Skandal në Vlorë. Ndeshja mes Flamurtarit dhe Teutës, është ndërprerë pas tensioneve dhe përplasjeve të ndodhura në fushën e lojës.
Një konflikt mes lojtarëve eskaloi shpejt, duke u shoqëruar edhe me përfshirjen e tifozëve duke krijuar një përleshje të pakuptimtë me lojtarët kundërshtarë, çka e bëri situatën të pakontrollueshme.
Pas incidenteve, skuadra e Teutës u largua nga fusha e lojës. Gjyqtari i takimit, Eldorjan Hamiti, u detyrua gjithashtu të largohej nga fusha pas hyrjes së tifozëve gjatë momentit të përplasjes.
Për shkak të situatës së krijuar, ndeshja u ndërpre për disa minuta, por si përfundim u mor vendimi që sfida të vazhdonte pa tifozë.
Episodi ndodhi në minutën e 67-të, teksa ishte Teuta ajo që po fitonte me shifrat 0-1.
Në epokën digjitale, ku komunikimi zhvillohet me shpejtësi marramendëse dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhuna online është kthyer në një fenomen shqetësues që po prek gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë, veçanërisht të rinjtë. Në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, institucionet […]
Tashmë është publikuar fotoja e autorit të dyshuar të dhunimit të një të riu në kryeqytet pak ditë më parë. Personi që shihni në foto, është 49-vjeçari Helidon Marku, i cili dhunoi me çekiç 26-vjeçarin tek rreth-rrotullimi i Freskut, më 6 dhjetor.
Marku është arrestuar nga policia, teksa porosit nga dy personazhët e njohur të TikTok, 36-vjeçari Gjoke Ndrevataj ose siç njihet ndryshe Aron, dhe 30-vjeçari Xhemal Uka, ose siç njihet ndryshe Fire.
Dyshohet se dy personat e njohur të TikTok kanë dhënë porosinë për të dhunuar të riun, kjo dyshohet se ka ndodhur për shkak të komenteve të këtij të fundit gjatë live-t që kryenin në rrjetin social.
Dhuna në internet, gjuha e urrejtjes, presionet nga moshatarët dhe rreziqet për shëndetin mendorë, janë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen të rinjtë. Qendra për hulumtime, dhe krijim politikash po punon me të rinjtë e 9 komunave në vend, me qëllim rritjen e vetëdijes, dhe parandalimin e këtyre dukurive.
“Të rinjtë sot përballen me më shumë probleme, prej asaj se sa janë të varur nga përdorimi i teknologjisë, e ajo ndikon te mënyra e tyre e komunikimit, ku nuk munden ta shprehin ndjenjat dhe emocionet. Më pas ajo ndikon se çfarë raporte krijojnë mes vete edhe me miqtë, por edhe me partnerët e tyre. Më tej se si i pranojnë ata që janë ndryshe nga ta, por edhe fenomenet sociale të alkoolizmit dhe përdorimit të drogës”, deklaroi Marija Ristevska, Qendra për hulumtime.
Edhe përfaqësues të Ministrisë, pajtohen se këto programe, përmes përfshirjes aktive të të rinjve, mund të ndihmojnë të rinjtë të mësojnë të sillen pa dhunë dhe të njohin stereotipet e dëmshme.
“Jemi dëshmitarë se të rinjtë sot ballafaqohen me shumë sfida, dhuna online, gjuha e urrejtjes, presione nga moshatarët, rreziqet e shëndetit mendor, modele toksike të të qenit mashkull apo femër. Prandaj na nevojiten qasje që në mënyrë direkte i kyçin të rinjtë si pjesëmarrës aktiv”, tha Mirjana Zllatanova, Përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit.
Ambasadorja Holandeze bëri thirrje që Institucionet vendimmarrëse të mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave.
