Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 December 2025Main stream

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

By: V K
24 December 2025 at 11:56

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe Klaudio Lisajn 20-vjeç, të dyshuar si autorë të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt të këtij viti në zonën e Gucisë së Re, njësia administrative Rrethina.

Vendimi u dha pas kërkesës së Prokurorisë së Shkodrës, për dy të dyshuarit në krimin e rëndë.

Prokurori Albert Murçaj, drejtues i Prokurorisë së Shkodrës, kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, duke theksuar se ekzistojnë përgjime ambientale, një pjesë e të cilave vijojnë të jenë sekret hetimor, dhe që sipas tij përbëjnë bazë të fortë për dyshimet ndaj tyre.

Nga ana tjetër, avokatët mbrojtës Arbër Raja dhe Blerim Bazhdari kërkuan që ndaj Koçekut dhe Lisajt të mos vendosej asnjë masë sigurie, duke argumentuar se mungojnë prova konkrete që i lidhin drejtpërdrejt me vrasjen e Pavlin Prekës.

Të dy të dyshuarit kanë mohuar në mënyrë të përsëritur autorësinë e krimit, si gjatë marrjes në pyetje nga policia, ashtu edhe gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen.

Mohime të njëjta janë bërë edhe në ditët e para pas krimit kur policia i mori në pyetje këta dy shtetas, por edhe tani, rreth 10 muaj pas ngjarjes.

Koçeku dhe Lisaj dyshohen për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e Krimit”.

Por cila është historia e kësaj ngjarje?

Sipas burimeve hetimore, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku duke i thënë se nuk kam vajzë për të dhënë sepse është shumë e vogël.

Megjithatë, sipas burimeve, gjatë viteve në vijim Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë.

Familja Koçeku nuk e ka pranuar kurrë këtë kërkesë, duke e konsideruar të papranueshme për shkak të moshës së mitur të vajzës ndërsa disa herë i kanë shkuar fjalë se çfarë thoshte viktima.

Sipas hetimeve dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u gjet disa orë më vonë nga familjarët, pasi ai nuk u përgjigjej thirrjeve telefonike. Pas ngjarjes, xhaxhai i viktimës deklaroi publikisht se Pavlin Preka nuk kishte konflikte të njohura, duke theksuar se i riu jetonte mes Shkodrës dhe Dukagjinit.

Megjithëse të dy të arrestuarit vijojnë të mohojnë çdo përfshirje, gjykata, me vendim të gjyqtares Tefta Xhanari, vendosi lënien e tyre në qelinë e paraburgimit.

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e Pavlin Prekës vijojnë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën 10 muaj më parë.

The post Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Atentati me dy viktima në Rinas/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’

By: V K
23 December 2025 at 15:29

Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së Mustafa alias Muçi Sheljani, kanë përparuar me shoqërimin e disa persona, që policia kriminale e Tiranës, dyshon se kanë informacion lidhur me përdorimin e makinës tip “Toyota” me targa greke.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se mes personave që është shoqëruar, marrë në pyetje dhe më pas lënë i lirë rezulton të jetë Betim …, i cili është kapur nga disa kamera.

Me shpresën e gjetjes së makinës, policia e Tiranës bllokoi shumë pamje filmike. Vetëm njëra nga kamerat e sekuestruara nga policia, ka kapur Betim …, që afrohet pikërisht në një makinë tip “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasjen e dyfishtë.

Imazhet filmike, janë kapur disa ditë para atentatit, çka tregon se makina e përdor në vrasje, ka qenë në lëvizje mes zonës së Rinasit dhe Fushë-Krujës.

Personi, Betim …. është kapur nga një imazh filmik kur afrohet tek kjo makinë dhe u jep personave brenda saj disa paketa cigare. Pikërisht ky imazh, ka çuar disa ditë më parë policinë e Tiranës të shoqërojë dhe marrë në pyetje, pikërisht këtë person.

