Normal view

10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat

By: user 6
11 June 2025 at 21:06

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë të gjatë për “Ora News” ku ka pranuar se e kanë dënuar me 10 ditë në burg të mos marrë pjesë në aktivitete sportive. Shkak është bërë një intervistë e bërë me telefon jashtë orarit të përcaktuar.

“Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00. Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta” – tha Meta.

Ai ka folur edhe për vështirësitë e qëndrimit prej 8 muajsh në burg.

“Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt. Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme” – tha Meta.

I pyetur se si ia bën me të nxehtin, Meta thotë se ujë vjen vetëm 1-2 orë në ditë.

“Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin. Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë” – tha Meta. ©LAPSI.al

The post 10 ditë ndëshkim në burg/ Meta: Në qeli s’ka as ujë, por mbushim bidonat appeared first on Lapsi.al.

Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO)

By: user 4
11 June 2025 at 16:02

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar me një deklaratë për mediat dënimin disiplinor të Ilir Metës me 10 ditë ndalim të çdo aktiviteti sportiv në ambientet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit. Sipas Blushit, kjo masë është marrë pasi Meta dha një intervistë televizive live. (KLIKO KETU)

“Rasti më qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV ‘Jordan Misja’ dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi e quan këtë një përpjekje “qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.” Intervista ndodhi gjatë edicionit të lajmeve në Oraneës, ku Meta tha se gëzonte shëndet të plotë, foli për kushtet e burgut dhe një bisedë që kishte pasur me Edmond Panaritin.

“Beti je profesioniste! Ju e dini shumë mirë pse u rrëmbeva unë. është tjetër Ilir Meta në radhë me partitë e tjera, tjetër të isha vetë. Edhe unë mezi e gjeta emrin kur votava se nuk ishte proces i lehtë. Kjo është një parti e cila prej vitesh ka qenë target i një regjimi kriminal që ka përdorur cdo instrument përfshirë edhe SPAK për ta shkatërruar, për ta marrë peng, që nga kryetari që u rrëmbye, se nuk kam pasur mundësi të flas me ndonjë gazetar qëlloi rastësisht. Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie, pa asnjë prezantim kush ishin ata kriminelë, nuk kishin numër identifikimi nuk kishin asgjë dhe të dini një gjë, ndoshta kërkoni kamera apo pamje se duhet të kenë: ai operacion nuk nisi aty ku shikoni ju te makina ime, por nisi 300 metra përpara, ishin bllokuar të gjitha makinat dhe ata shkonin aty si kriminela, terrorizonin njerëzit, ne nuk kuptonim çfarë janë këta banditë që kërkojnë ndonjë njeri? Çfarë janë këta kriminela apo policë? Se ishintë forcave speciale që nuk lejohet të merren me këto lloj veprimesh dhe kur kanë mbërritur sic e keni parë.. dhe pas meje ishte një makinë private ku më futën mua. Pra për ish presidentin e republikës. Por unë isha me status zyrtar, deri në 24 korrik e kam status zyrtar si ish-president, si njeri që mbrohet nga garda e republikës. Pse bëhet kjo? Për njerëzit se mua cfarë do më bëjnë? Por mua më kanë bërë një nder të paparë, më kanë sjellë në një formë të paparë sportive” u shpreh Meta.

The post Dha intervistë live nga burgu, Meta ndëshkohet në qeli për 10 ditë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg

By: user 8
11 June 2025 at 15:55

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 ditë të Ilir Metës për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit të kaluar.

Sipas Blushit, presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në një media televizive.

“Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë”, thekson sekretari i PL-së.

Blushi i quan këto përpjekje qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.

Lexo më tej: Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime 

Meta vijon që prej tetori në paraburgimin 313 pa asnjë provë dhe fakt sipas Blushit, një akt tërësisht politik urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

The post Denoncimi/ Meta u dënua me 10 ditë, i ndaluan aktivitetet sportive në burg appeared first on Lapsi.al.

Zgjatja e hetimeve për Metën/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe vendimin e Ramës

By: user7
11 June 2025 at 12:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët ka reaguar ashpër pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lideri i opozitës e ka cilësuar këtë si një akt politik kriminal të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini. Gjithashtu Berisha e konsideron mbajtjen në paraburgim të Metës si shkelje flagrante të ligjeve dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale Edi Rama dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta. Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës. Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve.

Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura. Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre.
Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter. Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës.

E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg. Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundërshtarin politik. Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela. Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët.

Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht vetëm nga urrejtja dhe fakultetet më të errëta të qenies njerëzore. Duke shprehur solidaritetin e plotë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoj me forcën më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit dhe i garantoj se do përgjigjen për këtë vendim.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë vendosmërisht ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Europë,” tha Berisha.

The post Zgjatja e hetimeve për Metën/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe vendimin e Ramës appeared first on Lapsi.al.

Berisha për vendimin ndaj Metës: “Akt kriminal, që dëshmon frikën e Ramës”

By: user 4
11 June 2025 at 12:39

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj Ilir Metës, duke e cilësuar këtë si një “akt politik kriminal”, orkestruar – sipas tij – nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini.

Në një konferencë për shtyp, Berisha akuzoi drejtësinë e kontrolluar për shkelje flagrante të ligjeve shqiptare dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke e cilësuar paraburgimin e Metës si një “simptomë të tmerrit” që, sipas tij, ka kapluar Edi Ramën përballë opozitës. “E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.” deklaroi Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale Edi Rama dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta.

Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit.

Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.

Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal. Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve. Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura.

Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre. Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter.

Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.

Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundërshtarin politik. Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela.

Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët. Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht vetëm nga urrejtja dhe fakultetet më të errëta të qenies njerëzore. Duke shprehur solidaritetin e plotë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoj me forcën më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit dhe i garantoj se do përgjigjen për këtë vendim. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë vendosmërisht ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Europë.

The post Berisha për vendimin ndaj Metës: “Akt kriminal, që dëshmon frikën e Ramës” appeared first on Lapsi.al.

Meta flet me gazetaren nga telefoni i burgut: Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie

By: user 6
9 June 2025 at 22:20

Presidenti i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka zhvilluar një telefonatë më studion e lajmeve në “Ora News” me moderatoren Beti Njuma. Ai foli për zgjatjen e hetimeve nga SPAK duke u shprehur se prokuroria nuk ka prova ndaj tij dhe se u rrëmbye pa asnjë letër policie.

“Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie. Pas asnjë prezantim se kush ishin ata kriminelë. Ai operacion nuk nis aty ku shikoni ju nga makina ime, ai operacion kishte gjysëm ore që bëhej ishin bllokuar gjithë makinat.

Terrorizonin njerëzit dhe ne nuk po kuptonim se çfarë po ndodhte. Dhe pastaj më e bukura është se prapa meje ishte makina private ku më futën mua. Kjo është drejtësi me regji të mirëfilltë politike dhe kriminale.

Si e gjykoni ju, është rastësi që sot gjykohet gjoja Apeli lë në burg Veliajn dhe nëser mbylleshin zyrtarisht hetimet e mia dhe mua këto më kanë marrë gjoja edhe të pandehur para pak ditësh, u zgjatën prap hetimet.

Për ça zgjaten? Këta kanë 6 vjet që më hetojnë mua me firmën e Altin Dumanit. Është përgjegjësi e SPAK rrëmbimi im. Ne në Strasburg do i fitojmë të gjitha çështjet” – tha Meta. /LAPSI.al

The post Meta flet me gazetaren nga telefoni i burgut: Jam rrëmbyer pa asnjë letër policie appeared first on Lapsi.al.

Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime

By: user 4
9 June 2025 at 20:36

Pas më shumë se gjashtë muajsh në qeli, prokurorët e SPAK ende nuk kanë provat gati për të çuar në gjyq kreun e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta. Ndaj me lehtësinë që ta garanton vetëm mbështetja e mazhorancës në pushtet, ata i kanë dorëzuar avokatit të tij një njoftim ku i thonë se Meta të qëndrojë edhe gjashtë muaj të tjerë në paraburgim me arsyetimin se janë ende në kërkim të provave.

Po çfarë ishte ajo provë që nuk është gjetur ende? Prova për të cilen i shtohen edhe 6 muaj burg një prej krerëve të opozitës? Si arsyetuan tre prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani për të mbajtur në burg ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit të akuzuar për korrupsion?

Këtë detaj për vonesën e hetimit e ka zbuluar avokati i Metës, Kujtim Cakrani. “Thonë se po presim një akt-ekspertimi të ish vjehrrës së z.Meta. Çfarë lidhje ka presidenti me një akt-ekpertimi që pritet të bëhet nga SPAK-u?” u shpreh avokati Cakrani.

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion që i kishte lënë në dorë një letër sa për ta njoftuar, Cakrani u shpreh se ky hetim është kryekëput politik: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore” tha avokati.

Sipas Cakranit, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. “Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese”.

Opozita e konsideron Ilir Metën një të burgosur politik. Sipas saj, SPAK dhe Altin Dumani u keqpërdorën nga Rama i cili kërkoi neutralizimin e forcës së tretë në vend për fitoren e 11 Majit. Por përkundër kësaj, qëndron teza tjetër, se Ilir Meta është një politikan i korruptuar dhe se me arrestimin e tij, mori një goditje të fortë kultura e pandëshkueshmërisë.

Të dyja narrativat nuk janë pa baza, ndaj pritej që të kuptohej diçka më shumë në gjykatë, aty ku prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani do të t’i ballafaqojnë provat me vetë të pandehurin.

Pritshmëritë qenë të larta edhe falë operacionit të përmasave spektakolare që u organizua për kapjen e Ilir Metës, ku morën pjesë forcat speciale, pavarësisht se ai ishte paraqitur në SPAK sa herë i qe kërkuar. Por tani që kanë mundësi ta mbajnë të izoluar në burg, tre prokurorët po ngurrojnë ta çojnë në gjykatë. Dyshimet se ata janë thjesht vegla të një makinacioni politik shtohen po të shohësh se Kllapi, Kraja dhe Dumani kanë pasur të gjithë kohën për ta hetuar Metën.

Së pari procedimi penal në ngarkim të Ilir Metës ka nisur që në vitin 2019, gjatë kohës kur ai ishte president. Pra kanë kaluar thuajse 6 vjet që kur Kllapi, Kraja dhe Dumani çelën dosjen për inkriminimin e Ilir Metës, sipas një dosjeje që tani duhej të ishte e kopsitur.

Së dyti, zhvillimet e çështjes CEZ-DIA kanë ndodhur në vitet 2009-2010 e më tej, dëshmitarët e kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjeve dhe për më tepër që kjo çështje është hetuar edhe më parë.

Së treti, edhe provat për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të bëjnë me dokumenta të viteve 2013-2017 kur Meta ishte në aleancë me Edi Ramën. Implikimi që SPAK i ka bërë në aktivitetin e ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi daton në të njëjtën periudhë 2013-2017 dhe provat për hetimin e pasurisë kanë të bëjnë me dokumenta që prokurorët i disponojnë prej vitesh.

Duke parë zvarritjen e procedurave dhe lënien e Ilir Metës në burg për një kohë të pacaktuar bëhet akoma më e qartë se hetimi nuk i shkon për shtat llogarive të drejtësisë, por llogarive të pushtetit politik. I njëjti që në 11 Maj përfitoi nga izolimi i Ilir Metës në paraburgim dhe e pengoi të mblidhte më shumë se 8 mijë vota./Lapsi.al

The post Meta edhe 6 muaj burg, Dumanit nuk i mjaftuan 6 vjet hetime appeared first on Lapsi.al.

Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për “inkuizicion”

By: user 4
9 June 2025 at 16:02

Edhe pse kanë kaluar më shumë se shtatë muaj nga dita e arrestimit të Ilir Metës, kreut të Partisë së Lirisë, ai vijon të mbahet në paraburgim, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë sërish hetimet me 3 muaj të tjerë. Lajmi u konfirmua këtë të hënë nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili reagoi me tone të forta, duke e cilësuar qëndrimin e Metës në qeli si një “burgim i paligjshëm” dhe “përndjekje politike”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe më 27 maj të këtij viti iu komunikuan zyrtarisht akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me aferën CEZ-DIA, lobimin në SHBA dhe një hetim pasuror të mbartur prej vitesh. Por, sipas avokatit, edhe pse akuza tashmë është komunikuar, organi i akuzës vazhdon ta mbajë në burg, pa asnjë provë konkrete.

“Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim”, u shpreh avokati Cakrani, i cili paralajmëroi se vendimi i zgjatjes do të ankimohet.

Sipas tij, SPAK ka tejkaluar çdo afat procedural dhe mbajtja në paraburgim e ish-presidentit, pasi akuzat janë bërë publike, është shkelje flagrante e të drejtave. Madje, Cakrani ironizoi edhe arsyetimin e dhënë nga prokuroria për të justifikuar zgjatjen: “Tani SPAK na thotë se nuk ka mbaruar akoma mbledhjen e provës, kjo është kërkesë e SPAK për zgjatjen e hetimeve. Thonë se po presin provat, presin një akt ekspertimi për ish-vjehrrën e tij, se ça lidhje ka Meta me ish-vjehrrën…”

“Presidenti Meta është rrëmbyer dhe SPAK-u është kthyer në një Prokurori politike. Hetimet kanë nisur 6 vitet më parë. Çështja hetohet nga Tirana dhe jo SPAK, por SPAK po të donte kishte hetuar policët që rrëmbyen presidentin. Inkuizicioni që po bëhet ndaj Metës është i paprecedentë në botë. Është e pamoralshme dhe joligjore ta mbash ende në paraburgim” u shpreh Cakrani.

Ndërkohë që SPAK pretendon se zgjatja është 3-mujore, avokati Cakrani këmbënguli se afati i dhënë është 6 muaj dhe paralajmëroi ndjekje ligjore në instanca më të larta: “SPAK ka tejkaluar afatet e mbledhjes së provave. Ai ka mbi 7 muaj në paraburgim, prokuroria ka detyrim ligjor që çdo dy muaj të bënte referimin për hetimet. Ne do i pasqyrojmë edhe më vonë, do e vijojmë betejën deri në Strasburg. Po përgatiten edhe materialet për Gjykatën Kushtetuese.”

Me një ton të ashpër ndaj strukturës antikorrupsion, Cakrani përfundoi duke thënë: “Nuk e di me çfarë detyrimesh e ligjesh punon SPAK për këtë inkuizicion, as Aranit Çela nuk ka arritur në këtë situatë. Ai është numri dy i opozitës, pas zotit Berisha. Pas 6 vitesh hetimesh tani kërkojnë përsëri zgjatjen e hetimit. Kjo çështje do shkojë deri në Gjykatën Evropiane, ne jetojmë në një vend autokrat, në autokraci. Këto janë mjetet ligjore.”

 

The post Shtatë muaj pas arrestimit Meta mbetet në burg, avokati flet për “inkuizicion” appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik

By: user7
31 May 2025 at 13:50

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta. Berisha u shpreh se Meta është një i burgosur politik. Sipas tij për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore Meta është një i burgosur politik dhe se ky është qëndrim i qartë dhe i pakthyeshëm.

Berisha theksoi se ASHM ishte një aleancë e krijuar ekskluzivisht për zgjedhjet e 11 majit, duke pasur si qëllim bashkimin e forcave në këtë proces elektoral.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë. Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje,” tha ai.

The post Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik appeared first on Lapsi.al.

Meta për emisionin e Grida Dumës: Sa shumë gënjeshtra në një debat!

By: user 4
28 May 2025 at 11:49

Pas emisionit të mbrëmshëm të Grida Dumes, ku u trajtuan akuzat ndaj Ilir Metës, ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë me një status të gjatë nga burgu, nëpërmjet të cilit i drejtohet moderatores me ironi për panelin dhe gjithë çfarë u fol në studio.

Meta akuzon SPAK si të politizuar dhe kujton përdorimin e medias nga pushteti, duke u shprehur me habi “Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër!?!”. Ai hedh poshtë të gjitha pretendimet mbi pagesat e paligjshme me kompanitë amerikane, ndërsa pjesa më domethënëse e reagimit të tij është emërtimi i tre personave që, sipas tij, janë kthyer në dëshmitarë të rremë për të shpëtuar veten dhe për të kënaqur “kryeperversin”, siç e quan ai Edi Ramën.

Ilir Meta akuzon më së pari Vangjel Tavon, si ish-koleg që i prezantoi avokatin greko-amerikan dhe u përfshi në lobimet në SHBA, por më vonë mohoi çdo njohje; Eriol Brahimllarin, për mbajtjen e të gjithë korrespondencës 10-vjeçare me kompanitë lobuese dhe për zhdukjen e gjurmëve pas largimit; Indrit Brahimllarin, për firmosje kontratash lobimi dhe bashkëpunim me SPAK, por që sot thotë Meta, ka përfunduar në listën e kandidatëve të PS.

Për Metën, këta persona janë pjesë e një skeme politike të orkestruar nga Edi Rama dhe SPAK për ta përdorur çështjen e lobimeve kundër tij politikisht, ndërsa e mbyll reagimin me një ftesë për Grida Dumën që emisionin e saj ta zhvillojë në sallën e ping-pongut të paraburgimit tek 313.

Statusi i plotë më poshtë:

𝐄 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐆𝐫𝐢𝐝𝐚!
𝐆𝐣𝐲𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐩𝐨 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐞𝐥𝐥𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐛𝐮𝐥𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐬𝐡𝐞̈. 𝐍𝐮𝐤 𝐤𝐚 “𝐌𝐞𝐭𝐚-𝐆𝐚𝐭𝐞”, 𝐩𝐨𝐫 “𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐆𝐚𝐭𝐞” 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐧𝐞𝐬𝐡.
E dashur Grida,
Ju ndoqa dje me vëmendje, pasi Avokati im i ri , Z. Kujtim Cakrani, më tha se ishte i ftuar nga ju.
Kur pashë panelin m’u kujtua vlerësimi i OSBE-ODIHR, se 87% e mediave dhe audiencës dominohet nga Qeveria.
Kjo pasi pashë një njeri të vetëm (Avokat Cakrani), i cili natyrisht ka për detyrë të më mbrojë mua tashmë ligjërisht, përballë tre analistëve të ftuar, të cilët thanë apo interpretuan gjëra që as vetë prokurorët e SPAK-ut nuk do t’i kishin thënë vetë.
Sa shumë gënjeshtra dëgjon njeriu në një debat aq të shkurtër!
Pasi u shpreh gjoja keqardhja për formën e “tepruar” të arrestimit tim, që në fakt ishte vetëm rrëmbim i qëllimshëm dhe i paligjshëm terrorist, analisti pranë SPAK-ut, qëllimisht gënjeu se ne nuk e paskemi denoncuar nga ana ligjore, kur është fakt publik protesta e Partisë së Lirisë para SPAK-ut dhe dorëzimi publik i kallëzimit të bërë atje në prani të mediave nga Avokat Gjokutaj.
Pastaj, po i njëjti analist na tha se paratë e lobimit ishin përdorur për foto me Trumpin, kur kjo është gënjeshtër që as SPAK-u se ka pranuar, pavarësisht se kishte hetuar kallëzimin e një delinkuenti se unë (LSI), kisha paguar 1 milionë USD për një foto me Trumpin, që nuk ka ndodhur kurrë.
Ndërkohë që të vetmet foto që unë kam me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë, janë zyrtare dhe në Neë York si President i Republikës, sipas protokollit zyrtar.
Dëgjuam shumë gënjeshtra ndaj meje për lobimet, kur edhe vetë u pranua se episodet me “McKeon Group” kishin rezultuar vetëm ashtu siç kisha deklaruar unë në SPAK në të kaluarën, por edhe publikisht.
Natyrisht që ka qenë tronditës fakti që ish-kolegu im në LSI, i cili më kishte prezantuar me avokatin greko-amerikan në Greqi dhe i cili propozoi edhe në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së që të paguheshin 15 mijë USD parapagim për kompaninë “McKeon Group” dhe i cili më pas erdhi me mua edhe në SHBA për ceremoninë e inagurimit të Presidentit Trump dhe ishte në çdo takim ku ndodhej edhe Z. Fidetzis kishte deklaruar se nuk e njihte Z. Fideszis.
Ndërkohë në atë vizitë të planifikuar më parë nga unë si Kryetar Kuvendi dhe i shoqëruar nga Z. Petrit Vasili, etj., ky deputet iu bashkëngjit delegacionit tonë vetëm për të qenë në takimet e organizuara nga Z. Fideszis me “McKeon Group”.
Madje edhe foto e bërë publike e imja me Z. Petrit Vasili gjatë ceremonisë është në vendet e rezervuara më parë nga miq të Kongresit, ndërsa ftesat e siguruara (të pakërkuara) nga “McKeon Group” me kërkesë të Z. Fideszis ua dhamë shoqëruesve të tjerë pasi ato ishin periferike dhe të panevojshme për ne.
Ashtu sikurse në takimin e bërë me Presidentin e “McKeon Group” u njohëm me një marrëveshje që Z. Fideszis kishte nënshkruar me “McKeon Group” në emër të LSI, ku kishte vënë edhe pikat e bashkëpunimit të ardhshëm pa autorizimin dhe dijeninë time dhe të LSI.
Menjëherë e denoncova këtë marrëveshje te Presidenti i “McKeon Group” si të pavërtetë dhe të panevojshme dhe kërkova që të njoftohej FARA (Departamenti i Drejtësisë) për këtë të pavërtetë dhe kështu ndodhi.
Shkresa e Presidentit të “McKeon Group” që përgënjeshtron këtë mashtrim të bërë nga Z. Fideszis pas insistimit tim është tashmë në dispozicion të Gjykatës dhe jo vetëm të SPAK-ut.
Natyrisht “McKeon Group” ishte tepër serioz, por edhe shumë i shtrenjtë dhe i panevojshëm për ne ndaj edhe diskutimet vazhduan për një marrëveshje të mundshme por ajo kurrë nuk u finalizua.
Ndërsa Z. Fideszis ishte një mashtrues-përfitues që u zbulua me takimin e dytë menjëherë në ëashington.
Ndërkohë që e vetmja pagesë prej 15 mijë USD e bërë për “McKeon Group” është bërë përmes bankës e sipas ligjit dhe e depozituar në KQZ.
Çudia më e madhe në këtë rast është se personi që më prezantoi mua me Z. Fideszis në Greqi, që erdhi me mua në SHBA vetëm për Fideszis, që propozoi në Kryesi që të paguheshin 15 mijë USD parapagim në SPAK kishte deklaruar se nuk e njihte Fideszis.
Unë për këtë në deklarimin në SPAK ia vura fajin COVID-19 që mund të kishte dëmtuar kujtesën, por mesa duket pas hetimeve shtesë, SPAK ishte bindur se unë kisha thënë të vërtetën.
Unë e mirëkuptoj cilindo që ndërron Parti apo interesa politike, por SPAK-u ka detyrë të bëjë hetime të paanshme dhe të provojë faktet dhe të vërtetën.
Ndërsa lidhur me kompanitë e tjera lobuese, SPAK-u i ka patur të gjitha mundësitë të bënte hetime të plota dhe të paanshme si në këtë rast dhe të provonte se cili është personi apo kompania që në SHBA ka bërë pagesa të paligjshme për kompanitë e pretenduara.
Është e padiskutueshme që gjatë kohës që unë kam qenë Kryetar i LSI, çdo veprim është bërë me vendim Kryesie, si për miratimin e kontratave edhe të personave të autorizuar për nënshkrim apo ndjekje të zbatimit të tyre dhe çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve tona dhe atyre të SHBA.
Nëse del diferenca midis pagesave të deklaruara nga kompanitë në SHBA për llogari të LSI dhe atyre që ka deklaruar LSI në KQZ, atëherë pa diskutim që kemi një problem serioz me ligjin amerikan dhe shqiptar, por kjo nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, sepse as kam qenë në djeni të pagesave të paligjshme nga dikush dhe as kam autorizuar dikë në SHBA të bëjë veprime të tilla të cilat janë ose diletante ose të qëllimshme.
Unë i kam kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi unë kurrë nuk kam autorizuar dikë të bëjë marrëzira të tilla.
