Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj

30 December 2025 at 14:30

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se të ardhurat nga turizmi gjatë 9-mujorit të parë të vitit kanë qenë domethënëse duke arritur në rreth 4.4 miliardë euro.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama bëri një bilanc të arritjeve sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë.

Duke u ndalur te truizmi, Rama tha se ky sektor ka shënuar rritje pozitive.

“Edhe këtë vit ka shënuar nga pikëpamja e fakteve, jo e ‘tenxhereve’, kuptohet, një rritje pozitive. Në turizëm kemi një hop tjetër domethënës, krahasimisht me vitin 2024, ku shënohet një rritje që i afrohet 7% që është një rritje domethënëse për sa i përket numrit të vizitorëve të huaj. Nuk flasim për pasaportat shqiptare”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ka pasur një rritje të konsiderueshme të hapësirës së plazheve publike me rreth 18% plus, krahasuar me një vit më parë, ose 1.1 milionë metër katrorë më shumë plazhe publike të shtuara.

“Nga 523 parcela ranore publike kemi shkuar në 1014 dhe në ndërkohë kemi vazhduar punën tani që flasim për sezonin e ardhshëm me disa risi të tjera pozitive në këtë drejtim”, shtoi ai. /j.p/

The post 4.4 miliardë euro nga turizmi në 9 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së

By: Ela
30 December 2025 at 14:42

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme. Të dhënat në […]

The post Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së appeared first on BoldNews.al.

I kritikuan Ballukun, Rama sulmon analistët: Kapakë tenxheresh me paga marramendëse të padeklaruara

By: Ela
30 December 2025 at 14:28

Edi Rama teksa komentoi dosjet e SPAK për Balinda Ballukun apo zyrtarët e AKSHI-t, nuk la pa sulmuar edhe analistët. Ai i quajti ata “kapakë tenxheresh me paga marramendëse të padeklaruara”, ndërsa theksoi se ushqejnë opinionin publik me gjysmë të vërteta. Mesa duket. Rama është prekur nga komentet negative për të besuarit e tij dhe […]

The post I kritikuan Ballukun, Rama sulmon analistët: Kapakë tenxheresh me paga marramendëse të padeklaruara appeared first on BoldNews.al.

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

By: Ela
30 December 2025 at 14:07

Edi Rama komentoi sot edhe drejtimin e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti. Teksa bën rolin e të paditurit saherë i intereson, Rama thotë se ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e […]

The post Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj appeared first on BoldNews.al.

Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI

By: Ela
30 December 2025 at 13:37

Policia e Tiranës ka ndaluar me iniciativë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e cila dyshohet se ka kanosur përmes mesazheve një shtetas të huaj, identifikuar me inicialet M. M. Bime dyshohet gjithashtu se në një rast tjetër ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, e cila ndodhet […]

The post Kanosi një shtetas të huaj, Policia ndalon drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama”, Berisha: Baxhanaku i tij ka marrë 93% të tenderave me prestanome

By: Ela
30 December 2025 at 13:20

Kryedemokrati Sali Berisha deklaron se skandali dhe dosja e AKSHI-t është më e paprecedenta, më e zeza dhe shumëdimensionalja, shumë herë më e madhe nga ato të djegësve dhe tenderëve të rrugëve. Berisha akuzoi familjen e kryeministrit Edi Rama, gruan e tij Linda Ramën dhe baxhanakun Armand Frangun, si të implikuar direkt në përcaktimin dhe […]

The post “Afera më e zezë është AKSHI i familjes Rama”, Berisha: Baxhanaku i tij ka marrë 93% të tenderave me prestanome appeared first on BoldNews.al.

Rama: Jo të gjitha rastet e hetuara nga SPAK janë korrupsion

30 December 2025 at 12:50

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se jo çdokush që hetohet dhe akuzohet nga Prokuroria Speciale ka bërë korrupsion, ndërsa solli në vëmendje rastin e ish-kryetarit të bashkisë së Fushë-Arrëzit që ka kryer dënimin për prerje pemësh.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama theksoi se duhet të ndahet qartësisht graviteti i veprës penale, ndërsa e konsideroi këtë një dënim skandaloz.

Sipas tij, kryetari i bashkisë së Fushë-Arrëzit ka hapur një rrugë për komunitetin ku janë prerë disa pemë dhe ka bërë burg për prerje pemësh.

“Deri tani kemi një numër të dënuarish shumë të ulët në raport me rastet. Kemi procese shumë të zvarritura dhe kemi ndërkohë edhe Strasburgun që ka evidentuar gjëra shumë të rënda kur dikush ka vajtur atje, pasi ka kaluar këtë kalvar”, tha Rama.

