Në momentet më të tensionuara të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës midis Senegalit dhe Marokut, pas një penalltie të akorduar për Marokun nga VAR, lojtarët e Senegalit u zemëruan dhe filluan të largoheshin nga fusha, duke rrezikuar ndërprerjen e ndeshjes.
Kapiteni Sadio Mané ndërhyri dhe bëri thirrje që skuadra e tij të kthehej në fushë, duke qetësuar emocionet dhe duke rikthyer lojën.
Profesionalizmi i tij në këtë moment kaotike tregoi lidership të jashtëzakonshëm, me Senegalin që vazhdoi lojën.
Ky gol ia fitoi Senegalit titullin e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ky moment dëshmon se lidershipi shpesh bën diferencën, jo vetëm talenti në fushë. /Telegrafi/
Senegal ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës në një finale dramatike kundër Marokut, duke vendosur gjithçka në minutat shtesë me një gol spektakolar të Pape Gueye.
Ndeshja u karakterizua nga tension i lartë, raste të pastra shënimi dhe momente të ndezura verbale mes lojtarëve dhe trajnerëve.
Maroku kishte shanset e veta, duke përfshirë një penallti në minutat e fundit të kohës normale, por Brahim Diaz e humbi mundësinë, dhe Edouard Mendy priti goditjen, duke i dërguar ekipin në vazhdime.
Drama vazhdon: Brahim Diaz humb penalltinë e gjuajtur 'panenka', ndeshja shkon në vazhdime telegrafi.com
Pjesa e dytë e kohës shtesë ishte e balancuar, me goditje të forta nga Nayef Aguerd dhe Youssef En Nesyri për Marokun, dhe provokime nga lojtarët e Senegalit, por portierët bënë pritje vendimtare.
Në minutën e 94-t, Pape Gueye gjeti hapësirë në kufirin e zonës dhe me një goditje të fuqishme topin e dërgoi në cepin e sipërm të portës, duke mposhtur Bono dhe duke shpallur avantazhin vendimtar për Senegalin.
Me këtë fitore historike, Senegal ngritet në majë të Afrikës dhe feston titullin e Kupës së Kombeve, duke treguar forcën, strategjinë dhe shpirtin luftarak që e ka bërë këtë ekip një prej më të mirëve të kontinentit. /Telegrafi/
Në minutat shtesë të pjesës së dytë, Maroku pati një mundësi të madhe për të kaluar në epërsi nga pika e bardhë, e cila u ekzekutua pas 15 minutash.
Ndeshja mes Marokut dhe Senegalit, në kohën shtesë u përballë me tension të madh në minutat shtesë, ku vendimi i gjyqtarit për të akorduar penallti pas rishikimit në VAR shkaktoi reagime të forta nga pala senegaleze. Lojtarët e Senegalit, nuk donin të ktheheshin në fushë, por Sadio Mane, i ktheu dhe vazhduan lojën.
Brahim Diaz vendosi topin në penallti dhe e dërgoi drejt qendrës së portës, por portieri i Senegalit, Edouard Mendy, reagoi shpejt dhe priti goditjen.
Ky moment vendimtar bëri që ndeshja të mos përcaktohej në kohën normale dhe të shkonte në vazhdime, duke lënë tifozët në tension maksimal dhe me shpresa për një përfundim dramatik.
Vazhdimi premton të sjellë emocione të mëdha dhe momente të papritura në këtë finale të Kupës së Kombeve të Afrikës. /Telegrafi/
Ndeshja mes Marokut dhe Senegalit, nëm kohën shtesë u përballë me tension të madh në minutat shtesë, ku vendimi i gjyqtarit për të akorduar penallti pas rishikimit në VAR shkaktoi reagime të forta nga pala senegaleze.
Në minutën e 90+8’, gjyqtari Jean-Jacques Ndala sinjalizoi penallti për Marokun, një vendim që u kundërshtua ashpër nga lojtarët e Senegalit.