Natyrisht, 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐪𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐀𝐝𝐫𝐢𝐚𝐧 𝐒𝐡𝐚𝐭𝐤𝐮, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐤𝐚 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐳𝐚𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢 𝐢 𝐤𝐞̈𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐋𝐒𝐈 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐨. 𝐊𝐲 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐨-𝐚𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧-𝐝𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧, 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐢 𝐩𝐚𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐭𝐫𝐞 𝐯𝐣𝐞𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐚𝐬𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢. 𝐂̧𝐮𝐝𝐢 𝐩𝐬𝐞?
𝐏𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐝𝐲𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐣 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐮𝐫 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐙. 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐢 𝐜𝐢𝐥𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐣𝐞𝐧𝐢𝐧𝐞̈ 𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝟏𝟎 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐤𝐨𝐫𝐫𝐞𝐬𝐩𝐨n𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐦𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐞-𝐦𝐚𝐢𝐥 (𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞𝐪, 𝐩𝐚𝐬 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣 𝐧𝐠𝐚 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐚 𝐬𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐨𝐫 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢, 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐫𝐤𝐢𝐯 𝐚𝐩𝐨 𝐠𝐣𝐮𝐫𝐦𝐞̈) 𝐝𝐡𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮𝐭. 𝐁𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐡𝐞𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐞̈𝐯𝐢𝐳𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐚𝐧𝐢𝐯𝐞, 𝐞𝐦𝐫𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐭𝐡𝐮𝐚𝐣𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐝𝐨.
Sepse kushëriri i tij i parë, 𝐙. 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐩𝐚𝐭𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐤𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐚𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐣 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐚𝐭.
𝐂̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐡𝐲𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐒𝐏𝐀𝐊-𝐮 𝐬𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐋 (𝐋𝐒𝐈) 𝐝𝐨𝐥𝐢 𝐬𝐢 “𝐫𝐢𝐥𝐢𝐧𝐝𝐚𝐬” 𝐢 𝐄𝐝𝐢 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢𝐜̧ 𝐝𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐮 𝐟𝐮𝐭 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐏𝐒 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈.
Ndaj e dashur Grida, SPAK i ka të gjitha mundësitë t’i gjejë personat që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to edhe në SHBA edhe në Tiranë.
Asnjë provë dhe fakt nuk i çon dot ata te Ilir Meta, përveç urdhrit politik të Edi Rmës dhe shefave të tyre që presin mandate të përjetshëm prej tij duke shërbyer si kamikazë politikë.
𝐄̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨𝐬𝐣𝐞 𝐤𝐚 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐝𝐢𝐛𝐫𝐚𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐠𝐫𝐞𝐤𝐞̈.
Por ky nuk është problem dhe shqetësimi im.
Interesi im i vetëm është vendosja përballë ligjit e secilit që e ka shkelur atë apo që ka patur dijeni.
Përpjekjet për të keqpërdorur të gjithë ata që kanë shkelur ligjin apo kanë patur dijeni për këto shkelje për t’i përdorur politikisht kundër Ilir Metës, vetëm do të provojnë në procesin e gjykimit se sa të drejta kanë qenë denoncimet e mia për keqpërdorim politik të SPAK nga Edi Rama kundër opozitës së vërtetë, ndërsa dosja McGonigal vazhdon e ulëret dhe që vetëm SPAK nuk ka veshë ta dëgjojë.
Po kështu, e dashur Grida, 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐜̧𝐢𝐟𝐭, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐢𝐯𝐨𝐫𝐜𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐦 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐨𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐚𝐣.
Ndaj do të lutesha që përgjegjësitë të mos i trajtoni më çift, pasi ato janë individuale të secilit në raport me ligjin.
𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐭𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞.
“Rilindja” e kryeperversit është edhe më zi në këtë drejtim.
Unë marr çdo përgjegjësi timen para ligjit dhe së vërtetës dhe nuk kam arsye t’ia “faturoj” dikujt tjetër.
Por edhe 𝐜𝐢𝐥𝐢𝐝𝐨 (𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐋𝐒𝐈), 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐞𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐦𝐞𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐞𝐡𝐭𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐝𝐡𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐩𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭 𝐠𝐚𝐛𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐨𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐧.
Unë as mund të braktis kauzat e Partisë së Lirisë që janë një interes ekzistencial kombëtar sot dhe as të zhgënjej të gjithë ata shqiptarë që kanë besuar dhe besojnë te Ilir Meta.
Ndërsa për çështjen e stërlodhur të CEZ-DIA që Z. Dumani e ka regjistruar që në dhjetor 2019 me kërkesën e Ramës dhe McGonigal do ishte kohë e humbur të merresha këtu pasi ajo është e stërkonsumuar me personazhe tejet groteske e me problem me ligjin dhe e gjykuar disa herë brenda e jashtë vendit.
Por shumë mirë që do gjykohet edhe njëherë tjetër që të argëtohemi me “dëshmitarët” e regjimit dhe gënjeshtrat e SPAK-ut që nuk heton dot as faljen e 600 milion eurove CEZ-it nga Rama-Gjiknuri dhe as inceneratorin që nuk ekziston se është krim shumë “intelektual”.
Dhe së fundmi e dashur Grida meqënëse unë nuk vij dot në studio, të lutem kërko një leje te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që me të gjithë analistët që kishe ftuar dje të bëjmë një panel këtu (te salla e ping-pongut) për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre të djeshme dhe të tjera.
Do kalojmë bukur, të siguroj!

