Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Kanabis dhe kokainë: Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS

22 December 2025 at 07:10

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne. “Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp. Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i […]

The post Kanabis dhe kokainë: Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 12:50

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit […]

The post ‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit

17 December 2025 at 16:49

Kolegji i Posaçëm vendosi të mërkurën pushimin e çështjes ndaj prokurorit Dritan Nushi, duke i dhënë formë të prerë vendimit të konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi u mor pasi një ditë më parë, të martën 16 dhjetor, SPAK në rolin e Komisionerit Publik u tërhoq nga ankimi duke […]

The post KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit appeared first on Reporter.al.

KPA rrëzon vendimin e KPK-së dhe shkarkon nga detyra prokurorin Gëzim Çopa

17 December 2025 at 16:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën, më 16 dhjetor vendimin për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gëzim Çopa, duke pranuar kështu ankimin e bërë nga Komisioneri Publik. Trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, arriti […]

The post KPA rrëzon vendimin e KPK-së dhe shkarkon nga detyra prokurorin Gëzim Çopa appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Xhevahir Lita

17 December 2025 at 14:33

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, njoftoi të martën më 16 dhjetor 2025 se ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit, Xhevahir Lita. Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Ina […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Xhevahir Lita appeared first on Reporter.al.

Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

16 December 2025 at 15:53

Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro. Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili […]

The post Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave

16 December 2025 at 14:30

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës. Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, […]

The post Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Dritan Nushit

16 December 2025 at 11:35

Në një seancë të shkurtër në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të martën, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, kërkoi në KPA lënien në fuqi të vendimit të KPK-së për të konfirmuar në detyrë prokurorin Dritan Nushi. Braho tha se vlerësonte që Nushi kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit, duke u tërhequr […]

The post SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Dritan Nushit appeared first on Reporter.al.

Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare

16 December 2025 at 07:19

Të mërkurën, një artikull i publikuar nga Independent Policy Digest – një faqe interneti me qendër në Richmond, Virxhinia, raportonte se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij në paraburgim, kishte probleme procedurale dhe po kthehej në një test për sundimin e ligjit në Shqipëri. Artikulli i IPD u ripublikua gjerësisht […]

The post Fushata ndërkombëtare e PR-it për Veliajn dhe lavatriçja mediatike shqiptare appeared first on Reporter.al.

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

13 December 2025 at 09:13

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor. Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor […]

The post KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë appeared first on Reporter.al.

Mediat online i bëjnë jehonë interpretimeve konspirative për vaksinat

10 December 2025 at 16:29

Në dy postime të veçanta brenda katër ditësh, kardiokirurgu Edvin Prifti i bëri jehonë “një studimi izraelit”, që sipas tij ka provuar se vaksinat mRNA të Pfizer-it janë terapi gjenetike që depërtojnë në placentë, në spermë dhe kalojnë tek gratë shtatzëna të pavaksinuara përmes marrëdhënieve seksuale. Sipas Priftit, komponentët gjenetikë të vaksinës janë gjetur në […]

The post Mediat online i bëjnë jehonë interpretimeve konspirative për vaksinat appeared first on Reporter.al.

Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit

10 December 2025 at 09:57

Mes vapës së rëndë të gushtit, vetëm pak javë pas arrestimit të bujshëm të ish-shefit të Forcës së Posaçme Operacionale Oltion Bistri në operacionin “Metamorfoza”, familjarët e tij dhe përfaqësues të kompanisë “Arlis-Ndërtim” u ulën në një zyrë noteriale në Tiranë për të firmosur një seri aktesh që zgjidhnin kontratat e sipërmarrjes për pesë apartamente […]

The post Me miratimin e GJKKO-s dhe SPAK-ut, pasuritë e Oltion Bistrit i shpëtuan sekuestrimit appeared first on Reporter.al.

Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare

8 December 2025 at 07:39

Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në internet: “A do të bëhet realitet profecia e Baba Vangës që mund të ndryshojë botën në vitin 2026?”. Përgjigja është e thjeshtë: Jo! Edhe pse nuk ekziston asnjë provë që Baba Vanga, një mistike bullgare me […]

The post Hija e Kremlinit pas Baba Vangës: Si shpërndahen ‘profecitë’ e rreme në mediat shqiptare appeared first on Reporter.al.

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri

2 December 2025 at 18:38

ActionAid Italia, një organizatë joqeveritare në Itali, i është drejtuar Gjykatës së Llogarive (Corte dei Conti) me një ankesë 60-faqëshe dhe Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ANAC me një raport të veçantë, ku kërkon hetim për “shpërdorim të pajustifikueshëm të burimeve publike” në projektin e qendrave të paraburgimit për migrantët në Shqipëri, pjesë e protokollit Itali–Shqipëri. […]

The post Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë

25 November 2025 at 16:57

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjobiti Radio Televizionin Shqiptar, RTSH, me 100,000 lekë, pas konstatimit se sjellja e moderatores dhe të ftuarve në emisionin sportiv “Super Gol” ndaj një futbollisti nga Gana ishte diskriminuese dhe raciste. “Përmbajtja e këtij komunikimi përmban elementë denigrues me ngjyrim diskriminues bazuar në motive racore,” thuhet në vendimin e AMA-s […]

The post Racizëm në ekran, AMA gjobit RTSH-në me 100 mijë lekë appeared first on Reporter.al.

KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për masë ndaj prokurores së Sarandës

25 November 2025 at 15:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi të martën një kërkesë të ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj. KLP nuk gjeti shkelje në sjelljen e prokurores Sadikaj dhe rrëzoi si të paprovuara pretendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë se ajo kishte cenuar etikën. Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat […]

The post KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për masë ndaj prokurores së Sarandës appeared first on Reporter.al.

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

19 November 2025 at 19:31

Më 9 nëntor, kardiokirurgu Edvin Prifti shpërndau katër foto nga një studim i kryer në Korenë e Jugut, me titull: “Rreziqet 1-vjeçare të kancerit të lidhura me vaksinimin COVID-19: një studim kohorte i bazuar në popullsi në Korenë e Jugut”. Prifti e shoqëroi postimin me një interpretim personal, duke pretenduar se materiali vërtetonte një lidhje […]

The post Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin appeared first on Reporter.al.

180 banorë të Orikumit bëjnë padi në SPAK për pronat

17 November 2025 at 17:15

Qindra banorë të Orikumit, Dukatit, Rradhimës dhe Tragjasit protestuan të hënën para Prokurorisë së Posaçme, ndërsa dorëzuan një padi dhe dosje të asaj që pretendojnë se është një përpjekje për t’i shpronësuar. Padia e nënshkruar nga 180 banorë kërkon hetimin e qeverisë dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve të shumicës dhe opozitës me pretendimin se janë përfshirë […]

The post 180 banorë të Orikumit bëjnë padi në SPAK për pronat appeared first on Reporter.al.

❌
❌