“Do të doja ta shfrytëzoja këtë mundësi, dhe momentin e strategjisë së re dhe t’i lus ata që marrin mendime, t’a mbështesin shoqërinë civile në këto përpjekje, t’i përshëndesin rezultatet dhe t’i përfshijnë ato në plan programin e shkollave”, u shpreh Ozlem Xhanel, Ambasadore e Holandës në Shkup.
Ambasadorja holandeze tha se në këtë mënyrë në agjendën kombëtare mund të vendosen vlerat evropiane, të drejtat e njeriut dhe veçanërisht barazia gjinore. /Alsat.mk
Policia e Tiranës, ka dhënë detaje në lidhje me dhunën e ndodhur një ditë më parë para ndeshjes Iliria – Skënderbeu.
Uniformat Blu të kryeqytetit, sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.
Po ashtu, policia sqaron se nisi procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë, A. S., B. S. dhe J. S.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N”, sqaroi policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Prokuroria e Fierit, ka dërguar në gjyq nipërit e Agron Kapllanajt, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj, si edhe të pandehurin tjetër, Gerald Kollçaku, pasi akuzohet se kanë dhunuar oficerët e BKH-së, ngjarje e ndodhur më 15 prill 2025.
Njoftimi i Prokurorisë:
Goditën oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasit K.K., L.K., dhe G.K.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit K.K., L.K. dhe G.K. për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 509 të vitit 2025, të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.
Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre.
Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar për të garantuar veprimtarinë e rregullt shtetërore, autoritetin shtetëror dhe shëndetin e personave që kryejnë një detyrë shtetërore, nga veprimet kriminale.
Në emisionin me Zemër të Hapur, 39-vjeçarja ka rrëfyer historinë e saj tronditëse , e cila ne moshën 37-vjeçare u dashurua me një djalë, me të cilin u largua për ne shtetin e Greqisë pa dëshirën e prindërve, të cilët nuk donin kurrë sesi qe vajza e tyre te martohej.
Kur 39-vjeçarja,mori vendim qe te largohej ata vendosen qe ta dëbojnë nga banesa njëherë e përgjithmonë.
Sikur te mos mjaftonte kjo 39-vjeçarja, u dhunua brutalisht edhe nga vëllai i saj i cili i theu edhe dhembet. Pas kësaj ajo largohet bashke me djalin qe njohu dhe mbeti shtatzëne shume shpejt.
Mirëpo kalvari i vuajtjeve nisi pikërisht në këtë moment pasi bashkëshorti e manipuloi situatën e saj te shtatëzanisë , duke e transferuar te familja e dikujt tjetër dhe vet u largua dhe u martua me dike tjetër.
Pas kësaj fëmija erdhi ne jete dhe ishin vetëm 6 muaj komunikim nga ana e saj me bashkëshortin me pas çdo gjë u bllokua dhe fëmija sot është pa baba dhe enden së bashku me nënën në rrugë.
Nuk u prezantuam tek familjarët sepse ishte larg dhe ishte pa letra. Bisedat midis meje dhe atij, zgjasnin zakonisht një orë dy orë. Shpreheshim hapur me njëri-tjetrin. Më pas ka ardhur në këmbë, më ka takuar në Shqipëri. Dhe më tha të gjejmë një shpi edhe rregullohemi andej. Ma mbaj mend me tha do jemi gjithë jetën bashkë. Nuk kam takuar prindërit e tij. Por që kishte grua në Shqipëri, ma tha kur vajtëm në Greqi.
Nga shtëpia e prindërve u largova i thashë mamit dhe babit, ika dhe vëllai me dhunoi. Unë erdha si erdha në Shqipëri isha shtatzënë edhe më gjuajti vëllai. Nuk i bëra denoncim, sepse nuk desha të shkatërrohej familja. Më kanë lënë në mes të katër rrugëve. Me nënën dhe babin flas por nuk më pranojnë. Babi është 72-vjeç. Ai kërcënohej nga vëllai që do marrë nusen dhe do largohen, nëse rikthehesha unë në shtëpinë e prindërve.
