Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 January 2026Sinjali

Elezi: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi

17 January 2026 at 11:00

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, këtë e bëri të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha njoftoi se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri më sot  janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime.

Po ashtu, Elezi shtoi se në QNR janë shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235). Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë process”, tha ai.

The post Elezi: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi appeared first on Sinjali.

Tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndoci dalin para Gjykatës së Durrësit

17 January 2026 at 10:50

Sot tetë persona të arrestuar pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndocit janë paraqitur para Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë.

Mes tyre janë gjashtë efektivë të Policisë së Burgjeve, shefi i komanduar i policisë së burgut dhe kryeinfermieri i IEVP Durrës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë dhe rrethanat e arratisjes, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të shpallet në orët në vijim.

Një ditë më parë, gjykata caktoi masën “arrest në burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloj, dhe “arrest në shtëpi” për mjeken e burgut, Ylfete Sema.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tetë të arrestuarit pas arratisjes së Altin Ndoci dalin para Gjykatës së Durrësit appeared first on Sinjali.

Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët

17 January 2026 at 10:36

Një studim i madh shkencor sfidon narrativën dominuese se rrjetet sociale dhe lojërat online po dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve.

Sipas hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, koha e kaluar në platforma si TikTok, Instagram apo në gaming nuk shkakton rritje të ankthit, depresionit apo vështirësive të tjera emocionale te të rinjtë.

Studiuesit ndoqën rreth 25 mijë nxënës të moshës 11-14 vjeç për tre vite shkollore, duke analizuar zakonet e tyre në rrjetet sociale, frekuencën e lojërave elektronike dhe gjendjen emocionale. Të rinjtë raportuan sa kohë kalonin gjatë ditëve të zakonshme të shkollës në rrjete sociale apo gaming, si dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi humorin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Rezultatet ishin të qarta: as për vajzat dhe as për djemtë, përdorimi më intensiv i rrjeteve sociale apo lojërat më të shpeshta nuk çuan në rritje të simptomave të ankthit apo depresionit në vitin pasues. Rritja e përdorimit nga klasa e tetë në të nëntën, apo nga e nënta në të dhjetën, nuk pati asnjë efekt negativ të matshëm në shëndetin mendor. Edhe koha e kaluar në gaming rezultoi me “zero impakt” negativ.

“E dimë që familjet janë të shqetësuara, por rezultatet tona nuk mbështesin idenë se thjesht kalimi i kohës në rrjete sociale apo lojëra çon në probleme të shëndetit mendor. Historia është shumë më komplekse”, tha autorja kryesore e studimit, Dr. Qiqi Cheng.

Hulumtimi, i botuar në Journal of Public Health, analizoi gjithashtu mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale, bisedat me miqtë, postimet, shfletimi pasiv i përmbajtjeve apo “scrolling”. As këto forma përdorimi nuk rezultuan të lidhura drejtpërdrejt me përkeqësim të shëndetit mendor.

Autorët theksojnë se kjo nuk do të thotë se përvojat online janë gjithmonë të padëmshme. Mesazhet fyese, presioni social apo ekspozimi ndaj përmbajtjeve ekstreme mund të kenë pasoja reale. Megjithatë, fokusimi vetëm te numri i orëve para ekranit nuk është strategji efektive.

“Zgjedhjet e të rinjve në rrjetet sociale dhe gaming shpesh pasqyrojnë mënyrën se si ata ndihen, jo domosdoshmërisht e shkaktojnë atë”, tha bashkautori i studimit, Prof. Neil Humphrey.

“Në vend që të fajësojmë teknologjinë, duhet të shohim çfarë po bëjnë të rinjtë online, me kë po lidhen dhe sa të mbështetur ndihen në jetën e përditshme.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Studimi thotë se koha në rrjetet sociale nuk rrit problemet e shëndetit mendor te adoleshentët appeared first on Sinjali.

Matthew McConaughey regjistron sloganin e tij për t’u mbrojtur nga abuzimet e AI-së

17 January 2026 at 10:29

Aktori amerikan Matthew McConaughey ka ndërmarrë një hap të ri ligjor për të mbrojtur zërin dhe imazhin e tij nga përdorimi i paautorizuar i inteligjencës artificiale.

Ai ka regjistruar sloganin e famshëm “Mirë, mirë, mirë” si markë tregtare në SHBA, me synim parandalimin e kopjeve dhe manipulimeve digjitale pa pëlqimin e tij.