Gjatë dhënies së dëshmisë Betimi, ka treguar se nuk e kujtonte momentin. Por kur është njohur me filmimin ka treguar se i ka dhënë paketa cigare, personave që ndodheshin brenda në makinën “Toyota”, shumë e ngjashme me atë që u përdor në vrasje.

Betimi, ka pretenduar në polici se nuk ishte në gjendje të kujtonte imazhet e personave që kishte parë brenda në makinë. Madje këtë gjë nuk e ka bërë edhe kur policia i ka vënë para disa fotografi të personave të dyshuar si pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndë.

Nisur nga kjo situatë, grupi hetimor ka vendosur ta lerë të lirë personin e shoqëruar Betim …, duke vijuar më pas me shoqërimin e disa personave të tjerë./ Enton Qyno – Syri.net

The post Atentati me dy viktima në Rinas/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’ appeared first on Albeu.com.

Dëgjohen krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt (VIDEO)

By: V K
22 December 2025 at 12:29

Në Gjykatën e Prishtinës janë administruar prova për vrasjen e Liridona Ademajt. Pamjet tregojnë momentin nga darka e fundit e familjes ku ishte Liridona, Naim dhe fëmijët.

Ndërkohë, pas pak minutave në të kundërtën e tyre ulet edhe Granit Plava, autori i vrasjes.

 

 

Në pamjet shihet momenti kur Naim Murseli e sinjalizon, duke prekur hundën që të nisë aksionin.

 

 

Gjithashtu, janë shfaqur video edhe nga shtëpia kur së bashku me fëmijët dalin nga aty dhe hipin në makinë.

Më pas në një tjetër moment në seancën Naim Murselit i janë vendosur edhe pamjet e vrasjes, ku dëgjohen krismat dhe britmat e fëmijëve.

 

The post Dëgjohen krisma dhe britmat e fëmijëve, publikohen pamjet e vrasjes së Liridona Ademajt (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT)

By: V K
21 December 2025 at 10:44

Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re, pas rreth 10 muajsh hetime.

Sipas njoftimit zyrtar, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona, të dyshuar si autorë të ngjarjes:

Klaudio Lisaj 20-vjeç, banues në fshatin Mgull.

Vasel Koçeku 43-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.

Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

L., 20-vjeç, banues në fshatin Mgull;

K., 43-vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,

për veprat penale:

“Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Vrau prindërit e tij Rob dhe Michelle Reiner/ Nick ishte diagnostikua me skizofreni para disa javësh

By: M C
19 December 2025 at 20:13

Nick Reiner u diagnostikua me skizofreni vetëm disa javë para vrasjeve të tmerrshme të prindërve të tij, Rob dhe Michelle Reiner, dhe ilaçet që ai merrte e bënin të sillej në mënyrë të çrregullt dhe të rrezikshme. Dy burime thanë se Nick, 32 vjeç, ishte nën kujdesin e një psikiatri për sëmundje mendore, duke pretenduar se sjellja e tij ishte bërë shqetësuese në javët para vdekjes së prindërve të tij me thikë.

Mediat e huaja shkruajnë se ai u pranua në një qendër rehabilitimi. Sipas raportimeve të publikuara, ai ishte shtruar së fundmi në një qendër rehabilitimi me kosto të lartë në Los Angeles, e specializuar në sëmundjet mendore dhe abuzimin me substanca, duke vënë në dukje se abuzimi me substanca ia kishte përkeqësuar skizofreninë.

Tre deri në katër javë para vrasjeve, mjekët thuhet se ia ndryshuan ilaçet Nick-ut, në të cilën pikë ai e humbi plotësisht mendjen, thanë të njëjtat burime për tmz.com.

Ai po përshtatej me ilaçet e reja. Në fakt, thuhet se ai ishte duke u përshtatur me ilaçet e tij të reja, të cilat supozohej se do të stabilizonin gjendjen e tij, kur ndodhi tragjedia. Sipas të njëjtit botim, Nick Reiner ka të ngjarë të deklarohet i pafajshëm në gjykatë për shkak të gjendjes së çmendur

The post Vrau prindërit e tij Rob dhe Michelle Reiner/ Nick ishte diagnostikua me skizofreni para disa javësh appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

By: V K
18 December 2025 at 13:19

Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e Elbasanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, është liruar nga burgu.

