Normal view

Received — 22 June 2025 Sot News | Lajme

Dubai nuk është më parajsë për shqiptarët/ Kush janë 10 ‘të fortët’ që u sollën në Tiranë

22 June 2025 at 17:48

Prej disa vitesh, grupet kriminale shqiptare gjetën një bazë të re për t’u fshehur dhe për të dirigjuar nga atje trafikun e kokainës dhe vrasjet me pagesë të rivalëve në vendlindje.

Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe deri para pak kohësh dukeshin të pathyeshëm, por realiteti i vitit të fundit tregoi se ky vend nuk mund të jetë më “fole” e krimit shqiptar. Disa emra të rëndësishëm që SPAK i kërkonte prej kohësh për disa hetime tashmë po përballen me drejtësinë, për vepra të rënda penale.

Mbetet e paqartë se si Shqipëria mundi të “thyejë” mitin e Dubait, ndërsa pjesa me e madhe e atyre që dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë e përshkruajnë si “dëshirë të tyre për t’u dorëzuar”.

Por ndryshe interpretohet kjo në Policinë e Shtetit. Burime pranë bluve thonë se ky është rezultat i një pune të gjatë këmbëngulëse të autoriteteve tona, ndihmuar sidomos nga INTEPOL. Pak javë më parë, një takim mes kryepolicit Ilir Proda dhe presidentit Ahmed Naser Al-Raisi në Athinë, pati temë kryesore ekstradimet, sidomos nga Dubai. Të njëjtat burime në polici i thanë Report Tv se ky është vetëm fillimi i “thyerjes” së Dubait, përballja me drejtësinë e shqiptarëve të botës së krimit që vijojnë të jenë atje, do të vijojë.

Por, kush janë të deportuarit shqiptar nga Emiratet e Bashkuara Arabe?

I pari që preku tokën shqiptare, pas një aktiviteti të gjatë në Emirate ishte Bruno Çoba, më 13 mars të vitit të shkuar. Ai është në akuzë nga SPAK për mashtrim përmes bursave që përllogariten deri në 4.7 milionë euro. Çoba u kthye në atdhe me vullnetin e tij të lirë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.

Pesë muaj më vonë, më 14 gusht 2024, u krye një prej operacioneve më të rëndësishëm të deportimit. Plaurent Dervishaj dhe Juljan Meçaj, të shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, erdhën në Tiranë përmes një operacioni të fshehtë. Dervishaj, është në akuzë edhe për vrasje dhe ngjarje të tjera të ndodhura vite më parë.

Vetëm pak ditë më vonë, më 21 gusht 2024, do të deportohej Arjan Malko, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, për trafik droge në bashkëpunim.

Më 2 maj të këtij viti, u soll nga Dubai në Tiranë, Florenc Çapja, në arrati prej rreth 10 vitesh. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 dhe porositës i disa vrasjeve të tjera. Përveç dënimit ai ishte shpallur së fundmi në kërkim për vepra të tjera penale nga SPAK dhe Prokuroria e Elbasanit.

Emri i tij ishte pak i njohur, por fama që vëllai i tij Nuredin Dumani mori si i penduar i drejtësisë ia shtoi vëmendjen. Dashnor Dumani u deportua më 11 qershor. Emri i tij u lakua nga i penduari tjetër i drejtësisë, Erion Alibej, si një prej anëtarëve të masakrës së Bradasheshit me dhjetor 2018 ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Endrit Alibej. Bashkë me të, Armes Stafa u soll nga Dubai, anëtar i bandës së Çopjave të Elbasanit, i cili për vite me radhë pastroi paratë e tyre të krimit.

Të fundit e deportuar janë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, më 19 qershor, të akuzuar si anëtarë të organizatave kriminale të Suel Çelës apo Çopjave në Elbasan. Daka akuzohet për tentativë vrasjeje, sigurim i kushteve për vrasje në dy atentate të rënda në dëm të Kei Pikut dhe Arjan Spahiut në vitin 2020.

Daka akuzohet se strehoi Talo Çelën në kërkim. Maksim Koçi dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe siguroi kushtet për vrasjen e 2 të tjerëve. I treti, Ado Xhika, 40 vjeç, është nën akuzë për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë. Të tre ndihmuan të fshihej i shumëkërkuari Talo Çela.

Krimi i organizuar shqiptar, njësoj siç ka mundur të hyjë në tregjet më të fuqishme të karteleve të trafikimit të kokainës në botë, nuk është aspak çudi që në vijim të gjejë strehë të re oazi si Dubai i dikurshëm.

The post Dubai nuk është më parajsë për shqiptarët/ Kush janë 10 ‘të fortët’ që u sollën në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 19 June 2025 Sot News | Lajme

Ekstradimi nga Dubai/ Kush janë tre emrat e njohur që priten të kthehen në Shqipëri?

