Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Rama në kantierin e “Kengo Art Park”, qendër e re për artin dhe kulturën

24 December 2025 at 13:43

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot kantierin e “Kengo Art Park”, një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës e që do të shërbejë si një qendër e re për artin dhe kulturën.

I projektuar nga mjeshtri i arkitekturës, japonezi Kengo Kuma, ky park shtrihet në një sipërfaqe prej 32 mijë metra katrorë dhe vjen në vazhdën e investimeve të qeverisë për transformimin e aseteve publike duke i kthyer godinat e amortizuara, në qendra arti, kulture, ekspozimi, inovacioni, e hapësira socializimi për të rinjtë.

I shoqëruar nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, kryeministri ndoqi nga afër punën që po kryhet në këtë kantier, i cili do të shndërrohet në një park ku do të gjejnë hapësirën e tyre të gjitha moshat.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, shpjegoi se projekti shtrihet në dy zona kryesore dhe se kanë përfunduar të gjitha punimet e përforcimit të strukturave ekzistuese, të cilat ishin të degraduara dhe janë rindërtuar nga e para, duke respektuar kërkesat e veçanta arkitekturore të projektit.

“Këto ishin godina të rrënuara. Tani ka filluar të bëhet edhe pjesa e suvatimeve të brendshme që po realizohet me suva artistike dhe kundër lagështirës”, tha ai.

Agolli theksoi se ky projekt vjen në vazhdën e projekteve që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për transformimin e aseteve publike që kanë degraduar, duke i kthyer në qendra zhvillimi si nga pikëpamja arkitekturore edhe nga pikëpamja funksionale.

Me përfundimin e këtij projekti, Agolli u shpreh se do të kemi një qendër arti, novacioni dhe kulture dhe një qendër socializimi për të rinjtë dhe fëmijët.

Ndërkohë, ai informoi se në një pjesë të mirë të projektit arkitekti ka dashur të ruajë memorien historike të këtyre godinave.

Parku do të përfshijë pavijone ekspozimi të përhershme dhe të përkohshme, ambiente për workshope dhe punishte arti, shtëpi për artistë, hapësira administrative, si edhe zona shërbimi si bar-restorant dhe ambiente pritjeje e informacioni.

Një element i veçantë i projektit është krijimi i shesheve dhe hapësirave të hapura, përfshirë një strukturë që funksionon si një amfiteatër natyror, e përshtatshme për evente kulturore dhe artistike të ndryshme, duke e kthyer parkun në një hapësirë dinamike socializimi për të rinjtë dhe familjet.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli tha se sipas planit të zbatimit, “Kengo Art Park” pritet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 7 400 metrash katrorë, ky projekt do të jetë një nga hapësirat më të mëdha të artit, kulturës dhe ekspozimit në Tiranë, duke shtuar një tjetër pikë referimi në hartën kulturore dhe turistike të vendit.

 

 

/m.m/a.f/

The post Rama në kantierin e “Kengo Art Park”, qendër e re për artin dhe kulturën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq

24 December 2025 at 12:59

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre zyrtarë të akuzuar për abuzim me detyrën.

Prokuroria dërgoi në gjyq shtetasen A.H., Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës dhe shtetasen A.C., Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe shtetasin V.Ç. për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezulton se e pandehura A.H., në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të Taksave dhe Urbanistikës në Bashkinë Fier, nuk ka marrë masat për vendosjen e kasës fiskale në sistemin e parkimit të Bashkisë, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore në vlera të larta.

Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit të paligjshëm prej të pandehurës mbi drejtoritë në varësi, janë realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar në vlera më të ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe tek Drejtoresha e Taksave në Bashkinë Fier për të kryer përllogaritje të parregullt të taksave subjektit “R…” shpk, si dhe për të lëshuar një vërtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, ndërkohë që ai ka pasur taksa pa paguar në një vlerë të konsiderueshme.

Ndërsa e pandehura A.C., në cilësinë e Drejtoreshës së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, ka lëshuar (konceptuar) fatura të taksave dhe tarifave mbi vlerën reale për subjekte të caktuara dhe, pasi u janë njoftuar subjekteve të cilët kanë bërë ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur në disa raste edhe tej parashikimeve të vendosura nga Këshilli Bashkiak.

E pandehura ka realizuar faturime fiktive të subjekteve, duke i taksuar ata me taksa në vlerë më të ulët se ajo për të cilën ata duhej të taksoheshin. Gjithashtu, nuk ka marrë asnjë masë për fiskalizimin e pikave të parkimit të mjeteve në administrimin e Bashkisë.

