Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 January 2026BoldNews

NATO zbarkon në Groenlandë: Evropa forcon prezencën në Arktik

By: Elva
15 January 2026 at 18:55

Personeli ushtarak nga disa vende evropiane ka mbërritur në Groenlandë, pas dështimit të një takimi midis zyrtarëve amerikanë, danezë dhe grenlandezë në Uashington për të zgjidhur mosmarrëveshjet e fundit mbi administrimin dhe sigurinë e ishullit arktik. Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia konfirmuan dërgimin e trupave në Nuuk, si pjesë e një misioni zbulimi dhe vlerësimi […]

The post NATO zbarkon në Groenlandë: Evropa forcon prezencën në Arktik appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i vizave nga SHBA/ Tomorri: Ja faktorët që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin

By: Brisi
15 January 2026 at 18:51

Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar pezullimin e vizave nga SHBA për emigrantët e 75 vendeve të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Gazetari thotë se arsyet realet që shqiptarët aplikojnë për viza janë varfëria, mungesa e shërbimeve publike, drejtësia dhe siguria sociale. Sipas tij, kur një vend nuk u garanton qytetarëve spitale, shkolla dhe drejtësi funksionale, […]

The post Pezullimi i vizave nga SHBA/ Tomorri: Ja faktorët që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur

By: Elva
15 January 2026 at 18:49

Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke konstatuar se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij ishte mbajtur përtej afatit të arsyeshëm. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme dhe u shpall pa praninë e palëve. Sipas Top Channel, Kushtetuesja ka pranuar argumentet e mbrojtjes së Berishës, duke rrëzuar tre vendime të […]

The post Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Berishës: Arresti shtëpiak, i tejzgjatur appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Emërohet drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

By: Brisi
15 January 2026 at 18:38

Marjeta Përlala është emëruar drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Emërimi i Përlala-s në këtë pozicion është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit […]

The post EMRI/ Emërohet drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit appeared first on BoldNews.al.

U zhduk më 22 tetor, gjendet e pajetë në Itali 35-vjeçarja shqiptare (EMRI)

By: Brisi
15 January 2026 at 18:23

35-vjeçarja shqiptare, Floresha Prengu, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 22 tetor të vitit të kaluar, është gjetur pa shenja jete në Trento të Italisë. Sipas mediave të huaja, trupi i saj u gjet 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Kanë qenë familjarët që kanë identifikuar trupin duke shpresuar deri në […]

The post U zhduk më 22 tetor, gjendet e pajetë në Itali 35-vjeçarja shqiptare (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Më plasi!”/ Miri tregon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të hynte në “Big Brother”

By: Elva
15 January 2026 at 18:13

Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, për shkak të afrimitetit që ai po krijon me Selin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Sjellja e tij ka ndezur diskutime mes banorëve dhe publikut, duke ngritur dyshime për një lidhje potenciale, megjithëse të dy kanë mohuar […]

The post “Më plasi!”/ Miri tregon çfarë i ka thënë bashkëshortja para se të hynte në “Big Brother” appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të hapte derën e avionit, dënohet me burg shqiptari në SHBA (EMRI)

By: Brisi
15 January 2026 at 18:07

Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mario Nikprelaj, u deklarua fajtor dhe u dënua me 18 muaj burgim, pasi ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë një fluturimi për në SHBA. Sipas mediave të huaja, vendimi për Nikprelajn vjen vetëm 7 muaj pas incidentit të ndodhur në fluturimin e “Delta Airlines”, ku ai u […]

The post Tentoi të hapte derën e avionit, dënohet me burg shqiptari në SHBA (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

By: Brisi
15 January 2026 at 17:51

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 15 janar vendimin për pushimin e shqyrtimit të çështjes së vetingut për prokurorin e Tiranës, Enklid Gjini, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi vendimarrja e Komisionit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë nga trupi gjukues i Kolegjit, i […]

The post KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini appeared first on BoldNews.al.

Trump: Pengesë për marrëveshje paqeje në Ukrainë nuk është Putini, por Zelensky

By: Elva
15 January 2026 at 17:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Kievi, dhe jo Moska, është arsyeja pse një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është arritur ende. Në një intervistë për agjencinë Reuters, Trump tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë për t’i dhënë fund pushtimit katërvjeçar të Ukrainës, ndërsa sipas tij, presidenti […]

The post Trump: Pengesë për marrëveshje paqeje në Ukrainë nuk është Putini, por Zelensky appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Rama mbledh ‘pas pilafit’ kryetarët e bashkive

By: Brisi
15 January 2026 at 17:26

Pas përmbytjeve masive që pushtuan banesa, dhjetëra ha tokë dhe që i morën jetën një njeriu, Edi Rama është kujtuar të shkojë në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se ditën e shtunë, më 17 janar, Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem me kryetarët e bashkive. Sipas raportimeve në fokus të kësaj […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Rama mbledh ‘pas pilafit’ kryetarët e bashkive appeared first on BoldNews.al.