19 June 2025 at 15:09

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

A.Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

E.D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

M.K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

The post Ekstradimi nga Dubai/ Kush janë tre emrat e njohur që priten të kthehen në Shqipëri? appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 18 June 2025 Sot News | Lajme

Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën

18 June 2025 at 15:23

Britaniku, i cili ishte i vetmi i mbijetuar nga tragjedia ajrore në Indi javën e kaluar, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij në një funeral në Indinë perëndimore. Vëllai i Vishwashkumar Ramesh, Ajay, ishte gjithashtu në avionin ku udhëtonin 242 persona, por nuk i mbijetoi tragjedisë. Ramesh shihet duket mbajtur arkivolin ku ndodhej trupi i vëllatit të tij që dërgohet në krematorium në qytetin Diu, me krahun dhe fytyrën ende të mbuluar me fasha të bardha.

Ai ka kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve të fundit në spital. Aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner, i cili udhëtonte për në Londër, u rrëzua të enjten disa sekonda pasi u ngrit në fluturim nga qyteti perëndimor indian, Ahmedabad. Të paktën 270 persona humbën jetën, shumica prej tyre pasagjerë në avion, ndërsa pjesa tjetër e viktimave ndodhej në tokë.

VIDEO | Ahmedabad Plane Crash: Vishwas Kumar, the lone survivor of the incident, attended the last rites of his brother Ajay, who was travelling with him on the ill-fated Air India flight AI 171 from Ahmedabad to London on June 12. pic.twitter.com/Z8RrLdIeoB

— Press Trust of India (@PTI_News) June 18, 2025

The post Tragjedia me 241 viktima/ I mbijetuari i aksidentit ajror të “Air India” mban arkivolin e të vëllait që humbi jetën appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 16 June 2025 Sot News | Lajme

Arrestohet 55-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj vëllait dhe e kanosi me thikë

16 June 2025 at 13:10

Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe e ka kanosur me thikë për motive të dobëta.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin I. F., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij dhe e ka kanosur me thikë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 55-vjeçari/ Ushtroi dhunë ndaj vëllait dhe e kanosi me thikë appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 June 2025 Sot News | Lajme

‘O3-pro’, OpenAI lançon modelin më të fuqishëm

11 June 2025 at 21:16

OpenAI ka lançuar modelin “o3-pro”, një model inteligjence artificiale që kompania e përshkruan si më të fuqishmin deri më tani.

O3-pro është një version i o3 nga OpenAI, një model i aftër për të arsyetur që kompania e prezantoi më herët këtë vit.

Në dallim nga modelet tradicionale të inteligjencës artificiale, modelet e arsyetimit punojnë përmes problemeve hap pas hapi, duke i mundësuar atyre të performojnë më me besueshmëri në fusha si fizika, matematika dhe programimi.

O3-pro është në dispozicion për përdoruesit e ChatGPT Pro dhe Team duke filluar nga e marta, duke zëvendësuar modelin “o1-pro”. Përdoruesit Enterprise dhe Edu do të kenë qasje javën pasuese, thotë OpenAI.

Sipas OpenAI, “o3-pro” shkëlqen në matematikë, shkencë dhe programim, siç është treguar në vlerësimet akademike.

 

 

 

The post ‘O3-pro’, OpenAI lançon modelin më të fuqishëm appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 9 June 2025 Sot News | Lajme

‘Shkrihet’ familja në Angli/ Zjarri në banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj

9 June 2025 at 12:50

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e West Yorkshire në Angli, ku një zjarr i fuqishëm në një banesë i ka marrë jetën një vajze 9-vjeçare dhe babait të saj.

Dy vajzat e vogla të familjes, 9 dhe 11 vjeç, u dërguan menjëherë në spital. Fatkeqësisht, më e vogla nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë më vonë gjatë ditës. Ndërkohë, vajza tjetër 11-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mëngjes, rreth orës 06:00, kur policia u njoftua për flakët që përfshinë shtëpinë. Edhe babai i tyre mori ndihmë mjekësore në vendngjarje, por nuk arriti të mbijetojë.

Policia e West Yorkshire ka konfirmuar se nuk ka prova që të tregojnë për ndonjë rrethanë të dyshimtë në lidhje me zjarrin. Inspektori detektiv Paul Greatorex deklaroi: “Ne po punojmë ngushtë me kolegët tanë në shërbimin e zjarrfikësve për të hetuar këtë incident tmerrësisht të trishtueshëm që ka rezultuar në humbjen e jetës së një babai dhe të bijës.”

Autoritetet kanë nisur hetime të zgjeruara dhe janë në kontakt me familjarët e viktimave, si brenda Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe jashtë saj, për t’u ofruar mbështetjen e nevojshme në këtë moment të vështirë.

“Ndërsa hetimet tona vazhdojnë, nuk besojmë se ka ndonjë element të dyshimtë rreth shkakut të zjarrit. Do të përgatisim një dosje për mjekun ligjor në kohën e duhur,” shtoi inspektori Greatorex.

Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbeten në vendngjarje për të siguruar çdo provë të mundshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post ‘Shkrihet’ familja në Angli/ Zjarri në banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare, dhe babait të saj appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 4 June 2025 Sot News | Lajme

E rëndë/ Tre motra të vogla, gjenden pa shenja jete, i dyshuari është babai i tyre

4 June 2025 at 12:53

Babai i tyre, 32 vjeç, është në arrati dhe akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e tyre. Tre motra të vogla u gjetën pa shenja jete pranë Leavenuorth, Uashington, pasi ishin zhdukur teksa vizitonin babanë e tyre të pastrehë.

Policia fillimisht nuk dha alarm Amber për rastin, duke thënë se nuk kishte shenja të qarta rrëmbimi. Por tani, pas zbulimit tragjik, autoritetet janë duke e kërkuar babanë me çdo kusht. Decker, i cili është i pastrehë dhe i ndarë nga nëna e fëmijëve, ishte i njohur për jetesën e tij në kampe dhe hotele të ndryshme në zonë, gjithmonë i shoqëruar nga qeni i tij, sipas informacioneve të policisë.

Ai mori vajzat të premten dhe u pa gjatë fundjavës në pjesën perëndimore të Leavenuorth. Decker është ish-ushtar i Ushtrisë Amerikane dhe së fundmi ka shërbyer në Gardën Kombëtare të Shtetit. Autoritetet bëjnë me dije se ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të detyrueshme për më shumë se një vit dhe është në proces shkarkimi.

The post E rëndë/ Tre motra të vogla, gjenden pa shenja jete, i dyshuari është babai i tyre appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 17 May 2025 Sot News | Lajme

“Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare

17 May 2025 at 15:01

52 liderët e kontinentit evropian të kthyer në fëmijë përmes inteligjencës artificial teksa shprehen në gjuhën e tyre “Mirë se vjen në Shqipëri” është kthyer në një lajm ndërkombëtar, madje dhe si një tjetër mundësi për turizmin në Shqipëri.

Politico Europe: “Raportoi për reagimet e ndryshme të liderëve ndaj videos, duke përmendur se Kryeministrja italiane Giorgia Meloni qeshi me zemër, ndërsa Kryeministrja daneze Mette Frederiksen shfaqi një buzëqeshje të habitur. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan mbeti serioz, por u pa një buzëqeshje e lehtë kur u shfaq imazhi i tij si foshnjë me mustaqe”.

Associated Press (AP): “Raportoi se liderët evropianë u surprizuan kur panë veten e tyre të paraqitur si fëmijë në një version të animuar të krijuar me inteligjencë artificiale gjatë hapjes së samitit në Tiranë”.

Cadena SER (Spanjë): “Theksoi se videoja e krijuar me inteligjencë artificiale tregonte liderët politikë evropianë si foshnja duke përshëndetur të pranishmit me fjalët “Mirë se vini në Shqipëri”, duke përfshirë figura si Emmanuel Macron, Ursula von der Leyen dhe Viktor Orbán”.

RTÉ Irlandë: “Publikoi një video që tregonte liderët e shteteve të paraqitur si foshnja në një klip të shkurtër, duke përfshirë reagimet e tyre gjatë shfaqjes së videos”.

Irish Examiner: “Raportoi për videon që tregonte liderët evropianë si foshnja duke thënë “Mirë se vini në Shqipëri” në gjuhët e tyre amtare, duke theksuar reagimet e ndryshme të të pranishmëve gjatë shfaqjes së saj.

Edhe në Itali thuajse të gjithë mediet i dhanë një peshë të rëndësishme të kësaj surprize, ndërsa në një kërkim në internet rezulton se video ka marrë një përhapje tejet të gjerë e në çdo gjuhë. Madje “The telegraf” ka zgjedhur të shkojë edhe më tej, përmes një kuizi ofron disa prej tyre duke i kërkuar ndjekësve të gjejnë se kujt i përket.

The post “Mirë se vjen në Shqipëri”/ Videoja e liderëve ‘bebe’ me ‘AI’ në Samitin e Tiranës bën ‘namin’ në mediat ndërkombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 16 May 2025 Sot News | Lajme

“Më bëre të ndihem shumë e re me atë video”, Meloni batuta me Ramën: Urime Edi për fitoren ‘e papritur’ në zgjedhje

16 May 2025 at 14:30

Pas momenteve gazmore në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama u ul në gjunjë teksa i uroi mirëseardhjen homologes italiane, Giorgia Meloni, në nisje të takimit të Komunitetit Politik Europian nuk munguan as batutat mes tyre.

Meloni iu drejtua Ramës se me videon e animuar e cila u transmetua më herët e kishte bërë të ndihej më e re. shefja e qeverisë italiane uroi Ramën edhe për rizgjedhjen e tij si kryeministër për herë të katërt.