Mësohet se gjykata e Durrësit, ka liruar Arbër Paplekajn me kusht.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 21 prill të 2021 në lagjen “5 Maji”, në Elbasan.

Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s kishte argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Arbër Paplekaj, u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Ndërkohë Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.

Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Po kështu, Apeli në atë kohë dha pafajësi për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Për ta, Gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallën edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

NGJARJA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale, ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greçës, pasi ai kishte në mjet jo vetëm para për të shpërndarë për blerje votash, por madje edhe listat e zgjedhësve.

Ky i fundi u tha se thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, i cili mbërriti aty dhe fatkeqësisht humbi jetën në atë shkëmbim zjarri. Policia dhe prokuroria e Elbasan thanë se gjithçka ndodhi pas një sherri verbal mes palëve ku u vra Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

The post Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj appeared first on Albeu.com.

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

By: V K
16 December 2025 at 08:50

Pas gati gjashtë muajsh hetimesh zbardhet vrasja e Fatos Cenajt, shqiptarit 58-vjeccar që u ekzekutua me një plumb në kokë, ngjarje kjo e ndodhur më 8 qershor.

Trupi i viktimës, një ish-roje burgu, u gjet në një rrugë rurale në Fontanaviva, në provincën e Padovës, vetëm disa qindra metra larg banesës ku jetonte me familjen e tij.

Të shtunën, më 13 dhjetor, karabinierët arrestuan fqinjin e tij, Moreno Violetto, 45 vjeç, punëtor vendas, i cili tashmë akuzohet për vrasje.

Arrestimi erdhi pas një hetimi të detajuar të kryer nga Policia e Padovës, në bashkëpunim me karabinierët e Cittadella-s dhe njësinë speciale RIS nga Parma.

Hetuesit arritën të identifikonin autorin e dyshuar përmes analizës së pamjeve filmike të mëngjesit të krimit.

Në video shihet një çiklist i vetëm, i veshur në mënyrë të pazakontë për një ditë vere: me helmetë, syze dielli, maskë respiratore dhe mëngë që dukeshin si tatuazhe në të dy krahët. Analiza e mëtejshme zbuloi se tatuazhet ishin të rreme, të realizuara me mëngë artificiale.

Duke ndjekur gjurmët e maskës dhe mëngëve të tatuazhuara, karabinierët zbuluan se këto sende ishin blerë në Amazon nga fqinji i viktimës.

Sipas hetimeve, 45-vjeçari kishte blerë gjithashtu bojë për të ndryshuar ngjyrën e biçikletës së tij, si dhe materiale për prodhimin artizanal të armëve të zjarrit dhe municioneve.

Gjatë një kontrolli të kryer në korrik, autoritetet i sekuestruan biçikletën, ndërsa në një magazinë pranë shtëpisë së tij u gjetën edhe plumba të prodhuar në shtëpi, disa prej të cilëve ishin qëlluar më parë për prova.

RIS konfirmoi përputhshmërinë mes mbetjeve të armës së zjarrit që goditi Cenajn dhe gjurmëve të gjetura në biçikletën e të dyshuarit.

Fatos Cenaj kishte shërbyer më parë në policinë e burgjeve në Shqipëri dhe më pas ishte transferuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila kishte blerë një shtëpi në Fontanaviva.

E kaluara e tij konsiderohej e pastër, ndërsa raportet me fqinjin kishin qenë të tensionuara, por të kufizuara në debate të vogla.

Pas krimit dhe hetimit të gjatë, 45-vjeçari nga Padova ndodhet tashmë i arrestuar në burgun “Due Palazzi”, ku përballet me akuzën e vrasjes së rëndë.