Ndërkohë, i pandehuri V.Ç., me detyrë Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerrë prej tij ka detyruar inspektorët të kryejnë kontroll në një subjekt tregtar, pa pasur më parë një urdhër pune nga DPT. Pas kryerjes së kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedurën ligjore për të kërkuar rikontroll në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe nuk ka mbikëqyrur fushatën sensibilizuese, pasi nuk është kontrolluar asnjë subjekt tjetër.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë punonjësve shtetërorë ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore.

/m.m/a.f/

The post Prokuroria dërgon tre zyrtarë të Bashkisë Fier në gjyq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dosja në SPAK”, Berisha: Regjistrimet ambientale dëshmojnë se Linda Rama është padrone e tenderave te AKSHI

By: Ela
24 December 2025 at 13:43

Sali Berisha, deklaroi sot për mediat se regjistrime ambientale të biznesmenit Gerond Meçe dëshmojnë, sipas tij, se bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është “padronia e tenderave në AKSHI”. Gjatë një deklarate publike, Berisha tha se këto materiale janë bërë publike prej tij rreth dy vite më parë dhe, sipas tij, nuk janë përgënjeshtruar asnjëherë. Ai […]

The post “Dosja në SPAK”, Berisha: Regjistrimet ambientale dëshmojnë se Linda Rama është padrone e tenderave te AKSHI appeared first on BoldNews.al.

“Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë

By: Ela
24 December 2025 at 13:19

Me turisttët që sa vijnë e bëhen më koprracë dhe popullsinë vendase që është tkurrur për shkak të emigracionit, bizneset vendase ankohen për konsum të dobët edhe në kulmin e sezonit të verës, çka bëri që shumë mallrat tu mbeteshin stok. Ky perceptim i tyre tashmë konfirmohet dhe nga të dhënat e INSTAT. Sipas INSTAT […]

The post “Bllofi” i turistëve, nuk nxitën konsumin në verë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: AKSHI kopshti privat i Ramës! Protagonistë baxhanaku”peshkaqen” Armand Frangu dhe patronazhistja Linda Rama

By: Ela
24 December 2025 at 13:06

Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, është ndalur te ajo që e cilësoi si “skandali i AKSHI-t”, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe personave të lidhur me të. Sipas Berishës, dosja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është “edhe më e zezë”, pasi, sipas tij, […]

The post Berisha: AKSHI kopshti privat i Ramës! Protagonistë baxhanaku”peshkaqen” Armand Frangu dhe patronazhistja Linda Rama appeared first on BoldNews.al.

Historia tragjike e banores së re të “BBV 5″/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës

By: Ela
24 December 2025 at 12:50

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën. Fëmijëria […]

The post Historia tragjike e banores së re të “BBV 5″/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës appeared first on BoldNews.al.

Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

By: Ela
24 December 2025 at 12:39

Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e dielë kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë […]

The post Përgatitjet e fundit për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Fati i ekonomisë së vendit në ‘dorë’ të administratës. Zhgënjen turizmi

24 December 2025 at 12:40

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e fundit zyrtare tregojnë se modeli i rritjes së ekonomisë së Shqipërisë po vihet në provë.

Sipas INSTAT, gjate periudhës së verës, pra qershor-korrik, konsumi i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi shënoi rënie prej 0.97%. Një vit më parë ky tregues ishte me rritje 0.83%. Në rënie po ashtu raportohet konsumi i qeverisë, 0.98% kur një vit më parë u rrit me 6.8%.

Rënia e konsumit final në zemër të sezonit veror është një “flamur i kuq”, duke konsideruar dhe faktin që tregtia dhe shërbimet e konsumit janë shtylla e dytë më e rëndësishme e ekonomisë së vendit, pas administratës publike. Dobësimi i konsumit final të familjeve është veçanërisht shqetësues, pasi ky tregues përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet e përdorura drejtpërdrejt për të përmbushur nevojat individuale të familjeve rezidente. Paralelisht, rënia e konsumit final të administratës publike dhe institucioneve jofitimprurëse, që përfshin shërbimet jotregtare në funksion të komunitetit, tregon një ngadalësim më të gjerë të shpenzimeve në ekonomi.

Konkretisht, gjatë periudhës, administrata dhe tregtia+shërbimet e ushqimit dhe akomodimit, kontribuan e 1.7 p.p dhe 0.62 p.p në PBB.

