 750 milion lekëve, është shpallur fitues operatori ekonomik Evita Sh.p.k i Allajbeut, duke […]

The post Tenderi shkon për ofertën më të lartë/ “Evita” e Klodian Allajbeut shpallet fituese, edhe pse kërkon 120 mln lekë më shumë appeared first on BoldNews.al.

Së shpejti nisin punimet në Rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, investim 1,2 milion euro

By: Uesli
26 November 2025 at 20:28

Së shpejti nisin punimet në Rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, investim 1,2 milion euro   Në Sarandë pritet të nisë rikualifikimi i Rrugës nr. 4, që përfshin segmentet “Onhezmi” dhe “Lefter Talo”. Projekti, me vlerë rreth 1.2 milion euro, parashikon ndërhyrje në shtresën rrugore, trotuare, ndriçim publik dhe rrjetet nëntokësore të zonës.     Punimet […]

The post Së shpejti nisin punimet në Rrugën “Lefter Talo” në Sarandë, investim 1,2 milion euro appeared first on Saranda Web.

Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit

By: Ela
26 November 2025 at 10:34

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) një kallëzim ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari, për një tender me vlerë 1 milion euro, për rikonstruksionin e një shkolle në Havaleas të Kuçovës, ku klasat pothuajse janë bosh. Në një prononcim për mediat, ai tha se këtë tender e ka marrë nipi i […]

The post Maliqi kallëzon në SPAK Kreshnik Hajdarin: I dha 1 mln euro tender Alko Impex të Arbër Abazit appeared first on BoldNews.al.

“Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët

By: Brisi
25 November 2025 at 20:28

Përgjime të reja janë publikuar nga hetimet për zv/kryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO dhe e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. Nga përgjimet e zbardhura, mes Ballukut dhe vartësit të saj, ish-kreu të ARRSH, Evis Berberi, duket qartë se fituesi i garës […]

The post “Çdo gjë ok! Ilir Shtufi shkon me EUT…”/ Përgjimet Balluku-Berberi, zbardhen takimet e fshehta me biznesmenët appeared first on BoldNews.al.

Rama kritikon “çunin SPAK” për “hallë Belën” me 12 mandate!

By: Brisi
25 November 2025 at 17:25

Nga Boldnews.al Me një opozitë të tulatur dhe pa busull, pa revotë të brendshme në parti dhe me miq komisionerë e ambasadorë BE-rash, kryeministri Edi Rama ecën i qetë në mandatin e katërt qeverisës, por së fundmi po shqetësohet. Marrja e pandehur nga Prokurorisa Speciale SPAK e zëvendëskryesministres Belinda Balluku dhe pezullimi nga detyra i […]

The post Rama kritikon “çunin SPAK” për “hallë Belën” me 12 mandate! appeared first on BoldNews.al.

❌
❌