Unë kam punuar tre muaj në pambuk në Greqi, nuk qe se ishte i dhunshëm. Ishte normal në rregullave ishte tamam, por që të shkëputej në këtë pikë. Unë ika nga Greqia sepse isha 7-muajshe shtatzënë dhe isha pa letra. Ai më tha shko në Shqipëri lind se do vij të të marr unë. Ai e priti shumë mirë lajmin e shtatzanisë. Më thoshte që ishte ndarë nga gruaja që kishte fituar në bixhoz, ku nusen thoshte se e kishte marrë në bixhoz në Shqipëri. Ai ka luajtur në bixhoz edhe i kishin thënë ‘skam lek të të jap, do të jap vajzën’. Babai i vajzës e dinte që ai shkon dhe ka një grua tjetër. Unë shkova në Greqi dhe i thashë sikur rrit gocat e huaja, do rrisësh edhe gocën tënde.
Me anë të telefonit më thoshte që do vij të të marr, por ai kishte qenë i lidhur me një tjetër. Ai gjasme më tha që do vijë për Vit të Ri të më marrë dhe do iknim në Greqi, por nuk e hapte më telefonin. Unë thosha se e kishin futur burg ngaqë ishte pa letra.
Por me mendjen time pas një viti i shkova hallës atje edhe i thashë ‘Leo ka marrë një tjetër’.
Më thanë që Leo ka marrë dorë të zezë me tre goca. Dhe unë shkova në Greqi më ka thënë çfarë kërkon këtu. Edhe i thashë si po rrit gocat e huaja do të rrisësh dhe gocën tënde. E refuzoi e ktheu kokën nuk e ka prekur gocën fare. Unë jo se desha të rrija në një shtëpi, ku ka gra të tjera por i thashë këtu do rri ku rrinë dhe këto. Edhe kam marrë çantën kam dalë në rrugë, dhe nuk ka marrë guximin që të na gjejë një shtëpi.
E kam gjetur një shqiptar në rrugë edhe ai na ka ndihmuar. Dhe ma kanë gjetur një shtëpi si kaçole lopësh sa e çanë mushkonjat gocën. Ishin nja dy vajza në Greqi këta morën Policinë edhe më ka ndihmuar policia greke.
Policia e ktheu në Shqipëri, por prap ai nga inati nuk e pranonte gocën. Nuk e dua tha. Edhe më thanë policët grekë, ‘a do letra të gjejmë dhe shtëpi që të rrish këtu? apo do të ikësh për Shqipëri’. E refuzova. Thashë më mirë po ja kërkoj shtetit tim një shtëpi sesa t’ia u kërkoj unë të bëhem shtetase greke.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda dha një mesazh për qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile.
Proda tha se ne i bashkojmë zërin tonë thirrjes botërore për t’i dhënë fund çdo forme dhune, sidomos dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
Sipas Prodës, Policia e Shtetit ka një angazhim të qartë dhe të palëkundur: zero tolerancë ndaj dhunës.
“Asnjë viktimë e dhunës nuk është vetëm! Dyert tona janë të hapura në çdo kohë, ditë e natë; oficerët e policisë janë të trajnuar për t’ju mbështetur dhe çdo thirrje në numrin 112 trajtohet me prioritet maksimal. Policia është në krahun tuaj, për t’ju mbrojtur dhe për të ndëshkuar autorët e dhunës”, shprehet Proda në mesazhin e tij.
Mesazhi i plote:
Të nderuar qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile:
Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës, ne i bashkojmë zërin tonë thirrjes botërore për t’i dhënë fund çdo forme dhune, sidomos dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
Policia e Shtetit ka një angazhim të qartë dhe të palëkundur: zero tolerancë ndaj dhunës.