Batuat e Melonit me Ramën:

Edi Rama: Tani është nder që në emër të qytetarëve të protektoratit të Shqipërisë t’i jap fjalën kryeministres së Italisë dhe mbrojtëses së Shqipërisë, Giorgia Meloni.

Giorgia Meloni: Të dashur kolegë, mirëmëngjes të gjithëve. Më lejoni të falenderoj Edin, jo se jetojmë në protektorat, por për mikpritjen e bukur dhe për faktin që më ka bërë të ndjehem shumë e re me atë video që u shfaq në momentin e parë. Edin edhe për rizgjedhjen e tij “tërësisht të papritur” si udhëheqës i qeverisë së Shqipërisë.

Jam i kënaqur që Europa do të mund të mbështetet tek këmbëngulja dhe vendosmëria e tij. Shqipëria organizon Komunitetin Politik Europian për herë të parë dhe ky është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm për kombin shqiptar por edhe për të gjithë ne. E kam menduar gjithnjë që identiteti europian i Shqipërisë është fakt nga historia edhe përpara gjeografisë.

Shqipëria është sigurisht Europa si Italia, Serbia apo Norvegjia, pavarësisht faktit nëse je pjesë e një organizate të caktuar apo jo. Dhe gjithnjë buzëqesh kur dikush përpiqet të pretendojë të vendosë se kush është Europian e kush nuk është. Të gjitha këto shtete që janë rreth kësaj tryeze, disa kanë vendosur të mos jenë pjesë BE, të tjerët dëshirojnë, por të gjitha janë po aq europiane sa 27 vendet anëtare të BE.

The post “Më bëre të ndihem shumë e re me atë video”, Meloni batuta me Ramën: Urime Edi për fitoren ‘e papritur’ në zgjedhje appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 12 May 2025 Sot News | Lajme

“Ti e zhytje PD-në, jo Rama”, Kokalari akuzon Berishën për humbjen: Nuk ishte masakër elektorale, por sabotim i…

12 May 2025 at 15:51

Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit.

Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen e PD-së nuk është tek manipulimet e Edi Ramës.

“Masakër elektorale!

Sali Berisha nuk humbe se të vodhi vota Rama. Humbe se vodhe ti demokratët nga meritokracia dhe turp që re 13% nga zgjedhjet e 2021!!

Te thame s’ka LaCivita qe te shpeton por vazhdo bjeri murit me koke, se ke marre nje popull ne qafe.

Gjithsesi, sa te vlen lekura, e pame me kete humbje fatale te demokracise shterpë qe ofron.

Prape nuk e kupton, ne 2021 nuk ishe ti shpresa. Isha une”, shkruan Kokalari.

The post “Ti e zhytje PD-në, jo Rama”, Kokalari akuzon Berishën për humbjen: Nuk ishte masakër elektorale, por sabotim i… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 May 2025 Sot News | Lajme

Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun

7 May 2025 at 13:23

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë qenë informator i grupeve kriminale, ndërsa hetimet sugjerojnë se vrasja e tij është porositur nga Dubai.

Sipas burimeve autoritetet kanë identifikuar një shtetas rumun si autorin e dyshuar të krimit. Kombësia ende e pakonfirmuar 100%, pasi policia e Vlorës mbetet e rezervuar por dyshimet janë që mund të ketë qenë edhe grek. Ky shtetas dyshohet se është larguar nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Aktualisht, ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në pranga është vënë vetëm Eris Mehmetaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u larguar.

Burime nga grupi i hetimeve tregojnë se në krim janë përdorur dy pistoleta. Ai dyshohet se është goditur njëherë në bark me një pistoletë dhe një gëzhojë nga ajo s’e ka kapur më pas e ka goditur me pistoletën tjetër dy herë në kokë.

Gjithashtu, mësohet se shtetasi rumun është një ish-i dënuar për krime por kjo mbetet e pakonfirmuar ende. Makina e përdorur në atentat është blerë nga Eris Mehmetaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vrasjes. Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

The post Detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë/ Vrasja është porositur nga Dubai, atentatori, shtetas rumun appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 5 May 2025 Sot News | Lajme

Bie në prangat e policisë 73-vjeçari në Malësinë e Madhe/ Qëlloi vëllain me thikë…

5 May 2025 at 14:33

Pas marrjes së njoftimit në spitalin e Shkodrës, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

The post Bie në prangat e policisë 73-vjeçari në Malësinë e Madhe/ Qëlloi vëllain me thikë… appeared first on Sot News | Lajme.