Sipas avokatëve, kjo është hera e parë që McConaughey përdor ligjin e markave tregtare për t’u mbrojtur nga rreziqet e AI-së, edhe pse aktualisht nuk ka raste konkrete abuzimi.

Aktori thekson se dëshiron që çdo përdorim i zërit apo ngjashmërisë së tij të bëhet vetëm me miratimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Matthew McConaughey regjistron sloganin e tij për t’u mbrojtur nga abuzimet e AI-së appeared first on Sinjali.

Vdes presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso

17 January 2026 at 10:20

Klubi i Fiorentinës ka njoftuar se presidenti i saj, Rocco Commisso, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare, pas një periudhe të gjatë trajtimi mjekësor.

Biznesmeni italo-amerikan, i cili mori drejtimin e klubit në vitin 2019 pasi e bleu nga familja Della Valle, la gjurmë të thella gjatë mandatit të tij.

Ai u angazhua në modernizimin e klubit, duke ndërtuar qendrën stërvitore Viola Park dhe duke e çuar Fiorentinën në një finale të Kupës së Italisë dhe dy finale të UEFA Conference League.

Fiorentina vlerësoi gjithashtu lidhjen e fortë të Commisso-s me tifozët dhe kontributin e tij humanitar, duke theksuar se trashëgimia e tij do të mbetet e paharrueshme në historinë e klubit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso appeared first on Sinjali.

Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturonte nga Rusia drejt Detit Baltik

17 January 2026 at 10:08

Avionët italianë Eurofighter Typhoon të Forcave Ajrore, të vendosur në Bazën Ajrore Ämari në Estoni, u ngritën në ajër dje për të kapur një avion rus Beriev Be-200 që fluturonte nga Rusia kontinentale drejt Detit Baltik.

Kapja u krye nga avionët Aeronautica Militare që veprojnë si pjesë e misionit të Policisë Ajrore të NATO-s, i cili siguron mbrojtje të vazhdueshme të hapësirës ajrore të Aleancës, veçanërisht përgjatë krahut lindor të NATO-s.

Policia Ajrore e NATO-s përfshin reagimin e shpejtë të avionëve luftarakë ndaj avionëve ushtarakë të paidentifikuar ose jo në përputhje me rregullat që veprojnë pranë hapësirës ajrore të NATO-s.

Avionët ngrihen në ajër për të identifikuar vizualisht, monitoruar dhe, kur është e nevojshme, për të shoqëruar fluturime të tilla, pa hyrë në hapësirën ajrore armike ose pa u angazhuar nëse nuk kërkohet.

Sipas shifrave të NATO-s, më shumë se 500 fluturime patrullimi ajror u kryen në të gjithë hapësirën ajrore të NATO-s gjatë vitit 2025, duke reflektuar nivele të qëndrueshme aktiviteti përgjatë kufijve të Aleancës.

Misionet e Patrullimit Ajror të NATO-s kryhen në bazë rotacioni nga vendet aleate dhe operojnë 24 orë në ditë për të ruajtur sigurinë dhe integritetin e territorit të NATO-s.

11:30 today, 🇮🇹 Eurofighter Typhoons deployed at Ämari, 🇪🇪, were scrambled to intercept a 🇷🇺 BE-200 aircraft approaching the Baltic Sea

In 2025, over 500 scrambles have been executed across NATO airspace.
Air Policing and enhanced Vigilance Activities ensure Allied security 24/7 pic.twitter.com/SgyeaRVnNN

— NATO Air Command (@NATO_AIRCOM) January 16, 2026

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturonte nga Rusia drejt Detit Baltik appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë

17 January 2026 at 09:54

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj është Ahmet Isufi.

Sipas burimeve të sigurta, rreth orës 01:50, njësia reaguese ishte duke u përgjigjur në një informatë për një mosmarrëveshje, kur ka vërejtur një person të dyshuar që ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia i ka dhënë urdhra verbal për t’u ndalur, por i dyshuari ka nisur të ikë në këmbë në drejtim të fushave, duke detyruar zyrtarët policor ta ndjekin.

Ndjekja ka zgjatur rreth dy (2) kilometra, derisa ai është ndalur dhe arrestuar.

Çka iu gjet gjatë kontrollit?

Burimet bëjnë të ditur se gjatë bastisjes trupore, tek Ahmet Isufi janë gjetur dhe sekuestruar:

Një thikë

Këllëf i thikës

Një shufër metalike

Rasti fillimisht është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është intervistuar me autorizim të prokurorit kujdestar.