Asnjë viktimë e dhunës nuk është vetëm! Dyert tona janë të hapura në çdo kohë, ditë e natë; oficerët e policisë janë të trajnuar për t’ju mbështetur dhe çdo thirrje në numrin 112 trajtohet me prioritet maksimal.
Policia është në krahun tuaj, për t’ju mbrojtur dhe për të ndëshkuar autorët e dhunës.
Ftoj të gjithë qytetarët të mos heshtin. Heshtja mbron autorët, ndërsa denoncimi shpëton jetë. Dhuna nuk është problem individual, por një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien e shoqërisë sonë. Vetëm duke raportuar dhe duke bashkëpunuar, ne mund ta ndalim dhunën dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.
Raportoni, për të parandaluar dhunën dhe për të ndëshkuar autorët.
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, pas një operacioni të finalizuar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet gjermane.
Bëhet fjalë për shtetasin Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 38-vjeç, i cili në vitin 2019 akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur me armë zjarri shtetasin K. P., bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, e ngarkuar me gjykimin e një çështjeje kundër një grupi të strukturuar kriminal, ku vetë i ekstraduari ishte i përfshirë.
Ballabani dyshohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Emiliano Shullazit dhe dhunimi i bashkëshortit të gjyqtares është bërë me urdhër të Shullazit.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar për Ballabanin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, parashikuar nga Kodi Penal.
Pas mbërritjes në Shqipëri, 38-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vijojë procedurat përballë drejtësisë shqiptare.
Media amerikane MSNBC e ka pushuar nga puna analistin e tij politik, Matthew Dowd, sepse, pas vrasjes së Charlie Kirk, ai tha në televizion se “mendimet e mbushura me urrejtje çojnë në fjalë të mbushura me urrejtje dhe ato nga ana tjetër çojnë në veprime të mbushura me urrejtje. Kjo është atmosfera ku ndodhemi. Nuk mund […]
BEOGRAD, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Protestat kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç në qytetin verior të Novi Sadit çuan përsëri në përleshje midis policisë dhe demonstruesve të premten vonë në mbrëmje.
Policia largoi me forcë mijëra protestues paqësorë nga Universiteti i Novi Sadit, sipas transmetuesit të pavarur N1. Autoritetet përdorën gaz lotsjellës, shkopinj dhe granata zhurmuese.
Sipas raportimeve të medias, operacioni policor filloi pasi individë të panjohur hodhën objekte drejt oficerëve të policisë të vendosur përpara ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë.
Fakulteti ka qenë në qendër të protestave për një javë e gjysmë, pasi dekani pro-qeveritar i detyroi studentët të largoheshin nga ndërtesa, të cilën e kishin zënë për muaj të tërë, nën mbrojtjen e policisë.
Lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët filloi pas shembjes së një strehe në një stacion radiofonik të rinovuar së fundmi në qytetin verior të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, duke vrarë 16 persona.
Ekspertë të pavarur dhe anëtarë të opozitës ia atribuojnë tragjedinë neglizhencës dhe korrupsionit të qeverisë Vuçiç. /os/
Aktorja e njohur Danielle Mason, ka akuzuar publikisht ish-të fejuarin e saj, Lee Dopson, për një sulm fizik. Sipas 42-vjeçares, ngjarja ka ndodhur pas festës së fejesës në nëntor të vitit 2024.
Ylli britanik, e njohur gjithashtu si motra nga nëna e aktores së “EastEnders”, Jessie Wallace, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku tregon fytyrën e dëmtuar.
Gjithashtu, ka bërë një seri postimes ku flet për betejat ligjore me 45-vjeçarin.
Duke folur për “Daily Mail”, ajo ka thënë se incidenti ndodhi pas një feste luksoze në hotelin DoubleTree By Hilton St Anne’s në Wokingham.
Ajo ka siguruar një urdhër ndalimi ndaj Lee-t javën e kaluar nga Gjykata në Slough.