Matur sipas ecurisë, administrata ka kryesuar rritjen, me 15%, ndjekur nga tregu imobiliar me 10.55% dhe tregu i informacionit e komunikimit me 10.4%. Ndërtimi shënoi një rritje me 4.75%. Shërbimet dhe tregtia u rritën me vetëm 2.6%, ndërsa grupi i aktiviteteve industri, energji dhe ujë shënuan rënie prej 4.75 % dhe bujqësia e  peshkimi u ul me 1.73 %.Gjatë së njëjtës periudhë,

Konsumi final i familjeve: Llogarit të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdoren direkt për të plotësuar kërkesat individuale të familjeve rezidente. Konsumi final i administratës publike dhe Institucioneve jo fitim prurëse: Përmban vlerën e shërbimeve jotregtare të kryera nga administrata publike dhe nga institucionet jofitimprurëse në përfitim të komuniteteve ose grupe familjesh.

The post Fati i ekonomisë së vendit në ‘dorë’ të administratës. Zhgënjen turizmi appeared first on Gazeta Si.

Mbi 720 mijë udhëtarë deri në nëntor në Portin e Durrësit

24 December 2025 at 11:45

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Numri i pasagjerëve që zgjedhin Portin e Durrësit ka ardhur në rritje edhe këtë vit.

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar 726,824 udhëtarë, ose rreth 1% më shumë se një vit më parë.

Sipas të dhënave të Autoritetit Portual Durrës, mbi 341 mijë pasagjerë janë regjistruar në hyrje të vendit, ndërsa 386 mijë të tjerë kanë udhëtuar drejt porteve italiane.

Në analizën progresive nëntor 2024 – nëntor 2025, janë realizuar 922 lundrime tragetesh nga dhe drejt Portit të Durrësit, duke konfirmuar rolin e portit në mbështetje të turizmit dhe lëvizjes ndërkufitare.

Një trend pozitiv është regjistruar edhe në transportin e mjeteve, ku gjatë janar–nëntorit 2025 janë transportuar gjithsej 253,485 mjete (autovetura, kamionë dhe trailerë), me një rritje prej 5,967 mjetesh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Treguesit e mësipërm përfshi edhe rritjen e përpunimit të mallrave, dëshmojnë rëndësinë strategjike të Portit të Durrësit në sistemin ekonomik dhe logjistik të vendit, si dhe kapacitetin e tij për të përballuar me efikasitet rritjen e vazhdueshme të aktivitetit detar, në përputhje me standardet bashkëkohore të industrisë.

/m.m/a.f/

The post Mbi 720 mijë udhëtarë deri në nëntor në Portin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor

24 December 2025 at 11:38

TIRANE, 24 dhjetor/ATSH/ Porti i Durrësit vijon të konsolidojë pozicionin e tij si nyja kryesore e transportit detar në Shqipëri, duke shënuar rezultate pozitive gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit 2025.

Të dhënat statistikore tregojnë se volumi total i mallrave të përpunuara ka tejkaluar 3.5 milionë tonët, me një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 203 mijë tonë mallra më shumë të trajtuara në katër terminalet portuale të Durrësit.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2,664,265 tonë importe dhe 861,370 tonë eksporte, duke konfirmuar rolin e portit si një qendër strategjike për furnizimin e tregut vendas dhe njëkohësisht si korridor i rëndësishëm për eksportin e produkteve shqiptare drejt tregjeve ndërkombëtare.

Një ndikim të veçantë në rritje ka dhënë intensifikimi i importeve, të cilat janë rritur me 23.7%, duke reflektuar gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe rritje të besueshmërisë së Portit të Durrësit si qendër logjistike e rëndësishme në rajon.

Edhe sektori i konteinerëve ka shënuar performancë pozitive. Gjatë janar–nëntorit 2025 janë përpunuar 207,655 TEU, me një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në terma tonazhi, në Terminalin e Konteinerëve janë trajtuar mbi 1.92 milionë tonë mallra, që përfaqëson një rritje prej 2.9%, duke dëshmuar rritje të qëndrueshme të flukseve të mallrave të konteinerizuara.