Doli se kishte urdhëresë aktive dhe dënim për “Vrasje në tentativë”

Gjatë verifikimit në sistem, Sinjali mëson se Isufi ka rezultuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e konfirmuar me vendim të Apelit.

Sipas të njëjtave burime, ai është i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, me dënim 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në koordinim me institucionet përkatëse, Ahmet Isufi është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje

17 January 2026 at 09:54

Një incident i dyshimtë me armë zjarri është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Carrabreg të Ulët të Deçanit, ku një person ka përfunduar i lënduar dhe rasti po trajtohet nga Policia.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më 17.01.2026, rreth orës 02:50, Policia është njoftuar nga QKMF-ja, pasi në këtë qendër është paraqitur i lënduar A. Q, rreth 25 vjeçar.

Sipas informatave fillestare, i njëjti kishte lëndim në gishtin tregues të dorës së djathtë, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe forenzikën, ku pas këqyrjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë:

një armë (revole) pa leje

një gëzhojë e së njëjtës armë

Burimet bëjnë të ditur se i lënduari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa pas trajtimit fillestar është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është vendosur të hospitalizohet.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës së zjarrit”.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve i SP-Deçan dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë”

17 January 2026 at 09:46

Një person është arrestuar pas një ndjekjeje në këmbë në magjistralen Ferizaj Prishtinë, konkretisht në fshatin Prelez i Jerlive, pasi dyshohet se kishte me vete mjete të rrezikshme dhe tentoi t’i ikë Policisë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 01:50, njësia reaguese, gjatë përgjigjes ndaj një informate për një mosmarrëveshje, ka vërejtur të dyshuarin i cili u largua me vrap në drejtim të fushave.

Policia e ka ndjekur në këmbë dhe ndjekja ka zgjatur rreth 2 kilometra, derisa zyrtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe ta arrestojnë.

I dyshuari është identifikuar si A.I.

Gjatë kontrollit trupor, sipas burimeve, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar: një thikë, këllëfi i thikës, një shufër metalike.

Pas shoqërimit në stacion, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa procedura është vazhduar në konsultim me organet kompetente.

Por, detaji më i rëndë doli gjatë verifikimeve në sistem.

Sinjali mëson se i dyshuari kishte urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërsa përmes aktgjykimit të konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit, ai rezulton i dënuar për veprën penale:

“Vrasja në tentativë”

Sipas vendimit, ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burgim prej 3 vite e 6 muaj.

Me këtë rast, në koordinim me Drejtorinë e Burgjeve, i dyshuari është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I armatosur me thikë e shufër metalike, arrestohet pas ndjekjes 2 kilometra – rezulton i dënuar për “Vrasje në tentativë” appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u arrestua në Prishtinë për mosrespektim të arrestit shtëpiak

17 January 2026 at 09:45

Gazeta Sinjali mëson se Gurakuq Pireva është personi që është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi dyshohet se nuk e ka respektuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas burimeve, ai është ndaluar rreth orës 23:30 në rrugën “Naser Hajrizi”, teksa po lëvizte jashtë shtëpisë, ndonëse duhej të ishte nën masë restriktive.

Pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ndërsa pas konsultimeve me autoritetet kompetente është udhëzuar që të dërgohet në mbajtje, deri në paraqitjen e tij në seancë gjatë ditës së sotme.

I njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të mbahet deri në vendimin e radhës për këtë rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u arrestua në Prishtinë për mosrespektim të arrestit shtëpiak appeared first on Sinjali.

Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale

17 January 2026 at 08:49

Shumë rrjete sociale kanë hequr qasjen për rreth 4.7 milionë profile të identifikuara si të fëmijëve në Australi, që nga hyrja në fuqi e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç.

Kjo masë historike hyri në fuqi në dhjetor për të adresuar shqetësimet rreth mjediseve potencialisht të dëmshme online për të rinjtë.

Ministrja e Komunikimit, Anika Wells, tha se qeveria u përball me shumë kritika dhe sfida nga kompanitë e mëdha teknologjike, por tani prindërit australianë mund të jenë të sigurt se fëmijët e tyre mund të shijojnë fëmijërinë pa ndikimin e rrjeteve sociale.

Sipas ligjit australian, platforma si Facebook, Instagram, TikTok, X, YouTube, Snapchat, Reddit, Threads, Kick dhe Twitch përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë nëse nuk marrin masa për të hequr përdoruesit nën moshën 16 vjeç. Për të verifikuar moshën e përdoruesve, platformat mund të kërkojnë dokumente identifikimi, të përdorin teknologji të vlerësimit të moshës ose të nxjerrin përfundime nga të dhëna të tjera të disponueshme.