U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan

5 May 2025 at 10:29

Florenc Çapja, i cili u ekstradua nga Dubai pas shumë vitesh në kërkim pasditen e së premtes (2 Maj), është paraqitur sot në GJKKO për njohjen me masën e sigurisë. Ndaj Florenc Çapjas, togat e zeza kanë konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

DETAJET

Florenc Çapja mbërriti me pranga në duar në Rinas më 2 Maj. I konsideruar prej vitesh si një prej më të fortëve të Elbasanit, në fakt, më shumë për shkak të të ekspozuarit të tij dhe familjes së madhe Çapja, ai iku në Dubai ku fitoi edhe të drejtën e qëndrimit me vendim gjykate.

Atje qëndroi prej kohësh, ndërsa ndaj tij, gjykatat në Shqipëri vendosën arrest me burg dhe një vendim me burg të përjetshëm për vrasjen e dyfishë të babë e bir 13 vjet me parë. Historitë gjakësore të Elbasanit, në fakt, kanë prodhuar aq shumë të fortë dhe krim të organizuar, sa Çapja është vetëm njëri prej tyre, teksa janë me dhjetëra emra që kanë trazuar jo vetëm Elbasanin, por deri edhe në kupolë të shtetit.

Florenc Çapja, sipas policisë, është ekstraduar, por, në fakt, shteti shqiptar nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, pasi atje gjenden një pjesë e mirë e personave të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të disa operacioneve të bujshme ku janë goditur çeta vrasësish me pagesë dhe eksponentë të krimit të organizuar në vend.

The post U ekstradua nga Dubai, gjykata cakton masën e sigurisë për Florenc Çapjan appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 2 May 2025 Sot News | Lajme

Finalizohet faza tjetër e operacionit“The Wanted”/ Pritet të ekstradohet sot nga Dubai, i shumëkërkuari i drejtësisë…

2 May 2025 at 12:39

Finalizohet me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Me qëllim ekstradimin, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara, pritet që pasditen e sotme të ekstradohet nga Dubai, i të shumëkërkuarit Florenc Çapja 44 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan. Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”.

The post Finalizohet faza tjetër e operacionit“The Wanted”/ Pritet të ekstradohet sot nga Dubai, i shumëkërkuari i drejtësisë… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 19 April 2025 Sot News | Lajme

U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit

19 April 2025 at 11:36

Gjovalin Prendi, babai i të ndjerit Roan Brahimi, iu dha lamtumira e fundit nën masa të rrepta sigurie. 64-vjeçari, i cili u ekzekutua në biznesin e tij në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e së enjtes (17 Prill) u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme (19 Prill).

Policia mori masa të rrepta për ceremoninë mortore, për shkak të konflikteve që djali i 64-vjeçrit, Roan Brahimi ka me shumë grupe kriminale. Ndërkohë blutë ka ushtruar kontrolle në të paktën 5 familje, me të cilat Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në Athinë më 9 Maj 2024, ishte në përplasje të forta dhe ishte dyshuar për vrasje e atentate mafioze.

Konkretisht, policia ka ushtruar kontrolle në banesat e fisit Reci në Mirditë, ku për shkak të konfliktit me fisin Gjini nga të dyja palët janë vrarë disa persona. Roan Brahimi dyshohej se ishte përfshirë në këtë sagë, duke vepruar kundrejt pagesës për llogari të fisit kundërshtar me Reçët.

Hetuesit kanë zbarkuar në familjen e Ervis Martinaj dhe kushërinjve të tij, pasi Brahimi ishte në përplasje të forta me mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë prej 3 vitesh dhe ka qenë një prej të dyshuarve kryesor për atentatin ndaj Brilant Martinaj të mbikalimi i Fushë Krujës, ku u shënuan 3 viktima.

Ndalesa e radhës e hetuesve, ishte shtëpia e Ylli Brahjas alias Brahimi, kushëriri i gruas së parë të Roan Brahimit, pasi 28-vjeçari dyshohet se i bëri atentat në derën e shtëpisë, duke e lënë të plagosur, ndërsa gabimisht u vra Klisman Preci.

Roan Brahimi e akuzonte kushëririn e gruas se e shiti të Martinajt dhe ata e dhunuan barbarisht në një nga bizneset e tyre. Policia ngriti dyshime se Brahimi ishte autor i atentatit në fshatin Gurrëz, Kurbin ndaj Ardian Gjeloshit ku 51-vjecari mbeti i plagosur, ndërsa u vra ekonomisti i kompanisë së tij Selman Mihana. Ndaj në banesën e Ardian Gjeloshit dhe të afërmve të tjerë, ka patur gjithashtu kontrolle. Por pavarësisht veprimeve, deri më tani nuk janë siguruar të dhëna rreth autorëve të dyshuar.

The post U ekzekutua në atentat mafioz, i jepet lamtumira nën masa të rrepta sigurie babait të Roan Brahimit appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 18 April 2025 Sot News | Lajme

“Përdor postin publik në funksion të fushatës së PS-së”/ PD ankohet në KQZ për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

18 April 2025 at 15:29

PD pretendon se Isai ka vepruar si “kryetar bashkie-ushtar” i PS-së, duke ndikuar te votuesit përmes takimeve dhe regjistrimeve në Regjistrin e Emigrantëve (PER), në mënyrë të përsëritur dhe që prej janarit 2025.