42-vjeçarja u ndje e detyruar të reagojë publikisht, pasi Lee publikoi një video me shenja të dukshme në fytyrë, duke pretenduar se ishte ai viktima. Por Danielle theksoi se dëmtimet e tij ishin pasojë e vetëmbrojtjes së saj gjatë sulmit.
Çifti nisi lidhjen në vitin 2023, pasi u njohën në një supermarket gjatë shoqërimit të fëmijëve të tyre në shkollë.
Të dy kanë fëmijë nga lidhje të mëparshme. Danielle ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Tony Giles, me të cilin ka marrë pjesë në emisionin “My Big Fat Gypsy Wedding”.
Ajo theksoi se nuk dëshironte të ekspozohej në rrjete sociale, por ndjeu nevojën të tregonte të vërtetën për shkak të deklaratave publike të ish-të fejuarit.
Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile.
Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 persona, protestat kundër qeverisë serbe kanë vazhduar të pandërprera. Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë – por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve.
Si po reagon Brukseli ndaj përshkallëzimeve të fundit në vendin kandidat për në BE?
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, bëri thirrje në një deklaratë “të gjitha palëve për të ulur tensionet“. Çdo dyshim për përdorim të ekzagjeruar të forcës nga policia duhet të hetohet siç duhet.
I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga afër situatën në Serbi. Qëndrimi i KE është i qartë: “E drejta për demonstrata paqësore dhe liria e tubimit duhet të respektohen dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga dëmtimet ose dhuna”, tha Guillaume Mercier, një zëdhënës i Komisionit. Megjithatë, këto deklarata nuk mjaftojnë për shumë politikanë dhe vëzhgues. Për muaj të tërë, ata kanë bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër qeverisë serbe dhe Presidentit Vuçiç.
Eurodeputeti Tonino Picula e ka kritikuar Brukselin për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj SerbisëFotografi: Dwi Anoraganingrum/Geisler-Fotopress/picture alliance
Kritika nga Parlamenti Europian
Një nga kritikët është eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai i kushton shumë kohë vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin të mërkurën, duke folur për stacionin televiziv N1 që mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj Serbisë. “BE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet për të vepruar ndryshe ndaj regjimit të Aleksandar Vuçiç. Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojshëm për të ushtruar presion mungon këtu”, tha Picula.
Këtu mund të luajnë rol gjithashtu interesat strategjike si të Brukselit ashtu edhe të Beogradit: Në vitin 2024, BE nënshkroi një marrëveshje me Serbinë, duke siguruar akses në litiumin serb. Për më tepër, Serbia ka shfrytëzuar me mjeshtëri marrëdhëniet e saj miqësore me Rusinë, thotë Antigona Imeri e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane, një grup ekspertësh me seli në Bruksel. Duke pasur frikë nga një afrim me regjimin e presidentit të hershëm rus Vladimir Putin, Evropa ka qenë shumë e butë: “Kjo strategji zbutjeje e BE ka dështuar, ajo tani duhet të përdorë urgjentisht një ton ndryshe.”
Vetëm 40% për BE
Por edhe pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, BE-ja vazhdon të veprojë me metodën “punohet si zakonisht” me Serbinë dhe dështoi ta bënte në mënyrë të qartë qeverinë përgjegjëse. “Kjo është e kuptueshme nga një perspektivë gjeopolitike, por bëhet problematike nëse krijon përshtypjen se shkon në kurriz të vlerave themelore të Unionit”, tha Imeri.