Kukës/ Rrëshqitja e rrugës lë të bllokuara mbi 50 familje prej 10 ditësh

By: Elva
15 January 2026 at 17:25

Më shumë se 50 familje të lagjes Xhaferra–Turaj, në aksin që lidh Kukësin me Shishtavecin dhe Topojanin, janë të izoluara prej dhjetë ditësh pas një rrëshqitjeje masive të rrugës. Problemet nisën pas reshjeve të dendura të ditëve të para të janarit, të cilat shkaktuan shembjen e shtratit rrugor dhe ndërprenë qarkullimin e automjeteve. Prej asaj […]

The post Kukës/ Rrëshqitja e rrugës lë të bllokuara mbi 50 familje prej 10 ditësh appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për një vrasje në 2019/ Mbretëria e Bashkuar shpall në kërkim të riun shqiptar (EMRI)

By: Brisi
15 January 2026 at 17:07

Një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Armando Marku, është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasjen e një 32-vjeçari, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, në Hartlepool. Sipas njoftimit të ndarë për mediat, lidhur me ngjarjen janë dënuar bashkëpunëtorët e të riut shqiptar, ndërsa vetë ky i fundit ndodhet në arrati. […]

The post Akuzohet për një vrasje në 2019/ Mbretëria e Bashkuar shpall në kërkim të riun shqiptar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

E ardhmja e Venezuelës në tryezë, Trump takon lideren e opozitës

By: Elva
15 January 2026 at 16:58

Presidenti amerikan Donald Trump po mban sot një takim në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësen e opozitës venezueliane, María Corina Machado, për të diskutuar mbi të ardhmen politike të Venezuelës pas operacionit amerikan që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s më 3 janar 2026. Machado, e njohur ndërkombëtarisht si fituese e Çmimit Nobel për Paqen […]

The post E ardhmja e Venezuelës në tryezë, Trump takon lideren e opozitës appeared first on BoldNews.al.

Bie masivi shkëmbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra

By: Brisi
15 January 2026 at 16:47

Një masiv shkëmbor është shembur këtë të enjte në afërsi të fshatit Krushev, në territorin e Republikës së Kosovës dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec. Sipas informacioneve, shkarjet e dheut dhe gurëve kanë bllokuar plotësisht të dy korsitë e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Kjo […]

The post Bie masivi shkëmbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra appeared first on BoldNews.al.

Qumësht me kimikate/ Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

By: Elva
15 January 2026 at 16:33

Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës Lufra kanë në përmbajtje niseshte, qumësht pluhur, uji dhe sidomos vaj palme, madje aflatoksinë, megjithëse në etiketat e […]

The post Qumësht me kimikate/ Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë appeared first on BoldNews.al.

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

By: Elva
15 January 2026 at 16:23

Forcat e armatosura gjermane kanë nisur sot 13 ushtarë drejt Groenlandës, pas një ftese nga Danimarka dhe si pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar nevojat e sigurisë në rajonin arktik. Sipas raportimeve trupa gjermane u nis nga baza ajrore Wunstorf në Saksoninë e Poshtme me një Airbus A400M në orën 08:20, duke bërë ndalesa në […]

The post Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie appeared first on BoldNews.al.

“Durana”/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj! Dy ndryshimet që i hapin rrugë zhvatjes së parave

By: Brisi
15 January 2026 at 16:16

Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual, të mos ketë asnjë tatim. Mendoni sikur pagat e punonjësve tuaj të përjashtohen nga të gjitha taksat për 10 vite. Shtoni te mendimet që të gjitha mallrat, pajisjet dhe shërbimet tuaja të përjashtohen nga TVSH-ja, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat për pasuritë e […]

The post “Durana”/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj! Dy ndryshimet që i hapin rrugë zhvatjes së parave appeared first on BoldNews.al.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

By: Brisi
15 January 2026 at 15:59

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit. “U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Reagon Dash Sula/ Ja e vërteta e pozicionit të Kryeinspektorit

By: Elva
15 January 2026 at 15:55

Pas dorëheqjes së Shkëlqim Hajdarit nga posti i kryeinspektorit, në media u raportua se ish-deputeti Dashnor Sula mund të ishte kandidati që do ta zëvendësonte. Sipas Mapo.al, Sula i hodhi poshtë zërat dhe theksoi se nuk ka pasur asnjë komunikim apo diskutim me mazhorancën për të marrë këtë detyrë. Ndërkohë kujtojmë se Sula u largua […]

The post Reagon Dash Sula/ Ja e vërteta e pozicionit të Kryeinspektorit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