Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 2025Main stream

Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës

By: V K
22 December 2025 at 08:56

Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.

Komiteti Hetimor i Rusisë bëri të ditur se viktima është gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, kreu i departamentit të trajnimit operacional të forcave të armatosura.

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi u shkaktua nga një pajisje e montuar poshtë automjetit.

Autoritetet po hetojnë disa pista, përfshirë edhe një të mundshme përfshirje të shërbimeve të inteligjencës ukrainase.

Nga ana e saj, Ukraina nuk ka reaguar deri tani për ngjarjen.

The post Atentat në zemër të Moskës, gjenerali i lartë rus humb jetën nga shpërthimi i makinës appeared first on Albeu.com.

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

By: V K
22 December 2025 at 08:40

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner”, shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin.

Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve.

Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë.

Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal.

Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja.

Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës.

Ramazan Rraja, u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja.

Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre.

Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës.

Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit.

Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më”?–  shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar.

Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër.

Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve, u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur.

Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar.

Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash.

Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej 475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë.

Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër”, shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

The post Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS/ Zbardhen bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete… appeared first on Albeu.com.

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

By: V K
22 December 2025 at 08:08

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare në protestën që do të organizohet në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha akuzon Ballukun se ka në pronësi 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se veç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ç`ka i hap rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.

The post Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

By: V K
22 December 2025 at 08:02

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i BE. Shumica e vendeve të BE, zhvilloi censet e popullsisë më 2021, nga të cilat u evidentua popullata e emigrantëve sipas vendeve të origjinës dhe mosha e saj.

Në total 70% e shqiptarëve që jetojnë në BE, janë deri në 45-vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë janë në moshë pune aktive (15–49 vjeç), me grup-moshën 30–49 vjeç që dominon fort, me 40.7% të totalit.

Kjo peshë është pothuajse identike si për meshkujt, ashtu edhe për femrat, duke treguar se emigracioni nuk është më një fenomen i kufizuar kryesisht te meshkujt, por ka marrë një karakter familjar dhe më të balancuar gjinor.

Sakaq, struktura e popullsisë rezidente në Shqipëri është dukshëm më e plakur. Brenda vendit, pesha e grup-moshave mbi 50-vjeç është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa grup-moshat e reja dhe ato në kulmin e produktivitetit ekonomik janë tkurrur.

Përkundrazi në emigracion, grup-moshat mbi 65-vjeç përbëjnë vetëm rreth 5%, ndërsa moshat mbi 85 vjeç janë pothuajse të papërfillshme (0.3%), ç`ka tregon se emigracioni shqiptar është kryesisht një emigracion i moshave të reja dhe të mesme, jo i pensionistëve.

Edhe grup-mosha nën 15-vjeç ka një peshë të konsiderueshme në diasporë me 19%, ç`ka tregon praninë e familjeve emigrante dhe një proces më të qëndrueshëm vendosjeje jashtë vendit.

Ndërsa në Shqipëri rënia e lindshmërisë, ka ulur ndjeshëm peshën e fëmijëve në strukturën e popullsisë.

Në terma ekonomikë dhe demografikë, grafiku konfirmon se Shqipëria ka “eksportuar” në mënyrë disproporcionale kapitalin njerëzor në moshë pune, duke lënë pas një popullsi gjithnjë e më të vjetër.

Ndërsa jashtë vendit shqiptarët janë kryesisht në moshat që kontribuojnë në rritje ekonomike, brenda vendit barra mbi sistemin e pensioneve, shëndetësisë dhe financave publike është në rritje.

Sipas të dhënave të fundit nga Cens Hub, emigrimi në dekadën e fundit shënonte 56 % meshkuj në Gjermani, 53 % në Greqi dhe 51 % meshkuj në Itali.

Shtetas shqiptarë që jetojnë në Evropë figurojnë të jenë të një moshe të re, edhe në raport me strukturën e popullssisë së vendeve pritëse.

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase të madhe banorësh nga trevat shqiptare.

Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe në ato sociale dhe ekonomike të vendit. / Monitor

The post Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç appeared first on Albeu.com.