Komisionerja për sigurinë online, Julie Inman Grant, tha se masat synojnë parandalimin e kompanive të rrjeteve sociale që të kenë qasje te fëmijët. Ajo shtoi se dhjetë kompanitë kryesore nën ndalesë kanë respektuar ligjin dhe kanë raportuar në kohë të dhënat e kërkuara.

Përveç mbështetjes nga prindërit dhe organizatat për sigurinë e fëmijëve, aktivistë të privatësisë online dhe disa grupe të rinjsh kanë kritikuar masën, duke argumentuar se ndalimi mund të shtyjë përdorimin e rrjeteve në platforma më pak të rregulluara ose të kufizojë qasjen në komunitete ku ndihen të mbështetur.

Ligji australian mbi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç është parë si një hap historik në mbrojtjen e sigurisë online të të rinjve dhe ka nxitur diskutime edhe në vende të tjera për masa të ngjashme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Australia heq rreth 5 milionë llogari fëmijësh nga rrjetet sociale appeared first on Sinjali.

Rrahmani ndër më të mirët e fazës së parë në Serie A, i vetmi nga kampionët

17 January 2026 at 08:34

Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka gjetur vend në formacionin më të mirë të fazës së parë në Serie A nga mediumi GOAL.

Mbrojtësi i Napolit ka spikatur me paraqitjet e tij në Serie A duke u përfshirë në 11-shen më të mirë.

Rrahmani në javët e para të kampionatit nuk ishte në dispozicion të trajnerit Antonio Conte për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Zvicrës. 31-vjeçari humbi shtatë ndeshje këtë edicion, por nga periudha kur u riaftësua ka qenë shtyllë e mbrojtjes së Napolit duke arritur të shënojë edhe një gol kundër Lazios.

Rrahmani po luan sezonin e gjashtë me Napolin, teksa ka arritur të fitojë dy tituj kampioni në Serie A.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rrahmani ndër më të mirët e fazës së parë në Serie A, i vetmi nga kampionët appeared first on Sinjali.

Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës

17 January 2026 at 08:27

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e tij social, ku shfaqen pamje të mbuluara nga dëbora në Pukë.

Në postimin e tij, krahas videos, Rama ka përcjellë edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

“Mirëmëngjes dhe me bardhësinë e dëborës në Pukë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Edi Rama ndan pamje nga Puka nën petkun e dëborës appeared first on Sinjali.

Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota?

17 January 2026 at 08:17

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve, sipas përditësimit të fundit në faqen e KQZ-së, 312 nga 914 vendvotime janë numëruar.

Nga ky proces verifikimi disa kandidatëve brenda partive i janë hequr votat e disa të tjerëve janë shtuar ato.

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje me më së shumti vota të zbritura:

Ejup Maqedonci – 250 vota

Vendenis Lahu – 238 vota

Filiz Mustafa – 226 vota

Adelina Stublla – 165 vota

Albin Kurti – 152 vota

Dafina Alishani – 141 vota

Glauk Konjufca – 86 vota

Kandidatët e PDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Fetah Paçarizi – 1,336 vota

Nait Hasani – 669 vota

Arianit Çollaku – 506 vota

Xhavit Haliti – 477 vota

Luljeta Veselaj Gutaj – 451 vota

Kujtim Gashi – 440 vota

Enver Hoxhaj – 430 vota

Kandidatët e LDK-së me më së shumti vota të zbritura:

Xhavit Uka – 358 vota

Visar Azemi – 193 vota

Driton Selmanaj – 175 vota

Anton Quni – 146 vota

Alban Zogaj – 38 vota

Florian Dushi – 28 vota

Lumir Abdixhiku – 27 vota

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rinumërohen 312 vendvotime: Cilët kandidatë humbën më së shumti vota? appeared first on Sinjali.

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

17 January 2026 at 08:09

Sot shënohet 44-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Më 17 janar 1982, ata u vranë në një atentat në Untergruppenbach të Gjermanisë. Edhe pas 44 vjetësh, kjo ngjarje mbetet e freskët në kujtesën e familjarëve dhe të gjithë atyre që ishin të lidhur me ta shpirtërisht dhe veprimtarisht.