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit publik në funksion të fushatës së Partisë Socialiste. Në ankesë, PD thekson se Erion Isai ka shkelur ligjin duke përfshirë pushtetin vendor në fushatë politike dhe duke promovuar kandidatët e PS-së për zgjedhjet parlamentare. Sipas PD-së, kjo përbën shkelje të Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe paraqet një precedent të rrezikshëm të pandëshkueshmërisë. PD kërkon nga KQZ marrjen e masave për ndalimin e veprimtarive të tilla dhe ndëshkimin e zyrtarëve që përdorin postin publik për qëllime elektorale.

Pjesë nga ankimi i PD në KQZ:

Partia Demokratike – Koalicioni PD-ASHM ka marrë dijeni se subjekti i këtij denoncimi ka realizuar takime në Athinë, Volos, Agia dhe Larisa, Greqi me shqiptarët që jetojnë atje. Subjekti ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook foto nga takimet me zgjedhësit, në të cilat vibet re se, me krenari, pa asnjë përgjegjësi ligjore dhe morale për funksionin që kryen në pushtetin vendor, me të njëjtën arrogancë dhe krenari siç është shprehur dhe në seancën publike të zhvilluar para jush Z.Komisioner. ka treguar me krenari mbështetjen në këtë fushatë elektorale për Partinë Socialiste.

Konkretisht, në datën 15 Shkurt 2025, subjekti ka qenë në Volos, Greqi, në takim me një familje shqiptare në shtëpinë e tyre, dhe në këtë postim ai ka përdorur hashtag #Partia Socialiste. Duke parë me anë të veprimeve të tij mbështetjen e madhe për Partinë Socialiste në këto zgjedhje, ne kemi bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Erion Isai ka përdorur pushtetin e tij si kryetar bashkie për të ndikuar në bindjen politike të kësaj familjeje. Si mund të shpjegohet ndryshe ky takim në shtëpinë e zgjedhësve dhe përdorimi i këtyre simboleve, hashtageve?

Sjellim në vëmendjen tuaj faktin se ju 2. Komisioner simbole të tilla si #vetemperpara ose #shqiperia2030 i këni cilësuar jo partiake, jo për qëllime politike dhe elektorale por si simbole të zakonshme që nuk kanë lidhje me politikën dhe që nuk lidhen me asnjë forcë politike. Në këtë kuadër, po në këtë rast si do të interpretohen nga ju Z.Komisioner këto simbole dhe hashtag? A do t’i konsideroni se janë me natyrë dhe përmbajtje politike? A do t’i konsideroni këto simbole se subjekti në fjalë i ka përdorur me qëllimin e qartë për të treguar mbështetjen për Partinë Socialiste?

Si mund të kundërshtohet dyshimi jonë se ky takim në shtëpinë e zgjedhësve dhe me këto mbishkrime nuk është politik dhe nuk lidhet me zgjedhjet e 11 Majit? Mbi ç’bazë ligjore dhe argumentash mund të justifikohet këtë herë ky takim? Duket qartë se ky takim ka patur në fokus thirrjen dhe bindjen e zgjedhësve shqiptarë jashtë Shqipërisë për të votuar Partinë Socialiste. Këtë detyrë e ka ushtruar me së miri Erion Isai, i cili ka shërbyer si “kryetar bashkie ushtar” për Partinë Socialiste dhe ka kryer fushatë politike që nga muaji Janar 2025 dhe vazhdon ende.

Në datën 24 Shkurt 2025, Erion Isai ka zhvilluar një takim në Athinë, me shqiptarët që jetojnë atje. Mbishkrimi i tij në foto është “voto nga shtepia…”. Nuk mund të pretendojmë se ky shkrim nuk ka përmbajtje politike dhe që nuk lidhet me zgjedhjet e datës 11 Maj. Edhe këtë herë, roli i Erion Isait ka qenë ndikimi te zgjedhësit për të votuar Partinë Socialiste..

Në datën 1 Mars ka postuar foto me shkrimin “Nje kafe me disa familje nga Kolonja qe jetojne dhe punojne ne Londer. Ditet e fundit te regjistrimeve vijojme te shtojme patriotet tane ne shkundjen e mandatit te 4-1 ge po vjen”. Ju lutem, të na shpjegohet dhe ne çfarë kuptimi ka kjo fjali, nëse nuk ka lidhje me zgjedhjet e 11 Majit dhe me mbështetjen e Partisë Socialiste. Çfarë kuptimi ka sipas jush shprehja “vijojme te shtojme patriotet tane”? A nuk nënkupton dhe për ju, atë që nënkupton dhe për ne, që është ndikimi në bindjen politike dhe regjistrimi në PER i zgjedhësve? Si po i shton Erion Isai patriotët? Po shprehja “ne shkundjen e mandatit te 4-f” çfarë kuptimi ka për ju? A ka kjo shprehje. edhe për ju kuptimin që ka për ne, që është shkundja/fitimi i mandatit të 4-rt të Partisë Socialiste? Në dijeninë tone, jemi në prag zgjedhjesh për Kuvend dhe mandati i katërt referohet si mbështetje për Partinë Socialiste.