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

By: V K
22 December 2025 at 07:54

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), me fond limit 7.7 milionë euro, ka përfunduar sërish i ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik vetëm dhjetë ditë nga heqja e pezullimit.

Teksa më herët KPP mori këtë masë për të hapur rrugë vijimit të procesit pas konstatimit se ishin bërë korrigjimet e nevojshme në dokumentet eë tenderit, tashmë një tjetër operator vlerëson se këto ndryshime nuk janë të plota duke lënë hapësira për interpretim.

Në një ankimim të regjistruar në sistem kompania ankimuese, rendit se konstatimet e këtyre paqartësive janë bërë nga kompania e huaj me të cilën ajo bashkëpunon.

Tashmë topi është sërish në dorën e KPP, për të vendosur nëse do t`i kërkojë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që të rishikojë sërish dokumentet bashkë me Tatimet, për llogari të të cilave po zhvillon tenderin i cili është hapur që në prill të këtij viti.

Tenderi për sistemin e fiskalizimit

Tenderi me objekt kontrate Mirëmbajtje e Modulit te Menaxhimit të Kontrollit te Faturimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u hap në prill të këtij viti.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për një periudhë prej 24 muajsh.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardëare). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme.

Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare), nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”, theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit./ Monitor

The post Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik appeared first on Albeu.com.

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

By: V K
22 December 2025 at 07:46

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të “BBVA 5”.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.

Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen”, u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale.

“Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

The post Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me… appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
22 December 2025 at 07:42

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.7 lekë.

Euro, do të blihet me 96 lekë, do të shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.7 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 109.2 lekë dhe shitet me 110.4 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59.2 lekë në blerje dhe me 60.4 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën sotme, 22 Dhjetor 2025

By: V K
22 December 2025 at 07:30

Këtë të hënë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

 

 

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

The post Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën sotme, 22 Dhjetor 2025 appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve

By: V K
22 December 2025 at 07:27

Dashi

Ja ku është dita kur do të të vijë vëmendja ose njohja e shumëpritur. Ke mbaruar me shqetësimet që ke përjetuar gjatë muajit të kaluar dhe ke hyrë në një periudhë më të qetë. Ata që kohët e fundit mund vetëm të kritikonin nuk gjejnë fjalë të mjaftueshme për të të lavdëruar. Merri komplimentet me të vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe të jesh i lumtur me veten.

Demi

Kjo do të jetë një ditë reflektimi. Ndërsa mund të tundoheni të shikoni prapa dhe të mendoni se sa larg keni arritur, koha juaj do të ishte më mirë të shpenzohej duke menduar për atë që e ardhmja mund t’ju rezervojë. Keni hyrë në një periudhë ripërcaktimi si të identitetit ashtu edhe të objektivave tuaja.

Binjakët

Kjo do të ishte një ditë ideale për t’u kujdesur më shumë për trupin tuaj. Mos e gënjeni veten duke thënë se problemet me shpinën do të zhduken. Caktoni një takim me një mjek ose fizioterapist.

Gaforrja

Kohët e fundit mund të kesh ndryshuar aspektet materiale të jetës tënde. Mund të jenë të nevojshme ndryshime më të thella. Hidhi një sy asaj që të motivoi të krijosh jetën që po jeton tani. Kushtoji vëmendje të veçantë zgjedhjeve që ke bërë në profesionin tënd.

Luani

Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer për të medituar. Mund të jeni të pakënaqur sepse projektet tuaja të ndryshme ende nuk kanë marrë formë. Jeni të paduruar, por kush nuk do të ishte? Kjo periudhë pritjeje ka zgjatur rreth dy muaj, por së shpejti do të përfundojë.

Virgjëresha

Dita e sotme premton të jetë e shkëlqyer, por mos e teproni. Mund të tundoheni të mendoni se vështirësitë tuaja të vogla financiare i keni lënë pas, por jo. Ajo që bëni sot ofron planin për të ardhmen tuaj.

Peshorja

Mos u përpiq ta shtysh dikë tjetër të bëjë diçka që ai ose ajo nuk është i gatshëm ta bëjë. Sa më shumë që e ngacmon dhe përpiqesh ta bindësh, aq më shumë ai person do të rezistojë.