Protestat ishin aq të mëdha sa për disa çaste lojtarët e Senegalit refuzuan të vazhdonin lojën dhe u larguan nga fusha, duke krijuar një situatë kaotike dhe duke vonuar rifillimin e ndeshjes.
Gjyqtari ndau kartonë të verdhë për sjellje jo sportive, përfshirë Ismaila Sarr dhe El Hadji Malick Diouf.
What's going on here!! All the Senegal's players are going back of the field. That's not the football anyone was hoping to see tonight. Commentators are bashing the federation for an unfair biasness to Morocco throughout the tournament. Ridiculous decisions tbf#AFCON2025#AFCONpic.twitter.com/YbnW71eYn2 — Varun Sinha (@VarunGoesBeyond) January 18, 2026
Deri në atë moment, ndeshja kishte qenë e fortë dhe e baraspeshuar, me raste të mira nga të dyja skuadrat dhe ndërhyrje vendimtare të portierëve.
Madje edhe përzgjedhësi i Marokut, Walid Regragui dhe ai i Senegalit, Pape Bouna Thiaw, kishin kacafytje verbale, duke mos u pajtuar për penallti.
Megjithatë, episodi i penalltisë në fund la në hije gjithçka tjetër, me Senegalin që vazhdon të mos e pranojë vendimin e arbitrit edhe pas përfundimit të takimit. /Telegrafi/
Shaqueel van Persie (19), djali i legjendës holandeze Robin van Persie, ka shënuar golat e tij të parë si profesionist në një ndeshje dramatike, ku Feyenoord u mposht nga rivalët e qytetit Sparta Rotterdam me rezultat 4-3.
Në paraqitjen e tij të tretë me ekipin e parë, Shaqueel hyri në lojë si zëvendësues në mes të pjesës së dytë dhe pothuajse i siguroi një pikë Feyenoordit.
Sparta kaloi në epërsi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë me golin e Joshua Kitolanos, ndërsa Mitchell van Bergen dyfishoi shifrat dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.
Pas inkuadrimit të Shaqueel van Persiet, Hwang In-beom e ngushtoi rezultatin, por Shunsuke Mito riktheu epërsinë prej dy golash për Spartën.
Momenti i Van Persie
Më pas erdhi momenti i të riut Van Persie: fillimisht shënoi për 3-2 me një goditje elegante me thembër, ndërsa më pas barazoi rezultatin me një goditje spektakolare me gërshërë, duke shkaktuar reagim krenarie nga babai i tij dhe trajneri i Feyenoordit, Robin van Persie, në stol.
Megjithatë, në minutat shtesë, Joshua Kitolano realizoi golin e dytë personal dhe i solli fitoren Spartës. Kjo humbje vazhdoi serinë negative të Feyenoordit, që tashmë nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Yaşlanıyoruz... 🕖
Robin van Persie'nin oğlu Shaqueel van Persie, sonradan oyuna girip üst üste 2 jeneriklik gol atsa da mağlubiyete engel olamadı. 👀 pic.twitter.com/4ud8ORW8Rp — S Sport Plus (@ssportplustr) January 18, 2026
Shaqueel van Persie kishte debutuar me ekipin e parë në nëntor, në humbjen 3-1 ndaj Celtic në Ligën e Evropës. Në atë kohë, Robin van Persie ishte kritikuar për aktivizimin e të birit në një ndeshje të madhe evropiane, por ai e kishte mbrojtur vendimin e tij.
“Vendimin e mora si trajner, jo si baba, sepse na duhej një gol. Shaqueel është lojtar që mund të shënojë nga çdo pozicion”, kishte deklaruar ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United. /Telegrafi/
As paraqitja e mrekullueshme e Florent Hadërgjonajt nuk i ka mjaftuar Alanyasporit ndaj Fenerbahces.
Mbrojtësi kosovar shënoi një eurogol si dhe asistoi te goli i dytë, por Feneri në fund arkëtoi pikët e plota me rezultat 2-3.
