Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 17:36

Pas 5 orësh mbledhje, ku mbizotëroi një debat procedural mes opozitës dhe mazhorancës për lejimin apo jo të mediave në sallën e mbledhjes, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi ndërprerjen e mbledhjes pa caktuar asnjë datë për vijimin e saj. Për të mbrojtur kërkesën e SPAK para Kuvendit, në mbledhje morën pjesë kryetari Klodian Braho, […]

The post PS zvarrit pa afat vendimmarrjen për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

19 December 2025 at 08:00

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal […]

The post Kapja e AKSHI nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare appeared first on Reporter.al.

Organizatat kërkojnë ndaljen e presioneve të politikës ndaj drejtësisë

18 December 2025 at 17:09

Duke marrë shkas nga hetimet dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë,  disa organizata të shoqërisë civile me kontribute në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në reformën në drejtësi shprehin shqetësimin e tyre për presione të politikës ndaj drejtësisë dhe […]

The post Organizatat kërkojnë ndaljen e presioneve të politikës ndaj drejtësisë appeared first on Reporter.al.

Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

17 December 2025 at 15:54

SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit. Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i […]

The post Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut appeared first on Reporter.al.

Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi

17 December 2025 at 14:39

Kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se pas prezantimit të nismave në komision do të kërkohet mendimi i Komisionit Europian dhe i vetë organeve të drejtësisë para se të vijojë shqyrtimi i tyre në komisionet parlamentare. Olsi Komici, deputet nismëtar i dy projektligjeve që prekin ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e […]

The post Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi appeared first on Reporter.al.

Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë

17 December 2025 at 07:52

Drejtuesi në detyrë i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi të martën Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuza të përsëritura për paracaktimin e një sërë tenderash me vlerë qindra milionë euro. Në kërkesë thuhet se SPAK synon të forcojë masat ndaj […]

The post Imuniteti i Ballukut vendos në sprovë raportin e Ramës me drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut

15 December 2025 at 17:41

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë. “Mbledhja e Gjyqtarëve […]

The post Gjykata Kushtetuese shtyn për në shkurt shqyrtimin e padisë për pezullimin e Tik-Tok-ut appeared first on Reporter.al.

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

15 December 2025 at 16:56

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike. I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën […]

The post Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit” appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:01

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të rikthehet në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të premten kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke ngrirë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra pasi u mor e pandehur e Prokuroria e Posaçme, SPAK, për […]

The post Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave

12 December 2025 at 13:36

“Paqja fiskale” parashikon që bizneset mund të deklarojnë fitimet e mbajtura jashtë bilanceve financiare, kundrejt një tatimi që varion nga 5 deri në 15 përqind. Nismat u kontestuan gjërësisht nga opozita, Komisioni Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke i konsideruar ato si një rikthim tek ideja e vjetër e ‘amnistisë fiskale’, […]

The post Mazhoranca miraton “Paqen fiskale”, injoron shqetësimet për pastrimin e parave appeared first on Reporter.al.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar

12 December 2025 at 10:59

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në mesnatën e së enjtes në Kuvend si Avokat i ri i  Popullit vetëm me votat e mazhorancës socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërsa opozita braktisi sallën gjatë votimit. Shabani ishte një ndër 6 emrat e mbështetur me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike […]

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar appeared first on Reporter.al.

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

10 December 2025 at 13:40

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj. Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por […]

The post Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

9 December 2025 at 15:26

Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit po shkon drejt dështimit për të disatën herë që prej pranverës së vitit 2022, kur nisi ky proces. Opozita deklaroi të martën se do të tërhiqen nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra […]

The post Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit appeared first on Reporter.al.

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

5 December 2025 at 07:25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 […]

The post Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike appeared first on Reporter.al.

Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun

4 December 2025 at 11:46

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u justifikua se interpelanca nuk mund të bëhej për shkak se çështja po shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese. “Është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushteteve mes institucioneve. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues mund të cënojë […]

The post Mazhoranca refuzon interpelancën me Ramën për Ballukun appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku”

3 December 2025 at 17:21

“Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj,” thuhet në njoftim. Çështja kaloi në Mbledhjen e Gjyqtarëve të martën, pasi Kolegji i […]

The post Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku” appeared first on Reporter.al.

Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”

3 December 2025 at 16:21

Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e […]

The post Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale” appeared first on Reporter.al.

Kërkesa e Ramës për Ballukun, ende në ‘shqyrtim paraprak’

2 December 2025 at 15:48

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë të martën një vendim unanim për pranimin ose jo të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. […]

The post Kërkesa e Ramës për Ballukun, ende në ‘shqyrtim paraprak’ appeared first on Reporter.al.

Rama shton presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen ‘Balluku’

1 December 2025 at 16:09

Një kolegj prej 3 gjyqtarësh të Gjykatës Kushtetuese do të mblidhet të martën për të marrë në shqyrtim kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv. kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. […]

The post Rama shton presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen ‘Balluku’ appeared first on Reporter.al.

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

1 December 2025 at 07:31

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm. E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet […]

The post Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor appeared first on Reporter.al.

❌
❌