Një postim tjetër i Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, i cili prej muajsh ka harruar detyrën e cila i është besuar dhe për të cilën paguhet, është një takim në Mollas, me strukturat e PS. Fotoja shoqërohet me shkrimin “Mollas/ me strukturat e PS per te nisur vrullin e perbashket per ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce, e per te mos ndalur ne vrapin qe vetem Edi Rama dhe (trendafili) di te

beje per Shqiperine drejt Bashkimit Europian. Teks sa”. Nga ky shkrim kuptojmë se Erion Isai është angazhuar në fushatë politike në mënyrë serioze dhe duket se nuk e tremb as ligji dhe as pasojat e tij. Fjalia “Per ti sjelle Partise Socialiste 7 mandate nga Qarku Korce” nënkupton se subjekti është angazhuar në veprimtari që lidhen me mbështetjen dhe promovimin e kandidatëve për deputet për Qarkun Korçë. Në këtë kontekst, a lejohet angazhimi në veprimtari politike dhe në mbështetje të kandidatëve për deputet nga një funksionar i pushtetit vendor? Vendosja e shenjës së dorës jo rastësisht, përkon të jetë numri 5 që Partia Socialiste do të ketë në fletën e votimit. Edhe për këtë rast, ne kemi bindjen e plotë se jo vetëm postimi por edhe gjithë veprimtaria e Erion Isai lidhet ngushtë me zgjedhjet e 11 Majit dhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

Në një postim tjetër, Erion Isai ka shpërndarë foto të një takimi të Kryeministrit që ka realizuar në Athinë me zgjedhësit. Shkrimi krah fotos është “Miremengjes me atmosferen dje qe Shqiptaret e Athines i perseriten Edi Rama dhe Partia Socialiste Mandati i katert eshte autostrada e shpejtesise drejt Bashkimit Europian” Citimi në cdo postim i Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe mandatit të katërt nuk mund të jetë një rastësi. Të gjitha aktivitetet në të cilat Erion Isai ka marrë pjesë duke treguar mbështetjen dhe favorizimin për Partinë Socialiste, ndërkohë që është në detyrë në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kolonjë, njëkohësisht punonjës i administratës vendore, tregon se ligjet në vendin tonë nuk zbatohen dhe sa kohë partia në pushtet të kontrollojë institucionet, persona të tillë si Erion Isai do të vazhdojnë të shpërdorojnë detyrën dhe të mos ndëshkohen.

Në një postim, subjekti i këtij denoncimi ndër të tjera, ku përmend Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ka shkruar “ma shton pergjegjesine per ti sjelle ne 11 maj nje rezultat edhe me spektakolar”. A ka ndonjë kuptim tjetër kjo shprehje, përveç se Erion Isai ka punuar dhe vazhdon të punojë për të mbështetur hapur Partinë Socialiste dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 11 Majit? Çfarë përgjegjësie ligjore dhe në cilin ligj/nen parashikohet se kryetari i bashkisë, punonjësi i pushtetit vendor dhe i administratës publike, ka ndonjë detyrim për t’i sjellë vota, mbështetje dhe rezulatat një partie politike të caktuar në zgjedhjet për Kuvend?

Në 20 Mars, Erion Isai ka shoqëruar në një takim Niko Peleshin, i cili është i angazhuar në detyrë pranë Byrosë së Kuvendit, Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Partinë Socialiste, njëkohësisht kandidat për deputet. Madje në foto duket Erion Isai duke folur me mikrofon para zgjedhësve. Ne dyshojmë se edhe në këtë veprimtari, Erion Isai është duke u përdorur për qëllime politike dhe duke ushtruar ndikimin e tij te zgjedhësit, në kundërshtim me ligjin.

Në datën 20 Mars, Erion Isai ka publikuar një postim në të cilin shkruan “Ne 30 mars ju pres migte e shoket tane Kolonjare! Shihemi ne 29 Mars ne takime te vogla se bashku, dhe ne 30 mars me Edi Ramen”. Subjekti ka vendosur foton e cila tregon numrin 5 që PS do të mbajë në fletën e votimit. Edhe në këtë rast, Erion Isai tregon se po punon dhe mbështet një parti politike të caktuar, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin.