Përshtypja që krijohet minon besimin e shumë njerëzve në BE – dhe besimi në Serbi është tashmë relativisht i dobët: Në një sondazh të pranverës 2025 të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, vetëm 40 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për pranimin e vendit të tyre në BE. Ndërkohë, më shumë se gjysma thonë se nuk besojnë më se BE është seriozisht e interesuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Beograd më 25 tetor 2024Fotografi: Darko Vojinovic/AP Photo/picture alliance
BE partnerja më e rëndësishme ekonomike e Serbisë
Jo të gjithë ekspertët e konsiderojnë problematike strategjinë e Brukselit ndaj Beogradit: “Mendoj se është shumë herët për të vlerësuar qëndrimin e BE-së për këtë çështje”, thotë Nina Vujanoviç nga organizata kërkimore Bruegel me seli në Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situatën dhe duhet të vazhdojë ta bëjë këtë.
Në vend që të ushtrojë presion, Brukseli duhet të përqendrohet në stimujt ekonomikë – atëherë rreziku i largimit të Serbisë tek Rusia do të ishte i ulët: “Serbia ka një interes shumë më të madh ekonomik në zbatimin e reformave të BE-së sesa në afrimin me Rusinë”, sipas Vujanoviç. Vendi ka qenë prej kohësh i lidhur ngushtë ekonomikisht me BE-në: Mbi 60 përqind e eksporteve serbe shkojnë në BE dhe mbi 60 përqind e investimeve të huaja direkte në Serbi vijnë prej andej.
Me mjete ekonomike sigurisht që mund të ushtrohet presion ndaj Vuçiçit dhe regjimit të tij: BE-ja i ka premtuar Serbisë një shumë marramendëse prej 1.6 miliardë eurosh deri në vitin 2027 – por këto fonde janë të lidhura me zbatimin e reformave. “BE-ja mund t’i shkurtojë këto fonde ose të vonojë ndarjen e tyre nëse përcakton se një vend nuk po i përmbush detyrimet e tij”, shpjegon Vujanoviç.
Presidenti rus Vladimir Putin (majtas) me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç në Moskë më 9 maj 2025Fotografi: Alexander Zemlianichenko/AP Photo/picture alliance
Deri më tani, Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, duket se është larg zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Një raport i BE-së mbi sundimin e ligjit në Serbi, i botuar në korrik, zbuloi, ndër të tjera, se vazhdon të ushtrohet presion i fortë politik mbi gjyqësorin dhe shoqatat e shoqërisë civile. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e gazetarëve në Serbi.
Pikërisht kundër kësaj gjendjeje, kanë dalë në rrugë për muaj të tërë studentët dhe shumë qytetarë të tjerë të vendit – pavarësisht rrezikut të arrestimit ose lëndimit nga policia. Nëse dhuna gjatë protestave vazhdon, BE-ja mund të vihet nën presion në rritje për të marrë një qëndrim më të qartë ndaj Beogradit./ DW
Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, vetëm se ajo kishte bërë sherr me vjehrrën. Burri i identifikuar si Alfred Llozhi u arrestua nga forcat e komisariatit nr 1 ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtje. Kjo është një ndër shumë episode të dhunës që përfundojnë […]
13 vjeçarja nga Gjilani, cila ishte viktimë e një dhune fizike nga një grup i bashkëmoshatareve të saja, ka rrëfyer për “Piranjat” momentet e tmerrit që përjetoi.
Ajo së bashku me dëshmitare treguan detaje tronditëse të asaj që ndodhi.
Sipas rrëfimit të viktimës, ajo ishte ftuar nga disa vajza që i njihte si shoqe për një takim, por përfundoi duke u përballur me dhunë dhe kërcënime serioze për jetën.
“Rrugës ma kanë ba që në mahall të vet janë tum prit mem rreh, veç sa mem shti me shku te shtëpia e braktistë. Njërën nuk e kam njoft, njërën e kam pasur si motër, dy i kam pas shoqe shumë të mira. Njëra ka bërë video, katër kanë shpreh dhunë, njëra veç ka nejt”, tha ajo.
Ngjarja ka ndodhur në një ambient të izoluar ku vajza u mbajt përreth 50 minuta. Ajo u godit me shpulla e shqelma dhe nuk kishte mundësi të kërkonte ndihmë. Më pas, për shkak të frikës, nuk e tregoi rastin menjëherë as tek familjarët.