 

Akrepi

Faktet që mbledh sot do të jenë shumë të rëndësishme për ty më vonë. Sigurohu që informacioni që merr është i organizuar mirë në mënyrë që ta kuptosh lehtësisht më vonë. Nuk ka nevojë të nxirrni përfundime sot. Thjesht mblidhni të dhënat.

Shigjetari

Kujdesu për gjërat themelore sot. Mos u përpiq të nxitosh për t’i provuar dikujt tjetër se je më përpara nga ç’je në të vërtetë. Kjo vetëm sa do të të çojë edhe më prapa në planin afatgjatë. Fillo nga fillimi dhe puno vazhdimisht që nga aty.

Bricjapi

Je në një pozicion të paqëndrueshëm sot. Ka shumë energji të grumbulluar brenda teje. Çlirohu prej saj duke bërë një shëtitje të gjatë ose një vrapim, në vend që ta sjellësh në punë dhe të bëhesh i paduruar me njerëzit me të cilët punon.

Ujori

Mund të bësh përparim të jashtëzakonshëm në punën tënde sot duke përfituar nga një prej ideve të tua. Bëje këtë duke u përqendruar në atë që është më e rëndësishme për ty dhe duke e paraqitur atë në një mënyrë konkrete, të qëndrueshme dhe të bazuar.

Peshqit

Do të bësh një hap gjigant përpara sot. Mos ki frikë ta bësh këtë. “Toka” mbi të cilën je është e fortë dhe e besueshme. Do të njihesh dhe do të shpërblehesh për natyrën tënde tepër të besueshme dhe kujtesën tënde të shkëlqyer. Mos hezito t’i shfaqësh këto cilësi.

 

 

 

The post Horoskopi 22 Dhjetor 2025/ Vështirësitë drejt fundit, ndryshimet në jetën tuaj mund te jenë shumë të thella, zbuloni surprizat e yjeve appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 21 December 2025Main stream

Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik

By: V K
21 December 2025 at 15:54

Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash pas 14 ndeshjesh.

A do ta thyej ai rekordin e Levandovskit me 41 gola në një sezon të Bundesligës?

Sulmuesi anglez po zhvillon sezonin e tij të tretë te Bajerni, me një forcë që po sfidon librat e rekordeve të Bundesligës.

Forma e tij para pushimeve është e jashtëzakonshme, me 6 gola në pesë ndeshjet e fundit.

Shifra legjendare prej 41 golash e polakut në sezonin 2020/21 nuk duket më e paarritshme për Kejn, i cili kishte shënuar tashmë 36 dhe 26 gola në dy sezonet e para.

“Mendoj se është e mundur, sidomos me nisjen që kam pasur këtë vit”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai uli pritshmëritë: “Megjithatë, ka ende shumë rrugë për të bërë. Duhet ta ruaj këtë nivel për 4 apo 5 muaj të tjerë”.

The post Herri Kejn i pandalshëm, rekordi i Levandovskit me 41 gola në rrezik appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër

By: V K
21 December 2025 at 15:39

Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një pallati në zonën e Radio Kukësit.

Sakaq, të plagosur kanë mbetur shtetasit A. C., 36-vjeç, dhe S. K., 65-vjeç.

Policia bën me dije se dyshohet se autorë të plagosjes janë dy vëllezër, shtetasit F. I., 39-vjeç, dhe N. I., 38-vjeç, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Kukës/ Plagosen dy persona, shpallen në kërkim 2 vëllezër appeared first on Albeu.com.

Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO)

By: V K
21 December 2025 at 15:32

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike në fasadën përballë bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit”, atje ku të hënën është lajmëruar të mbahet protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër qeverisë.

Sic shihet nga video, disa punonjës të shërbimit, kanë vendosur pjesët metalike me qëllim mbrojtjen e godinës nga ndonjë sulm i mundshëm prej protestuesve.

Protesta e opozitës është lajmëruar të mbahet në orën 18:00 më 22 dhjetor dhe qëllimi është rrëzimi i qeverisë e cila akuzohet për një sërë skandalesh sic është abuzimi me tenderat e AKSHI-it, si dhe aferat korruptive në disa investime madhore publike për të cilat është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku.