Sipas autoriteteve gjermane, atentati u cilësua si pjesë e luftës së fshehtë mes shërbimeve sekrete jugosllave dhe kundërshtarëve politikë në mërgatë. Sulmi ndodhi derisa viktimat po dilnin me veturë nga garazhi, kur dy persona të armatosur hapën zjarr nga afër dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

Bardhosh Gërvalla u vra me gjashtë plumba, Kadri Zeka me dy, ndërsa Jusuf Gërvalla u plagos rëndë dhe më pas vdiq. Para se të ndërronte jetë, Jusuf Gërvalla kishte deklaruar se pas atentatit qëndronte UDB-ja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës appeared first on Sinjali.

Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar

17 January 2026 at 08:08

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe në këtë fundjavë me përballje interesante.Ndeshje të forta na presin në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Prizren.

Të shtunën, përballen Sigal Prishtina – Bora dhe Peja – Golden Eagle Ylli, ndërsa të dielën, Vëllaznimi e pret Trepçën, kurse Bashkimi luan ndaj Rahovecit 029.

ProCredit Superliga-Java 16

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Bora

19:45 Go+ Peja – Golden Eagle Ylli

E diele

17:00 Vëllaznimi – Trepça

19:45 Bashkimi – Rahoveci 029

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndeshje të zjarrta edhe këtë fundjavë në basketbollin kosovar appeared first on Sinjali.

Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm

17 January 2026 at 07:56

Marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë është e sigurt dhe nuk ka prova që rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së apo problemeve zhvillimore tek fëmijët, thonë ekspertët pas një shqyrtimi të ri të madh.

Sipas tyre, gratë shtatzëna “duhet të ndihen të qetësuara” nga këto gjetje, të cilat kundërshtojnë deklaratat e kontestuara të presidentit amerikan Donald Trump vitin e kaluar, që kishte thënë se paracetamoli “nuk është i mirë” dhe se gratë shtatzëna duhet të “luftojnë sa të mundin” për ta shmangur marrjen e tij.

Qasjet e tij u kritikuan në atë kohë nga organizata mjekësore ndërkombëtare. Ekspertët theksojnë se shqyrtimi i ri, botuar në një revistë të Lancet, është rigoroz dhe duhet të vërë pikën mbi debatet për sigurinë e këtij ilaçi, raporton BBC.

Megjithatë, autoritetet amerikane të shëndetësisë theksojnë se “shumë ekspertë” kanë shprehur shqetësime mbi përdorimin e tij gjatë shtatzënisë.

Presidenti amerikan tronditi mjekët në të gjithë botën kur ai dhe administrata e tij pretenduan se paracetamoli, ose një version i markës Tylenol – i njohur si ilaçi kryesor për dhimbje tek gratë shtatzëna – mund të lidhej me autizmin tek fëmijët nëse merrej gjatë shtatzënisë.

Këto pretendime shkaktuan konfuzion tek gratë dhe shqetësim tek ekspertët e shëndetit, dhe nxitën këtë studim të ri.

Bashkëpunimi i botuar në The Lancet Obstetrics, Gynaecology & Women’s Health analizoi 43 nga studimet më të forta mbi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, duke përfshirë qindra mijëra gra, veçanërisht ato që krahasonin shtatzënitë ku nëna kishte marrë ilaçin me ato ku nuk e kishte marrë.

Shkencëtarët thonë se përdorimi i këtyre studimeve të cilësisë së lartë me vëllezër dhe motra u lejon atyre të përjashtojnë faktorë të tjerë, si gjenet dhe mjediset familjare të ndryshme, duke e bërë këtë shqyrtim “standard ari”.

Studimi gjithashtu analizoi studime me rrezik të ulët për paragjykim dhe ato që ndoqën fëmijët për më shumë se pesë vjet për të kontrolluar ndonjë lidhje të mundshme.

“Kur bëmë këtë analizë, nuk gjetëm lidhje, nuk ka asnjë asociacion, nuk ka prova që paracetamoli rrit rrezikun e autizmit,” tha profesoresha Asma Khalil, autore kryesore e studimit dhe obstetreshe konsulente, për BBC-në.

“Mesazhi është i qartë – paracetamoli mbetet një opsion i sigurt gjatë shtatzënisë kur merret sipas udhëzimeve,” shtoi ajo.

Kjo konfirmon udhëzimet e organizatave kryesore mjekësore në MB, SHBA dhe Europë mbi sigurinë e këtij ilaçi të zakonshëm kundër dhimbjeve.

Çdo lidhje e mëparshme midis këtij ilaçi dhe një rritjeje të rrezikut për autizëm mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, jo nga vetë paracetamoli, sipas shqyrtimit.