/m.m/

The post Mbi 3.5 milionë tonë mallra të përpunuara në Portin e Durrësit deri në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike

By: Ela
24 December 2025 at 11:47

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, deputetët kanë filluar të shfrytëzojnë favoret që ju jep mandati për të marrë bonuse dhe financime shtetërore. Siç rezulton nga dokumentet, përfitimet janë përtej pagës apo pagesave për pjesëmarrje në komisione. Vec kuotës për karburant apo telefon, përfaqësuesit e popullit, kanë marrë nga paratë e qytetarëve edhe […]

The post Emrat e 13 deputetëve “të pastrehë” që marrin bonus qiraje, 10 të tjerë me pasaporta diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Emigrantët nisen drejt atdheut për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës

By: Ela
24 December 2025 at 11:16

Në pikën kufitare të Kapshticës është shënuar një rritje e numrit të personave, të cilët kanë hyrë në territorin vendas. Ky fluks vjen në prag të vigjiljeve të Krishtlindjes. Fluksi më i madh është në hyrje të territorit shqiptar. Kjo pasi shumë emigrantë kanë zgjedhur të kthehen pranë familjeve, për të festuar festat e fundvitit. […]

The post Emigrantët nisen drejt atdheut për festat e fundvitit, rritet fluksi në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

FMN: Banka Shqiptare e Zhvillimit, një rrezik potencial pa qeverisje të fortë

By: Ela
24 December 2025 at 10:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngre alarmin për nevojën e një kuadri shumë të fortë qeverisjeje dhe mbikëqyrjeje për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, duke paralajmëruar se pa standarde të qarta prudenciale dhe transparencë të plotë, institucioni i ri mund të shndërrohet në burim rreziku fiskal dhe financiar. Ky është një nga mesazhet kryesore të raportit më […]

The post FMN: Banka Shqiptare e Zhvillimit, një rrezik potencial pa qeverisje të fortë appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona

24 December 2025 at 10:39

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë persona të përfshirë në skemat e mashtrimit lidhur me bursën “Forex”.

Konkretisht për gjykim u dërguan shtetasit B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., për veprën penale të “Mashtrimit”.

Në përfundim të hetimeve mbi subjektet e licensuara dhe të palicensuara në lidhje me veprimtarinë “Forex”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një skeme të mirëorganizuar, e realizuar në formën e një call center-i.

Brenda kësaj veprimtarie, të pandehurit në fjalë, kanë marrë pjesë në realizimin e skemës mashtruese të drejtuar ndaj shtetasve të huaj, mes tyre shtetasit italianë L.C. dhe S.S., duke kontribuar në funksionimin normal të mekanizmit të mashtrimit dhe në sigurimin e vijimit të tij.

Nga ky procedim janë veçuar aktet dhe vijojnë hetimet në një procedim të ri për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ndaj viktimave të tjera në bashkëpunim me autoritetet e huaja.

Nga këqyrja e aplikacionit “WhatsApp” të telefonave të sekuestruar, u konstatuan biseda me persona të ndryshëm, shtetas të regjistruar me emra italianë, të cilët kanë dërguar foto të kartave të identitetit, të kërkuara nga përdoruesi i telefonit.

Nga bisedat rezultoi se këtyre shtetasve u kërkoheshin shuma të ndryshe monetare për t’i investuar në bursën Forex, me qëllim përfitimin e vlerave më të mëdhaja në këmbim.

Konkretisht, shtetasi i cili ishte i regjistruar si L.C. komunikon në aplikacionin ‘WhatsApp’, duke i thënë përdoruesit se ka kryer transfertën prej 8,700 euro. Kjo pagesë rezulton se është kryer pasi ai ka firmosur një kontratë, e cila parashikonte një vlerë prej 100,000 euro prej tij dhe për këtë shkak në datë 29 nëntor 2023, ai ka kryer transfertën bankare, e cila në përshkrim ka, se kryhet në formë huaje.

Në vijim të bisedave të këqyrura rezulton se ky shtetas i ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo është një mashtrim i madh. Në datë 13 dhjetor 2023 i kërkohet sërish që ky shtetas të kryejë një transaksion në vlerën prej 3,500 euro, me justifikimin se është penalitet për shkak se transferta e parë ka shkuar me vonesë.

Në rastin konkret të aktivitetit mashtrues të zhvilluar në ambientet e call center-it, rezulton se të pandehurit kanë vepruar me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim përfitimi pasuror.

Ata kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm për natyrën mashtruese të veprimtarisë, që konsistonte në kontaktimin e klientëve të huaj për investime të rreme në Forex dhe kanë ndjekur në mënyrë të përsëritur të njëjtin mekanizëm për të përfituar shuma parash pa qëllim kthimi.

Shtetasi Gj.R i punësuar në “Ozar” shpk ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në ndjekjen e klientëve dhe në koordinimin e punës së operatorëve. Ndërsa shtetasi L.Sh, ka pasur një rol të lartë funksional në strukturën e brendshme të aktivitetit, duke dhënë udhëzime, ndarë detyra, etj.