 

The post Nesër protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

By: V K
21 December 2025 at 15:03

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një të moshuar, e cila po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se nuk ka qenë e vëmendshme në momentin e ngjarjes, duke përplasur këmbësoren dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.

Si pasojë e goditjes, e dëmtuara ka humbur edhe ndjenjat.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur autoambulanca dhe shërbimet e policisë, të njoftuara nga dëshmitarë okularë.

E moshuara është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha appeared first on Albeu.com.

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

By: V K
21 December 2025 at 14:35

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dy këngëtarët e njohur, Stine dhe Miri janë zyrtarisht pjesë e këtij edicioni të pestë, që publiku e ka pritur me padurim.

Pasi ka mbaruar spektakli, banorët kanë qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Në një moment teksa po bisedonin jashtë në oborr, Miri i kërkon Stines që të shkojnë së bashku te dhoma e rrëfimit.

Stine i kthehet se nuk i kanë thirrur dhe do duket sikur po bëjnë aleanca.

Duke qeshur Miri i kthehet:Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat” dhe më pas shton:

“Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë”.

Pjesë nga biseda:

Miri: Do futemi bashkë aty se e kam fiksim, te dhoma

Stine: Nuk na kanë thirrur

Miri: Pa thirrur

Stine: Na thirrni pak ju lutem

Miri: Pa thirrur

Stine: Futemi, po duket sikur po bëjmë aleanca

Miri: Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat

Armiri: Sot filluat aleancat?

Miri: Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë.

The post Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin… appeared first on Albeu.com.

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

By: V K
21 December 2025 at 14:06

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në tapet” Paul-in, në raundin e gjashtë.

Pavarësisht disfatës, amerikani Jake Paul, fitoi 92 milionë dollarë në më pak se 17 minuta, aq sa zgjati “beteja”.

Në boks, këto shifra shihen si të paimagjinueshme, por gjithçka bëhet e kuptueshme, kur bëhet fjalë për një sfidë speciale.

Sipas Forbes, Paul është renditur vazhdimisht midis më të paguarve në sportet luftarake, duke tejkaluar shpesh kampionët, për shkak të shtrirjes së madhe të audiences që ai ka.

 

Jake Paul made $92,000,000 for 989 seconds of work.

Six rounds in, he got knocked out.

That’s just over sixteen minutes of actual fight time.

Here’s how it breaks down:

• Total time in the ring: 989 seconds
• $93,023 per second
• $5,581,380 per minute
• Roughly $15.3… pic.twitter.com/2iO4JUlZb1

— Hoops (@Hoopss) December 20, 2025

The post Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit appeared first on Albeu.com.

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

By: V K
21 December 2025 at 13:49

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e Belinda Ballukut.

Bardhi thekson se Rama deklaroi se do të pengojë kërkesën e SPAK për Ballukun, duke shtuar se kryeministri është i frikësuar dhe se “rrethi po i ngushtohet”.

Ai gjithashtu, ngre akuza të forta ndërsa nënvizon se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri, të “çojnë në rrugën dhe në banesën e kryeministrit Rama”.

Reagimi:

Frikë, panik dhe blerje kohe: reagimi i një kryeministri që e di se rrethi po i ngushtohet!

Reagimi i sotëm i Edi Ramës është reagimi i një frikacaku, që e di se rrethi po i ngushtohet. Ai është frikacak, sepse nuk përballet me akuzën, por sulmon ata që e hetojnë.

Një kryeministër i pastër, pa lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, sot do të duhej të mblidhte me urgjencë Parlamentin dhe t’i hiqte imunitetin zëvendëses së tij, të pandehur për 1.1 miliardë euro tenderime korruptive.

Pse nuk bëhet kurioz Edi Rama për “dardhat dhe mollët” që Belinda Balluku i ka ngrënë, por na u bëka kurioz pse SPAK-u po vepron shpejt? Sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush është porositësi i aferave korruptive të firmosura nga Belinda Balluku. Çështja “Balluku” nuk është rast i izoluar, por hallkë e një zinxhiri vendimmarrjeje që kalon nga zyra e Kryeministrit. Prandaj, Edi Rama kërkon të blejë kohë me një çështje në Gjykatën Kushtetuese, pa asnjë lidhje me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

 

 

Edi Rama e di se hetimi nuk do të ndalet te zëvendësja e tij! Blerja e kohës është i vetmi shpëtim për kryeministrin nën shantazh dhe në panik.