Pas vetëm tre minutave lojë, Hadërgjonaj me një goditje të fuqishme nga distanca e la të shtangur portierin mysafir për të kaluar Alanyasporin në epërsi.
Ndërsa, pak minuta më vonë, asistoi te Makuota për ta rikthyer epërsinë pasi Feneri kishte barazuar me anë të Talisca.
Sidoqoftë, Fenerbahce në fund shënoi edhe dy gola, falë Musaba dhe Taliscas për t’i arkëtuar pikët e plota.
“SofaScore” e vlerësoi Hadërgjonajn me notën 8.5, që ishte më e larta në skuadrën e Alanyasporit si dhe e dyta më e larta në ndeshje, pas Taliscas, që mori notën 9.2 si pasojë e dy golave.
Hadërgjonaj po synon të vazhdojë me këtë formë fantastike me shpresën që të merr një ftesë nga Franco Foda për play-offin e Botërorit, ku Kosova fillimisht do të përballet me Sllovakinë më 26 mars./Telegrafi/
Amarildo Bakaj shkëlqeu në ring duke mposhtur italianin Francesco Morandi, i cili e kishte ngacmuar prej kohësh. Me një performancë të jashtëzakonshme, Amarildo, dominoi ndeshjen, duke e gjakosur kundërshtarin në raundin e pestë dhe duke siguruar fitoren e 15-të në karrierën e tij në po aq meçe.
Pas ndeshjes, Morandi e përgëzua për performancën Bakajn, duke e ngritur atë para tifozëve si shenjë respekti.
Pas përballjes, Amarildo Bakaj se nuk do të ndalet edhe në të ardhmen, dhe do të marr edhe suksese të mëdha.
“Jam shumë i lumtur pas fitores. Salla ishte plot me shqiptarë, dhe përkrahja e tyre më mbushi zemrën dhe më bëri të ndihem i vlerësuar. Çdo koment, çdo mbështetje, më japin forcë për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar kombin tonë. Plani im në ring ishte i qartë: çdo rund të luftoja me gjithë forcën, të shfaqja dhuntinë time dhe të kënaqja publikun me një boks të bukur. Gjaku nuk më shqetësonte, motivimi im vjen nga dëshira për të treguar aftësitë dhe për të mbajtur fjalën time”.
“Ky sukses nuk është vetëm për mua, por edhe për gjithë shqiptarët që më ndoqën dhe mbështetën, shpesh edhe nga mijëra kilometra larg. Përjetimi i tyre, emocionet e përbashkëta dhe krenaria që ndiej, janë një motiv shtesë për të vazhduar të jap maksimumin. Në ring unë flas me veprime, jo me fjalë në rrjete sociale. Kam lindur për këtë dhe çdo sfidë është mundësi për të treguar forcën dhe përkushtimin tim. Plani im i ardhshëm është të vazhdoj përparimin dhe të përballem me emra të mëdhenj në Angli”, deklaroi ai pas meçit.
Nga ana tjetër, Francesco Morandi e pranoi fitoren e Bakajt dhe theksoi respektin për të, pasi ka 14 fitore.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, por duke marrë parasysh kundërshtarin me nivel të lartë dhe karrierën e tij (14-0/14 humbje), do të thosha se kemi bërë një performancë të mirë, edhe pse unë luftova në një sport që nuk ishte i imi".
"Shpresoj të kem mundësinë për një rivansh në disiplinën time. Sa i përket Amarildos, gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, si atlet dhe tani edhe si person. Falënderoj përsëri vendin tim për mbështetjen, por mbi të gjitha ekipin tim", deklaroi italiani.
Me këtë fitore, Amarildo Bakaj vazhdojnë rekordin e jashtëzakonshëm në ring dhe synojnë tituj të mëdha botërorë, duke bërë krenar gjithë komunitetin shqiptar. /Telegrafi/
Në kuadër të javës së 21-të të Serie A, AS Roma ka arritur një fitore të rëndësishme 2-0 si mysafir ndaj Torinos.