The post Meta për emisionin e Grida Dumës: Sa shumë gënjeshtra në një debat! appeared first on Lapsi.al.

“Washington Post”: Ilir Meta rrezikon deri në 12 vjet burg nëse dënohet

By: user 6
27 May 2025 at 22:11

Gazeta amerikane “Washington Post” i ka kushtuar vëmendje mbylljes së hetimeve nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta të akuzuar zyrtarisht për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal dhe fshehje pasurie. Më poshtë shkrimi i plotë.

Ish-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u akuzua zyrtarisht të martën për korrupsion, pastrim parash, evazion fiskal dhe fshehje prone nga autoritetet, tha avokati i tij.

Akuzat iu komunikuan Metës në një raport prej 192 faqesh nga prokurorët e antikorrupsionit, u tha gazetarëve avokati Kujtim Cakrani. Prokurorët i përkasin Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ose SPAK, e cila merret me raste që përfshijnë zyrtarë të lartë politikë dhe shtetërorë.

Meta, themeluesi 56-vjeçar i Partisë së Lirisë së majtë, u arrestua në tetor.

Meta shkroi në faqen e tij në Facebook se “Mezi pres fillimin e gjyqit i cili do të jetë publik dhe do t’i tregojë botës” se SPAK është një kukull e Kryeministrit Edi Rama. Meta tha gjithashtu se e konsideron agjencinë si “task-forcën anti-opozitare” të Ramës.

Partia Socialiste në pushtet e Ramës arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 vende në parlamentin me 140 vende.

Meta, i cili ishte president nga viti 2017 deri në vitin 2022, ka qenë një kritik i hapur i Ramës dhe e ka denoncuar rastin e tij si një sulm të motivuar politikisht ndaj një udhëheqësi të opozitës.

Meta përballet me deri në 12 vjet burg nëse dënohet.

Ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi, një ligjvënëse dhe ish-kryetare e Partisë së Lirisë, akuzohet gjithashtu për të njëjtat krime. Dy persona të tjerë të lidhur me rastin janë akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion.

Meta ka mbajtur pothuajse të gjitha postet e larta në Shqipërinë post-komuniste, duke filluar si ligjvënës. Ai përfundimisht u bë ministër i jashtëm, ministër i ekonomisë, tregtisë dhe energjisë, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar parlamenti dhe president.

Prokurorët kanë thënë se kur ishte ministër i ekonomisë, tregtisë dhe energjisë, Meta kishte abuzuar me autoritetin e tij për të ndikuar në biznese të ndryshme në të cilat ai dhe Kryemadhi kishin fituar shuma të konsiderueshme parash.

Meta gjithashtu nuk ka dhënë llogari për rreth 460 000 dollarë (404 000 euro) që ai kishte përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Si Meta ashtu edhe Kryemadhi akuzohen gjithashtu për blerjen e pronës me para të fituara në mënyrë të paligjshme, ose për mosdeklarimin e shpenzimeve të tyre personale shëndetësore.

Shqipëria, e cila ka filluar negociatat e anëtarësimit të plotë me Bashkimin Evropian, është përfshirë në epokën e saj postkomuniste nga korrupsioni që ka dëmtuar zhvillimin e saj demokratik, ekonomik dhe shoqëror.

Institucionet gjyqësore të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion.

Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe president dhe tani një ligjvënës dhe udhëheqës i Partisë Demokratike kryesore të opozitës, është gjithashtu i akuzuar për korrupsion dhe po pret që të fillojë gjyqi i tij. ©Washington Post, LAPSI.al

The post “Washington Post”: Ilir Meta rrezikon deri në 12 vjet burg nëse dënohet appeared first on Lapsi.al.

U mor i pandehur nga SPAK/ Meta reagon nga burgu: Mezi pres të shkoj në gjyq

By: user 8
27 May 2025 at 18:05

Teksa SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, gazetarët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë.

Ai është shprehur se mezi po pret të përballet me prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij, me task forcën e tyre kundër krimeve zgjedhore, i dhanë fitoren me 83 deputetë Partisë Socialiste.

Mera gjithashtu u shpreh se në sallën e gjyqit do të paraqesë prova se SPAK është një organizatë kriminale në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Meta shtoi se ky proces gjyqësor ndaj tij do të fitohet, ashtu siç sipas tij, janë fituar edhe proceset e tjera hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës.

“Duhet të isha në SPAK në orën 15:12 dhe çuditërisht askush nuk është paraqitur deri tani. Kam edhe hallin e avokatit tim Cakranit, që besoj se po humb kohën kot. Mezi po pres të shkoj dhe ti uroj për 83 mandatet që i dhanë me task forcën e tyre kundër opozitës. Por sigurisht edhe me task forcën e tyre duke mos-vepruar kundër terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Rama që të jenë të përjetshëm.Të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale të Ramës, të inceneratorit që nuk ekziston. Mezi pres dhe nuk kam ndërmend të kërkoj as mbylljen e procedurës dhe asgjë. Mezi po pres në sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, në mënyrë që të shikoni provat se çfarë është kjo organizatë në shërbim të Edi Ramës. Mezi po pres, nuk do të ketë kurrë kërkesë nga Ilir Meta për mbylljen e procedurës. Dhe ky është një proces që do të fitohet, siç fitoi Presidenti Ilir Meta të gjithë proceset hetimore që bëri Parlamenti me 122 kartona kundër tij si President i Republikës”, tha Meta.

The post U mor i pandehur nga SPAK/ Meta reagon nga burgu: Mezi pres të shkoj në gjyq appeared first on Lapsi.al.

Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS!

By: user 4
27 May 2025 at 14:58

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me gazetarët në telefon gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave nga SPAK për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA. Në një komunikim audio, Meta u tha gazetarëve që prisnin në oborrin e SPAKse mezi po priste të përballej me prokurorët në sallën e gjyqit, ku do ta presin gazetarë vendas dhe ndërkombëtarë.

Por kur është pyetur për një koment për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, Meta tha se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.

“I falenderoj të gjithë ata shok e miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata dhe e di sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, i cili dorëzoi listën prej 12 mijë emrash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës për të votuar për Ilir Metën, tek patronazhistët sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, sipas premtimeve të bashkëpuntorëve dhe bashkëpuntoreve të tij” u shpreh Meta.

Meta nuk e specifikoi emrin e “tradhtarit” që i kishte vjedhur listën e votuesve, por është i njohur tashmë fakti se ish-sekretari i përgjithshëm i LSI, Indrit Brahimllari u larguar dhe kandidoi për deputet në radhët e Partisë Socialiste.

The post Meta gjen tradhtarin e 11 Majit: Dorëzoi listën me 12 mijë votues te PS! appeared first on Lapsi.al.

SPAK mbylli hetimet, Meta: Do të faktojë se Prokuroria lëshon urdhër-arreste fiktive

By: user7
27 May 2025 at 14:43

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi SPAK mbylli hetimet për dosjen e tij. Me anë të rrjeteve sociale, Meta e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

Ai shton se me publikimin e akuzave ndaj tij synohet që të spostohet vëmendja nga krimet zgjedhore. Gjithashtu Meta thotë se pavarësisht kësaj, do të ballafaqohet me ato që i konsideron si “pseudoakuzat” e Ramës dhe mercenarëve të tij.