The post Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Erion Boba u vra me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e 15-vjeçarit protestë në Durrës: Ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë

By: M C
12 December 2025 at 17:35

Shokë dhe bashkëmoshatarë të Erion Bobës, 15-vjeçari i cili u vra me thikë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, kanë protestuar sot në sheshin qendror të qytetit. Ata kanë kërkuar drejtësi për shkkun e tyre dhe dënim maksimal për autorin e ngjarjes.

I pranishëm në protestë ishte edhe vëllai i Erionit, i cili zgjodhi të mos fliste për mediat. Njëri nga shokët e viktimës deklaroi se nuk ka besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje dhe ndjejnë pasiguri për jetën e tyre.

“Nuk kam besim se drejtësia do ta zbardhë siç duhet këtë çështje. Ne ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë, sepse ka shumë të rinj që mbajnë armë të ftohta me vete”, tha një prej shokëve të viktimës, duke kërkuar masa më të forta për ndalimin e mbajtjes së thikave nga adoleshentët.

Si nisi sherri mes Erjon Bobës dhe 14-vjeçarit në Durrës?

15-vjeçari Erjon Boba u plagos me thikë në pjesën e gjoksit, pranë zemrës, rreth orës 14:00 të 25 nëntorit, vetëm 20 minuta në këmbë nga shkolla “Dom Nikollë Kaçorri”, ku mësonin të dy nxënësit e përfshirë në konflikt. Erjoni dhe 14-vjeçari me inicialet M.K nuk kishin lidhje me konfliktin, por po shoqëroinin persona të tjerë.

Konflikti në rrjetet sociale, me sharje dhe ofendime kishte nisur mes shokut të Erion Bobës dhe vëllait të autorit. Dy grupet e kishin lënë të takoheshin, ku Erjoni po shoqëronte me makinë shokun e tij, ndërsa autori shoqërohej nga shokët e tij.

Por takimi i tyre përfundoi me një tragjedi, ku 14-vjeçari me inicialet M.K e goditi Erjon Bobën katër herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda edhe në zemër. Pas plagosjes, Boba u dërgua urgjent në spitalin “Nënë Tereza” dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve, ku humbi jetën pas 9 ditësh në luftë me jetën.

The post Erion Boba u vra me thikë nga bashkëmoshatari, shokët e 15-vjeçarit protestë në Durrës: Ndjehemi të pasigurtë në jetën tonë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas/ Lirohet personi i shoqëruar, çfarë deklaroi në polici

By: V K
10 December 2025 at 11:03

Personi i shoqëruar mbrëmjen e së martës (9 dhjetor) nga policia në lidhje me atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe oficeri i AMP, Muçi Shalijani, është liruar pasi u mor në pyetje për disa orë.

Sipas burimeve, mësohet se 35-vjeçari me iniciale B.Xh është banor i zonës në fshatin Halil ku u dogj makina “Toyota” e autorëve.

I riu ka banesën shumë pranë ku u dogj makina, por në deklarimet e tij ka pohuar se në atë momente nuk ndodhej në shtëpi dhe në këtë formë ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, apo të ketë parë lëvizje të autorëve të mundshëm.

Shoqërimi i tij për t’u marrë në pyetje u bë pasi më herët rezulton i dënuar për vjedhje me dhunë.

1 muaj pas atentatit, policia është përqendruar në marrjen në pyetje të personave të ndryshëm që mund të kenë dijeni, por deri në këtë fazë nuk ka autorë apo porositës të identifikuar.

Në atentatin e ndodhur mesditën e 11 nëntorit u vra Gilmdano Dani dhe pak ditë më vonë ndërroi jetë në spital miku i tij Muçi Shaljani. Ata sapo ishin kthyer nga Barcelona, kur atentatorët u zunë pritë te rrethrrotullimin i Rinasit.

Armët e gjetura në mjetin e djegur s’janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale!

Ndërkohë, policia ka në duar edhe përgjigjen e ekspertizës së armëve të gjetura në makinën e djegur ku sipas burimeve, mësohet se ato nuk janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Pas atentatit në fshatin Zall u zbulua një banesë me arsenal armësh në pronësi të Ylli Zalla e që u shpall në kërkim.