Golat për kryeqytetasit u shënuan nga Donyell Malen në minutën e 26-të dhe Paulo Dybala në minutën e 72-të.
Goli i parë erdhi pas një pasimi perfekt nga Dybala, duke lënë Malen të lirë brenda zonës dhe sulmuesi nuk gaboi, duke e çuar topin në këndin e poshtëm të djathtë.
Në pjesën e dytë, Dybala realizoi golin e dytë pas një pasimi të Devyne Rensch, duke gjuajtur me shpejtësi dhe saktësi në portë. Ky gol vulosi fitoren dhe rriti moralin e skuadrës para përballjeve të ardhshme.
Me këtë rezultat, Roma ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, duke treguar konsistencë të lartë këtë sezon. /Telegrafi/
Në anën tjetër, te Sioni u dallua Hajrizi me notën 8.0 pasi disa herë e shpëtoi klubin nga pësimi i golit. Rilind Nivokazi u vlerësua vetëm me 6.9 pavarësisht asistimit kurse Rrudhani me notën 6.3, edhe pse u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e një lëndim.
Baseli mund të thuhet se “humbi” dy pikë në këtë sfidë, pasi po ëndërronte titullin kampion – kurse tani ka 33 sosh, plot 10 më pak se lideri Thun.
Në anën tjetër, Sioni qëndron në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 31 pikë./Telegrafi/
Në një sfidë interesante në Gjakovë, Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 73:78 (11:24, 15:17, 28:21, 19:16), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 2:22, derisa çereku i parë përfundoi 11:24. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, sidoqoftë, u kontrollua nga ‘Xehetarët’ që shkuan në pushim me rezultat 26:41.
Kuqezinjtë në pjesën e dytë ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 73:75, por në momentet vendimtare, kampionët me përvojën e tyre vendosën ndeshjen, për fitoren e radhës.
Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët Mustapha Amzil kishte 14 pikë e shtatë kërcime, kurse 14 pikë shtoi edhe Kenneth Hasbrouck, ndërsa Akili Vining e mbylli ndeshjen me 18 pikë.
Vëllaznimi ka pesë fitore e 11 humbje, ndërsa Trepça 13 fitore e tri humbje. /Telegrafi/
Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 do të përbëhet nga dy kombëtaret më të larta të kontinentit, ndërsa vendësit Maroku përballen me Senegalin në një duel që premton emocione të mëdha.
Të dy ekipet kërkojnë të sigurojnë titullin e tyre të dytë në historinë e turneut, duke e bërë këtë përballje historike dhe shumë të rëndësishme.
Senegali do të dalë në fushë me formacionin e rregullt, duke filluar nga portieri Mendy. Sulmi përbëhet nga Jackson dhe Mane.
Nga ana tjetër, Maroku ka konfirmuar gjithashtu 11-shin e saj zyrtar. Në portë do të jetë Bono, ndërsa mbrojtjes i prijnë Achraf Hakimi dhe Nayef Augerd. Në sulm do të jetë Diaz, Kaabi dhe Ezzalzoui,
Të dy ekipet kanë strategji të qarta për këtë finale, me Senegal që synon të shfrytëzojë shpejtësinë dhe forcën fizike të lojtarëve të saj në krahë, ndërsa Maroku kërkon të dominojë posedimin e topit dhe të krijojë hapësira për sulmuesit e saj teknikë.
Senegal: E. Mendy, Sarr, Camara, Diouf, I. Gueye, P. Gueye, Jackson, Mane, A. Mendy, Ndiaye, Niakhate.
Maroku: Bono, Hakimi, Augerd, Diaz, El Aynaoui, Kabbi, Al Khannouss, Azzalzouli, Messin, Mazraoui, Saibari.
Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadëgjonaj, realizoi një supergol në ndeshjen kundër Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke.
Hadërgjonaj mori një top jashtë zonës, vazhdoi kontrollin dhe me një gjuajtje të fortë nga mbi 20 metra hapi rezultatin për 1-0.
Fenerbahçe nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson Talisca.