Në këtë skemë, shtetasi E.A., figuron si administrator ligjor i shoqërisë “OZAR” sh.p.k. dhe përgjegjësia e tij lidhet me mosveprimin e tij si administrator, me faktin që ai ka pranuar të figurojë si drejtues i shoqërisë pa marrë masat e nevojshme për të parandaluar përdorimin e shoqërisë për veprimtari të paligjshme.

Shtetasi A.Ll ka marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet mashtruese dhe në mbështetjen e operatorëve që ushtronin këtë veprimtari. Ndërsa shtetasit B.B., dhe K.D. kanë qenë në momentin e ndërhyrjes së policisë pranë “Ozar” me dijeni të plotë mbi natyrën mashtruese të aktivitetit që zhvillohej në këto ambiente dhe J.J. personi kryesor i ngarkuar me mbikëqyrjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike të operatorëve dhe supervizorëve.

Nga sa më sipër, rezulton e provuar se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe më shumë se një herë, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Mashtrimit”.

/m.m/a.f/

The post Mashtronin shtetas të huaj, dërgohen në gjyq 7 persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon puna për modernizimin e Muzeut Historik Kombëtar

24 December 2025 at 09:38

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Në Muzeun Historik Kombëtar po vijon puna për transformimin e tij në një institucion modern dhe të denjë për ruajtjen dhe paraqitjen e trashëgimisë historike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rilindjes së Muzeut Historik Kombëtar, duke e cilësuar atë si një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor.

Pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-të, Muzeu Historik Kombëtar është në fazë restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi.

Kjo është ndërhyrja më e rëndësishme që po realizohet në këtë institucion simbol, në kuadër të programit EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

Në fazën e parë, punimet përfshijnë: paketim dhe evakuim të artefakteve, konsolidim dhe përforcim strukturor, rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë, instalimin e sistemit të monitorimit CAM, restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

Ndërkohë, faza e dytë e punimeve vijon me transformimin rrënjësor, që do të përfshijë: shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike; fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulesën ikonike; sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor.

Muzeu Historik Kombëtar është një ndër muzeumet më të vizituara në Shqipëri. Projekti për restaurimin e tij është një operacion i jashtëzakonshëm, i udhëhequr nga “Casanova & Hernandez Architects”, Hollandë, mbështetur në analizën e një skuadre profesionistësh të shkencave albanologjike.

/m.m/a.f/

 

The post Vijon puna për modernizimin e Muzeut Historik Kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve

By: Ela
24 December 2025 at 10:24

Udhëzimi i ndryshuar i ministrit të Financave “Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore”, tashmë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, tregon një rritje të ndjeshme të çmimeve referuese për zhdoganimin e automjeteve, duke shënuar një shtrëngim të qartë të politikës së vlerësimit doganor në këtë sektor. Nëse në udhëzimin e vitit 2018 theksi […]

The post Rriten me 25% çmimet e referencës për zhdoganimin e mjeteve appeared first on BoldNews.al.

Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës

By: Ela
24 December 2025 at 10:05

Në portin detar të Vlorës vijon fluksi në ardhje i festave të fundvitit. Fluks ky që ka nisur prej ditës së premte të javës që lamëpas duke vazhduar në rritje për disa ditë. Megjithëse fundjave, e shtuna dhe e diela mbeten pika kulmore me shifra më të larta në rritje edhe ditët e kësaj jave […]

The post Festat e fundvitit/ Fluks makinash në portin e Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona

By: Ela
24 December 2025 at 09:52

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 7 persona, B.B., K.D., J.J., A.Ll., E.A., Gj.R., dhe L.Sh., të cilët akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’ për të përfituar. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar veprimtari mashtruese në ambientet e shoqërisë ‘OZAR’ sh.p.k., nëpërmjet një […]

The post Mashtronin të huajt duke u premtuar investime në bursën ‘Forex’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 7 persona appeared first on BoldNews.al.

Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS

By: Ela
24 December 2025 at 09:37

Nga Ferdinand Dervishi Në vendimin e Gjykatës së Posaçme për masat e arrestit të të akuzuarve për tenderat e AKSHI-t, ka të paktën dy personazhe, të cilët akuzohen edhe si bashkëpunëtorë në vjedhjen e databazës së sistemit TIMS të Policisë së Shtetit – ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2023. E para, që shfaqet, është […]

The post Dosja e AKSHI-t zbulon “pa dashur” edhe vjedhësit e sistemit TIMS appeared first on BoldNews.al.

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5

By: Ela
24 December 2025 at 09:18

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të Big Brother VIP, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi. Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës […]

The post Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë rrezikojnë të eliminohen nga Big Brother VIP 5 appeared first on BoldNews.al.

❌
❌