Ndaj kryeministri kujtoi se jo çdo gjë që mendohet edhe nga dëshira e mirë për të luftuar me këto fenomene korrupsionin, shkon në atë drejtim.

“Nuk mundet dot të bëhet Shqipëria si në kohën e pleniumit të katërt, kap edhe përplas njerëz nga një mur në tjetrin, çorodit dynjanë me llafe”, shtoi Rama.

Rama kujtoi se ka edhe vepra të tjera si shpërdorimi i detyrës, të cilës i është kthyer edhe vetë BE së fundi sepse është një term ku futen njerëzit kollaj fare.

“Ka dalë një direktivë e re për ta riparë këtë nocion dhe për ta specifikuar sepse Kushtetuta thotë janë 3 pushtete të pavarura nga njeri-tjetri. Drejtësia është e pavarur nga ekzekutivi por edhe anasjelltas. Cila është pavarësia ime apo e një ministri apo funksionari të lartë? Është pavarësia për të marrë vendime. Tek marrja e vendimeve nuk vjen dot një prokuror të thotë pse e vendose kështu. Kjo është katastrofë dhe ka ndodhur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se vetëm nëse vendimi ka një prapavijë të qëllimshme për të përfituar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm në mënyrë të vetëdijshme këtu është pavarësia e drejtësisë që vendos.

“Që kur mesazhet janë prova dhe që kur mesazhet janë ushqim për mediet? Që kur mbi bazë mesazhesh bëhen gjyqe si në kohën e gjuetive të shtrigave. Patjetër që mesazhesh dhe çdo gjë tjetër që lidhen me ‘çfarë tha, kush tha’ janë pjesë e një procesi. Por për çfarë i duhet pafajësia atij njeriu kur i është shkatërruar totalisht jeta dhe familja. Kush ja kthen atij njeriu mbrapsht jetën? Prandaj drejtësia demokratike ka vendosur kufi dhe në drejtësinë demokratike nuk lejohen shumë nga ato gjëra që ndodhin këtu”, shtoi Rama. /j.p/

The post Rama: Jo të gjitha rastet e hetuara nga SPAK janë korrupsion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë

30 December 2025 at 12:24

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot ambicien që Shqipëria të jetë vend prodhues i kapaciteteve ushtarake jo vetëm për nevojat e brendshme por edhe t’i eksportojë ato.

Në konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarët, Rama u ndal te masat që janë marrë për zhvillimin e industrisë ushtarake në vend dhe pritshmëritë nga ky sektor.

Kryeministri theksoi se ky është vit historik për ushtrinë tonë sepse janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes “Made in Albania”.

“Kompania shtetërore ka nënshkruar 6 marrëveshje dhe më në fund do të prodhojmë uniformat në vendin tonë do ta bëjmë përmes këtij sistemi vendin tonë pikë referimi për prodhimin e uniformave. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri në një marrëveshje kontraktuale private. Do të prodhojmë mjete të blinduara dhe të emergjencës”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se tani që flasim në Shqipëri po prodhohen një sërë mjetesh autoambulancash dhe mjete patrullimi policor.

“Do të prodhojmë dronet luftarakë dhe sistemet antidronë. Porositë e para janë kryer 6- mujorin e parë të 2026 do të shihni edhe produktet e para. Ne vazhdojmë punën për të realizuar kontrata të tjera për industrinë detare dhe ajrore”, shtoi Rama.

Rritja e buxhetit të mbrojtjes, sipas tij, është historike, pasi jemi pjesë e NATO-s.

“Sot është shumë e qartë që të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë. Ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati”, tha Rama, ndërsa shtoi se 721 rekrutë të rinj i janë bashkuar FA-së vetëm këtë vit.

Kryeministri theksoi se kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajonin tonë, përfshirë edhe Serbinë, ndërsa siguroi se “do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë”.

Ambicia, sipas Kryeministrit Rama, është që ushtria jonë të arrijë në mesataren e vendeve të NATO-s.

Rama theksoi se ky vit që hyn na gjen me sistem raketor Javelin falë bashkëpunimit me SHBA-në.