Pas fitores vendimtare ndaj Bayer Leverkusenit, Hoffenheim ka ngritur shpresat e tifozëve duke u renditur aktualisht në vendin e tretë të Bundesligës, duke u afruar drejt një vendi në Ligën e Kampionëve.
Hoffenheim aktualisht mban vendin e tretë me 33 pikë në 17 xhiro, një pikë më shumë se sa morën sezonin e shkuar, kur shpëtuan në fund.
Pikat kyçe të këtij suksesi janë tre lojtarë të rinj shqiptarë nga Kosova, të cilët po luajnë rol vendimtar në ekipin gjerman. Albian Hajdari, Leon Abdullahu dhe Fisnik Asllani, të moshës nga 21 deri në 23 vjeç, kanë qenë motorët e skuadrës që nga rikthimi i tyre në formën e lartë.
Vitin e kaluar, Hoffenheim ishte në një sezon të vështirë dhe pothuajse ra nga Bundesliga, duke e siguruar qëndrimin vetëm në fund. Albian Hajdari, që nga zbarkimi i tij nga Lugano, ka arritur të luajë në 14 ndeshje, madje ka shënuar edhe një gol.
Leon Abdullahu, nga ana tjetër, u ble nga Basel dhe ka luajtur në 17 ndeshje, duke dhuruar një asistim, ndërsa konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë mbrojtës në Bundesliga.
Për fund, lojtari që ka çmendur të gjithë me aftësitë e tij, Fisnik Asllani, ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, pas kthimit nga Elversberg.
Pra, Hoffenheim, me afrimet strategjike dhe kthimin e lojtarëve të talentuar nga huazimet, ka transformuar lojën dhe ka filluar të shfaqë konsistencë të lartë.
Ky sukses ka edhe një dimension kombëtar. Kosova ka shansin të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026 përmes play-offit.
Përballja e parë është kundër Sllovakisë, më 26 mars, dhe nëse kalon këtë sfidë, finalja e play-off-it do të luhet kundër Turqisë ose Rumunisë, ku Kosova do të ketë avantazh fushë.
Ky është një moment historik për futbollin kosovar, dhe tri yjet e Hoffenheimit janë bërë shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë në vend.
Ekspertët dhe tifozët vlerësojnë se forma e shkëlqyer e Hoffenheimit dhe performanca e jashtëzakonshme e kosovarëve mund të jenë vendimtare për të siguruar suksesin e dyfishtë: një vend në Ligën e Kampionëve dhe një histori të paharrueshme për Kombëtaren e Kosovës. /Telegrafi/
Napoli ka marrë një goditje të rëndë përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj FC Copenhagen, pasi Amir Rrahmani do të mungojë me siguri për shkak të një dëmtimi muskulor.
Mbrojtësi i Kosovës u detyrua të largohej nga fusha gjatë fitores minimale 1-0 ndaj Sassuolos, duke ndjerë dhimbje në pjesën e pasme të kofshës.
Sipas raportimeve nga Italia, bëhet fjalë për një problem në fleksor, ndërsa ekzaminimet mjekësore të planifikuara për të hënën do të përcaktojnë saktësisht shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.
Sky Sport Italia bën të ditur se Rrahmani është jashtë për udhëtimin evropian në Danimarkë, ndërsa paraqitja e tij në sfidën e madhe të Serie A ndaj Juventusit fundjavën e ardhshme mbetet seriozisht në dyshim.
Ky dëmtim është një rikthim i problemit të mëparshëm për Rrahmanin, i cili kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm në bicepsin femoral gjatë angazhimit me Kombëtaren e Kosovës më 8 shtator, duke munguar gati dy muaj.
Situata e dëmtimeve po kthehet në një krizë të vërtetë për trajnerin Antonio Conte, i cili aktualisht nuk mund të llogarisë as në Romelu Lukakun, Kevin De Bruyne, André-Frank Zambo Anguissan, Billy Gilmour, portierin Alex Meret dhe Matteo Politanon që po ashtu do të mungojë ndaj FC Copenhagen, pasi pësoi dëmtim muskulor në të njëjtën ndeshje ndaj Sassuolos. /Telegrafi/
Mbrojtësi i Arsenalit, Ben White, duket se ka vendosur të largohet nga klubi londinez, pasi nuk është i kënaqur me minutat.