“Kjo është e rëndësishme, pasi paracetamoli është ilaçi i parë që rekomandojmë për gratë shtatzëna që kanë dhimbje ose ethe,” tha profesoresha Khalil, profesoreshë e mjekësisë materno-fetale në City St George’s, Universiteti i Londrës.

Këshillat shëndetësore paralajmërojnë se gratë mund të rrezikojnë dëmtimin e foshnjës nëse nuk marrin paracetamol për të ulur temperaturën e lartë ose për të lehtësuar dhimbjen gjatë shtatzënisë, duke rritur rrezikun e abortit, lindjes së parakohshme ose problemeve zhvillimore tek foshnjat.

Ekspertët mjekësorë që nuk morën pjesë në studim kanë mirëpritur gjetjet, duke thënë se kjo do të ndihmojë në uljen e shqetësimit tek gratë.

Profesoresha Grainne McAlonnan nga King’s College London tha se nëna pritëse “nuk kanë nevojë për stresin e pyetjeve nëse ilaçi më i përdorur për dhimbje koke mund të ketë efekte të gjera mbi shëndetin e fëmijës së tyre”.

“Shpresoj që gjetjet e këtij studimi ta mbyllin çështjen,” shtoi ajo.

Profesori Ian Douglas nga London School of Hygiene and Tropical Medicine tha se shqyrtimi ishte “i mirë-ndërmarrë” sepse përjashtoi studimet me cilësi më të ulët, ku nuk merren parasysh ndryshime të rëndësishme mes nënave që përdorin ose nuk përdorin paracetamol gjatë shtatzënisë, si sëmundjet themelore.

Sipas profesorit Jan Haavik, neuroscientist molekular dhe psikiatër klinik në Universitetin e Bergen, studimi jep “prova të forta” se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk rrit rrezikun e autizmit, ADHD-së ose aftësive të kufizuara intelektuale dhe “duhet të mbyllë efektivisht këtë debat”.

Shkencëtarët besojnë se autizmi është rezultat i një përzierjeje komplekse faktorësh, duke përfshirë ato gjenetike dhe mjedisore.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore tha se “shumë ekspertë” kishin shprehur shqetësim mbi përdorimin e acetaminofeni – emri amerikan për paracetamolin – gjatë shtatzënisë.

Për shembull, një shqyrtim në gusht 2025 i udhëhequr nga Dr. Andrew Baccarelli, dekan i Harvard T.H. Chan School of Public Health, gjeti se përdorimi i acetaminofenit gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët, duke këshilluar kujdes mbi “përdorimin e rëndë ose të zgjatur”.

Më herët, Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, kishte premtuar të zbulojë shkakun e rritjes së raportuar të rasteve të autizmit.

Në një fjalim kontestues në Oval Office në shtator, presidenti amerikan tha se mjekëve do t’u këshillohej të mos përshkruajnë ilaçin kundër dhimbjes për gratë shtatzëna.

FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) më pas lëshoi një letër për klinikët duke i këshilluar të jenë të kujdesshëm për përdorimin e acetaminofenit gjatë shtatzënisë, duke theksuar gjithashtu se ai mbetet ilaçi i vetëm i miratuar për trajtimin e etheve gjatë shtatzënisë.

Në faqen e saj, FDA thotë se “nuk është vërtetuar një marrëdhënie shkakësore” midis këtij ilaçi dhe problemeve neurologjike.

Autoritetet shëndetësore në MB kanë theksuar se paracetamoli mbetet ilaçi më i sigurt për gratë shtatzëna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paracetamoli është i sigurt gjatë shtatzënisë, thotë studimi që hedh poshtë pretendimet e Trumpit për autizëm appeared first on Sinjali.

Kush janë anëtarët e “Bordit të Paqes” të Trumpit për Gazën?

17 January 2026 at 07:47

Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të përbëjnë “Bordin e Paqes” të ri të administratës Trump për Gazën.

Me presidentin amerikan në krye, ky bord do të mbikëqyrë punën e një komiteti palestinezësh teknokratë, të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme të Gazës dhe rindërtimin e saj.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, secili anëtar i “Bordit të Paqes” pritet të jetë përgjegjës për një portofol që do të jetë “kritik për stabilizimin e Gazës”, megjithëse ende nuk është e qartë se kush do të mbulojë cilat prioritete, raporton BBC, transmeton Sinjali.

Kush janë anëtarët e bordit?

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair, prej kohësh ishte përmendur si një anëtar i mundshëm i “Bordit të Paqes” të Trumpit, ndërsa vetë presidenti amerikan e kishte konfirmuar që në shtator se Blair kishte shprehur interes për t’u bashkuar me këtë trup.