“Jemi me tre anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia. Kemi radarë të vëzhgimit ajror nga Franca”, shtoi Rama. /j.p/

The post Shqipëria do të prodhojë dronët luftarakë dhe sistemet antidronë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Mbylli sytë” për skandalin seksual me të mitur në Përmet, Dhurim Çenko gradohet shef Rendi në Elbasan

By: Ela
30 December 2025 at 12:52

Nga Boldnews.al Në fillim të Tetorit 2025, kryepolici Ilir Proda tregoi “dorën e fortë”, duke pezulluar disa punonjës të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, pas një skandali me natyrë seksuale me një të mitur 16-vjeçare, ku ishin përfshirë disa efektivë policie. Sipas informacioneve zyrtare, të shpërndara nga Qendra e Policisë së Shtetit, u njoftua se […]

The post “Mbylli sytë” për skandalin seksual me të mitur në Përmet, Dhurim Çenko gradohet shef Rendi në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

“Agasi e ka goditur me grushte”, Manja i përgjigjet Berishës: Thashetheme pazari

By: Ela
30 December 2025 at 12:44

Ulsi Manja i ka kthyer përgjigje kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në foltore tha se Ergys Agasi, i akuzuar për pengmarrje nga SPAK, e kishte goditur me grushte ish-ministrin Manja. “Sali, ktheje dhimbjen në forcë! Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali: kur […]

The post “Agasi e ka goditur me grushte”, Manja i përgjigjet Berishës: Thashetheme pazari appeared first on BoldNews.al.

Mesazhet me Berberin fundosën Ballukun, Rama: Gjueti shtrigash! SMS-të janë pjesë e procesit, jo prova

By: Ela
30 December 2025 at 12:30

Edi Rama, teksa komentoi dosjen e SPAK për Belinda Ballukun, tha se “mesazhet e dala në media nuk mund të jenë prova”. Rama, emri i të cilit ka dalë disa herë në “biseda-pazare”, deklaroi se këto mesazhe janë pjesë e procesit, por sipas tij nuk mund të shërbejnë si prova. Lideri i kthyer në avokat […]

The post Mesazhet me Berberin fundosën Ballukun, Rama: Gjueti shtrigash! SMS-të janë pjesë e procesit, jo prova appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet

By: Ela
30 December 2025 at 12:06

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se nuk ka ndodhur kurrë që të vonohet shqyrtimi i kërkesës nga Këshilli për Rregulloren e Mandateve për një periudhë dyjavore, me pretendimin absurd se e pandehura ka kërkuar tre javë për t’u mbrojtur. Sipas tij, e pandehura, Belinda Balluku, që […]

The post PD kërkon mbledhje të Këshillit të Mandateve më 6 janar, Bardhi: Çështja Balluku po zvarritet appeared first on BoldNews.al.

Në Onkologjik mungon brakiterapia, Orges Spahiu flet për Inteligjencën Artificiale

By: Ela
30 December 2025 at 11:58

Inteligjenca Artificiale në mjeksi është e ardhmja, por kur e tashmja dështon, si në rastin e trajtimit me brakiterapi e cila mungon prej 6 muajsh, fjalët për të ardhmen tingullojnë bosh! Kështu shprehet gazetari Osman Stafa i cili thekson se ky është rasti i Spitalit Onkologjik i cili është përfshirë në disa skandale prej shumë […]

The post Në Onkologjik mungon brakiterapia, Orges Spahiu flet për Inteligjencën Artificiale appeared first on BoldNews.al.

Euro rritet lehtë në fund të dhjetorit

30 December 2025 at 12:17

Nga Gazeta ‘SI’ – Një ditë para përfundimit të vitit 2025, euro ka shënuar një forcim të lehtë ndaj lekut, duke sinjalizuar një stabilizim të përkohshëm pas muajsh presioni në rënie.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye me 96.6 lekë, niveli më i lartë i regjistruar gjatë muajit dhjetor. Megjithatë, pavarësisht këtij rikuperimi modest, euro mbetet pranë minimumit të saj historik në raport me monedhën vendase.

Në të njëjtën linjë, forcim të lehtë kanë shënuar edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari amerikan u këmbye me rreth 82 lekë, ndërsa paundi britanik me 111 lekë, duke reflektuar lëvizje të moderuara në tregun valutor vendas.

Forcimi i lehtë i euros dhe monedhave të tjera duket të jetë një efekt sezonal dhe jo strukturor, ndërsa presim të shohim se si do të pozicionohet tregu valutor në muajt e parë të vitit 2026.

Gjatë gjithë vitit 2025, euro ka shfaqur një lloj “imuniteti” artificial, i ndërtuar mbi ndërhyrjet e shpeshta të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti banka qendrore ka tërhequr nga tregu rreth 800 milionë euro, me qëllim frenimin e zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Megjithatë, kjo strategji nuk është parë me sy pozitiv nga institucionet ndërkombëtare. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar vazhdimisht nevojën për një regjim të lirë këmbimi, pa ndërhyrje të vazhdueshme administrative, duke argumentuar se tregu duhet të reflektojë vetë balancat reale ekonomike.