Për të gjitha sa më sipër, ne kemi bindjen e plotë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm i cili mund të vërtetojë të kundërtën, se Erion Isai është i angazhuar në veprimtari politike dhe elektorale në mbështetje të Partisë Socialiste dhe të kandidatëve të saj për deputet për Qarkun Korçë, apo këdo kandidat tjetër të kësaj partie. Erion Isai ka disa muaj që vepron në shkelje të hapur dhe të rëndë të ligjit, duke takuar, regjistruar në PER dhe duke ndikuar te bindja politike e zgjedhësve që nga muaji Janar 2025 me takimet e tij në Shba, Kanada, Itali, Greqi dhe në qytete në Shqipëri.

Për ne është e rëndësishme të theksojmë se, sjellja e përsëritur e Erion Isait është kthyer në një fenomen, në një precedent të rrezikshëm të shkeljes së ligjit dhe pandëshkueshmërisë së tij nga institucionet përkatëse. Ne denoncojmë përfshirjen e pushtetit vendor në veprimtari politike dhe në mbështetje të një partie të caktuar, e cila është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe mbi të gjitha me Kodin Penal.

The post “Përdor postin publik në funksion të fushatës së PS-së”/ PD ankohet në KQZ për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 15 April 2025 Sot News | Lajme

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e…

15 April 2025 at 12:58

Gjyshja dhe babai shfrytëzonin djalin e mitur për para në Tik-Tok, Gjykata e Beratit dënoi sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg Natasha Rombula. Gjithashtu babait i hiqet edhe e drejta e prindërimit.

Ngjarja e bujshme, që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, mori fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, që sot dha edhe dënimin për ta. Gjykata e Beratit dënoi me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.

Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa,i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës, duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç.

The post Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime në Tik Tok/ Dënohen me burgim gjyshja dhe babai, këtij të fundit i hiqet e… appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 11 April 2025 Sot News | Lajme

“Gjashtë ditë pa kontakte”/ Babai 65-vjeçar, denoncon humbjen e djalit në Gjermani: Nuk kemi asnje informacion

11 April 2025 at 09:52

Prej një jave pa kontakte me djalin e tij në Gjermani, babai denoncon në Komisariatin e Mirditës dhe kërkon ndihmën policore për gjetjen. Një 65-vjeçar me inicialet N.K., banues në qytetin verior, ka depozituar një kallëzim për humbjen e të birit E.K., 30 vjeç, prej gjashtë ditësh.

Burime zyrtare njoftuan sot (11 prill) se i moshuari ka rrëfyer gjatë denoncimit të tij se i kishte humbur kontaktet me djalin, i cili ka emigruar në Gjermani që prej muajit tetor të vitit të kaluar (2024). Prej gjashtë ditësh ai nuk ka kryer asnjë telefonatë me familjarët, edhe pse këta të fundit janë përpjekur vazhdimisht që ta gjejnë, edhe nëpërmjet të njohurve apo personave që kanë dijeni.

“Në Komisariatin e Policisë Mirditë, ka kallëzuar shtetasi N. K., 65 vjeç, banues në Mirditë, se që prej datës 05.04.2025, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. K., 30 vjeç, i cili ndodhej në Gjermani, që prej muajit tetor 2024”, bëri me dije policia vendore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

The post “Gjashtë ditë pa kontakte”/ Babai 65-vjeçar, denoncon humbjen e djalit në Gjermani: Nuk kemi asnje informacion appeared first on Sot News | Lajme.

“Kam humbur kontaktet me djalin”/ Babai bën kallëzimin në policinë e Shkodrës

11 April 2025 at 09:38

Një 59-vjeçar ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës. Ai ka deklarua se i biri është larguar nga banesa më 10 prill dhe nuk është kthyer.

Policia bëri shpalljen në kërkim të këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e 21-vjeçarit.

The post “Kam humbur kontaktet me djalin”/ Babai bën kallëzimin në policinë e Shkodrës appeared first on Sot News | Lajme.

Received — 7 April 2025 Sot News | Lajme

Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai

7 April 2025 at 15:21

Një 27-vjeçar rezulton i zhdukur që prej pasdites së të dielës, kur vendi u përfshi nga reshje të pazakonta bore. Ajet Lleshi nga fshati Kishaj i Hasit ishte nisur drejt malit të Pashtrikut për për të prerë dru, në pyll që prej mëngjesit të djeshëm, por rreth orës 17:00 familjarët e tij denoncuan se kishin humbur kontaktet me të.

Në këto kushte, babai i të riut bashkë me tre xhaxhallarët e tij kanë dalë në mal për ta kërkuar, por janë ndarë në drejtime të ndryshme dhe që prej orës 2 të mëngjesit familja ka humbur kontaktet edhe me babain e 27-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit. Në ndihmë të tyre për kërkime ka ardhur edhe një helikopteri i Forcave të Armatosura, por pa rezultat.

The post Doli për të kërkuar djalin që ‘u zhduk’ mes dëborës në Has, humb gjurmët edhe babai appeared first on Sot News | Lajme.

❌