Një kryeministër i pafajshëm nuk frikësohet nga shpejtësia e drejtësisë. Një kryeministër i pastër nuk sulmon SPAK-un. Një kryeministër i drejtë nuk ndërton alibi proceduriale.

Rrethi po ngushtohet. Dhe frika e Edi Ramës vjen nga ajo që tani drejtësia e di: se tenderat, koncesionet, korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë rrugë me një kalim. Ajo të çon në zyrën apo shtëpinë e Edi Ramës!

The post Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

By: V K
21 December 2025 at 13:22

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pallat ku po kryente punime ndërtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës, duke pësuar dëmtime fatale.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar penalisht drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit.

Njoftimi:

“Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

By: V K
21 December 2025 at 12:58

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk dini nëse do të përputheni me preferencat e tyre?

Në çdo rast, faktori “shenja e horoskopit” garanton 100% sukses për dhuratat e Krishtlindjeve.

Dashi (21 Mars – 20 Prill)

Dhurata praktike që ju ka thënë se i nevojiten (p.sh. një makinë kafeje, telefon, çizme perfekte ose këmishë elegante).

Demi (21 Prill – 20 Maj)

Kozmetikë, parfume dhe gjithçka që lidhet me ushqimin (p.sh. një darkë spektakolare).

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)

Libra ose abonim për shërbim streaming për filma dhe seriale.

Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)

Artikuj për shtëpi.

Luani (23 Korrik – 23 Gusht)

Çdo gjë që shkëlqen dhe duket luksoze.

Virgjëresha (24 Gusht – 22 Shtator)

Agjendë ose orë dore.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Bizhuteri ose manikë kufjesh (cufflinks).

Akrepi (23 Tetor – 22 Nëntor)

Rroba të brendshme.

Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)

Skeitbord ose patina.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Çdo gjë në stil klasik, idealisht diçka që u shërben në punë.

Ujori (20 Janar – 19 Shkurt)

Çdo gjë që ndihmon në ndonjë nga miliona hobet e tyre.

Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)

Vepër arti e punuar me dorë (p.sh. pikturë, qeramikë, etj.).

The post Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit appeared first on Albeu.com.

Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime

By: V K
21 December 2025 at 12:21

Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.

Lajmet e fundit, thonë se Mareska është kandidat për të zëvendësuar trajnerin, Pep Guardiolën.

“Nuk më prek mua, sepse e di që 100 për qind janë spekulime. Nuk kam kohë për gjëra të tilla. Kam një kontratë këtu deri në vitin 2029. Fokusi im është këtu, në këtë klub dhe jam krenar. Një javë më parë ishte e njëjta gjë në Juventus. Nuk i kushtoj rëndësi. E di se nga doli ky lajm, por është spekulim”, u shpreh Mareska, duke reaguar pas lajmeve të dala në shtypin dhe mediat e mbarë Europës.

The post Zëvendësuesi i Guardiolës te Mançester Siti? Mareska: S’kam kohë për këto spekulime appeared first on Albeu.com.

Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT)

By: V K
21 December 2025 at 12:04

Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së famshme për të garuar për çmimin e madh.

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë dhe artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur.

Ja 14 banorët e parë të Big Brother Vip Albania 5:

1. Miri (Armir Shahini), këngëtar

2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025

3. Kristi Lamaj, këngëtar

4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u

5. Lore, këngëtare

6. Seno Fishta, moderator podkasti

7. Lorna Hysa, influencuese

8. Mal Retkoceri, këngëtar

9. Xhodi Skura, blogere

10. Angelo Haruni, gazetar

11. Selin Bollati, balerinë

12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi

13. Stine (Ernest Duka), këngëtar

14. Sabina Mete, moderatore

The post Njihuni me banorët e “Big Brother VIP Albania 5” (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