Anglezi 28-vjeçar është i pakënaqur me kohën e kufizuar që ka kaluar në fushë dhe kërkon një skuadër ku të sigurojë një rol titullari të rregullt. White u bashkua me Arsenalin në vitin 2021, në një transferim prej 60 milionë eurosh nga Brighton.
Megjithatë, në këtë sezon, ai ka marrë pjesë vetëm në 13 ndeshje, duke dhënë një asist. Edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2028, lojtari raportohet se është i hapur ndaj ofertave nga klube të tjera.
Disa ekipe po e monitorojnë situatën nga afër, përfshirë Everton, që synon të forcojë pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Menaxhmenti i Arsenal pritet të marrë një vendim për të ardhmen e White para mbylljes së afatit kalimtar dimëror. /Telegrafi/
Njëra nga surprizat e këtij sezoni në Ligën Premier është Brentford i Keith Andrews: dhe ylli i skuadrës, gjithnjë e më shumë, është sulmuesi Igor Thiago.
Në futbollin anglez, surprizat e vërteta zakonisht nuk zgjasin shumë: ose transformohen në realitete të konsoliduara, ose zhduken shpejt.
Brentfordi i këtij sezoni – dhe veçanërisht në këtë fillim të vitit 2026 – duket se i përket me vendosmëri kategorisë së parë.
"Bletat" nuk po përfitojnë thjesht nga një seri rezultate pozitive, por po konfirmojnë në fushë qëndrueshmërinë e një projekti që vazhdon të prodhojë rezultate dhe performanca të nivelit të lartë.
Trashëgimia e Thomas Frank dhe efekti Keith Andrews
Dalja nga skena e Thomas Frank do të mund të kishte përfaqësuar një pikë kritike. Trajneri danez ka qenë për vite me radhë simboli i Brentford modern, ai që e ka përkthyer në fushë modelin analitik të klubit. Por vendimi për të promovuar Keith Andrews ka garantuar jo vetëm vazhdimësinë, por edhe një përmirësim të dukshëm të cilësisë.
Të dhënat nga pjesa e parë e sezonit tregojnë se Brentfordi po performon më mirë se në periudhën e fundit nën drejtimin e Frank, si në prodhimin ofensiv ashtu edhe në kontrollin e ndeshjeve.
Andrews ka përmirësuar disa mekanizma kyç, përfshirë menaxhimin më të matur të ritmeve, presionin më të saktë dhe më pak shpenzues, si dhe shfrytëzimin më të mirë të hapësirave gjatë posedimit të topit.
Skuadra duket më stabile emocionalisht, më pak e varur nga episodet e veçanta dhe më koherente në performancat javore. Ky është një tregues i qartë i forcës së sistemit të Brentford, që funksionon pavarësisht nga ndryshimet e trajnerit, duke vlerësuar punën e tij.
Igor Thiago, referencë teknike e sulmit
Në këtë kontekst të strukturuar, Igor Thiago është shfaqur si terminali kryesor ofensiv. Pesë golat e shënuar në vitin 2026 janë një pasojë natyrale e një performance të qëndrueshme dhe përdorimit inteligjent brenda sistemit.
Thiago nuk është një sulmues që jeton vetëm nga finalizimi; kontributi i tij është i dukshëm në shumë aspekte, si aftësia për të ngritur skuadrën, punimi me shpinë ndaj portës, prezenca e vazhdueshme në zonën kundërshtare dhe pjesëmarrja aktive në fazën e presionit.
Në Ligën Premier, ai ka regjistruar 16 gola dhe 1 asist në 21 paraqitje, një gol çdo 109 minuta, duke u renditur menjëherë pas Haaland që ka 20 gola.