Ish-lideri i Partisë Laburiste ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në 2007 dhe e përfshiu vendin në Luftën e Irakut në vitin 2003, një vendim që bën që prania e tij në bord të shihet nga disa si e diskutueshme.

Pas largimit nga detyra, ai shërbeu si i dërguar për Lindjen e Mesme për Kuartetin e fuqive ndërkombëtare – Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, SHBA-në dhe Rusinë – nga viti 2007 deri në 2015.

Sir Tony është i vetmi anëtar themelues i bordit ekzekutiv që nuk është shtetas amerikan.

Ai më herët i ka përshkruar planet e Trumpit për Gazën si “mundësia më e mirë për t’i dhënë fund dy viteve luftë, mjerimi dhe vuajtjeje”.

Si sekretar amerikan i Shtetit, Marco Rubio është figurë kyçe në qasjen e administratës Trump ndaj politikës së jashtme.

Para rikthimit të Trumpit në pushtet, Rubio ishte shprehur kundër një armëpushimi në Gaza, duke thënë se dëshironte që Izraeli “të shkatërrojë çdo element të Hamasit që arrin ta kapë”.

Megjithatë, më vonë ai e ka vlerësuar fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit Izrael–Hamas, të nënshkruar në tetor, si planin “më të mirë” dhe “të vetmin”.

Po në tetor, Rubio kritikoi një hap të parlamentit izraelit drejt aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff – magnat i pasurive të paluajtshme dhe partner golfi i Trumpit – do të jetë gjithashtu pjesë e bordit.

Në fillim të këtij muaji, Witkoff njoftoi nisjen e fazës së dytë të planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, duke shtuar se kjo fazë parashikon rindërtimin dhe çmilitarizimin e plotë të Gazës, përfshirë çarmatimin e Hamasit.

Ai theksoi se pret që Hamasi “t’i përmbushë plotësisht detyrimet e tij” sipas marrëveshjes, përndryshe do të përballet me “pasoja serioze”.

Witkoff ka qenë figurë qendrore edhe në përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për të negociuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë një takim pesëorësh me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në dhjetor.

Dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, ka luajtur gjithashtu një rol kyç në negociatat e politikës së jashtme të administratës Trump.

Së bashku me Witkoffin, Kushner shpesh ka vepruar si ndërmjetës amerikan në luftërat Rusi–Ukrainë dhe Izrael–Gaza.

Në nëntor, ai u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të diskutuar pikat kryesore të mospajtimit në marrëveshjen e paqes.

Në një ligjëratë në Universitetin e Harvardit në vitin 2024, Kushner deklaroi se “pronat bregdetare të Gazës mund të jenë shumë të vlefshme… nëse njerëzit do të fokusoheshin në ndërtimin e jetesës”.

Miliarderi Marc Rowan është drejtor ekzekutiv i Apollo Global Management, një kompani e madhe private investimesh me seli në Nju Jork.

Rowan ishte parë si një nga kandidatët për t’u bërë sekretar i Thesarit të SHBA-së gjatë mandatit të dytë të Trumpit.

Ajay Banga, president i Bankës Botërore, ka këshilluar një sërë politikanësh të lartë amerikanë, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, gjatë karrierës së tij të gjatë.

I lindur në Indi në vitin 1959, Banga u bë shtetas amerikan në vitin 2007 dhe më pas shërbeu për më shumë se një dekadë si drejtor ekzekutiv i Mastercard.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden e nominoi atë për të udhëhequr Bankën Botërore në vitin 2023.

Robert Gabriel, këshilltar amerikan për siguri kombëtare, do të jetë anëtari i fundit i “bordit ekzekutiv themelues”.

Ai ka punuar me Trumpin që nga fushata presidenciale e vitit 2016 dhe, sipas PBS, më pas u bë asistent i posaçëm i Stephen Millerit, një tjetër këshilltar kyç aktual i Trumpit.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet gjithashtu se Nickolay Mladenov, politikan bullgar dhe ish-i dërguar i OKB-së për Lindjen e Mesme, do të jetë përfaqësuesi i bordit në terren në Gaza.

Ai do të mbikëqyrë një komitet të veçantë 15-anëtarësh palestinezësh teknokratë, Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i ngarkuar me menaxhimin e qeverisjes së përditshme të Gazës pas luftës.