Postimi:

Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre. Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

The post SPAK mbylli hetimet, Meta: Do të faktojë se Prokuroria lëshon urdhër-arreste fiktive appeared first on Lapsi.al.

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin

By: user7
27 May 2025 at 11:22

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

The post CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA/ SPAK mbyll hetimet, merr të pandehur Metën dhe Kryemadhin appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet, Meta urdhron nga burgu analizim të rezultatit për çdo qendër në Tiranë

By: user 5
20 May 2025 at 19:17

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, firmosi sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

I ndodhur në qeli, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta ka publikuar urdhrin që ka firmosur.

E plotë:

“PËR ANALIZIMIN E REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE TË 11 MAJIT 2025 PËR ÇDO NJËSI DHE QENDËR VOTIMI NË QARKUN TIRANË”

1. Secili anëtar i Kryesisë të paraqesë brenda datës 23 Maj 2025, një raport me shkrim mbi aktivitetin elektoral në terren të zhvilluar në funksion të zgjedhjeve të 11 Majit, qendrat e votimit ku ka punuar dhe rezultatin e tyre, votat personale që ka raportuar dhe reflektimin e tyre në rezultatin përfundimtar.

2. Raport mbi angazhimin personal ditën e votimit më 11 Maj, në Njësinë dhe qendrën e tij të votimit, si dhe në ditët pasuese të numërimit të votave në Njësinë dhe QV e marra përsipër.

3. Raport i posaçëm nga Sekretari për Diasporën mbi aktivitetin e Komisionit të ngritur për verifikimin e votuesve jashtë vendit, votat e identifikuara dhe analizën e rezultatit të votave në diasporë për Qarkun Tiranë.

4. Këto të dhëna të paraqiten te Sekretari i Përgjithshëm, Z. Tedi Blushi, i cili së bashku me Kryetarin e Komitetit Drejtues Kombëtar, Z. Edmond Haxhinasto dhe anëtarin e Sekretariatit për Organizimin, Z. Rexhep Ballmi kanë për detyrë të bëjnë vlerësimin paraprak në bashkëpunim me drejtuesit ose të ngarkuarit e njësive për Qarkun e Tiranës.

5. Më datë 1 Qershor 2025, raportet të analizohen në mbledhjen e Kryesisë.

PRESIDENTI RESIDE ILIR META, PARTIA E LIRISE

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.

The post Zgjedhjet, Meta urdhron nga burgu analizim të rezultatit për çdo qendër në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu

By: user 8
18 May 2025 at 15:24

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk arriti të siguronte votat e nevojshme për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Meta garonte nën siglën e koalicionit ‘Për Shqipërinë Madhështore’ të udhëhequr nga PD dhe Sali Berisha dhe ndodhej në listën e hapur të Tiranës.

Me anë të një postimi në Facebook, nga burgu, Meta falenderon ata qytetarë që votuan për të më 11 maj, ndërsa fushatë e konsideron të pabarabartë.

Për Ilir Metën standardet e zgjedhjeve, demokracia dhe shteti i së drejtës u cënuan.

Meta u distancua qartë nga çdo tentativë për të marrë mandat parlamentar përmes dorëheqjeve të kandidatëve në listën e Partisë së Lirisë në Qarkun Tiranë, duke deklaruar se një veprim i tillë do të binte ndesh me parimet dhe bindjet e tij të vazhdueshme për përfaqësim të ndershëm.

“Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë”, tha Presidenti i PL-së.

Reagimi i Ilir Metës: 

Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.

Për mua ata nuk janë votues por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme.

Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.

Dua t’i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.

Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi , dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.

Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.

The post Nuk mori mandatin e deputetit, Ilir Meta reagon nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër

By: user 6
15 May 2025 at 20:50

Disa deputetë me karrierë të gjatë parlamentare dhe funksionarë të lartë politikë nuk morën votëbesimin e qytetarëve më 11 maj. Vendin e tyre pritet ta zënë figura të reja, të rinj në moshë dhe pa përvojë të mëparshme politike.

Po kush janë veteranët e politikës shqiptare që mbeten jashtë Parlamentit dhe do t’u duhet të dorëzojnë çelësat e zyrave?

Në qarkun e Tiranës, nga radhët e Partisë Socialiste, jashtë mbeten: Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka.

Nga aleanca “PD – Shqipëria Madhështore”, nuk u rizgjodhën: ish-presidenti Ilir Meta, Asllan Dogjani, Myslim Murrizi, Petrit Doda, Dhurata Çupi dhe Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë, në Kuvend hyjnë emra të rinj dhe ende të panjohur për publikun, si Sara Mila në Elbasan – kandidatja me më shumë vota në rang kombëtar, Zegjine Çaushi në Fier dhe Marjana Koçeku në Shkodër, e njohur si “Neomalsorja” në rrjetet sociale, kandidate e PS-së në listë të mbyllur.

Emrat që për vite me radhë “ngrinin kartonin” në seancat plenare, sot mbeten jashtë loje, ndërsa një brez i ri hyn në skenën politike me premtimin për të ndryshuar rregullat e saj. 

The post Nga Majko, Meta, Xhaçka e Kodheli, kush mbetet jashtë kuvendit nga “garda” e vjetër appeared first on Lapsi.al.

Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim

By: user 4
14 May 2025 at 15:54

Nga Dorian Kodra

Ideja e një fronti të madh opozitar, që duhej t’i linte mënjanë inatet e vogla dhe ndarjet ideologjike për të shpëtuar demokracinë, është artikuluar vazhdimisht nga analisti Fatos Lubonja, i cili tek qeverisja e Edi Ramës ka parë prej vitesh rrugëtimin drejt autokracië, që ai e quan herë “putinizëm” e herë “tirani e mazhorancës”, apo “narkoshtet”.

Si shembull se si duhet rrëzuar modeli qeverisës i Edi Ramës, Lubonja përshkruante atë që ndodhi në Izrael pak kohë më parë, ku e gjithë opozita, presidenti, shoqëria civile u bashkuan dhe dolën në shesh bashkë me sindikatat drejt një greve të përgjithshme për ta ndaluar kapjen e drejtësisë nga Netanjahu.

“Teza ime është që nuk fiton dot kushdo qoftë, kur janë kapur të gjitha institucionet. Atëherë duhen bashkuar të gjitha forcat. Unë u kam bërë thirrje të gjithëve nëpërmjet shembullit izraelit” shprehej ai para 11 Majit.