Një nga elementët më tërheqës të këtij Brentford është varieteti i zgjidhjeve ofensive. Skuadra nuk mbështetet në një skemë të vetme apo një lojtar të vetëm, por ndërton lojën e saj përmes parimeve të qarta: shfrytëzimi racional i hapësirave, verticalizime selektive dhe vëmendje e madhe ndaj cilësisë së rasteve të krijuara.
Igor Thiago është pika kyçe e këtij sistemi, por jo i vetmi motor. Performanca e tij lidhet me një kontekst kolektiv që funksionon, duke e bërë sulmin e Bees më të vështirë për t’u lexuar dhe neutralizuar krahasuar me të kaluarën.
Brentford, tashmë një siguri
Në këtë pikë të sezonit, Brentford nuk mund të konsiderohet më thjesht një surprizë. Performancat, numrat dhe vazhdimësia e treguar tregojnë një skuadër tashmë stabilisht konkurruese në Ligën Premier.
Keith Andrews ka ditur të marrë një trashëgimi komplekse dhe ta transformojë në një mundësi për rritje, ndërsa Igor Thiago përfaqëson fytyrën ofensive të një projekti që vazhdon të demonstrojë se metoda, koherenca dhe racionaliteti mund të bëjnë ende diferencën në futbollin modern anglez. /Telegrafi/
Albacete shkroi historinë në Kupën e Mbretit duke eliminuar gjigantin spanjoll, Real Madrid, dhe hero i madh i kësaj ndeshjeje ishte pa dyshim sulmuesi Jefté Betancor.
25-vjeçari u shfaq në momentet vendimtare, duke shënuar dy gola kyç që vulosën fitoren dramatike 3-2 të Albacete.
Pas ndeshjes, Betancor shpërtheu në emocione, duke folur për golat, karrierën dhe dedikimin për djalin dhe gruan e tij.
"Gjëja më e madhe që më ka ndodhur në futboll. Është ajo për të cilën ëndërron si fëmijë. Për ekipin tim, i cili ka punuar si i çmendur. Kjo i shkon të gjithë familjes sime, të cilën e dua."
"Nëntë vjet më parë doja ta lija futbollin. Sot, duke ëndërruar dhe duke punuar, shikoni si jemi..."
"Ishte shumë e vështirë, por ekipi dha 100%. E meritonim. Kjo është për djalin tim dhe gruan time, do ta vendosim në kornizë", deklaroi Betancor.
Jefté Betancor është tashmë emri që të gjithë tifozët e Albacete dhe futbollit spanjoll do ta kujtojnë si njeriun që shkaktoi tronditjen më të madhe të Kupës së Mbretit këtë sezon. /Telegrafi/
Në një rezultat që do të mbetet në kujtesën e tifozëve madrilenë për një kohë të gjatë, Real Madrid është eliminuar nga Kupa e Mbretit nga skuadra e nivelit të dytë, Albacete, pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 3-2 për vendasit.
Albacete surprizoi që në fillim, duke kaluar në avantazh në minutën e 42’, kur Javi Villar shfrytëzoi një goditje nga këndi dhe e dërgoi topin me kokë në qoshen e sipërme të portës, duke e bërë rezultatin 1-0.
Real Madrid reagoi menjëherë në minutën e 45+3’, me Franco Mastantuono që barazoi, duke e çuar rezultatin në 1-1 në pushim.
Albacete u rikthye në avantazh në minutën e 82’, kur Jefte Betancor finalizoi një rifutje në këndin e sipërm të majtë, duke sjellë rezultatin në 2-1.
Real Madrid tentoi të barazonte përsëri me golin e Gonzalo Garcia në minutën e 90+1, por surpriza e vërtetë ndodhi në minutën e fundit shtesë.
Zhvillohej minuta e 94’, kur sërish Jefte Betancor shfrytëzoi huti në mbrojtjen mbretërore dhe shënoi golin vendimtar për 3-2, duke vulosur eliminimin e “Los Blancos” nga Kupa.