Hetuesit ngritën dyshimet se autorët armët mund ti kishin siguruar aty, por ekspertiza ka vërtetuar të kundërtën.

The post Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas/ Lirohet personi i shoqëruar, çfarë deklaroi në polici appeared first on Albeu.com.

“Po prisja ta takoja, s’më përgjigjej në telefon”/ Çfarë tha ish-ortaku i Mondi Mëhallës pas arrestimit

By: Elva
9 December 2025 at 18:16

Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon. Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin. Ai ka shpjeguar […]

The post “Po prisja ta takoja, s’më përgjigjej në telefon”/ Çfarë tha ish-ortaku i Mondi Mëhallës pas arrestimit appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Martin Canit, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

9 December 2025 at 14:48


Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Mario Perlleshaj është dënuar me 12 vite për vrasjen e Martinit dhe 10 vite për tentativën e vrasjes së Luisit, por në bashkim të dënimeve përfundimisht u dënua me 16 vite heqje lirie. Përlleshaj, u shpall fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit, si dhe fajtor për vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë ndaj Luis Meçes.

Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.

Avokati i familjes Cani tha “Kemi një vendim gjykate që është i drejtë, Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë që nuk është çështje dënimi, por drejtësie”.

Në një deklaratë për mediat familja Cani u shpreh “Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.

Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falënderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin”. /Tch/

Flet halla e 15-vjeçarit që u vra në Durrës: Erjoni u pre në besë nga kjo shoqëri

9 December 2025 at 13:53


Familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba, djali i cili mbeti i vrarë në konfliktin e 25 nëntorit në Durrës, kishin paralamëruan për portestë ditën e sotme përpara Bashkisë së Durrësit.

Në këtë protestë, të pranishëm ishin vetëm familjarët e 15-vjeçarit.

Në një komunikim për mediat ishte halla e viktimës, e cila u shpreh se Erjoni u pre në besë nga shoqëria.

“Erioni ishte edukuar me punë. E vërteta e dhimbshme është se Erioni është prerë në besë nga kjo shoqëri, e cila sot, për fat të keq, nëse një fëmijë është djalë i mirë, vritet nga një fëmijë që prindërit nuk janë marrë me edukimin e tij. Shteti duhet të lëvizë, duhet të tronditet. Ky është një tërmet kur arrijnë të vriten fëmijët, mendoj se nuk ka asgjë më mbi fëmijët”, është shprehur halla e Erjonit, Barie Cupi.

Sakaq, një i afërm tjetër i familjes tha se rasti i 15-vjeçarit ishte një humbje e madhe për familjen.

“Fatkeqësi e madhe. Mjerë ato që e provojnë, fatkeqësisht po jetojmë në një shoqëri depresive dhe indiferente, nuk reagon për asgjë, nuk solidarizohet dhe kjo është e dhimbshme. Kjo ndodh sepse nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv. Kur shkojnë nxënësit në shkollë, nuk marrin libra e fletore, por thika dhe municione. Askush nuk interesohet se çfarë bën fëmija”, është shprehur i afërmi. /Euronews.al/

Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar

By: V K
9 December 2025 at 14:37

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn, adoleshentin që vrau me thikë të riun Martin Canin një vit më parë.

Babai i Martin Canit, ka folur për mediat dhe kritikuar heshtjen e shkollës për ngjarjen e rëndë.

DEKLARATË PËR SHTYP – FAMILJA CANI

Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie.

Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë, e cila e trajtoi ngjarjen si një vepër të vetme penale por e njohu qartë atë që ne e kemi thënë që në ditën e parë: janë DY vepra penale — vrasja e Martinit dhe tentativë vrasje ndaj Luisit.

Ky vendim është një akt kurajoz, profesional dhe i drejtë.

Është një vlerësim real i asaj që ndodhi: dy fëmijë të goditur me thikë, dy akte të veçanta dhune, dy qëllime kriminale të ndara.

I falenderojmë gjyqtarët për integritetin dhe ndershmërinë e tyre, që zgjodhën të shohin të vërtetën dhe jo rrugën më të lehtë procedurale.

Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton.

Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.

Ne do të vazhdojmë misionin tone me:

Muzeun “Martin Cani”, një vend i kujtesës dhe edukimit.

Filmin mbi jetën e tij, që do të mbajë gjallë ëndrrën e tij të futbollit dhe të ardhmes që nuk arriti ta jetojë.

Fondacionin Martin Cani, që do të luftojë për sigurinë e fëmijëve në shkolla, që askush të mos përjetojë atë që kaluam ne.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që kanë qëndruar pranë nesh.

Sot, drejtësia foli me zë të qartë për Martin Canin.

 

The post Gjykata dënoi me 16 vite burg vrasësin e djalit, flet babai i Martin Canit: Shkolla jo vetëm heshti, por as ndjesë nuk ka kërkuar appeared first on Albeu.com.

Vrau Martin Canin, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

By: V K
9 December 2025 at 14:20

Gjykata e Tiranës, ka dënuar me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare Fan. S. Noli në kryeqytet, ndërsa ngjarja tronditi opinionin publik.

Avokati i familjes së Martin Canit, foli për mediatduke e cilësuar vendimin të drejtë, por shtoi se duhen parë aktet.

The post Vrau Martin Canin, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Edmond Mëhallës në Elbasan/ Dëshmon ish-ortaku i arrestuar: I thashë do vish me mua në Tiranë, isha vetëm me të…

By: V K
9 December 2025 at 14:12

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, ka tronditur vendin. Lidhur me ngjarjen ortaku i tij Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.

Ai ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mondi Mëhalla, u ekzekutua në mbrëmjen e 30 nëntorit në qytetin e Elbasanit. 43-vjeçari, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.

Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.

Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.

Në deklarimet e tij Xhino Ago, ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.

“Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë”.

Në deklarimin e tij Xhino Ago. ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.

“Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

The post Ekzekutimi i Edmond Mëhallës në Elbasan/ Dëshmon ish-ortaku i arrestuar: I thashë do vish me mua në Tiranë, isha vetëm me të… appeared first on Albeu.com.

Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja

By: V K
9 December 2025 at 10:50

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, ka lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për Gjon Shkambin, xhaxhain e Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja pasditen e 6 tetorit brenda sallës së gjyqit.

Vendimi i Apelit, konfirmon masën e caktuar më herët nga shkalla e parë, duke refuzuar kërkesën e mbrojtjes për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjon Shkambi ndodhet në burg, pasi akuzohet për rolin e dyshuar në ngjarjen e rëndë, që tronditi sistemin e drejtësisë.

Ngjarja e 6 tetorit solli reagime të shumta dhe ngriti shqetësime mbi sigurinë në ambientet gjyqësore.

Hetimet për rastin vijojnë.

The post Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin me burg për xhaxhain e vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Në hetim edhe “Kiço”, nipi i personazhit të njohur si “Timi i Elbasanit”, zbulohet skema e konfliktit

By: V K
8 December 2025 at 10:22

Autoritetet në Elbasan kanë dhënë detaje mbi konfliktin që çoi në vrasjen e biznesmenit Edmond Mondi Mëhalla, duke vendosur 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi në qendër të hetimeve.

El Ouejdi, i njohur në qytet me nofkën Kiço ose Oliver dhe nip i personazhit të njohur Timit të Elbasanit, dyshohet se ka organizuar dhe financuar atentatin ndaj Mëhallës.

Sipas Policisë së Shtetit, konflikti ka nisur nga një marrëveshje tregtare e papërfunduar me vlerë 700 mijë euro.

Rreth 10 ditë para vrasjes Mëhalla, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj El Ouejdit në karburantin Xhaxhi Oil. Për të shmangur detyrimin financiar El Ouejdi, kishte ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, por me probleme pronësie gjë që rriti tensionin mes tyre.

Por 10 ditë pas përplasjes fizike, Mondi Mëhalla, u qëllua me tre plumba dhe u vra profesionalisht ndërsa autorët dogjën makinën tip Audi pas krimit.