Por propozimi i Lubonjës ra në vesh të shurdhër dhe u refuzua nga elementët opozitarë, jo vetëm për shkak të paaftësisë për t’i tejkalur inatet e vogla, por edhe sepse askush prej tyre nuk arriti t’i kuptojë përmasat e partisë-shtet që kishin përballë. Pretendimet kundër një bashkimi të madh opozitar ishte se një aleancë me dyshen Berisha-Meta njollos njësoj, pra është po aq mëkatare në thelb, sa edhe flirti me sistemin e korruptuar dhe klientelist të Edi Ramës.

Nga shenja e barazimit që politikanët e rinj vendosën mes Ramës dhe Berishës, analisti Fatos Lubonja i përmblodhi këta me termin “të baraslarguarit”.

“Një pjesë nga këta nuk e quan as regjim, nga këta të baraslarguarit. Duket sikur jemi vend normal, në një vend që vetëm se është Berisha dhe Meta të pabesueshëm për shkak të së kaluarës së tyre (dhe këtu ka për të folur sa të duash), nuk fiton opozita, se përndryshe mund të fitojë” shprehej Lubonja.

Lubonja e pati parashikuar humbjen dërrmuese të opozitës në 11 Maj, jo si problem të brendshëm përfaqësimi të opozitës, por si pamundësi e rrëzimit të një regjimi si ky i Ramës me mjetet normale që ofron një demokraci.

“Me identitetet e tyre këto forca të reja që janë kundër regjimit duhet të shkojnë në këtë front dhe nesër të bëjnë debat me Berishën, t’i vënë kushte Berishës. Këta as nuk mendojnë të shkojnë tek Berisha sepse të baraslarguarit thonë që edhe Berisha është njësoj dhe duhet përjashtuar nga politika. Ky është problemi” ngulmonte Lubonja para zgjedhjeve.

“Të baraslarguarit” u paralajmëruan se i priste përpara një katastrofë elektorale dhe ashtu ndodhi. Partitë e reja të opozitës, jo vetëm refuzuan të bashkohen me koalicionin Berisha-Meta, por hodhën poshtë edhe një mundësi bashkëpunimi mes tyre.

PS me shifrat/ Më pak vota se 2021, por më shumë mandate në parlament

Për pasojë, në 11 Maji thuajse të gjithë “dogjën” një numër shumë të madh votash, që iu besua nga mbështetësit e tyre.

Dyshja Shabani-Lapaj që shohin njësoj të keqen, si tek Berisha edhe tek Rama, morën vetëm 1 deputet në Tiranë megjithëse në të gjithë Shqipërinë kanë 49 mijë e 393 vota, pa llogaritur mbështetjen në diasporë.

Agron Shehaj, që refuzoi ftesën e PD dhe Lapajt për koalicion, arriti të marrë vetëm 2 deputetë në Tiranë megjithëse në rang vendi iu besuan 43 mijë e 25 vota. (numërimi i diasporës ende nuk ka përfunduar).

Arlind Qori, si dogmatik i pakompromis që përjashtonte çdo mundësi bashkëpunimi me të tjerë, me vështirësi mori një deputet në Tiranë, ndërsa në të gjithë vendin iu besuan 20 mijë e 264 vota.

Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj dështuan dhe nuk morën asnjë deputet dhe në të gjithë vendin arriten tek 5 mijë e 533 vota, më pak se Lulzim Basha që në të gjithë vendin mori gati 19 mijë e 461 vota.

Edi i Katërt drejt parlamentit me mbi 80 mandate

Votat e opozitarëve që refuzuan koalicionin e madh

Lapaj – 49 mije e 393

Shehaj- 43 mijë e 25 vota

Qori – 20 mije e 264

Shehi- 5 mije e 533 vota

Lulzim Basha KEA – 19 mije e 461

Nëse të gjitha partitë e reja, ata që Lubonja i quante “të baraslarguarit” të paktën do bëheshin bashkë, do të kishin mbledhur 138 mijë vota në rang kombëtar dhe me gjasë në disa qarqe do të kishin disa deputetë më shumë.

Por çfarë do të ndodhte nëse shkohej më tej; nëse realizohej ideja e një fronti të përbashkët opozitar edhe me Berishën, edhe me Metën, me Lapajn, Shabanin, Shehajn, Qorin, Bashën, Dash Shehin etj?

Edhe atëherë për opozitën situata do të ishte humbëse, pasi gjithsej opozita do të kishte mbledhur 630 mijë vota brenda vendit, thënë ndryshe gati 100 mijë vota më pak se Edi Rama, që arriti rreth 730 mijë vota.

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

Në përfundim, matematika duket sikur e rrëzon tezën e Lubonjës, sipas të cilit bashkimi në një front të madh opozitar mund ta rrëzojë Edi Ramën. Në fakt rezultati e përforcon teorinë e tij për një arsye të thjeshtë; edhe duke lënë mënjanë inatet e vjetra, ambiciet meskine apo sofizmat ideologjike, jemi në situatën kur Edi Rama e ka deformuar aq keq sistemin, duke kapur gjyqësorin, mediat, policinë, bashkëpunimin me krimin dhe ka bashkuar patronazhimin me shërbimet publike, sa që është thuajse e pamundur të rrëzohet me votë./Lapsi.al

The post Sa vota dogjën të “baraslarguarit” që refuzuan tezën e Lubonjës për bashkim appeared first on Lapsi.al.

Ilir Meta pa mandat, Berisha: Efekt i terrorit politik ndaj tij

By: user7
14 May 2025 at 15:00

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku deri tani Ilir Meta, që garoi në listë të hapur nuk arrin ta marrë mandatin e deputetit.

Berisha tha se Metës iu bë lufta më e egër politike nga armiku më i madh i votës së lirë që është Edi Rama dhe ky rezultat është pasojë e terrorit politik ndaj tij

“Atij i bëhet lufta më e egër që i është një njeriu ndonjëherë nga armiku kryesor i votës së lirë. Si është kjo, mbahet në burg që të fitojë? Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.

The post Ilir Meta pa mandat, Berisha: Efekt i terrorit politik ndaj tij appeared first on Lapsi.al.

❌