Ky eliminim për Real Madrid është një lajm i rëndë, dy ditë pasi shkarkuan trajnerin Xabi Alonso, ndërsa në vend të tij erdhi Alvaro Arbeloa. /Telegrafi/
Arsenali ka hedhur një hap shumë të madh drejt finales së EFL Cup, pasi ka triumfuar 3-2 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në një përballje spektakolare dhe të mbushur me emocione deri në minutën e fundit.
“Topçinjtë” e nisën ndeshjen fuqishëm dhe kaluan në epërsi që në minutën e 7-të, kur Declan Rice ekzekutoi saktë një goditje nga këndi dhe Ben White u ngrit më lart se të gjithë për të realizuar me kokë.
Goli u rishikua nga VAR-i, por u konfirmua, duke i dhënë Arsenalit avantazhin e hershëm. Pjesa e parë u karakterizua nga raste nga të dyja anët dhe disa kartonë të verdhë, por rezultati mbeti 0-1.
Në fillimin e pjesës së dytë, Arsenali goditi sërish. Në minutën e 49-të, Viktor Gyökeres ishte më i shpejti në zonë dhe përfitoi nga një top i kthyer për të shënuar golin e dytë, duke i vështirësuar edhe më shumë gjërat për Chelsean.
Megjithatë, vendasit reaguan shpejt dhe në minutën e 57-të, Alejandro Garnacho shfrytëzoi një krosim të saktë nga Pedro Neto për të ngushtuar shifrat në 1-2.
Arsenali riktheu qetësinë në minutën e 71-të, kur Martin Zubimendi finalizoi saktë një aksion të bukur ofensiv për golin e tretë, duke e çuar rezultatin në 1-3.
Por Chelsea nuk u dorëzua dhe vetëm 12 minuta më vonë, Garnacho realizoi golin e tij të dytë personal, duke e bërë rezultatin 2-3 dhe duke rihapur sfidën. Edhe ky gol u kontrollua nga VAR-i, por u pranua.
Minutat e fundit ishin të tensionuara, megjithatë, Arsenali arriti ta menaxhojë avantazhin dhe të dalë fitues nga kjo përballje e parë.
Me këtë triumf 3-2 në transfertë, Arsenali shkon në ndeshjen e kthimit me një avantazh të rëndësishëm dhe është shumë pranë finales së EFL Cup, ndërsa Chelsea do të ketë nevojë për një paraqitje perfekte për të përmbysur gjithçka. /Telegrafi/
Interi ka fituar 1-0 ndaj Lecce në ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në Serie A, duke siguruar tri pikë shumë të rëndësishme dhe duke u shkëputur i vetëm në krye të tabelës me 46 pikë.
Ndeshja në “Via del Mare” ishte e luftuar dhe me ritëm, me Interin që dominoi posedimin, por hasi vështirësi për ta thyer mbrojtjen e organizuar të vendasve.
Rastet nuk munguan, sidomos në pjesën e parë, ku Nicolo Barella dhe Ange-Yoan Bonny u ndalën nga portieri Wladimiro Falcone, ndërsa një penallti e akorduar fillimisht për zikaltërit u anulua pas rishikimit në VAR, duke shkaktuar protesta nga lojtarët e Interit.
Në pjesën e dytë, trajneri Cristian Chivu ndërhyri me disa zëvendësime për t’i dhënë më shumë freski lojës. Presioni i Interit u shtua, por Lecce rrezikoi në disa momente, sidomos me Antonino Gallo, i cili u ndal nga një pritje vendimtare e Yann Sommer.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 78-të. Pas një aksioni të vazhdueshëm në zonë, Francesco Pio Esposito ishte më i shpejti për të reaguar ndaj topit të kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e fitores 1-0.
Pak çaste më vonë, Lautaro Martinez pati një tjetër rast, por Falcone reagoi sërish mirë.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 46 pikëve dhe shkëputet në krye të Serie A, pasi Milani si i dyti ka gjashtë pikë më pak. /Telegrafi/