The post Euro rritet lehtë në fund të dhjetorit appeared first on Gazeta Si.

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë/ EMRI

By: Ela
30 December 2025 at 10:57

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi goditi me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal të Fierit. Autori është identifikuar si Shkëlqim Murati. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet […]

The post Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

“Skifterët” shqiptarë bëjnë namin në Milano, grabitje me vlerë 1 mln euro, 4 të arrestuar

By: Ela
30 December 2025 at 10:52

Një bandë “skifterësh” e drejtuar nga shqiptarët ka bërë kërdinë në Milano, teksa akuzohen për një vlerë malli të grabitur prej 1 mln eurosh, kryesisht në sende me vlerë, bizhuteri, gurë të çmuar, ora luksoze, ar dhe valutë cash. Dy shqiptarë dhe një peruan u arrestuan së bashku me një italian, gjatë një operacioni të […]

The post “Skifterët” shqiptarë bëjnë namin në Milano, grabitje me vlerë 1 mln euro, 4 të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Kriza e ujit/ Çfarë duhet të ndodh më shumë që të shkarkohet Flauers Shoshi i AKUK dhe vartësi i tij në Vlorë?

By: Ela
30 December 2025 at 10:28

Nga Boldnews.al Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, u paraqit para qytetarëve vlonjatë me pamjen e tij të përhershme, me pak mjekër të parruar. Ai u tha banorëve të revoltuar të qytetit bregdetar, të cilët kanë pesë ditë pa ujë, se edhe ai, vetë Drejtori i madh, ishte i palarë, […]

The post Kriza e ujit/ Çfarë duhet të ndodh më shumë që të shkarkohet Flauers Shoshi i AKUK dhe vartësi i tij në Vlorë? appeared first on BoldNews.al.

Të preferuarit e AKSHI-t dhe “dashuria” e Mirlindës për Grigorin që kushtoi 2 mld lekë

By: Ela
30 December 2025 at 10:11

Në vitin 2020, një nga rastet më të përfolura të tenderëve publikë lidhej me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Tenderi me numër reference REF-74140-10-06-2020, me fond limit rreth 160 milionë lekë të reja pa TVSH, kishte si objekt “Përmirësimin e sistemit VMS” për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit […]

The post Të preferuarit e AKSHI-t dhe “dashuria” e Mirlindës për Grigorin që kushtoi 2 mld lekë appeared first on BoldNews.al.

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

By: Ela
30 December 2025 at 10:05

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, dhe astrologia Meri Shehu paralajmëron se 2026 do të jetë një kapitull plot ngjyra, emocione dhe… edhe erotizëm! E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, zbuloi se vitin e ri do ta përjetojmë me sfida dhe triumfe të ndryshme, në varësi të shenjës […]

The post “Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut appeared first on BoldNews.al.

OpenAI përballet me një vit vendimtar – ‘jetë a vdekje’ në 2026

30 December 2025 at 10:36

Sam Altman është si një artist cirku që xhonglon ndërsa ecën mbi një biçikletë me një rrotë. Për shefin e OpenAI-t, ndërtimi i chatbot-eve shumë të zgjuar me inteligjencë artificiale nuk është më një synim i madh. Për të mbajtur vëmendjen e publikut dhe investitorëve, Altman vazhdon të shtojë gjithnjë e më shumë projekte njëherësh: çipa? Po. Tregti online? Pse jo. Konsulencë për biznese? E lehtë. Një pajisje për përdoruesit e zakonshëm? Sigurisht.

Por ndërkohë që ai përpiqet të mbajë gjithë këto projekte në ajër, i duhet vazhdimisht edhe të kërkojë para, sepse OpenAI po shpenzon gjithnjë e më shumë. Të dhëna të rrjedhura tregojnë se kompania pritet të shpenzojë rreth 17 miliardë dollarë në vitin 2026, krahasuar me 9 miliardë në 2025, dhe se humbjet do të vazhdojnë të rriten edhe për disa vite më pas. Deri tani, OpenAI ka mbledhur mbi 60 miliardë dollarë nga investitorët, më shumë se çdo kompani private tjetër në histori. Pothuajse të gjitha këto para erdhën pasi ChatGPT u bë i famshëm në fund të vitit 2022.