NCAG do të udhëhiqet nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër në Autoritetin Palestinez, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar që nuk janë nën kontrollin izraelit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kush janë anëtarët e “Bordit të Paqes” të Trumpit për Gazën? appeared first on Sinjali.

Rasti i krerëve të UÇK-së: Më 19 janar dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale

17 January 2026 at 07:38

Të hënën, më 19 janar, në Gjykatën Speciale të Hagës do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria, avokati i viktimave dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i dorëzojnë dosjet përkatëse trupit gjykues.

Pas dorëzimit të këtyre dosjeve, mbetet fjala përfundimtare, e cila pritet të mbahet nga 9 deri më 18 shkurt, ndërsa me përfundimin e saj procesi gjyqësor konsiderohet zyrtarisht i mbyllur.

Krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, pa asnjë mundësi lirimi nga paraburgimi deri në këtë fazë të procedurës.

Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, gjykatësit do të kenë një afat prej tre muajsh për të shpallur vendimin e shkallës së parë, me mundësi shtyrjeje edhe për dy muaj të tjerë.

Detajet për procesin:

Në nëntor 2020, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u arrestuan pas konfirmimit të një aktakuze dhe lëshimit të fletarrestimeve nga një gjykatës. Prokuroria pretendon se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi individuale për rrëmbimin, keqtrajtimin dhe vrasjen e qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Pretendohet se këtu përfshiheshin persona që konsideroheshin se bashkëpunonin me forcat jugosllave dhe kundërshtarë politikë.

Gjatë fazës paraprake, Prokuroria i tregoi Mbrojtjes mijëra faqe prova. Mbrojtja kreu hetimet e veta dhe ngriti kundërshtime ligjore ndaj aktakuzës dhe juridiksionit të gjykatës. Viktimat aplikuan për të marrë pjesë. Në proces marrin pjesë 155 viktima. Midis prillit 2023 dhe prillit 2025, Prokuroria thirri 125 dëshmitarë. Midis shtatorit dhe nëntorit 2025, ekipet e Mbrojtjes thirrën 7 dëshmitarë. Secila palë pati mundësinë të bëjë pyetje dhe të kundërshtojë dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga pala tjetër.

Sipas ligjit, një i akuzuar mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse gjykatësit konstatojnë se ekzistojnë rreziqe që e përligjin atë. Deri tani, në më shumë se 25 rishikime të paraburgimit, gjykatësit kanë konstatuar se z. Thaçi dhe të bashkakuzuarit e tjerë paraqisnin rrezik të kryerjes së veprave penale të tjera, konkretisht kundër personave që kishin dhënë dëshmi ose që pritej të jepnin dëshmi para Dhomave të Specializuara.

Gjykatësit kanë theksuar gjithashtu se paraburgimi synon të parandalojë rrezikun e hakmarrjes kundër dëshmitarëve ose përpjekjet për të nxitur një dëshmitar që të tërheqë dëshminë e tij. Gjykatësit do të vazhdojnë të vlerësojnë çdo dy muaj nëse paraburgimi vazhdon të jetë i nevojshëm për trajtimin e këtyre rreziqeve.

Sa i takon parimit të procesit publik, 134 dëshmitarë që dhanë dëshmi në sallën e gjyqit gjatë gjykimit, e bënë këtë në seancë publike, 61 prej këtyre dëshmitarëve dhanë dëshmi pas asnjë masë mbrojtëse. Kjo pavarësisht se transparenca, është kritikuar dukshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rasti i krerëve të UÇK-së: Më 19 janar dorëzohen dosjet përfundimtare në Speciale appeared first on Sinjali.

Përfundon rinumërimi në Prizren, një kandidati të PDK-së i “zhduken” mbi 1 mijë e 300 vota

17 January 2026 at 07:29

Po vazhdon procesi i rinumërimit të votave në disa komuna të vendit.

Por, në Prizren, deri më tani janë rinumëruar të gjitha vendvotime, ku tashmë kanë dalë në pah dallime të konsiderueshme në rezultatet për disa kandidatë.

Sipas të dhënave, në radhët e PDK-së janë evidentuar mospërputhje të mëdha.

Kandidatit Fetah Paçarizi, pas rinumërimit, i kanë rezultuar mbi 1 mijë e 300 vota më pak krahasuar me rezultatin fillestar.

Po ashtu, edhe kandidati tjetër i kësaj partie, Nait Hasani, ka humbur mbi 600 vota pas rinumërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përfundon rinumërimi në Prizren, një kandidati të PDK-së i “zhduken” mbi 1 mijë e 300 vota appeared first on Sinjali.

❌
❌