Mëhalla i njohur në qytet si Hyka ishte mik i ngushtë i Kei Piut.

Deri tani, janë arrestuar tre persona Nevzat Nevi Spaho dyshohet si shoferi që ndihmoi autorin të largohej Kujtim Pisha, punonjës karburanti për mosparaqitje të informacionit dhe Xhino Ago, ortak i Mëhallës i akuzuar për mosndryshimin e pronësisë së makinës së përdorur në krim.

Në kërkim mbeten Armando Kola nga Laçi dhe Marselo Arani nga Elbasani, i cili kishte thyer masën e arrest shtëpie për pastrim parash. Figura kyçe mbetet edhe Naldi Gjini, i cili ka identifikuar disa prej të dyshuarve dhe ka ndihmuar hetimet.

Autoritetet e konsiderojnë El Ouejdin, personin kyç në hetim me qëndrim të dyshuar në Maqedoninë e Veriut dhe lidhje të shumta në rajon përfshirë edhe me Sheval Muharremin i njohur si Bosi i Gërçecit.

Hetimet tregojnë se konflikti financiar dhe tensionet personale e çuan situatën në atentat. Policia po vijon përpjekjet për kapjen e Ouejdit dhe dy të kërkuarve të tjerë, ndërsa hetimet pritet të sjellin zhvillime të rëndësishme në ditët e ardhshme.

The post Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Në hetim edhe “Kiço”, nipi i personazhit të njohur si “Timi i Elbasanit”, zbulohet skema e konfliktit appeared first on Albeu.com.

U vra nga 14-vjeçari në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit të ndjerë

By: V K
5 December 2025 at 15:20

Shkolla 9-vjeçare “Asllan Keta” në Fushë-Bulqizë ka vendosur lule në bankën e ish-nxënësit të tyre, Erion Boba, i cili humbi jetën ditën e djeshme në spitalin e Durrësit, pasi ishte goditur me thikë nga një 14-vjeçar.

Erion Boba, kishte vijuar mësimet deri në klasën e gjashtë në këtë shkollë.

Në shenjë respekti dhe zie, drejtoria, mësuesit dhe bashkëmoshatarët e tij vendosën lule në vendin ku ai ka qëndruar gjatë viteve të shkollimit.

Sipas mësuesve dhe shokëve të klasës, ai ishte një nxënës i sjellshëm dhe shumë i mirë.

“Kur morëm lajmin, nuk na besohej. Ishte një fëmijë i qetë dhe i dashur”, u shprehën ata me dhimbje

The post U vra nga 14-vjeçari në Durrës, shkolla vendos lule në bankën e adoleshentit të ndjerë appeared first on Albeu.com.

Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit në Durrësi: M’u trondit shpirti, mos na i merrni fëmijët

By: V K
5 December 2025 at 14:48

Florina Cani, nëna e Martinit, të miturit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një vit më parë në Tiranë, ka reaguar e tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë sot 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës.

Në një reagim për gazetaren Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë dhe të marrin masa.

Këto ngjarje thotë ajo, janë alarm për gjithë shoqërinë.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.

Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë.

Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”, thuhet në mesazh.

I mituri Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë.

Ai nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.

The post Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së 15-vjeçarit në Durrësi: M’u trondit shpirti, mos na i merrni fëmijët appeared first on Albeu.com.

Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla/ Gjykata lë në burg dy të akuzuarit

By: V K
5 December 2025 at 13:17

Ditën e sotme, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla.

Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura.

Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha.

Kërkesa ishte regjistruar që ditën e enjte, ndërsa sot, nga ora 10:00, u shqyrtua në sallën e gjyqit nën praninë e forcave të shumta të sigurisë.

Ndërkohë, Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të organizimit dhe ekzekutimit të vrasjes së Mëhallës vijojnë me intensitet, ndërsa priten zhvillime të tjera në dosjen që ka tronditur opinionin publik të Elbasanit.

The post Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla/ Gjykata lë në burg dy të akuzuarit appeared first on Albeu.com.

❌
❌