Dhe kjo nuk mjafton ende. Burime pranë kompanisë thonë se në vitin 2026 OpenAI do të kërkojë edhe më shumë kapital, ndoshta deri në 100 miliardë dollarë, me një vlerësim rreth 830 miliardë dollarë. Amazon po diskuton të investojë deri në 10 miliardë dollarë, ndërsa Nvidia ka sinjalizuar se mund të investojë shumë më tepër, kryesisht për t’i shitur OpenAI-t çipat e saj. Edhe pse Altman herë pas here e ka mohuar, qarkullojnë zëra se OpenAI po mendon edhe për dalje në bursë.

Këto investime gjigante kanë sjellë rritje të shpejtë. Në vitin 2023, OpenAI kaloi 1 miliard dollarë të ardhura. Në vitin 2025, thuhet se arriti në 13 miliardë, duke shkuar drejt 20 miliardëve në fund të vitit. Google dhe Facebook-ut iu deshën shumë më tepër vite për të arritur të njëjtin nivel.

Problemi kryesor është se kostot e OpenAI-t rriten pothuajse në të njëjtën masë me të ardhurat. Kërkesa për energji dhe fuqi kompjuterike është enorme. Në vitin 2023, OpenAI përdorte rreth 200 megavat energji; në 2025, kjo shifër u rrit në 1.9 gigavatë. Kompania ka plane të shtojë edhe shumë më tepër kapacitet në vitet e ardhshme, me një kosto totale që mund të arrijë 1.4 trilionë dollarë. Për momentin, investitorët janë ende të impresionuar, por herët a vonë OpenAI duhet të tregojë se mund të nxjerrë fitim.

Altman beson se me rritjen e kompanisë, kostot do të bëhen më të përballueshme. Por konkurrenca është bërë shumë e fortë. Modelet më të avancuara të AI-së tani janë shumë afër njëra-tjetrës për nga cilësia. Google, me modelin Gemini 3, e ka kaluar OpenAI-n në disa matje, dhe përgjigjja e OpenAI-t me GPT-5.2 nuk ishte aq bindëse sa pritej. Ndërkohë, edhe modelet e hapura, që janë falas për t’u përdorur dhe modifikuar, po afrohen gjithnjë e më shumë me modelet e mbyllura si ato të OpenAI-t.

Ka edhe shenja se ChatGPT po humbet vrull. Edhe pse ka ende shumë përdorues, rritja e abonimeve është ngadalësuar, sidomos në Europë. Për këtë arsye, në dhjetor Altman shpalli një “kod të kuq”, duke i kërkuar stafit të ndalë projekte të tjera dhe të fokusohet vetëm te përmirësimi i ChatGPT-së.

Një tjetër problem serioz është se OpenAI po humbet para edhe thjesht duke përdorur modelet e saj, veçanërisht për përdoruesit falas. Sipas disa të dhënave të publikuara, kostot e funksionimit kanë qenë më të larta se të ardhurat në disa periudha. Rritja e çmimeve ose kufizimi i aksesit do të sillte më shumë para, por do të rrezikonte humbjen e përdoruesve, sidomos përballë konkurrencës.

Për këtë arsye, OpenAI po kërkon mënyra të reja për të fituar para. Në të ardhmen mund të shtojë reklama në ChatGPT. Që tani, kompani si Etsy dhe Walmart shesin produkte përmes chatbot-it kundrejt një tarife. Gjithashtu, OpenAI po përqendrohet gjithnjë e më shumë te klientët biznesorë, duke ofruar shërbime konsulence dhe mjete për automatizim.

Një tjetër pjesë e strategjisë është të kontrollojë më shumë hallka të zinxhirit, siç ka bërë Google. OpenAI po zhvillon çipa të vetët dhe po punon për një pajisje të re për konsumatorët, të dizajnuar nga Jony Ive, njeriu pas iPhone-it.

Megjithatë, ndryshe nga Google, OpenAI nuk ka një burim të qëndrueshëm fitimesh si motori i kërkimit. Disa investitorë kanë filluar të shqetësohen seriozisht, duke e krahasuar situatën me historinë e WeWork-ut, një kompani që u rrit shumë shpejt dhe më pas u rrëzua.

Nëse OpenAI nuk arrin të fitojë mjaftueshëm nga bizneset dhe nga ChatGPT, rreziku i dështimit është real. Por për momentin, Sam Altman ende ka shumë mbështetës që besojnë se ai mund ta bëjë të pamundurën. Viti i ardhshëm do të tregojë nëse ai është vërtet një strateg i madh, apo thjesht një showman i talentuar./Economist

The post OpenAI përballet me një vit vendimtar – ‘jetë a vdekje’ në 2026 appeared first on Gazeta Si.

❌
❌