“S’ka pas shanse mem pa askush. Të nesërmen kur më kanë pa iu kam thënë se jam rrëzu me trotinet, se më kanë shtanazhu që nëse i tregoj dikujt, ma bëjnë hala ma zi herën tjetër”, shprehet viktima.
Një dëshmitare tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes konfirmoi dhunën dhe kërcënimet që kishte dëgjuar dhe përjetuar.
“Më kanë kërcënuar edhe mua, më kanë thanë që kanë mem ther, mem mbyt. Ma kanë ba që nëse një njeri i gjallë e merr vesh, nuk ka mem ra mu mirë. Ka pas shpulla, shqelma. Nuk kam guxua me shku sepse jam frikësuar që pom therin”, rrëfen dëshmitarja.
Ky rast ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur thirrje për veprim të shpejtë të institucioneve ndaj dhunës mes të rinjve. /Telegrafi/
Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së bashku me babanë e tij, në ambientet e një lokali në kryeqytet.
Në një intervistë për Top Channel, pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, e më pas u dhunua edhe ai.
Genardi, i njohur për historinë e trishtë të jetës së tij, tregon se nuk ka konflikte me askënd dhe se rastin do e ndjekë deri në instancat më të larta të drejtësisë.
Duhej të ishte një leksion futbolli, por rezultoi përballje grushtesh. Real Betis dhe Como dhuruan një nga skenat më të turpshme të viteve të fundit në fushën e futbollit. Ndeshja në Kadiz ishte gjithçka tjetër përveçse miqësore. Një numër lojtarësh nga të dyja ekipet u përfshinë në një përleshje masive, gjatë së cilës u shkëmbyen […]
Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur në internet Genard Hajdini dhe babain e tij.
Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40-vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25-vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.
“Nevojitet një reformim i thellë institucional në Polici, ku duhet të ndahet nga politika, e cila i shpërblen me poste më të ‘devotshmit’ e vet në radhët e uniformave blu.” Kështu shprehet partia politike “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt në një reagim lidhur me pamjet e publikuara në media, ku një efektiv i Policisë Kufitare […]
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në rrjetin social X, lidhur me dhunimin e një kamarieri në Vlorë, prej një efektivi policie.
Menjëherë pas kësaj ngjarje, efektivi u pezullua nga detyra, por Rama ka shkuar më tej, teksa kërkon përjashtimin përgjithmonë nga radhët e policisë, madje t’i dorëzohet organeve të drejtësisë.
Postimi i Ramës:
Pezullimi nga detyra i efektivit të Policisë së Shtetit Dibër, që jashtë shërbimit ka marrë pjesë në një konflikt të shëmtuar fizik në Vlorë, është vetëm masa e parë që duhet të pasohet nga përjashtimi i këtij individi pa kthim në radhët e policisë, si edhe nga dorëzimi i tij në duart e drejtësisë sapo të dalë nga spitali.
Ndërkohë në pakon e masave të reja të reformës së kontrollit të territorit, janë përshirë edhe rritje të peshës së përgjegjësisë para ligjit të të gjithë punonjësve të shtetit që operojnë në kontakt më komunitetet e me qytetarët, të cilëve nuk do t’u tolerohen shkeljet e asnjë natyre që cënojnë komunitetin apo qytetarin, qoftë gjatë orëve të shërbimit qoftë jashtë orëve të shërbimit.
*Shembull: Çdo punonjës i shtetit që zotëron një ngrehinë pa leje për qëllim fitimi apo që shfrytëzon një hapësirë publike për të nxjerrë fitim (përveç ndëshkimeve të njëjta për të gjithë) do të ndiqet penalisht dhe do të përjashtohet nga detyra pa të drejtë kthimi në një punë në sektorin shtetëror për një numër të konsiderueshëm vitesh.